Close
Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 212
  1. #71
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    .
    Ne shtete e lindjes(mesme) nuk as tolerance, nuk ka fjale te lire, nuk ka asnjesend qe mund te quhet demokratike. )
    Ne Marok sapo u mbyll nje konference e vendeve Islamike qe kishte si qellim diskutimin e reformave te mundshme qeveritare ne vendet e Lindjes te Mesme. Fatkeqsisht, idete qe u hodhen varionin qe nga "Demokracia nuk eshte kompatibel me Islamin" deri te refreni i ditur "ceshtja e Palestines eshte ajo qe mban peng gjithe rajonin". Keta fyla nuk arrijne te kuptojne se Perendimi tashme e ka kuptuar rrezikun qe prej qendrimit 'laissez faire' qe mbante deri tani karshi vendeve te Lindjes te Mesme...dhe do te insistoje vazhdimisht per reforma. ...Kuptohet kjo do te thote: presion per ndryshimin e dogmes e teologjise Islame.

  2. #72
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Pas vrasjes te 2 hollandezve te famshem (Fortyn, Van Gogh) nga Myslimane te cartur, kryeministrat Franceze e Gjermane po bejne thirrje per nje studim te mundesise te nje Islami Europian qe:

    1) Pranon vlerat e Iluminizmit Europian

    2) Pranon rrespektimin e te drejtave te gruas.

    A bohet a s'bohet kjo gjo? Jepni meJtimin tuaj.
    Po keto shtete mire e kan se deri sa te drejtat e njeriut jan per te gjith njelloj pse grat myslimane mos ti gezojne, por puna eshte se çfar studimi bejne keto europjanet? me rregullu pune apo me ju prish fen te tjerve?

  3. #73
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Keni dale shume nga tema

    Per islamin Europian po jap nje shkrim ne lidhje me ndjekjen e hadithit dhe sunetit.

    Hadithi dhe sunneti



    Gjatë decenieve të fundit janë ofruar propozime të shumta reformatore, ndërsa shumë mjek shpirtëror janë orvatur ta gjejnë medikamentin përkatës për trupin e sëmurë të Islamit. Por, gjer më tani e tëra ka qenë e kotë, për shkak se të gjithë këta mjek të menqur - bile ata të cilët sot dëgjojnë - vazhdimisht kanë harruar, që së bashku me barërat e tyre, toniket dhe elikseret, t'ia përcaktojnë dijetën natyrore me të cilën është themeluar zhvillimi i hershëm i pacientit. Ajo dijetë, e vetmja të cilën trupi islam, qoftë i shëndoshë apo i sëmurë, mundet pozitivisht ta pranon dhe ta asimilon, është Sunneti i Pejgamberit tonë Muhammedit a.s. Sunneti është çelës për ta kuptuar përpjetëzën islame para katërmdhjetë shekujsh, e përse ky nuk do të ishte çelësi për ta kuptuar degjenerimin tonë të tanishëm? Të përmbajturit e Sunnetit, është sinonim për ekzistimin dhe progresin islam. Mospërfillja e Sunnetit, është sinonim për hedhje dhe shkatërrim islam. Sunneti është boshti çelikor i Shtëpisë së Islamit, e po e hiqët boshtin e ndonjë ndërtese, a mund të jeni të befasuar nëse ajo shembet, si kulla prej letrave të lojës?

    Kjo e vërtetë e thjeshtë, të cilën e kanë pranuar gati njëzëri të gjithë njerëzit e ditur në historinë islame, siç e dimë mirë, sot është mjaft e jopopullarizuar nga arsyet e lidhura me rritjen e vazhdimshme të ndikimit të civilizimit perëndimor. Por megjithatë, ajo është e vërteta, e cila mund të na shpëtoj nga kaosi dhe turpi i shkatërrimit tonë.

    Shprehja Sunnet, këtu përdoret në kuptimin e tij më të gjërë, me fjalë tjera, shembulli të cilin Pejgamberi a.s. na e ka lënë në qëndrimet, veprat dhe thëniet e veta. Jeta e tij e mrekullueshme, ka qenë ilustrim i gjallë dhe shpjegim i Kur'anit dhe ne nuk mund t’i bëjmë nderime më të madhe librit të Shenjtë sesa duke e pasuar atë, i cili ka qenë mjet i shpalljes së Tij11.

