Irfan, po supozoj se postimi juaj i mesiperm eshte shkruar per hir te mirekuptimit dhe paqes. Megjithate, personalisht, ky mesazh "paqeje" humbet kur shkruani se librat e tjere "jane pershkrime filozofike" dhe asnje nuk pasqyron Zotin me mire se kurani (!!!) Si mund te kerkoni mirekuptim nga perendimi, apo nga 2 miliarde njerez te besimit te krishtere, duke u thene se libri juaj i Shenjte, Bibla, eshte thjesht nje filozofi??!!
Per te mos folur pastaj per mangesira te tjera ne kete postim, jo vetem theologjike po dhe realiteti. Judeo-Krishterimi lindi ne Lindjen e Mesme, ashtu sic Islami, megjithate te dy fete kane marre karakter global. Te Shtunen e Shenjte, po shikoja ne televizor liturgjine per Pashken ne gjuhe te ndryshme, ne vende te ndryshme, ne Indonisi, ne Siri (ne arabisht) ne Ethiopi, etj.
Nuk dua te kapem ne detaje te tjera, sepse sic kam vene re kur vjen pune te feja, replikat jane te kota, secili nga ne do mbroje pa asnje kompromis fene e tij.
Krijoni Kontakt