
Postuar më parë nga
Highlander
Unë nuk jam partizan e këtyre grupimeve apo etiketave përfshirëse si Islam europian, Kristianizëm arabik, Hinduizëm amerikan, e plot shprehje të tilla. dhe madje kam frikë se pas kësaj që quhet Islam europian fshihet ëndrra e një Europe islame, dmth përmbysja e termave. E pse u dashka që edhe në fushën e besimit, që është katërcipërisht e sferës vetjake (unë besoj atë çka besoj dhe asgjë tjetër), të krijohen lloj-lloj rrymash dhe grupimesh, a thua që unë e ndjej veten më mirë në besimin e të tjerëve sesa në vetë besimin tim...! Mjaft jemi të kataloguar në gjithfarë lloj etiketash, në -izma të pafund, dhe tani na dilka nevoja që edhe besimin e shpirtit tim, atë çka ai ndjen dhe jo sheh, ta bashkoj me të tjerë dhe të formoj me to levizje të cilat nuk do të bëjnë gjë tjetër përveçse të më nxjerrin jashtë thelbit të qenies sime : të më kthejnë në një njeri të paaftë për të marrë përsipër lirinë time të pashmangshme...
Krijoni Kontakt