Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Konformiteti

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Konformiteti

    Shpesh here me duket se jetojme ne shoqeri konformiste e cila i imponon njerzit, qofte ne menyre direkte apo indirekte, te bashkohen me turmen. Ky fenomen reflektohet ne disa drejtime si p.sh. veshja, mendimet, pikpamjet ideologjike, veprimet, etj...

    Pyetjet e mia jane:

    Besoni se jetojme ne shoqeri konformiste? cilat jane konsekuencat e konformitetit mbi individe? Dhe a mund te luftohet konformiteti kollaj?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 25-10-2004 mė 23:34

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Shpesh here me duket se jetojme ne shoqeri konformiste e cila i imponon njerzit, qofte ne menyre direkte apo indirekte, te bashkohen me turmen. Ky fenomen reflektohet ne disa drejtime si p.sh. veshja, mendimet, pikpamjet ideologjike, veprimet, etj...

    Pyetjet e mia jane:

    Besoni se jetojme ne shoqeri konformiste? cilat jane konsekuencat e konformitetit mbi individe? Dhe a mund te luftohet konformiteti kollaj?
    natyra brenda per brenda e shoqerise eshte te jete konformiste, plus eshte instinkti i njeriut qe do te ndihet i pranuar dhe kjo e shtyn ti konformohet nje grupi apo nje tjetri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti rebele shkruan bukur por konformizmin e ke kapur shume gjethe-risht..

    Nuk na vjen qameti se psh tere kur-veria e Tiranes.. pra cupkat e grate e dashnoret e Mafies Socialiste.. te tera nashti pispillosen qe ti ngjajne Xhoit.. pra flok te zeze te ndare ne mes e te gjata.. nji far karikatyre alla madon e Da vincit..

    E keqja eshte ne rrenjet..

    Ja nje Shembull..

    nje dizaj ketu shkruante nje tiranas kuqalozi.. per ca kryekriminele te Tiranes.. qe paskan x restorant y picari e zet supermarket.. Ai i nijihte mire tere lumpenin e Tiranes..

    A nuk do ishte anti-konformizem qe pikerisht ketyre krimineleve te mos u a frekuentojme hotel disko bordellot si nje minimum i rezistences tone qytetare ndaj Dhunes e Krimit..?

    Mund te jesh origjinal ne Poezi a veshje a pispillosje a ecje a livadhisje por kur vjen puna shkon e voton per nje kelish te Stalinit se..ashtu do gjyshi.. e kjo eshte konformizem sepse tregon se llafet i ke "moderno" e tatuazhet por Zemren e ke aty ne ate grade ku e kish Stalini i Gulageve e Enver Ramizi i birucave e pushkatimeve..

    Psh nje shembull..

    Tere Artistet e dine se Sherif Merdani e Kujtim Spahivogli apo LLuk Kaci ben Burg e internime pa bere asnje faj.. megjithate Violet Manushi e Kadri Roshi e Luan Zhegu votojne kelishet e Diktatures..

    Kjo eshte konformizem bile i qelbur..

    Ose po marrim Dritero Agollin.. ishte Krietar ose nenkruetar i Lidhjes..pra qe cdo dite pinte kafe apo fliste ne Tel me ndonje Ramiz a Nexhmije a Manush pra me te afert te Dulles e megjithse e dinte se po ja benin me sapun gati litarin ata xhelatet e gjykates e prokurorise ca djelmoshave te rinj qe kishin bere poezi vetem poezi.. e nuk e luajti asnje qime bithe e te behej nje her TRIM ne jete e te thoshte.. alo shoku Ramiz ju lutem mos i varni a pushkatoni ata dy djemte e Librazhdit se turpi sdo na ndahet ne Shekuj.. plz shoku Ramiz.. thuaja Enverit kete se po me vijne ne shkallet e Lidhjes e po me luten ato nenat e tire e une jam Poet me zemer Delikate (lesh lesh) ..faljani jeten e lerini ne burg te pakten se..ne fund te fundit te tere jemi ne Burgun e Madh te Enverit tone fame e mullaqe madh..

    joooo cne mire mire.. te rrezikoc rakine e kafene me fernet cdo mengjez aha aha e ohoho per dy jet fshataresh.. ahu dokrra mikroborgjeze..

    Kjo eshte oj REBE qe sdi per cka je ti rebele .. anti -Konformizmi..

    qashtu..




    ti Mina e Bllokut mos ma fshi kte Shkrim.. a te keqen..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Shpesh here me duket se jetojme ne shoqeri konformiste e cila i imponon njerzit, qofte ne menyre direkte apo indirekte, te bashkohen me turmen. Ky fenomen reflektohet ne disa drejtime si p.sh. veshja, mendimet, pikpamjet ideologjike, veprimet, etj...

    Pyetjet e mia jane:

    Besoni se jetojme ne shoqeri konformiste? cilat jane konsekuencat e konformitetit mbi individe? Dhe a mund te luftohet konformiteti kollaj?
    Teknologjizimi” i individit - imponim i konformizmit tjetėrsues dhe depersonalizimit inkoshient


    Faqja tjetėr e pasojės sė industrializimit, ėshtė tė shndėrruarit e njeriut nė njė “pjesė” tė makinės dhe tė humburit e individualitetit tė personalitetit tė tij. Ai mė nuk ėshtė subjekt qė bartė vlera dhe ide, por njė send qė lėviz me instruksione tė dirigjuara dhe tė determinuara nga jashtė. I involvuar nė procesin kohor tė punės sė organizuar rigorozisht dhe tė centralizuar pėrmes njė ndarje hierarkike, ai ka humbur identitetin e tij njerėzor. Ndėrmarrjet krejtėsisht tė centralizuara me njė ndarje rrėnjėsore tė punės – thotė Fromm-i - ēojnė nė njė organizim tė tillė pune ku individi humbet individualitetin e tij, ku ai bėhet dhėmb i konsumueshėm ingranazhi nė makinė. Humbja e identitetit tė tij nuk lidhet vetėm me shndėrrimin e tij nė robot qė kryen detyra tė pėrcaktuara nga jashtė por edhe me humbjen e vet atij nė makinėn shoqėrore – do tė thoshte Fromm-i, me ē’rast mendimet, ndjenjat, dėshirat, bindjet, pikėpamjet etj., e veta i asimilon pėrmes akceptimit tė po tė njėjtave nga shoqėria. Kėshtu individi humbi origjinalitetin e vet nė mendim, ndjenjė dhe veprim. Nga ky kontekst, marrėdhėniet njerėzore Fromm-i i sheh “si ato tė automatėve tė tjetėrsuar” tė cilėt “s’mund tė dashurojnė”. Automat, jo vetėm nė kuptimin e individit pa identitet dhe personalitet origjinal - lloj individi ky, qė i shėrben “kuptimėsimit” tė trajtės si dhe pėrmbajtjes sė kolektivit, grupit, bashkėsisė etj. pėrmes njė konformizmi ekstrem nė tėrė atė ēka servohet prej tyre - por edhe nė kuptimin e asaj se njėriu modern ėshtė shkrirė totalisht nė ingranazhin kolosal teknologjik duke u bėrė vetėm njė pjesė e papėrfillshme dhe funksionalisht ezauruese e tij. Sikurse konformzimi ashtu edhe inkorporimi teknologjik kanė pėr pasojė tė fundit, humbjen e identitetit. Mirėpo, pėrderisa konformizmi humb identitetin origjinal tė individit, duke e shndėrruar atė vetėm nė njė partikularitet kuantitativ tė kolektivit, inkorporimi teknologjik asimilion dhe zhdukė totalisht identitetin njerėzor. Nė tėrė kėtė proces asimilimi, ėshtė e involvuar edhe mėnyra rigorozisht burokratike e organizimit tė jetės shoqėrore nė tė gjitha domenet e saja, mėnyrė organizative kjo, e cila nė sferėn e sigurimit ekzistencial (material) tė individėve pėrbrenda shoqėrisė, rrjedhon me njė “domosdoshmėri tė imponuar” tė mėnyrės sė pjesėmarrjes nė aktivitete jetėsore. Kjo domosdoshmėri, e imponuar nga vetė procedura burokratike si dhe nga karakteri (evolues) i sotėm i punės nė pėrgjithėsi, nuk lenė kurrfarė hapėsire pėr alternativa tjera tė pjesėmarrjes nė punė tė ndryshme. Kjo pashmangshmėrisht shpie nė tjetėrsim tė njeriut, respektivisht nė reifikimin e personalitetit tė tij. Alienimi reifikues dhe depersonalizues i individit, pavarėsisht se a ėshtė produkt (nė proces tė vazhdueshėm) i inkorporimit teknologjik, konformizmit apo organizimit burokratik tė shoqėrisė, ēon drejt disperzionit tė identitetit tė individit pėrbrenda aparaturės burokratike institucionale. Pėr kėtė ē’identizim tė individit, flet edhe Fromm-i: “Kriza e identitetit” – kjo eshtė kriza e shoqėrisė sė sotme – e shkaktuar nga fakti, qė anėtarėt e kėsaj shoqėrie janė bėrė instrumente pa individualitet, ndjenja e identitetit tė tė cilėve mbėshtetet nė marrjen pjesė nė veprimtarinė e korporatave ose tė organizatave tė tjera burokratike gjigande. Atje ku nuk ka vetjakitet autentik, nuk mund tė jenė edhe ndjenjat e identitetit. Ēdokujt qė akoma dėshiron qė tė bėjė fjalė pėr njeriun, pėr mbretėrinė dhe ēlirimin e tij - thotė Foucault - mund t’i kundėrvihet vetėm njė e qeshur filozofike.
    Nė koncepcionet e Fromm-it, konformizmi mė tepėr mund tė kuptohet si konsekuencė e pashmangshme e vetė industrializimit tė jetės, qė sė pari ka mundėsuar asimilimin dhe shkrirjen e individualitetit tė njeriut, e pastaj pėr shkak tė humbjes sė kėtij uni, shtrohet domosdoshmėria e konformizmit, i cili i largon dyshimet rreth identitetit pikėrisht “pėrmes tė konformuarit me dėshirat e tė tjerėve, pėrmes tė mosqenurit ndryshe… duke fituar kėshtu njė farė sigurie”. Duke u identifikuar me tė tjerėt, nė kėtė mėnyrė individi pushon sė qeni vetvetja dhe pėrshtatė krejt tipin e personalitetit qė i ofrohet nga modelet kulturore.
    Konformizmi, si njė fenomen qė paraqet mungesėn e origjinalitetit dhe nevojėn, qė kėtė zbrazėtirė ta kompensojė me njė strehim tė verbėr dhe oportunist tek tė tjerėt (duke nėnkuptuar kėtu edhe shkaqet dhe rrjedhimet tjera me tėrė llojllojshmėrinė e tyre qė domosdoshmėrisht janė tė lidhura me vetė konceptin e konformizmit, por qė s’kanė tė bėjnė drejtėpėrdrejtė me kontekstin), gjenė hapėsirė shtrirjeje nė tri sfera mė kruciale, pėrmes tė cilave individi nė fakt edhe duhet ta demonstrojė individualitetin origjinal tė tij: ndjenjat, tė menduarit si dhe vullneti apo tė dėshiruarit. Pėrkundėr pėrpekjeve pėr kontestimin e njė pikėpamjeje tė tillė pėrmes koncepteve liberaliste, ekziston njė fakt i pamohueshėm, tė cilin e pėrmend edhe Fromm-i nė analizat e tij, qė ka tė bėjė pikėrisht me iluzionin mbi autenticitetin nė kėto sfera. Pėrpjekjet e shumta dhe historikisht tė vazhdueshme tė njeriut, qė rezultuan me ēlirimin e tij nga shtrėngimet e jashtme qė mė nė fund ia mundėsoi demokracia moderne, s’do tė thotė qė automatikisht kanė garantuar edhe individualitetin e tij. Njeriu i sotėm perėndimor, me tė vėrtetė nuk ėshtė subjekt i ndonjė autoriteti tė jashtėm, ėshtė i lirė nė shprehjen e mendimit dhe tė ndjenjave tė tij, mirėpo njė liri e tillė nuk pėrmban parametra tė tillė real qė do tė mundėsonin objektivisht hipostazimin e saj deri nė nivelin aksiomatik pėr garantimin praktik si dhe argumentimin teorik tė individualitetit dhe origjinalitetit tė tij. Zėvendėsimi i njėpasnjėshėm i trajtave diversive tė autoritetit, siē janė: ai i kishės, i cili u zėvendėsua nga ai i shtetit, ai i ndėrgjegjės qė e zėvendėsoi kėtė tė fundit (shtetin), si dhe ai i autoritetit anonim i sensus communis dhe tė opinionit publik - si instrumente tė konformizmit, e tė cilat njeriun perėndimor e pėrcjellen hap pas hapi gjatė historisė, i pamundėsuan atij qė ta pavarėsojė realisht individualitetin e tij, megjithė faktin se njėfarė iluzioni mbi origjinalitetin dhe pavarėsinė e un-it tė tij, vazhdimisht e pėrcjelli atė duke e ndihmuar nė pavetėdijėsimin pėr pasigurinė e tij. Ky iluzion nė tė njėjtėn kohė ishte edhe njė lloj ngushėllimi pėr tė.


  5. #5
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    vallaj kete postin mos ja hiqni Brarit se mu duk shume.... antikonformist :P
    [po perpiqesha mos e thoja]

    nejse

    per sa i perket asaj qe keni thene

    konformiteti shihet ne kendveshtrime te ndryshme


    temen e parashtrova per antikonformitetin ne relacion me individin


    kur vjen puna shkon e voton per nje kelish te Stalinit se..ashtu do gjyshi.. e kjo eshte konformizem sepse tregon se llafet i ke "moderno" e tatuazhet por Zemren e ke aty ne ate grade ku e kish Stalini i Gulageve e Enver Ramizi i birucave e pushkatimeve..
    se thote gjyshi?? lol
    PO eshte konformizem nuk e mohon njeri. Domosdo perderisa vepron ashtu sic te dikton shoqeria dhe bie nen influencen e te tjerve, je konformist. Perderisa nuk kultivon bindjet e tua.

    prandaj per mendimin tim cdo gje prape shkon ke ndjenja e individualizmit, dhe perderisa kjo eshte gjeja qe mua personalisht me intereson, e kam te qarte se per cfare "rebeloj"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 26-10-2004 mė 18:32

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Konformitet me votu Nanon, konformitet me votu Ramen, konformitet me votu Berishen... aaaa me qafsh, i bie qe te tere keta te kene nga nje vote.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    lol mire e tha Leila

    perderisa nje person me bindjen e tij, te tijen, dhe jo te te tjerve ne rastin konkret voton per ate qe i duket me i arsyeshem, rrjedhimisht s'quhet konformist...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Shpesh here me duket se jetojme ne shoqeri konformiste e cila i imponon njerzit, qofte ne menyre direkte apo indirekte, te bashkohen me turmen. Ky fenomen reflektohet ne disa drejtime si p.sh. veshja, mendimet, pikpamjet ideologjike, veprimet, etj...

    Pyetjet e mia jane:

    Besoni se jetojme ne shoqeri konformiste? cilat jane konsekuencat e konformitetit mbi individe? Dhe a mund te luftohet konformiteti kollaj?


    Fakte njerzore ka plot , kush i eshte kundervene turmes , eshte kryqezuar. Te jesh antikonformist , do kellqe .........

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Te jesh antikonformist , do kellqe .........
    ----------------------------------------
    Nebula, kjo thenie vlen vetem per epoken e Enverit!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Te jesh antikonformist , do kellqe .........
    ----------------------------------------
    Nebula, kjo thenie vlen vetem per epoken e Enverit!
    Kjo thenie i perket jo vetem nje epoke, por gjithe historise njerezore. Njeriu eshte qenie shoqerore dhe ne nje menyre apo nje tjeter do te ndjeje perkatesi, si rrjedhim bie ne konformitet. Te kapercesh 'renien ne konformizem' nuk eshte e lehte. Duhet te kesh ide te qarta te gjerave qe kerkon dhe pelqen (ose jo) si edhe besim tek vetvetja, sidomos ne ditet e sotme ku media, me fuqine e saj, ndikon me shume ne nje shoqeri konformiste.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •