mbreme pata shansin te lexoja k'te ese dhe vertete me pelqeu prandaj po e postoj k'tu
lexim te kendshem.
__________________________________________________ ______________
E menduar ne dite feste
nga: Doriana Molla
marre nga Gazeta Illyria
Ka vite me radhe qe une kaloj festat e dimrit larg vendit tim, larg familjes sime. Ndersa miq e te njohur te huaj me pyesin per planet e mia per Krishtlindje apo per Vit te Ri, une jam teper apatike per te qene sinqerisht e gezuar. Gerrmoj trurin tim ku kujtimet fluturojne si ne nje magazine pa inventuar. Qesh me bukurite e se kaluares qe me sherbejne si frymezim per te perfunduar me sukses kete maratone qe e quaj jete. Pa diskutim, e ardhmja do te jete me pozitive se aftesite mbijetuese jane shnderruar ne energji per te perparuar. Mendoj dhe shkruaj:
Ku kaltersia e detit puthet me reta e embla te endrres, atje isha une per pushime vere. Zemra me gufonte me gezim e cdo moment me dukej teper i bukur per te qene i vertete. Koka ne preherin e mamit, nje bisede me babin, nje shetitje me motren, nje mesim noti nga vellai, ishin keto momentet me te bukura qe po i ruaj ne mendje si kujtimet me te fresketa me familjen. Ndoshta tingellon e cuditshme, po mbresa me te medhaja ne mendjen time ka lene ky ritakim me te dashurit e mi pas nje ndarje te gjate. Une jetoj ne vendin e mundesive dhe mundesite me jepen cdo dite per te krijuar vetveten. Nuk jam e vetme nga brezi im. Madje shumica e shoqeve dhe shokeve jane ketu me mua. Ne te gjithe shkojme universiteteve dhe dalim me mesatare nga me te lartat. Ne jemi pjese e genjerates XY, po nuk jemi nje brez i humbur. Ne jemi te rinjte e te rejat e Shqiperise qe flasim kater-pese gjuhe, punojme me shume se pese dite te javes, vishemi hip ne Fifth Avenue, kemi njohuri per me shume se nje fushe te jetes, dhe rritemi me prinderit ne telefon. Dostoevsky, Kadare, Nirvana, Inva Mula, Picasso, Nietzsche, Frank Lloyd, Stephen Hawking, Newton jane te gjithe figura, letersie, arti, shkence, qe na japin kenaqesi ne biseda inteligjente ne kafe ne rruget e Parisit, auditoret e New Yorkut apo zyrave ne Tokyo. Ne jetojme vetem po nuk jemi te vetem. Ne kemi formim me te plote e kjo prej atyre mesusve te disiplinuar, prej prinderve tane intelektuale qe kane sakfrifikuar cdo gje per ne, prej gjysherve tane te mencem megjithese teper te vuajtur. Ne jemi mosperfilles per veshtiresive ditore ketu sepse ne kemi jetuar radhat e kosit, vajgurit, mitralozet rrugeve te qyteteve. Ne jemi mahnitur per nje moment ne monumentet madheshtore ne bote, po ambientuar gjithsesi se kemi nje fare narcisizmi te brendshem, nje fare krenarie qe ndoshta nuk na lejon te ulim kokat kurre edhe kur degjojme vec lajme negative ne shtypin e huaj per gjakun tone. C'me ka bere mua pershtypje me shume ne jete? Shume momente qe te gjitha te lidhura me mamin, babin, motren, vellain. Po kjo jeta jone si film surreal eshte vertetesi per shume familje shqiptare. Ndarja jone relfekton me nje note tragjike sepse nuk ka dashuri me te forte, me te paster, me te pazevendesueshme se ajo e mamit dhe babit. Po lotet e dhimbjes jane pire ne avionin e pare e na e kane rrethuar zemren me nje mbrojtje te cilesise me te forte. Syte nuk na jane mjegulluar nga poshteriste qe jeta i ka hedhur ne drejtime te cuditshme. Syte na shohim me driten e ambicies. Mund ti ngre syte nga qielli e te mpyes zotin per kete fatin tone, pse te jete i tille valle? Po pse te mos shfrytezoj cdo minute te jetes per te hedhur nje hap perpara e per t'u dhene prinderve falenderimin e merituar duke bere nje arritje sado te vogel keshtu. Zoti na do dhe ne niperve e mbesave te nene Terezes, e ne duhet te duam vetveten.
Krijoni Kontakt