Greqia, BE-ja dhe morali i saj.

BE-ja eshte nje union shtetesh ku bejne pjese 25 vende Evropiane te zhvilluara si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Ky union eshte ne rrugen e zgjerimit dhe kandidatet e saj te mundshem jane shtetet e Ballkanit prej te cilave kerkohet standarte, cilesi, respektim ligji, mosdiskriminim,lufte kunder korrupsionit....etj gjera qe i lexojme dhe degjojme dite per dite. Eshte e drejte te kerkosh nje gje te tille, por per ta bere kete duhet qe ne radhe te pare ti kesh vete keto veti.

Para pak ditesh Komisioni Evropian u mblodh per te diskutuar mbi ceshtjen e Greqise e cila ka falsifikuar statistikat per te futur Euron si monedhen e saj kombetare. Komshia jone ka disa dekada qe eshte pjese e BE-se dhe si e tille mund te quhet anetare e vjeter. Ne vitin 1999-2003 Greqia ka mbajtur te fshehta falsifikimet e statistikave sipas te cilave parametrat ekonomike te Greqise ishin te tilla te pranonin Euron si monedhe kombetare. Nje nga keto parametra eshte edhe deficiti buxhetor i pranueshem, i cili e ka kufirin 3%te GDP. Nqs qeveria e nje vendi anetare ka nje deficit mbi kete limit atehere ajo nuk i ploteson parametrat per te qene pjese e Eurozones (vendi me monedhe Euron). Komisioni Evropian duhet te vendosi keto dite nqs do ta denoje Greqine per gjestin e shemtuar, apo jo. Ata i kane lene 2 muaj kohe qeverise te ketij vendi per tu shpjeguar. Megjithekete edhe sikur KE-ja ti falte falksifikimet, Greqia perseri kete vit hyn ne nje mekat tjeter. Kjo pasi asnje vend i Eurozones nuk mund ta kete deficitin per tre vjet me radhe me shume se 3%. Greqia kete rregull e ka shkelur per tre vjet me radhe dhe vazhdon ta shkeli edhe vitin e katert pasi sipas analisteve ajo edhe kete vit do ta kete deficitin rreth 5,2%.
Ministri i Finances greke z Giorgos Alogoskoufis i ka kerkuar Komisionit Evropian ti japi kohe per ta cuar parametrin ne 3% deri ne 2006, pasi para ketij viti eshte e pamundur.

Ne te njejten situate kane qene dhe jane edhe Franca me Gjermanine te cilat vitin e shkuar duhej te sanksionoheshin per kalim pragu por Parlamenti Evropian e hodhi poshte kerkesen e KE-se me pa te drejte. Komisioni e coi ceshtjen te Gjykata Evropiane e cila i dha te drejte Komisionit Evropian , atehere te drejtuar nga Prodi. Per kete arsye Komisioni i drejtuar nga Barroso eshte ne nje pozicion me te favorshem sesa paraardhesi i tij dhe si rrjedhoje e ka me te lehte vendosjen e sanksioneve. Franca dhe Gjermania e kane deficitin buxhetor rreth 4% te GDP-se. Franca premton se vitin tjeter do ta uli kete parameter ne 3% ndersa Gjermaina duket se e ka te pamundur nje gje te tille dhe si rrjedhoje edhe sanksionin. Sanksioni ne fjale eshte i barabarte me 0,5% te GDPse te vendit qe thyen rregulloren.