Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Ngjyrosje

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Ngjyrosje

    . . . Ah, ishe ti ai qe me leve me boje blu dje ..! He, s’te pelqeu bardhesia ime??? Ishte e njollosur me flluska te zeza, dakort, por pjeserisht . . . ose jo, pergjithsisht e bardhe isha, te pakten para se te nxirrje ti penelin. Kurre s’kisha per te lejuar te me ndryshoje por ja qe gudulisjet e furēes sikur me zbuten lekuren e rrjepur prej pakapjes. E ashtu neper gjumesh shkembeva nje ore-vetvete per nje sekonde-prekje. Eh, sa injorante kam qene te mendoja se do t’i shtroja siperfaqet e gureve te mi me nje hekurosje te huazuar. Po mire, pse pikerisht blu? Mos thuaj “keshtu me pelqente”, se nuk jam une gota ku ti derdh pijet e i perzien sipas shijes. Nuk e mas dot udhetimin e pergjigjes tende; vetem di qe ajo eshte topalle dhe do kohe te arrije. Deri atehere, dua te mendoj qe ti zgjodhe blu-ne si ngjyre qetesuese. Po, po! Sapo more vesh qe nuk me mbertheje dot ne korniza, vendose te zbusje kafshen brenda meje. Vetem harrove qe ajo nuk ishte kafshe, te pakten para se t’a vriste peneli yt i pameshirshem teksa kulloste ne gjelberim. Po ti, o egoist, nuk doje qe une te ushqehesha me shprese… Nga frika se mos mbesje vetem, gjoja. Prandaj persiper i hodhe nje shtrese verdhacuke xhelozie. Rrjedhimisht, une jam blu tani. E jo blu qielli, apo blu deti se s’kam as re shpupuritese e as anije tundimi. Jam thjesht siē i thone keto “blue”, aq e qetesuar sa dhe ndjenjat pershkojne pa lene njolle. Edhe ritmin e penelit tend nuk e percjell dot mė. Aq e qetesuar jam. Ufff, sa me lodh pesha e kesaj gune te pablere. Eshte aq e rende sa vete nuk e heq dot. S’me besohet qe tani kerkoj penelin tend per t'a shperbere. . .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 09-12-2004 mė 01:57

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    E bukur kjo Rebele!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ti je plastelina ime. Te shtyp, te ngjesh, te ngurtesoj, te terheq, te lengezoj sipas sipas “mood-it” perkates. E pse jo??? Te bleva per kaq pak, e me sherben aq shume. Ah, sa njerez do shqiptojne fjalen “shfrytezim”, pa pare as cepin e majte te thojit ne gishtin e vogel te kembes se dashurise time per ty. Nuk do te braktis kurre-gishtat e mi do qanin per lenden tende. Pra, s’ka ndarje. S’te nderroj me asnje- se asnje nuk do me bindej aq sa te me linte t’a bindja. Rrjedhimisht, s’ka tradheti. S’te jap askujt- se do plasja nga inati po te shihja t’i perkushtoheshe dikujt tjeter. Pra, ka xhelozi. Nese dashuria ka kushte, a nuk i permbush???

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    debatet me te sikur me zbrazin dhe me bejne te ndihem bosh perbrenda. Insistimi i saj i thjeshte me nuanca shume te qarta pseudo-morale me bejne te vjell. A eshte arsyeja ajo qe eshte e perbashkta te te gjithe ne? pse athere ajo insiston me kokefortesine e saj prej fshatari mbi ceshtjen qe po debatojme, pa dhene asnje kurderpergjigje te arsyeshme kundershtimeve te mia. E njejta gje ndodh here pas here. Gjithmone e coj ne nje pike kur pergjigjet e saj jane thjesht ri-asertime ose perbuzje te argumentit tim me nje menyre qesharake dhe mendjembyllur. Duket qe eshte e ndare midis realitetit dhe idealizmit te vjeter, dhe do ti jetoje te dyja ne nje kohe. kjo thjesht me duket e pamundur. Fundja fundit pse une vazhdoj ket debat me te qe deri tani nuk ka nzjerre asnje fryt te pershtatshem?? Mbase sepse kam shpenzuar shume kohe ta lere te iki aq lehte.

  5. #5
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Ngjyra? jete gri e mbyllur ne labirinthin e monotonise se perditshme, por ngjyra, ah ngjyra. pak caste ,afer,larg, ska diference. Ngjyra esh aq e shndritshme sa qe ndricon dhe pjesen gri te kohes larg. Kerkoj me shum por smundem, skam mundesi. kerkoj te krijoj mundesi por prap jam larg. kenaqsia cel vetem per disa caste, sa merr rreze drite per ato pak momente dhe mbyllet prap.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •