Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148

    Cili është distribucioni më i mirë i Linux dhe ku mund ta gjej?

    Titulli i temes eshte ne thelbe dhe pyetja. Dhe cfare ndryshime kena kur e blen dhe kur e shkarkon nga rrjeti i internetit Linuksin ?
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  2. #2
    Përshëndetje Kleitus. Kësaj pyetjeje është pak vështirë t'i pëgjigjesh pa ditur njohuritë tuaja në fushën e informatikës. Gjithashtu, gjithçka varet nga arsyet për të zgjedhur GNU/Linux kundër sistemeve të tjerë operativë. Këto arsye mund të përmblidhen si më poshtë:

    1. Arsye puro komerciale.
    Nëse dëshiron të përdorësh një shpërndarje/distro Linux për arsye tregtie(hapja e një serveri internet për një ndërmarrje të mesme/të madhe psh) mund të zgjedhësh një shpërndarje komerciale(me pagesë) Linux. Nga këto po të pëmend më kryesoret dhe më të njohurat: Suse Linux Enterprise Server 9 (rreth $350 e sipër), Red Hat Enterprise Linux ($170 e sipër) ose Mandrake Linux Corporate Server (749€).
    Këtu duhet bërë kujdes sa i përket suportit/ndihmës e cila zakonisht është 24/7. Gjithashtu disa prodhues hardware-i lëshojnë driver vetëm për Suse dhe/ose Red Hat p.sh.

    Pra, sa i përket komercialeve, çmimet janë sigurisht shumë të larta dhe i drejtohen siç thashë ndërmarrjeve të mesme/të mëdha të cilat kanë nevojë për siguri dhe suport për çdo problem.

    2. Arsye studiuse, zhvilluese apo thjesht për hobby.

    Gentoo, Slackware, Debian e shumë të tjerë i drejtohen linjës së "programuesve" ose "vetë-ndërtuesve" të këtyre sistemeve operativë (ato që luajnë vetë me programet dhe aplikacionet e secilës prej këtyre shpërndarjeve). Gjithashtu, këtu futen dhe versionet e thjeshta të Mandrake,Suse,Red Hat Fedora, etj, drejtuar përdoruesve "normalë" të kompjuterit, atyre që janë kuriozë se ç'është Linux apo atyre që nuk mund të paguajnë qindra dollarë/euro për Windows/MSOffice etj.
    Sa i përket pyetjes çfarë ndryshon kur këto të fundit i blen apo i shkarkon nga rrjeti mund të thoja asgjë. Blerja i ofrohet atij publiku i cili nuk ka mundësi ta ketë të gatshëm distron e tij të preferuar veçse me anë të Cd-ve të gatshëm. Sigurisht këto çmime varditen nga $5 në disa dhjetra $, për një set prej disa Cd-sh apo Dvd-sh të cilat përmbajnë dhe kodet e programeve nën Licensën GPL ose "proprietary/non-free software" (plugin flash, driver N-Vidia psh).

    Le të marrim disa nga këto shpërndarje.
    Gentoo të instalon një sistem "granular" të sintetizuar, siç mund ta quajmë ndryshe, dmth çdo pjesë aplikacioni/software Gentoo e përpilon sipas specifikave të kompjuterit tënd.
    I takon atyre personave të cilët duan një sistem 100% të përshtatur kompjuterit të tyre, siç mund të imagjinohet, instalimi i një sistemi të tillë është tepër i vështirë, por jo i paarritshëm. Do shumë hile për t'ja arritur mbarë. I takon atyre që kanë durim të jashtëzakonshëm, jo për fillestarët.
    Nga ana tjetër, Debian mund të arrijë shumë mirë ti përshtatet specifikisht kompjuterit tënd dhe me më pak përpjekje.
    Po ashtu edhe Slackware i drejtohet një publiku të sprovuar më parë dhe që kërkon një sistem të qëndrueshëm.

    Një përdorues i Windows-it, kur provon për herë të parë Linux, pret që në fillim një sistem grafik, një instalues të thjeshtë dhe automatik, pa përmendur sigurinë e domosdoshme kur ke një sistem tjetër të instaluar në të njëjtin kompjuter. Këto hapa i kryejnë më së miri shpërndarje si RedHat Fedora, Suse Linux apo Mandrake Linux. Pra nëse je fillestar, rekomandohen këto sisteme, për të mos ngelur i zhgënjyer.
    Në rast se nuk ke frikë t'i hysh një rruge pak më të vështirë, por që në fund mund të të sjellë më tepër kënaqësi mund të provosh shpërndarje si Debian, Slackware, apo më i fundit që po përhapet me shpejtësi, Ubuntu.
    Ubuntu është një version i Debian-it, por më i thjeshtëzuar, me një sasi më të vogël programesh. Ka shumë të veçanta. Do përmendja një instalues të thjeshtëzuar grafik, suportin për gjuhët e huaja (ndër të tjerat dhe shqipja në Gnome 2.8), përdorimin e dyanshëm(desktop dhe server), ka një suport dhe ndihmues të mirë, dhe mbi të gjitha është komplet gratis. Për më tepër mund të vizitosh www.ubuntulinux.org.

    Personalisht përdor Debian. Kam provuar Mandrake në fillimet e tij, Suse dhe Slackware, por Debian mbetet më i pëlqyeri. Mund ta instalosh kudo, në mbi 10 arkitektura të ndryshme. Ndërsa Mandrake me zor se xhiron në një 486, Debian-it me modularitetin e tij i mjaftojnë dhe 500Mb për të punuar si një server i thjeshtë, apo një router i një rrjeti lokal. Pa përmendur sigurinë, që është një nga armët e tij të fuqishme.

    Po e mbyll duke përmendur dhe shpërndarjet "live". Knoppix është më i njohuri. Gjithashtu ekzistojnë Morphix, Gnoppix etj. Përdoren për të testuar GNU/Linux në një kompjuter pa u dashur ta instalosh fare. Mund të provosh nëse Linux do t'i njihte të gjitha periferitë e kompjuterit tënd, nëse një ditë do të instalosh Debian ta zëmë, dhe nuk di çfarë skede rrjeti të zgjedhësh.

    Së fundi nja dy lidhje: www.linuxiso.org, www.distrowatch.com, www.alblinux.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 24-11-2004 më 18:01 Arsyeja: Korrigjuar OpenOffice, faleminderit werewolf :)
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  3. #3
    63n700 Maska e werewolf
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    164
    Citim Postuar më parë nga helios
    atyre që nuk mund të paguajnë qindra dollarë/euro për Windows/OpenOffice etj.
    ????? qe kur u be me leke OpenOffice?????? apo e kishe fjalen per M$Office?



    Nese do instalosh nje nga distribucionet "e veshtira":

    slackware (http://www.slackware.org)
    10.0 eshte versioni i fundit mund ta shkarkosh ketu: http://www.slackware.org/getslack/



    Debian(http://www.debian.org).
    Mund te zgjedhesh versionin Stable (qe eshte pak i vjeter, dhjetor 2003)
    ose versionin Sarge (qe i ka komponentet me te rinj).


    Gentoo (http://www.gentoo.org)
    me mire mos u merr me Gentoo , se do shume kohe, durim & co! Nese ske ca te besh tjeter provoje...
    Mua mu deshen 16+ ore per ta kompiluar, dhe nuk ma bente zemra te formatoja me komplet hdd(derisa e bera zemren gur dhe e formatova, po se hodha me, kam Debian tani)!!!!

    Per te mare mandrake: http://www.mandrakelinux.com/en/ftp.php3
    10.1 eshte versioni i fundit




    per fedora core: http://freshrpms.net/mirrors/fedora/core2.html
    fedora core 2 eshte e fundit ( ka dale dhe 3 po eshte akoma beta)
    The truth may be out there, but lies are inside your head.

  4. #4
    63n700 Maska e werewolf
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    164
    opsssssss, se harova ta shkruaja dhe su ndryshoka me tani!
    mandrake dhe fedora jane me "user friendly" se tre te parat, te pakten gjate instalimit!
    The truth may be out there, but lies are inside your head.

  5. #5
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anëtarësuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261
    Pershendetje!


    Desha te dij se a eshte veshtire instalimi i Ubuntu version i Debian-it apo jo???
    (Une kam instaluar per here te fundit versionin e fundit te SuSe professional dhe ishte shume i lehte si instalim i gjithi next next.)

    Gjithe te mirat!
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253

    Mepis

    po per MEPIS çmund te thoni?
    eshte e vertete kjo:
    When installed on a hard drive, MEPIS is no faster or slower than any other version of Linux. In general, desktop Linux is as fast as MS-Windows XP running on the same machine.
    ....

  7. #7
    Përshendetje Mirëmëngjes.
    Po citoj
    Citim Postuar më parë nga Alblinux

    ..."përsa i takon mëdyshjes nëse duhet të fillosh me Debian apo ubuntu, këshilla është: Debian (Sarge).
    Rreth datës 21 Nëntor Sarge do të lëshohet si version stabël i Debian, dhe instaluesi i ri i përfshirë në të e bën fazën e instalimit shumë më të thjeshtë.
    Përse jo ubuntu? Sepse ubuntu nuk është gjë tjetër veç një Debian i menduar për t'u përdorur si Desktop, me të gjitha të mirat apo problemet që kjo zgjedhje afron.

    Nëse të duhet një server, përdor Debian, ubuntu nuk bën për atë qëllim.
    Nëse të duhet një desktop, përdor përsëri Debian, duke instaluar vetë çfarë të nevoitet, jo çfarë të japin gati dhe që ndoshta nuk të hyn e gjitha në punë.
    Nëse duhet të zëvendësosh me shpejtësi disa dhjetra klientë nga Windows në Linux dhe, nuk dëshiron të humbësh kohë me zgjidhjen e problemeve që mund të lindin gjatë instalimit, atëherë përdor ubuntu, pa u menduar dy herë.

    Duhet të kesh parasysh që ubuntu nuk respekton politikën e mirëmbajtësve të Debian, d.m.th. një program përfshihet në Debian vetëm kur të jetë provuar në 100% që është tepër i qëndrueshëm dhe pa difekte sigurie. Në ubuntu do të gjesh programet në versionet më të fundit (edhe të pa testuar mirë)."
    fotjon, tek kjo faqe gjen një rishikim më të thellë mbi Mepis. Personalisht nuk e kam provuar, por mesa pashë i drejtohet një publiku më të gjërë i cili ndërmerr hapat e para në botën e Linux-it.
    Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 29-11-2004 më 11:45
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2004
    Postime
    16
    Mandrake 10 dhe fedora core 2 jane me te mirat per nje fillestar po prape te veshtira.Komandat terminal i ke si buka.

  9. #9
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    na se e bete linuxin si Windows me pyetjet kush verison eshte me i mire.
    Linux doni apo sdoni ju per momentin per ate qe do ta perdori per te perfituar nga opsionet dhe fusha e gjere e aplikacioneve te tij duhet te mesoje te jetoje me Text-mode ose ndrryshe me "CLI" (command line interface) me falni per termat por per momentin nuk me vjen dicka e pershtatshme ne shqip.
    Dhe mos u mundoni te zgjidhni lloj lloj linux-esh por provoni ato me te perhapurat si DEBIAN, REDHAT, SUSE dhe MANDRAKE te cilat nuk ndryshojne shume te pakten ne strukturen e skedareve te konfigurimit.
    Merrni nje nga tutorialet e shumte dhe filloni te dilni nga burgu ku ju ka futur microsoft, cka do te thote qe te kerkoni ndonje rreze te fshehur ne ndonje menu ku te mund te ndryshoni dicka me nje te clikuar te miushit
    E keqja me e madhe qe shoh tek te gjithe njerrezit qe futen per here te pare ne boten e linux eshte mendimi sesi ata e krahasojne cdo gje me desktopin e tyre te meparshem ne Windowze dhe mua me vjen plasja. Nuk e di por mbase Microsoft e ka fituar kete pike qe ti mesoj njerezit te spostohen nga tastiera dhe te kalojne nemouse duke i perdorur termin user friendly ose me mire pasi njerezit nuk e kuptojne qe sa here qe ndryshon dicka ata duhet te rimesojne gjithcka nga e para. Kurse ne CLI maksimumi do ndryshoje ndonje opsion ne komande nga "komanda -a kete" do behet ne "komanda -a ate" te pakten persa i perket konfigurimit te kompjuterit dhe kernelit.

    Dhe qe ta kuptoni te gjithe :
    Prandaj ka aq shume versione linux pasi njerezit nuk e kane kuptuar akoma qe po te dish te kompilosh nje kernel *nix-i ti ke krijuar distribucionin tend te linux kaq e thjeshte eshte por qe pertoni aq shume dhe e komplikoni aq shume sa une se di.

    SE e zgjata shume dhe mund te kem perseritur veten me siper por shpresoj qe te vleje sadopak per ata qe idrejtohen *nix. "Lirohuni nga Microsoft prandaj po zgjidhni *nix. Ndryshoni menyren e te menduarit per me teper lirojeni ate"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2004
    Postime
    16
    Do s'do windows eshte me i thjeshte per nje fillestar kopjuteri.CLI eshte me intuitive se comand line ku duhet te mbash mend shume terma dhe mjafton nje presje keq dhe e hengre.Gjenialiteti qendron edhe te thjeshtesia.Pse linux po i ngjan perhere e me shume windows-it,perhere me i thjeshte dhe user friendly?Nuk eshte e mundur qe me instalim DEFAULT shume gjera nuk funksionojne po duhet te karikosh dhe instalosh module shtese.Provo te besh update video driver,gjasme i ke ne .rpm po prape me tastiere duhet te ecesh.....bleahhhh..shyqyr qe eshte qyl se bllokohet edhe ai sa bllokohet XP.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •