Borgj kengen ta kam
oj lulja e gjakut
qe mbi vdekjet cel
e kurre nuk shuhesh!
. . . . .
Sa here Liria ngujohet ne pranga
Koha therret: -Drenice ku je!!
Ti ngrihesh krenare-flijohesh
e rilinde, per nje dite te re.
Ta dua moj ballin e rreshkur nga dhimbjet
edhe trupin e sfilitur nga plaget,po.
Oj krenaria ime,ti mbi vdekje rritesh;
se lindjen pa liri s`e do!
Ti hesht dhe kur te lene ne nje cep te harruar
se su ngrite kurre per ze e lavdi,
Oj martire,shpirt lirie,mos u deshpro;
Kombi yt te do, te shterngon ne gji!
...Me gjak ne altar te lirise je shkruar:
DRENICE,DRENICE,flakadan i pa shuar!
Sa here Liria ngujohet ne pranga
Koha therret: - Drenice ku je!
Ti ngrihesh krenare,flijohesh
e rilinde per nje dite te re!
. . . . London-11/12/02
Krijoni Kontakt