Cfare eshte femra??!
Po te isha femer, pa cka se jo jotja , do te pergjigjesha;
.....
Ti je Kryqi, perpos atij qe je. Dhe nese ne te gjitha mesnatat e thella qe e mbulojne "Kerthizen e Botes" une do te doja kryqezimin ne ty. Qe te mund ta ngul shtate pashe ne mua jeten. Jeten qe nuk shuhet ne asnjeren prej vdekjeve . E perderisa , ti ende nuk je Kryqi, as une nuk jam kerthiza e botes...(tende).
Jam ende me pak se "kafsha femer" Ende nuk e kam endur kalimin e rinise se pare, prej nga kam kapercyer vetem ekzistencen e heshtur te sendeve. Tani jam vetem insekt i parendesishem, dhe ne jete-emrin e insektit kam zgjedhur me urdher te fatit , te jem flutur ne mos blete marsi.
Ne ekzistencen e re , qe ti ke filluar, te mi krijosh kohe dhe vend, ndjej se do te behem kafshe. "Kafsha ne te gjithe mundimin tone per te qene shpallia e inferioritetit kafilluar te na i superioje disa perfektesi qe ne i kemi shembur, pa mundur ti zhdukim. Dhe jemi ne nje lloji njesimi pa pikturen, qe na dallon"
Megjitheate, jam ende insekti , qe me shume se te perfitosh prej meje, te duhet te me shnderrosh krijueshem, ne permasa te pershtatshme per kohen tende ...qe ti po e krijon, mbase krejt rastesisht per mua.
...
Nga koha e palosur ne dollapet e te djeshmes, ti me pate fershellyer melodite fillimore atehere kur une besoja ne perenine e ujrave. Ndersa une dilja pale pale nga prejardhja ime ujore.
Nga e cila shumefishova deshirat e pasheve te tua duke me pershkuar rropatshem, e duke krijuar rendesine e mbytjes. Rezistenca jone pezmatohet siperfaqeve. Ne projektimin e prekjeve te tua, jam krejt e sigurte, se me ndonjeren prej tyre ti m'i ke zhveshur siperfaqet. I shtyre mbase, nga kureshtia zakonore e qenieve, qe harrohen perkohesive me padurimin per thelesite. Durimi ne nje mnyre te re , mund te pranohet si sakrifica e pare.
...
Bernda gjakut, dashuria merr kuptimin e rrenjeve. Brenda pasigurise tone te perbashket gjethet e mendimit tend marrin te verteten e pushtimit tim.Duart krijojne stuhine bardhoshe pa deme qe perplaset here deteve te mija te lashta e here dritareve te tua te reja. Shperthehemi, deri aty ku une u jepem ngazellimeve imagjinare.
...
Ti , je kaq i paster. I paster skaj ne skaj. Ishullon idete e tua dhe mbjell ne ndergjgjen time limone te VERDHE.
Ti e ke kaluar kohen qe besohej ne tempuj. Tempujt per ty kane formen e qiellit here me quka-yje e here me re'. Ndersa je edhe vet krijuesi i shiut. Ne tempujt e te gjitheve flene vajzat e te gjitheve. I perfill te gjithe , duke iu dhene ate qe iu detyrohesh. Pa piken e bujarise, pa piken e kerrnacerise. Te dhenit ashtu, eshte thjeshte sherbesa jote e rralles, qe nuk te josh kurtheve te shperblimit!
....
Ne thellesine e syve te mije, ti je i pashpjegueshem. Ne thellesine e syve te tu, une jam e padhene. Buzet e shikimeve preken egersisht ne buzet e secilit perendim diell -hene. Dhe duhemi vetem me sy mbyllur, e me urtesi njerezore.
Pa cka se ende nukna perfill Njeriu. As ne nuk e perfillim! E, si ta perfillim? Kur une dua qe ti jesh kryqi i flijimit tim!
....
OSE....
Po te doja te isha, femer!!
Po te duash te jem, femer!
Krijome!
Krijome ashtu si te duhem. Pertej te gjitha femrave dhe sendeve te gatshme.
Se..., dua te jem "femer-vullkan" ne njeren nga ditet e javes tende.
Se..., duhet te jem "femra_kafshe" ne tjetren dite te javes tende.
Se..., dua te jem "femra-peme" e njerit vit nga vitet e tua.
Se..., duhet te jem "femra-dehje" ne tjetrin vit te viteve te tu.
Se..., dua te jem "femra-varr" e njeres jete nga jetet e tua.
Se..., duhet te jem "femra -mbarsje" per njeren nga jetet e tua te ringjallshme.
Se, duate jem ..., dua te jem perpberja e kesaj qe jam me ate qe mund te me krijosh. Per te patur gjithmone nje vazhdimesi kuptimet tona. Te gjitha kuptimet qe e mbarojne dashurine pa u ngopur asnjehere asnjeri.
....
Mos u lodh te me kuptosh kurre. Gjithmone lodhu te me mbarosh te teren, nese mbarohem pa te mbaruar. Nese je pikerisht ai , qe deri me tani i ke rrezuar te gjitha fundet. Pse ke kaq frike te jepesh deri ne fund?!Pse fundi m'i tremb te gjithe mberitjet.
Une, jam nisur...! Nuk ndalem pa ti rrezuar kufijte. Mos pusho se gdhenduri kryqin! Kryqi, eshte fjale e gatshme. Por eshte veper qe duhet filluar.
Pelhurat e cmendurise time jane holluar fort. Dhe kane fituar nje transparence nga ku mund te me shikosh tej per tej.
.................................................. ..................
Cfare eshte femra?
Po une cfare jam, perpos atyre qe me njeh?!!
.................................................. ..................
vazh...
Krijoni Kontakt