PJESA I
Himara dhe perkatesia etnike e Himariotëve
(Bisede me historianet greke)
Nga Prof.Kristo Frasheri
Ka mjaft kohe qe ne Greqi e Shqiperi, ne faqet e shtypit te perditshem ose te trajtesave te vecanta rrihet ceshtja e Himares, me sakte e perkatesise etnike te banoreve te saj. Sipas autoreve helene keta banore i takojne kombesise greke, kurse sipas pales tjeter i takojne kombesise shqiptare. Te dy palet sjellin argumente ne dobi te pikepamjeve te tyre, por nuk shoshitin argumentet e pales tjeter. Kjo nuk eshte pa dobi, por eshte rruge e lehte per secilen pikepamje. Te sjellesh argumente ne dobi te tezes tende duke injoruar ato te pales kundershtare nuk eshte debat shkencor. Me kete metode problemi mbetet i pazgjidhur dhe te dy palet qendrojne te gozhduara pas pikepamjeve te tyre. Pikerisht per kete arsye, per te dhene sadopak nje kontribut ne zgjidhjen e ketij problemi qe ngacmon marredheniet midis dy popujve fqinje, autori i ketij punimi ka pergatitur nje monografi me titull "Himara ne burimet dokumentare historike" ku behet nje orvatje per te ballafaquar argumentet e te dy paleve. Ketu po botojme nje permledhje te ceshtjeve kryesore te trajtuara ne kete monografi, e cila do te botohet se shpejti. Sikurse do te shihet, me kete ballafaqim ai arrin ne perfundimin se banoret e Himares i perkasin pa medyshje kombesise shqiptare. Megjithate nese ka arritur ta sqaroje perfundimisht problemin, do ta thone lexuesit.
***
Nga pikepamja e gjeografise historike Himara ka nje veshtrim te trefishte: eshte emer i nje qendre te banuar (Qyteza e Himares), emer i nje bashkesie krahinore (Krahina e Himares) dhe emer i nje dioqeze kishtare (Peshkopata e Himares). Nuk ka dyshim se burimin fillestar te ketij emertimi te trefishte e ka emri Himare i vendbanimit (sot qyteze, dikur fshat) qe ndodhet ne bregdet, ne pjesen veriore te detit Jon. Per hir te pozites se saj gjeografike, Himara, si qender e banuar, me vone i dha emrin bashkesise krahinore bregdetare, e cila sot perfshin shtate fshatra (Himare, Palase, Dhermi, Vuno, Kudhes, Pilur, Qeparo), kurse dikur ne periudha te ndryshme, sikurse do te shihet, perfshinte me dhjetra fshatra, here dhjete e ca, here njezet ose tridhjete e ca, here dyzet, madje dhe pesedhjete e ca fshatra. Me tej emrin e mori dioqeza kishtare e ritit lindor, peshkopata e Himares e varur nga patriarkati i Kostandinopojes, kurse ne kohen kur u krijua dioqeza nen vartesine e Papatit te Romes, u quajt Kisha e Akrokerauneve (Ecclesia Acroceraunia), nen sufraganine e Kryepeshkopates Katolike te Durresit.1
Krahina e sotme e Himares apo sic e quajne shqiptaret Bregu i Detit, ose thjesht Bregu - edhe historiani grek V. D. Zoto Molossoi e quante me 1878 ?????????????bregudeti2 - shtrihet ne shpatin perendimor te maleve te Himares, te cilat ne burimet antike greke quheshin malet Keraune (Akrokeraune, Malet e Vetetimes)3, kurse F.C.H.L. Pouqueville ne fillim te shekullit te XIX i quan Malet e Laberise (Iapygie ou Iapourie)4. Shpati ku jane renditur fshatrat zbret me nje pjerresi te theksuar deri ne buze te detit Jon. Malet e Himares (Akrokeraune) me majat e tyre me te larta: mali i Cikes (2045 m), maja e Lapjetes (1198 m), maja e Lugjes (1046 m) e ndajne krahinen e Himares nga ajo e Kurveleshit. Ne veri Himaren e ndan nga krahina e Vlores, vargu i Karaburunit, me shtegun kryesor, Qafen e Llogarase (1027 m). Ne jug krahina e Himares, pasi perfshinte edhe kepin e Porto Panormos kufizohej me Borshin, i cili ne Mesjete ishte kryeqender e nje bashkesie krahinore me vete - krahina e Sopotit.
Ne mbare krahinen e Himares mbisundon klima mesdhetare. Nga verilindja vargu i Karaburunit dhe i Cikes (malet Keraune) e mbrojne ate nga murlani dimeror. Me kete pozicion klimaterik krahina e Himares, ne teresi me toka te pakta bujqesore, ka kultivuar kurdohere, pervec blegtorise, dy kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet, pa perjashtuar vreshtat. Pozicioni gjeografik i ka detyruar banoret e krahines te lidhen nga pikepamja ekonomike jo vetem me token, por edhe me detin - me detin jo aq me peshkimin sesa me lundrimin.
Nje ndikim te vecante ne krahinen e Himares kane ushtruar marredheniet me krahinen fqinje malore te Kurveleshit. Si pasoje e ketyre marredhenieve shekullore banoret e te dy ketyre krahinave shqiptare fqinje - Himares dhe Kurveleshit - ne shumicen e rasteve kane qene farefis midis tyre. Kjo lidhje e ngushte farefisnore ka ndikuar edhe ne gjeografine politiko-administrative te kesaj treve. Per zyrtaret bizantine dhe osmane, te cilet e kundronin treven nga Lindja, Himara si krahine ishte ne prapashpine te treves se Gjirokastres (Kurveleshit) ose te Delvines. Per kete arsye administrata osmane fshatrat e saj i perfshinte ne njesine administrative te Kurveleshit ose te Delvines. Perkundrazi per zyrtaret dhe eruditet perendimore, sidomos italike, te cilet e kundronin treven nga perendimi, ne balle ishte krahina e Himares, kurse Kurveleshi dhe Delvina qendronin ne prapashpine te saj. Si rrjedhim mjaft vendbanime te Kurveleshit dhe te Delvines jane perfshire prej tyre ne listen e fshatrave te krahines se Himares. Me keto dy kendveshtrime te kunderta shpjegohet arsyeja perse ne burime bizantine dhe osmane emri i Himares si bashkesi krahinore zakonisht zhduket dhe perse te burime perendimore krahina e Himares, sikurse u tha, shfaqet si njesi gjeografike here me pak e here me dhjetra fshatra.
Pavaresisht nga keto luhatje, Himara si krahine ka qene dhe vazhdon te jete nje bashkesi etnografike me vete. Si e tille ajo ka perfshire, sic perfshin edhe sot, shtate fshatrat e permendura. Banoret e saj, duke perfshire dhe ata qe njohin greqishten kane midis tyre nje kulture popullore kane midis tyre nje kulture popullore te njejte ne te gjitha drejtimet - ne doket, zakonet, kenget, vallet, veshjet, legjendat dhe mentalitetet.
Madje himariotet kane nje kulture popullore gati te perafert, me ate te banoreve fqinje te Laberise. Sikurse do te shihet ne vendin e duhur, banoret e saj kane patur gjithashtu nje te drejte zakonore te perbashket te shprehur ne gjuhen shqipe (venomet). Edhe normat kanunore te banoreve te Himares kane aferi me ato te Laberise, sado qe sot ato u perkasin besimeve fetare te ndryshme, te paret te krishtere, te dytet myslimane. Kete e deshmojne materialet e regjistruara gjate ekspeditave etnografike qe jane ndermarre gjate dhjetevjecareve te kaluar ne keto krahina. 5
Megjithate ne gjirin e fshatrave te saj ka nje dallim ne nje pike te rendesishme. Tre nga vendbanimet e krahines - Palasa, Himara dhe Dhermiu - flasin brenda dhe jashte shtepise shqip dhe greqisht. Kater fshatrat e tjere brenda dhe jashte shtepise flasin vetem shqip. Duhet patur parasysh se tre fshatrat e permendura i kane banesat e tyre afer detit. Per kete arsye ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarine dhe blegtorine e kishin si ekonomi ndihmese. Pothuajse cdo familje kishte mjetin e saj te lundrimit, dikush anije, dikush varke, sipas fuqise ekonomike. Banoret e kater fshatrave te tjere (Vuno, Qeparo, Kudhes dhe Pilur) me banesat e tyre ne kodrina, larg buzes se detit, nuk merreshin, me ndonje perjashtim, me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi. Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe me emigracion. Si rrjedhim, sa here qe krahina e Himares behej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtepise dhe sebashku me familjet dhe bagetite e tyre strehoheshin perkohesisht ne krahinen e Kurveleshit. Perkundrazi, banoret e tre fshatrave te buzedetit, meqenese nuk i merrnin dot anijet ne krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orendite e domosdoshme, lundronin ne viset qe nuk ndodheshin nen sundimin turk - ne ishujt greke Joniane (Korfuz) ose ne brigjet italiane te Puljes dhe riatdhesoheshin, nganjehere edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk. Deshmine me te hershme per largimin e perkohshem ne rast rreziku te banoreve te Himares, pjeserisht neper toke dhe pjeserisht neper det, e kemi nga kronisti venedikas i fundit te shek. XV Stefano Magno. Duke pershkruar fushaten qe ndermori sulltan Bajaziti II ne vitin 1486 kunder Himares kryengritese, ai shkruan se kunder saj u nisen dy sanxhakbejlere turq per te ndjekur banoret qe u larguan nga toka (nenkuptohet drejt maleve te Laberise). Ne te njejten kohe, me porosi te sulltanit "dolen nga Vlora gjashte fuste (anije - K.F.) dhe erdhen te ai bregdet per te penguar qe ata popuj te mos iknin me barke nder ishuj (per divedar che quelli populi con barche non fusizeno alle isole)".6
Keto largime te perkoheshme do te na shpjegojne depertimin e greqishtes (dikur, sikurse e pohojne vete kreret himariote ne nje leter te tyren te vitit 1759, edhe te italishtes)7 tek banoret e tyre.
Njoftimin me te hershem se banoret e Himares, Dhermiut dhe Palases flisnin greqisht e kemi nga kronisti grek i Janines Panajot Aravantinoi ne vepren e tij Kronografia e Epirit,8 botuar ne 1856. Themi me te hershem mbasi para Aravantinoit, me perjashtim te nje pohimi te diskutueshem qe ndeshet ne vitin 1729 (i cili do te trajtohet me tej), banoret e treves himariote, perfshire edhe ato te tre fshatrave "greqishtfolese", permenden jo si greke, por si shqiptare te krishtere. Kronisti grek P. Aravantinoi ne lidhje me Himaren, njofton se gjuha qe flitej ne Himare (me 180 shtepi), ne Dhermi (me 200 shtepi) dhe Palase (me 80 shtepi), ishte greqishtja, kurse ne Vuno (me 180 shtepi), Pilur (me 30 shtepi), Qeparo (me 200 shtepi) dhe Kudhes (me 30 shtepi) flitej, sipas tij, greqisht dhe shqip.
Asnje prej ketyre njoftimeve nuk eshte i sakte. Sikurse do te shihet, ne tre fshatrat e para flitej edhe greqisht edhe shqip, kurse ne kater fshatrat e tjera sipas deshmise se udhetarit anglez, Ed. Lear, i cili e vizitoi krahinen e Himares ne ato vite (1848), pra ne kohen e P. Aravantinoit, flitej vetem shqip.9 Megjithate, vete Aravantinoi ne pjesen enciklopedike te vepres se tij, te zeri Himare (????????? thote se vetem tre fshatrat greqishtfolese i perkisnin, pa dhene asnje deshmi historike, kombesise (filise) greke, kurse kater fshatrat e tjere banoheshin, shkruan ai, nga shqiptare. Me vone me thellimin e vazhdueshem te nacionalizmit helenik filloi te zinte nje vend te rendesishem ne publicistiken dhe historiografine greke teza se gjithe shqiptaret ortodokse nuk ishin gje tjeter vecse helene, te cilet gjuhen e tyre amtare, greqishten, e kishin zevendesuar me shqipen. Megjithate jo te gjithe e perqafuan kete teze. Keshtu p. sh. Kristo Suli, ne zerin Himare te shkruajtur prej tij ne Enciklopedine e Madhe Greke (Enciklopedia Pyrsos) perserit tezen e Aravantinoit, ndonese as ky nuk citon ndonje burim dokumentar qe te vertetoje perkatesine etnike greke te tre fshatrave te Himares10. Perkundrazi, Al. Mamopullos, nje grekoman ekstremist i dhjetevjecareve te kaluar, shkon me tej. Pasi njofton se krahina e Himares perfshinte 13 fshatra, shkruan se tete prej tyre qene fshatra greke (????????: Himara, Coraj, Qeparo, Kudhesi, Piluri, Vuno, Dhermiu, Palasa, kurse pese fshatrat e tjere (me banore myslimane - K.F.) qene shqiptare (??????????Kuci, Bolena, Borshi, Ftera, Kallarati11. Nje pikepamje disi te perafert ka shfaqur edhe linguisti grek. Ev. Ath. Boga bashkekohes i Aleksander Mamopullit. Ne trajtesen e tij te botuar ne vitin 1966 kushtuar te folmeve te greqishtes veriore (te Epirit) ne te cilin i kushton nje kapitull te vecante Himares, ai shkruan, gjithnje pa sjelle asnje burim dokumentar historik: "Himara si krahine autonome permblidhte nente fshatra nga te cilat tre (Himara, Palasa, Dhermiu) ishin greqishtfoles (?????????????kurse gjashte te tjerat kane harruar gjuhen greke dhe tani jane shqipfolese (albanofone)12".
Sot ne pergjithesi edhe historiografia shqiptare pranon se banoret e ketyre tre fshatrave, ndonese jo te gjithe, e njohin greqishten. Por origjinen e saj historianet shqiptare e shpjegojne me ndikimin qe ka ushtruar kisha greko-fanariote ne Shqiperi dhe pjeserisht me kontaktet tregtare qe keto fshatra kane patur me qendra tregtare te aferta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjere joniane. Por, nese eshte e vertete se greqishtja perdorej ne familje edhe nga grate, keta dy faktore nuk jane bindes. E para se kisha fanariote dhe shkolla greke kane vepruar jo vetem ne keta tre fshatra greqishtfoles te Himares, por edhe ne fshatrat e tjere me banore ortodokse te Shqiperise Jugore, kurse popullsia mbeti vetem shqipfolese. E dyta, se kontaktet tregtare te himarioteve me greket, mund te shpjegojne depertimin e greqishtes tek burrat, por jo tek grate. Por keto shpjegime jane te pamjaftueshme.
Sikurse shihet midis historianeve shqiptare dhe atyre greke ka pikepamje te kunderta ne tre drejtime. Sipas te pareve, banoret e ketyre tre fshatrave i perkasin kombesise shqiptare dhe e kane greqishten si gjuhe te dyte, sipas shkrimtareve helene ata i perkasin kombesise greke dhe e kane shqipen si gjuhe te dyte. E dyta, sipas te pareve idioma greqishte e ketyre tre fshatrave ka depertuar nga jashte ne kohet e vona, sipas te dyteve ajo eshte me origjine mesjetare, madje antike. E treta, te paret e besojne konstatimin e vezhguesit te mprehte anglez E. M. Leake, i cili pasi vizitoi Himaren me 1804 thote: "Pothuajse te gjithe burrat dine greqisht dhe ata qe kane qene ne kurbet flasin edhe italisht; por grate pergjithesisht s'dine asnje gjuhe tjeter vecse shqipes"13, kurse te dytet nuk e kane kundershtuar me argumenta pohimin e M. Leake, i cili e thote shkoqur se greqishtja ne kohen e tij nuk ishte gjuhe familjare.
Historianet helene e shohin origjinen "greke" te himarioteve te emigrimi i tyre nga trojet e Greqise ne bregun e Himares. Perderisa banoret antike te kesaj treve kane qene kaonet, te cilet i perkisnin etnikonit ilir, rruga qe atyre u mbetej ishte hulumtimi ne fushen e dokumentacionit mesjetar me shprese se mund te gjenin ndonje shenje shtegtimi popullsish helene nga treva e Ellades ne brigjet e Himares. Meqenese historianet medjeviste greke nuk gjeten, as ne periudhen mesjetare gjurme shtegtimesh nga ndonje kend i Greqise drejt brigjeve te Jonit, ceshtjen e moren ne dore linguistet helene. Sipas metodologjise se tyre kur ne fushen e studimeve historike mungojne burime dokumentare te mirefillta, ne vend te tyre, rendesi te dores se pare marrin studimet linguistike, me sakte krahasimet dialektologjike, brenda se njejtes gjuhe.
Sinjalin e pare ne kete drejtim e dha A. Petridhi ne fund te cerekut te trete te shek. XIX. Duke u mbeshtetur ne disa pika takimi midis greqishtes se Himares dhe dialektit dorik, ai nxori perfundimin se himariotet ishin kolone greke te ardhur nga Peloponezi. Tekstualisht ai thote: "Himariotet flasin shqip dhe greqisht ndermjet fshatrave, shqip me shqipfolesit dhe greqisht me greqishtfolesit, por ne greqishten e tyre ka elemente (fonetik dhe leksik) qe tregojne per ndikim te dialektit dorik".14 Shtate vjet me vone V. D. Zotos-Molosoi thote se: "Greket e bregdetit te Himares (??????????????????????????????????????mbahen si kolone te manioteve sepse ngjasojne ne moral, karakter dhe ne shqiptimin e gjuhes".15 Nje cerek shekulli me vone N. Mustakidhi mendoi se e sqaroi perfundimisht prejardhjen e himarioteve kur shkrojti se disa himariote i kishin thene atij se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga krahina e Manit te Peloponezit16. Mustakidhi nuk ishte nje historian, por nje dhaskal fshati, i cili u jepte rendesi te tepruar tregimeve te pleqve, aq me teper qe ne kete rast, ata ndoshta ishin ndikuar nga punimi i V. D. Zotos-Molosoit. Si rrjedhim, njoftimi i tij nuk kishte vleren e nje burimi historik, por vetem nje nxitje per te bere kerkime dhe per ta vertetuar ose rrezuar me burime dokumentare tregimin e pleqve. Por, meqenese "zbulimi" i Mustakidhit i kenaqte prirjet nacionaliste helenike, historianet e mevonshem greke, te cilet zakonisht ne te tilla raste referojne njeri-tjetrin, e pranuan njoftimin e tij, jo si sugjerim por si fakt historik.
Por ka edhe autore helene qe sjellin si deshmi te origjines greke te himarioteve nga Mani ngjashmerine qe kane disa norma te rendesishme te se drejtes zakonore te dikurshme te banoreve te ketyre dy krahinave. Ata sjellin si shembull, normen e se drejtes zakonore qe ka lidhje me pozicionin e dikurshem juridik te gruas, e cila si ne Himare ashtu dhe ne Mani, edhe pas marteses, edhe pasi lindte femije, vazhdonte t'i takonte fisit te prinderve te saj. Ata sjellin gjithashtu si shembull, normen tjeter, se ne te drejten zakonore te te dy vendeve martesa konsiderohej e konsumuar (realizuar) jo me kurorezim, por me lindjen e femijes se pare dhe se kur gruaja nuk lindte femije, burri kishte te drejte te merrte nje grua te dyte, pa e debuar gruan e pare. Por keto pika takimi midis tyre rrjedhin jo ngase himariotet qene greke te ardhur nga Mani, por ngase banoret e Manit, sikurse do te shihet me tej, qene shqiptare (arvanite) te vendosur gjate shtegtimeve qe mbushen Peloponezin ne shek. XIV. Deshmi eshte fakti se keto norma te Manit nuk jane te ngjashme vetem me normat e lashta te Himares, por me ato te dikurshme te mbare shqiptareve te Shqiperise. Kurse nga ana tjeter keto norma zakonore te manioteve nuk kishin ngjashmeri me ato te fqinjeve te tyre greke.
Nje shpjegim per t'u patur parasysh per historine e greqishtes se Himares eshte ai qe dha gjuhetari danez Hoeg me 1925. Duke studiuar gjuhen e himarioteve te pashkolluar, te vendosur ne Korfuz, ai e pranoi aferine e te folmes se himarioteve me greqishten jugore te Manit, por nuk e sheh prejardhjen e saj nga Mani. Sipas tij e folmja greqishte e Himares ka aferi me te folmen e koloneve maniote te shperngulur nga Mani dhe te vendosur ne Pulje (Itali Jugore) ne shek. XV17. Gjithnje sipas tij, qe ketej keta kolone "maniote" pas katastrofes qe pesuan turqit ne Otranto ne vitin 1480, u shperngulen nga Pulja dhe u vendosen ne Himare. Keto mergime dhe rimergime (te manioteve nga Mani ose nga Pulja ne Himare), e veshtiresuan me teper problemin mbasi, si njera ose tjetra shperngulje nuk deshmoheshin nga burime dokumentare. Ne te vertete ka ndodhur e kunderta nga ajo qe thote Hoeg. Sikurse do te shihet jane himariotet ata qe emigruan perkohesisht ne periudha te ndryshme ne Pulje gjate ekspeditave turke. Ka pra mundesi qe takimet gjuhesore te himarioteve me te folmen maniote te shpjegohen me kontaktet e vazhdueshme te himarioteve qe kane vizituar gjate shekujve Puljen, ku kishte kolone maniote. Gjithsesi per Hoeg-un ka rendesi fakti se ne te folmen greqishte te Himares ka ndikime jo vetem nga dialektet greke jugore te Peloponezit, por edhe nga dialektet greke veriore te fqinjeve te saj. Por edhe keto takime gjuhesore mund te shpjegohen me qendrimet e shpeshta te himarioteve sebashku me familjet e tyre ne ishujt greke te Jonit, gjate ekspeditave turke kunder Himares.
Me ne fund, vlen te permendet ketu edhe pikepamja e shfaqur nga M. Dhendhiani me 1926, i cili nuk e pranon vendosjen e manioteve ne Himare. Duke polemizuar me linguistin danez Hoeg, ai anon me teper nga teza se himariotet nuk jane kolone greke te ardhur as nga Mani, as nga Pulja. M. Dhendhiani thote se: "Eshte me e besueshme te pranojme se himariotet jane pasardhes te banoreve te vjeter te periudhes mesjetare bizantine, kurse tradita qe flet per prejardhjen e tyre nga Mani ka rrjedhur nga ngjashmeria qe keto dy krahina kane patur ne fushen e te drejtes zakonore dhe nga rezistenca e tyre e perbashket perballe invazionit turk".18
M. Dhendhiani nuk na sjell deshmi historike qe te provojne pranine gjate mesjetes paraturke te banoreve greke ne Himare. Perkundrazi, burimet historike mesjetare para dhe pas vitit 1481 i emertojne banoret e Himares ose "shqiptare" ose thjesht "himariote", por asnjehere "greke". Mjafton te permendim kronistin bizantin te shek. XV Laonik Kalkokondili, i cili duke folur per jehonen qe pati fushata e Janosh Huniadit ne Shqiperi kunder ushtrive osmane ne nentorin e vitit 1443 (pra gati kater dekada para vitit 1481) treven e Himares e perfshin ne emertimin "Bregdeti i Maqedonise prane Jonit" dhe le te kuptohet se banoret e saj qene "shqiptare", te cilet u bashkuan me Depe Zenevisin dhe marshuan per te cliruar Argjiropolihnin (Gjirokastren). Megjithate tezen e M. Dhendhianit e mbeshteti historiani gjerman G. Stadtmüller, i cili ka shkruar me 1934 se: "Ishulli gjuhesor (????????????????i Himares nuk eshte koloni, nje ngulim i helenizmit Puljan i themeluar nga fundi i shek. XV, por me i vjeter. Ishulli,- vazhdon historiani gjerman, - eshte me teper i rrethuar, i bllokuar nga nenshtresa bizantine dhe eshte ruajtur qe nga epoka kur grupi i dialekteve greko-veri-perendimore dhe jugo-greke e mbizoteruan krahinen vazhdimisht. Ajo krahine u copetua nga agresioni sllav dhe pjesa e bregdetit te Epirit mbeti ne duart e bizantineve".19 Por edhe ky eshte nje supozim, mbasi Stadtmüller-i tezen e tij nuk e ndricoi me burime dokumentare.
Deri ne mes te shek. XX gjuhetaret greke e trajtuan greqishten e folur ne tri fshatrat e Himares si pjese e nje idiome te vetme pa lidhje as me greqishtjen e Dropullit, as me ate te Vurgut, as me ate te krahinave te tjera te Epirit. Sic u tha, ata e pane lidhjen e saj vetem me dialektin e greqishtes jugore te Manit (Peloponez). Por, gjuhetari grek Ath. Boga nxorri me 1966 nje perfundim interesant. Sipas tij te folmet greqishte se tri fshatrave te Himares, nuk i takojne te njejtes idiome, por te pakten dy idiomave te ndryshme, njera nga te cilat flitej ne Himare, tjetra ne Dhermi dhe Palase. Si rrjedhim, banoret e tre fshatrave, ndonese fqinje teper te afert midis tyre, kane ardhur, sipas tij, te pakten nga dy vise te ndryshme20. Ne kete menyre per studiuesit greke fronti i studimeve gjuhesore u zgjerua, mbasi per te hulumtuar prejardhjen e banoreve "greqishtfoles" te ketyre fshatrave duheshin bere kerkime krahasuese te vecanta. Vete Ev. Ath. Boga beri perpjekje per te zbuluar atdheun e hershem te ketyre banoreve. Me kete rast ai citon profesorin e mjeksise legale Aleks Pali (me origjine nga Dhermiu), i cili ne mes te shek. XIX ka pohuar se greqishtja e folur ne Dhermi kishte aferi me te folmen greqishte te Sinopit, Kerasuntes dhe Trapezuntes qe ndodhen ne Azine e Vogel ne brigjet e Detit te Zi21. Teza iu duk atij pak e besueshme prandaj hoqi dore prej saj. Madje, ai parashtroi tezen se te dy te folmet greqishte te Himares i perkasin greqishtes jugore dhe "me karakteristika te veta origjinale te te folmeve te tjera te Epirit te Veriut". Por edhe kete teze, e cila mund ta conte ne dialektet e greqishtes veriore te ishujve te Jonit, ai nuk e shkoqiti me tej. Ai u kthye ne pikepamjen tradicionale te V. D. Zoto-Molosoit, sipas te cilit prejardhjen e tyre himariotet e kane nga krahina e Manit ne Peloponez.
Sic shihet, perpjekjet e studimtareve helene per te ndricuar perkatesine greke te banoreve te tre fshatrave "greqishtfolese" te Himares pa burime dokumentare historike, por vetem me pikat e takimeve dialektore me nje nga te folmet e greqishtes ne hapesiren e Hellades, nuk kane dhene rezultate bindese. Kjo eshte e kuptueshme po te kemi parasysh se gjuhesia eshte per historine nje disipline ndihmese. Si rrjedhim, rezultatet e saj behen deri diku te pranueshme (te pakten per periudhat mesjetare e ketej), nese ato gjejne mbeshtetje, sadopak, me burime dokumentare historike dhe ca me teper nese ato pajtohen me logjiken historike dhe nuk bien ne kundershtim me te dhenat qe na japin rezultatet e disiplinave te tjera ndihmese te historise, sic jane studimet e zakoneve, dokeve, kengeve, valleve, veshjeve, emrave te njerezve (onomastika), organizimeve shoqerore dhe e drejta zakonore. Nga kjo pikepamje duhet thene paraprakisht se materiali etnografik i tre fshatrave "greqishtfolese" tregon aferi me teper me ate te treves se Laberise Shqiptare sesa me ate te Manit. Madje edhe pikat e takimit me normat zakonore te Himares me ato te Manit na cojne, sikurse u tha, ne origjinen shqiptare te atyre normave. Studimtari grek. D. Vajakakos, nje gjuhetar, duket se e kuptoi dobesine e metodologjise qe kane ndjekur koleget e tij per te zbardhur origjinen greke te himarioteve vetem me hulumtimet gjuhesore. Kete dobesi e pohon kur thote se studimet linguistike mbi te folmen e Himares kane dhene deri sot vetem shenja dhe jo fakte. Per kete arsye, ai iu pervesh hulumtimit te burimeve dokumentare per te deshmuar me anen e tyre prejardhjen greke te himarioteve. Kesaj ceshtjeje, ai i kushtoi dy punime studimore: njeri "Himara e Epirit te Veriut dhe Manit nga pikepamja gjuhesore dhe folklorike", tjetri "Kontribut ne studimin mbi karakteristikat idiomatike gjuhesore te Himares".22 Ne ketu do t'u referohemi dy punimeve te D. Vajakakosit, mbasi ne to jane permbledhur te gjitha argumentat historike qe studimtaret greke kane mundur te rreshtojne per te vertetuar prejardhjen greke te banoreve te tre fshatrave te Himares. Pra ketu do te perqendrohemi vetem ne shoshitjen e burimeve dokumentare historike, te cilat per fat te mire nuk mungojne, madje jane relativisht te pasura, aq me teper qe rezultatet e studimeve dialektologjike te paraqitura nga studiuesit greke jane, sipas pohimit te tyre, ende te diskutueshme.
Mjafton te permendim gjuhetarin e njohur grek G. Anagnostopulli, i cili ndersa nga njera ane pranon se greqishtja e Himares ka aferi me idiomen greqishte te Manit, nga ana tjeter shfaq rezerva, mbasi sic thote ai "nuk kemi ndonje studim gjuhesor dhe nje fjalor te plote dhe te sakte te gjuhes qe flitet ne Himare per ta krahasuar ate me te folmen e Manit, per te cilen gjithashtu nuk kemi dijeni te plote dhe te sakte"23. Pra kemi te bejme me krahasime mes dy te panjohurave. Por, D. Vajakakos megjithese deklaron se: "Eshte e veshtire te vendosesh me bindje te plote ne lidhje me prejardhjen e himarioteve, qofte per njeren, qofte per tjetren teze, mbasi kemi te bejme me shenja dhe jo me prova, pra jo me fakte historike te shkruara qe te deshmojne vendosjen e manioteve ne Himare", ai e pranon si te mireqene prejardhjen e himarioteve nga Mani.
Pjesa me qendrore e punimit te D. Vajakakos, fillon pikerisht kur ai rreshton burimet dokumentare ne favor te prejardhjes greke te himarioteve nga Mani. Sipas tij, pikenisja e shtegtimit te manioteve drejt Himares fillon me Traktatin e Paqes turko-venedikase te perfunduar me 25 janar 1479. Ne baze te ketij traktati Republika e Shen Markut ia dorezonte Turqise krahinen e Manit, ne cepin jug-perendimor te Peloponezit. Por banoret e Manit e kundershtuan dorezimin e tyre tek turqit dhe vendosen te rezistonin me arme. Midis vullnetareve qe i shkuan Manit per ndihme ishte edhe kapedani Korkondil Klada nga qyteti fqinj i Korones bashke me luftetaret e tij, te cilet sherbenin si stratiote nen urdherat e Venedikut. Nje vit me vone, ne janar 1480 pas protestave te sulltanit, republika e denoi me ashpersi vazhdimin e rezistences nga K. Klada. Pas denimit nga Venediku K. Klada me 50 luftetaret e tij, ne pamundesi per t'u kthyer ne vendlindjen e tij, ne Korone, e cila ndodhej ende nen zoterimin e Republikes se Shen Markut, u larguan ne prill 1480 nga Moreja dhe u vendosen si refugjate ne Pulje, ne Mbreterine e Napolit. D. Vajakakos vazhdon te tregoje se nje vit e gjysem me vone, ne gusht 1481, K. Klada me luftetaret e vet mori pjese ne ekspediten qe Gjon Kastrioti ndermori nga Pulja ne Himare dhe se pas ekspedites nuk u kthye me ne Itali. Pra sipas tij eshte pikerisht me kete ekspedite te vitit 1481 qe u krye kolonizimi i Himares nga maniotet "greke". Pastaj shton se keta maniote duhet te kene gjetur ne Himare nje popullsi te vjeter greke. Sikurse shihet pranine e nje popullsie me te hershme greke ne Himare (teze e permendur me pare nga M. Dhendhiani), edhe D. Vajakakosi e ka me hamendje.
Tregimi i D. Vajakakosit ka nje varg dobesish dhe pasaktesish, tre prej te cilave, me kryesoret, do t'i shoshitim me ane te dokumentacionit historik bashkekohor: nese Korkondil Klada ishte grek apo shqiptar; nese kishte ose jo ne Himare banore greke para ekspedites se Gjon Kastriotit ne vitin 1481 dhe e treta, nese qendroi ose jo ai me shoket e tij ne Himare pas perfundimit te ekspedites se Gjon Kastriotit.
***
Gadishulli i Manit ndodhet ne provincen e Lakonise, e cila shtrihet ne kepin jugperendimor te Morese. Perballe gadishullit jane dy qytete kryesore bregdetare te Lakonise, Korona dhe Modona (Mothona). Shqiptaret te shperngulur nga viset jugore te Shqiperise se sotme jane vendosur ne Lakoni qe ne shek. XIV kur ajo ndodhej nen sundimin e despotatit bizantin te Mistres. Prania e tyre ne Mani, sidomos ne Korone dhe Modone vertetohet nga aktet kancelareske dhe kronikale venedikase, te zbuluara dhe te botuara ne origjinal nga historiani i njohur grek i shek. XIX K. Sathas24. Ato flasin gjithashtu per rolin teper aktiv qe arvanitet e Lakonise luajten ne luften kunder invazoreve osmane. Madje, sikurse deshmon historiani i njohur gjerman J. Hammer, kur ne mes te shek. XV dy despotet bizantine te Peloponezit, vellezerit Dhimiter Paleologu dhe Thoma Paleologu ishin ne konflikt me njeri-tjetrin dhe secili prej tyre perpiqej te siguronte perkrahjen e sulltanit, kunder vellait te vet, vetem shqiptaret qene ata qe luftuan kunder turqve dhe kunder grekeve qe ndihmonin turqit. Pesha e shqiptareve si force politike dhe ushtarake ishte aq e rendesishme, sa qeveritari bizantin i krahut te Manit, Manuel Kantakuzeni, me qellim qe te terhiqte simpatine e tyre, thote Gjon Muzaka ne "memoriet e tij" te shkruara me 1510, nderroi emrin e tij grek Manuel dhe te gruas se tij Maria, duke marre emrin shqiptar Gjin, kurse gruaja e tij Kuqe. (Emanuel Catacusino il quale signoreggiava il Braccio de Mainna...e mutarli il nome e chiamorno Ginno, e la moglie ch'avea nome Maria, la chiamorno Cucchia, e sono nomi Albanesi).25 Pranine e shqiptareve ne Lakoni dhe mbiemrin e dyfishte - njerin grek (Kantakuzinos), tjetrin shqiptar (Gjin) - te qeveritarit te Manit (??????????????????????????????????e pohon edhe G. D. Kapsalis, autori i zerit "Mani" te Enciklopedia e madhe greke26.
Do te shkonte gjate te permendnim ketu aktet venedikase te botuara nga Sathas, te cilat deshmojne per rolin qe luajten shqiptaret e Lakonise dhe te provincave te tjera fqinje, te Morese (Elide, Argolide etj.) gjate viteve '50, '60, '70 te shek. XV te frymezuar nga rezistenca e Skenderbeut ne Shqiperi, kunder invazoreve osmane. Duhet thene gjithashtu se qendrimi i lekundshem qe mbajten arkondet greke te Morese ndaj invazoreve osmane, i detyroi kreret shqiptare te kesaj treve, ne menyre te vecante ata te Lakonise, qe te kerkonin mbeshtetje te Republika e Venedikut dhe t'i sherbenin asaj si stratiote, per disa dhjetera vite me rradhe, per mbrojtjen nga pushtimi turk te viseve te tyre bregdetare qe ndodheshin nen zoterimin e saj.
Korkondil Klada, i cili sipas historianeve helene kryesoi kolonine "greke" te vendosur me hamendje ne Himare nuk ishte grek por shqiptar (arvanit). Ai ishte nje stratiot jo nga Mani, por nga Korona. Ai ishte pinjoll i Kladeve ose i Kladajve, nje bashkesi arvanite e Korones. Per perkatesine shqiptare te bashkesise se Kladajve po sjellim ketu nje deshmi dokumentare. Ajo vjen nga nje leter e nje funksionari venedikas qe banonte ne treven e Korones, drejtuar me 15 shkurt 1482 dogjit te Venedikut. Sipas tij, vojvoda i sanxhakbeut turk te kesaj treve ishte me kombesi shqiptare (che he de natione albanese) dhe farefis i Buzikejve te ketushem, pjesetare te bashkesise (setta) se Kladajve, pra kuptohet se edhe Kladet i perkisnin kombesise shqiptare. Pastaj shton se ky vojvode sebashku me nje funksionar tjeter te ketij sanxhaku - nje subash, gjithashtu me kombesi shqiptare (etiam de natione albanese), qene ngarkuar prej sanxhakbeut qe te ndermjetesonin per t'i pajtuar me te dhe te sillnin nen bindjen e tij kryengritesit Meksi Buziki (Mexa Busichi) kryetar i bashkesise se Kladajve (capo de la setta de i Cladioti), vellezerit e tij Pjeter Buziki, Duma Buziki si dhe Zagan Karatollen me Marin Klimentin, gjithashtu nga bashkesia e Kladajve. Kuptohet me ne fund se kjo treve kishte plot banore arvanite perderisa sanxhakbeu turk qeveriste ketu me vojvode dhe subashe arvanite, madje edhe kundershtaret e tij, bashkesia e Kladajve, ishin arvanite. Me nje fjale pjesetaret e repartit te kryesuar nga Korkondil Klada qe moren pjese ne ekspediten e Gjon Kastriotit, nuk qene greke, por shqiptare (arvanite). Madje shqiptaresia e K. Klades dhe e luftetareve te tij duhet te shpjegoje edhe pjesemarrjen e tyre ne ekspediten e udhehequr nga biri i Skenderbeut.
Ne lidhje me pretendimin e dyte - se ne Himare kishte banore te vjeter para "ardhjes" se K. Klades (1481) - kemi te bejme me nje teze qe mbetet thjesht nje hamendje. Mjafton te thuhet se ne asnje nga burimet dokumentare ose tregimtare, qofte antike, qofte mesjetare, nuk behet asnje fjale, qofte edhe terthorazi per pranine e ndonje popullsie greke ne Himare. Vec kesaj, nese himariotet do t'i perkisnin etnikonit helen do te ishte e veshtire per ta qe te aderonin ne nje kuvend kombetar shqiptar, sic ishte Kuvendi i Lezhes i mbledhur me 2 mars 1444. Marin Barleti, i cili e ka zakon te cilesoje kombesine e figurave historike vetem kur ata nuk jane shqiptare, kur vjen fjala per pjesemarrjen e himarioteve ne Kuvendin e Lezhes ai shkruan se: "Ne kete mbledhje historike ata u perfaqesuan nga Andrea Topia, nje bujar shqiptar i kulluar". Pastaj shton: "Topiajt ishin njohur edhe si princer edhe per sundimin e Himares se Uliksit. Himara eshte nje vend malor kundrejt Korkyres (Korfuzit - K.F.), ku banon nje popull i pamposhtur dhe trim qe te mos them luftarak, te cilet ne i quajme zakonisht Himariote".27 Ne lidhje me ceshtjen e trete - nese K. Klada me luftetaret e tij qendruan ose jo ne Himare - le te leme te flasin burimet dokumentare te kohes se ekspedites se Gjon Kastriotit. Paraprakisht duhet te themi se ato nuk permbajne asnje shenim qe t'i cilesoje luftetaret e K. Klades si greke.
Vijon
Referencat per shkrimin
1 D. Farlati. Illyricum sacrum. Vol. VII, Venetiis 1817, ff. 434-436.
2 V.D.Zotos-Molosos. Hpeiretikai meletai. Vell. 4, Athine 1878, f. 77.
3 Scylax, Periplus 26,27. Scymnus. Orbis description 364. Apollodorus. Bibliotheca. I, 137. J. Ceasar. Bellum Civile III, 6, 3. Straboni. Geofraphica I. 21; IV, 316, 317, 318, 324, 326. Lucanus. Pharsalia II 45; V, 93. Pomponius Mela. De geographia II, 3, 54. Plinius (Maior). Naturalis historia III, 23; 26, IV. Suetonius. De vita Ceasarum Aug. 17 Arrianus. Historia successorum Alexandri A 1, 9 A 7. Pausanias. Descriptio Graeciae I, 13, 1; V 22,4. Appianus. Bella civilia II, 54. Rovenatis Anonymus. Cosmographia V, 13.
4 Voyage de la Grece (2-eme edition). Paris 1826, f. 307.
5 I. Elezi. Edrejta zakonore e Laberise. Tirane 2002. Shih vecanerisht ff. 22-26, 101-110.
6 C. N. Sathas. Documents relativ a l'histoire de la Grece o au Moyen-Age. Vol. VI. Paris 1886, f. 236. I. Zamputi. Dokumenta te shek. XV per historine e Shqiperise. Vell. IV (1479-1506). Pjesa I (1479-1499). Tirane 1967, ff. 100-101.
7 Letra ne origjinalin italisht ruhet ne Arkivin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Rusise. Moske. Fondi: "Marredheniet e rusise me Malin e Zi", 1755, dok. nr. 35, f. 159. Letra ne perkthimin shqip eshte botuar ne: Dokumente te pabotuara mbi marredheniet e popullit shqiptar me Rusine ne shek. XVIII. Ne: "Buletin per shkencat shoqerore", 2 (1955), ff 156-162.
8 P. Aravantinos. Crenograqia ths Hpeirou. Vell. II. Athinai 1856.
9 Eduard Lear. Journals of a Landscape painter in Albania. London 1852.
10 Megali Ellinike. Enciklopedia. Vell. 24, Athinai 1934, f. 543
11 Al. Momopoulos. Hpeiroz. Vell. I, Athinai 1961, f. 199.
12 Ev. Ath. Boga. (Mpogka). Ta glessika idiemata tez epeirgn. Vell. II. (Ker B'). Janine 1996 (Tgessrin Cimarraz Drnmadn Paliasaz), f. 77
13 William Martin Leake. Travels in Northen Grece. Vell. I. London, 1835, ff. 112-114.
14A.Petridi.Cronikon Druopidoz, Neoellhnika Analekta, t. A, mer. B, en Aqhnaiz. 1871, f. 37.
15 V.D.Zotos-Molossos. Hpeiretikai meletai. Vell. 4, Athine 1878, f. 77.
16 N. Mustakidi. I. Heimarra len imorologio "Iperitikos astir". Athinai 1904, f. 273.
17Hoeg.Aqhna, 36 (1925), f.291(SipasD.V.Vaiakakos).Ilessika kai laograqika Cimapas B. Hepeiroz kai Maniz. Thessaloniki 1983, ff. 13-14.
18M.Dhendhiani.Apoulia kai Cimara, Ilessikai kai istorikai sceseis ten Ellhniken auten plhqusmen, Autoqi 38 (1926), 76 (Sipas D. V. Vaiakakos. Po aty, f. 13)
19G.Stadtmüller.Ta problhmata ths istorikhs diereunhsees ths Hpeirou. Hpeiretika Cronika 9 (1934), 155 (Sipas D. V. Vaiakakos. Po aty, f. 14)
20 Ev. Ath. Boga. Po aty, ff. 77-97.
21A.Pali.Cerograqia kai Istoria Hpeirou. Pandora 1859 s. 153-163 kai 177-178. (Sipas Ev. Ath. Boga. Po aty, f. 77).
22D.Vauacacos.Ilessika kai laografika Cimaras B. Hepeirou kai Manis. Ne Sumposio Ilesslologias tou Boreioelladikou Cerou, 13-15. Apriliou 1979. Thessaloniki1983.Poai.Sumbolh eis thn meletin tou glessikon idiematos ths Cimaras Boreion Hpeirou. Ne:Praktika A Panellhou Epietimonikou Sunedriou. Konitsa 22-24 Augoustou 1987. Athinais 1988.
23Ilessika analekta. Braceia episkophsis ten hpeiretiken idiematen, Aqhna 36 (1925), ff. 62-63 (Sipas D. V. Vayacacos, Po aty, f. 11)
24 C. N. Sathas. Documents relatifs e l'histoiri de la Grece ou Moyen Age, tome I-IX, Paris 1880-1890.
25 G. Musachio. Historia e genealogia della casa Musachia (1510). Ne: C. Hopf. Chroniques Greco-Romanes, inedites ou peu connues. Berlin 1873, f. 331.
26 G. D. Kapsalis. Manh. In: Meg. Ell. Enk. Vol. XVIII. Athine 1931. f. 307.
27 M. Barleti. Historia e Skenderbeut. (Perkthyer nga St. Prifti). Tirane 1964, f. 93
PJESA II
Himara dhe perkatesia etnike (Bisede me historianet greke)
E Shtune, 04 Dhjetor 2004
Himara dhe e verteta per te?!
Kjo eshte pjesa e dyte e nje permbledhje te zgjedhur nga monografia e sapopergatitur per shtyp e Prof. Kristo Frasherit kushtuar Himares. Rrokja e argumentave, tashme kap periullen fill pas vdekjes se Heroit shqiptar Skenderbeu dhe angazhimit te birit te tij Gjon per kryengritjen e Rezistences ne vend. Ne argumentat qe shtjellon autori, kemi forcen e madhe te lirise dhe sesi himariotet munden qe te ruanin identitetin e tyre, pergjate shekujve te tere. "Deshmi kemi per kete ‘privilegj’ humanistin dhe filozofin hollandez, bashkekohes te kesaj rezistence, Erazmin e Roterdamit, i cili ne vepren e tij Consultatio de Bello Turcis inferendo, shkruan: Sulltan Bajaziti pushtoi fiset qe banonin prane maleve Keraune, te cilat deri ato dite kishin qene perhere te lira, i nenshtroi me dhune dhe i vuri nen zgjedhen e turkut (sulltanit)", shkruan Profesor Frasheri. Ajo qe ndoshta, i ka konfuzuar historianet dhe ka qene nje argument i mire per greket, ishte fakti i luftes se bere vazhdimisht nga himariotet dhe njohja e perpjekjeve te tyre. Rezistenca e tyre ishte aq e madhe dhe vinte nga nje vend "terri" si ishte Shqiperia, e cila ka lene shume mbresa. Ajo vazhdoi edhe ne shekujt qe vijuan pas vdekjes se Skenderbeut, duke e bere Himaren realisht nje bashkesi te vecante," afersisht njesoj si ndodhi me vone me rezistencen e bashkesise se Mirdites dhe te banoreve te saj, mirditoreve. Kjo eshte arsyeja perse ne aktet kancelareske dhe traktatet historike te shekujve XVI-XVIII, ata quhen thjesht himariote dhe rralle e tek cilesohen si shqiptare". "Historianeve greke-veren profesor Kristo Frasheri- ne do t’u pergjigjemi me pohimin e historianit italian Joanis Leunklavius, i cili e cileson krahinen e Himares si pjese e Shqiperise". Argumentat e Profesorit dhe shikimi i tij ndjekin aspekte te ndryshme, qe bejne nje paraqitje sa me reale te kesaj treve, e cila duhet thene se mbetet shume e trajtuar nga te dy anet prej nga mberrine argumentat, si shqiptare ashtu edhe greke per perkatesine etnike te tyre. Greket, qe zakonisht gjejne strehe tek argumenti kishtar bizantin per perkatesine greke te himarioteve, kurse studjuesit shqiptaret u kundervene te dhenat dokumentare te historianeve te ndryshem jo greke per perkatesine shqiptare, nga ku duhet thene se eshte edhe burimi i vertete i dokumentave greke, por i trajtuar ndryshe…Ben Andoni
Nga Prof. Kristo Frasheri
Sic dihet, ekspedita e Gjon Kastriotit ndodhi fill pasi ushtrite turke zbarkuan ne pranvere te vitit 1480 ne Pulje dhe pushtun Otranton ne token e Mbreterise se Napolit. Nje vit me vone kur furia e sulmeve turke u fashit nga lufta per fron, qe shpertheu midis djemve te sulltan Fatiut, Mbreteria e Napolit, vendosi te kalonte ne kundersulm per te debuar ushtrite osmane nga Pulja, madje edhe nga Shqiperia. Ne kete projekt, nje vend te rendesishem zinin kryengritjet shqiptare, te cilat do t’i godisnin prapa kraheve ushtrite osmane. Madje vete shqiptaret moren nismen per te organizuar ne Shqiperi nje kryengritje ne shkalle te gjere si pjese perberese te koalicionit evropian antiturk. Per kete qellim, ata ftuan te kthehej nga Italia ku ndodhej i merguar Gjon Kastriotin, birin e Heroit sebashku me luftetaret shqiptare qe ishin me te, per te rimekembur "Principaten e Skenderbeut". Me kete ekspedite qe synonte rikrijimin e shtetit te lire shqiptar, jane te lidhura edhe ngjarjet e Himares.
Gjon Kastrioti e pranoi ftesen per t’u kthyer ne atdhe. Burimi kryesor qe kemi mbi ekspediten e tij eshte ditari qe ka mbajtur per ngjarjet e viteve 1479-1497 kronisti venedikas Stefano Magno, i cili eshte botuar nga historiani grek C. Sathas. Fill pas tij, per nga rendesia vjen kronika e D. Malipieros (nje tjeter kronist venedikas, bashkekohor i St. Magnos), e botuar gjithashtu nga K. Sathas(29). Ne ditarin e St. Magnos thuhet se: "Popujt e vendit te Gjergj Kastriotit te quajtur Skenderbej, ne anet e permendura te Shqiperise, derguan ne Pulje njerez per te kerkuar Gjonin, birin e tij, qe te shkonte per te marre ne dore zoterimin e te atit" (30). Po ne ate vend te kronikes njoftohet se Gjon Kastrioti ne ate kohe ndodhej ne ushtrine e dukes se Kalabrise, Alfonsit Aragonez, biri i Mbretit Ferdinand te Napolit, duke luftuar kunder turqve qe mbanin te rrethuar Otrantin(31). Sipas nje shenimi tjeter, qe permban ditari i St. Magnos ne ushtrine e dukes se Kalabrise ndodhej edhe Kostandin Muzaka, nje bujar shqiptar, kusheri i pare i Gjon Kastriotit, te cilin e kishin ftuar vete himariotet per te luftuar ne Himare si kapedan i tyre.(32) Duka Alfons e ndihmoi Gjon Kastriotin duke i dhene atij kater galere qe te kthehej ne Shqiperi me kusheririn e tij Kostandin Muzaken "sebashku me shume burra te vlefte qe ai kishte me vete". Ne kronike thuhet se bashke me ta Alfonsi dergoi "Kladen prej Korone i cili kishte ikur nga Krahu i Manit" (Clado de Coron el qual era fugido dal Brazo de Maina). Ekspedita zbarkoi ne afersi te Durresit. Pasi Gjon Kastrioti me luftetaret kryen disa luftime neper toke ne Shqiperine e Mesme, nje pjese e tyre udhetoi neper det drejt Himares. Ne lidhje me keto veprime kronisti Stefano Magno njofton se:
"Kater galere te flotes mbreterore, qe e kishin sjellur ate ne ato ane, me Kladen prej Korone, shkuan duke plackitur neper ato brigje ne demin e turqve dhe qe andej Klada kaloi nga Vlora dhe shkoi ne malet e Himares, te vendosura ne bregdet ne kufijte e vendit te permendur te Vlores dhe me punen e tij, ata popuj te atij vendi malor, qe jane me shume se 50 fshatra, qene ftuar t’i zbonin turqit dhe te rifitonin lirine; dhe me galeret e thena shkoi ne keshtjellen Himare, fortese kryesore e atij vendi, dhe ate fortese e sulmoi". Per te perballuar sulmin e himarioteve, njofton kronisti, subashi turk i Himares i kerkoi ndihme bejlerbeut Sulejman Alibeut ne Vlore, i cili ishte duke u pergatitur per te rifilluar veprimet ushtarake kunder Otrantit ne Pulje. Bejlerbeu u nis vete ne ndihme te subashit te Himares me nje repart ushtarak prej 3000 vetesh te armatosur. Por, sikurse thuhet ne kronike:
"Popujt e malit te permendur (himariotet me ne krye Kostandin Muzaken – K.F.) bashke me shume balestjere te galereve shkuan tek nje qafe mali (pa dyshim ne Qafen e Llogorase – K.F.) e munden dhe e kapen (bejlerbeun – K.F.) me shume turq, kurse shume te tjere i vrane. Me te kapur e me te vdekur qene rreth 1000 vete. Te tjeret u kthyen mbrapsht".
Kronisti St. Magno shenon se pasi e mori vesh kete disfate, subashi i Himares u arratis me anije ne Korfuz, kurse "Klada qe kishte ardhur me galeret aty, hyri dhe mori edhe keshtjellen e Sopotit qe ishte ne malet e permendura".
Pasi u clirua Himara, Gjon Kastrioti i kerkoi kusheririt te vet, Kostandin Muzakes, qe t’ia dorezonte atij bejlerbeun Sulejman Alibeun, pasi i dha nje shperblim prej 1500 dukatesh. Pastaj Gjoni ua dha bejlerbeun "atyre te flotes mbreterore (napolitane – K.F.)" per 4000 dukate, te cilet ia dorezuan pastaj dukes se Kalabrise Alfonsit, i cili nga ana e vet e liroi pasi mori nga bejlerbeu 20.000 dukate. Ne kronike thuhet se ky lajm arriti me 23 shtator 1481 (34).
Ekziston nje leter e nenshkruar nga Kostandin, me mbiemrin e dyfishte Muzaka Karli, i cili cilesohet kusheri i pare (fratello consobrino) i Gjon Kastriotit, drejtuar para 16 gushtit 1481 dukes se Kalabrise ne te cilen pretendon se ka qene ai qe e udhehoqi kryengritjen e himarioteve dhe realizoi clirimin e Himares. Ne leter thuhet nder te tjera:
"Te nderuarit dhe te urtit zot Duke, nga biri yt kaloresi Kostandin Muzaka Karli. Ta dini sesi zoteria jote me dergoi nder Kurlisej (Kurvelesh – K.F.) dhe e pushtova te gjithe Shqiperine dhe sa flamuj qe ajo kishte; pushtova edhe fshatrat e Skimarise (Himares – K.F.) dhe keshtu shtira ne dore Cymaria-n (Himaren) dhe vrava njemije e gjashteqind turq kurse njemije e peseqind i kemi kapur te gjalle (35)".
Perkundrazi sipas Analeve te D. Malipieros, eshte Gjon Kastrioti ai qe e cliroi Himaren. Ne shenimin qe daton para 15 shtatorit 1481 thuhet tekstualisht: "Djali i Skenderbeut i ftuar prej shqiptareve, ka kaluar nga Pulja ne Shqiperi dhe me ndihmen e himarioteve ka shtene ne dore shumicen e shtetit ateror dhe ka thyer 2000 turq qe i kane kundershtuar".(36) Nga keto njoftime kuptohet se himariotet nuk mund te ishin greke, perderisa ata luftuan me trimeri dhe me vetmohim per te rimekembur shtetin e lire shqiptar.
Vec kesaj, as ne njoftimet qe flasin per ngjarjet e vitit 1481 nuk del prania e banoreve greke ne Himare. Qe nuk kishte luftetare greke ne ekspediten e Gjon Kastriotit del edhe nga nje akt i dukes se Kalabrise Alfonsi Aragonez, i cili permban udhezimet qe ai i dergoi Mag. Gjon Albinos (Giovani Albino), i ngarkuar si qeveritar i Himares se cliruar. Ne keto udhezime ai e porosiste nder te tjera qe ne Himare "te fliste e te orvatej me ata zoteri shqiptare (con quelli s. Albanisi) ne menyren dhe formen qe do t’i dukej me me vend qe t’ia dilte per te marre pashen (Sulejman Pashen e zene rob – K.F.)". Me tej ai e porosiste gjithashtu G. Albinon qe t’u lutej Kostandin (Muzakes – K.F.), Bernardinit, z. Francit dhe "zoterive fisnike shqiptare dhe shqiptareve te tjere po te jete nevoja" qe te merrnin pjese ne sulmin kunder flotes turke dhe qytetit te Vlores (37). Pra as ketu nuk permenden luftetare greke.
Ekspedita e Gjon Kastriotit dhe e kusheririt te tij Kostandin Muzakes ne Himare pati jete teper te shkurter. Me operacionet qe ndermori komandanti turk i Vlores kunder Himares, Gjon Kastrioti dhe Kostandin Muzaka, sebashku me pjesemarresit e ekspedites, ndoshta dhe me disa banore vendes, u kthyen perseri ne Pulje te Italise.
Qe pas largimit te tyre K. Klada te kete qendruar ne Himare, pervecse nuk ka deshmi dokumentare, eshte e pabesueshme, edhe per nje arsye tjeter. Stratiotet arvanite erdhen ne Himare si luftetare pa familjet e tyre. Edhe sikur familjet t’i kene sjelle me vone do te ishte e pakuptueshme te pranonim se Klada me arvanitet e tij, te cilet u larguan nga Korona per te shpetuar nga zgjedha turke te kene braktisur Kalabrine mikpritese (ku arvanitet nga Korona themeluan fshatin e sotem arberesh Shen Miter Korone – San Demetrio Corone) dhe te jene vendosur perseri ne nje vend si Himara me toka te pakta bujqesore dhe per me teper qe ndodhej thike me thike me zgjedhen osmane. Sic shihet, ketu nuk ka vend per te besuar se ne Himare me 1481 u vendosen kolone greke. Aq me teper qe tre vjet me vone kronisti venedikas St. Magno kur flet per kryengritjen e Himares te vitit 1484 i cileson himariotet pa medyshje shqiptare (Quelli di Zimera, populi Albanesi).(38)
Me ne fund emri i Korkondil Klades ose thjesht i Kladajve nuk ndeshet fare ne traditen popullore te treves himariote. Perkundrazi ne traditen popullore te Himares, Dhermiut dhe Palases ndeshet ende sot kujtimi qe e con prejardhjen e tyre tek epoka e Skenderbeut, madje aty-ketu edhe nga Kruja e Skenderbeut. Emrin e Klades, apo te Korones, apo te Manit nuk e njeh as gjenerali himariot Spiro Milo, i cili mori pjese, me nxitjen e mbretit te Napolit, ne krye te vullnetareve himariote ne revolucionin clirimtar grek te vitit 1821. Ne jeteshkrimin e tij hartuar ne baze te shenimeve te arkivit te tij personal thuhet:
"Ka lindur ne shkurt te 1800 ne fshatin Himare te rrethit te Akrokeraunit Oreon te Epirit. Paraardhesit e tij qe nga epoka e Skenderbeut sherbenin si ushtarake te mbretit te Napolit ne reparte te vecanta, qe here cilesoheshin shqiptare e here maqedone dhe shume prej tyre jane ngjitur ne grada te larta duke perdorur emrin Spiro, te fisit qe sot quhet Spiridhon. Me 1810 gjyshi i gjeneralit, Spiro Milo (Mihal) Johanis Spiros, komandonte efektivin e shqiptareve ne Siqili me graden e kolonelit, mori me vete dhe nipin e tij per t’i dhene atij edukaten e nevojshme. Me 1818, ai u dergua ne Epir tek te afermit e tij, por ai donte qe te inkuadrohej ne ushtrine e Napolit".(39)
Pra deshmia e gjeneralit Spiro Milo, nje himariot dhe njeri i shkolluar, nje nder heronjte e revolucionit clirimtar grek, i cili nuk e njeh as legjenden e Manit, as emrin e Korkondil Klades, jo vetem se eshte me e hershme por edhe me e besueshme se tregimi i V. D. Zoto-Molosoit dhe ca me teper se pohimet e mevonshme te historianeve helene mbi origjinen greke-maniote te himarioteve.
***
Ekspedita e Gjon Kastriotit, sidomos veprimet e saj ne Himare kunder bazes ushtarake turke te Vlores i tregoi Portes se Larte rrezikun qe paraqisnin himariotet kur ajo te rifillonte ekspediten ne Pulje te Italise. Per kete arsye sapo sulltani i ri Bajaziti II e kaperceu krizen politike qe shpertheu ne rradhet e turqve mbas vdekjes se sulltan Mehmet Fatiut, ai ndermori me 1484 dhe pastaj 1486 dy ekspedita ushtarake kunder Himares, te cilen St. Magno e cileson "vendi i shqiptareve"(40). Pas deshtimit qe pesoi edhe nje ekspedite e trete e tij me 1488 Bajaziti II me ne krye vete Sulltanin ndermori ne vitin 1492 nje fushate ushtarake "perandorake" kunder himarioteve. Rezistenca qe zhvilluan himariotet kunder furise osmane perben nje nga faqet me heroike te historise se tyre. Perkatesine etnike shqiptare te himarioteve ne kete perleshje epike e pohon perseri kronisti venedikas St. Magno, i cili shkruan se "turqit pushtuan malet e Himares, nga Vlora deri ne Sarande...dhe ne disa maja te maleve kapen shume shqiptare (molti albanexi), te tjeret u shperndare dhe iken"(41).
Por banoret e Himares nuk u ligeshtuan. Ata e vazhduan rezistencen derisa turqit u detyruan te hynin ne marreveshje me ta. Ne baze te marreveshjes, kalaja e Himares e Sopotit u rrenuan, kurse himariotet pranuan, njofton St. Magno, t’i paguanin haracin sulltanit. Pagesa e haracit do te thoshte se sulltani hiqte dore nga vendosja e regjimit feudal-ushtarak te timareve ne krahinen e Himares. Duke paguar haracin, Himara do te administrohej jo ne baze te ligjeve perandorake osmane, por sipas te drejtes zakonore te bashkesise se saj. Ne kete menyre, Himara fitonte nje autonomi krahinore.
Rezistenca e himarioteve la nje pershtypje te thelle ne opinionin evropian si lufte e nje grushti shqiptaresh e realizuar ne kushte teper te veshtira kunder ushtrive osmane. Sebashku me rezistencen, opinioni publik evropian, mori dijeni edhe per statusin e himarioteve – si nje bashkesi qe vetqeverisej ne baze te venomeve te tyre tradicionale. Deshmi kemi per kete "privilegj" humanistin dhe filozofin hollandez, bashkekohes te kesaj rezistence, Erazmin e Roterdamit (1469-1536), i cili ne vepren e tij Consultatio de Bello Turcis inferendo, shkruan:
"Sulltan Bajaziti pushtoi fiset qe banonin prane maleve Keraune, te cilat deri ato dite kishin qene perhere te lira, i nenshtroi me dhune dhe i vuri nen zgjedhen e turkut (sulltanit)".(42)
Vec kesaj, rezistenca heroike e himarioteve, e cila vazhdoi edhe ne shekujt e mevonshem, solli popullarizimin ne Evrope te emrit te Himares dhe te banoreve te saj, si nje bashkesi e vecante e kombesise shqiptare, afersisht njesoj si ndodhi me vone me rezistencen e bashkesise se Mirdites dhe te banoreve te saj, mirditoreve. Kjo eshte arsyeja perse ne aktet kancelareske dhe traktatet historike te shekujve XVI-XVIII, ata quhen thjesht himariote dhe rralle e tek cilesohen si shqiptare. Por kjo nuk do te thote se himariote kur nuk cilesohen shqiptare, ose kur thuhet "shqiptaret dhe himariotet", te dytet qene greke, sic e shperdorojne zakonisht historianet helene. Eshte e njejta gje se kur ndeshim ne burimet historike "shqiptaret dhe mirditoret", ose "shqiptaret dhe kelmendasit", nuk kemi te drejte te themi se te dytet (mirditoret ose kelmendasit), nuk qene shqiptare.
Por nga marreveshja e vitit 1492 nuk mbeten te kenaqur as turqit, as himariotet. Himariotet nuk mund ta duronin haracin, i cili ishte nje peng nenshtrimi dhe ishin gati te rifillonin kryengritjet per te rifituar lirine e plote sapo te gjenin nje perkrahje ne arenen nderkombtare. Nga ana e saj, administrata perandorake vazhdonte ta shihte me dyshim autonomine lokale te himarioteve dhe priste rastin qe t’i nenshtronte ata plotesisht. Si rrjedhim, turqit here pas here ndermerrnin ekspedita ushtarake kunder Himares per te vendosur regjimin e timareve, regjim i cili do t’ua hiqte autoritetin pushtetor krereve liridashes te Himares. Por himariotet nga ana e tyre vazhdimisht pergjigjeshin me nje rezistence te armatosur dhe disa here me sulme kunder bazave ushtarake osmane. Me te tilla perleshje midis qeveritareve osmane dhe himarioteve te lire eshte e mbushur historia e Himares gjate shekujve te sundimit turk, kurse rezistenca e tyre eshte pasqyruar vazhdimisht ne aktet kancelareske dhe botimet historike evropiane. Keshtu p.sh. ne nje memorial hartuar ne muajin tetor te vitit 1500, i cili ruhet ne biblioteken Laurentiane te Firences (Itali) dhe eshte botuar nga historiani rumun N. Jorga (43), thuhet nder te tjera:
"Ketu vendasit kane me shumice ujera te kulluara: dikush rreh detin per te nxjerre lehtesisht gjerat e nevojshme, dikush tjeter qendron fare i varfer sepse nuk mund te udhetoje me lehtesi ne brendesi te vendit. Banoret e ketij vendi jane ilire, qe tani quhen shqiptare, megjithese perdorin edhe gjuhen greke, por ne menyre shume te huaj...Ketu shpesh nenshtrohen nga turqit, pasi behet nje kerdi e madhe mbi ta dhe ne krye te dy ose tri viteve, serish dalin dore, me shprese sidomos se nga ndonje ane do te shkelqeje ndonje ndihme e dhembshur dhe te thuash me nje lufte te shpallur te perhershme, perhere sillen me guxim kundrejt atyre dhe keshtu aty askush nuk e perfill autoritetin dhe ligjin e tyre...(Hic, aquis lucidis indigenisque abundans, altera mari commeatus et supplementa recipere facilis, altera, pauci admodum custodientibus, qua continenti opponitur, superari non potest. Accole ejus Illyrii, quos nunc albaneses nuncupant, quamvis greca quoque lingua, perbarbare tamen, utantur...)"
Pra, himariotet e flisnin keq greqishten, pasi per ta ishte gjuhe e huaj. Edhe kronisti St. Magno duke folur per veprimet e armatosura te venedikasve me 1501 ne gryken e Vjoses thote se ne bashkepunim me ta ne keto veprime moren pjese edhe shqiptaret himariote (albanesi zimaroti). (44)
Udhetari freng Denis Possot ne vepren e vet te hartuar ne vitin 1532, e ndan Shqiperine ne tre pjese – ne Shqiperine e zoteruar nga venedikasit, ne Shqiperine e sunduar nga turqit dhe ne Shqiperine e sunduar nga vete shqiptaret (la troisiesme est en la seigneurie des Albanoys). (45) Duke folur per zonat "e lira" te Shqiperise, ai njofton se burrat e kesaj pjese shkojne ne lufte kundrejt pageses, se ata "kane 20.000 kalores per te shkuar kunder armiqve ne Turqi dhe ata banojne ne nje vend e ne nje pjese te Shqiperise qe tani quhet Himare" (ilz ont bien vingut mille gens se cheval pour aller contre les ennemis de Turquie. Et se tiennent a un lieu e t partie d’Albanie que maintenant on apelle Chimere). Sikurse shihet ketu Himara eshte ne veshtrimin me te gjere kur me emrin e saj perfshihej gjithe Laberia, fshatrat e se ciles sot bejne pjese ne rrethin e Vlores, Tepelenes, Gjirokastres, Delvines dhe Sarandes.
Ne vitin 1537 sulltan Sulejman Kanuniu vendosi te realizonte endren e paraardhesve te tij, pushtimin e Italise. Per kete qellim, erdhi vete ne Vlore sebashku me 20.000 ushtare dhe me nje shumice anijesh lufte. Kur ne korrik arriti ne treven e Vlores vendosi, ashtu si pararadhesit e tij (sulltan Fatihu dhe sulltan Bajaziti II), qe perpara se te ndermerrte ekspediten kunder Italise, te nenshtronte himariotet per te parandaluar goditjet prapa shpine te tyre. Per kete qellim, ai ngarkoi Ajaz Pashen qe sebashku me kryetarin e jenicereve t’i ndiqte himariotet deri ne strofkat e tyre dhe pastaj t’i shfaroste ne ate shkalle, sa te mbetej gjalle vetem kujtimi i tyre. Por, sic shenon historiani i njohur italian Andrea Marmora i shek. XVII, ndodhi e kunderta. Himariotet, jo vetem u mbrojten me shkathtesi, duke vrare me shume se 8000 ushtare turq, por vendosen qe t’i ndiqnin ushtrite turke dhe t’i sulmonin ne kampet e tyre dhe po te kishin mundesi te vrisnin dhe vete sulltanin46. Himarioti Damian, i cili mori persiper qe te vriste sulltanin u kap nga rojet turke para se te kryente atentatin.
Perballe veshtiresive qe ndeshi ne det sulltani hoqi dore nga zbarkimi ne Itali dhe iu drejtua Korfuzit. Ne lufte kunder turqve moren pjese krahas venedikasve te Korfuzit edhe himariotet me anijet e tyre.
Turqit e moren, por nuk e mbajten dot Korfuzin. Gjate terheqjes kryen shkretime e mizori neper Himare. Por perseri ata nuk e rivendosen dot ketu perfundimisht autoritetin e tyre perandorak. Megjithe keto shkretime, himariotet vazhduan te mbijetonin dhe ta ruanin fuqine e tyre mbrojtese dhe goditese, si ne toke, ashtu dhe ne det, duke dale perseri si shqiptare ne plan te pare te luftes turko-venedikase te Qipros (1570-1571).
***
Historiani grek I. K. Hasioti ne monografine qe i ka kushtuar Luftes se Qipros, botuar ne Selanik me 197047 e ka vene ne dukje pjesemarrjen e himarioteve perkrah venedikasve kunder turqve. Banoret e Himares zakonisht ai i quan "himariote", por aty-ketu i cileson greke, pa na sjelle (sipas zakonit, tashme te rrenjosur ne rradhet e nacionalisteve helene), asnje reference dokumentare per kete cilesim. Nga ana jone ne nuk kemi ndeshur ne asnje burim dokumentar, pervecse ne imagjinaten e historianeve nacionaliste helene, qe t’i cilesoje himariotet si "greke" nga pikepamja e perkatesise etnike, me perjashtim te rasteve kur ata cilesohen "greke" nga pikepamja e ritit kishtar bizantin. Historianeve greke ne do t’u pergjigjemi me pohimin e historianit italian Joanis Leunklavius, i cili e cileson krahinen e Himares si pjese e Shqiperise (in Chimeriotarum regione, quae Albaniae pars est), kurse per himariotet nuk le asnje pike dyshimi se ata nuk jane greke, por sic shkruan ai "ata jane arnautllare (sipas emertimit te shqiptareve nga turqit – K.F.) shqiptare, ose epirote (Chimeriotae sunt Arnautlari, vel Albani, vel Epirotae)". 48
Me 1566 ne pragun e luftes se Qipros duket se vendimi qe moren himariotet per te mos paguar haracin kishte me teper motive politike. Himariotet si kurdohere, dhe kete rradhe qene te prirur per te marre pjese ne cdo koalicion evropian antiturk, kurdohere me shprese se kjo lufte do te sillte edhe clirimin e tyre.
Ne nje relacion qe funksionari venedikas me origjine nga Kotorri me emrin Bukja (Bucchia) hartoi ne vitin 1567, ne te cilin flitet mbi mundesite qe ekzistonin, sipas tij, per nje debim perfundimtar te osmaneve nga Gadishulli Ballkanik, himariotet perfshihen ne popullsine shqiptare dhe jo ne viset ku banonin te perzier shqiptare dhe greke. Aty thuhet midis te tjerave:
"Perkundrazi shqiptaret (albanesi), sidomos ata qe prej Bunes shtrihen deri ne Preveze, duke perfshire Himaren perballe Puljes dhe Kepit te Otrantit – sepse prej Arte e tutje ne ane te Lindjes, kudo popujt qe jane te nenshtruar prej te pafeve (turqve – K.F.), jane te perzier, nje pjese greke e nje pjese shqiptare". Ai thote gjithashtu: "Dhe qysh nga kjo kohe (nga viti 1537 – K.F.) himariotet ne fjale, si dhe shqiptaret e tjere nga keta te Adriatikut – ne kohet e lashta detare ilire ose maqedone (et da quel tempo li detti Cimariotti et li altri albanesi di questi dell’ Adriatico anticamente Illirici et Mecedones marrittimi), u kane bere shume dhunime e deme armiqve te perbashket".
Ne qershor te vitit 1570, pasi kishte filluar Lufta e Qipros, proveditori i pergjithshem venedikas i Korfuzit, Sebastian Venieri ndermori me floten e Republikes nje operacion ne brigjet e Sopotit, ne jug te Himares per te pushtuar kalane, e cila ndodhej nen zoterimin turk. Kalaja e Sopotit u rrethua dhe u bombardua. Ne sulmin vendimtar, i cili perfundoi me pushtimin e kalase, moren pjese duke luftuar me heroizem krahas ushtareve venedikas edhe luftetare himariote. Historiani venedikas A. Marmora shkruan:
"Te gjithe himariotet i premtuan atij (Sebastian Venierit – K.F.) se do te benin te njejten gje (ne kalane e Himares – K.F.) po te kishin ndihme me forca te afta per te care mbrojtjen e forteses osmane (...molti cimerioti e promisero tutti da fare lo stesso, quando havessero assistenca di force, habili alla difes contro l’Ottomana fortezza...)49
Pas fitores qe korri flota venedikase kunder flotes osmane ne ujrat e Lepantit (7 tetor 1571) dhe pasi lane te vrare rreth 500 veta, venedikasit arriten ta rimarin perseri Sopotin. Por kur ne mars 1573 u nenshkrua marreveshja e Paqes midis tyre, Himara dhe Sopoti i mbeten perseri Turqise.
PJESA III
Si ishin Himariotet ne shekullin e XVI
E Diele, 05 Dhjetor 2004
Profesori ne studimin e tij "Himara dhe perkatesia etnike-(Bisede me Historianet greke) tashme na fut ne nje rrjedhe teper interesante. Ne vazhden e nje permbledhje te monografise, qe po botojme, kete here po behet i njohur nje dokument, i pabotuar kurre me pare. Ka te beje me Rregjistrin e Sanxhakut te Delvines, qe i perket vitit 991 te Hexhires, qe perkon me vitin 1583, perkthyer nga Prof. Petrika Thengjilli. Nje nga pese Kazate e Sanxhakut ishte edhe Kazaja e Kurveleshit, ku perfshihet dhe Krahina e Himares. Autori veren, se ne kete kohe, ky vend, nuk eshte me njesi-administrative me vete. Ajo qe shikohet ne kete rregjister dhe qe ka nje interes te pamate per banoret e Himares dhe te fshatrave te saj edhe sot ne ditet tona eshte se kryefamiljaret e te tre fshatrave te ashtuquajtura "greqishtfolese" (helenofone), mbajne ne pergjithesi emra dhe mbiemra te onomastikes shqiptare dhe nese nuk gabojme, asnje prej tyre nuk i perket onomastikes greke, referuar autorit. Nje tjeter fakt, eshte edhe historia kishtare e Himares, qe nga shekulli i XVII deri me XVIII, qe mbeshtet argumentin shqiptar. Ne kete kohe, "mungesen e peshkopeve te Patrikanes se Stambollit e shfrytezuan misionaret e urdherit baziljan, disa prej tyre arbereshe te Italise, te cilet ne kishen e tyre respektonin ritin bizantin dhe liturgjine greqishte, por ne vend te patrikut te Stambollit njihnin vartesine nga Papa i Romes". E gjitha kjo, duket se ishte vazhdim edhe i pozicionit qe mori Patriarkana ne Stamboll, "Marreveshja qe sulltan Mehmet Fatiu lidhi me 1454 (nje vit pas pushtimit te Stambollit) me patriarkun e Kostandinopojes J. Genadin, te mbiquajtur Skolarios", veren autori. Kjo ishte nje nga arsyet, qe himariotet u afruan me Papatin katolik. Akti i pare qe ne njohim deri me sot dhe qe shenon kthesen e vartesise se himarioteve te krishtere, nga Patrikana ortodokse e Stambollit ne Papatin katolik te Romes, mban daten 1577, referuar Frasherit. Ku, nen drejtimin e misionareve baziliane, kishat e Himares ose te pakten disa prej tyre i prene lidhjet me peshkopaten e Janines per nje kohe te gjate, pa hequr dore nga riti dhe liturgjia bizantine. Edhe Papa, i interesuar per kete kthese te himarioteve, ngriti ne Rome nje kolegj per pergatitjen e kuadrove te kishes lindore...Ne numrin e ardhshem do te lexoni:
a.Lufta e Himarioteve dhe kryengritjet e tyre.
b.Lidhjet me Mbreterine e Napolit dhe shmangja e Venedikut.
c.Renia e Murtajes dhe Zise ne Himare ne shekullin e XVI.
d. Roma njeh kishen e kesaj treve si nje institucion te saj me titullin Kisha Akrokeraune (Ecclessia Acroceraunia)...etj. Ben Andoni
Si ishin Himariotet ne shekullin e XVI
E Diele, 05 Dhjetor 2004
Nga Prof.Kristo Frasheri
Ne perforcim te perkatesise etnike shqiptare te himarioteve ne shek. XVI, po sjellim ketu nje burim dokumentar te panjohur deri sot. Eshte fjala per regjistrin e hollesishem (Defter-i Mufasal) te sanxhakut te Delvines te hartuar nga administrata perandorake osmane ne vitin 991 te hexhires (1583). Kete rradhe sanxhaku i Delvines ishte i ndare ne pese kaza. Njera prej tyre ishte kazaja e Kurveleshit, e cila perfshinte edhe krahinen e Himares50. Defteri eshte hartuar per efekte administrative, feudale dhe detyrimesh fshatare. Duhet thene se ne kete defter Himara nuk figuron me si ne vitin 1431-1432 si njesi administrative-feudale me vete (nayeti-i Himara), ndonese edhe atehere nuk i perfshinte te shtate fshatrat e sotme te saj, por tani ishte integruar krejtesisht ne kazane e Kurveleshit. Sic dihet, defteret mufasal permbajne emrat e kryefamiljareve te cdo fshati me detyrimet qe kishte fshati ne teresi ndaj spahiut te vet. Ne ketu do te botojme vetem listen e kryefamiljareve te shtepive te tri fshatrave te ashtuquajtura "greqishtfolese" te kesaj krahine - Himares, Dhermiut, Palases - ne fac-simile, sebashku me perkthimin dhe transkriptimin ne shqip nga Prof. dr. Petrika Thengjilli, ashtu sic figurojne ne regjistrin e hollesishem (Defter-i Mufasal) te vitit 1583. Si ne te gjithe defteret Mufasal edhe ketu jane shenuar ne cdo fshat numrat e shtepive dhe emrat e kryefamiljareve te tyre. Emrat e kryefamiljareve te regjistruara ne kete defter te Himares jane keto:
Ne vete Himaren:
1.Lirbo? Mujo - 2. Todor Kudhes? - 3. Gjoka Boga - 4. Andrea Musica - 5. Balsh Dhima - 6. Komin Voja, Doja? - 7. Gjoka Dhamo - 8. Petri Gjoni - 9. Todor Brati, Perlin? - 10. Mitri... - 11. Mark Gjoni - 12. Gjika Gjoni - 13. Todor Lumadhi - 14. Dhimo Papa - 15. Kondi Petri - 16. - Andon Ajas - 17. Todor Kondavik? - 18. Meksi Palloshi - 19. Gjon Palloshi - 20 - Dede Kola - 21. Dhuman Gjipali, Gjikalli? - 22. Nikola Gjin Miri? 23. Gjek Leka - 24. - Gjoka Nika - 25. Mark Suvari? - 26. Gjon Palloshi - 27. Kondi Camije? - 28. - Petri Gjini - 29. Petri Petri - 30. Todor Gjinok? - 31. Pteri Gjoni - 32. Gjik Llanka - 33. - Gjin Gjon Aleksi - 34. - Mihran? Levendari? - 35. Kond Martini - 36. Dembllar? Dimitrie - 37. Nike Martini - 38. Gjok Alemdari - 39. Gjok Dhim Gjini - 40. Dole Mandashi - 41. Martin Zylkader? - 42. Kondaramo Muka - 43. Si i pari - 44. Aleks Peci - 45. Gjini Gjorzaj - 46. Gjika Llazari - 47 Dhimo Tanushi - 48. Pali Dhjako - 49. Martin Tanushi, Janushi? - 50 Gjika Mehilli - 51. Emeklu? Dhjako - 52. Gjon Pavllari Mehilli - 53. Dhimo Gjon Vllasi - 54. Petri Dhima - 55. Dhima Emelkuri? - 56. Thanas Jorgonllu? - 57. Nika Kallandori - 58. Aleks Menko, Nenko? - 59. Dhimo Dermali - 60. Leka Dermali - 61. Kuka Leondari - 62. Selka Ulmi, Almi? - 63 Todor Gjini - 64. Gjok Gjini - 65. Simon Nika - 66. Dhimo Mamija? - 67. Meks Mamija - 68. gjon Leondari - 69. Kond Andredo? - 70 Gjin Todori - 71. Pal Melani - 72. Meks Mitrije - 73. Andrea Gjomija? - 74. Pali Panajoti - 75. Kont Lela, Della? - 76. Gjurka Kondi - 77. Gjika Dhima - 78. Dhima Gjon Meshi - 79. Nika Dhima - 80. Kont Gjoni - 81. Dhima Mihallo? Limarho? - 82. Andrea Zota, Voja? - 83. Dhima Nika - 84. Papa Thanasi - 85. Todor Nika - 86. Kond Todori - 87. Gjoka Jorgo - 88. Papa Aleksi - 89. Andrea Petri - 90. Leondar Meksi - 91. Todor Meksi - 92. Nika Plaku - 93. Gjon Menika, Mnika? - 94. Gjin Meksi - 95. Meks Mnika, Menika? - 96. Gjok Pali - 97. Kond Papa - 98. Dhimo Papa - 99. Muji... - 100. Gjin Pali - 101. Todor Gjin Gjoni - 102. Dhimo Gjin Dhima - 103. Nika Leka - 104. Dhimo Andrea - 105. Andrea Menkuli - 106. Gjok Menkuli - 107. Bardho? Ali Kopalli? - 108. Gjin Jorga - 109. Gjok Gjin Pjetri - 110. Nikolla Gjoni - 111. Kont Premti - 112. Papa Nikolla - 113. Kont Gjoni - 114. Nika Gjin 115. ... Zoto - 116. Gjok Jorgo - 117. Dhimo Pelikani - 118. Menkul Gjoni - 119. Kont Panomllu - 120. Andrea Jorgo - 121. Kond Andrea - 122. Petri ... - 123. Todor Mirdemko - 124. Dhimo Andrea - 125. Todor ... - 126. Aleksi Papa - 127. Zot Gjoni - 128. Niko Mirini? - 129. Dhimo Kondi - 130. ... Bardhi - 131. Dhimo Leka - 132. Gjoka Dhimo - 133. Lika Kondi - 134. Petri Todori - 135. Jorgo Andrea - 136....... - 137. Martin Gjini
Gjithsej 137 shtepi: hane (me kryefamiljare) 130, me myxhered (me jetime) 7. Tatimet nga fshati Himare: Ispenxhe - 3425 akce, Hinta (drithe) - 2250 akce, Musht (Shaire) - 6000 akce, E dhejta e ullinjve - 1600 akce, e dhjeta benakut - 600 akce, resm-i bostan - 260 akce, badihava - 13 akce.
Fshati Dhermi:
1.Leka Gjini - 2. Petri Dhima - 3. Andrea Caco Caco? - 4. Zot Dhimo - 5. Kristo Dhimo - 6. Manush Adeti - 7. Gjin Gjoni - 8. Gjin Kondi - 9. Kondi Zoto - 10. Leka Gjini - 11. Gjin Mavllari? - 12. Kondi Streli - 13. Papa Jorgi - 14. Vojo Jak - 15. Vojo Kondi - 16. Todor Stimaqi? - 17. Todor Mehilli - 18. Dhimo Kondi - 19. Vaso Damo - 20 Llazar Petro - 21... Kondi - 22. Gjin Piro? Poro? - 23. Kondi Dhima - 24. Gjika Todor - 25. Leka todor - 26. Gjin Dhima - 27. Zot Todori - 28. Gjin Ruqi? Zhuqi? - 29. Pal Nika - 30. Gjoka Qezari - 31. Gjin Dhima - 32. Nikoll Kosta - 33. Todor Kosta - 34. Gjika Pano - 35. Leondar Pali - 36. Gjon Panoja - 37. Kristok Pano - 38. Andorce Pano - 39. ... Deda - 40. Gjin Demi? Remi? - 41. Leka Nika - 42. Todor Andrea - 43. Papa Patro - 44. Kondi Merkuri - 45. Brumo Madhima? - 46. Kondi Bukali? Bucali? Mucali - 47. Gjin Bucali? Bukali, Mucali? - 48. Dhimo Dhamo - 49. Todor Pali - 50. Nikolla Livrani? Lehrani?
Gjithsej 53 shtepi: hane (me kryefamiljare) 50, me myxhered (me jetime) 3. Tatimet nga fshati Dhermi: ispenxha 1325 akce, hinta (drithe) 900 akce, shair (theker) 290 akce, e dhjeta e mushtit 840 akce, e dhjeta e alef 28 akce, e dhjeta e ullinjve 23 akce, resm-i bennak 250 akce, resm-i bostan 100 akce, badihava 1138 akce, shuma 4999 akce.
Fshati Palase
1.Papa Nikolla - 2. Dhimo Jorgo, Bojko? - 3. Gjin Gjoni - 4. Dhimo Nasto - 5. Pali Lihori? - 6. Meks Sinani - 7. Nika Thanasi - 8. Papa Meksi - 9. Miro Petro Kasto? Marito? 10. andrea Stavro - 11. Gjon Lehamo? - 12. Aleks Paskali - 13. Lehamo? Dhimo - 14. Dhrako? Kola - 15. Dhimo Jari? Pari, Nari? 16. Pal Lehkani? - 17. Qezar Nikolla - 18. Kostri... 19. Qirjako Paskali - 20. Nika ... 21. Kond Panuci - 22. Dhimo Pobrat - 23. Leka Kosta - 24. Zot Demka - 25. Dhimo Jorgji - 26. Dhimo Kondi - 27. Jorgo Pali - 28. Nika Pali - 29. Jorgo Medrosi? Drosi? - 30. Paskal Dhimaqi - 31. Dhimo Petro - 32. Lika ... 33. Nika Marko - 34. Dhamo Marko - 35. Andrea Qezari - 36. Todor Lohomo? - 37. Gjon Lohomo? 38. Gjon Gjirace - 39. Gjika Gjirace - 40. dhimo Musuni? - 41. Gjon Mihali - 42. Dhimo Mastro? - 43. Dhimo Nikolla - 44. Kosta Kondi - 45. Dhimo Mihali - 46. Niko Dhimo - 47. Thanas Lehamo? 48. Todor Zagori - 49. Gjon shiko 42 - 50. Gjik Todori - 51. Andrea Komnini - 52. Jorgji Komnini - 53. Dhimo shiko 42 - 54. Todor Bojko - 55. Kondi Kosta Nasto - 56. Nika Lindo - 57. Nika Marini - 58... Kodheli - 59. Dhimo Sinani - 60. Gjin Sallaja - 61. Deliro ...62. Dhimo Muja - 63. Andrea Andoni - 64. Pali Papa - 65. Dhimo Paskali - 66. Dhimo Bojko - 67. Andrea Dumani - 68. Dhimo Pali? Jani? - 69. Jorgo Kristuli - 70. Pali Paskali - 71. Pali Dhimo - 72. ... Bero? - 73. Mano si 72 - 74. Miho Thanasi - 75. Andrea Lihamoqi? - 76. Lika Gjuhamoli? - 77. Jorgji Memlima? - 78. Gjoka ... - 79. Menko Paskali - 80. Gjoka Pali? Jani? - 81. Todor Dhimo - 82. Konti Dhimo - 83. andrea Vasili - 84. Vaso Dhimja - 85. Kosta Nenko? Petko? - 86. Qiro Nikolla - 87. Apostol Petro - 88. Petko Mihali - 89. Deliro Mihali - 90. Qezar Damiani - 91. Jorgji ... - 92. Dhimo Vasili - 93. Petko Sima - 94. Petko ...95. Vaso Petko
Tatimet nga fshati Palase: ispenxhe 1250 akce, hinta (drithe) 1350 akce, e dhjeta e shairit 580 akce, e dhjeta e mushtit 360 akce, resm-i bennak 400 akce, resm-i bostan 1600 akce, resma i kovan (blet) 200 akce, e dhjeta e ullinjve 400 akce, e dhjeta e Pallamudhit 65 akce, badihava 861 akce, shuma 6629 akce.
Sikurse shihet kryefamiljaret e te tre fshatrave te ashtuquajtura "greqishtfolese" (helenofone), mbajne ne pergjithesi emra dhe mbiemra te onomastikes shqiptare dhe nese nuk gabojme, asnje prej tyre nuk i perket onomastikes greke. Madje me kete rast nuk eshte pa vend te thuhet se nga regjistri mufasal i kazase se Gjirokastres, hartuar ne vitin 1520, del se edhe ne fshatrat e krahine se Dropullit, ku sot banon nje bashkesi minoritare greke ne shek. XVI kishte vetem banore shqiptare51. Po ashtu, sipas regjistrimit mufasal te kazase se Delvines hartuar ne vitin 1583 del se ne fshatrat e minoritetit te sotem grek qe ndodhej ne juridiksionin e kesaj kazaje kishte vetem banore shqiptare.52
Edhe historia kishtare e Himares, gjate shek. XVII-XVIII flet per perkatesine etnike shqiptare te himarioteve.
Marreveshja qe sulltan Mehmet Fatiu lidhi me 1454 (nje vit pas pushtimit te Stambollit) me patriarkun e Kostandinopojes J. Genadin, te mbiquajtur Skolarios, te emeruar prej tij, me te cilen ai e lejonte kishen ortodokse te ushtronte veprimtarine e saj ne mbare territoret e perandorise, pati pasoja te thella per popullsite e krishtera ne pergjithesi dhe per banoret e Himares ne vecanti. Pasojat u shkaktuan ngase marreveshja e detyronte patriarkatin lindor dhe insitucionet e tij kishtare te respektonin ligjet perandorake te sulltanit dhe ta ushtronin veprimtarine e tyre fetare vetem brenda kishave. E thene ndryshe, patriarkati hiqte dore nga cdo orvatje per te permbysur rendin e krijuar nga pushtimi osman dhe per te rivendosur pushtetin e meparshem bizantin, i cili kishte si fe zyrtare krishterimin ortodoks.
Sic dihet ne rrethanat e krijuara nga karakteri feudal, ushtarak dhe teokratik i Perandorise Osmane, jeta e bashkesive te krishtera dhe institucioneve te tyre kishtare ka qene teper e veshtire. Kisha nuk qe ne gjendje t'i mbronte besimtaret e saj nga arbitraritetet e administrates perandorake. Porosite e saj per te pranuar nenshtrimin ndaj pushtetit sulltanor nuk mund te pranoheshin, sidomos nga banoret e krahinave malore, sic ishin himariotet, te cilet te nenshtrimi shikonin fundin e venomeve shekullore. Per kete arsye himariotet e hodhen veshtrimin te Kisha Perendimore, prapa se ciles qendronin disa nga Fuqite evropiane te interesuara per debimin e Perandorise Osmane nga Gadishulli Ballkanik. Ne fillim himariotet u lidhen me Republiken e Venedikut dhe me Mbreterine e Napolit, mbasi qe te dyja keto fuqi adriatikase zhvillonin nje politike teper aktive antiosmane.
Gjate shek. XVI Himara figuron ende si nje peshkopate e varur nga Patrikana e Stambollit. Peshkopi Germanos, mitropolit i Sardeonit ne katallogun e peshkopatave lindore qe ka botuar me 1937 permend emrat e titullareve qe ka patur peshkopata e Himares gjate shek. XVI-XIX, nder te cilet i pari ishte peshkopi Sofron vdekur me 155453. Por, titullaret qe permenden ne kete katallog nuk do te thote se ata kane qendruar realisht ne krye te dioqezes se tyre. Gjate shek. XVI-XVII ne Himare me banore vazhdimisht ne kryengritje kunder Stambollit, peshkopet dhe prifterinjte e kishes lindore, e kishin te veshtire te solidarizoheshin me besniket e famullive te tyre. Ata ose duhej te bashkoheshin me kryengritesit e t'i prisnin lidhjet me Patrikanen ose per te ruajtur lidhjet me Patrikanen duhej te largoheshin nga dioqezat e tyre.
Ne lidhje me Himaren shpeshhere peshkopet e saj largoheshin nga selite e tyre dhe strehoheshin sidomos ne Janine ku ndodhej kryepeshkopata nga e cila vareshin. Nuk eshte e rastit qe, sic del nga katallogu i mitropolitit Germanos, u emeruan si titullare te peshkopates se Himares funksionare qe sherbenin ne kryepeshkopaten e Janines si protosingjel Manasi (vdekur me 1695), jeromonaku Zakaria (vdekur me 1730), kryediakoni i mitropolise se Janines Genadi (larguar me 1755), jeromonaku Partheni (vdekur me 1804). Mungesen e peshkopeve te Patrikanes se Stambollit e shfrytezuan misionaret e urdherit baziljan, disa prej tyre arbereshe te Italise, te cilet ne kishen e tyre respektonin ritin bizantin dhe liturgjine greqishte, por ne vend te patrikut te Stambollit njihnin vartesine nga Papa i Romes. Madje me veprimtarine e tyre Roma mekembi ne Himare ne cerekun e dyte te shek. XVII, sikurse do te shihet, nje institucion ne shkalle peshkopale me emrin e maleve Keraune.
Akti i pare qe ne njohim deri sot qe shenon kthesen e vartesise se himarioteve te krishtere, nga Patrikana ortodokse e Stambollit, ne Papatin katolik te Romes, mban daten 1577. Eshte nje leter e himarioteve drejtuar papes Gregori XIII me 12 korrik 1577, nga e cila vlen te nenvizohen dy copeza. Ne njeren prej tyre njoftohen demet qe kishin pesuar vazhdimisht nga invazoret osmane, perfshire edhe djegien tri here prej turqve te selise se peshkopit te tyre dhe e dyta, nevojen e ngutshme financiare qe kishin per te blere arme me te cilat te vazhdonin luften kunder invazorit osman dhe per te rindertuar banesen e peshkopit te tyre. Letra i drejtohet Papes ne emer te "prifterinjve klerike e laike dhe te gjithe popullit te Himares", te cilet thuhet aty, i bien atij ne gjunje, gjuhe kjo e palejueshme, madje e denueshme, sidomos per prifterinjte e dioqezave kostandinopolitane. Me ne fund letra mbyllet me adresen: "Prej Himare, d.m.th. prej Epirit te shqiptareve".
Si rrjedhim, nen drejtimin e misionareve baziliane kishat e Himares ose te pakten disa prej tyre i prene lidhjet me peshkopaten e Janines per nje kohe te gjate, pa hequr dore nga riti dhe liturgjia bizantine. Edhe Papa i interesuar per kete kthese te himarioteve ngriti ne Rome nje kolegj per pergatitjen e kuadrove te kishes lindore. Shkolla u quajt "Kolegji Greko-Ortodoks i Shen Athanasit", jo se frekuentohej nga greket, por se i kushtohej ritit kishtar bizantin, i cili ne Itali quhej thjesht riti grek. Si rrjedhim, ajo frekuentohej kryesisht nga shqiptare ortodokse, duke perfshire dhe arbereshet e Italise. Ne nje leter qe i drejtuan Papes me 1581, himariotet jo te shtate fshatrave, por te mbare krahines prej pesedhjete e ca fshatrash, e falenderonin kryepriftin roman per kolegjin qe kishte ngritur per ta ne Rome54. Vec kesaj ata tregonin gadishmeri per te marre pjese ne kryengritjen e madhe qe po pergatitej ne Shqiperi dhe ne More.
Me interes te vecante eshte nje akt qe mban daten 1 qershor 1593 drejtuar Papes Gregori XIII nga pleqte e Shqiperise, li vecchi di Albania, te viseve veriore, te cilet njoftonin per vendimin qe kishin marre te benin nje kryengritje "per t'i kthyer vendit tone lirine e lashte...se do te luftojme jo me pak sesa luftonin (te paret tane) ne kohen e te permendurit trimit Gjergj (Kastriotit - K.F.)...dhe se do te vijne te bashkohen me ne
shqiptare te tjere qe jane ata te Himares (et ancore venirano unisi con noi altri albanesi che son quelli di Cimaria)."55
Krijoni Kontakt