Gentian Marku djaloshi lezhjan qe ra heroikisht ne Irak...
Amaneti:Me varrosni ne vendlindje ne Lezhe!...
Nga Lek Gjoka Florida Amerike
Terrorizmi islamik ka vetem nje ftyre , te mbjelle gjak, morde dhe dhimbje shpirterore kudo qe si fantazem shfaqet.Amerika e perbetuar deri ne maksimun qe kete mortaje ta zhduke nga ky planet qe quhet Toke u nis ne kerkim te djajve neper malet e injorances dhe te erresires ku ato jetonin.Ushtria Amerikane kunder terrorizmit u rrit ne menyre vullnetare aq shume saqe dhe presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush i emocinuar tha:Per mua ka nje krenari te dyfishte sepse me ushtrine Amerikane ne lufte kunder terrorizmit u bashkun me mijera bij emigrantash qe nuk kane lindur ne Amerike, por qe kane vendosur qe jeten e tyra tia kushtojne Atdheut tyre te dyte Amerikes".Nje nder to ishte edhe djaloshi 22 vjeqar nga Piraj Lezhe Gentian Marku.Kur e shikon ne fotografi ate djalosh nuk te besohet qe dora terroriste nuk i kurseu plumbat duke ia rrembyer jeten.Shtate vjet me pare kur ishte vetem 15 vjeq u nis familjarisht sebashku me babe Zefin(oficer i nderuar ne Balldre dhe ne Lezhe),nene Saten dhe motren e vetme ne kontinentin e shpreses Amerike.Mbaroi shkollen e mesme me rezultate teper te mira dhe vazhdoi shkollen e larte te Marines dhe te Policise.Zoteronte mjaft mire pervec shqipes edhe anglisht,italisht,arabisht etj..Me deshiren e tij mobilizohen ne forcat speciale ne luften e Irakut duke qene nje djale teper i shkathet dhe perhere i qeshur shoket e donin dhe e respektonin shume.Por..Lajmi i zi vjen i ngarkuar plot me dhimbje e mort.Gentiani bie heroikish bashke me shoket e tij duke u munduar te arrestonte nje grup terrorist.Kjo dhimbje bombe trondite jo vetem familjen e Zef Markut qe humbi djalin e vetem por tere komunitetin shqiptar ne Detroit por ne vecanti kominitetin lezhjan ne Detroit ,New York dhe Florida si dhe te gjithe zonen e Zadrimes dhe per rreth saj.Telefonat e ngushellimit nuk munguan ore e cast.Shtepia e Zefit ne Detroit eshte gjithmone plot duke pritur mijera e mijera shqiptare qe kane shkuar per ngushellime.
Amaneti i Gentianit:Babe po qe se nuk kthehem gjalle nga lufta me varrosni ne vendlindje.
Sapo trupi i ketij heroi shqiptaro-amerikan arrin ne Amerike dhe po beheshin pergaditjet nga shteti Amerikan qe te beheshit te gjitha nderimet dhe te varroset ne token ku ai dha jeten heroikisht por..nje lajm qe del nga goja e te atit Zefit lajm qe lotet te te rrjedhin papushim por te mbushim me ndienjen ma te embel te shqiptarit, dashuria per atdheun qe e lindi dhe e rriti.Amaneti i Gentianit do te behet realitet por i takon qeverise se Shqiperise bire i cilit ishte Gentiani qe te realizoje te gjitha respektet deri ne prehjen perfundimtare ne fshatin e lindjen.Ashtu sikur beri per heroin e pare qe dha jeten ne Irak djaloshin tiranas deshmorin Dervishi edhe per deshmorin me te ri shqiptaro-amerikan lezhjanin Gentian Marku qeveria shqiptare, presidenca ashtu sic di te nderoje herojne e saj edhe kesaj here do te tregohet e gadshme, madje keta rradhe ka nderin e plote qe te shkrehe armet e lamtumires mbi varrin e ketij heroi ketij djaloshi qe e donte aq shume Shqiperine..
Duke shkruar kete rradhe dhimbje dhe me lot nder sy me rrjedhin papritmas vargjet...
Gentiani hero po te kthehet kete dite!...
heroit lezhjan Gentian Marku qe ra heroikisht ne Irak.
Drini ne cast e ndali gurgullimen
dhe bjeshka Vele nisi kujen
nje jete djaloshare tha lamtumiren
valle ti morde pse kesaj jete ne mes ia kepute rrugen !..
Nuk i besohet Veles qe lajmin e solli mordja
dhe mordes i thote "Mu hic nga syte
tere Zadrimen e mbuloi lotja
Gentiani hero po te kthehet kete dite!...
Dhe pret vendlindja
qe biri te tretet ne dheun e vet
Gjergj Kastiotit ne Lezhe i qesh ftyra
e thote Herojte gjithmone gjalle kane me mbete!...
Krijoni Kontakt