Lycos Europe, njė nga kompanitė mė tė mėdha tė internetit, ka filluar njė fushatė pėr ndalimin e reklamave nė email. Fushata titullohet "Make Love Not Spam" (http://makelovenotspam.com/intl) dhe ka filluar vetėm pak ditė mė parė. Vizitorėt e kėsaj faqeje mund tė shkarkojnė njė screensaver qė gjatė kohės qė kompjuteri nuk ėshtė i zėnė, sulmon faqet reklamuese me qėllim qė ato tė shpenzojnė bandwidth dhe tė humbasin para. Ky screensaver ėshtė shkarkuar nė 90,000 kompjutera deri tani dhe bombardimet jo vetėm qė kanė ngadalėsuar faqet reklamuese, por disa prej tyre i ka shkėputur fare nga interneti.
Sipas firmės netcraft, qė monitoron trafikun e internetit, dy prej faqeve qė sulmohen nga kjo fushatė nuk pėrgjigjen fare, ndėrsa njė faqe tjetėr pėrgjigjet me shkėputje tė mėdha. Lycos ka thėnė se synimi i fushatės ka qėnė vetėm pėr tė rritur shpenzimet e faqeve reklamuese dhe jo pėr ti sulmuar ato kaq rėndshėm.
Metoda qė ndjek screensaver pėrdoret shpesh nė internet dhe quhet DDoS (Distributed Denial of Service) ose Refuzim i Shpėrndarė i Shėrbimeve. Faqet bombardohen me kėrkesa sikur tė kishte me mijra vizitorė nė tė njėjtėn kohė, deri sa nuk mund tė pėrballojnė trafikun dhe shkėputen. Kjo metodė pėrdoret shpesh nga grupet pirate tė kompjuterave si dhe shumė viruse qė sulmojnė faqet mė tė mėdha tė internetit, zakonisht Microsoft, Yahoo, Google, Ebay, etj. Evropa ende nuk ka ligje kundėr sulmeve tė tilla nė internet por rruga e ndjekur nga Lycos ka dėmtuar biznesin e faqeve reklamuese dhe ato sigurisht qė do hakmerren.
Faqja e fushatės sė lycos (http://makelovenotspam.com/intl) nuk punon mė dhe mendohet tė jetė sulmuar nga faqet reklamuese ose mund tė jetė hequr nga vetė Lycos me qėllim qė tė ndalojė shkarkimet e screensaver dhe sulmet e faqeve reklamuese.
Kėto ditė mund tė gjeni mė pak reklama nė kutitė e emailit, deri sa tė marrin veten firmat dhe tė vazhdojnė avazin.
Krijoni Kontakt