Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Samit mbi marëdhëniet ndërfetare në Tiranë

    Presidenti Moisiu dhe drejtori i përgjithshëm i UNESC-s, organizatorët e takimit

    Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, samit në Tiranë


    A. Rama

    TIRANE - Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Europën Juglindore do të jenë objekt i samitit që do të zhvillohet pas disa ditësh në Tiranë. Krerët e 6 shteteve të Europës Juglindore, Alfred Moisiu, Borislav Paravac, president i Bosnjë-Hercegovinës, Georgi Parvanov i Bullgarisë, Stjepan Mesiç i Kroacisë, Svetozar Maroviç i Unionit Serbi-Mal i Zi dhe Branko Cervenkovski, president i ish -Republikës Jugosllave të Maqedonisë, do të takohen në Shqipëri më 9-10 dhjetor në samitin: “Zhvillimi i Marrëdhënieve Ndëretnike e Ndërfetare – Faktor i Rëndësishëm për Progresin Evropës Juglindore”, i organizuar nga presidenti shqiptar dhe drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Koiçiro Masura.
    Ndërkaq në samitin e Tiranës pritet të marrin pjesë Kjell Magne Bondevik, kryeministër i Norvegjisë, Erhard Busek, koordinatori special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore si dhe në tërësi gati 100 drejtues politikë dhe fetarë, apo ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë në këto çështje. Samiti i Tiranës do të analizojë rolin që luan dialogu ndërfetar e ndëretnik në fushat që UNESCO i ka nën kompetencën e saj, kryesisht në sistemin edukativ, kulturor, shkencat, komunikimin dhe informacionin. I organizuar në tre panele, samiti do të ndalet tek “Dialogu Ndëretnik e Ndërfetar në Evropën Juglindore- në Vend të Mureve, “Ura - Mësimet e Nxjerra”, “Kontributi i Dialogut Ndërfetar, Ndëretnik, dhe Ndërkulturor në Evropën Juglindore”, si dhe “Globalizmi dhe Shoqëritë e Evropës Juglindore – Sfidat dhe Dilemat”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Samiti i 'tolerances' ne Tirane

    Në Tiranë samiti: "Zhvillimi i dialogut ndëretnik dhe ndërfetar, faktor i rëndësishëm në stabilitetin dhe progresin e Evropës Juglindore"





    Sot në Tiranë nën kujdestarinë e presidentit Moisiu dhe të drejtorit të përgjithshëm te UNESCO-s Koichiro Matsuura, po organizohet samiti rajonal mbi dialogun ndërfetar dhe ndëretnik. Ky samit do përqendrohet konkretisht tek kontributi i fesë dhe i multietnicitetit në dialogun midis qytetërimeve dhe kulturave. Pjesëmarrësit do të tentojnë të nxjerrin konkluzione për mundësinë e një bashkëjetese më të mirë ndërfetare dhe ndëretnike në Ballkan. Vëmendja pritet t'i kushtohet bashkëjetesës së shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

    Në një Ballkan të pasluftës, në një Evropë të ndikuar nga globalizmi me emigrantë të etnive dhe feve të ndryshme e vetmja mundësi zhvillimi, stabiliteti dhe paqeje është dialogu ndëretnik dhe ndërfetar. Këtë ide kanë ndarë sot në Tiranë krerët e shteteve të rajonit, drejtues të lartë të Kombeve të Bashkuara, personalitete të institucioneve evropiane, intelektualë dhe të ftuar gjatë zhvillimit të këtij samiti politik.

    Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, iniciator i një forumi të tillë, e cilësoi modelin e Shqipërisë ku tre besimet fetare jetojnë tradicionalisht në harmoni mes tyre, si një model të denjë për tu ndjekur. "Në këtë kontekst e quaj të domosdoshme të vë në dukje, se atje ku komunitetet fetare praktikojnë tolerancën dhe kanë arritur një harmoni shëmbullore, si në rastin e kombit shqiptar do të ishte një gabim i pafalshëm për cilindo që tenton të cenojë apo prishë këtë ekuilibër fetar."

    Duke iu bashkuar idese se samitit per dobine e dialogut nderetnik dhe nderfetar Drejtori i Pergjithshem i Uneskos, Kiçiro Masura, tha se vete zhvillimi i ketij samiti tregon se nevoja per dialog po rritet ne rajon. Duke paraqitur historine e afert te rajonit me luftra dhe konflikte ai tha se "Motoja e Europes Jug- Lindore" duhet te jete "KURRE ME" Ne sfiden e madhe te dialogut, theksoi ai, eshte e rendesishme futja ne gjithe nivelet e arsimimit e nocionit "te mesojme te jetojmese bashku." Presidenti i unionit Mali i Zi -Serbi, Svetozar Maroviç, e quajti nje vlere te madhe diversitetin e feve dhe te etnive ne rajon. Ai u ndal ne menyre te posaçme ne marrdheniet etnike ne Kosove dhe ne statusin e saj.

    " Kosova," tha ai, "eshte nje ceshtje qe duhet te zgjidhet ne menyre europiane. Ajo eshte vetem pjeserisht nje ceshtje mes Prishtines dhe Beogradit pasi per jane te interesuar ne rradhe te pare ata qe jetojne atje: shqiptare,serbe,malazes dhe komunitete te tjera. Por edhe me pjesemarrjen e atyre qe shqetesohen per te ardhmen e Kosoves: perfaqesues nga vendet e rajonit, te Europes dhe te nje komuniteti me te gjere nderkombetar." Maroviç tha se "zgjidhja europiane e problemit te Kosoves do te thote t´u japesh qytetareve te saj perspektive europiane, siguri te plote, standarte te larta, vende te reja pune. Sipas tij Kosova po kthehet ne nje simbol me ane te te cilit po provohet se eshte e mundut te arrihet nje marrveshje me shumices dhe pakices, nje marrveshje qe nuk kercenon askend ne rajon dhe as nuk i jep mbrojtje askujt qe ka kryer nje krim ne te kaluaren. Marovic vleresoi drejtesine dhe citoi Aristotelin " e drejta eshte barazia ne rrethana te barabarta"

    Paneli i pasdites " Dialogu nderfetar dhe nderetnik: ura ne vend te mureve; leksion i mesuar dhe i pamesur "u drejtua nga drejtuesi i Levizje " Ora" dhe intelektuali i njohur kosovar, Veton Surroi. Duke shtjelluar idene e dialogut shqiptaro – serb ne Kosovë ai e cilesoi atë "nje dialog te vdekurish" pasi dy etnite i flasin njera tjetres permes shifrave te te vrareve nga te dyja palet. Ndonese tani ne Serbi nuk mendojne se nje serb ka te drejte te vrase nje shqiptar, eshte krijuar harresë e paramenduar kolektive per ate qe ndodhi ne Kosove para pese vitesh. Ai ngriti pyetjen nese mund te prehen ne paqe te vraret pa harresen kolektive te shoqerise, qe eshte pergjegjese per vdekjen e tyre. Ne keto kushte ballafaqimi me te verteten per agresoret dhe viktimat ne ate qe ndodhi ne Kosove eshte shume i rendesishem, vleresoi ai Surroi. Samiti vazhdon punimet e tij neser.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Absurde.

    Ky samit duhet te behet ne Beograd dhe jo ne Tirane.

    Ne jemi nje popull qe asnjehre nuk kemi vra dikend per fe. Jane serbet dhe greket qe e kane bere nje gje te tille.

  4. #4
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    Absurde.

    Ky samit duhet te behet ne Beograd dhe jo ne Tirane.

    Ne jemi nje popull qe asnjehre nuk kemi vra dikend per fe. Jane serbet dhe greket qe e kane bere nje gje te tille.
    plotesisht dakort me kete mendim dhe dua te shtoj se popuj si keto nuk e meritojne respektin tone.....

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    Absurde.

    Ky samit duhet te behet ne Beograd dhe jo ne Tirane.

    Ne jemi nje popull qe asnjehre nuk kemi vra dikend per fe. Jane serbet dhe greket qe e kane bere nje gje te tille.
    E ke kuptuar per se prapi, edhe pse vete e ze ne goje pergjigjen e sakte. Takimi mbahet ne Tirane dhe jo ne Beograd, pikerisht, se Shqiperia nuk ka probleme fetare, ka nje harmoni fetare te admirueshme midis komuniteteve te krishtera apo muslimane. E ke degjuar shprehjen popullore: I flas dritares qe te degjoje edhe dera!

    Fakti qe takimi mbahet ne Tirane eshte nje mirenjohje dhe vleresim i UNESCO per ate qe Shqiperia e ka dhe pjesa tjeter e Ballkanit dhe Evropes nuk e ka: harmonine fetare.

    Albo

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ElMajico
    plotesisht dakort me kete mendim dhe dua te shtoj se popuj si keto nuk e meritojne respektin tone.....

    Keta popuj nuk meritojne rrespektin tone po meritojne deficitin tone tregtar dhe parate tona? Kjo s'ka ***** te rrije.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Pikat kryesore të deklaratës përfundimtare:

    Shekulli

    Nëse nuk i kushtohet vëmendje pakicave, përplasja mbi identitetin kulturor mund të degjenerojë shumë shpejt në burime instabiliteti si brenda vendeve, ashtu edhe mes tyre
    Pakicat përbëjnë ura lidhëse, dhe mirëkuptimi ndërmjet popujve dhe vendeve.
    Pakicat kombëtare kanë vuajtur nga privimi ekonomik, por jo nga diskriminimi
    Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare në rajon shumë herë janë tendosur duke shkaktuar shqetësime dhe tensione
    Feja nuk duhet të jetë pjesë e problemit, por duhet të jetë pjesë e zgjidhjes
    Angazhimi ynë për dialog mes kulturave dhe qytetërimeve është edhe një angazhim kundër terrorizmit
    Çfarëdo lloj forme totalitarizmi është e papajtueshme me dialogun.
    Sigurimi i lëvizjes së lirë në rajon do të jetë një hap praktik përpara
    Fetë duhet të jenë të afta për të dialoguar dhe t’i kontribuojnë dialogut social
    Ekziston një nevojë e pamohueshme për t’u përballur me të vërtetën e së kaluarës
    Rajoni akoma s’është çliruar nga farërat e përçarjeve dhe përplasjeve të natyrës fetare apo etnike

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Përfundon samiti i Europës Juglindore. “Rajoni akoma s’është çliruar nga farërat e përçarjeve dhe përplasjeve të natyrës fetare apo etnike”

    Samiti, serbët heqin nga deklarata pjesën për Kosovën


    Nevila Perndoj

    TIRANE- Dialogu Prishtinë- Beograd për statusin e Kosovës ka qenë pika e nxehtë dje mes palës shqiptare dhe asaj serbe gjatë hartimit të deklaratës përfundimtare të samitit për dialogun ndërfetar dhe ndëretnik. Burime diplomatike nga takimi i djeshëm deklaruan për “Shekullin” se këmbëngulja e palës serbe për të mos përfshirë pikën që fliste për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, solli që në deklaratën përfundimtare të mos konkretizohej asgjë e tillë, edhe pse kërkesa për dialog mes këtyre dy vendeve ishte refreni kryesor gjatë zhvillimit të samitit dy ditë më parë. Ka qenë pala shqiptare e cila ka kërkuar që në deklaratën përfundimtare të citohej ndonjë kërkesë konkrete, për mënyrën e arritjes së dialogut, që do të çonte më pas edhe në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por pas bisedimeve të shumta, që kanë zgjatur më tepër nga ç’ishte parashikuar, përfaqësuesit e palës shqiptare janë detyruar të mos shtojnë asnjë rresht rreth kësaj çështje, edhe pse vetë presidenti Moisiu gjatë konferencës së djeshme për shtyp ka pranuar se për Kosovën, ka pikëpamje të ndryshme nga shumë palë. “Ne mendojmë se problemi i suatusit të Kosovës nuk duhet zgjatur për të vetmet arsye sepse çështja e zgjatjes së statusit krijon hapësirë për ekstremistët e të dy palëve. Në të njëjtën kohë, ne mendojmë që Kosova të mos mbetet si njollë e zezë sepse ka të bëjë me stabilitetin e gjithë rajonit. Pra në këtë drejtim, po punon diplomacia ndërkombëtare për të hedhur hapat e nevojshëm. Sigurisht që është një problem kur janë të interesuar shumë palë dhe secila palë ka pikëpamjet e saj. Po shkojmë drejt unifikimit të vendimeve të cilat konsiderohen hap pas hapi”, - tha dje Moisiu.
    Deklarata
    Ndërsa në deklaratën përfundimtare të këtij samiti, kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse shprehën angazhimin për kapërcimin e grindjeve të së kaluarës duke praktikuar një kulturë dialogu brenda secilit vend. Palët hartuese të deklaratës përfundimtare kanë cituar në veçanti se pakicat përbëjnë ura lidhëse, dhe mirëkuptimi ndërmjet popujve dhe vendeve. “Nëse nuk i kushtohet vëmendje, përplasja mbi identitetin kulturor mund të degjenerojë shumë shpejt në burime instabiliteti si brenda vendeve, ashtu edhe mes tyre. Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare në rajon shumë herë janë tendosur duke shkaktuar shqetësime dhe tensione. Feja nuk duhet të jetë pjesë e problemit, por duhet të jetë pjesë e zgjidhjes. Ruajtja e hapësirës për besime të ndryshme fetare është njëri nga parakushtet për të gëzuar shumëllojshmërinë kulturore”,- thuhet në deklaratën përfundimtare. Në deklaratë citohet gjithashtu se pakicat kombëtare kanë vuajtur nga privimi ekonomik, por jo nga diskriminimi, që mund t’u bëhej për shkak të përkatësisë së tyre etnike. “Angazhimi ynë për dialog mes kulturave dhe qytetërimeve është edhe një angazhim kundër terrorizmit, që përforcon vendosmërinë tonë për t’u bërë ballë dobësive, që janë shfaqur në erën e globalizmit. E kuptojmë që asnjë fe nuk predikon terror, nuk ka interesa apo arsye kombëtare, të cilat mund të justifikojnë terrorizmin. Terrori mbështetet gjithmonë dhe kudo mbi paragjykimin, mungesën e tolerancës, përjashtimin dhe mbi të gjitha, në mohimin e çdo lloj dialogu”, - thuhet në deklaratë. Pjesëmarrësit në samit mendojnë gjithashtu se dialogu duhet zhvilluar mbi një platformë të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektit për të drejtat e njeriut dhe dinjitetit të individit. “Çfarëdo lloj forme totalitarizmi është e papajtueshme me dialogun. Sigurimi i lëvizjes së lirë në rajon do të jetë një hap praktik përpara. Në këtë periudhë pas konfliktit, ekziston një nevojë e pamohueshme për t’u përballur me të vërtetën e së kaluarës në një kohë kur rajoni akoma s’është çliruar nga farërat e përçarjeve dhe përplasjeve të natyrës fetare apo etnike”, -vazhdon deklarata. Feja ka zënë një rëndësi të veçantë në konkluzionet përfundimtare duke cituar se dallimet fetare nuk duhet të shihen kurrë si të pakapërcyeshme. “Fetë duhet që të jenë të afta për të dialoguar dhe t’i kontribuojë dialogut social me një përpjekje që i nderon të vërtetat e tyre më të mëdha dhe që premton shumë për njerëzimin. Të gjitha besimet japin një mesazh paqeje, drejtësie dhe solidariteti njerëzor. Të gjithë udhëheqësit fetarë, ashtu si edhe udhëheqësit e tjerë të komunitetit e shoqërisë, kanë mundësinë për të ushtruar një influencë pozitive mbi mënyrën se si njerëzit në shoqëri e kuptojnë njëri-tjetrin dhe bashkëveprojnë. Pajtimi i pikëpamjeve fetare është një sfidë e rëndësishme gjithnjë në rritje e epokës sonë. Kjo pasohet edhe nga nevoja për të rritur vetëdijen mes njerëzve dhe autoriteteve qeveritare për nevojën e respektimin e traditave në përdorimin e simboleve, imazheve dhe shprehjeve fetare”, -thuhet në deklaratë.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •