Close
Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 212
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar më parë nga Arrnubi
    Te thuash qe islami do modernizuar eshte sikurse me thene dua ti jap mend Zotit.
    Sado qe te flisja un, s'do te mundja ta permblidhja ne nje fjali te vetme ate mentalitetin qe e karakterizon ngurtesimin e mendimit islamik....hallall e ilustrove fiks!

    Vec mos harro qe te kritikohen reformat nga myslimanet esht qendrim hipokrit...sepse Islami kur doli ishte reforme ne vetvete. Reforme ndaj menyres se jeteses barbarike te kohes. Tashi esht bere viktima e vetvetes ne at kendveshtrim. Zoti s'te ka thene "ndale kohen ne mesjete", t'ka then "kerkoje dijenine deri ne vdekje".

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Kujtoni se nje filem demton imazhin e Islamit?
    Kujtoni se zeri i nje Bin Laden demton imazhin e Islamit?
    Kujtoni se vetevrasjet e njerezve bombe demtojne imazhin e Islamit?
    Kujtoni se e mbroni Islamin duke mohuar realitetin sikur nuk ka ndodhur gje?

    Asnje nga keto me lart nuk e demton Islamin aq shume sa e demton dicka tjeter, heshtja e atyre miliona muslimaneve perballe nje grushti njerez qe kane rrembyer besimin e 1.3 miliard njerezve ne bote. Heshtja juaj. Kjo heshtje nuk demton Islamin pasi Zoti nuk ka nevoje per mbrojtjen e njerezve, njerezit kane nevoje per mbrojtjen e Zotit; as qyteterimet qe shkaterrohen dhe rindertohen, demton faren e besimit ne mendjet dhe zemrat e njerezve qe perulen ne paqe perpara Zotin ose vrasin ne emer te tij, te njerezve qe ndertojne qyteterime te mahnitshme me punen e tyre ose i vene zjarrin qyteterimit dhe mbare botes.

    Kjo nuk eshte nje lufte midis Amerikes dhe Botes Arabe, Krishterimit apo Islamizmit, eshte nje lufte civile brenda vete qyteterimit islamik midis atyre qe besojne ne nje Islam qe u fal paqe dhe atyre qe besojne ne nje Islam qe i shtyn te marrin jeten e tyre dhe jeten e mijra njerezve te pafajshem.

    Bota e lire i ka te gjitha mjetet per tu vetembrojtur dhe per te fituar te gjitha luftrat nese vjen puna deri atje, por eshte nje lufte te cilen ajo nuk e lufton dhe as nuk e fiton dot, ajo eshte lufta per clirimin e Islamit(besimit) nga ata qe e kane rrembyer per qellimet e tyre. Kjo lufte ju perket ju si besimtaret muslimane dhe vetem ju mund ta fitoni ate. Prandaj mendjet e medha qe shohin pak me larg dhe pak me thelle nuk i trembin bombat qe hidhen ne Irak, por heshtja e besimtareve muslimane perballe kesaj situate.

    Albo

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Ja edhe formula e perhershme qe nderron vec radhen e fjalive...

    Po nejse, meqe u kthye ne politike, amin!
    S'duhet te heshtni as ju myslimanet, ashtu si nuk heshten prifterinjte serbo-greke gjate masakrave serbe ne Bosnje dhe Kosove.

    S'duhet te heshtni as ju ashtu si nuk heshten prifterinjte serbe ne Republika Srpska ne Bosnje kur komuniteti nderkombetar kerkoi dorezimin e kafsheve si Karaxhici dhe moren pergjigjen "Ate e mbron Zoti".

    S'duhet te heshtni as ju ashtu si nuk heshti komplet populli ortodoks serb para kanibalizmave te Arkanit. (i vune emrin Tigri i Serbise dhe ja mbajten fotografine neper shpia, po rendsi ka qe nuk heshten).

    S'duhet te heshtni as ju si prifterinjte serbe qe kur lind femija ne Serbi e pagezojne dhe i thone "Zoti te bekofte o hakmarresi i ardhshem i Kosovo-Metohijes"

    S'duhet te heshtni kur bashk-fetaret tuaj luftojne kunder anglezo-amerikaneve....duhet edhe ju ti dilni zot Anglezo-Amerikaneve se edhe ata ju ndihmuan juve qekur hyne ne gadishullin arabik ne shekullin 17 vetem u munduan t'ju clirojne e t'ju ndihmojne...ka ardh koha me ja kthy nderin tashi!

  4. #34
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Kjo nuk eshte nje lufte midis Amerikes dhe Botes Arabe, Krishterimit apo Islamizmit, eshte nje lufte civile brenda vete qyteterimit islamik
    Epo shyqyr qe paske lexuar nje dicka per te qene (The 911 Report)

  5. #35
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60

    Muslimanet nuk kane heshtur!

    Muslimanet e kane thene fjalen e tyre per cdo gje.

    Ti si po e diskuton problemin? Problem politik?

    Kush jane ky grusht qe paska rrembyer besimin e 1.3miliard muslimaneve?

    Islami nuk permirsohet duke i dhene voten Saliut apo Nanos, Faisallit apo Abdullahut. Islami permirsohet duke e praktikuar ate, duke e mesuar ate.

    Ata qe vrasin veten atje nuk e bejne per qejf. edhe per kete muslimanet e kane thene fjalen: Ajo eshte e ndaluar! Por ama ku po ndodh kjo? Kjo po ndodh ne nje vend te pushtuar. Pra disa kohesh njeri ne tirane donte te digjte veten sepse nuk i dhane vizen greke. Pse nuk diskutojme kete? A nuk eshte e rendesishme? Kur po i jep te drejte ketij veprimi apo kur e sheh dicka normale c'fare do te thuash per dike i cili nuk ka problem vize por i kane rrembyer vellezerit, i kane vrare familjen, i kane djegur shtepine, i kane pushtuar atdheun.

    Para disa ditesh festuam festen kombetare. Perkujtuan te renet ne lufte kunder pushtuesve. Pse e dhane jeten ata deshmore? A mos valle bene gabim qe luftuan? Shikojeni kete problemin e Palestines si rrezistence ndaj pushtuesit. Ndaj nje vendi qe nuk ka lene konvete nderkombetare pa thyer. Ndaj nje vendi qe po e pranon vete per krimet e padrejtesite qe po ben.

  6. #36
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    te sugjeroj te mesosh per historine dhe sistemin politik ne Arabine Saudite dhe vendet tjera perreth dhe te kuptosh qe te mbrosh sisteme diktatoriale nuk dmth te mbrosh Islamin, perkundrazi...
    Ryder je nga te paktet persona te pa-anshem dhe qe vertet dine te diskutojne, dhe per kete te pershendes.
    Po ta vesh re asnje nuk tu pergjigj mbi argumentin kyc EKONOMI-FUQI, perkundrazi shtyhet diskutimi drejt fese, anohet nga politika, mundohet te fryhet me ideale dhe teorira, kur pergjigja eshte fare e thjeshte. Fuqia dhe pushteti jane pergjigjet mbi c'do perde qe hapet, dhe popujt jane perhere viktimat.
    Realiteti eshte ashtu sic mundohesh te thuash ti, sisteme si ai aktual ne Arabi nuk kane aspak rrenje ne fene Islame, (per ata qe nuk arrijne ta kuptojne, sipas profecise vetem pak breza pas vdekjes se Profetit do ndiqnin politikisht shembullin e tij, dhe realisht udheheqsi i pare Ebu Bekri u zgjodh me vote te lire gjithashtu edhe disa prijesa dhe "kuvende-parlamente" pas tij derisa iu kthye serisht tradites alla trrashegimtare qe Arabia kishte para ardhjes se Profetit)
    Ky celes ne kuptimin e arsyeve qe kane prure ne renien e nje prej fuqive me perparimtare per kohen as qe nuk diskutohet fare dhe ka shume arsye per kete. Pse ky celes eshte kaq i rendesishem, sepse tek vota e lire fillon liria ne mendim, liria ne marrjen e dijes ne c'do fushe te jetes, liria ne aplikimin e saj ne te miren njerezore, liria ne te qenurit objektiv, liria ne te besuar, e gjithshka tjeter vjen prej aty (frika ndaj lirise per degjenerim ne boten Arabe mendoj se eshte e pabaze, ushqimi qe ofron feja Islame, dhe te tera fete per sa i perket, nese aplikohet sic duhet mbi etikat kryesore eshte i mjaftueshem per mos ta pasur kete frike).
    Nga ana tjeter, keto sisteme diktatoriale jane mbeshtetur tani vone edhe nga bota perendimore dhe kryesisht Shtetet e Bashkuara, duke pasur interesa esenciale mbi tokat e pasura me nafte te ketyre vendeve. Nese Arabia do te kishte ato liri qe une shpreha me siper atehere vetvetiu do te lindte liria ne zhvillim. Nje liri e tille plus pasurite e medha natyrore do ta benin Arabine dhe komplet boten Arabe nje faktor deciziv ne politikat nderkombetare, gjithashtu do veshtiresonin shume marrjen sipas qefit te naftes (kush eshte ai shtet i zhvilluar mire ekonomikisht qe ta jep naften badjava) . Duke u kthyer serisht tek pika e Ryder mbi faktorin Ekonomi-Fuqi, disa koka ne Amerike seriozisht qe e kane pasur koken plot me tru dhe keto i kane studiuar mire dhe kane implementuar nje sistem pune qe shume kohe me pare.

    Deri ketu faktikisht nuk egziston botekuptimi "i mire - i keq", ne bote historikisht eshte luftuar per Fuqine. Por cfare po ndodh se fundmi eshte hipokrizia dhe mjeshteria per te mashtruar dhe enigmatizuar shume dukuri qe po ndodhin.
    Nje hije e pergjithshme per te etiketuar me "Islame" c'do te keqe te perceptueshme, sidomos me shume zgjuarsi ndryshohen format dhe strukturat e realiteteve te hidhura boterore. Ne c'do teme shef pa gje te keq lloj lloj ofendimesh si "mjekercjap" ne kete teme, (kurrkund se shikon kete term per prifterinjte) e te tjera me te renda qe jane te zakonshme. Ne vend qe te quhen liridashes dhe heronj te lirise felluxhajotet qe japin jeten tek pragjet e shtepive te tyre nen mbrojtjen e grave dhe femijve te tyre, u jepet ky titull me krejtesisht te padrejte ushtareve Amerikane qe luftojne (sic e tha dikush me pare) per kultin e Marines dhe ato dy leke. Nderkohe qe ishin po ata felluxhajot qe edhe pse ne besim te njejte me Sadamin jane masakruar e shkaterruar me qindra here prej tij. Kane ngelur me goje hapur te gjithe Irakienet e krishtere qe njoh, u duket e pabesueshme qe po ata qe masakroheshin se shumti ne kohe te diktatorit, masakrohen me per se shumti edhe sot. Mesa duket nuk e dine qe pas shenjes se barzimit ne ekuacion ndodhet pikerisht ajo qe tha Ryder.
    Kryesorja qe fshihet me se miri ne Amerike dhe qe jane shume te rralle ata qe mesa kam lexuar ketu e kuptojne mire eshte qe ne Shtetet e Bashkuara nuk egziston aspak nje demokraci politike, perkundrazi egziston e shendoshe "nje demokraci" ekonomike, kjo e beri Ameriken dhe Evropen Perendimore te fitonte ndaj vendeve komuniste, pikerisht "demokracia ekonomike" po e ben Kinen ngadhnjimtare, edhe pse nje vend qe politikisht eshte po aq komunist sa edhe Shqiperia jone dikur.

    Per nje moment me duket sikur politika Amerikane ne bote eshte e nevojshme per te demokratizuar boten, atehere me anijen e historise leviz neper bote dhe shpejt hyj ne vendin tim dhe shoh se ashtu si te tera vendet e tjera post-diktatoriale ngacmimi i jashtem per te sjelle demokraci ne keto vende ka qene plotesisht i deshtuar. Nga ana tjeter Kina e vete-reformuar per liri ekonomike ka qene plotesisht e sukseshme.

    Fakt eshte qe Amerika aktualisht kontrollon 3/4 e naftes ne bote e ndihmuar kryesisht pas dy pushtimeve me te fundit ne Afganistan dhe Irak, duke kontrolluar keshtu tregetine e naftes dhe detyruar te tjeret qe kete tregeti ta bejne me dollare Amerikan dhe jo monedha konkuruese si Euro psh. Cfare sjell kjo s'ka nevoje ta shpjegoj une, le ta shpjegoj Qafiri per ndonje qe se kupton. Jo keq arritjet e Bin Laden apo jo ?

  7. #37
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Zoti s'te ka thene "ndale kohen ne mesjete", t'ka then "kerkoje dijenine deri ne vdekje".
    kUSH PO TE THOTE TY NDALE KOHEN NE MESJETE?

    E para duhet te dish se kur te mesosh deri ne vdekje duhet te seleksionosh diturine qe meson ne dituri te mire dhe te keqe ne mynyre qe idete dhe konceptet qe formon mos i formosh gabim sepse nga koncepti eshte i varur dhe mendimi dhe nga mendimi eshte i varur dhe veprimi.Dhe ne islam eshte nje rregull qe i dituri i mesuar gabim vepron dhe gabim.

    Nuk e di ke quan ti barabare dhe pse? Nuk e di a tu ka dhene rasti te kesh muslimane shoke ose te aferm dhe atehere do te kuptosh se jane barbare apo jo.

    Shume bukur arrnubi te ka thene qe feja islame nuk ka nevoje per transformim sepse kurani i anulloi te gjitha shpalljet e meparshme per shka te ndrysehmerise dhe modernizimit qe njerzit e kishin bere atyre duke dale nga burimi hyjnor dhe eshte libri i fundit qe Zoti ka zbrti per njerzit dhe duke e ditur te ardhmen Zoti e ka bere kuranin universal dhe fleksibel per ndryshime ne ato gjera qe nuk e demtojne njeriun.Njeriu mund te kete ndryshuar materialisht ose teknologjikisht por shpirterisht ai ngelet njeri qenie me ndergjegje dhe me shpirt.Cfare mendon ti ryder konkretisht se duhet te ndryshohet ne islam?

    Une mendoj se islami eshte i perkryer duke ta argumnetuar kete me shkence dhe llogjike.Bindja jone si muslimane per kete nuk eshte nje flluske ne ajer ose nje dogme e cila ka lene llogjiken [por ajo faktohet dita dites nga shkencetare , analiste, politikane .

    Une do thoja se nese do kishte dicka per tu moderuar do ishte mendja e nje ateisti ose nje personi qe beson ne shume Zota ose trinitetin krishter dhe jo e nje feje qe predikon besimin ne nje Zot te vetem.

    Hudhi nje sy kesaj temen meqe je pak filozof

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=36197
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 04-12-2004 më 17:11

  8. #38
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Problemet e ringjalljes së komponenteve shpirtërore në zhvillimin bashkëkohor

    Njerëzimi bashkëkohor me admirim të madh dhe po ashtu me aq krenari shikon të arriturat e mëdha fantistike shkencore dhe teknike. Njeriu tashmë ka shkelur në Hënë. Kozmosi po pushtohet. Bëhen planet e mëdha me depërtimin e thellë në gjithësi dhe për pushtimin e planetëve të tjerë.

    Nëse në bazë të këtyre sukseseve dhe zbulimeve të tjera, dëshirojmë të vlerësojmë pozitën dhe gjendjen e njeriut bashkëkohor, duhet të themi se ai kurrë nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Derisa më përpara largësitë e vogla me kushte të vështira klimatike i kalonte për një periudhë disaditëshe, madje edhe disamuajshe, sot ai me konforin më luksoz dhe më të përshtatshëm, kalon largësitë astronomike për disa orë; derisa më parë me muaj priste lajme për ndodhitë nga vendet dhe anët e largëta, sot është në gjendje të dëgjojë dhe t’i shohë në të njejtën kohë kur edhe ndodhin ato. E tërë bota qëndron pranë njeriut, shikon dhe dëgjon çdo gjë që ndodh në të. Mirëpo njeriu në botën e tillë bashkëkohore, megjithatë, nuk e ndien veten aq mirë. Nuk është i qetë, nuk ka kënaqësi, ende nuk e ka gjetur vetveten, siç ka thënë para disa kohësh Sekretari i përgjithshëm i OKB-së duke hapur Kongresin botëror të rinisë, se diçka nuk po shkon mirë në punët botërore. Edhe mëtutje ka mjaf të uritur, të sëmurë, të shtypur, ka frikë, eksploatim, luftëra, vrasje, tortura etj. Po përkrahet fryma militante, mbarë bota jeton në atmosferën e përgatitjes për luftë. Pjesa më e madhe e të ardhurave nacionale në të gjitha shtetet, njësoj si tek ato të zhvilluarat, ashtu edhe tek ato të pazhvilluarat, shpenzohet për armatim.

    Me siguri është e njohur se sot në botë ka afro njëqind mijë bomba atomike. Ky është një numër me të cilin kjo jeta jonë tokësore mund të shkatërrohet pesë herë.

    Me të vërtetë diçka nuk është në rregull në këtë botë, në të diçka është defekt, por çfarë? Kjo pyetje po bëhet gjithnjë më aktuale në mbarë botën. Kësaj po mundohen t’i japin përgjigje në tubimet dhe simpoziumet e ndryshme, përfaqësuesit më eminentë të shkencës.

    Ndër rreziqet që i kërcënohen ekzistencës së vërtetë njerëzore, sot lufta nukleare është vetëm një. Shkenca ka mundësi të mëdha, si për mirë ashtu edhe për keq. Në perspektivën e largët përdorimi dhe keqpërdorimi i shkencës dhe teknologjisë mund të sjellë akumulimin e pakuptimtë, në një anë, dhe shkatërrimin ekologjik, në anën tjetër, duke dalë për ditë e më shumë jashtë kontrollit.

    Këto rreziqe themelore për njeriun nuk njohin kurrfarë kufijsh dhe nuk janë të kufizuara me asnjë sistem të veçantë të botës sonë: çarmatimi, paqja, varfëria, padrejtësia, të robëruarit, përvetësimi, burokracia, thellimi i hendekut në mes të vendeve të pasura dhe të varfra, - këto janë vetëm disa nga brengat e të gjithë njerëzve.

    Qëndrimi i forcës dhe humanizmit na preokupon sot ndoshta më tepër se kurdoherë. A nuk kemi qenë në kohën e fundit dëshmitarë të arritjeve të mëdha të fuqisë njerëzore në pushtimin e natyrës dhe kozmosit, dhe a nuk kemi qenë në të njejtën kohë të helmuar dhe të turpëruar për paaftësinë dhe dobësinë njerëzore për ta sunduar natyrën e vet personale dhe marrëdhëniet shoqërore e ndërnjerëzore?

    Nuk janë këto vërejtjet e vetme të zhvillimit bashkëkohor. Të dëgjojmë edhe disa karakteristika nga shkencëtarët më të njohur botërorë. Në fund të shekullit XIX zëri i Niçes përsëriste fjalën e vjetër “Zoti ka vdekur”, dhe përsëri i ka dhënë kësaj fjalie tërë thellësinë e saj tragjike. Është ditur shumë mirë se me këtë është dashur të thuhet se është pritur sundimi i njeriut. Problemi që shtrohet për ne, është që ta dimë a ka vdekur apo jo njeriu në tokën e vjetër të Evropës.

    Racionaliteti, besimi në shkencë e teknikë është dashur të na sjellë paqe, drejtësi sociale, dinjitet e liri të individit dhe afirmimin e më të mirëve. Ndërkaq, ne jemi ballafaquar me luftë, me ardhjen në pushtet me dhunë të pushteteve totalitare dhe venitjen e individit. Nga shkenca kemi pritur të sundohet natyra, e cila është dashur që njeriun ta çliron nga domosdoshmëritë më të vrazhda, ta bëjë pikësëpari të lirë për jetën e brendshme dhe për veprimtaritë më të larta kulturore. Edhe pse shkence na ofron mirëqenien që na e ka premtuar, ajo dhunës i ka dhënë armë të tmerrshme dhe na kërcënon me shkatërrimin e jetës sonë. Ajo anon që njeriun ta shndërrojë në robot e ta zëvendësojë me kompjuter. Shkurt, njeriu po përjeton dhe po kalon nëpër krizë tepër të rëndë. Qenia e tij morale është rrënuar plotësisht. Në trajtimin bashkëkohor ekziston vetëm si qenie fizike. Mësimet më të reja (marksizmi, ekzistencializmi) i japin vetëm trajtim të tillë dhe e kufizojnë në nevojat materiale të ekzistencës së tij fizike.

    Mirëpo, edhe kjo ekzistencë është rrezikuar. Teknokracia dhe scienokracia, pasi shkatërruan qenien morale të njeriut, filluan ta rrezikojnë më se seriozisht qenien e tij fizike. Arsenali i bombave atomike, siç kemi dëgjuar, mund ta shkatërrojë pesë herë planetin tonë. Kemi shkatërruar vlera tona shpirtërore, qenien tonë moralo-etike, në fund për t’i shkatërruar dhe vlerat materiale bashkë me qenien tonë fizike. A jemi të vetëdijshëm se ç’kemi fituar me të? A e dini se ku jemi, ku shkojmë dhe si do të përfundojmë nëse vazhdojmë këtë rrugë.

    Njëanshmëria e zhvillimit tonë, koncentrimi i të gjitha forcave dhe angazhimi vetëm në komponenten materiale, ka filluar ngapak të shkaktojë ndjenjën e frikës, pasigurisë dhe shqet dhe shqetësimit, në rrethet e caktuara të shkencëtarëve, tek një pjesë e politikanëve të kthjellët dhe tek klasat e gjera popullore të të gjitha ngjyrave. Tërësisht është e pranishme një sjellje e çuditshme e shoqërisë bashkëkohore dhe institucioneve të saj. Jemi të ballafaquar me dilema të caktuara teknike dhe kundërthënie të cilat, marrë parasysh mendimin e shëndoshë njerëzor dhe dëshirat themelore të njeriut, paraqesin ironinë dhe paradoksin më të madh historik. Njerëzimi nuk do t’i harrojë kurrë “dhuntitë” e para të arritjes më të madhe teknologjike: ndarjen e atomit dhe lirimit të pamasë të energjisë elektrike. Hiroshima e Nagasaki janë dëshmitarë të gjallë të një sjelljeje abnormale e patologjike të institucioneve shoqërore. Qindra e mijëra bomba atomike të përgatitura me efektin më të madh të shkatërrimit, raketat, aeroplanët me shpejtësi më të madhe se zëri dhe llojet e tjera të armëve supermoderne, të cilat i dimë dhe nuk i dimë, projektet e reja ushtarake, - të gjitha këto, deshëm a nuk deshëm dëshiruam a nuk dëshiruam, në fund të fundit janë të orientuara kundër njeriut dhe e kërcënojnë atë me shfarosje. Përpjekjet e mendimeve dhe filozofive të ndryshme, të cilat edhe janë shfaqur si shprehje e apologjetikës së gjendjës ekzistuese, për ta arsyetuar atë gjendje si më të mirën të mundshmes në këtë moment, aspak nuk e zvogëlojnë frikën e njeriut të rëndomtë, i cili të gjitha këto i provon me lëkurën e tij, i cili përjeton më së forti dhe më drejtpërsëdrejt i përjeton edhe të gjitha kundërthëniet e teorisë dhe të praktikës.

    Prej nga dhe përse një sjellje e tillë e shoqërisë bashkëkohore? Sado që pyetja na duket tejet e ndërlikuar, duket se nuk është vështirë t’i gjendet përgjigje, siç më duket mua.

    Ato defekte në zhvillimin bashkëkohor që shprehen në formë të anomalive të ndryshme, kundërthënieve, dilemave etj., - janë krijuar si pasojë e zhvillimit të pabarabartë të komponentes shpirtërore dhe materiale, si pasojë e çrregullimit të ekuilibrit ndërmjet vlerave shpirtërore e materiale, ndërmjet arsimimit e edukimit, logjikës e zemrës, teorisë e praktikës, diturisë e sjelljeve.

    Është fakt se zhvillimi bashkëkohor është orientuar njëanshmërisht tek materia duke besuar se me anën e shkencës e teknikës, mjeteve të tyre për prodhimin e të mirave materiale dhe realizimin e progresit material, do të mund të zgjidhet në mënyrë më efikase problemi i njeriut dhe ai do të arrijë kënaqësinë e dëshiruar. Pa hyrë në analizë dhe pa e hulumtuar shkakun e një orientimi të tillë, megjithatë duhet të themi dhe të pranojmë haptazi se rezultatet nuk kanë qenë të mira.

    Përveç të tjerash, sipas mendimit tonë, është më karakteristke se është krijuar një dallim i madh ndërmjet diturisë dhe dëshirës. Është menduar se do të jetë e mjaftueshme vetëm dituria, dhe të zgjidhen të gjitha ashtu si duhet. Ndërkaq është lënë pas dore, e këtë e ka vërtetuar edhe praktika në mënyrë të pakontestueshme se në përcaktimin e sjelljeve njerëzore, nuk është me rëndësi vetëm të dish. Duhet ditur dhe gjithmonë të kihet parasysh se arsimimi nuk përcakton sjelljen. Shumë herë sjellja është në kundërshtim me diturinë, sidomos tek njeriu bashkëkohor. Një numër i madh i mjekëve pinë alkool, në mesin e tyre ka pijanecë të vërtetë, edhe pse e dinë dëmin e shumëfisht të alkoolit. Tjetër është të dish, e tjetër është të duash, njëra është teori e tjetra është praktikë. Njëra arrihet me anë të arsimimit, e tjetra me anë të edukimit. Burimi i njërës është logjika e i tjetrës është vullneti, përkatësisht zemra dhe shpirti.

    Zhvillimi bashkëkohor duke u orientuar në drejtim të materies, ka mundësuar prodhimin e të mirave materiale. Është paramenduar se me prodhimin e mjaftueshëm të të mirave materiale dhe me krijimin e kushteve më të mira për jetesë, do të zgjidhen të gjitha problemet e tjera, siç janë problemi i luftës, i vjedhjes etj. Mirëpo ky parashikim nuk u realizua. Protagonistët e teorisë ekonomike sipas të gjitha gjasave kanë paraparë, fakt shumë të rëndësishëm se të mirat materiale ku bëjnë pjesë të gjitha arritjet shkencore, zgjidhjet teknologjike dhe të gjitha dhuntitë e natyrës, nuk i zgjidhin nga vetvetiu problemet e fatit dhe mirëqenies njerëzore. Në këtë drejtim është jashtëzakonisht me rëndësi mënyra e shfrytëzimit, përdorimit dhe ndarjes. Krahas përdorimit të dobishëm, janë të mundshme edhe keqpërdorimet, jo vetëm që janë të mundshme po shpeshherë kanë ndodhur rregullisht dhe ndodhin ende vazhdimisht. Koha jonë, është e vërteta, çëhtë karakteristike për shfaqjen e keqpërdorimeve më të mëdha të shkencës, teknikës dhe të gjitha arritjeve të tyre. Përpjekjet për të penguar dhe pamundësuar këto keqpërdorime me anë të rregullave ligjore dhe të sistemeve të caktuara, kanë mbetur pa sukses. Së pari për shkak se vetë njeriu i nxjerrë dhe i aplikon rregullat ligjore, ku edhe nxjerrja e rregullave edhe aplikimi i tyre, varen prej njeriut, dhe e dyta, për shkak se edhe vetë sistemet shpeshherë, lejojnë keqpërdorimin dhe i japin atij statusin e legalizimit.

    Përvoja e deritashme dhe njohuritë më të reja na orientojnë se problemi i njeriut nuk mund të zgjidhet vetëm me masa ekonomike, politike e shoqërore, dhe as nuk është e drejtë që ekzistenca e tij të kufizohet vetëm në ekzistencën fizike. Njeriu pa marrë parasysh se si shikohet ai dhe nga cili kënd vështrohet jeta e tij, prapë ai është më tepër se ekzistencë fizike. Njeriu nuk jeton vetëm për të ngrënë. Thelbi i problemit të tij dhe kuptimi i ekzistencës së tij ka edhe karakter moralo-etik. Ai si njeri vërtetohet përmes humanizmit dhe realizimit të vlerave shpirtërore moralo-etike. Fati i tij dhe paraqitja e tij njerëzore, shumë më tepër varet nga sjelljet e tij, nga përmbajtja e brendshme e tij, shpirti, zemra dhe vullneti i tij sesa nga të mirat e tij materiale, nga arsyeja dhe dituria e tij.

    Në njeriun veprojnë dy dispozicione, njëri është burim i njohurisë (logjika), ndërsa tjetri është burim i virtyteve (vullneti, zemra). Njëri e njeh, e zbulon, ndërsa tjetri pranon dhe e vë në veprim. Njërit i përgjigjet shkenca, kurse tjetrit religjioni.

    Shkenca dhe religjioni janë të domosdoshme për qenien njerëzore. Ato reciprokisht plotësohen. Paraqesin dy pjesë të një tërësie. Secila ka funksionin e vet të caktuar. Njëri-tjetrin nuk mund ta zëvendësojnë, as nuk mund të jenë pa njëri-tjetrin. Koha mesjetare u përpoq të jetojë pa shkencën (p.sh. religjioni pa shkencë), ndërsa koha e re shkenca pa religjion andaj ka rënë në errësirën e mistikës dhe metafizikës. Koha jonë, siç e kemi parë, ka theksuar se Zoti është i vdekur, me dëshirë që njeriu të bëhet i lirë, por ndodhi e kundërta.

    Religjioni ka plotësuar një anë tejet të rëndësishme të qenies njerëzore dhe ka kryer funksion tejet të domosdoshëm, i cili sot dhe më tej do të jetë aktual. Ka qenë e padrejtë që është bërë përpjekje për ta zvogëluar rëndësinë e tij, madje edhe angazhimi për likuidimin e tij për shkak të keqpërdorimit ose për shkak të disa formave të tejkaluara të interpretimit të tij. Keqpërdorimi nuk mund të ishte shkak i arsyeshëm për luftë kundër religjionit. Edhe shkenca është keqpërdorur dhe po keqpërdoret njësoj, sidomos sot, në kohën tonë kur ky keqpërdorim ka arritur kulmin duke rrezikuar, siç e kemi parë, tërësisht jetën në planetin tonë. Nuk është shkenca fajtore për këtë, siç nuk është religjioni për keqpërdorimin e tij. Njeriu është ai që bën keqpërdorim si në njërin, ashtu në rastin tjetër, madje mu atëherë kur tenton të kufizohet vetëm në shkencë ose në religjion. Atëherë, për shkak të lënies pas dore të njërës prej dy komponenteve kryesore të qenies së tij, pason gjithmonë sjellja e rrezikshme abnormale. Rruga pa krye bashkëkohore është shfaqur si pasojë e lënies pas dore të komponentes shpirtërore. Dalja nga kjo rrugë pa krye është ngjallja e vlerave shpirtërore, kthimi tek njeriu, kushtimi më i madh i kujdesit të edukimit, kthimi kah zemra dhe shpirti njerëzor. Për këtë padyshim religjioni mund të ofrojë ndihmë më të madhe. Kjo është lëmia e aktivitetit dhe veprimit të tij. Ç’është e vërteta ai këtu është i pazëvendësueshëm. Ka përvojë të madhe dhe traditë të gjatë, që nga fillimi i tij i është kthyer njeriut dhe fuqive të brendshme të tij. Duhet pranuar pa marrë parasysh se ç’mendohet sot për të, se religjioni më së miri, në mënyrën më të pranueshme dhe më së thelli ka kuptuar problemin e njeriut dhe është orientuar në atë njerëzoren tek ai. Nuk them se ai ka dhënë gjithmonë zgjidhjet më të mira. Duke mos nënçmuar kontributin e tij, duhet të pranojmë se edhe në të ka pasur keqpërdorime, deformime, interpretime të gabuara, forma të tejkaluara të zbatimit etj. Të gjitha vareshin nga forcat që e udhëhiqnin. Megjithatë, është me rëndësi se qasja e tij ndaj njeriut ka qenë e drejtë. Nuk e shoh asgjë që do të kishte kërkuar e që do të ishte në interes të zvillimit po të lihej pas dore kjo qasje. Tjetër çështje është nëse kanë qenë gjithëherë të afta institucionet fetare dhe përfaqësuesit e tyre për t’u ballafaquar me dilemat dhe problemet të shpirtit njerëzor dhe sjelljet e njeriut për t’i orientuar dhe mbajtur në kufijtë njerëzorë.

    Nuk do të ishte e drejtë të akuzoheshin mësimet fetare për të gjitha ato që kanë bërë besimtarët. Nuk shoh kurrfarë arsyetimi nëse dikush mundohet të akuzojë dhjetë urdhrat e Zotit për inkuizicionin dhe për luftërat e Kryqëzatave. Ndonjë dhunë e padrejtësi që e ka bërë pushtuesi mysliman, nuk mund t’i mvishet Islamit. Njësoj është edhe me dhunën që bëhet në emër të socializmit. Do të ishte e padrejtë të akuzohej socializmi si mendim.

    Ky është edhe një argument që na flet qartë se sa i rëndësishëm është në tërë këtë faktori njeri dhe sa janë të rënda gabimet e orientimit bashkëkohor, i cili po përpiqet me këmbëngulje që të zgjidhë problemin e njeriut pa njeriun dhe zgjidhjet t’i gjejë jashtë tij. Përfitohet përshtypja se tërë kjo është orientuar në drejtim të njëfarë idealizmi abstrakt të njeriut, të cilit në perspektivë i ofron parajsën në tokë. Në emër të njeriut të tillë të idealizuar, lejohet vrasja dhe shkatërrimi i njeriut konkret. Për realizimin e parajsës në perspektivën e largët, duhet të vuajnë dhe të bartin sakrificat më të mëdha të gjitha gjeneratat.

    Duhet filluar nga njeriu konkret, dhe pikërisht nga problemi i qenies së tij. Pamë se si gjithçka varet nga ai dhe kjo kryesisht nga ajo që ai dëshiron dhe bën, e jo nga ajo që di. Më e rëndësishmja është që me anë të edukimit të zhvillohen dhe të përputhen forcat e brendshme tek njeriu, të përputhet vullneti me arsyen, virtyti me diturinë, dhe të kufizohen epshet në kufijtë e merituar të nevojave biologjike dhe të pengohet shfrenimi i tyre. Elementet shtazarake në njeriun janë ende shumë të theksuara. Vetëm me një kontroll të rreptë mund të kufizohen dhe të sillen në masën e nevojshme. Religjioni për një periudhë tejet të gjatë, duke filluar atje larg në periudhën parahistorike, në realitet atëherë kur njeriu fillon të formohet si njeri, ....... ka zhvilluar betejë të madhe kundër shtazarakës tek njeriu, e cila në terminologjinë e religjionit simbolizon shejtanin – djallin. Ai është vërtetë armik i përbetuar, i cili shpeshherë di të tërbohet dhe atëherë është shumë i rrezikshëm. Në histori kjo ka ndodhur gati rregullisht. Dy luftërat e mëdha botërore të cilat i mbajnë mend gjeneratat e vjetra, janë shembulli më i mirë i tërbimit të tillë. Koha jonë është shumë e përshtatshme për paraqitjen e një tërbimi të tillë edhe më të fuqishëm. Ajo po i përshtatet forcimit të epsheve të njeriut, ndaj ka sjellë shfrenimin e plotë dhe kënaqësinë pa masë në të mirat materiale.

    Pa nënçmuar rëndësinë e kontributit të religjioneve të tjera, këtu dëshiroj posaçërisht të nënvizoj dhe të tërheq vërejtjen për mundësitë e mëdha të kontributit islam në renesansën e vlerave shpirtërore. Islami[1] që ka kontribuar në jetën shpirtërore të njerëzimit dhe begatinë kulturore, ofron vlera ekzistuese që mund t’i shfrytëzojnë të gjithë.

    “Populli ndërmjetësues” siç thotë Kur’ani, ai ka për ta luajtur rolin e vet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. nëse ai, sikur të gjitha religjionet dhe etikat, ka pikëpamjet e veta “të mbyllura dhe statike” në mendimin e Bergsonit, ai ka gjithashtu tërë atë që është e nevojshme për të qenë religjion “i hapur”.

    Rëndësia e misionit ndërmjetës të Islamit gjen shprehjen e plotë sidomos sot kur çrregullimi i ekuilibrit ndërmjet vlerave materiale e shpirtërore ka arritur në pikë tejet kritike.

    Në mësimin islam është kryesorja, sipas mendimit tim e më karakteristike, posaçërisht duke marrë parasysh zhvillimin bashkëkohor, ajo që me tërë qenien e vet të botëkuptimit anon të mbajë baraspeshën ndërmjet trupit dhe shpirtit, materies dhe shpirtërores. Islami njëherë ka intervenuar me sukses dhe ka drejtuar çrregullimet e mesjetës në zhvillimin e shpirtit njerëzor, i cili ka qenë tepër shumë i mistifikuar dhe i ngarkuar me mjegullinë e metafizikës, duke i sjellë në të elemente botërore, qartësi më të madhe dhe kuptueshmëri. Çrregullimi total në baraspeshën e zhvillimit bashkëkohor kërkon pa shtyrje intervenim sa më të shpejt në kuptim të zbatimit të korreksioneve të nevojshme. Në këtë pikëpamje Islami do të mund ta jepte përsëri kontributin e tij.

    Nëse myslimanët vërtet besojnë se Islami mund të ndihmojë në shërimin e shoqërisë njerëzore, atë duhet ta tregojnë me shembuj personalë, duhet të fillojnë prej vetes dhe shërimit të tyre personal. Është e palogjikshme t’i ofrosh tjetrit Islamin si zgjedhje më të mirë, kurse vetë të mos e praktikosh. Është qesharake vetëm të pohosh se Islami është bashkëkohor dhe në luftën për një të ardhme më të mirë mund të ofrojë ndihmë të çmueshme, ndërsa në të njëjtën kohë si ithtar i Islamit të shërbesh si shembull i prapambeturisë. Do të ishte shumë më e dobishme dhe më e logjikshme që me shembull praktik, të tregohet bashkëkohësia dhe vlera e parimeve islame. Islami në abstraksione paraqet vetëm pohime lakuriq. Për të tjerët më me rëndësi është praktika. E si duket Islami në praktikën e myslimanëve gjatë shekujve të fundit? Në të gjitha përpjekjet që Islami të paraqitet si mësim i shëndoshë bashkëkohor, në rend të parë vjen mënjanimi i praktikës së tillë, e cila i ka sjellë dhe po i sjell Islamit dëmin më të madh. Dhe, përderisa myslimanët të mos lirohen nga kjo praktikë, të kota do të jenë pohimet e tyre mbi bashkëkohësinë e Islamit.*

  9. #39
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar më parë nga ORIONI
    .Cfare mendon ti ryder konkretisht se duhet te ndryshohet ne islam?
    Un ne radhe te pare ti Orion, s'mendoj qe do ndryshonte asgje sikur te nderrohej qofte edhe nje presje nga feja Islame pasi un asnje presje nga kjo fe (apo nga secila fe) nuk besoj.

    Kjo s'me pengon aspak te pranoj te vertetat historike dhe rolin qe ka pas dhe ka Islami ne bote.
    E verteta esht universale dhe bashkon njerez me ideologji te ndryshme duke sjell respekt reciprok mes njerezve si un dhe Cunitmartum psh, qe esht mysliman po qe nuk e qun te qenurit mysliman obligim per ti vene dry trurit.

    Pa dashur ta zgjas me gjate me 100 veta me 100 nicke te ndryshme, dhe t'ja perseris secilit te njejtat gjera (sic tha Ali Pash Tepelena te faqja e pare, na u lodh truni tu perserit) po ta bej te qarte per here te fundit qe ndryshimet qe propozova s'ishin per fene ne vetvete...nuk thash te ndryshoni Kuranin...ishin per menyren administrative, politike dhe kulturore te vendeve myslimane qe po justifikojne diktaturen me fene...nqs kerkoni zhvillim keto ndryshime jane te domosdoshme, sepse vete ideologjite totalitare jan te perkrahura dhe te sponsorizuara nga perendimi qe po ben kerdine i pa-shqetesuar mes rremujes.

    ps: S'di pse me beni t'i pergjigjem gjerave si "nqs ke shoke myslimane do ta shofesh qe s'jane barbare" o plako, se me ben te kuptoj qe vec shkruni e s'lexoni...

    Kaq per ket teme te fort-nderuem...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 04-12-2004 më 17:42

  10. #40
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    po ta bej te qarte per here te fundit qe ndryshimet qe propozova s'ishin per fene ne vetvete...nuk thash te ndryshoni Kuranin...ishin per menyren administrative, politike dhe kulturore te vendeve myslimane qe po justifikojne diktaturen me fene...nqs kerkoni zhvillim keto ndryshime jane te domosdoshme, sepse vete ideologjite totalitare jan te perkrahura dhe te sponsorizuara nga perendimi qe po ben kerdine i pa-shqetesuar mes rremujes.
    Ketu jam plotesiht dakort me ty.

Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •