LETERSIA SHQIPTARE
Megjithese letersia shqiptare fillimisht filloi te zhvillohej gjate shekullit te 19te, nje sere dokumentash te hershem ekzistojne per gjuhen. Nje formule pagezimi Katolike Romane qe publikuar ne Shqip ne vitn 1462, dhe disa studiues kane shenuar nje fragment pa date te Testamentit te Ri qe i perket shekullit te 14te. Libri me i vjeter ne gjuhen Shqipe eshte Meshari, i publikuar ne vitin 1555, prej priftit katolik Buzuku. Shume prej shkrimeve te publikuara para viteve 1800 qene libra fetar ose fjalore te shtypshkruar ne Itali. Me tej, krahas me kete letersi te varfer te shtypshkruar, populli ka zhvilluar nje tradite te pasur dhe te larmishme letersie dhe gjuhe te folur, e cila ka vazhduar te jete nje force e gjalle deri ne kohet e tashme. Kjo letersi e folur permban kryesisht kenge heroike, poema lirike, proverba, gojdhena, dhe legjenda.
Levizja Kombetare
Mesi i shekullit te 19te deshmoi urgjencen e nje levizjeje te re letrare e cila qe e frymezuar prej shpirtit nacionalist i cili perfshiu pjesen me te madhe te Europes. Nen Sundimin Turk publikimet dhe shkollat shqipetare nuk lejoheshin, dhe shumica e aktivitetit letrar u krijua jashte Shqiperise.
Nje qender e rendesishme e aktivitetit kulturor qe Italia. Aty u vendosen shume shqipetare ne zonat Kalabri dhe Sicili gjate pushtimit turk.
Prej ketyre komuniteteve doli nje sere poetesh dhe studiuesish, te cilet shkruan nje dialektin i cili flitej ne Shqiperine e Jugut ne kohen qe paraardhesit e tyre emigruan prej Shqiperise. Prej ketyre, me me shume influence qe Girolamo De Rada 1814-1903, dhe Demetrio Camarda 1821-1882.
De Rada qe nje poet dhe nje nacionalist propagandist i frymezuar ; Camarda qe pionier i studimit shkencor te Gjuhes Shqipe dhe folklorit. Ne shtim me librat, ata publikuan gazeta dhe revista ne te cilat nje sere shkrimtaresh te tjere nacionalist dhane kontribut. Giuseppe Serembe 1843-1891 dhe Giuseppe Schiro 1865-1927, qe te dy qene poet lirik te persosur, qe i perkasin ketij grupi.
Konstandinopoli qe nje qender tjeter aktiviteti kulturor dhe letrar gjate dy dekadave te fundit te shekullit te 19te. Naim Frasheri 1846-1900, poeti me i madh i romantikes, dhe i Levizjes Kombetare, jetoi dhe punoi ne Konstandinopol per shume vite. Disa prej puneve te tij, sic eshte Historia e Skenderbeut: shkrim fiktiv, ne vargje, e cila flet per arritjet e heroit kombetar te mesjetes, eshte nje veper patriotike mesimdhenese. Ne vepren baritore Bageti e Bujqesi, Frasheri, poet i natyres, eshte shprehur me se miri, duke e treguar veten qe eshte nje artist me aftesi sensitive te medha. Disa prej poemave te tij me te mira lirike te thjeshta, te kthjelleta, dhe te fresketa gjenden ne volumin e vogel te quajtur Lulet e Veres.
Shumica e shkrimtareve shqipetare gjate 150 viteve te fundit jane te lidhur me Levizjen Kombetare. Disa prej shkrimeve te tyre atypari kane me shume rendesi historike ne krahasim me ate letrare.
Shkrimtari i cili i perket eres se vonshme te kesaj periudhe, qenia njerezore gjeniale e te cilit qendron si fortese mbi te gjithe historine e letersise shqiptare, eshte poeti At Gjergj Fishta 1871-1940. Vepra me e mirenjohur e tij eshte Lahuta e Malesis, nje poeme epike e gjate e cila ndeshet me perleshjet e hidhura te shqipetareve per te patur liri kombetare.
Ne kete poeme epike ai levdon virtytet e eres heroike: nderim personal, besnikeri ndaj shokeve, kaloresi, dhe mosperfillje ndaj vdekjes. Poema eshte e shkruar me permasat tete-rrokshe te poezise popullore shqipetare, dhe pjese te saj kane kaluar ne traditen e folur bashkekohore.
Gjeniu i Fishtes kishte gjithashtu anen e tij te erret. Ai shkruajti me hidherim dhe me zgjuarsi rreth fuqive politike te Europes. Romantizmi dhe nacionalizmi i tij qene ne lufte me vetedijen e tij ndaj perdorimeve poeshteruese te cilat nacionalizmi mund te vihet prej demagogeve, politikaneve vete-kerkues, dhe zyrtareve te korruptuar.
Kjo perplasje e brendshme e shnderronte ate ne nje poet satiric madheshtor, dhe ne disa raste ai shpreh nje fuqi primitive te eger. Kjo mund te vihet re te; Grenza ne Malin Parnasus dhe te Gomari i Babatasit. Fishta qe gjithashtu fetar dhe nje poet lirik fin. Emri i tij gjate kohes qe ai jetoi qendroi i vecante ne epiken e tij.
Qofte edhe nje llogaritje e shkurter mund te jete e pakompletuar pa disa prej referencave te punes se dy shkrimtareve te tjere qe kane patur arritje dhe influence te konsiderueshme; Faik Konica 1875-1952 dhe Fan S. Noli 1882-1965. Ata e jetuan me te shumten e jetes se tyre ne Shtetet e Bashkuara dhe qene nga ana kulturore, shkrimtaret me te sofistikuar kozmopolitan te brezit te tyre. Nga keta te dy, Noli qe me me shume dhunti dhe zhdervjellesi. Ai qe nje perkthyes i shkelqyer, poet, studiues i historise dhe muzikant, gjithashtu qe edhe nje udheheqes fetar dhe politik.
Ai i dha Gjuhes Shqipe nje variete perkthimesh te rendesishme nje numer perkthimesh prej pjeseve te Shekspirit, (Omar Khayyams Rubaiyat), (Cervantes, Don Kishot), dhe poema prej, Poe dhe Longfellow.
Ne fillimin e ketij shekulli Konica publikoi ne London nje ripunim te quajtur Albania, i cili permbante shkrime ne Anglisht, Frengjisht, dhe Shqip, dhe luajti nje rol te rendesishem ne anen kulturore te Levizjes Kombetare.
Shekulli i 20'te
Nje numer i rendesishem zerash te rinje ne poezi dhe proze filluan te degjoheshin vone rreth viteve 1920 dhe heret ne vitet 1930. Dy emra qendrojne mbi te tjeret: Lasgush Poradeci lindur me 1899 dhe Ernest Koliqi lindur me 1903. Ata ndezen shkendijat e para ne levizjen moderne te letersise shqipetare. Poradeci del ne pah qe te kete mesuar nje pjese te madhe nga veprat e poeteve te shekullit te fundit, vecanerisht prej Naim Frasherit, por pjeset qe ai shkruan jane paksa ndryshuese ne subjekt. Ai nuk eshte kengetar i heronjve legjendar, por shfaqet si nje enderrues dashurie adoleshente, shkrimet e tij flasin per liqenet, kodrat, lulet dhe pranveren e fresket malore.
Koleksioni Vallja e Yjeve permban disa prej shkrimeve te tij me te mira. Ndikimi i forte i poezive te tij ka qene madheshtor, dhe vetem nje pjese e vogel e poeteve te rinj kane qene ne gjendje qe ti shpetojne.
Koliqi, duke anashqene nje poet i qartesise dhe i gjithanshem, eshte gjithashtu nje prej shkrimtareve modern te prozes shqipetare. Ai ka publikuar dy libra me histori te shkurtra te cilat ujdisen kryesisht me jeten e malesoreve te veriut. Ai i sjell shkrimit te shkurter historik nje veshtrim te mprehte prej poeti me se miri si dhurata te rishenuara me stil dhe zejtari. Koliqi ka publikuar gjithashtu nje numer perkthimesh te shkelqyera te Dantes, Petrarch, Leopardi, Carducci, dhe poetesh te tjere Italian.
Per Shqiperine, vitet 1930 qene nje periudhe me trazire politike dhe sociale. Traditat e vjetra dhe menyrat e mendimeve u perplasen me prirje te reja te nje ere te ngaterruar. Rinia e vendit, disa prej te cileve te edukuar ne universitetet e Europes Perendimore, ishin duke menduar per jashte, per veten e tyre, nen presionin e madh te ngjarjeve ne vend dhe jashte vendit.
Si nje sizmograf, Shqiperia ka qene sensitive ndaj shumices se lekundjeve qe qene duke u ndier ne pjeset e tjera te Europes: Depresioni i Madh Ekonomik, rritja e levizjes Naziste dhe Fashiste, dhe Lufta Civile e Spanjes.
Absurditeti dhe keqpershtatja e udheheqjes politike ne vend ngjalli nje sens merzie dhe pothuajse shpresa te pakta nder anetaret e brezit te ri.
Keto ndjenja jane reflektuar ne disa prej shkrimeve te kesaj periudhe. Shkrimtaret e rinj filluan te vene ne pyetje, dhe raste-raste te refuzojne, disa prej vlerave te vjetra, vecanerisht vlerat e paraardhesve te tyre, te cilet kishin terhequr imet idete dhe besimet e shekullit te 19'te. Nje numer poetesh te rinj, sic eshte Dhimiter Shuteriqi dhe Pjeter Marko, menjanuan gjuhen dhe ceshtjet e poeteve romantik dhe synonin te eksploronin nje territor te ri. Dy prej rishikimeve letrare -- Illyria dhe Perpjekja Shqipetare -- luajten nje rol te rendesishem gjate kesaj periudhe.
Kjo ringjallje letrare u nderpre shkurtimisht prej pushtimit te Shqiperise nga Italia ne vitin 1939 dhe ne fillim te Luftes II Boterore. Shume prej shkrimtareve te rinj u frenuan qe te shkruanin se bashku; nje numer prej tyre u burgosen; te tjeret shkuan jashte shtetit.
Ernest Koliqi, sidoqofte, u bashkua me qeverine Fashiste.
Era e "Realizmit Socialist"
Regjimi Komunist ka hapur nje kapitull te ri ne letersine moderne Shqiptare; ky kapitull mund te quhet "Realizmi Socialist". Ne akordim me doktrinen komuniste, c'do lloj shkrimi duhej qe te ndihmonte me tej kauzen e komunizmit ne c'do fushe qe te qe e mundur. Me fjale te tjera, te gjitha shkrimet e prozes dhe poemat duhej te beheshin mjete-letrare te propagandes per shtetin.
Ne dukje, vetem ata shkrimtare te cilet jane gjithashtu komunista mund te jene propagandist efektiv per regjimin. Vetem disa prej shkrimtareve te paraluftes kane qene ne gjendje qe te punojne nen keto kondita.
Dhimiter Shuteriqi L.1915, i cili qe i njohur si poet para luftes, doli si nje udheheqes komunist novelistash te periudhes se pasluftes me librin Clirimtaret, ne dy volume. Libri flet per historine e rezistences komuniste gjate luftes dhe ne vitet e hershme te fuqise komuniste. Ai gjithashtu ka publikuar nje sasi te mire poezish dhe nje sere historish te shkurtra.
Dy shkrimtare te tjere te spikatur jane Fatmir Gjata L.1922 dhe Ismail Kadare L.1934. Gjata ka shkruajtur nje numer te suksesshem novelash, prej te cilave me e mirenjohura eshte Keneta, e cila bazohet ne ngjarjet qe ndodhen gjate operacioneve te drenazhit te nje prej liqeneve ne Shqiperine e Jugut. Kadare, ne novelen Gjenerali i Ushtrise se Vdekur, paraqet historine makaber te nje gjenerali italian te derguar ne Shqiperi per te gjetur eshtrat e ushtareve italian te vrare gjate Luftes II boterore - ja ka dale mbane te thyej lirisht rrjetshtrengimet e doktrines syrtare komuniste dhe ka lejuar vizionin e tij personal qe te diktoje ate te cilen ai duhet te shkruaj rreth ngjarjes dhe si si duhet ta shkruaj.
Megjithese librat e shume prej shkrimtareve te vjeter nuk qene lejuar te publikoheshin gjate periudhes se hershme te mbasluftes, kjo linje veprimi u rishikua mbas vdekjes se Stalinit ne vitin 1953, dhe shkrimet e nje numri te zgjedhur autoresh te eres para komunizmit u publikuan gjate vitit 1950. Por te gjitha shkrimet e At Gjergj Fishtes, figures me madheshtore ne letersine Shqiptare, vazhduan qe te ishin te ndaluara dhe emri i tij qe i permendur me veshtiresi. E njejta gje qe e vertete dhe per Ernest Koliqin.
Kjo figure e letersise Shqiptare u lehtesua dhe u zbut ne nje fare mase ne vitin 1950 prej nje shume te konsiderueshme shkrimesh te bera ne fushen e perkthimit. Nje numer i madh librash prej shkrimtareve Sovietik qene perkthyer ne Shqip, dhe perkthime nga Anglishtja, Amerikanishtja, dhe shkrime klasike Franceze qene bere gjithashtu.
Mbas aleances se Shqiperise me Kinen ne vitin 1960, shkrimtaret Shqiptar u bene subjekt ndaj rigorozitetit ideologjik te doktrines se Mao Zedong.
Ne praktike, kjo ideologji donte qe te mendohej - qe ndonese shkrimtaret dinin me shume ose me pak prej aty ngaku qendronin, duke perfillur rregullat Sovietike te stabilimentuara se miri te realizmit socialist, ata kurre nuk munden te ndryshojne, ose te behen pjese se forme mund te marri doktrina.
Censurimi dhe disiplina ushtarake ideologjike moren fund gjate reformave demokratike te viteve 1990-1991.
(C) Gjaku i Shprishur
Materiali u perkthye nga: Collier's Encyclopedia
07/21/2004
Krijoni Kontakt