Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Artistja Meropi Xhoja

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=22347

    ketu mund te lexoni..e ne se jeni te zote merreni ate artikull e ostojeni te plote ketu se un sdi andej..

    Ketu dhe per te bijen..Aksinja Xhoja..pianisten e njohur durrsake..

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=5823
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-10-2007 mė 15:14

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Meropi Xhoja, Rrėfehet femra e parė aktore qė u ngjit nė skenė nė vitin 1936

    Meropi Xhoja, aktorja e mirėnjohur durrsake, artiste e Merituar, bashkėshorte e Artistit tė Popullit Nikolin Xhoja, ka nisur njė letėr pėr kryeministrin Berisha, teksa ndodhet e shtruar nė spitalin “Antonio Penino” nė Brindėzi. Ajo i ka shprehur brengėn e saj, por njėherėsh ka kėrkuar ndėrhyrjen e tij, pėr tė vėnė nė vend dinjitetin e familjes Xhoja. Meropi Xhoja shprehet se qė nga dita qė ka takuar kryetarin e ri tė bashkisė sė Durrėsit, ka qenė e emocionuar nga premtimi qė i ka dhėnė ai. Ai i ka thėnė se do tė korigjonte skandalin qė kishin bėrė paraardhėsit e tij, duke i marrė me forcė apartamentin e ligjshėm tė ēiftit Xhoja, duke e nxjerrė nė rrugė tė madhe artisten e merituar dhe fėmijėt e saj dhe se do ti jepte brenda muajit shtator, njė apartament nė Shkozet. Gjithashtu i ka premtuar se do tė rikthehej arkivi i dėmtuar i artistėve durrsakė. Por nė njė telefonatė tė para pak ditėve kryebashkiaku ėshtė shprehur qartė se, “nėse dėshiron tė jetojė nė Durrės, duhet ta blejė apartamentin e premtuar nė Shkozet, nė shumėn prej 22 miljon lekė tė vjetra”.
    Ky lajm e ka tronditur dhe i ka rėnduar sė tepėrmi gjendjen shėndetėsore artistes, e cila gjendet e shtruar prej 1 muaji nė spitalin “Antonio Penino”nė Brindizi. Artistja Meropi Xhoja, ėshtė gruaja e parė nė Shqipėri, qė ėshtė ngjitur nė skenė nė vitin 1936. Ajo thotė se historia e trishtė nis nė vitin 1992, kur ajo ndodhej nė Brindizi tek e bija Aksinja. “Familja jonė jetonte asokohe nė Durrės nė shtėpinė e njė ish pronareje, shkrimtares Ivoni Reso. Sipas ligjit shqiptar, kjo kategori qytetarėsh nuk do tė dilte nga shtėpia, deri sa tė strehoheshin nga shteti. Pėr familjen tonė u veprua turpshėm, u pėrdor dhuna. Me telefon na lajmėruan se ėshtė boshatisur shtėpia, e ka marrė pronari dhe janė dėmtuar orenditė si dhe arkivi i familjes. Ishte vėrtetė e tmerrshme, pasi kėtė veprim nuk e meriton edhe njė qytetar i thjeshtė dhe jo mė njė familje artistėsh. Pėr gjatė 15 vjetėve kemi kėrkuar qė bashkia tė na japė shtėpi, pasi konsiderohemi tė pastrehė, por edhe shpresa qė na dha kryetari i ri i Durrėsit nė maj, u fik. Tani artistja shpreson se kryeministri i vendit, me autoritetin e ligjit, do tė korrigjojė skandalet e kryebashkiakėve tė Durrėsit dhe do tė vėrė nė vend dinjitetin e Familjes sė Artistit tė Popullit Nikolin Xhoja dhe fėmijve, qė po pėrcjellin me mjeshtėri tė lartė artistike vlerat e kombit shqiptar. Por artistja e moshuar vijon tė ruajė brenda vetes njė botė tė madhe plot kujtime tė bukura. Pėrveē kėsaj historie tė trishtė, Meropi Xhoja, aktorja qė e ka nisur karrierėn qė nė vitin 1936, rrėfen sekrete nga jeta e saj nė njė bisedė intime pėr Gazetėn.
    Kush ėshtė Meropi Xhoja?
    Jam vajza e vetme e bashkėshortėve Nikolla dhe Katerina Zagorilla nga Durrėsi. Babai mė la 6 muajshe, por jam rritur nėn kujdesin e nėnės dhe vėllezėrve, veēanėrisht tė Sotiraqit, qė ishte ndėr fotografėt mė tė dėgjuar. Ai mė futi edhe nė rrugėn e artit.
    Nė skenė tė ngjiti Nikolini, apo kjo kishte ndodhur mė parė se tė njohje artistin e famshėm?
    Kam dalė shumė vite mė parė se tė njihesha me Nikolinin. Kam interpretuar me tim vėlla, qė shpesh shėrbente edhe si sufler. Rolin e parė e kam luajtur kur isha 18 vjeē, interpretova rolin e nėnės, si amatore, kuptohet dhe mė pas nuk i u ndava skenės. Regjizori Ismail Cela,nuk mė ka lėnė edhe nė njė shfaqje tė vetme pa rol.Vlerėsonte talentin tim, por, duhet thėnė se kishte nevojė edhe pėr vajza nė skenė qė ishin me gishta.
    E sillni ndėrmend ēastin se si jeni njohur me Nikolinin. Ka zėra se i keni propozuar ju, ėshtė e vėrtetė?
    Ne ishim fqinjė dhe historia e dashurisė sonė lidhet me njė letėr. Nė vitin 1944, Nikolini ndodhej nė brigadėn e tretė S nė ndihmė tė Kosovės. Nė njė letėr qė i shkruante nėnės sė tij, Parashqevisė, ajo nuk dinte tė lexonte dhe mė kėrkonte ndihmė mua. Kur unė i shkruaja pėrgjigjen e saj, shtoja nga vehtja njė frazė: “Tė pėrshėndes nga larg. Meropi”. Kur ai u kthye nga lufta, pas disa ditėsh, mė ndaloi nė rrugė, kur unė po shkoja nė teatėr. Ku po shkon? - mė pyeti. Mund tė vij edhe unė me ty. -Po nuk pate punė,eja- i a ktheva, si me inat.
    Me siguri bėje sikur nuk doje...
    Pėr hir te sė vėrtetės dua tė them se bėja sikur.... Ai ishte djalė simpatik dhe shumė i sjellshėm. Mė kėrkoi qė tė luante njė rol me mua, pasi edhe ai kishte luajtur nė teatrin partizan. Vėrtet, erdhi me mua dhe u ngjit nė skenė. Kur mbaruam punė, u kthyem pėrsėri bashkė. Nė njė ēast mė ndaloi dhe mė tha: Meropi, mua mė ka zėnė qymyri i Prefekturės.
    Ēdonte tė thoshte me kėtė?
    Unė punoja daktilografiste nė Prefekturė. Ēfarė thua, ore-e pyeta, nuk tė kuptoj. E kupton shumė mirė ti. S’paska mė keq se kur tė zėkėrka qymyri. Nuk e kuptoja nėse bėnte humor, pse e njihnin si tė tillė, apo vėrtetė kish rėnė nė dashuri me mua.
    Unė heshta, por nuk mbahej ai se. Mė zuri nga mėnga dhe mu drejtua sy nė sy. Moj, e kupton apo jo, ma ka bėrė zemra dėng pėr ty, ēfarė thua? Mua ma kish bėrė dėng pėr vehte, por nuk desha ta jap vehten qė ditėn qė mė propozoi. I thashė se do tė mendohesha, por do tė konsultohesha edhe nė shtėpi dhe do t’i pėrgjigjesha. Pas 6 muajsh njohje, u fejuam dhe u martuam dhe kaluam njė jetė, si asnjė ēift tjetėr. Bashkėshortė idealė, prindėr tė shkėlqyer dhe partnerė tė mrekullueshėm nė skenė.
    Kur jeni ndjerė e trishtuar?
    Sėmundja dhe ikja para kohe e Nikolinit, mė krijoi dhimbje tė madhe. Qėndroi 1 vit i sėmurė rėndė, por kishte shpresė se do tė shpėtonte. Nuk e dha vehten asnjėherė. Unė nuk iu ndava pėr asnjė ēast, por nuk mundėm tė ndalim vdekjen. Mė krijoi njė boshllėk tė madh nė shpirt. Dhimbja do tė dyfishohej, kur mė vdiq djali, Ugo, nė moshėn 50 vjeē. Kishte vuajtur nė burg, u dėnua pėr agjitacion e propogandė dhe bėri njė jetė tė vėshtirė. Tani jetoj me vajzėn, Aksinjėn qė mė merr me vehte dhe e ndjek nė tė gjitha shtet e botės ku jep koncert me pjano dhe lumturohem qė ka arritur majat, qė trashėgoi vlerat artistike tė prindėrve tė saj artistė.
    Ka ndonjė peng Meropi Xhoja?
    Jo vetėm peng, por edhe dhimbje qė nuk kam shtėpinė time nė Durrės, ku tė kaloja pleqėrinė mes njerėzve tė mi, miqve dhe durrsakėve qė na kanė duartrokitur pėr gjysėm shekulli. Ndjej dhimbje qė na trajtuan keq kryetarėt e bashkisė pėr gjatė 15 vjetėve, ndjej dhimbje se nuk dimė se ku ndodhen orenditė e shtėpisė dhe pėr mė tepėr arkivi i familjes, qė janė themelet e teatrit dhe estradės sė Durrėsit.

    Gazeta Shqiptare

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Aksinja Xhoja, pianisjta shqiptare nė skenat e mėdha tė Europės


    Nė Shqipėri njihet si vajza e Artistit tė Popullit Nikolin Xhoja, ndėrsa nė Itali, Angli e vende tė tjera, vlerėsohet si pianistja e famshme. Shumė personalitete tė kulurės Italiane, vlerėsojnė talentin e saj, por pėr Orkestrėn e madhe tė Londrės, ajo ėshtė pianistja e domosdoshme qė pėrcjell vetėm suksesin. Pėr pianisten shqiptare, qė banon prej 17 vjetėsh nė Itali shkruajnė gazetat, pėrcillen koncerte nėpėr kanale televizive prestigjoze.
    Nė vitin 2004 Lionello Maci, botoi volumin e dytė “Personaggi Brindisini”, ku janė pėrfshirė personalitete tė famshme, qė kanė lindur apo jetojnė nė Brindisi dhe qė janė bėrė tė famshėm nė botė. Aty pėrfshihen edhe Nikolin e Aksinja Xhoja.
    Gjithashtu regjizori Davide Barleti,pas suksesit tė dokumentarit tė vitit 1997,pėr tė cilin ka marrė disa ēmime ndėrkombėtare, ka bėrė personazhe tė filmit tė tij historinė dhe famėn e familjes Xhoja, duke u ndalur tek pianistja, Aksinja. Xhirimet kanė nisur nė Brindizi, por vazhdun nė Durrės, Vlorė dhe do tė shfaqet nė muajin gusht, nė festivalin e parė ndėrkombėtar tė filmit nė qytetin e Brindėzit. Po atė ditė me vendim tė Regjione Puglia, njė rruge do t’i vihet emrin “Nikolin Xhoja”-Gioia.
    Nė njė intervistė ekskluzive, artistja shqiptare, me famė ndėrkombėtare flet pėr herė tė parė, pėr suksesin, por edhe brengat e jetės, dhimbjen pėr tė atin qė vdiq i ri dhe vėllanė Ugo, qė jetoi pak vite dhe qė rininė e kaloi nė burg, pse ironizoi sekretarin e Parė. Ajo pėrcjell edhe trishtimin, qė bashkia e Durrėsit i ka marrė shtėpinė nė qytetin e lindjes dhe me arbitraritet i kanė dėmtuar arkivin e familjes sė artistėve Nikolin dhe Meropi Xhoja.
    Jeni shumė e njohur nė Itali, ndėrsa lexuesi shqiptar ju njeh mė shumė si vajza e Nikolin Xhojės. Kush ėshtė Aksinja, pianistja shqiptare qė jeton nė Brindizi?
    Kam lindur nė qytetin e Durrėsit, kam kryer studimet nė Liceun Artistik nė Tiranė nėn kujdein e mėsueses Lali Gabeci. Jeta ime koncertale, ka filluar qysh nė moshėn 6 vjeē. Madje kam dhėnė koncerte edhe pėrpara delegacioneve tė huaja. Interpretimet e mia nė piano, janė dėgjuar me vėmėndje, nga Hrushovi, Cuen Lai, Mao Ce Duni, Fidel Kastro etj, qė i shoqėonte vetė Enver Hoxha. Ishte eveniment pėr mua, njė fėmijė, qė mė duatrokisnin personalitete tė mėdha tė botės. Mbresa tė paharrueshme mė kanė lėnė koncerti qė dhashė pėrpara pianistit francez Henrik Heidciek, i cili mė puthi duart pas koncertit. Mė tingėllon edhe sot, komplimenti i tij se “unė isha njė talent i madh nė Europė”. Kuptohet, atėherė isha e vogėl dhe nuk i kuptoja kėto vlerėsime, por dashuria pėr pianon rritej bashkė me mua. Mė tej pėrfundova studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve me profesoreshėn Margarita Kristidhi.
    Ky talent,besoj u bė pjesė e orkestrave tė rėndėsishme?
    Jo. Pasi u diplomova shkėlqyeshėm, u emėrova nė shkollėn e mesme tė muzikės nė Gjirokastėr. Pra nuk bėhej fjalė as pėr nė Tiranė, por as edhe nė qytetin tim tė lindjes, tek prindėrit, pasi kisha “njollė nė biografi”. Vėllai im, Ugo, ishte nė burg pėr agjitacion e propogandė, pasi diku ishte shprehur qė Sekretari i Parė i Durrėsit, ėshtė pa shkollė dhe suhet tė shkojė tė drejtojė njė karrocė me kuaj dhe jo njė qytet si Durrėsi. Gjithėsesi, unė ēela degėn e pianos nė atė shkollė dhe provova kėnaqėsinė e tė qėnit mėsuese.
    Cili ishte angazhimi yt,si pianiste, jashtė mureve tė shkollės?
    Atė vit, mora pjesė nė festivalin e parė kombėtar dhe fitova ēmimin e parė me interprtimin e koncertit nr.1 tė Ēajkovskit. Mė pas e luajta kėtė koncert me orkestrėn Simfonike tė RTSH-sė drejtuar nga Ferdinand Deda, ku gjithashtu u vlerėsova.
    Pas kėtij evenimenti, mė trasferuan nė shkollėn e muzikės nė Durrės, pėr tė qenė pranė tim eti, qė ishte i sėmėrė rėndė nė ato vite. Dua tju them se gjatė peiudhės artistike nė Shqipėri, kam pasur aktivitet shumė tė gjėrė koncertal me orkestrat simfonike tė Tiranės, Durrėsit, Gjirokastrės, koncerte recitale solo, me kėngėtarė, apo me instrumenta tė ndryshėm. Kam dhėnė koncerte nė shumė qytete tė Shqipėrisė si nė Tiranė, Durrės, Vlorė, Berat, Shkodėr, Elbasan, Korce dhe deri nė Kukės. Nė vitin 1989 Kuvendi Popullor mė dha Medaljen “Naim Frashėri”, me motivacionin “Pėr njė aktivitet muzikal me nivel tė lartė artistik dhe pėr kontributin e pėrhapjes sė muzikės kombėtare”.
    E braktisėt mėsuesinė?
    Jo. Krahas aktivitetit artistik, kam punuar me shumė pasion edhe si profesoreshė pianoje, duke i konsideruar dhe trajtuar gjithmonė nxėnėsit dhe studentėt, si tė ishin fėmijėt e mi. Shumė prej tyre, janė bėrė tė famshėm dhe kontribojnė nėpėr shtete tė ndryshme tė botės, sikurse ėshtė Elton Xhoja, nipi im, qė tani ėshtė profesor nė Konservatorin e Bostonit nė Amerikė dhe qė ka njė aktivitet koncertal shumė tė pasur. Tė tjerė ish-nxėnės janė nė Australi, Itali, Angli, Francė, por edhe nė Shqipėri. Studente tė mia nė Itali, janė edhe dy vajzat e Al Bano Carrisit Cristel dhe Romina Junior dhe shumė tė tjerė qė janė bėrė instrumentistė dhe kėngėtarė tė njohur si edhe aktorė tė rinj tė teatrit dhe filmit, tė cilėt kanė marrė pjesė nė master klas nė shkollėn e aktorėve “Nikolin Xhoja-Gioia”.
    Nė ēfarė rruge shkuat nė Itali?
    Shkova me ftesė tė pianistit-koncertist Maestro Aldo Cicolinit, i cili pasi kishte dėgjuar interpretimin tim tė koncertit nr.1 tė Ēajkovskit nė orkestrėn e Radio-Tiranės, i shkroi qeverisė shqiptare, se ndjehej tepėr i ekzaltuar nga ky interpretim i jashtėzakonshėm dhe se ai dėshironte tė shkoja pranė Akademisė internacionale “L Perosi” tė Biellas, ku ai zhvillonte Masterclass, pėr tė dhėnė njė sėrė koncertesh dhe pėr tė bėrė tė njohur talentin tim nė Itali dhe shumė vende tė botės. Dhe kjo ndodhi realisht.
    Si mundėt tė ingranoheni nė njė shoqėri ndryshe dhe aq mė tepėr, tė shquheni edhe pse ishit shqiptare?
    Nga pėrvoja ime, gjykoj se arti nuk njeh kufi shtetesh dhe pėr mė shumė, cilėia e muzikės, ėshtė komunikimi nėprmjet tingujve dhe zemrės, qė ėshtė njėlloj nė tė gjithė botėn. Unė flas 5 gjuhė, gjuhėn e nėnės, shqipen time tė shtrenjtė, italisht, frėngjisht, anglisht dhe rusisht, qė mė kanė ndihmuar pėr tė organizuar jetėn koncertale, por komunikimin e vėrtetė me spektatorin, e ndjej kur jap koncerte dhe pas ēdo koncerti, mė vijnė ftesa tė reja pėr koncerte tė tjera.
    Mund tė na flisni pėr karierėn tuaj koncertale nė Itali dhe shtete tė tjera?
    Kam filluar karierėn artistike nė Romė, pėr tė vazhduar nė Milano, Venezia, Bari, Leēe, Brindizi, Otranto, Taranto, Gallipoli, Porofino etj. Veprimtari mjaft tė gjėrė kam nė Angli, ku jam e pranishme vazhdimisht pėr tė luajtur me orkestrėn “The Virtuosi of London”, nėn drejtimin e dirigjentit Sir.Anthony Goodchild, si dhe koncerte recitale solo, apo edhe me kėngėtarė italianė, anglezė si dhe me instrumentistė tė ndryshėm. Kėshtu mund tė pėrmendim edhe Francėn e shtete tė tjera, qė tashmė janė nė axhendėn e pėrhershme tė karirės sime si pianiste.
    Kėngėtari italian Al Bano Carrisi ka shprehur konsidertė pėr talentin tuaj si pianiste, cilat janė lidhjet tuaja me tė?
    Kam jetuar me familjen time 2 vjet nė Tenuten Al Bano Carrisi nė Cellino San Marco, sepse bashkėpunonja me Al Banon dhe Rominėn, por edhe jepja mėsim nė piano vajzave tė tyre Cristel e Romina Junior Carrisi, ashtu edhe nipėrve te Albanos, Rosita e Marco Carrisi. Kam kujtimet e mia mė tė mira pėr familjen Carrisi, duke filluar mė nėnėn e Al Banos, Yolandėn, babanė Don Carmelo, pėr 80 vjetorin e tė cilit organizova njė koncert me kėngėtarin francez Charles Mathe. Don Carmello kishte njė simpati tė vecantė pėr Shqipėrinė dh shqiptarėt, pasi ka qenė gjatė luftės sė dytė botėrore atje dhe kur rrezikonte jetėn nga gjermanėt, njė familje gjirokastrite e kishte strehuar dhe i kishte shpėtuar jetėn.
    Nė vitin 1986, kur punoja nė shkollėn e muzikės nė Gjirokastėr, Al Bano dhe Don Carmelo dhe Dona Yolanda, erdhėn pėr herė tė parė nė Gjirokastėr, pėr tė kėrkuar atė familje. Me kėtė rast Pallati i Kulturės dhe shkolla e muzikės pregatitėn njė koncert mirėserdhjeje familjes Carrisi. Pikėrisht aty u njoha dhe u shoqėrova pėr herė tė parė me Al Banon. Mė vonė, kur unė isha vendosur nė Brindizi, Al Bano erdhi nė shtėpinė time dhe mė kėrkoi qė tė shkoja tė jetoja nė Contraden Carrizi. Nė kėtė periudhė, u lidhėm me njė miqėsi tė fortė edhe me Romina Poėer, frekuentoheshim shpesh, flisnim pėr muzikėn, letėrsinė, pikturėn, pasi sikurse dihet, Romina ėshtė njė artiste e jashtėzakonshme dhe me shumė interesa kulturore dhe njė grua shumė aktive. Rominės, i pėlqente shumė qė tė vinte nė mėngjes tek ne, pėr tė pirė kafenė nga dora e nnės sime, Meropi, qė e admironte shumė.
    Vazhdoni tė ruani miqėsinė me Al Banon dhe vecmas me Rominėn?
    Po, vazhdojmė tė jemi miq, tė kemi vajtje-ardhje reciproke. Ja, vetėm para pak kohe, unė sėbashku me vajzėn e tyre, ish nxėnėsen time Cristel, regjistruam nė CD, qė do ta paraqiste nė Amerikė.
    Cilat do tė vlėrėsonit si koncerte mė famoze qė keni interpretuar nėpėr skenat e botės?
    Janė shumė, por unė do tju pėrmend koncertin recital “Ėndrra e fundit e Nėnė Terezės”, programuar nė Todi Festival nė Romė, ku tė ardhurat e koncertit iu dhuruan spitalit tė ri nė Tiranė, pėr blerjen e aparaturave tė reja. Si nė mjaft koncerte qė kam dhėnė nė bashkėpunim me FAO, Caritas, Fair Play For Children nė Itali dhe nė Angli, tė ardhurat e kėtyre koncerteve kanė vajtur nė ndihmė pėr ndėrtimin e spitalit Psikiatrik nė Durrės dhe nė ndihmė tė fėmijve tė varfėr shqiptarė, jugosllavė, rumunė, afrikanė.
    Cila ėshtė jeta familjare e Aksinjės, e dini pėrmbajtjen e emrit tuaj?
    Pasi jetova dy vitet e para nė Romė, pastaj dy vite tek Kontrada Al Bano Carrisi, vendosa tė jetoj nė familjen time nė Brindisi, Ėshtė qyteti ku ka lindur babai im Nikolin Xhoja, me baba italian dhe nėnė shqiptare, ėshtė qyteti i bashkėshortit tim Marcello Scardiēhio, e qyteti ku lindi vajza ime Marilyn Scardiēhio qė tani eshte 15vjece. Nėnės sime i ėshtė dhėnė titulli “Artiste e Merituar” qė nė vitin 1974. Ajo ka filluar veprimtarinė artistike nė vitin 1936 dhe sėbashku me tim atė Nikolin Xhojėn, kanė qenė ndėr tė parėt qė themeluan teatrin e Durrėsit. Nėna ime, ka mall pėr Shqipėrinė, pėr Durrėsin, ku ka lėnė jetėn e saj. Ajo u detyrua tė jetonte me mua nė Itali, sepse gjatė mungesės sė saj mė 1992, pasi kish ardhur pėr njė vizitė tek unė, zotėrinjtė e Bashkisė sė Durrėsit, i hapėn shtėpinė dhe ia dhanė ish-pronarėve, duke i premtuar se do ta strehonin shpejt. Kanė kaluar 15 vjet, janė ndėrruar disa kryetarė bashkie dhe Artistja e Merituar, bashkėshortja e artistit tė Popullit Nikolin Xhoja, ėshtė nė pritje tė marrjes sė shtėpisė, qė pėrvecse pėr tė jetuar nė tė, do ta shndroj dhe nė njė arkiv tė jetės dhe aktivitetit tė familjes qė ka dhėnė kontribut tė shquar nė fushėn e artit.
    Pyetėm pėr prejardhjen e emrit tuaj...
    Prejardhja e emrit Aksinja, vjen nga greqishtja e lashtė, Xenia, e cila, sipas mitologjisė greke, ishte princesha mbrojtėse e tė huajve. Nė vendet sllave, ky emėr ėshtė transformuar nė Aksinja.Gjyshja ime, nėna e babait, Parashqevia, ishte e martuar me njė rus Porfir Gllatki, nėna e tė cilit quhej Aksinja. Babait tim i pėlqente shumė ky emėr.
    Cilat janė kujtimet pėr babanė tuaj, artistin e madh Nikolin Xhoja?
    Mendoj se kam qėnė me shumė fat, qė jam bijė e dy artitėve tė mėdhenj, Meropi dhe Nikolin Xhoja. Pėrveēse artistė, ata janė edhe prindėr tė jashtėzakonshėm, na kanė dashur shumė dhe kujdeseshin jashtė mase pėr ne, arsimimin dhe edukimin pėr tė trashėguar vlerat e tyre. Merita e nėnės sime janė tė mėdha, sepse siē dihet, prapa suksesit tė “njė burri tė madh”, gjėndet njė grua e madhe. Nga babai morėm edukatėn e leximit tė librave, qė vetė ai, pėr tė interpretuar njė komedi, studionte periudhėn qė kishte shkruar shkrimtari, rrethanat shoqėrore tė personazheve dhe mė gjėrė. Shtėpia jonė, ka qenė dhe mbetet plot me artistė. ka gjithmon njė atmosferė gazmore dhe argėtuese.
    Ka ndonjė ėndėrr nė sirtar Aksinja Xhoja?
    Kam shumė, sepse jam ėndėrrimtare e pėrjetėshme. Pėrpiqem tė realizoj ėndėrrat e mia dalė-ngadalė. Mė e rėndėsishme pėr mua, ėshtė tė ngre sa mė lart emrin e Shqipėrisė, nė ēdo vend tė botės ku realizoj artin tim. Shpresoj shumė qė vajza ime Merilyn, qė bashkon emrat e prindėrve tė mi artistė, tė pėrcjellė traditėn e familjes Xhoja.
    Ka ndonjė brengė pianistja shqiptare?
    Vdekjen e parakohshme tė tim eti, qė nėse do tė ishte dėrguar jashtė pėr mjekim, do tė ishte mes nesh sot dhe do tė shihte Brindėzin, qytetin e lindjes, nga ku u largua 8 vjeē. Brengė ėshtė pėr mua, motrėn e vetme, vdekja nė moshė tė re e vėllait, Ugos, qė nuk shijoi as rininė. Po kėshtu mė dhemb shpirti kur kujtoj se si bashkia e qyteti tim, Durrėsit, nxori jashtė shtėpisė sonė arkivin e familjes Xhoja dhe sot, pas 16 vjetėsh ende nuk ėshtė korigjuar. Ėshtė e dhimbshme, qė nėna ime, nė moshėn 80 vjeēare, kur shkon nė Durrės, fle tek miqtė e babait. Ndoshta do tė korigjohet kjo padrejtėsi qė i ėshtė bėrė familjes Xhoja.
    no glove no love

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tiktak..thx ..per angazhimin..

    shteti shqiptar.. nje hyrje 1 dhom guzhin nuk i gjen dot veteraneve te artit.

    e ska mbet hajduto-tutoro-kanibal pa pas ne pronesi qindra apartamente hotele e bordello grataciela..

  5. #5
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    no problem se un vdes per i cik lloqe tiron dures. me sa kom nigju nicolini ka pas qen shum qefli hahahaha ndjes past i shkreti mo ene se care ka nodh qi e denun pune qefi. di gjo ti brano si dursak qi je

    po mka pelqy shum si aktor. se dijsha un qi ky paska qen taljon ene i cik gjak rus si mos me qen qefli daja

    po ky ugo paska qen teveqel. si u shaka haptas shoku sekretar. ri mer daj ene prit. i zgjidh koha gjonat. shaje me baben ti pse e sha me shokun qi ta fut sa krahu

    ene i gjo tfunit. kjo aksinja qi mkujto donin me gjith ket sukses mo ska 20 miljon lek me i ble i shpi momes vet
    no glove no love

Tema tė Ngjashme

  1. Serenata dhe Kėngė Korēare
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 11:31
  2. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •