Është bërë e ditur nga NY Times se IBM nuk do të vazhdojë prodhimin e kompjuterave dhe ka filluar negociatat për shitjen e biznesit.

Shitja mendohet të jetë 1-2 miliardë dollarë dhe do përfshijë të gjithë modelet e desktop, laptop, notebook që prodhohen nga IBM.

Deri tani ka vetëm dy kompani të interesuar për blerjen e këtij biznesi dhe një prej tyre është kompania Lenovo (Legend), kompania më e madhe për ndërtimin e kompjuterave në Kinë.

Biznesi i kompjuterave përbën vetëm 12% të biznesit të IBM me të ardhura rreth 92 miliardë dollare në vit. IBM zë vëndin e tretë në botë për shitjen e kompjuterave me rreth 5.6% të tregut.

Hewlett Packard, Compaq, IBM, GateWay dhe shumë kompani të tjera që mbretëronin gjatë viteve 90, nuk kanë mundur të konkurojnë me Dell dhe kanë bërë ndryshime të mëdha gjatë viteve të fundit.