
Postuar më parë nga
Highlander
ExtraL i nderuar,
Falemnderit për leximin e vëmendshëm. Por vazhdoj të mendoj që jemi disi larg njëri-tjetrit. Në lidhje me z. Ramadan, unë kam përcjellur një debat televiziv në kanalin France2 ndërmjet ministrit të brendshëm francez të asokohe Nicolas Sarkozy dhe islamologut Tariq Ramadan. Dhe ajo çka më trondit në gjuhën e Ramadan është ambiguiteti i tij. Fjalët e tij janë të tipit "Po, por...", dmth ka gjithmonë diçka që ngecën. Dhe kur, nën ngacmimin e vazhdueshëm të z. Sarkozy, ai shprehet që duhet të miratojmë një moratorium mbi mos-lapidimin (gjuajtjen e grave me gurë deri në vdekje si ndëshkim tradhtie bashkëshortore), atëherë më duhet të them që fytyra e tij prej fondamentalisti doli më e qartë sesa kurrë. Të mos harrojmë që ai është nipi i themeluesit të "Vëllezërit myslimanë" në Egjipt, organizatë e cila futet në listën e organizatave terroriste, duke qenë e ndaluar edhe në Egjipt. E kuptoni ç'do të thotë kjo ? Ne duhet të miratojmë një ligj për mos-lapidimin e grave !! Kulmi ! Gruaja, dmth njeriu, ka të drejta njerëzore që i takojnë nga vetë natyra apo Zoti, quaje si të duash, dhe nuk ka nevojë për ligje të tilla, sepse këto ligje apo moratoriume (që dihet që është më pak sesa ligj) shkelin dhe përdhosin vetë hyjninë e femrës dhe thelbin e njeriut.
Kurse përsa i përket xhihadit, mbrojtësit e islamit europian kanë vetëm një rrugë nëse duan të kenë akoma pak besueshmëri në opinionin europian. Rruga është të hedhurit në koshin e plehrave të këtyre thirrjeve për gjak, për luftë, për urrejtje, dhe integrimi i plotë dhe pa kushte në shoqërinë demokratike perëndimore. Arrnimet janë më të këqija sesa ndërrimi i stofit. Islami në Europë duhet të mësohet të mos ndërhyjë vend e pa vend, dhe t'i lerë njerëzit të zgjedhin vetë besimin e tyre. Gjithashtu ai duhet të mësohet t'i rishikojë dhe fort bile tekstet e shenjta, ashtu siç kanë bërë fetë e tjera. Moralet e vitit 600 janë të papranueshme në epokën e sotme, të paktën në Europë. Po nuk u fut në kokë ideja që jo gjithçka në librat e shenjtë është e pastër, atëherë nuk do të ketë gjë tjetër përveçse shtytje dhe neveri reciproke ndërmjet feve të ndryshme, derisa të kalojnë në ndarjen e pastër në dy kampe, siç kjo po shihet fare mirë sot në Europë dhe veçanërisht në Francë.
Krijoni Kontakt