Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Prania e Xhihadit Islamik ne Shqiperi

    Ne Artikullin e meposhtem shihet se terrorizmi islamik ka zene rrenje edhe ne Shqiperi.Cduhet te bejne qeveria partite sherbimet sekrete tona,shoqeria Shqiptare komunitet fetare ne menyre qe ne nje te ardheme jo shume te larget te mos gjendemi ne te ardhmen ne syrin e ciklonit,dhe te na mos na vihen epitete jo shume miredashese nga te tjeret??
    shirokas



    Donacionet ilegale janė pagesa pėr terroristėt e fshehur nė Ballkan.
    Paratė e jemenasit, rroga pėr grupet islamike.Artan Hoxha


    Paratė e sjella nė mėnyrė ilegale nga jemenasi Shafeeque Ismael Pateel dyshohet se pėrdoren pėr tė financuar pagesat e disa anėtarėve tė Xhihadit Islamik Egjiptian dhe disa organizatave tė tjera terroriste tė fshehura nė Shqipėri dhe Ballkan nėn petkun e fondacioneve tė bamirėsisė. Informacionet e siguruara nga rrjeti agjenturor i kanė bėrė shėrbimet inteligjente shqiptare dhe ato amerikane qė tė dyshojnė pikėrisht nė financimin e kėtyre bėrthamave tė organizatave terroriste nė rajonin e Ballkanit. Shqipėria ėshtė zgjedhur si vendi mė i sigurt, nga ku jemenasi mund tė sjellė shumat e mėdha tė parave nė gadishull, pėr shkak se nė Bosnje dhe Kosovė hyrjet dhe daljet janė nėn kontrollin e rreptė tė forcave ushtarake qė veprojnė nėn komandėn e OKB-sė dhe NATO-s. Pikėrisht ky dyshim i ka bėrė strukturat e specializuara tė Antiterrorit dhe SHISH-it t'i kalojnė nė filtėr tė gjithė shtetasit e huaj me origjinė arabe qė ndodhen nė territorin shqiptar. Nė Bosje, Kosovė, Shqipėri e Maqedoni mendohet se ka ende anėtarė tė organizatave terroriste islamike, tė fshehur nė stafet e fondacioneve apo organizmave tė ndryshėm fetarė. Sipas burimeve nga Antiterrori, nė Ministrinė e Rendit, deri nė vitin 2000 pagesat pėr rrjetin e organizatave terroriste islamike, qė kanė lidhje me Al Kaedėn nė rajon, i ka sjellė nė Shqipėri Mohameed Al Zavahiri, njė nga personat mė tė kėrkuar nė botė.

    I dyshuari
    Strukturat policore tė Antiterrorit dhe SHIK-ut kanė qenė nė pritje tė jemenasit Pateel gjatė mesit tė dytė tė muajit gusht, por Pateel u ndalua nga policia italiane nė Bari, nė kohėn qė po pėrgatitej tė nisej pėr nė Shqipėri. Sipas burimeve nga sektori i Antiterrorit, thuhet se "njė shtetas me origjinė arabe pagoi njė shumė tė madhe si garanci pėr lirimin e Pateel-it, i cili nė tė vėrtetė tri ditė pas ndalimit u la sėrish i lirė". Qysh nga ky ēast, agjentėt shqiptarė tė Antiterrorit i kanė humbur gjurmėt e tij. Gjithsesi, nėse Pateel kapet, akuza mė e drejtpėrdrejtė dhe e bazuar nė legjislacionin shqiptar, pėr tė do tė jetė futja nė mėnyrė ilegale e shumave tė mėdha nė valutė dhe mosdeklarimi i destinacionit tė tyre.

    Pagesat
    Zakonisht paratė e sjella nė Shqipėri nga jemenasi mbulohen nėn petkun e donacioneve pėr ndėrtimin e objekteve fetare apo pėr bamirėsi, por destinacioni i vėrtetė ėshtė tjetėr gjė. Pėr tė fshehur gjurmėt, zgjidhen zakonisht objekte qė ndėrtohen nė zona tė thella dhe tė largėta tė vendit, nė mėnyrė qė tė mos tėrheqin vėmendjen e askujt. Burime nė Komunitetin Musliman Shqiptar deklaruan se "ēuditėrisht nė asnjė rast donacionet e ardhura nga jashtė, pavarėsisht se kanė qenė nė shuma tė mėdha, nuk figurojnė tė dokumentuara. Pėr disa xhami tė ndėrtuara nė zona shumė periferike tė vendit janė deklaruar donacione nė vlera tė mėdha. Por, pas pėrfundimit tė punimeve, ėshtė parė se objektet e ndėrtuara janė tepėr modeste". Sipas tė njėjtave burime, thuhet se shoqatat apo fondacionet islamike, qė sjellin donacione nga jashtė, kėmbėngulin qė fondet tė mos kalojnė nėpėrmjet strukturave tė Komunitetit Musliman Shqiptar, pėr tė anashkaluar kėshtu transparencėn dhe dokumentimin e tyre.


    Ndihma u premtua gjatė njė vizite zyrtare nė Britaninė e Madhe

    Donacionin nga Anglia e siguroi Sabri Koēi
    Ideja pėr ndėrtimin e xhamisė sė Leskovikut ėshtė ngjizur para vitit 1997. Besimtarėt muslimanė tė Leskovikut i kanė drejtuar, nė atė kohė, njė letėr kreut tė Komunitetit Musliman nė Shqipėri, Haxhi Hafiz Sabri Koēi, ku i kėrkonin qė tė shihej mundėsia e ndėrtimit tė njė xhamie nė kėtė qytet, nė mėnyrė qė besimtarėt e kėsaj zonė tė kishin njė objekt ku tė kryenin ritet fetare. Komuniteti Musliman e miratoi kėrkesėn, por nuk kishte fonde nė dispozicion pėr tė ndėrtur njė xhami nė Leskovik. Drita jeshile u ēel gjatė njė vizite tė kreut tė muslimanėve tė Shqipėrisė, Haxhi Sabri Koēi, nė Angli para vitit 2000. Koēit gjatė kontakteve qė pati me pėrfaqėsuesit e Muslim Welfare Institute U.K. (Instituti Musliman i Asistencės Sociale, nė Blekbwrn tė Anglisė) iu premtua financimi i ndėrtimit tė kėsaj xhamie nė juglindje tė vendit. a.h.


    Objekti i ndėrtuar nuk e pėrligj shumėn e harxhuar

    Misteri i parave nė minaren e Leskovikut
    Xhamia e Leskovikut ka filluar tė ndėrtohet tre vite mė parė, nė vitin 2001. Ndėrtimi i kėtij objekti ėshtė financuar nga "Muslimanėt e Britanisė sė Madhe". Punėtorėt qė kanė punuar nė tė kanė qenė shqiptarė, kryesisht nga Leskoviku, firma zbatuese ka qenė nga Pėrmeti, ndėrsa supervizorėt kanė qenė tė huaj. Zyrtarisht deklarohet se supervizor i punimeve nė kėtė xhami ka qenė Muslim Welfare Institute U.K. (Instituti Musliman i Asistencės Sociale, me qendėr nė Blekbwrn tė Britanisė sė Madhe). Punimet nė xhami nuk kanė shumė kohė qė kanė pėrfunduar, madje pritet tė bėhet rrethimi i jashtėm i saj me njė mur simbolik, me gurė dekorativė qė do ta nxirrnin mė nė pah kėtė objekt. Xhamia e re e Leskovikut ndodhet nė fund tė shėtitores sė vetme tė qytetit, vetėm 20 metra larg nga rajoni i policisė sė qytetit, nė njė shesh tė vogėl. Por minareja e bardhė e saj mund tė dallohet qartė nga ēdo kėnd i qytetit. Banorė tė vjetėr tė qytetit thonė se Leskoviku ka pasur xhami nė tė kaluarėn, e cila ka qenė shumė mė modeste dhe jo me pėrmasa tė tilla. Xhamia e vjetėr ėshtė prishur gjatė viteve 1967-1968, nė tė famshmen lėvizje rinore pėr shkatėrrimin e objekteve fetare, si kisha, xhami, teqe e manastire. Burime nga Komuniteti Musliman Shqiptar kanė deklaruar se pėr ndėrtimin i kėsaj xhamie janė akorduar afro 300 mijė dollarė, gjė tė cilėn e konfirmuam dhe nga burime tė Komunitetit Musliman nė Leskovik. Por specialistė tė ndėrtimit dhe punėtorė vendės, qė kanė marrė pjesė nė ndėrtimin e saj, tė pyetur nga "Gazeta", deklaruan se kjo shifėr ishte shumė e ekzagjeruar. Sipas tyre, ndėrtimi i xhamisė nuk ka kushtuar mė shumė 60 mijė dollarė, pėr shkak tė fuqisė sė lirė punėtore nė Leskovik, kostos sė ulėt tė materialeve tė ndėrtimit nė kėtė zonė dhe cilėsisė jo shumė tė lartė tė punimeve. a.h.


    Financimi pėr xhaminė u bė pa dokumenta

    Nuk ėshtė gjetur asnjėlloj dokumentacioni qė tė provojė se ēfarė ėshtė bėrė me fondin pėr ndėrtimin e xhamisė sė Leskovikut, si janė menaxhuar paratė e dėrguara nga Londra, dhe kush ėshtė paguar me kėto donacione. Nga hetimi rezulton se paratė janė futur nė Shqipėri ilegalisht, madje dhe rrogat e punėtorėve janė dhėnė pa bordero apo faturė pagese. Gjithēka ėshtė bėrė me para nė dorė dhe pa mandate pagese. Duke qenė se donacioni ishte i dhuruar nga jashtė, autoriteteve tė Komunitetit Musliman Shqiptar nuk iu dha asnjė e drejtė pėr tė kontrolluar fondin e investimit dhe mėnyrėn sesi do tė shpenzohej ai. Pikėrisht pėr kėtė fakt nuk ekziston dokumentacioni nė lidhje me fondet e shpenzuara pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie.


    ps.marre nga GAZETA SHQIPTARE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 20-11-2004 mė 12:03

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Hahaha...

    T'u dridhen kembet e?

    Po lene ere shirokas se je edhe "i moshum"! Ē'jane keto prralla? Nje person qe nuk di kuptimin e fjaleve terrorizem dhe Islam (po ta dije nuk i perdorje keto fjale prane njera-tjetres) na u shqetesoka per problemet qe mund t'i shkaktoje ky fenomen vendit tone. Dhe burim frymezimi ka nje gazete "shume te pavarur" qe ne ndyshim nga ato "terroristat" qe permend ne artikull financohet me para jashtezakonisht te pastra dhe perpiqet te zgjidhe hallet e kombit.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Hahaha... ]
    nuk shoh asgja per te qeshe....shko qeshi tjera kuje...jo mu.....po siq duket ti je i mesume me fjalet terrorizem e xhihad....mire per ty...te lumte..vazhdo keshtu....

    po si thone:..- qesh mire kush qesh i fundit

    KISHE GJE PER TE THENE NDONJE GJE ME KONKRETE PER TEMEN mqs terrorizmi s'eshte nje gje e re per ne.
    Desh hollen ne ere ambasaden Amerikane para ca vjetesh...me duket....Ka gje per te qeshur ketu.....????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 20-11-2004 mė 17:14

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga shirokas
    qesh mire kush qesh i fundit
    E sipas jush, kush do qeshe i fundit?

    Une qesh me driteshkurtesine dhe me pozicionin komik qe marrin shqiptaret si ju, te cileve urejtja per Islamin ua ka bllokuar damaret qe ēojne gjak ne tru.

    Shqiperia ka problem prostitucionin, varferine ne pergjithesi dhe papunesine, korrupsionin, krimet etj. Shqiperia nuk ka pasur dhe nuk do kete asnjehere probleme nga ato qe ju mundoheni te paraqisni ketu. Perpjekjet per ta paraqitur Shqiperine si vend me probleme terrorizmi u interesojne ndoshta Grekeve, Serbeve etj. por shqiptareve. Aspak! Ne shumicen e rasteve vihet re mungese sinqeirteti dhe ndonjehere naivitet i perzire me injorance.

    Ju harroni se ne jemi shqiptare dhe jemi ai komb qe ka ditur te rroje ne paqe pavaresisht nga fakti se ka pasur tre fe pak a shume te ndryshme prej njera-tjetres. Per me teper, kur ia kane ndaluar fare nuk e ka ēa shume koken. Une thjesht e ndjek kete propagande qellimekeqe me nje buzeqeshje te hidhur ne buze. Buzeqesh sepse argumentet jane shume komike dhe kjo buzeqeshje eshte e hidhur sepse shoh se padashje, apo me dashje, imazhi i vendit tim, tashme i leckosur, merret neper kembe ne emer te patroitizmit. Kete e bejne ca gazetare dhe ju me siper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 20-11-2004 mė 17:42

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    ... shqiptaret si ju, te cileve urejtja per Islamin....
    ku duket urrejtja ime per islamin.....me trego nje fjali te vetme ku une jam Shprehu kunder islamit???
    Nqs nuk e gjen te lutem me kerko te falun...mqs nuk te kam fy as ty as fene islame.
    Edhe dicka...mos me repliko me...e po e bere nuk te pergjigjem.
    Merru me temen e mos i kap gjerat personale pse nuk i kam shpike une ato qe thote gazeta......ku ka tym ka edhe zjarr e nqs e ke mizen.....pune per ty.

    PS.Mubarak ramadan miqve te mi.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Abuzim mbi fjalen Xhihad, ai qe ja di vertet kuptimin kesaj fraze sdo fliste.

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Abuzim mbi fjalen Xhihad, ai qe ja di vertet kuptimin kesaj fraze sdo fliste.
    Po une qe ja di vertet kuptimin e kesaj fjale [qe ne fakt ka 2 kuptime e jo 1 si thua ti] lejohem te flas?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Pse nuk diskutoni per temen po merreni me rrockelleqe jo filan fjal ka ket domethenie jo ka ate. Lajmi esht i qarte, merruni me lajmin.

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Kleitus
    Pse nuk diskutoni per temen po merreni me rrockelleqe jo filan fjal ka ket domethenie jo ka ate. Lajmi esht i qarte, merruni me lajmin.
    Sot ka lajme te tjera nga Gazeta Shqiptare te cilat mund te diskutohen mbi vertetesine e tyre apo jo.Me problemet qe kemi si Shqiperi se besoj qe eshte ne te miren tone te kthehemi ne nje province te njerezve te Bin Laden e co.
    Sidokjofte prania e radikaleve islamik ne Shqiperi nuk duhet mohuar te pakten teorikisht per disa arsye:
    1- Siguria neper pikat kufitare te kalimit eshte minimale dhe kjo favorizon hyrjen e lloj lloj produktesh (arme, droge, etj etj)
    2- Ligji per sekuestimin e pasurive te terroristeve eshte shume i ri dhe zbatimi i tij kerkon institucione te fuqishme te ngritura ne parimet e demokracise dhe LIGJIT
    3- Niveli i larte i korrupsionit dhe burokracise ne qeverine shqiptare minon edhe ato pak perpjekje qe jane bere per te kthyer Shqiperine ne nje shtet proaktiv dhe jo thjesht reagues ndaj fenomenit 'terrorizem'
    Me poshte ka pjese nga gazeta Shqiptare


    Kush ėshtė Mohameed Al Zavahiri "inxhinieri" i kėrkuar nga CIA

    Egjiptiani Mohammed Al Zavahiri, i njohur me nofkėn "inxhinieri", ėshtė vėllai i udhėheqėsit shpirtėror tė Xhihadit Islamik Egjiptian, Ayman Al Zavahirit, i njohur me nofkėn "doktori" dhe njėkohėsisht krahu i djathtė i Bin Ladenit. Mohammed rezulton se ka hyrė nė Shqipėri nga viti 1994 deri nė vitin 2000, pavarėsisht se emri i tij ka qenė ndėr mė tė kėrkuarit gjatė aksionit tė pėrbashkėt antiterror tė shėrbimit inteligjent amerikan (CIA) dhe SHIK-ut, nė pranverėn e vitit 1998. Mohammed dhe vėllai i tij Ayman i shpėtuan arrestimit gjatė atij aksioni dhe u larguan nga Shqipėria. Nė prill tė vitit 1999 gjykata ushtarake e Kajros, gjatė vendimit pėr katėr anėtarėt e celulės sė Xhihadit Islamik Egjiptian tė arrestuar Tiranė, i dėnoi dy vėllezėrit Zavahiri me vdekje nė mungesė, si organizatorė tė vrasjes sė presidentit egjiptian Al Saddat. Mohammed ėshtė treguar mjaft i guximshėm, duke hyrė nė Shqipėri edhe pas vitit 1998. Shėrbimet inteligjente amerikane dhe tė disa vendeve Perėndimore i kanė ndjekur gjurmėt e tij edhe gjatė luftės sė Kosovės. Pėr herė tė fundit silueta e Mohammed ėshtė parė nė Shqipėri gjatė vitit 2000. Nuk egziston foto e Mohameed por personat qė kanė kontaktuar me tė kanė deklaruar se ėshtė rreth 180 centimetra i gjatė dhe ka njė moshė rreth 42-vjeē.

    Incidenti me policinė italiane e shpėtoi rastėsisht nga arrestimi jemenasin e dyshuar

    Para tė dyshimta pėr 5 kampingje
    -- Pateel pritej tė sillte dollarėt nė fund tė gushtit

    Pesė kampingje tė hapura gjatė muajve tė nxehtė tė verės, pėr fėmijėt nė nevojė ekonomike, kanė shėrbyer si mbulesė pėr donacionet, nė shuma tė mėdha tė futura ilegalisht nė Shqipėri. Pėr tė kamufluar donacionet e mėdha tė sjella ilegalisht nė Shqipėri, pėrveē ndėrtimit tė objekteve tė kultit, janė shfrytėzuar dhe hapja e disa kampingjeve verore pėr fėmijėt nė nevojė. Gjatė hetimit pėr tė zbuluar veprimtarinė e jemenasit Pateel dhe destinaconin e parave qė ai ka sjellė ilegalisht nga jashtė, agjentėt e Antiterrorit kanė zbuluar njė tjetėr aktivitet qė pėrdoret si kamuflim pėr tė humbur gjurmėt. Konkretisht, gjatė muajėve tė verės, nė kohėn e pushimeve pėr fėmijėt e shkollės 8-vjeēare, janė hapur kampingje nė natyrė, me donatorė shoqata apo fondacione tė huaja islamike. Duke ndjekur gjurmėt e Pateel-it agjentėt e Antiterrorit zbuluan se ai ishte njeriu qė do tė sillte paratė pėr shpenzimet e kėtyre kampingjeve.

    Kampingjet
    Gjatė sezonit tė pushimeve verore nė pesė zona tė vendit, kryesisht nė periferi tė disa qyteteve, u hapėn kampingje nė natyrė, qė kishin si synim trajtimin dhe argėtimin e fėmijėve qė rridhnin nga familje nė nevojė ekonomike. Nė kėto kampingje fėmijėt trajtoheshin me ushqim nė dy vakte, mėngjes dhe drekė. Tė gjitha shpenzimet pėr instruktorėt dhe kujdestarėt e fėmijėve, pėr ushqimin e tyre dhe aktivitete tė tjera, ishin tė financuara nga donacione tė ardhura nga jashtė vendit. Nga informacioni qė kanė siguruar agjentėt e antiterrorit rezulton se jemenasi njihej ose paraqitej si financues i pesė kampingjeve tė hapura pranė Yzberishtit, Divjakės, Kavajės, Lushnjės dhe Elbasanit. Kėto kampingje kanė funksionuar gjatė gjithė verės dhe janė mbyllur nė fund tė gushtit, para se tė fillonte viti i ri shkollor.

    Jemenasi
    Pasi kishin siguruar tė gjithė informacionin e nevojshėm pėr lidhjet e jemenasit Pateel me pesė kampingjet e fėmijėve, agjentėt e Antiterrorit u bėnė gati qė t'i bėnin njė surprizė, sapo ai tė shkelte nė tokėn shqiptare. Kėtė radhė shpresohej qė ai tė mos shpėtonte pa u lagur dhe tė largohej pėrsėri nga Shqipėria, si gjithmonė pa i hyrė gjemb nė kėmbė. Agjentėt e Antiterrorit tė policisė dhe SHIK-ut kanė pritur gjatė gjysmės sė dytė tė muajit gusht tė kėtij viti qė jemenasi Shafeeque Ismael Pateel tė vizitonte Shqipėrinė pėr tė sjellė paratė me tė cilat do tė paguheshin shpenzimet e pesė kampingjeve. Por Pateel u ndalua nga policia italiane nė Bari, nė kohėn qė po pėrgatitej tė nisej pėr nė Shqipėri. Sipas burimeve nga sektori i Antiterrorit nė Ministrinė e Rendit, thuhet se "njė shtetas me origjinė arabe pagoi njė shumė tė madhe si garanci pėr lirimin e Pateel-it, i cili nė tė vėrtetė, pas kėtij veprimi, u la i lirė". Jemenasi, pasi rifitoi lirinė, e ndryshoi drejtimin e tij, duke mos ardhur nė Shqipėri. Qysh nga ky ēast agjentėt shqiptarė tė Antiterrorit i kanė humbur gjurmėt e tij, pavarėsisht se e kanė rritur vigjilencėn nė pikat e kalimit kufitar. Madje, pėr kėtė fakt u vendosėn nė Rinas ish-agjentė tė Antiterrorit nė kryeqytet, tė cilėt u trajnuan pėr disa muaj rresht gjatė verės sė kėtij viti nė Egjipt pėr antiterrorizėm, nga instruktorė tė shėrbimeve inteligente amerikane.


    Xhamia e Leskovikut u pėrdor si mbulesė pėr donacionet ilegale

    Ndėrtimi i xhamisė sė Leskovikut dyshohet se ėshtė pėrdorur si koperturė pėr tė fshehur destinacionin e vėrtetė tė donacioneve nė shuma tė mėdha tė nisura nga Anglia nė drejtim tė Ballkanit. U zgjodh pikėrisht qyteti i vogėl i Leskovikut, pėr faktin se ndodhet nė njė zonė pothuajse tė harruar nga pjesa tjetėr e vendit. Ndėrtimi i xhamisė ka zgjatur pėr mė shumė se dy vjet, ndėrkohė qė pėrmasat e objektit janė modeste. Njė tjetėr detaj qė ngjall dyshime mbi destinacionin e shumės sė madhe, qė pretendohet se ėshtė investuar nė kėtė xhami, ėshtė edhe madhėsia e objektit, si dhe cilėsia e punimeve. Cilėsia e punimeve ka qenė e dobėt, madje pėr kėtė fakt burime nga Komuniteti Musliman pohuan se ka pasur ankesa dhe nga supervizorėt e objektit. Pas pėrfundimit tė punimeve, xhamia qė u ėshtė vėnė nė dispozicion besimtarėve tė Leskovikut nuk e pėrligj shumėn qė pretendohet se ėshtė investuar aty.


    Identikiti i korrierit
    Nuk disponohet asnjė foto pėr jemenasin
    Agjentėt e Antiterrorit nuk disponojnė asnjė foto tė jemenasit Pateel, duke e vėshtirėsuar kėshtu sė tepėmi zbulimin e tij gjatė hyrjes dhe daljes nga Shqipėria. Por, nga informacioni qė agjentėt e Antiterrorit kanė siguruar nė rrugė operative, rezulton se jemenasi ka njė trup mesatar, rreth 165-168 centimetra. Ai preferon kapelet sportive dhe mban pak mjekėr. Pamja dhe veshja e jemenasit ėshtė krejt normale, aq sa nuk bie nė sy dhe nuk tėrheq vėmendjen e personave pėrreth. Nuk disponohen gjurmėt e gishtave tė tij, por dihet vetėm identiteti qė ėshtė: Shafeeque Ismael Pateel. Ndėrkohė, burime nga Komuniteti Musliman pohuan se gjatė dy-tre viteve tė fundit i ka vizituar njė person qė kishte emrin Shefik, por ai ėshtė paraqitur si musliman me origjinė nga Pakistani dhe me banim nė Britaninė e Madhe.


    PARATE
    Strukturat e specializuara antiterrorizėm kanė dokumentuar tetė vizita tė jemenasit Shafeeque Ismael Pateel nė Shqipėri. Nė tė gjitha kėto raste jemenasi ka sjellė me vetė nė mėnyrė ilegale shuma nga 800 mijė deri nė 1.3 milionė dollarė, tė cilat nuk janė deklaruar nė pikat e kalimit kufitar tė Shqipėrisė. Pateel i ka kaluar shumat e mėdha tė parave pa u zbuluar nga kontrollet rutinė tė autoriteteve shqiptare nė aeroport. Gjatė muajve tė nxehtė tė verės janė ngritur pesė kampingje nė zona tė ndryshme tė vendit, pėr fėmijėt nė vėshtirėsi ekonomike. Kampingjet u ngritėn nė periferi tė Tiranės, afėr Yzberishtit, nė Kavajė, nė Divjakė, nė Lushnjė dhe nė Elbasan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 22-11-2004 mė 15:34

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Jo propagande ne kete forum!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 22-11-2004 mė 17:12

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 20:18
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •