Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 95
  1. #31
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Gentian Marku djaloshi lezhjan qe ra heroikisht ne Irak...
    Amaneti:Me varrosni ne vendlindje ne Lezhe!...

    Nga Lek Gjoka Florida Amerike

    Terrorizmi islamik ka vetem nje ftyre , te mbjelle gjak, morde dhe dhimbje shpirterore kudo qe si fantazem shfaqet.Amerika e perbetuar deri ne maksimun qe kete mortaje ta zhduke nga ky planet qe quhet Toke u nis ne kerkim te djajve neper malet e injorances dhe te erresires ku ato jetonin.Ushtria Amerikane kunder terrorizmit u rrit ne menyre vullnetare aq shume saqe dhe presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush i emocinuar tha:Per mua ka nje krenari te dyfishte sepse me ushtrine Amerikane ne lufte kunder terrorizmit u bashkun me mijera bij emigrantash qe nuk kane lindur ne Amerike, por qe kane vendosur qe jeten e tyra tia kushtojne Atdheut tyre te dyte Amerikes".Nje nder to ishte edhe djaloshi 22 vjeqar nga Piraj Lezhe Gentian Marku.Kur e shikon ne fotografi ate djalosh nuk te besohet qe dora terroriste nuk i kurseu plumbat duke ia rrembyer jeten.Shtate vjet me pare kur ishte vetem 15 vjeq u nis familjarisht sebashku me babe Zefin(oficer i nderuar ne Balldre dhe ne Lezhe),nene Saten dhe motren e vetme ne kontinentin e shpreses Amerike.Mbaroi shkollen e mesme me rezultate teper te mira dhe vazhdoi shkollen e larte te Marines dhe te Policise.Zoteronte mjaft mire pervec shqipes edhe anglisht,italisht,arabisht etj..Me deshiren e tij mobilizohen ne forcat speciale ne luften e Irakut duke qene nje djale teper i shkathet dhe perhere i qeshur shoket e donin dhe e respektonin shume.Por..Lajmi i zi vjen i ngarkuar plot me dhimbje e mort.Gentiani bie heroikish bashke me shoket e tij duke u munduar te arrestonte nje grup terrorist.Kjo dhimbje bombe trondite jo vetem familjen e Zef Markut qe humbi djalin e vetem por tere komunitetin shqiptar ne Detroit por ne vecanti kominitetin lezhjan ne Detroit ,New York dhe Florida si dhe te gjithe zonen e Zadrimes dhe per rreth saj.Telefonat e ngushellimit nuk munguan ore e cast.Shtepia e Zefit ne Detroit eshte gjithmone plot duke pritur mijera e mijera shqiptare qe kane shkuar per ngushellime.

    Amaneti i Gentianit:Babe po qe se nuk kthehem gjalle nga lufta me varrosni ne vendlindje.
    Sapo trupi i ketij heroi shqiptaro-amerikan arrin ne Amerike dhe po beheshin pergaditjet nga shteti Amerikan qe te beheshit te gjitha nderimet dhe te varroset ne token ku ai dha jeten heroikisht por..nje lajm qe del nga goja e te atit Zefit lajm qe lotet te te rrjedhin papushim por te mbushim me ndienjen ma te embel te shqiptarit, dashuria per atdheun qe e lindi dhe e rriti.Amaneti i Gentianit do te behet realitet por i takon qeverise se Shqiperise bire i cilit ishte Gentiani qe te realizoje te gjitha respektet deri ne prehjen perfundimtare ne fshatin e lindjen.Ashtu sikur beri per heroin e pare qe dha jeten ne Irak djaloshin tiranas deshmorin Dervishi edhe per deshmorin me te ri shqiptaro-amerikan lezhjanin Gentian Marku qeveria shqiptare, presidenca ashtu sic di te nderoje herojne e saj edhe kesaj here do te tregohet e gadshme, madje keta rradhe ka nderin e plote qe te shkrehe armet e lamtumires mbi varrin e ketij heroi ketij djaloshi qe e donte aq shume Shqiperine..
    Duke shkruar kete rradhe dhimbje dhe me lot nder sy me rrjedhin papritmas vargjet...


    Gentiani hero po te kthehet kete dite!...
    heroit lezhjan Gentian Marku qe ra heroikisht ne Irak.

    Drini ne cast e ndali gurgullimen
    dhe bjeshka Vele nisi kujen
    nje jete djaloshare tha lamtumiren
    valle ti morde pse kesaj jete ne mes ia kepute rrugen !..

    Nuk i besohet Veles qe lajmin e solli mordja
    dhe mordes i thote "Mu hic nga syte
    tere Zadrimen e mbuloi lotja
    Gentiani hero po te kthehet kete dite!...

    Dhe pret vendlindja
    qe biri te tretet ne dheun e vet
    Gjergj Kastiotit ne Lezhe i qesh ftyra
    e thote Herojte gjithmone gjalle kane me mbete!...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kallmeti : 30-11-2004 më 15:48

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Ngushellimet me te thella familjes se tij. U prehte ne paqe, heroi amerikano-shqiptare.

    Rrenqethse.
    mateo

  3. #33
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga Kallmeti
    Gentian Marku djaloshi lezhjan qe ra heroikisht ne Irak...
    Amanetie varrosni ne vendlindje ne Lezhe!...

    Nga Lek Gjoka Florida Amerike

    Terrorizmi islamik ka vetem nje ftyre , te mbjelle gjak, morde dhe dhimbje shpirterore kudo qe si fantazem shfaqet.Amerika e perbetuar deri ne maksimun qe kete mortaje ta zhduke nga ky planet qe quhet Toke u nis ne kerkim te djajve neper malet e injorances dhe te erresires ku ato jetonin.Ushtria Amerikane kunder terrorizmit u rrit ne menyre vullnetare aq shume saqe dhe presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush i emocinuar tha:Per mua ka nje krenari te dyfishte sepse me ushtrine Amerikane ne lufte kunder terrorizmit u bashkun me mijera bij emigrantash qe nuk kane lindur ne Amerike, por qe kane vendosur qe jeten e tyra tia kushtojne Atdheut tyre te dyte Amerikes".Nje nder to ishte edhe djaloshi 22 vjeqar nga Piraj Lezhe Gentian Marku.Kur e shikon ne fotografi ate djalosh nuk te besohet qe dora terroriste nuk i kurseu plumbat duke ia rrembyer jeten.
    Se pari i shprehi ngushellimet e mia te sinqerta familjes se Gentian Markut.

    E sa i perket dores se teroristeve atehere duhet kerkohet se pari ,,koka,, e kryeteroristit me seli ne Washington,e jo ata qe luftojn ne prag te deres se vet per t'a mbrojtur dinjitetin e tyre ne Falluja apo gjetiu neper Irak.
    Me sa e di eshte vrare ne Falluja e jo ne Detroit,pra duhet kerkohet fajtori ne Amerike e jo ne Irak.
    Shpresoj se kjo dote jet viktima e fundit e politikes barbare te Bushit.Prap i shprehi ngushellimet me te sinqerta per familjen e tij.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  4. #34
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pasojat shqiptare te problemeve dhe konflikteve ne lindjen e Mesme deri tani jane keto:

    - kater shqiptare te vrare ne sulmin e 11 Shtatorit ne World Trade Center
    - dy shqiptare te vrare dhe nje i plagosur deri tani ne luften e Irakut
    - shtyrja e zgjidhjes se statusit te Dardanise deri tani per shkak te impenjimeve te medha atje te Amerikes
    - si dhe do te kishim me shume investime te huaja po te mos kishim keto probleme.

    Ngushellime te sinqerta familjes se Gentian Markut dhe gjithe shqiptareve per vdekjen e Gentianit ne moshen me te mire te tij. Urojme qe Gentiani te jete viktima e fundit atje jo vetem shqiptare por edhe ne rradhet e amerikaneve dhe arabeve. Poashtu urojme qe te zgjidhen keto probleme atje sa me pare, Iraku te fitoj paqen, te behet vend demokratik dhe keshtu te largohen edhe trupat e huaja nga atje.
    Urojme poashtu qe edhe Dardania te ribashkohet me Shqiperine sa me pare tani.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #35
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Trupi nuk ka ardhur akoma. Pritet te vi neser .

    Data e funeralit eshte ;

    12/02/04 nga ora 2 pm - 9pm.

    Adresa:

    Mandzuk & Son Funeral Home
    3801 18 Mile Rd
    Sterling Heights , MI



    Funerali do behet te enjten dhe me pas Genti do niset per ne Shqiperi.
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  6. #36
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Sapo erdha nga shtepia e Gentit .

    Aty eshte nje gjendje me te vertet e rende. ( Askujt nuk ja uroj cfare pashe dhe sa lot derdha) . Trupi nuk dihet se kur vjen. te premten kane kerkuar familja e Gentit ndonje informacion se cfare behet dhe askush nuk ju ka kthyer pergjigje. Kane kerkuar Senatorin e Detroit te flasi me Uashingtonin dhe dje ai ju ka shkuar ne shtepi ku ju ka thene: Trupin do ta sjellim shume shpejt , por arkivoli nuk duhet hapur sipas ligjit te ushtrise.
    Nena e gentit ka thene qe nuk i firmos letrat e vdekjes pa e pare djalin dhe pa e njohur. Keshtu senatori i detroit ju ka thene qe pjesen e djathte te fytyres e ka te djegur. prinderit kane pranuar ta shohin edhe ashtu. Me pas ai eshte larguar dhe mbas nje ore ju ka telefonuar nga zyra duke ju thene qe genti komplet fytyra e tij eshte e djegur . Dhe me pas nje informacion tjeter qe Genti eshte djegur nga mesi e siper keshtu qe ndoshta nuk do te arrini ta njihni.
    Perseri prinderit kane kembengulur ta hapin arkivolin kur te vi ne Detroit.

    Nje telefonate nga ministri i pare i Shqiperise ju ka dhene pak shprese duke ju thene qe do bejen c'eshte e mundur qe Genti te varroset ne Shqiperi me te gjitha nderimet e nje deshmori. Kjo ju ka dhene zemer. Dhe me pas Ministri i pare i Shqiperise ju ka dhene fjalen se mbasi te flasi me senatorin e Uashingtonit ata do te kene te drejten e hapjes se arkivolit.

    Rreth ngjarjes askush nuk e di se si kane vdekur. Ne fillim te premten kur kane marre lajmin e pare ju eshte thene qe eshte vrare nga nje pistolete. me pas kane ardhur me informacionin qe Marinsat e US kane shkuar shtepi me shtepi per te kerkuar nje grup terroristash dhe ne nje nga dyert kishte pasur eksploziv , kjo gje ka bere ne vdekjen e 11-13 persona ku midis tyre ishte dhe Genti. Dhe pas informacioni i fundit eshte se jane djeguar nga nje rrakete. Askush nuk di gje dhe askush nuk ju tregon gje. Familja e Gentit eshte ne dileme. E qajne Gentitn pa trupin e tij.
    Nena e tij ju kishte thene te pakten me sillni dicka nga ai , qe ta kem kujtim. Askush nuk ju ka kthyer pergjigje.

    Kur e pyeta Zefin ( te jatin )se si eshte ai me tha : Genti shkoi . Dhe lotet i rridhnin. Kurse e jema me thoshte qe jeta e saj pa Gentin nuk kishte me kuptim. Cfare do te bejne keta ne Amerike pa te.

    Nuk kam cfare t'ju tregoj me eshte shume e rende dhe shume e keqe kjo situate. familja nuk di gje dhe trupin nuk e kane akoma , qajne vetem emrin e tij dhe foton e tij. Lajmet e tv american nuk kane dhene hollesi. Vetem tv shqipetar ka shpjeguar dicka per Gentin dhe ata mesa dine.

    Genti per here te fundit kur ka folur me te motren ( Jona) i ka thene : Ti do te me mbash gjithmone ne zemer motra. 8 veta nga grupi im kane vdekur vetem une dhe nje shoku im kemi ngelur . Une do te kem rradhen mesa po shoh .

    E motra nuk e ka besuar dhe i ka then te mos flasi ashtu. por ai i eshte pergjigjur: Askush nuk e di se cfare behet ketu , vetem ne qe jetojme po e shikojme me sy. Njerezit po ikin nje nga nje . America nuk tregon as 1/10 e gjendjes ketu.


    Te gjithe jane ne pritje te trupi edhe adresen e meparshme te funeralit e kane cancel se nuk e dine te sigurt. familja ben cfare shteti amerikan ju thote.

    I kam thene te jemes per ngushellimet tuaja ( ju flm shume) dhe me ka kerkuar ti shikoj. Po mundohem sadopak te printoj disa faqe nga ngushellimet e tuaja.

    Ju flm shume ne emer te familjes Marku dhe vecanerisht te te jemes SATE per ngushellimet e tuaja. Flm edhe ALBOS qe e ka vene lajmerimin en faqe te pare te faqes se Albasouli.


    Ju flm edhe njehere. Sa me shume mbeshtetje nga ju ne keto momente per familjen Marku.




    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  7. #37
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ne tragjedi te tilla,fjalet jane te pakta dhe te varfera.
    Edhe nje here ngushellimet me te sinqerta per familjen Marku.
    Zoti u dhente kurajo dhe force te kalojne castet me rrenqethese,me te renda,me te veshtira per humbjen e Gentit.
    E paste rrugen e lehte dhe te qete drejt parajses qiellore.

    "Te bekuar jane ata qe vajtojne,se do te ngushellohen"
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #38
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    eshte vertet nje dhimbje e madhe qe i kalon kufijte e saje,shprehe ngushellimet e mia familjes se Gentit
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  9. #39
    Ngushellime familjes Marku dhe miqve te Gentianit, martirit shqiptar. I qofte dheu i lehte.

  10. #40
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ngushellime familjes dhe miqeve te Gentianit. Ngushellime gjithe shqiptareve.(sidomos shqiptareve te amerikes). Kjo nuk eshte fatkeqesi vetem e familjes se tij. Gentiani,Drite paste!

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Marinsi i forumit
    Nga MaRiNsIiI në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 22-11-2002, 13:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •