Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32

Tema: Pėrse...?!

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    MESNAAAAAAAAAAAATA!
    Kush tė ka uruar deri tani ka treguar shpirtin fisnik tė vetin. Unė tė them tė drejtėn nuk e di as sesa vjeē je, as ku banon, por nga poezitė qė bėn, kuptoj qė je Palcė Poetike Shqiptarė e Kosovės. Tek ti strehohet njė varg fantastik qė tė "xhelozon".(lol)
    Dreri!
    O unė krushk i parė,
    ose
    do nisem rrugėve si i marrė!
    Ose
    do t'a gjej Mesnatėn
    ose
    do t'a marr sopatėn
    ose
    do t'a bėj gijotinė
    ose
    Zhak Shirakut plak
    o
    do t'ja djeg shtėpinė!
    oj oj oj!
    Dua tė gėzėj

    Se mė morri malli
    T'a ndez dasmėn flakė
    Mesnatėn t'a kalli
    E t'i vė duvak!
    Ø
    OOOOOOOOOOOo

    Dhe ty t'i heq brirėt..(lol)
    se mos na "vret" ēupėn!
    T'ja nisim tė pirėt
    sa t'a thyejm kupėn!

    Si Omar Khajami
    do bėj RubairetØ
    Se Mesnata nuse
    Do tė ketė dhe hiret....

    Por mė ka marrė malli
    Tė mė shkruaj Brari!!!
    Mos vdiq pėr sė gjalli???
    Pyet krushka - Pari!

    Ju dua shumė tė gjithėve dhe ka tė drejtė Melankonija - mezi pres dhe unė dialogun e shpirtit poetik Dreri - Mesnata! Por mė shumė optimizėm! Hajde Jepiniiiiiiiiiii....

  2. #12
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mesnate, ti ke lindur bashke me poezine! Pesimizmin e nxjerr duke shkruar! Uroj te mos reshtesh!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142

    Cili...?!

    Cili ishte gjyshi? - kur ma vranė babanė?!
    Ku i kisha megjet – kur trollin ma ndanė?!
    Kush ma vrau Balon - ...ujqėrit mė thanė...!
    Kush m’a helmoj Laron – asnjė gjė nuk lanė...!

    Kjo ishte dilema, qė bab’gjyshi kishte
    Brez mbas brezi dogjėn grurė e misėrishte...
    Jetim baba i gjyshit... jetime nanė – daja
    Dardani e djegun... pyje dhe ograja...!

    Ikėn shkuan vitet... u rrita dhe unė
    Gjyshi me gjithė babėn njė qershi e vunė
    Nė oborr qershija, rriteshe ēdo ditė
    Nėn kokrat e kuqe...rriteshim fėmijtė...

    Shifesha tek uji... treqind vjeē ish pusi
    Kokrat e qershive buzėn seē ma skuqi
    E shkundja qershinė nė muajin qershor
    Merrja dhe ēarēafin qė ish bardh si borė...

    Nana na pėrkdhelte, baca na buzqeshte
    Motra ma e vogėl, ma shumė kokrra deshte
    Ika nga oborri nė nji natė Shėn Ndreu
    Nga qershi nanė – daja veē nji degė e theu!

    Mos bre! - i tha nana se thahet qershija
    Kur tė kthehmi prap do ta hanė fėmija!
    Cili m’a ka parė si e kam qershin
    Tė mė sjell dy kokra kėtu nė mėrgim

    Mesnata
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    "Molla t'kputuna nji deget
    Dy qershija lidh n'nji rrfanė
    ku fillojnė kufinjt me geget
    rrnojn dy ēika me nji nanė!...


    Dom Ndré Mjeda

    Oj moj ti Mesnata, mė ke befasuar
    Gjysmėn e Forumit e ke xhelozuar........lol
    Mos je nga Prizreni, a nga Ēyēavica
    Ku luftone Shota dhe Azem Galica!...

    Dritėn mos ja morre nė Mesnatė ti hanės
    Apo dielli i zjarrtė, t' dha rrezet e tija?!
    Te ka skalitė Zoti bash me dorė tė nanės
    Mos t'u prishtė moj ēikė...kurr ty bukurija!

    Bukuri e vargut qė na drithėron...
    Rrallė unė kam lexuar varg me vlagė Kosove
    A je e fejuar?...Apo dashuron!?...
    Zemra tė kėndoftė!...po ti kurr s'u lodhe?

    Vallė a mos ke hasur...shpirtin e Naimit
    A mos tė rą rruga nga Baba Tomorri!?
    Mos je mbesė e Shkrelit...e Azem frymzimit*
    Qė s'e pa lirinė...pavdeksija e morri!....

    *Azem Shkreli - POETI MADHOR I KOSOVĖS MARTIRE! Miku im personal qė u nda prej nesh nė PRAGLIRINĖ E KOSOVĖS!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Mesnata
    Cili ishte gjyshi? - kur ma vranė babanė?!
    Ku i kisha megjet – kur trollin ma ndanė?!
    Kush ma vrau Balon - ...ujqėrit mė thanė...!
    Kush m’a helmoj Laron – asnjė gjė nuk lanė...!

    Kjo ishte dilema, qė bab’gjyshi kishte
    Brez mbas brezi dogjėn grurė e misėrishte...
    Jetim baba i gjyshit... jetime nanė – daja
    Dardani e djegun... pyje dhe ograja...!

    Ikėn shkuan vitet... u rrita dhe unė
    Gjyshi me gjithė babėn njė qershi e vunė
    Nė oborr qershija, rriteshe ēdo ditė
    Nėn kokrat e kuqe...rriteshim fėmijtė...

    Shifesha tek uji... treqind vjeē ish pusi
    Kokrat e qershive buzėn seē ma skuqi
    E shkundja qershinė nė muajin qershor
    Merrja dhe ēarēafin qė ish bardh si borė...

    Nana na pėrkdhelte, baca na buzqeshte
    Motra ma e vogėl, ma shumė kokrra deshte
    Ika nga oborri nė nji natė Shėn Ndreu
    Nga qershi nanė – daja veē nji degė e theu!

    Mos bre! - i tha nana se thahet qershija
    Kur tė kthehmi prap do ta hanė fėmija!
    Cili m’a ka parė si e kam qershin
    Tė mė sjell dy kokra kėtu nė mėrgim

    Mesnata
    Moj Mesnate e embel ti qofsh e beku
    lakmi te kam , sa bukur qe shku !
    jam ba me ba be "pasha poezin tane"
    Qe me i kerku me qiri , si gjen kesaj ane

    Me shume respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    "Molla t'kputuna nji deget
    Dy qershija lidh n'nji rrfanė
    ku fillojnė kufinjt me geget
    rrnojn dy ēika me nji nanė!...


    Dom Ndré Mjeda

    Oj moj ti Mesnata, mė ke befasuar
    Gjysmėn e Forumit e ke xhelozuar........lol
    Mos je nga Prizreni, a nga Ēyēavica
    Ku luftone Shota dhe Azem Galica!...

    Dritėn mos ja morre nė Mesnatė ti hanės
    Apo dielli i zjarrtė, t' dha rrezet e tija?!
    Te ka skalitė Zoti bash me dorė tė nanės
    Mos t'u prishtė moj ēikė...kurr ty bukurija!

    Bukuri e vargut qė na drithėron...
    Rrallė unė kam lexuar varg me vlagė Kosove
    A je e fejuar?...Apo dashuron!?...
    Zemra tė kėndoftė!...po ti kurr s'u lodhe?

    Vallė a mos ke hasur...shpirtin e Naimit
    A mos tė rą rruga nga Baba Tomorri!?
    Mos je mbesė e Shkrelit...e Azem frymzimit*
    Qė s'e pa lirinė...pavdeksija e morri!....

    *Azem Shkreli - POETI MADHOR I KOSOVĖS MARTIRE! Miku im personal qė u nda prej nesh nė PRAGLIRINĖ E KOSOVĖS!

    Bigrafinė e kam tek Kulla e Jasharėve
    Diellin e kam fshehur nė zgafellat thellė
    Kur prej Stari Tėrgut, zemrat e shqiptarėve
    Hodhėn rreze drite, trimėri dhe nderė...

    Vargun ja kam marrė... hua Driteroit,
    rrimėn unė e gjeta tek vargu Naimit,
    Ma ka dhėnė frymzimin sqepi i fajkoit
    Shkruaj pėr Kosovėn, pėr atdhenė trimit!

    Mendėt ja kam marrė, hua Hasan Prishtinės
    Gjoksin unė ja morra, hua veē Syl Vokshit
    Me sharki kėndova veē nėn hije tė lisit
    Kangės i dhashė krahė, me tekst t'Agim Doēit

    Isha vajzė e vogėl, kur s'e dinim fare
    kush na bante kėngė "Duam lumturinė"
    Kėngėt qė ke thurė pėr heronjt ndėr varre
    Ty nė festivale... dekoratė tė rrinė!




    Hej Baci Agim,
    mos mė nguc me lavdėrime
    se t'a baj zemrėn thėrrime...!lol (plak qejfli)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mesnata : 09-12-2004 mė 17:07
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  7. #17
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mesnate, te perqafoj fort ty dhe poezine tende!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142

    Ma vodhėn dashurinė

    Era fryn memece... asnjė lajm s'kam marrė
    Qielli i Kosovės ende pikon lot!
    Pyes zogjt e malit, vallė mos e kanė parė?!
    Askush s'pėrgjigjet, unė shpresoj mė kot

    Duheshim dhe kishim ėndėrra nėpėr sy
    Nė gjergjef tė jetės endnim ardhmėrinė
    Kishim rrugė tė gjatė, tė bėnim tė dy...?!
    Ata tė pashpirtėt vodhėn dashurinė...

    Presin baballarėt, foshnjet e pa faj.
    Pret motra vėllan, ta gėzoj lirinė!
    Lokja pret tek praku heshtur zė tė qaj
    Mua mė grabitėn hasmit dashurinė

    Heshtje anė e mbanė, po ku ta kėrkoj?!
    Lidhur me zinxhirė, diku larg e nisėn...
    Thonė nė burg tė thellė, thonė e pushkatoj
    Hasmi shekullor, natėn kur e grisėn...

    Po i kėrkoj bjeshkės nėm pak Madhėshti
    Gjakut i kėrkoj, bėj durim dhe pak!
    Lokės i kėrkoj vetėm Dhėmbsuri...
    Kthemni dashurinė, se do t'u marrė hak.

    Mesnata
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142

    MĖ Lini TĖ Dua

    Mė thanė tė shkruaja poezi konkuruese
    Se diku na bėhej njė konkurs poetik
    Sa keq u ndjeva, nga ideja ngacmuese
    Mesnata pa gjumė... Mesdita nevrik....


    Atėher vendosa tė shkruaj nė vargje
    Me titull tė thjeshtė, dhe me shumė emocion
    Pa frikėn e ēmimit, me ndjenja prej vajze
    “Mė lini tė dua!”...se vajti shumė von’


    MĖ LINI TĖ DUA!



    U linda me klithma qė ditėn e parė

    Dhe sot prap me klithma unė jetėn e shtyj

    Shikohem me vehten nė pellgun e tharė

    S’kam forcė tė lotoj, s’kam forcė as tė pshtyj



    Shtėpiz e Rilindjes nė mes tė ēarshisė...

    Prizreni shpėrlarė me diell UNMIKU (!)

    Unė endem trishtuar diku nė Evropė

    dhe ėndėrra dhe klithma, nuk di ku mė iku...?!



    M’a ktheni ju lutem nė Euro at’ klithėm!

    Nė Bankat e Francės njė konto mė ēelni!

    Peshomėni nė ar po deshėt tė gjithėn!

    Mė lini tė dua...! M’a ktheni dhe diellin...!



    Dėnomėni po deshėt me Kartė tė Helsinkit!

    Me Kartė tė Parisit me Ligj gijotine!

    Mė lindi tė dua... se jam Bijė e Fisit

    Zhan D’Arkė e Kosovės me palcė dashurije.



    Mė lini tė dua, se jam Dardanesha

    Jam mbesė e barotit qė kurr flakė s’u ndeza.

    Mė lini tė dua, se jam poetesha

    Ku lindi nė djep dhe vetė Nėnė Tereza!



    Mesnata
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  10. #20
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ah , sa bukur shkruan ti ! Ujėvarė i ke vargjet.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •