Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Dhuna

  1. #1
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    Dhuna

    Dhuna ėshtė nė rrėnjėt e gjithė historisė njerėzore. Ėshtė mjerim tė shohėsh se si akoma na duhen ushtritė, armatimet nukleare. Jodinjitoze ėshtė pėr ne se akoma na nevojitet policia, gjykatat dhe burgjet. Njerėzimi ca mė i mirė, njeriu ca mė i vetėdijėsuar do t'i braktiste kėto pakuptimėsi...

    Dhuna asnjėherė nuk mund tė bėhet pjesė e shpirtit rebelues, nga arsyeja e thjeshtė sepse dhuna ėshtė nė rrėnjėt e gjithė historisė njerėzore, pėrderisa rebeli synon tė ndahet nga e kaluara. Dhuna ishte mėnyrė e tė jetuarit ndėr shekuj, ndėr mijavjeēarė. Drejtėpėrdrejtė apo tėrthorazi, ne kemi jetuar nė dhunė. Ushtritė tona, policitė tona, burgjet gjyqet, luftat tona, tė ashtuquajturat religjionet tona te mėdha, ēdo gjė ka bartur dhunė. E dhuna nėse shikohet nė esencė, nuk ka kurrėfarė respekti ndaj jetės.

    Sipas meje, njeriu religjioz, vetėdija reiigjioze, ėshtė vetėm njė qėndrim i thellė respekti ndaj jetės, ngase nuk ka zot jashtė jetes. S'ka parajsė jashtė vetėdijes. Dhuna ėshtė pėrdhosje edhe e jetės edhe e vetėdijes. Ėshtė destruktive.

    Rebeli ėshtė krijues; filozofia e tij ėshtė vete krijimtaria. Jetuam nė destruktivitet mjaftė gjatė dhe ē'fituam? Pėr kėtė unė e bėj dallimin e qartė mes rebelit dhe reaksionarit. E bėj dallimin mes rebelit dhe revolucionarit. Reaksionari ėshtė kategori mė e ulėt. Ai asnjėherė nuk mund ta ndajė veten nga e kaluara. E kaluara ėshtė orientimi i tij, ai reagon kundėr me kėtė rast. Por, a je kundėr apo pėr, ėshtė vetėm ēėshtje e raportit tėnd, e pėrmbajtjes sate.

    Revolucionari qėndron mė lart se reaksionari. Ai nuk ėshtė vetėm reaksion, por e ka edhe ėndėrrėn e vet tė ardhmerisė, utopinė e vet. Dhe, derisa dhuna tė jetė prezente, revolucionarėt gjithnjė gjėrat e vėrteta i pėrfundonin nė rrethana tė pavolitshme. Me dhunė ti asnjėherė nuk mund tė arrish deri te paqja, qetėsia, njerėzia nė dashuri. Dhuna do tė jetė nė themel tė ēdo gjėje, kjo do ta helmojė tėrė mbindėrtimin tėnd.

    Rebeli do tė jetė jodhunues jashtė ēdo tentative pėr dhunė. Pa qenė jodhunues ai as qė mund tė bėhet bartės i mirėqenies, paqes, ē'armatimit, njerėzimit joklasor. Nėse e mbjell farėn e dhunės, t'i s'mund tė presėsh apo tė shpresosh se do tė mbijė gjė tjetėr pos dhunės. Lulja e dhunės lulėzon prej farės tė cilen vetė e ke mbjellur. Prandaj dhe ēdo revolucion me dhunė ka prodhuar dhunė pikėrisht nė atė shoqėri, ka prodhuar kulturė tė dhunės.

    Ėshtė mjerim tė shohėsh se si akoma na duhen ushtritė, armatimet nukleare. Jodinjitoze ėshtė pėr ne se akoma na nevojitet policia, gjykatat dhe burgjet. Njerėzimi ca mė i mirė, njeriu ca mė i vetėdijėsuar do t'i braktiste kėto pakuptimėsi qė na rrethojnė dhe qė na e helmojnė qenien.

    Rebeli nuk do tė jetė shpirtvogėl. Ai nuk do tė hamendet, nuk do tė bėjė kompromise me tė kaluarėn. Ajo si e tillė duhet tė refuzohet. Vetėm kėshtu mund tė mbrohemi prej barbarizmit nė njerėzimin, egėrsisė, dhunės dhe qėndrimit tė rrenjosur thellė tė mosrespektit ndaj jetės dhe ekzistencės.

    Rebeli do tė jetė i gatshėm tė vdesė, por nuk do tė jetė i gatshėm tė vrasė. Ėshtė krenari kur njeriu vdes pėr ēėshtjen e vet. Shtazarake ėshtė tė vrasėsh pėr ēėshtjen tėnde, sado e rėndėsishme tė jetė ajo. Edhe praktikisht shikuar, rebeli ėshtė vetėm njė individ kundėr gjithė njerėzimit; madje edhe nėse do ta zgjidhte rrugėn e dhunės ai do tė thehej shpejt. Armiku-e kaluara - ka shumė mė tepėr fuqi nė duart e veta.

    Rebeli duhet tė besojė nė dashuri, nė meditim, duhet tė vetėdijėsohet pėr pavdekėsinė e vet - edhe nėse trupi deformohet, prishet, ai mbetet i paprekur. Unė nuk po flas kėtu vetėm per rebelimin politik, por po flas pėr rebelimin individual, fenomenin spiritual, jo pėr qenien politike. Asnjė spiritualitet nuk do ta pranojė dhunėn si mjet pėrfundimi tė diēkaje. Dhuna, pa mėdyshje, ėshtė jashtė ēdo diskutimi, kur ėshtė nė pyetje rebeli im, njė rebelim i ketillė. Ai nuk mund tė shkatėrrojė - mjaft ėshtė shkatėrruar deri mė tash. Ėshtė koha tė ndėrpritet njėherė e pergjithmonė me kėtė mėnyrė idiotike tė tė jetuarit. Duhet tė dalim nga ky terr nė dritė tė ēiltėr. Unė nuk e paramendoj rebelin tim pa meditim; meditimi ėshtė pėrvoja esenciale. Dhe nėse njėherė kupton se je i pavdekshėm, kush do tė brengosej pėr vdekjen? Dhe nėse miliona meditues janė tė gatshėm t'u dalin pėrpara tytave tė pushkėve tė sė kaluarės sė vjetėr dhe tė rrėnjosur thellė, ndoshta eksiston mundėsia: ndoshta kjo do t'i zbusė zemrat e njerėzve qė mbajnė tytat nė duart e veta.

    Rebelimi nuk ėshtė provuar nė tėrė shkallėn e gjerė tė mundshme. Vetėm me pėrpjekjet e miliona njerėzve tė cilėt meditojnė, tė cilėt duan qetėsinė dhe paqen, tė cilėt zhdukin ēdo lloj diskriminimi qė e shkakton dhuna - mund tė krijohet hapėsirė, depėrtim nė ndaljen e kontinuitetit tė dhunės, e kėsisoji tė shpėtohet ky njeri nė kėtė planetė.

  2. #2
    The Furious Maska e kapedani2001
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    E U
    Postime
    98
    smunda me e lexu te gjith romanin elda se sskam shume kohe po do ta lexoj dhe do te kthej pergjigje te premtoj (kur tkem koh) lol mos ma merr pesprapthi
    me respekt KAPEDANI



    RESPECT...
    Live and let the others live
    see ya don`t wana bee ya

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •