B. Prifti
Dje ėshtė mbajtur konferenca e parė e rektorėve tė Universiteteve tė Ballkanit e promovuar nga ambasada italiane, Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė dhe Konferenca e Rektorėve tė Universiteteve tė Shqipėrisė. Universitetet e Ballkanit pėrballė sifidės sė Kartės sė Bolonjės drejt Bashkimit Evropian ka qenė tema qendrore e konferencės, gjatė sė cilės janė mbajtur referate tė ndryshme lidhur me kėtė proces. Nė praninė e 24 rektorėve dhe 14 pėrfaqėsuesve nga 38 universitete nga Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia Mali i Zi, Bosnja, Hercegovina, Shqipėria, Maqedonia e Greqia ėshtė diskutuar nė parim lidhur me tė mirat e procesit tė Bolonjės pėr afrimin me universiteteve, shkėmbimin e pėrvojave, lėvizje e transferime tė lira e kėshtu me radhė. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, pėr universitetet tona ėshtė shumė i rėndėsishėm zbatimi i autonomisė financiare, qė mbetet vetėm nė letėr. Sipas saj, shteti duhet tė tatojė vetėm 10% tė tė ardhurave e pjesa tjetėr ti mbetet universitetit,- tha Rrokaj, duke theksuar mė tej se implementimi i Kartės sė Bolonjės ėshtė njė proces i pakthyeshėm. Sipas rektorit tė Universitetit tė Braca Harric nė Beograd, Daniel Cujeticanin, arsimit i duhet kushtuar shumė vėmendje, padyshim edhe nga ana e qeverisė. Takimi u mbyll me nėnshkrimin e dy dokumenteve. Njė marrėveshje dypalėshe bashkėpunimi mes Konferencės sė rektorėve italianė dhe atyre shqiptarė dhe deklaratės sė Tiranės qė duhet ti paraprijė krijimit tė njė rrjeti mes universiteteve tė Ballkanit. I pranishėm nė konferencė ka qenė edhe ministri i Arsimit, Memushi, sipas tė cilit autonomia ėshtė njė proces qė nuk fillon e mbaron nė njė ditė.
Krijoni Kontakt