TIRANĖ, ORHAN PAMUK MERR TITULLIN ’DR. HONORIS CAUSA’
Orhan Pamuk, shkrimtari turk, fitues i Nobelit nė vitin 2006 ėshtė nderuar sot me 17 Maj me titullin Doktor “Honoris Cauza” nga Universiteti i Tiranės. Pamuk ndodhet nė Shqipėri pėr njė vizitė. Gjatė marjes sė cmimit, present nė ceremoni ka qėnė dhe Ministri I Arsimit, Myqerem Tafaj
PAMUK TAKON TOPI: NE FAJ SE NUK ERDHA ME PARE NE TIRANE
Presidenti Bamir Topi ka qenė personaliteti I parė shqiptar I cili ėshtė takuar me nobelistin turk Pamuk.Nė takimin e zhvilluar nė presidencė, zoti Topi tha se "Vepra letrare e Orhan Pamuk shquhet pėr kėndvėshtrimin shumė origjinal, nivelin e lartė artistik dhe guximin individual pėr tė qenė influent nė politikė dhe intelektualisht".Gjatė takimit, Kreu i shtetit shprehu kėnaqėsinė e veēantė pėr takimin me kėtė shkrimtar tė madh dhe vuri nė dukje se vizita tė kėsaj natyre ilustrojnė jo vetėm marrėdhėniet miqėsore mes dy vendeve e popujve, por dhe vlerėsimin pėr kulturėn dhe artin nė tėrėsi si dhe pėr librin nė veēanti.
Shkrimtari i shquar Pamuk, duke u ndalur nė pėrshtypjet e tij pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, tė reflektuara edhe nė librin e tij mė tė fundit, ‘Stambolli’, vuri nė dukje se "tashmė nė moshėn 58-vjeēare, ndihet disi nė faj qė nuk ka mundur tė vizitojė dot vendin tonė mė parė.
Nė takim ishin tė pranishėm Ambasadori turk nė Tiranė, Hasan S. Asan dhe shkrimtarja e botuesja e "Skanderbeg Books", Flutura Aēka, e cila bėri tė mundur pėrkthimin dhe publikimin e veprave tė shkrimtarit turk nė Shqipėri.
PAMUK NĖ TIRANĖ NOBELISTI PROMOVON ROMANIN "STAMBOLLI"
Orhan Pamuk, nobelisti turk i 2006-ės viziton sot pėr herė tė parė Shqipėrinė. Njė axhendė e pasur me takime e aktivitete tė shumta, gjatė qėndrimit 2-ditor nė vendin e shqiptarėve, me tė cilėt ka njė lidhje tė hershme, Pamuk do tė jetė i pranishėm edhe nė promovimin e romanit tė tij mė tė ri “Stambolli”, njė libėr ku trajtohet, pikėrisht kjo lidhje e tij me Shqipėrinė.
Njė roman me nota tė thella biografike, ku rrėfehet dashuria e tij e parė, e cila ka qenė njė shqiptare... “Milosao”, e pėrjavshmja letrare e "Gazeta Shqiptare" botoi dje ekskluzivisht, me lejen e botueses sė “Scanderbeg Books” Flutura Aēka, kapitullin ku Pamuk trajton mjeshtėrisht kėtė histori mbreslėnėse.
AXHENDA
Nė orėn 19:00 nė Sallėn e Kuvendit tė Shqipėrisė ku do tė zhvillohet “Mbrėmje me Orhan Pamuk”. Nė prezantimin e veprės “Stambolli” do tė jenė tė ftuar tė fushės sė letrave, personalitete tė kulturės, akademikė, pėrfaqėsues tė politikės, tė medias, etj. nė Sallėn e Kuvendit tė Shqipėrisė. Tė martėn nobelisti turk do tė vizitojė qytetin e Beratit, ku nė mesditė do tė ketė njė takim mirėseardhjeje nga personalitete tė letrave, tė kulturės, tė politikės e tė medias tė kėtij qyteti. Vizita e shkrimtarit nė viset shqiptare do tė mbyllet tė mėrkurėn nė mėngjes kur nė orėn 09.00 do tė pėrcillet nė aeroportin “Nėnė Tereza” tė Tiranės.
KUSH ESHTE PAMUK
Orhan Pamuk ka lindur nė 7 qershor 1952 nė Staboll nė njė familje tė pasur. I ati ka qenė inxhinier. Ai studioi nė Kolegjin Robert dhe mė pas pėr arkitekturė nė Universitetin Teknik tė Stambollit dhe njėkohėsisht tė gazetarisė nė Universitetin e Stambollit. Nė vitin 1982 u martua me Aylin Turegen, me tė cilėn u divorcua mė 2001. Ka njė vajzė, Ruyan (1991). Nė vitet 1985- 1988 u mor me kėrkime pranė Universitetit tė Kolumbias nė Nju Jork dhe pėr njė kohė tė shkurtėr nė Universitetin e Iouas. Orhan Pamuk jeton nė Stamboll. Pėrvojėn e tij tė njė jete mes traditės osmane tė familjes dhe pėrqasjen me stilin perėndimor tė jetės, ai e ka pėrshkruar me tri gjeneratat nė romanin e tij tė parė “Xhevdet Beu dhe tė bijtė” (1982) dhe mė pas reflektimet e lėvizjeve shoqėrore tė kohės nė romanin “Shtėpia e heshtjes” (1983). Popullariteti i tij ndėrkombėtar nis me botimin e romanit “Kėshtjella e bardhė” (1985), roman historik pėr Stambollin e shekullit 17. Ky ėshtė libri i parė i botuar nė gjuhėn angleze. Mė pas njohja e tij pason me botimin e romanit “Libri i zi” (1990), qė provokoi debate nė Turqi pėr shkak tė referencave tė tij sufiste. Mbi kėtė libėr ėshtė bazuar edhe filmi “Gizli Yuz” (1992). Romani “Jeta e re” (1994) qė pason veprėn e tij ėshtė njė rrėfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kulturės popullore dhe miteve turke, pėrmes njė tė ashtuquajturi libėr me njė aftėsi pėr tė tė ndryshuar jetėn nėse e lexon. Nė vitin 2000 Orhan Pamuk prezantohet me “Unė jam e kuqja”, ku siē shprehet ai, tema kryesore ėshtė raporti mes Lindjes dhe Perėndimit, mes pėrshkrimit nėpėrmjet pikėpamjeve tė ndryshme tė artistėve tė lidhura me kėto kultura. Romani i tij “Bora” (2002) i vendos ngjarjet nė kufirin lindor tė Turqisė, nė qytetit Kars, dikur kufiri mes perandorisė osmane dhe asaj ruse. Romani pėrshkruan konfliktet politike dhe fetare tė turqve tė sotėm pėrmes jetės sė njė shkrimtari tė mėrguar nė Perėndim. Nė vitin 2004 Pamuk boton “Stambolli: Kujtime dhe qyteti”, njė portret i tij pėr qytetin e lindjes, i bazuar nė melankolinė qė sheh nė jetėn e njerėzve tė kėtij qyteti. Tė gjithė veprat e Pamuk kanė gjurmė autobiografike.
Qysh nė fėmijėrinė e tij, Pamuk ka lexuar lehtėsisht nė gjuhėt frėnge, ruse dhe angleze. Orhan Pamuk ėshtė i pari autor musliman qė doli nė mbrojtje tė hapur tė Salman Ruzhdie. Po kėshtu Orhan Pamuk mbajti qėndrim edhe ndaj gjyqit kundėr kolegut tė tij Jashar Qemal nė vitin 1995. Edhe vetė ai ėshtė pėrndjekur nga shteti i tij pas denoncimit qė bėri nė njė intervistė tė tij nė Zvicėr pėr vrasjen e 30 mijė kurdėve dhe njė milion armenėve nga Turqia si dhe pėr “atmosferėn tmerruese” tė asaj kohe. Ai u quajt shpejt renegat i vendit tė tij, gjė qė i bėn edhe sot shumė turq tė mos e kenė shumė pėr zemėr dhe ta pranojė me shumė vėshtirėsi kėtė fitore tė Pamuk edhe si tė tyren. Por presioni ndėrkombėtar nė mbrojtje tė tij ka qenė shumė i madh. Orhan Pamuk ėshtė botuar nė dhjetėra gjuhė tė botės dhe vitet e fundit ka qenė nė listėn e autorėve mė tė shitur nė Perėndim. Vepra e tij rreshtohet nė rrėfimet postmoderniste dhe ėshtė krahasuar nga kritika me atė tė Kafkės, Borhesit, Kalvinos dhe Markezit.
Milosao/Ballkanweb
Krijoni Kontakt