Pershendetje te gjithe bashkeatdhetareve te mij kudo qe ndodhen. Po hyj direkt ne teme.
Besoj ne nje fare menyre cdo I ri ka nje plan per te ardhmen e tij.
Do te doja te diskutonim per te ardhmen e te rinjeve shqiptare, cfare do ti sugeronit maturanteve shqiptare:
Ti drejtohen Universitetve me qellim qe te diplomohen duke menduar se do gjejne veten ne fushen per te cilen jane diplomuar
apo
Te punojne me qellim qe te kursejne leke dhe te kene mundesi te hapin bisnessin e tyre.
Do te doja te sillja nje rast: ne nje kohe qe nje ri studionte per 4-5 vjet dhe bashkmoshatari I tij punonte ne emigracion. Pas studimeve te tij studenti gjeti nje pune me te ardhura 200 000 leke te vjetra ne muaj kurse ne te njejten kohe emigranti mundi te kurseje deri 30 000 Euro per rreth pese vjet, kuptohet me pune te mbingarkuar, me te cilat ka mundesi te ndertoje bisnesin e tij dhe gjithashtu ka mundesi te punesoje studentin.
Ju lutem jepni mendimin tuaj nga experienca qe keni.
![]()
Krijoni Kontakt