Nga Milosao:
Ēmimi PULITZER
Joseph Pulitzer
N ė vitet e fundit tė shek ullit XIX, Joseph Pulitzer(1847-1911)ishte cilėsuar si mishėrimi i gazetarisė Amerikane. Hungarezi me origjinė ēifute Pulitzer, njė figurė e pamposhtur, gjithmonė kundėr qeverisė sė korruptuar, ishte mė i zoti gazetar i periudhės. Njė vizionar i cili e pasuroi mjaft mirė profesionin e tij.
Seymour TOPPING Administrator i ēmimit
Me anė tė New York World dhe St.Luis Post-Dipatch ai i dha njė formė tė re gazetarisė sė shkruar. Ai ishte i pari qė futi gazetarinė si nivel universitar nė njė shkollė gazetarie dhe sigurisht influenca jetėgjate e ēmimeve Pulitzer nė gazetari, letėrsi, muzikė dhe dramė i dedikohet menēurisė sė tij largpamėse. Nė testamentin e tij (1904), ku ai shkroi kushtet e krijimit tė ēmimit Pulitzer si njė nisje drejt pėsosjes, Pulitzer specifikoi vetėm katėr ēmime nė gazetari, katėr nė letėrsi dhe dramė, njė nė arsim dhe katėr bursa studimi. Gjatė viteve bordi drejtues i ēimimit Pulitzer ka qėnė vazhdimisht objekt kritikash si pėr ēmimet e dhėna ashtu edhe pėr ata tė padhėna. Por falė natyrės subjektive tė proēesit tė dhėnies sė ēmimeve kjo ėshtė diēka e pashmangshme. Bordi nuk ka qėnė kurrė i tėrhequr drejt tendencave masive. Shumė(ndonėse jo shumica) nga librat e ēmimeve nuk kanė qėnė nė listat Bestseller, si dhe shumė nga dramat ishin vėnė nė skena teatrore rajonale. Nė gazetari shumė nga gazetat e mėdha si The New York Times apo The Wall Street Journal kanė korrur kėtė ēmim, por ēmimi i ėshtė dhėnė edhe shumė gazetave tė vogla, jo shumė tė njohura. Pėr sa i pėrket letėrsisė me kalimin e viteve bordi ėshtė bėrė gjithmonė e mė pak konservativ. Nė vitin 1963 juria e dramės emėroi Kush ka frikė nga Virginia Woolf nga Eduard Albee, por ishte bordi ai qė e deklaroi si njė vepėr jo nė lartėsinė e duhur, ku shkak pėr kėtė u bėnė diskutimet pėr shthurjen seksuale dhe dialogjet e ashpra qė pėrmbante drama. Nė vitin 1993 ēmimi i shkoi Tony Kushner pėr Ėngjėj tw Amerikws: Mijėvjeēari po afton njė dramė e cila ka pėr bazė problemet e homoseksualitetit dhe Sidės. Njė vepėr skenari i sė cilės ishte i mbushur me fjalė te ndyra. Pėr tė njėjtat ēėshtje shijesh nė 1941 bordi i mohoi ēmimin Ernest Hemingway-it pėr veprėn Pėr kė bien kėmbanat, por i dha atij nė vitin 1953 pėr veprėn Plaku dhe deti. Megjithatė qė nė fillimet i tij ky bord i ka qėndruar besnik politikės sė tij tė sekretit, refuzimit tė debateve publike apo mbrojtjes sė vendimeve tė tyre. Por kėto sfida nuk e zvogėluan reputacionin e ēmimit Pulitzer, si ēmimi mė presigjoz i vendit dhe si vlerėsuesi mė i mirė pėr gazetarinė, letėrsinė dhe muzikėn. Ēmimet janw perceptuar si njė nisje e madhe drejt gazetarisė sė njė cilėsie mė tė lartė dhe kanė fokusuar vėmėndjen e botės drejt arritjeve tė mėdha amerikane tė letėrsisė dhe muzikės.
Lajmėrimet zyrtare tė ēmimeve Pulitzer bėhen ēdo Prill nga presidenti i Universitetit tė Kolumbias me rekomandimin e bordit. Ky formulim rrjedh nga testamenti i Pulitzer, i cili vendos Kolumbian si vendin e administratės sė ēmimit Pulitzer. Nė testamentin e tij Pulitzer dhuroi njė shumė prej 2 milion dollarėsh tė cilat do tė shkoinin pėr Shkollėn e Gazetarisė, pėr ēmime apo bursa me qėllim inkurajimi tė moralit publik dhe letėrsisė amerikane. Nė lidhje me kėtė akt ai shprehet: Unė jam thellėsisht i interesuar nė progresin e gazetarisė, duke qenė se kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės nė kėtė profesion. Shoh gazetarinė si njė profesion fisnik tė njė rėndėsie tė veēantė pėr ndikimin e madh qė ka nė mėndjen dhe moralin e njerėzve. Kam dėshirė tė ndihmoj nė tėrheqjen drejt kėtij profesioni tė sa mė shhumė njerėzve tė karakterit dhe zotėsisė. Gjithashtu ti ndihmoj tė pėrfshirėt nė kėtė profesion tė gjejnė moralin mė tė lartė dhe trajnimin intelektual. Nė rrugėn e tij Pulitzer nuk u ndihmua nga njeri. Ai ishte krenar qė ia doli mbanė vetė dhe duhet tė ketė qenė kjo luftė e tij pėr tu bėrė njė gazetar i mirė, qė i dha dėshirėn pėr tė pėrkrahur tė rinjtė e kėtij profesoni.
Mė shumė se 2 000 hyrje ka ēdo vit nė konkursin pėr ēmimin Pulitzer, por vetėm 21 ēmime jepen normalisht. Puna fillon qė nė fillim tė vitit me emėrimin e 102 gjykatėsve tė zotė tė cilėt e zhvillojnė punėn e tyre nė 20 juri. Ata bėjnė 3 emėrime pėr 21 kategori tė ndryshme.Mė 1 Shkurt 2004 zyra administrative nė Universitetin e Kolumbias mori 1423 punė nė gazetari, pretendente pėr ēmim. Kėto punė merren nga botimet e pėrditshme tė gazetave amerikane. Nė Mars tė ēdo viti 77 botues, redaktorė, shkrimtarė dhe profesorė mblidhen nė shkollėn e gazetarisė pėr tė gjykuar konkurentėt pėr 14 kategori tė gazetarisė. Nga 1964-1999 ēdo juri gazetarie pėrbėhej nga 5 pjesėtarė. Por si pasojė e prurjeve tė mėdha nė 1999 juria u zgjerua nė 7 anėtarė. Pjesėtarėt e jurisė punojnė intensivisht duke shqyrtuar ēdo hyrje pėrpara se tė bėjnė emėrimet. Qė nga zanafilla e ēmimit Pulitzer, kategoria e gazetarisė ėshtė zgjeruar dhe shqyrtuar vazhdimisht nga bordi, pėr tu mbajtur nė lartėsinė e gazetarisė amerikane. Ēmimi pėr karikaturėn u krijua nė 1922. Ēmimi pėr fotografinė nė vitin 1942 dhe nė 1968 kjo kategori u nda nė ēmimin pėr lajmin dhe rubrikėn. Me zhvillimin e teknologjisė u krijua mundėsia e ndėrhyrjes nė fotografi me anė tė kompjuterit. Prandaj nė 1995 bordi vendosi qė asnjė hyrje e manipuluar apo e ndryshuar nga origjinali nuk do tė pranohej. Ēmimi pėr poezinė u krijua nė 1922 edhe ai pėr krijimet joletrare nė 1962. Lista e fituesve te Ēmimit Pultzer ndėr vite ėshtė diēka mė shumė se thjeshtė njė regjistėr emrash apo tė dhėnash biografike. Ėshtė njė listė emrash tė njerėzve tė gazetarisė, letėrsisė dhe muzikės, zotėsia e tė cilėve i mundėson kėrkuesve tė gjejnė gjurmėt evolucionin historik nė fushat e tyre pėrkatėse dhe ndihmon zhvillimin e shoqėrisė amerikane. Ne i detyrohemi Joseph Pulitzer pėr gjithė kėto dhe njė sėrė kontributesh tė tjera nė cilėsinė e jetės sonė.
Kėta janė disa nga kategoritė e ēmimit Pulitzer tė vitit 2004:
1. Pėr shembull tė dalluar nė shėrbimit publik gjatė pėrdorimit tė burimeve gazetare *ske, i cili mund tė pėrfshijė njė artikull, karikaturė, fotografi apo reportazh.
2. Pėr shembull tė dalluar nė raportimin e lajmeve lokale.
3. Pėr raportim investigues tė kryer nga njė person apo grup njerėzizh,i prezantuar si njė artikull i vetėm apo njė seri artikujsh.
4. Pėr raportim shpjegues, i cili hedh dritė mbi nje ēėshtje domethėnėse dhe komplekse. Duke shfaqur zotėrim tė ēėshtjes,qartėsi nė tė shkruar dhe njė prezantim tė qartė tė saj.
5. Pėr shembull tė dalluar nė raportimin e ēėshtjeve kombėtare.
6. Pėr shembull tė dalluar nė raportimin e ēėshtjeve ndėr*kom*bė*tare, pėrfshirė edhe korrespondencėn e Shteteve tė Bashkuara.
7. Pėr kritikė tė dalluar.
8. Pėr karakteristika tė dalluara nė mėnyrėn e tė shkruarit, duke i dhėnė rėndėsi tė veēantė cilėsisė artistike dhe origjinalitetit.
9. Pėr shkrime editoriale tė dalluara. Ku e rėndėsishme ėshtė qartėsia e stilit, qėllimi moral, fuqia ndikuese nė publik (qė duhet tė jėtė edhe qėllimi i vetė autorit)
10. Pėr karikaturėn mė tė mirė, karakterizuar nga origjinaliteti dhe cilėsi tė mira piktoreske.
11. Pėr fotografinė mė tė mirė tė lajmit apo reportazhit, bardhė zi apo me ngjyra, e cila mund tė jetė njė fotografi e vetme apo njė album i tėrė.
Kategoritė e librave:
1. Pėr prozė tė dalluar tė njė autori amerikan, ku preferohen temat qė kanė tė bėjnė mė jeten amerikane.
2. Pėr njė libėr tė dalluar historie, mbi hisorinė e Shteteve tė Bashkuara.
3. Pėr njė biografi apo autobiografi tė dalluar nga njė autor amerikan.
4. Pėr njė vėllim me poezi nga njė autor amerikan.
5. Pėr njė libėr tė dalluar joletrar nga njė autor amerikan.
Krijoni Kontakt