Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Gabojnë nënat?!

    Nenat zakonisht te japin nje opinion te caktuar per shoqerine. Mendimi i nenes time kurdohere ka qene ekzakt, pavaresisht se mua nuk me ka pelqyer per momentin dhe e kam konsideruar si paragjykim nga ana e saj. Nenat tuaja kane gabuar ndonjehere?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kjo eshte diçka klasike. Nuk me pelqente por me vone e kuptova se ishte me e mira. Po te kemi parasysh se nena gjithmone perpiqet per me te miren e femijes athere ajo nuk gabon asnjehere, çfaredo qe te thoje.

    E rendesishme eshte qe te mos gaboje ne menyren se si i'a thote dhe imponon femise kete opinon; aty fshihet "gabmi".

  3. #3

    Askush nuk është perfekt: Nënat gjithashtu.

    Citim Postuar më parë nga Mina
    Nenat zakonisht te japin nje opinion te caktuar per shoqerine. Mendimi i nenes time kurdohere ka qene ekzakt, pavaresisht se mua nuk me ka pelqyer per momentin dhe e kam konsideruar si paragjykim nga ana e saj. Nenat tuaja kane gabuar ndonjehere?




    Arti i prindërimit nuk është i lindur tek njeriu por mësohet gjatë jetës me "zbarkimin" e fëmijëve në të. Duke u bazuar tek kjo asnjë nuk është prind perfekt, por përmisohet gjatë rrjedhës së jetës dhe në këtë grupim bëjnë pjesë dhe nënat.


    E rëndësishme është të gjehet saktë udha e drejtë në dhënie apo marrje këshillash.

    Si dhe fëmijës mes këshillash ti lihet gjithashtu hapësirë vetvendosje duke filluar që foshnjë me vendimet e tija për lojrat, vazhduar adoleshent me zgjedhjet e preferencat e tij për jetën rinore si dhe më pas madhor, sepse vetvendosja e ndihmon njeriun ti dali zot jetës.

    Duke u bazuar se nisëm e këshillës është qëllim i së mirës nuk mund të cilësohet gabim.



    Mendimi im ky.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 04-12-2004 më 17:49

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Cdo njeri gabon
    Nese je femi i mire do ia falish nenes,pa marre parasysh gabimin!
    Zoti te gjithe njerezve ua ka falur te drejten te gabojne,njashtu si dhe mundesine per te falur.
    Te kerkosh nga nena idealizem perfekt eshte gje e gabuar,per shkak se mundi i saj eshte i dyfishte.Njeherit duhet ta kuptoj femijen e vet dhe pastaj te vendos per dicka,ndersa femiu duhet vetem njeren nga keto ta bej.
    Thjeshte,reciprociteti i gabimeve dhe faljeve nga nena dhe femiu varet nga menyra e edukimit.Gabimi me i madh qe nje nene mund ta bej eshte gabimet e edukates se dhene femiut.

    Eshte njerezore te gabosh,po hyjnore te falesh.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Sado qe ngrihet lart (dhe jo pa arsye) imazhi i nenes eshte aq prane sa dhe larg "perfeksionit"

    nena perpiqet duke vene ne perdorim eksperiecen dhe dashurine qe te sjelli femijen ne rruge te drejte po dhe ajo, duke qene njeri, nuk ka si mund te jete gjithnje e paanshme apo e gjithanshme sipas situates dhe rrjedhimisht gabon

    varet edhe nga mosha; gabueshmeria eshte me e shpeshte tek nenat e reja qe ende nuk kane fituar pervoje ne prinderim

  6. #6
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ideja nuk ishte kjo qe a bejne gabime nenat por a gabojne nenat ne percaktimin e tipit te nje shoqeje apo te nje shoku?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    gjithmone e me larg
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Nena ime nuk ka gabuar asnjehere ne percaktimin e tipit te nje shoqeje timen, por gabimi i saj ka qene ne ate qe ka paraprire dicka qe une vete duhet ta zbuloja ose kuptoja apo distancohesha. ndoshta kjo funksionon ne moshat e vogla apo ato kritike (edhe pse per mamane time te gjitha moshat kritike jane), por me vone behet tuteluese. per mendimin tim, kur arrin nje moshe te caktuar ke nevoje per te gjitha llojet e njohjeve-te ndihmojne te formohesh si njeri.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kurre kurre dhe kurre s`do i lejoja vetes te gjykoja nenen time te shtrenjte, C`do pikpamje e saj zbatohet me rigorozitet nga une Odeoni.

    Cdo aludim mbi kete ide eshte mosmirnjohje.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Mina
    Ideja nuk ishte kjo qe a bejne gabime nenat por a gabojne nenat ne percaktimin e tipit te nje shoqeje apo te nje shoku?
    Nena ime ka gabuar ne kete.
    Por nga ana tjeter,edhe shpesh here ka patur te drejte.Kete e kam verejtur me kalimin e kohes.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Ne filmin "Spanglish" eshte nje fraze qe thote Adam Sandler: "Eshte normale per nje prind te shqetesohet per femijen, por ai shqetesim te ben anormal!"
    Prinderit jane njerez jo te persosur me deshira te persosura - kjo eshte menyra qe do ta thosha une!
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë efekti ju bëjnë komplimentet?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 13:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •