Sipas “Financial Time”, në të gjithë botën janë afërsisht 600 miliarderë. Disa mezi shquhen prapa jahteve luksoze, ndërsa disa të tjerë po ndryshojnë gjithçka, që nga mënyra sesi ne votojmë, deri te mënyra e të jetuarit. Ja 15 të cilët udhëheqin botën.
Gazeta prestigjoze “Financial Times”(FT), ndryshe nga shumë gazeta dhe revista të tjera ekonomike, nuk ka hartuar një listë të milairderëve, por një listë të miliarderëve më me influencë. Miliarderë, të cilët kanë ndryshuar historinë botërore, ata që kanë bërë ndryshime sociale, ekonomike, kulturore etj. Ata që për të arritur qëllimet e tyre kanë përdorur pasurinë e fituar vetë, ose të trashëguar nga familjet. Ndër ta, 25 veçohen si miliarderët me më influencë në botë. Lista e hartuar nga korrespondentët e FT në mbarë globin nuk është ndërtuar mbi parimin e sasisë, por të cilësisë së gjykimit. Sensibilizimi në luftën kundër sëmundjeve vdekjeprurëse është renditur më lart sesa krijimi i një partie politike, pavarësisht impaktit që kjo parti ose lëvizje ka sjellë. A është më i rëndësishmëm përparimi në bioteknologji, sesa vendosja e paqes në Lindjen e Mesme? Cila perandori ka ndryshuar botën, CNN i Ted Turner, apo Rupert Murdock me FoxNews në SHBA dhe SKY në Europë? A do të kosiderohet Michewl Dell si Henry Fordi i kompjuterave personalë?
Gjykuesit e listës u ndanë në dy grupe, se cilët janë prej dy gjigantëve, Gordon Moore i “Intel”, apo Bill Gates i “ Microsoft” ai që i kshte ofruar botës revolucion e vërtetë. Njëri prej gjykuesve u shpreh :”Pa Intel revolucioni i kompjuterave personalë nuk do të kishte ndodhur, çfarë bëri Microsoft”? Gates sigurisht ndodhet më lart në renditje, kjo jo për hir të perandorisë, sesa për hir të filantropisë së tij. Me fondet e dhëna ai ka ndihmuar shumë në kërkimet mbi sëmundjen e SIDA-s dhe Hepatit B. Megjithëse kjo listë lë shteg për debat, gjithësesi këta 25 perandorë kanë ndikuar pozitivisht, ose negativisht te miliona njerëz në mbarë globin.
- Kush janë ???
1. Bill Gates
Si ia arriti: Themeloi në 1975, së bashku me ortakun e tij Paul Allen komapninë Microsft, e cila pas 29 vjetësh do ta bënte më të pasurin në botë me një pasuri të deklaruar prej 46.6 miliardë dollarësh. Sot në çdo zyrë dhe shtëpi ka të paktën një kompjuter.
Si e shpenzon pasurinë: Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili kontrollon 27 miliadë, dollarë është i përqëndruar në kërkimet mbi përmirësimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve më të varfër në botë. SIDA, Hepatiti B dhe malaria janë ndër prioritetet.
Citat:” A është pjesa e pasur e botës e ndërgjegjshme si si jetojnë 4 nga 6 miliardë njerëzit e globit? Nëse do të ishim, atëherë në do të donim t’i ndihmonim, të angazhoheshim”.
Çfarë thonë të tjerët për të: “Bill kërkon që bota ta shohë atë si Edisonin- shpikësi i madh. Por ai është Rockefeller, jo Edison”- Larry Ellison, shef ekzekutiv i Oracle.
2. Rupert Murdoch
Si ia arriti: Lindur nga në familje botuesish gazetash në Australi, ai trashëgoi nga i jati “Adelaide News”, Sir Keith Murdoch. Në vitet ‘60 iku nga Australia, duke bërë revolucion në industrinë e gazetave. Bleu “The Sun” dhe “The News of The World”. “The New York Post” iu “nënshtrua” në 1970, duke vijuar me 20 The Century Fox dhe kanalin televiziv Fox TV etj. Pasuria e tij vlerësohet 6.9 miliardë dollarë.
Si e shpenzon pasurinë: 73- vjeçari i amerikanizuar është personi më me influencë dhe më i pushtetshëm i medias. Ai zotëron 175 gazeta në mbarë botën; televizione kabllorë dhe dixhitalë. Zotëron 35 kanale televizivë në SHBA, ose 40 për qind të tregut. Në çdo kontinent ai zotëron kanalin përkatës më të fuqishëm. Ai ishte lider për luftën në Irak si dhe kundërshtari më i fortë për adoptimin e euros nga Britania.
Citimi:” Monopolet janë gjëra të tmerrshme... derisa të kesh një të tillë”.
Çfarë thonë të tjerët:”Fyreri i fundit, gjëja e parë që bëri si të gjithë diktatorët sihte pushtimi i medias dhe përdorja e saj për axhendën personale. Në parim, kjo është çfarë Rupert Murdock bën me median e tij”- Ted Turner( themelues i CNN).
3.George Soros
Si ia arriti: Gjiganti i manaxhimit të fondeve gëzon një pasuri prej 7. 2 miliardë dollarësh. Soros Managment Fund është themeluar në 1973. Ai bëri 1 miliard dollarë, vetëm me një bast kundër Bankës së Anglisë mbi normën e këmbimit të paundit në shtator të 1992. Aktivitetet tashmë i drejtojnë djemtë Robert dhe Jonathan.
Çfarë bën me pasurinë: 74-vjeçari Soros ka themeluar Institutin për Shqoqëri të Hapur në 1993, për të përkrahur fondacionet e tij në Europën Qendrore dhe Lindore si dhe në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ofron bursa studimi për studentë dhe pasuniversitarë. Vetëm gjatë muajit të kaluar ai shpenzoi 18.5 milionë dollarë në fushatën presidenciale në SHBA, ku doli kundër presidentit Bush.
Citimi:”Unë vendosa që gjëja më e rëndësishme që mund të bëja për shoqërite e hapura globale ishte të nxirrja Bushin nga Shtëpia e Bardhë’
4. Silvio Berluskoni
Si ia arriti: Ndërtimi ishte aktiviteti ku mori fitimet e para, në 1975 perandoria e tij Fininvest kontrollonte 100 biznese. Familja e tij zotëron më shumë se gjsmën e Mediaset-it. Ka aksionë në shumë banka dhe shtypin e shkruar. 68 vjeç, ai është më i pasuri në Europë dhe pasuri e tij i kalon 10 miliardë dollarët.
Si i shpenzon: Në 1994 e shndërron himnin e tifozëve të kombëtarës “Forza Italia” në një lëvizjë politike, ku bëhet edhe kryeministër, njëkohësisht klubi i blerë nga ai AcMilan korrte sukses në të gjitha kompeticionet. Zgjedhjeve të ardhshme i duhet të përballet me Romano Prodin e ktheyr tashmë nga Brukseli
Citimi: “Vetëm unë e bëj të vij rrotull këtë vend”
Vlerësime:” I papërshtatshëm të drejtojë Italinë”- “The Economist”
5. Gordon Moore
Bashkëthemelues i Intel në 1968. Ai e udhëhoqi atë nga krijimi deri tek madhështia. Ka një pasuri prej 3.8 miliardë dollarësh. Revulucion në industrinë e kompjuterave personalë.
Si i shpenzon: Në 2000 gjysmën e aksioneve të tij të Intel i përdori për të krijuar fondacionin Gordon E. And Betty I. Foundation, që njihet si bamirësi më i imadh në SHBA. Në 2001 ka dhënë një grant prej 600 milionë dollarësh Institutit Kalifornian të Teknologjisë.
Citim:” Kam më tëpër para sesa më duhen... “
6. Steve Jobs
Pasuria 2.6 miliardë dollarë, themeluas e kompanisë së kompjuterave Apple, 49 vjeç.
Citimi:’ 23 vjeç vleja më shumë se 1 milionë dollarë, 24 vjeç vleja më tepër se 10 milionë dhe 25 më tepër se 100, dhe kjo nuk ishte shumë e rëndësishme se asnjëherë nuk e kam bërë për para’.
7. Nicholas Frank Oppenheimer
59 vjeç, brezi tretë i dinastisë De Beers, të cilët kontrollojnë tregtinë globale të diamanteve (45 % të tregut), familja më e pasur e Afrikës zotëron 4.4 miliardë dollarë.
8. Michael Bloomberg
62 vjeç me një pasuri prej 5 miliardë dollarësh, bleu nga aksionet e “Bloomberg”. Është kryebashkiaku i Njo Jorkut, duke sfiduar republikanët, në fushatë ka shpenzuar 70 milionë dollarë, ose 70 dollarë për 1 votë. Ai u bë i famshëm për ndalimin e duhanit në të gjitha barët e qytetit, ka dhënë 100 milionë dollarë donacion Universitetit John Hopkins.
9. Ted Turner
Themelues i CNN, pasuri prej 1.9 miliardë dollarësh, televizioni i tij u bë i famshëm në Luftën e Gjirit, për t’u bërë lider në informacionin global.
10. Jeff Bezos
Një dotcom i famshëm, Amazon, me një pasuri prej 4.3 miliardë dollarë, ka një nga motorët më të famshëm të internetit.
11. Azim Premji
Numri një i Wipro, kompani më e madhe teknologjike në Indi, ka trashëguar nga i jati 84 % të saj. Quhet “Bill Gates indian”, është lider tregu në industrinë high-tech. Pasuria e tij totale 6.7 miliardë $.
12. Oprah Winfrey
50 vjeç, e ardhur nga shtresat e ulëta është bërë e pasur dhe VIP nga një Show televiziv; ndiqet në 100 vende të botës dhe ka 300 milionë shikues në javë. Ajo vlen 1.3 miliardë dollarë.
13. Richard Mellon
72 vjeç, pasuria 1.2 miliardë dollarë.
14. Ingvar Kamprad
78 vjeç, suedez, themelues i Ikea ( arredim) ka 186 dyqane në 31 shtete. Ai jeton në Zvicër, për shkak të ekzilit të taksave dhe sipas revistës Forbes ka një pasuri prej 18.5 miliardë dollarë, por sipas një gazetari suedez është më i pasur se Bill Gates.
15. Michael Dell
Dell Computer, pasuri prej 14.2 miliardë dollarë. Për shkak të tij sot çdo shtëpi dhe zyrë ka të paktën një kompjuter
Krijoni Kontakt