Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 212
  1. #181

    The Power of Nightmares

    Dokumentar interesant... Ja dhe linku per me i pa ne internet:
    http://www.antiwar.com/news/?articleid=4281
    Enjoy...

    Citim Postuar më parë nga Newhost
    Po he morre qafo na e thuaj ti se si jeton ne Kanada mes te mirave ? Na fol nje cike per downtown Toronto dhe na i krahaso se kush eshte me keq , ghetot e Europes apo downtown Toronto ? Ne cilen lagje te pasur jeton ti Qafir pashai ?
    Ik ore qafir mbytu ne lume me mire se sa te shesesh mend ne forum kot se koti .....

    Nje keshille meqe jeton ne Toronto :

    Mos i lexo shume toronto star apo Metro-ne , por here pas here hidhi ndonje sy dokumentareve te CBC-se , psh javen e shkuar (te shtune , te Diele dhe te hene) u dha dokumentari "The Power Of Nightmares" i cili eshte prodhim i BBC-se. Ky dokumentar sqaronte shume gjera rreth "terrorizmit islamik" dhe frika e Amerikano Verioreve ndaj ketyre grupeve militante qe jane gati te hedhin veten ne ere per shkak se ne Ameriken e Veriut ka demokraci (keto jane idiotesirat qe politika e tanishme e amerikes i mbush mendjen njerezve si ty Qafir ).

    Nqs do flasim per demokraci ti duhet te jesh i pari te na flasesh per policat ne York University qe rrahen studentat qe paqesisht po protestonin (nqs nuk ke videon e policave me kontakto mua se ti jap une me gjithe qejf). Kur te shofesh demokraci me te vertete me sy Qafir hajde na fol edhe ne te tjereve ne forum; deri atehere do te ishte me mire per ty te heshtje sesa te flasesh neper tym.

  2. #182
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Sipas Statistikes se Shqiperis, 70% e popullatres shqipetare jan musliman,20%jan krishter-katolik dhe 10%krishter ortodoks....
    Se pari, keto statistika jane te gabuara e te vjetra (70 vjet)

    Se dyti, s'ka rendesi

    Se treti, mos u dil ne krah Arabeve e Turqve per keto ceshtje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Shqipetare i dashur para se ti shkruaj fjalet e fundit dua te keshilloj:

    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, një ditë prej ditëve, e këshilloi një të ri dhe i tha: “Shfrytëzoi pesë gjëra, para se të vijnë pesë tjera: shfrytëzoe rininë tënde para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të preokupohesh me probleme dhe jetën para vdekjes”.
    Pra,para se tju kaloj koha(para
    se te humbni) mesoneni se çka eshte islami,mesoneni ate qe nuk e dini.....
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Se pari, keto statistika jane te gabuara e te vjetra (70 vjet).
    Lalo,mos je duke jetuar ne vitet 70...
    Lexo ne Anglisht,statetika shqipetare,

    Basic Information About Albania:

    Background:

    Between 1990 and 1992 Albania ended 46 years of xenophobic Communist rule and established a multiparty democracy. The transition has proven difficult as successive governments have tried to deal with high unemployment, widespread corruption, a dilapidated infrastructure, powerful organized crime networks with links to high government officials, and disruptive political opponents. International observers judged parliamentary elections in 2001 to be acceptable and a step toward democratic development, but identified serious deficiencies. Some of these were addressed through reforms in the Albanian electoral code prior to the nationwide municipal elections in 2003.
    General:

    Short name: ALBANIA

    Official name: Republic of Albania

    Local short form: Shqipëria

    Location: Southeastern Europe, Balkan Peninsula

    Area: 28,748 sq. km

    Capital: Tirana

    Independence: November 28, 1912

    National Holiday: Flag Day, November 28 (1912)

    Constitution: 28 November 1998

    Population: 3,087,000 (November 2001)

    Suffrage: 18 years old; universal and compulsory

    Ethnicity: Albanian 95%, Greek 3%, Others 2%(Vlachs, Gypsies, Serbs, Montenegrins,
    Macedonians, Bulgarians).

    Languages: Albanian, minority ethnic languages

    Religions: Muslim 70%, Albanian Orthodox 20%, Roman Catholic 10%

    Geography:

    Geographic Coordinates:
    41 00 N, 20 00 E

    Area:
    total: 28,748 sq km
    land: 27,398 sq km
    water: 1,350 sq km

    Land Boundaries:
    total: 720 km
    border countries: Greece 282 km, The Former Yugoslav Republic of Macedonia 151 km,
    Serbia and Montenegro 287 km

    Coastline:
    362 km

    Climate:
    mild temperate; cool, cloudy, wet winters; hot, clear, dry summers; interior is cooler and
    wetter

    Terrain:
    mostly mountains and hills; small plains along coast

    Elevation Extremes:
    lowest point: Adriatic Sea 0 m
    highest point: Maja e Korabit (Golem Korab) 2,764 m

    Natural Resources:
    petroleum, natural gas, coal, bauxite, chromite, copper, iron ore, nickel, salt, timber,
    hydropower


    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Se dyti, s'ka rendesi.
    se dyti ka shume rendesi,se ne Islam mbizotron paqja....dashuri vllazerore.


    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Se treti, mos u dil ne krah Arabeve e Turqve per keto ceshtje.
    Islami nuk eshte as i arabeve e as te turqeve.Islami eshte fe univerzale,fejes se ciles ju kan nenshtruar çdo gje qe ekziston.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 06-05-2005 më 15:15
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    ka shume rendesi,se ne Islam mbizotron paqja....dashuri vllazerore.
    Natyrisht, po kjo "dashuria vellazerore" shprehet ne formen e ndonje shkopi te policit taliban per ndonje fije floku jasht "thesit-ferexhese", apo ndonje hanxhari a sepate ne doren e xhihadisteve por edhe te shtetit arab, si edhe ne formen e ndonje guri me thepa teksa fluturon mbi koken e ndonje vajze a gruaje qe 'tradheton" burrin.

    Natyrisht keto mbase nuk jane "islam" po perderisa i zbatojne hoxhet e mullahet, eshte njesoj si te thuash bie fjala qe peshkopi grek Sebastianos apo patriarku Pavle i Serbise (qe bekoi Arkanin e Sheshelin) nuk jane ortodokse, pavarsisht se jane prifta.

    Megjithate ende nuk kemi pare nje shtet "islam" qe te kete qene paqesor apo vellazeror, pervecse kur nuk kane takat.


    Islami nuk eshte as i arabeve e as te turqeve.Islami eshte fe univerzale,fejes se ciles ju kan nenshtruar çdo gje qe ekziston.
    Per hire te se vertetes Islami eshte ne 99% te praktikanteve fe e arabeve, turqve, pakistanezeve, indonezianeve.
    Kjo nuk ka asgje te keqe... ashtu edhe hinduizmi eshte kryesisht e indianeve dhe budizmi i Azise se Larget.

    Ashtu edhe kristianizmi eshte fe e popujve europiane pavaresisht nga perhapja qe ka ne Azi apo Afrike.

  5. #185
    Po, për ju nuk është aspak çuditëse ajo që shkruan qafiri

    Fjolla ai qe prapa tij quhet Qafir nuk e di se cfare synimi ka me kete lloj shkrimi se ne te vertete ai po luan nje rol te pandergjegjshem kur shkruan me ate gjuhe per tema te tilla te ndjeshme.Ai mund te jete nje person provokator qe deshiron t'i fryje zjarrit te urrejtjes ndershqiptare me ose pa qellim.Mirepo menyra me e mire qe t'i pergjigjesh atyre shkrimeve eshte anashkalimi i tyre sepse ata vetem te marrin kohen dhe te sjellin huti pa nevoje.
    Prandaj shkrime te tilla qiti matane Vardarit.


    ... të lutem mendo pak rreth kësaj që ke shkruar dhe mendo pak se kush ishin ata njerëz që e përfaqësonin Shqipërinë këtu. Mua më vje shumë keq të lexoj mendime të këtilla nga një njeri që po e rilexoka vazhdimisht historinë e popullit tanë. Mos deshe të thuash se politikanët e sotëm që I kemi janë më të ndërgjegjshëm dhe më të ditur se patriotët që luftuan për këtë copë vendi dhe ua lane këtyre politikanëve në amanet e shihe se ç’janë duke bërë.

    Historia duhet te lexohet jo vetem ne anen qe na pelqen neve e pastaj te mburremi e t'i biem gjoksit se jemi keshtu e jemi ashtu e se kemi bere keshtu e kemi bere ashtu.
    Eshte fakt qe shqiptaret deri ne kohen e Mbreterise se Zogut nuk kane patur nje unitet mendimi dhe veprimi (perjashtim ben deri diku Lidhja e Prizrenit e megjithate dhe ajo e shihte Shqiperine ne suazat e nje autonomie nen hyqmin e Sulltanit).Eshte luftuar por ajo me shume ka patur nje karakter lokal e te shkeputur (lexo sot se sa libra botohen me copeza historike nga krahinat apo nga fshatrat e nje zone te caktuar) sepse te tille vetedije kishin paradhesit tane (jo per faj te tyre) te cilet asnjehere nuk paten nje shtet kombetar qe t'i bashkonte e t'i njejsonte.Shqiperia u krijua fale Rilindasve te medhenj dhe fale perplasjes se interesave te shteteve te ndryshme si Italia dhe Austro-Hungaria.
    Ishte Mbreteria e Zogut ajo qe per here te pare fiset i beri komb (dhe ky ishte nje shtet gjysmak me me shume se 50% te shqiptareve te lene jashte kufinjve)!
    Kete fat kane patur dhe shume shtete evropiane mirepo per fatin e tyre dolen politikane te zote qe diten te krijojne unitetin kombetar (Italia e Garibaldit dhe Gjermania e Bismarkut).

    Qazim, edhe këtu e ke shumë gabim, sikur të ishte kjo e vërtetë, neve do të ishim asimiluar në turq, grekë, serbë... po fakti që shqiptarët kishin vetëdije dhe ndërgjegje, në çdo periudhë të historisë, mundësoi që ne të mbijetojmë si popull, me gjuhën tonë dhe me flamurin tonë. Për shkak të një numri të vogël shqiptarësh të cilët ishin përjashtim, nuk është e drejtë ti hudhni këto akuza të mëdha, sepse falë atyre shqiptarëve që ju i quani të paditur, ti dhe unë, sot me mburje themi se jemi shqiptarë, popull i lashtë i Evropës.

    Ketu duhet nje shkrim teper i gjate e per te cilin nuk kam kohe.


    Unë këtë histori e kam lexuar ndryshe nga ti, se ata shqiptarë që ikën, nuk ishin në kërkim të një jete më të lumtur, por ikën për shkak të torturave të padurueshme që u bënte serbi. Unë ndjej keqardhje për të gjithë njerëzit që u desh të lënë shtëpitë e veta, tokat e veta dhe të jetojnë me mallëngjim për atdheun tërë jetën e tyre. Nuk është e drejtë kjo që e thua.

    Objekt per nje teme te vecante.

    Ani, si e arsyeton kjo vendimin për ndarjen e kufijve?
    Qazim edhe ti edhe unë e dijmë mirë, se Evropa i dinte mirë punët e Ballkanit, ashtu siç i di edhe sot, Evropa e dinte mirë se në cilat territore jetonin shqiptarët dhe në cilat grekët e në cilat serbët. Politika është lojë e fëlliqur, Evropa ishte kryesuese e kësaj loje.


    Ne jemi nje komb i zgjuar dhe i vetedijesuar vone per ato qe na kane ndodhur e me pari faji eshte yni e pastaj s'ke cfare kerkon nga te tjeret.
    Qysh thone ne gegerishte "magjarin e qet i zoti prej lloci"!

    Ç’të them këtu, sikur nuk e di se dallimi është i madh? Qazim, puna nuk qëndron në ate si e sheh ti, ose si dëshiron ta shohish ti, po si është në realitet.

    Njejte dhe ketu historia e "magjarit"!




    Qazim, nuk është popullata e rëndomtë e shteteve Evropjane ajo që sjell vendime dhe që drejton politikën evropjane, prandaj që nuk më bën përshtypje kjo që ke shkruar. Unë flisja për neglizhencën e BE-së ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve. Politika e BE-së dhe humanizmi i njerëzve të rëndomtë janë dy gjëra të ndryshme.

    E pra bashke me Z.Clinton ishin ne unison dhe Z.Shirak,Z.Bler,Z.Schroder,Papa i ndjere e sa e sa udheheqes te larte te shteteve te Evropes me dy-tri perjashtime.
    Ka qene nje rast i rralle kur BE,NATO dhe SHBA ishin ne unison per ndaljen e tragjedise se shqiptareve ne Kosove.Eshte po ky BE qe sot jep kontributin maksimal ne te gjitha fushat per zhvillimin e Kosoves,Maqedonise,Shqiperise e te gjithe Ballkanit.


    Qazim, ndoshta jam tepër kritike nga natyra, prandaj jam e mendimit se kjo që Evropa bën për shqiptarët nuk mjafton, sepse me të vërtetë na ka shumë borxh. Historia nuk përmirësohet. Kufijtë po ngelin akoma.

    Kosova do te jete e pavarur se shpejti (Evropa dhe SHBA jane unike dhe ne kete ceshtje).Shqiptaret ne Maqedoni jane popull shtetformues e gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare ne kete vend (ndonese ende ka shume probleme).
    Ndersa problemi kufinjve nuk duhet te behet shkak per konflikt se e di shume mire se si e zgjidhen kete probleme ceket dhe sllovaket.A i ndaloi kush ata qe te ndahen miqesisht?E njejta gje do te ndodhe dhe me kufinjte tane por deri atehere duhet durim se asgje nuk vjen per nje dite.

    Mentaliteti nuk është gjë që ndryshon brenda dite, ka dallim të madh nga para ca viteve dhe të tashmes, çdo gjë vje me kohë. Një gjë duhet të kesh parasysh se edhe arsimimi shkon paralelisht me gjendjen ekonomike të njerëzve.

    Kete e uroj dhe e desheroj me gjithe zemer sepse kjo do t'i hape rrugen emancipimit te shqiptareve dhe krijimit te nje mentaliteti tjeter nga ai i deritashmi.


    As mos u lodh kot.

    Per cfare te lodhem nuk e kuptoj.Zgjedhja e gjithesecilit eshte e lire ne te gjitha ceshtjet e jo vetem ne ate te besimit.


    Shqiptarët u ballafaquan me dy konflikte të armatosura gjatë 6 viteve të fundit, në Kosovë dhe në Maqedoni. Vëlla i dashur ishin shqiptarët muslimanë ata që luftuan, ata që flijuan jetët e tyre, ishin shqiptarët muslimanë ata që i kontribuan çështjes shqiptare në këto dy krahina të banuara me shqiptarë. Prandaj ske çka frigohesh nga muslimanizmi i shqiptarëve dhe duhet ta dijsh se çdo njeri që beson në Zot ia di vlerat edhe atdheut, kombit gjuhës... dhe është i gatshëm të flijohet për to. Prandaj mos u mundo ti fyejsh besimtarët me shprehje të këtilla.

    Konflikti ne Kosove dhe Maqedoni nuk ishte nje konflikt fetar por nje konflikt etnik e si i tille ai preku pa dallim myslimanet dhe te krishteret shqiptare.
    Ishin shqiptaret ata qe luftuan per te drejtat e tyre kombetare e jo ato fetare sepse te drejtat fetare nuk i pati cenuar njeri (te pakten ne ish-Jugosllavi).
    Une nuk i frikesohem myslimanizmit te shqiptareve por i krenohem qendreses se shqiptareve pa dallim besimi.
    A luftuan shqiptaret per atdhe apo per fe?
    Une kur shkrova ate fjali pata parasysh vetem mbylljen qe i ke bere shkrimit tend te meparshem se "cdo veprim ka kunderveprim"!?Kete a mund t'a sqarosh (jo per mua por per ato qe lexojne ketu) sepse nuk e kuptoj ende se cfare ke patur parasysh.

    Gjithe te mirat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-05-2005 më 15:23

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Natyrisht, po kjo "dashuria vellazerore" shprehet ne formen e ndonje shkopi te policit taliban per ndonje fije floku jasht "thesit-ferexhese", apo ndonje hanxhari a sepate ne doren e xhihadisteve por edhe te shtetit arab,
    Pika e pare per ta kuptuar dashurin vllazerore ne mese besimtareve musliman,duhesh te jesh musliman,pasta pa e ditur se çeshte Islami dhe cila eshte rendesija e Islamit nuk ke merite te flasesh,me mire te them nuk mundesh ta kuptosh kete fjale''Dashuri Vllazerore''.

    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Megjithate ende nuk kemi pare nje shtet "islam" qe te kete qene paqesor apo vellazeror,.
    i dashur shqipetare,kur ne zemer njeriu preket(apo semuhet)i ter trup nuk eshte i qete.Sot,SHba-eudhehequr nga çifutet-emallkuar po beje perpjekjek per shkatrrim te Islamit.
    Shtet İslamik(Turkija,Malazija,İndonezija,si dhe shume e shuem vende tjera) ka Shume,dhe asnjeri prej shtetev islamike nuk e sulmon njeritjetri....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 06-05-2005 më 15:45
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  7. #187
    se dyti ka shume rendesi,se ne Islam mbizotron paqja....dashuri vllazerore.

    Irfan shkruan me shume deshire dhe mbron ne menyren tende ate qe deshiron mirepo gjerat duhet thene ashtu sic jane ne realitet e jo si thuhet ne Librat e Shenjte.Keshtu thone te gjitha besimet e ne realitet nuk ka ndodhur kurre keshtu.
    Njerezit qe nga krijimi jane pak "qafira" e si te tille ata e kane te veshtire te ndertojne nje jete biblike apo kuranore.Idealja nuk ka ekzistuar e as do te ekzistoje kurre (sa te kete njerez mbi dhe).
    Njerezimi duhet te tentoje drejt persosmerise por absolutja nuk mberrihet dot as ne kete bote e as ne ate bote.

    Islami nuk eshte as i arabeve e as te turqeve.Islami eshte fe univerzale,fejes se ciles ju kan nenshtruar çdo gje qe ekziston.[/QUOTE]

    Koha do te tregoje per kete Irfan e jo deshira e njerit apo e tjetrit.
    Me kembe ne toke e me mend ne koke!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-05-2005 më 16:36

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Irfan shkruan me shume deshire dhe mbron ne menyren tende ate deshiron mirepo gjerat duhet thene ashtu sic jane ne realitet e jo si thuhet ne Librat e Shenjte..
    pse,ne Kuran gjerat qe i ka cekur Zoti nuk jan realitet,çeshte e ter mrekulli qe tregon per krijimin e univerzalit,kjo a nuk eshte realitet....???
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Koha do te tregoje per kete ..
    Koha e ka tregu veten tash ne jemi ata qe duhemi ta tregoj,pranin ton pran besimit te Zotiti...
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #189
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Irfan, ketu ishte fjala per nje islam europian. Ti po flet si ta ka deshira e jo si eshte realiteti.
    Kshtu flet ti edhe hereve tjera.
    Per dashurite fetare sia ate ne mesin e muslimaneve i kemi pare ne Afganistan, Pakistan,
    Irak...... ose te krishtereve ne Irlande, Kroaci....
    Mos te dal nga tema por te mundohemi te flasim per realitetin e per te folur per realitetein ne Europe, duhet te jetosh ne te. Ti kur thue se duhet te jesh musliman per te....A po e kupton?

    Shendet!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #190
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    MAJOR ATTACKS SINCE JAN POLL


    5 May : At least 23 people die in wave of attacks in Baghdad
    4 May : At least 50 people killed in suicide attack on police recruits in Irbil
    29 April : At least 29 people killed in wave of car bomb attacks on Iraqi security forces
    10 March : 47 people killed by suicide bomber at Shia funeral in Mosul
    28 February : Massive car bomb kills 125 people in Hilla
    19 February : Suicide bombers kill 30 people during Shia Ashura celebrations
    18 February : Around 29 people die in attacks in Baghdad and Iskandariya
    7 February : Attacks on security forces kill at least 25 people in Mosul and Baquba

    Citim Postuar më parë nga Irfan
    [B]Pika e pare per ta kuptuar dashurin vllazerore ne mese besimtareve musliman,duhesh te jesh musliman,pasta pa e ditur se çeshte Islami dhe cila eshte rendesija e Islamit nuk ke merite te flasesh,me mire te them nuk mundesh ta kuptosh kete fjale''Dashuri Vllazerore''
    ..
    Per kete "dashuri vellazerore" e kishe fjalen Irfan? Me falni qe po dal nga tema, po ju te detyroni.
    Dhe ju lutem shume, mos replikoni me propagande kunder luftes, personalisht ne fillim isha kunder saj. Por qe te vrasesh tjetrin, dhe pastaj te besh "kamikaz" ne varrim, dhe te vrasesh ata qe kane vajtur per t'i treguar respekt, kjo eshte cnjerezore.
    Do ta kuptoja fare mire sikur viktimat te ishin "pushtuesit," ushtaret amerikane. Po sidomos kete jave, nuk kane pushuar lajmet, nje bombe ketu, nje atje, u lane rruget me gjakun e njerezve te pafajshem, dhe kush i ben kamikazet? Vellezerit myslymane, do e kene nga "dashuria" e madhe.

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •