Megjithese me vonese, u uroj dhe une pershendetje dhe Gezuar te gjith atyre qe festonin !
Megjithese me vonese, u uroj dhe une pershendetje dhe Gezuar te gjith atyre qe festonin !
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Shen Nikolla, episkopi i Mires se Likise. Per jeten e shenjtorit mund te lexoni me siper
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Shën Nikolla
Vitet e para të jetës së tij të shenjtë
Lindi në Patara të Liqisë në Azinë e Vogël rreth vitit 250 pas Krishtit. Prindërit e ndritur e edukuan shpirtin e butë të fëmijës me fenë e Krishtit tonë. Ishin shpresëtarë, të pavarur ekonomikisht dhe në një shkallë të lartë shoqërore. I dhanë të riut Nikolla kulturë kristiane, shoqërore dhe shkollore. Pema duket nga fruti.
Që foshnjë nuk donte të pinte qumësht të mërkurën dhe të premten, por vetëm pas perëndimit të diellit.
Rritej dhe fillonte të shpërndante aromën e respektit të tij. Mbeti jetim në lulen e moshës dhe i pambrojtur nga rreziqet e shumta të mjedisit pagan ku jetonte. Këtu është fitorja e parë: nuk ndikohet nga asgjë. Pasurinë e tij e përdor për vepra dashurie dhe humanizmi. E admirojnë të krishterët për qëndrueshmërinë e tij dhe i luten Zotit që ta bëjë të denjë të shërbejë në Kishë.
Lutjet dëgjohen
Nikolla ndien një prirje të fortë për prift. I Përmbikulluari e bëri të denjë të qëndronte para altarit meshtar, drejtues dhe bari. Larg interesave për fitime, me aftësi drejtuese, besim të patundur, dashuri për të gjithë, këto janë cilësitë e priftit të ri. Ierarku që e hirotonisi, u ndriçua nga Shpirti i Shenjtë dhe tha se ai do të hirotonisej edhe kryeprift, që të ngushëllojë ata që kanë dhimbje dhe të dërgojë shumë shpirtra në mbretërinë e qiejve.
Kush mund të tregojë mirësitë e tij, agripnitë, kreshmët, lutjet që bënte për grigjën e tij?
Ierarku i Perëndizgjedhur
Kur vdiq ierarku i Mirave, episkopët e zonës u mblodhën për të zgjedhur zëvendësin e tij. Pasi folën të gjithë, u ngrit një episkop dhe tha:
- Le t’i të Përmbikulluarit të na tregojë se cilin zgjedh Ai si episkop.
Të gjithë u kënaqën dhe u lutën tërë natën. Atëherë u shfaq një Engjëll te njëri nga ata dhe i tha:
- Nesër në mëngjes vjen një prift nga Patara, i cili quhet Nikolla. Atë duhet të zgjidhni, ai është kryeprifti i përshtatshëm.
U ngritën të gjithë të rrëqethur dhe ranë në një mendje me urdhrin e Zotit. Kështu u zgjodh Kryepiskop i Mirave me të vërtetë "i Perëndizgjedhuri". I denjë të drejtojë popullin siç do Perëndia.
Përndjekjet kundër të krishterëve ishin ende të mëdha. Shën Nikolla i përballonte me të njëjtën buzëqeshje që i përballonin përndjekjet të krishterët e asaj kohe, të fuqizuar nga Hiri i Shpirtit të Shenjtë.
Përndjekje torturuese
Djalli, urrejtës i së mirës, duke parë fenë e Nazaretasit të përhapej gjithnjë e më shumë, nxiti mbretërit kundër të krishterëve. Shumë vetë pohuan me guxim besimin e tyre dhe vdiqën me tortura të shumta. Burgosën edhe Shenjtin dhe e torturuan, por ai brenda në burg, i mësonte të krishterët dhe u jepte guxim. Ia copëtuan trupin me goditje, shtrëngata të egra shfrynë mbi të. Të lidhur me pranga të rënda e hodhën në burg që të vazhdonte martirizimin. Pa atëherë me sytë e tij Krishtin që t’i shëronte plagët, t’i jepte guxim dhe ta mbushte me qetësi të pashprehshme. Po afronte agimi. Shenjti i ngarkuar me pranga lexonte lutjen e tij të mëngjesit. Falenderonte të Tërëshenjtin që e bëri të denjë të sjellë "shenjat e Zotit" në trupin e tij, si te Pavli. Gëzimi i tij arriti kulmin kur pas pak dëgjoi brenda në errësirën e burgut zëra engjëllorë të psalnin bashkë me të dhe nuhati erën e temiamit aromatik qiellor.
Sapo u duk agimi e rrezet e para të diellit po shtriheshin mbi tokë, kur jashtë u dëgjua zhurmë zërash ...
Shenjti lirohet: triumf i të krishterëve
Tundet burgu ... Goditje të egra tronditin derën e hekurt të tij që ta dhunojnë. Shenjti mendohet: "Duket se erdhi ora e bekuar ... Erdhën që të vazhdojnë më me ashpërsi marrtirizimet. Më forco, o Zot, t’i përballoj me të njëjtën buzëqeshje dhe prano shpirtin tim në prehrin tënd!" Nuk arriti të mbaronte mendimin e tij. Dera e hekurt lëkundet, tërhiqet, hapet dykanatësh dhe shumë njerëz, si të çmendur nga gëzimi, sulen brenda, rrëmbejnë Shenjtin në duart e tyre, duke qarë e duke iu falur prangave që i pranoi për dashurinë e Krishtit. E nxjerrin jashtë nga burgu dhe e sjellin triumfues në Mitropolinë e tij. Lutjet e ngrohta për kryebariun e tyre u dëgjuan. Dimri kaloi, pranvera erdhi!...
Perandori i Romës Maksimilian u mund nga Konstandini i Madh dhe fitimtari urdhëroi të pushonin përndjekjet kundër të krishterëve, t’i lenin të lirë të adhuronin si të donin Perëndinë. Erë e re fillon të fryjë.
Kush mund të përshkruajë ç’ndodhi atëherë? Gjuha e njeriut është e dobët të shprehë ndjenjat që mbushnin popullin dhe pena është edhe më e dobët të përshkruajë delirin që i pushtoi të krishterët. Nikolla i dobët trupërisht nga mundimet, por i lulëzuar shpirtërisht, vazhdon detyrat e tij të larta. Kaloi shtrëngata, erdhi paqja. Shenjti është përsëri në fronin e tij, i lirë të ndriçojë rrugën e të krishterëve të tij, i lirë të fshijë lotët e tyre, të adhurojë Perëndinë, të lartësojë grigjën e tij në lartësinë dhe shenjtërinë e destinacionit të tij. Nuk frikësohet më nga armiqtë e besimit.
Shenjti bën realitet atë që shpirti i tij i bukur kishte dëshiruar
Në duart e tij të shenjta i Tërëshenjti besoi fuqi hyjnore dhe ai e përdorte me mirësinë e një fëmije të vogël, me urtësinë e qengjit, por dhe me vrull tronditës, kur gjykonte luftën kundër satanait dhe veglave të tij. Kështu e kaloi gjithë jetën. Gjendej kudo, dhe kur nuk arrinte me mjetet e mjerueshme të komunikacionit të asaj kohe, arrinte me shpirtin e tij, ngushëllonte të vuajturit, këshillonte të mashtruarit , forconte të varfërit.
Kujdesej veçanërisht për rininë. Ishte një udhëzues i ndritshëm, që me fjalët dhe me shembullin e tij ndriçonte, udhëhiqte dhe frymëzonte.
Bamirësitë, agripnitë dhe kreshmët e tij, vetëm Perëndia i di. U shmangej lëvdatave të njerëzve dhe kërkonte vetëm lavdinë e Perëndisë. Por sa më tepër fshihej Shenjti, aq më tepër e nderonte i Tërëkulluari, sepse Shenjti nderonte me veprat e tij Perëndinë.
Një herë donte të shkonte në Vendet e Shenjta që të lutej në Varrin e Tërëshenjtë. U fut brenda në një anije me të krishterë të tjerë dhe shikon në gjumë se armiku i së vërtetës priste litarët e direkut.
Kur u zgjua u tha marinarëve se do të keni furtunë të madhe, por të mos frikësoni, shpresoni te Zoti dhe do të na shpëtojë. Pas pak u shfaqën re, erë, stuhi deti. Të gjithë i humbën shpresat dhe pritnin vdekjen. I kërkonin me lot Shenjtit të lutej që të pushonte shtrëngata. Me të vërtetë u lut dhe deti u qetësua. Të gjithë u gëzuan dhe lavdëronin të Tërëshenjtin.
Mrekulli të Shenjtit
Në orën e shtrëngatës, një marinar u ngjit në direk për të rregulluar litarët e velës, por duke zbritur, ra në kuvertën e anijes dhe vdiq. Të gjithë u mërzitën. Shenjti u lut dhe e ngjalli marinarin. Kur arritën në breg, të gjithë tregonin mrekullitë e Shenjtit. Atëherë erdhën shumë të sëmurë dhe i shëroi.
Iu fal në Golgothasë, Kryqit të ²muar dhe gjithë vendeve të nderuara. Në kthim udhëtoi me një anije për të vajtur në Patara. Marinarët, duke parë se ishte kohë e mirë, donin të kalonin më përpara në atdheun e tyre. Por i zuri furtuna, u thye timoni dhe të pashpresë pritnin vdekjen. Por Shenjti u lut dhe deti u qetësua dhe kështu shkuan në destinacionin e tyre, në Patara. I kërkuan falje Shenjtit dhe ai i bekoi të shkojnë me mbarësi në vendin e tyre. Bashkëqyetarët e tij u gëzuan shumë kur panë Shenjtin, se të gjithë e donin dhe e nderonin.
Një herë pllakosi uri e madhe në Liqi. Mirat rrezikonin të shkatërroheshin. Një kapiten ngarkoi anijen e tij me grurë për në Francë. Në gjumë iu shfaq Shenjti që i tha:
Grurin çoje në Mira, se atje ka uri të madhe dhe do ta shesësh shtrenjtë dhe shpejt. Merr paradhënie tre florinj dhe kur të mbërrish, do të marrësh dhe të tjerët.
Në mëngjes, kur kapiteni u zgjua, gjeti florinjtë në duart e tij. Ua tha marinarëve të tij dhe u tregoi monedhat. Cuan grurin dhe banorët e atij lavdëronin të Tërëshenjtin që gjithmonë kujdesej për ta që e mbështetnin shpresën e tyre në mëshirën e tij të madhe.
Smira e njerëzve dhe pandërgjegjshmëria e qeveritarit, çuan tre të krishterë në ekzekutim. U mblodhën shumë njerëz për të parë këtë pamje të frikshme. U lidhën duart mbrapa, u mbuluan sytë, ulën kokën ... Xhelati ngre shpatën e rëndë dhe merr forcë të presë kokën e njërit nga të dënuarit padrejtësisht. Këtë çast, thua se kishte flatra, arrin dhespoti dhe me forcë Perëndie rrëmben shpatën nga dora e xhelatit dhe e fluturon larg, zgjidh duart e të dënuarve të pafajshëm dhe i liron. Ata bien në këmbët e tij me lot mirënjohjeje. Populli shpërthen në thirrje brohoritëse, ndërsa qeveritari detyrohet të tërhiqet dhe të kërkojë falje për vendimin e padrejtë. Përfaqësuesi i denjë i Perëndisë shënoi edhe një triumf tjetër.
Shenjti liron tre gjeneralë
Diçka e ngjashme me ngjarjen e mëparshme ndodhi në Konstantinopojë me tre gjeneralë të lavdishëm të Konstandinit.
Smira e njerëzve të ligj arriti t’i fuste në burg si tradhtarë të mbretit. Do të vdisnin padrejtësisht ditën tjetër, por u lutën: "O Zot, episkopi Yt, Shën Nikolla arriti në orën e vrasjes së padrejtë dhe shpëtoi tre të varfërit e pafajshëm. A nuk do të gjendet njeri për ne të na shpëtojë? Ti që lexon në thellësitë e zemrave njerëzore, e di që na burgosën me të padrejtë. Le të vijë meshtari Yt i madh, o Zot, Shën Nikolla, të na shpëtojë edhe ne!" Lutje të tilla të nxehta dilnin nga thellësitë e zemrave të tyre të dhembshura gjatë gjithë natës.
Të njëjtën natë, Shën Nikolla iu shfaq mbretit në gjumë dhe i thotë:
- Ngrihu, mbret, dhe në këtë orë nxirr nga burgu tre gjeneralët sepse për ta kanë shpifur.
- Kush je ti? - guxoi të pyeste mbreti.
- Jam Nikolla, episkopi i Mirave, më dërgoi i Tërëshenjti.
Të njëjtën natë iu shfaq edhe guvernatorit Avlavi që kishte urdhëruar të burgosnin gjeneralët dhe e urdhëron me rreptësi që t’i lironte. Ai, i rrëqethur, pyet:
- Kush je ti?
- Nikolla, shërbëtor i Krishtit, - i përgjigjet.
Pas kësaj ngjarjeje mbreti u fali jetën dhe i ngarkoi me dhurata të shumta që t’ia dhuronin episkopit mrekullibërës. Të mbushur me mirënjohje të pashprehshme, gjeneralët shkuan te Shenjti dhe u bënë murgj, pasi ua ndanë pasurinë e tyre të varfërve.
Shën Nikolla vazhdon pa u lodhur veprën e tij të pëlqyeshme deri në pleqërinë e thellë. Vëllime të tërë mund të shkruhen me historitë prekëse të jetës dhe të veprimtarisë së Shenjtit kur rronte dhe drejtonte popullin e tij.
Dhe vëllime të panumërt shkruhen që atëherë deri më sot për ndërhyrjet e dobishme të Shenjtit në shtrëngatat e jetës. Detarët e kanë përkrahës dhe tregojnë histori rrëqethëse për mbrojtjen e dukshme të tij në shtrëngatat e mëdha që përballojnë.
Shpesh herë e shikojnë të gjallë midis tyre t’i ngushëllojë, të kapë vetë timonin dhe t’i sjellë në limane. Për këtë nuk sheh asnjë anije të madhe apo të vogël që të mos ketë ikonën e Shën Nikollës.
Por më shumë arrin në shtrëngatat e zemrës njerëzore dhe sjell paqen e dëshiruar. Ata që përballojnë dramat dhe tragjeditë e jetës dhe kërkojnë ndihmën e tij, e shohin përpara tyre, ndjejnë dorën e tij t’u fshijë lotët, u fuqizon shpirtin dhe sytë e tyre lartësohen plot mirënjohje drejt të Tërëshenjtit për ndërhyrjen bamirëse dhe shpëtimtare të Tij.
Në furtunat e mëdha që kanë ngritur kohët e fundit dallgët e ashpra të besimit të pakët dhe të indiferentizmit kristian, kërcënojnë të tërheqin në thellësinë e zezë të tij gjithë botën. Le të lartësojmë dhe ne, miqtë e mi të dashur, sytë tanë drejt qiellit dhe le të kërkojmë me gjithë zemër nga zotëruesi i furtunave, Shenjti i dashur, që me ndërmjetimet e tij të sjellë paqen e dëshiruar të Shpirtit të Shenjtë në zemrat e njerëzve.
Kisha jonë e kremton kujtimin e tij më 6 dhjetor.
Sot Kisha Orthodhokse feston e nderon Shen Nikolla, apo sic njihet ne gjuhen popullore shqiptare, Shen Kolli. Te gjithe ata qe kane emrin Niko, Nikolla, Kolo, Koli, Nikolin, festojne emrin e tyre ne kete dite.
E gezofshi dhe e trashegofshmi emrin e nje prej shenjtoreve me te dashur te Kishes!
Albo
Jeta e Shen Nikolles.
Gëzuar të gjithëve ditën e Shën Nikollës,veçanërisht ata që mbajnë emrin e tij.
arbereshi_niko ,gezuar edhe ju,per shume vjet..
Ikona "Shën Nikolla dhe skena nga jeta e tij",viti 1812-1813,ruhet në Muzeun "Onufri" të Beratit,autori:Anonim
![]()
Krijoni Kontakt