    Kemi parë se një nga të arriturat kryesore të Islamit, ajo e cila e dallon prej të gjitha sistemeve tjera metafizike, është harmonia e plotë në mes aspekteve morale e materiale të jetës njerëzore. Ky ka qenë një nga arsyet pse islami në fillimin e vet ka pasur sukses aq triumfal kudo që është shfaq. Ai njerëzimit ia solli porosinë e re, se këtë botë nuk duhet urrejtur që të arrihet ahireti (bota e përjetshme). Kjo veçori e rëndësishme e Islamit shpjegon shkakun, përse Pejgamberi ynë në misionin e vet të udhëheqësit apostullor të njerëzimit, ka qenë aq thellë i preokupuar me jetën njerëzore në polaritetin e tij, si fenomeni shpirtëror e material. Prandaj, nuk tregohet të kuptuarit e thellë të islamit, nëse bëjmë dallim në mes të dispozitave, të cilat mirren thjesht me shfaqjet shpirtërore dhe të devocionit dhe atyre tjerave të cilat mirren me problemet e shoqërisë e jetës së përditshme. Pohimi, se duhet t’i pasojmë urdhërat, të cilat i takojnë grupit të parë, por jo edhe ato të grupit të dytë, është po aq i cekët dhe, sipas frymës së tij, po aq antiislam sikurse edhe ideja, se disa dispozita të përgjitshme të Kur'anit kanë qenë të dedikuara vetëm Arabëve të joarsimuar në kohën e shpalljes, e jo edhe zotërinjëve të rafinuar të shekullit të njëzet. Në rrënjen e kësaj thënjeje qëndron zhvleftësimi i çuditshëm i rolit të vërtetë të Pejgamberit a.s.

    Pikërisht sikur që jeta e ndonjë muslimani duhet të jetë e drejtuar kah bashkëpunimi i plotë, e i parezervë ndërmjet Un-it të tij shpirtëror e atij trupor, poashtu edhe udhëheqja e Pejgamberit tonë përfshinë jetën si thelb të përbërë, tërësi të manifestimeve morale e praktike, individuale e sociale. Ky është kuptimi më i thellësishëm i Sunnetit. Kur'ani thotë:

    "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (o Pejgamber) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht." (4:65)

    "Thuaj (o Pejgamber): "Nëse e doni Allahun, atëherë pasomëni mua, që Allahu t'iu dojë e t'iu falë mëkatet tuaja; se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë!" Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!" (3:31-32)

    Pra, sipas kësaj, Sunneti i Pejgamberit është paralelisht me Kur'anin, burim i dytë i jurisprudencës islame. Në të vërtetë, Sunnetin duhet konsideruar si të vetmin shpjegim obligativ të mësimeve kur'anore, si mjet të vetëm për evitimin e keqkuptimeve e mospajtimeve të vazhdimshme të cilat kanë të bëjnë me komentimin dhe përshtatjen e zbatimit praktik. Shumë ajete të Kur'anit kanë kuptim alegorik dhe mund të kuptohen në mënyra të ndryshme. E pastaj, ka shumë çështje të rëndësisë praktike me të cilat Kur'ani nuk mirret eksplicitivisht. Fryma, e cila mbizotron në librin e Shenjtë padyshim, në çdo gjë është i uniformuar; por për të nxjerrur nga ai qëndrim praktik, të cilin duhet përvetësuar nuk është në çdo rast punë e lehtë. Gjithnjë derisa besojmë se ai Libër është Fjalë e Zotit, i përkryer sipas formës e kuptimit, i vetmi konkluzion logjik është se ai kurrë nuk ka qenë i dedikuar përdorimit pamvarsisht prej udhëheqjes personale të Pejgamberit, e cila është e përsonifikuar në sistemin e Sunnetit të tij; ndërsa arsyeja jonë na thotë, se asesi nuk do të mund të ketë shpjegues më të mirë të mësimeve Kur'anore sesa ai përmes, të cilit ato u janë shpallur njerëzimit.

    Kështu arrijmë deri te çështja shumë e rëndësishme në aspektin e burimeve autentike, të cilat na e zbulojnë jetën e Pejgamberit dhe thëniet e tij. Burimet pra, janë hadithet, Traditat gojore të thënieve dhe veprimit të Pejgamberit, të cilat i kanë transmetuar as'habët e tij dhe të cilat i kanë mbledhur në mënyrë kritike në shekujt e parë të Islamit. Shumë muslimanë të sotëm, deklarojnë se do të ishin të gatshëm ta pasojnë Sunnetin sikur të ishin të bindur se do të mund të mbështeteshin në korpusin e haditheve, në të cilat ai bazohet. ثshtë bërë disi modë e këtyre ditëve, që në parim ta mohojmë autencitetin e shumicës së haditheve dhe sipas kësaj, tërë strukturën e Sunnetit.

    A ekziston çfardo garance shkencore për qëndrim të tillë?A ekziston çfardo arsyetimi shkencorë për mospranimin e hadithit si burim i besueshëm i jurisprudencës islame?

    Mund të pandehet se kundërshtarët e mendimit ortodoks kanë qenë në gjendje të shtrojnë vërtetë argumente bindëse, të cilat njëherë e përgjithmonë do ta kishin konstatuar jobesueshmërinë e Traditave të përshkruara Pejgamberit. Por kjo nuk na ka ndodhur. Krahas gjithë përpjekjeve që të vihet në dyshim autenciteti i hadithit si korpus, këta kritik bashkëkohës, si të lindjes ashtu edhe të perëndimit, nuk qenë në gjendje ta mbrojnë subjektivitetin e vet të pastër kritik, me rezultate të hulumtimit të vërtetë shkencor. Do të ishte shumë vështirë për ta bërë ate, pasiqë hartuesit e kolekconeve të ndryshme të hadithit, e veqanarisht Buhariu e Muslimi, kanë bërë krejt çka është në mundësinë njerëzore që autencitetin e çdo Tradite ta vëjnë në prova mjaft rigoroze, shumë më rigoroze nga ato, të cilat zakonisht i përdorin historianët perëndimor për çfardo dokumenti historik.

    Larg do të tejkaloheshin kufijt e këtij libri, po u morrëm në detale me metodat skrupulloze me të cilat muhaddithinët e ndryshëm, njerëzit e ditur të përkushtuar hulumtimit të hadithit, kanë vërtetuar besueshmërinë e Traditës. Sa për synimin tonë do të mjaftonte të thuhet, se është zhvilluar shkencë komplete, qëllimi i vetëm i së cilës është hulumtimi i kuptimeve, formave dhe mënyrës së transmetimit të haditheve të Pejgamberit a.s. Dega historike e kësaj shkence ka arritur të vendos zingjirin e pandërprerë të biografive detale të të gjithë personave, të cilët ndonjëherë janë përmendur si transmetues të Traditës. Jetërat e atyre burrave dhe grave janë hulumtuar me themel nga çdo pikëpamje, dhe janë miratuar si të besueshëm vetëm ata persona, mënyra e jetës së të cilëve, si dhe mënyra e pranimit dhe përcjelljes së hadithit i përgjigjet në mënyrë të përkryer standardeve, të cilat i kanë vendosur muhaddithinët e mëdhenj dhe për të cilët është besuar se janë më rigorozët, të cilët mund të të përfytyrohen. Shkencëtarisht nuk është aspak e arsyeshme ta kundërshtojmë besueshmërinë e ndonjë burimi historik, përveç nëse jemi të gatshëm ta dëshmojmë se ai burim është i gjymtë. Nëse nuk mund të gjendet asnjë argument i arsyeshëm d.m.th. shkencor, kundër autencitetit të vet burimit, apo kundër njërit apo më shumë transmetuesve të tij të mëvonshëm dhe nëse, nga ana tjetër, nuk ekziston asnjë lajm tjetër konrtadiktor mbi lëndën e njejtë, atëherë jemi të obliguar ta pranojmë Traditën si të vërtetë.

    Për shembull, po e zëmë se dikush është duke folur mbi luftërat Indiane të Mahmud Gandit dhe ju befas thuani: "Unë nuk besoj se Mahmudi ndonjëherë ka ardhur në Indi. Ajo është legjendë pa kurrfarë baze historike". اka do të ndodhte në rast të tillë? Menjëherë, ndonjë person i informuar mirë mbi historinë, do të përpiqej ta korigjon gabimin tuaj, duke cituar kronikat dhe jetëshkrimet e themeluara në raportet e bashkëkohësve të atij Sulltanit të famshëm si dëshmi definitive se Mahmudi ka qenë në Indi. Në atë rast ju do të duhej ta pranoni argumentin - apo do të konsideroheshit si i marrë, sepse pa ndonjë arsye të dukshme i mohoni faktet e forta. Nëse është kështu, atëherë duhet të pyetemi, përse kritikët tanë bashkëkohës nuk përdorin të njejtën qëllimmirësi logjike edhe në problemin e hadithit.

    Baza e parë që ndonjë hadith të jetë i rrejshëm, do të ishte gënjeshtra e qëllimt e burimit të parë, as'habit përkatës, apo të njërit nga transmetuesit e mëvonshëm. Sa i përket as'habëve, mundësia e tillë mundet apriori të përjashtohet. Mjafton vetëm ndonjë shqyrtim në anën psikologjike të problemit që supozimet e tilla të dëbohen në sferën e fantazisë së pastër. Mbresa shumë e madhe të cilën e la përsonaliteti i Pejgamberit a.s. në ata burra dhe gra, është fakt i theksuar i historisë njerëzore, dhe, - për më tepër - ajo është dokumentuar jashtëzakonisht mirë në histori. A mund të mirret me mend që njerëzit, të cilët kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë jetërat e tyre dhe krejt çka posedojnë në thirrjen e Pejgamberit të Zotit, do të mundin të gënjejne me fjalët e veta qëllimisht?

    A nuk ka thënë Pejgamberi a.s: "Kush qëllimisht gënjen në mua, do ta ketë vendin në zjarr"? (Sahihul - Buhari, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Hanbeli).

    Këtë as'habët e kanë ditur, ata në mënyrë implicite kanë besuar në fjalët e Pejgamberit, të cilën e kanë konsideruar përfaqësues të Zotit, e a është e besueshme, nga aspekti psikologjik, që ata s'kanë çarë kokën për këtë ndalesë shumë të qartë?

    Në proceset gjyqësore kriminale, çështja e parë me të cilën ballafaqohet gjykatësi, është cui bono d.m.th. në dobi të kujt ka mund të kryhet krimi. Ky parim juridik mund të aplikohet edhe në problemin e hadithit. Me përjashtim të Traditave, të cilat drejt për së drejti kanë të bëjnë me statusin e individëve apo grupeve të caktuara, si dhe të atyre Traditave pa dyshim të rrejshme, e të refuzuara nga shumica e muhaddithëve - Traditave në lidhmëri me pretendimet e grupacioneve të ndryshme në shekullin e parë pas vdekjes së Pejgamberit, nuk do mund të ishte kurrfarë shkaku i "lavërdishëm" për cilindo individ që të falsifikoj thëniet e Pejgamberit a.s. Pikërisht duke vlerësuar drejt mundësinë që ndonjë hadith ka mund të jetë i shpikur nga disa shkaqe personale, dy autoritetet e shquara në mesin e muhaddithëve-Buhariu dhe Muslimi, në mënyrë rigoroze kanë përjashtuar nga koleksionet e veta të gjitha Traditat, të cilat kanë të bëjnë me politikën e grupacioneve. Ajo çka mbeti pas kësaj, ka qenë jashtë çdo dyshimi që të mund t'i ofronte përparësi personale kujtdo qoftë. Ka edhe një argument në të cilin autenciteti i ndonjë hadithi do të mund të kontestohej. Mund të mirret më mend se ka pasur as'hab i cili e ka dëgjuar nga goja e Pejgamberit, apo cilido nga transmetuesit e mëvonshëm, i cili edhe pse subjektivisht vërtetëdashës, ka bërë gabim për shkak të moskuptimit të fjalëve të Pejgamberit, apo lëshimit në të mbajturit përmendësh, apo pranë ndonjë shkaku tjetër psikologjik. Por argumenti i brendshëm, d.m.th. ai psikologjik flet kundër çfarëdo mundësie të madhe të gabimit të tillë, bile tek as'habët. Njerëzve, të cilët kanë jetuar me Pejgamberin, çdonjëra nga thëniet apo veprimet e tij, kanë qenë e rëndësisë së jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të joshjes së personalitetit të tij, e cila ka ndikuar në ta, por poashtu edhe për shkak të besimit të tyre të fortë, se Zoti me dëshirën e Tij ka caktuar që ata ta rregullojnë jetën e vet sipas këshillave dhe shembullit të Pejgamberit. Prandaj, ata nuk kanë mundur që thëniet e tij t’i marrin lehtazi (shkel e shko), por janë përpjekur t'i ruajnë në kujtesat e veta, madje edhe pranë çmimit të telasheve të mëdha personale. ثshtë transmetuar se as'habët, të cilët direkt kanë qenë të lidhur me te, kanë formuar grupe në të cilat kanë qenë nga dy, njëri nga të cilët gjithnjë është duhur të jetë në afërsi të Pejgamberit a.s., gjersa tjetri ka qenë i zënë me punë për fitimin e furnizimit apo me punë tjera; dhe krejt çka do të dëgjonin apo të shihnin te Mësuesi i tyre, ata ia përcjellin njëri-tjetrit: kaq kanë qenë ata të kujdesshëm që ndonjë thënie apo veprim i Pejgamberit a.s. të mos iu shpëtoj pa e kuptuar. Nuk është e besueshme që ata, pranë një qëndrimi të tillë, kanë mundur të jenë të pakujdesshëm në aspektin e deklarimit të saktë të ndonjë hadithi. E pastaj nëse ka qenë e mundur që qindra as'hab ta ruajnë në memorjen e tyre tekstin fjalë për fjalë të tërë Kur'anit, deri në detajet më të vogla drejtshkrimore, atëherë pa dyshim se atyre u ka qenë e mundshme dhe për ata që pasuan menjëherë pas tyre që të mbajnë thëniet e caktuara të Pejgamberit a.s. në kujtesën e tyre, e që asgjë të mos u shtojnë e as t’u mënjanojnë.

    Aq më tepër, Tradicionalistët u përshkruajnë autencitet të plotë vetëm atyre haditheve të cilët janë të transmetuar në të njejtën formë përmes zingjirëve të ndryshëm, të pamvarur të transmetuesve. As kjo nuk është e tëra. Që ndonjë hadith të jetë sahih (i shëndosh), ai duhet të jetë në çdo shkallë të transmetimit, i vërtetuar me argument të pamvarur së paku nga dy transmetues, e sipas mundësisë edhe më shumë transmetues - ashtu që informata në asnjë shkallë të mos varet nga autoriteti i vetëm një individi. Kjo kërkesë për vërtetim është aq rigoroze sa që tek ndonjë hadith të transmetuar përmes tri "gjeneratave" të transmetuesve ndërmjet as'habit përkatës e përmbledhësit përfundimtar, kanë qenë të inkuadruar dhjetra apo më shumë transmetues të tillë, të shpërndarë përmes atyre tri "gjeneratave".

    Pranë gjithë kësaj, asnjë musliman kurrë nuk ka besuar që Traditat e Pejgamberit kanë mundur të kenë autencitetin e pakontestueshëm të Kur'anit. Hulumtimi kritik i hadithit asnjëherë nuk ka pushuar. Fakti se ekzistojnë hadithe të shumta të rrejshme, asesi nuk i ka shpëtuar vëmendjes së muhaddithëve, siç supozojnë në mënyrë naive jomuslimanët, e madje edhe disa kritik muslimanë. Përkundrazi, shkenca kritike mbi hadithet ka lindur pikërisht për shkak të nevojës për t'i dalluar hadithet autentike nga ato të rrejshmet, madje edhe vet imamët Buhariu e Muslimi, të mos i përmendim Tradicionalistët më pak të njohur, janë prodhim i drejtpërdrejt i atij qëndrimi kritik. Prandaj, ekzistimi i haditheve të rrejshme nuk argumenton asgjë kundër sistemit të hadithit si tërësi - jo më tepër sesa që ndonjë tregim fantastik nga Netët arabe ( “Njëmijë e një net” ) mund të jetë konsideruar argument kundër autencitetit të cilitdo kumtim historik mbi periudhën përkatëse. Gjer më tani asnjë kritik nuk ka qenë në gjendje, që në mënyrë sistematike të dëshmoj se korpusi i hadithit,i konsideruar si autentik sipas standardeve të Tradicionalistëve të shquar, është i pasakt. Të refuzuarit e Traditave autentike, qoftë si tërësi apo pjesërisht, është thjesht çështje emocionale, dhe nuk ka arritur të themelohet si rezultat i hulumtimit objektiv, shkencor. Mirëpo, motivi pas qëndrimit të tillë, të kundërt në mesin e shumë muslimanëve të kohës sonë lehtë mund të gjendet. Ai motiv qëndron në pamundësinë e harmonizimit të mënyrës sonë të sotme, të degjeneruar të jetesës e të të menduarit me frymën e vërtetë të islamit, e cila reflektohet në Sunnetin e Pejgamberit tonë. Që t’i arsyetojnë mangësitë e veta personale, si dhe mangësitë e rrethinës së tyre, këta pseudokritik të hadithit përpiqen ta bëjnë të tepërt nevojën e pasimit të Sunnetit: sepse, nëse do të bëhej ajo, ata do të ishin në gjendje t'i komentojnë të gjitha mësimet kur'anore pikërisht ashtu si iu pëlqen - d.m.th., çdonjëri sipas prirjeve të veta personale dhe gjendjeve shpirtërore. Në atë mënyrë pozita e veçantë e islamit si kodeks moral e praktik, individual e shoqëror do të ishte shkatërruar plotësisht.

    Këtyre ditëve, kur ndikimi i civilizimit perëndimor gjithnjë e më shumë ndjehet në vendet muslimane, i shtohet edhe një motiv qëndrimit negativ të të ashtuquajtur "intelegjencë muslimane" në këtë çështje. ثshtë e pamundur që të jetohet në përputhje me Sunnetin e Pejgamberit tonë e që në të njejtën kohë të pasohet mënyra e jetës perëndimore. Por shumica e muslimanëve nga gjenerata e sotme janë të gatshëm t’i admirohen çdo gjëje që është perëndimore, ta adhurojnë cilivizimin e huaj thjesht vetëm për shkak se është i huaj, i fuqishëm dhe materialisht impozante. Ky "perëndim" është shkaku më i fortë përse tradita e Pejgamberit tonë dhe paralelisht me të, tërë struktura e Sunnetit, sot është bërë aq jopopullarizuese. Sunneti është aq qartë në kundërshtim me idetë themelore në prapavijë të civilizimit perëndimor sa që ata, të cilët janë të fascinuar me të nuk shohin kurrfarë dalje tjetër nga ai gërshetim, përveç që Sunnetin ta shpallin irelevant dhe sipas kësaj, aspekt joobligues të islamit - pasi që "themelohet në Tradita jo të sigurta". Pas kësaj mbetet shumë lehtë për t'i devijuar mësimet kur'anore në atë mënyrë që të mund t'i përshtaten frymës së civlizimit perëndimor.

    Thuajse, poashtu e rëndësishme si edhe formale , ashtu të themi "legale", arsyetimi i Sunnetit përmes vendosjes së besnikrisë historike të hadithit, është çështje e arsyetimit të brendshëm të tyre, shpirtëror. Pse të përmbajturit e Sunnetit do të duhej të konsiderohet aq i domosdoshëm, për jetesë në kuptim të vërtetë islam? A nuk ekziston asnjë rrugë tjetër deri te realiteti i islamit, përveç se përmes të përmbajturit të atij sistemi kolosal të aksioneve e traditave, urdhërave e ndalesave të nxjerrura nga shembulli jetësor i Pejgamberit? Padyshim, ai ishte më i madhi nga të gjithë njerëzit, por nevoja e imitimit të jetesë së tij në të gjitha aspektet e tij, a nuk është shkelje e lirisë individuale të personalitetit njerëzor? Vërejtja e kahmotshme, të cilën e parashtrojnë kritikët - armiqtë e islamit, thotë se obligimi i të pasuarit të përpikt të Sunnetit ka qenë njëra nga shkaqet kryesore të dekadencës së mëvonshme të botës islame, pasi që qëndrimi i tillë gjoja se, në mos më shumë, e ka cenuar lirinë e aksionit njerëzor dhe zhvillimin natyror të shoqërisë. Për ardhmërinë islame është nga rëndësia më e madhe se a jemi të aftë të ballafaqohemi me ato vërejtje apo jo. Qëndrimi jonë ndaj çështjeve të Sunnetit, do të përcakton qëndrmin tonë të ardhshëm ndaj islamit.

    Ne jemi krenar, dhe atë me të drejtë, në faktin se islami, si religjion nuk themelohet në dogmatizmin mistik por gjithnjë është i hapur ndaj hulumtimit kritik të mendjes. Prandaj, ne kemi jo vetëm të drejtë të dimë se të përmbajturit e Sunnetit na është imponuar, por gjithashtu edhe ta kuptojmë arsyen e brendshme për imponimin e tij.

    Islami e shpie njeriun kah unifikimi i të gjitha aspekteve të jetës së tij. Duke qenë se është mjet për arrtjen e atij qëllimi, ky religjion paraqet në vete tërësinë e koncepcioneve, të cilave asgjë nuk mund t’u shtohet dhe nga të cilat asgjë nuk mund të pakësohet. Në islam nuk ka vend për seklektizëm. Kudo që t'i njohim mësimet islame, se me të vërtetë i ka shpallur Kur'ani apo Pejgamberi a.s., ne duhet t'i pranojmë ato në mënyrë komplete; përndryshe ato e humbin vlerën e tyre. Të menduarit, se islami, meqenëse është fe e arsyes, i lë mësimet e veta të hapura selektimit individual, është moskuptim në themel - pretendim i mundësuar kuptimeve të gabuara e të popullarizuara të "racionalizmit". Ekziston jaz i gjërë - i kuptuar mjaft mirë në të gjitha filozofitë - në mes të arsyes dhe "racionalizmit" siç kuptohet sot zakonisht. Funksioni i mendjes, në raport me mësimet religjioze është përkujdesja që shpirtit njerëzor të mos i imponohet asgjë çka ai nuk mundet ta përballon lehtë, d.m.th. pa ndihmën e zhonglerive mentale. Sa i përket Islamit, mendja objektive gjithmonë ia ka dhënë besimin e vet të parezervë. Kjo nuk don të thotë se çdonjëri që vie në kontakt me Kur'anin patjetër do t'i pranon mësimet e tij; ajo është çështje e temperamentit, rrethit dhe në fund ndriqimit shpirtëror. Por sigurisht asnjë individ objektiv nuk do të mund të pohon se çkado në Kur'an është në kundërshtim me arsyen. Padyshim se, në te ka koncepte jashtë kufinjëve të tanishëm të përceptimit tonë;por asgjë çka e fyen apo cenon si të tillë intelektin njerëzor.

    Siç pamë, roli i mendjes në çështjet religjioze, është në natyrën e ndonjë kontrolle - aparati regjistrues, i cili thotë ''po'' ose ''jo'' sipas situatës. Por, kjo nuk është plotësisht e vërtetë për të ashtuquajturin ''racionalizëm''. Ai nuk kënaqet vetëm me regjistrim e kontrollë, por hidhet në sferën e spekulimeve; ai nuk është receptiv e i paanshëm si mendja e pastër, por subjektiv e afshor deri në skajmëri. Mendja i di kufinjt e saj; por ''racionalizimi'' sipërfaqësor është i kundërt mendjes së shëndoshë, në të vënët e së drejtës vetes që ta përfshij botën dhe të gjitha sekretet e saj në rrethin e vet individual. Ai në çështjet religjioze madje mezi lejon mundësinë që gjërat e caktuara mund të jenë përkohësisht, apo përherë jasht të kuptuarit njerëzor; por në të njejtën kohë, mjaft është jologjike t'ia lejosh atë mundësi shkencës - e poashtu edhe vetvetes.

    Mbivlerësimi i këtij lloji të racionalizmit joimagjinativ, është një nga shkaqet pse aq shumë muslimanë bashkëkohës refuzojnë t'i dorëzohen udhëheqjes së Pejgamberit. Por, sot nuk është i nevojshëm Kanti që të dëshmon se të përceptuarit njerëzor është ashpër i kufizuar në mundësitë vetanake. Mendja jonë nuk është e aftë, sipas vet natyrës së saj, që ta kuptoj idenë e totalitetit: ne, nga të gjitha gjërat, mund t'i kuptojmë vetëm detajet e tyre. Ne nuk dimë se çka d.m.th. pafundësia, apo amshueshmëria, ne madje nuk dimë as se çka është jeta. Në qështjet e relegjionit, e cila bazohet në themelet trascendentale, neve na duhet udhëheqësi, mendja e të cilit posedon diç më tepër se vetitë e rezonimit normal dhe racionalizimit subjektiv të përbashkët të gjithë neve; na duhet dikush që është i insipiruar - me një fjalë Pejgamber. Nëse besojmë se Kur'ani është Fjalë e Zotit dhe se Muhammedi a.s. ka qenë i Dërguar i Zotit, ne jo vetëm që jemi moralisht, por edhe intelektualisht në mënyrë implicite të obliguar ta pasojmë udhëheqjen e tij. Kjo nuk don të thotë se ne duhet ta përjashtojmë aftësinë e të rezonuarit tonë. Përkundrazi, ne duhet ta përdorim atë aftësi, si mundemi e dimë më së miri; ne duhet t'i zbulojmë kuptimet e mbrendshme dhe qëllimet e urdhëresave, të cilat na i ka transmetuar Pejgamberi a.s. Por sido qoftë - pa marrë parasysh se a jemi në gjendje t’i kuptojmë qëllimet e tyre përfundimtare apo jo - ne duhet t'i nënshtrohemi urdhëresave. Këtë do të dëshiroja ta ilustroj me shembullin e ndonjë ushtari, të cilit gjenerali i tij i ka urdhëruar që të përqëndrohet në ndonjë pozitë strategjike. Ushtari i mirë do ta ndjekë e do ta kryen menjëherë urdhërin. Nëse është në gjendje, që në ndërkohë derisa e zbaton urdhërin, t'ia shpjegon vetes qëllimin strategjik përfundimtar, të cilin gjenerali e ka pasur parasysh, aq më mirë për te dhe karijerën e tij; por nëse qëllimi më i thellë, i cili qëndron prapa urdhërit të gjeneralit nuk i zbulohet menjëherë, ai megjithatë nuk është i autorizuar që të heq dorë apo që madje ta refuzoj zbatimin e tij. Ne muslimanët mbështetemi në atë se Pejgamberi jonë është urdhëruesi më i mirë të cilin njerëzimi ndonjëherë e ka pasur. Ne, natyrisht besojmë, se ai e ka ditur sferën e religjionit si në aspektet e tia shpirtërore ashtu edhe në aspektet e tia shoqërore shumë më mirë sesa që do të mundin ndonjëherë ne. Duke na përcaktuar të bëjmë këtë apo ta braktisim atë, ai gjithmonë i ka pasur parasysh disa qëllime ''strategjike'', për të cilat ka menduar se janë të domosdoshme për të mirën shpirtërore e shoqërore të njeriut. Ndonjëherë ai qëllim qartë kuptohet, e ndonjëherë është pak a shumë e fshehur nga syri i jo ushtruar i individit mesatar; ndonjëherë mund ta kuptojmë qëllimin më të thellë të urdhërit të Pejgamberit, e ndonjëherë vetëm qëllimin e tij të drejtpërdrejtë. اfarëdo rasti qoftë, ne jemi të obliguar t'i pasojmë urdhëresat e Pejgamberit a.s. në qoftë se autenciteti i tyre dhe konteksti i tyre plotësisht është vërtetuar.12 Asgjë tjetër nuk është esenciale. Natyrisht ka urdhëresa të Pejgamberit, të cilat qartë janë të rëndësisë më të madhe dhe ato tjerat, të cilat janë më pak të rëndësishme, e që prandaj duhet t'i japim përparësi atyre më të rëndësishmeve mbi tjerat. Por kurrë nuk kemi të drejtë të mos i përfillim cilindo nga ato për shkak se neve na duket e ''parëndësishme'' sepse në Kur'an është thënë për Pejgamberin:

    ''Ai nuk flet nga hamendja e tij.'' (53:3)

    D.m.th. ai nuk flet vetëm kur ia behë nevoja objektive, e ai atë e bënë për shkak se Zoti ashtu e ka inspiruar. Nga ky shkak, ne jemi të obliguar ta pasojmë Sunnetin e Pejgamberit në frymë e në formë, nëse dëshirojmë t'i jemi besnik islamit. Ne nuk e konsiderojmë ideologjinë e tij, si një rrugë në mesin e tjerave, por si rrugë të vetme; ndërsa njeriu, i cili na e transmetoi atë idelogji, nuk është vetëm prijës në mesin e prijësave tjerë, por prijësi i vetëm. Të pasuarit e tij në çdo gjë që ai urdhëron do të thotë ta pasosh islamin; ta braktisësh Sunnetin e tij don të thotë ta braktisësh realitetin islam.

  4. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Disa gazetare arabe egjiptiane korrespondente te nje perditshme Egjiptiane ishin mbase te vetmit opinion-beres arabe qe une pata rastin te lexoj qe thane dicka shume interesante dhe pane nje fije shprese ne nderhyrjen e SHBA ne Irak. Ata me pak fjale thane: "Nderhyrja ushtarake amerikane per rrezimin e rregjimit te Sadam Husein ne Irak dhe inisiativa amerikane per demokratizimin e jetes edhe ne ate pjese te botes eshte shume shpresendjellese. Nese ndryshimi do te lihej ne doren e vete shoqerive arabe si nje ndryshim i brendshem, edhe 1000 vjet si sot nuk do te kete ndryshim".

    Perse keta gazetare bene nje deklarate te tille. E para, se keta jetojne ne SHBA dhe nuk kane perse i tremben represionit te rregjimeve ne Egjipt e me gjere. Se dyti, ndryshe nga ata miliona arabe ne rruget e Kajros qe nuk kane patur fatin te jetojne ne nje shoqeri demokratike, keta i njohin vlerat e lirise se nje shoqerie demokratike qe aq shume i mungojne vendlindjes se tyre. Se treti, keta e thane fjalen e tyre kur nje fushate e mireorganizuar propagandistike u ndermor nga rregjimet diktatoriale-monarkiste te vendit per te ndezur masat kunder SHBA dhe nderhyrjes ne Irak. Keta gazetare, edhe pse nje ze i mbytur ne minorance e thane fjalen e tyre pasi nuk e pranojne si te vertete faktin se arabet nuk e kerkojne lirine sic e kerkojne amerikanet apo evropianet.

    Reagimi i dyte qe me beri mua pershtypje, ishte reagimi i rregjimeve ne lindjen e mesme. E verteta eshte qe Sadam Husein nuk kish miq ne rangjet e njerezve me pushtet ne Lindjen e Mesme, keshtu qe askujt nuk i behej vone per Sadam Husein dhe rregjimin e tij. Ajo qe u behej vone ketyre krereve arabe ishin 2 gjera: 1) thirrjet e SHBA per ndryshim jo vetem ne Irak dhe me gjere ne kuadrin e demokratizimit te rajonit 2) reagimi i shoqerive te tyre ndaj nderhyrjes amerikane ne Irak, nje Irak ku muslimanet suni jane ne minorance ndaj atyre shija. Duke patur parasysh maredheniet e tensionuara me Iranin, shtetit me te madh ne ate pjese te botes me te cilin ndasite jane fetare, racore dhe historike, pjeses tjeter te gadishullit arabik nuk i pelqente ideja e nje Iraku qe drejtohet nga shija.

    Nese lexon mendimet e shprehura nga ju ne kete teme, vertetohet ajo thenia se "ne perendimoret po flasim me shume per demokraci se sa vete te zotet e punes", dhe ne pamje te jashtme kjo eshte e vertete. Aq i frikshem eshte ky konstatim sa qe nga shkrimet me lart, qe jane vetem nje replikim i propagandes ne rrugen arabe, te krijohet pershtypja si keto shoqeri nuk kane asnje problem, perkundrazi, jane nje parajse e vertete ne harmoni e paqe dhe eshte SHBA ajo qe po shkakton probleme me nderhyrjen e saj. Per njerezit qe nuk njohin realitet tjeter pervec atij arab, eshte e pamundur qe te vleresojne sic duhet lirine dhe demokracine qe e garanton kete liri per cdo shtetas. Por propaganda nuk behet vetem na keta njerez, behet edhe nga ata njerez qe jetojne ne demokracite perendimore me liri te garantuara kushtetuese, dhe perseri flasin per theokraci dhe jo demokraci. Keta edhe perse jetojne me vlerat dhe lirite demokratike, perseri nuk duan qe keto vlera ti gjejne edhe ne shoqerite e tyre.

    Por ndasite nuk mbreterojne vetem ne Lindje, mbreterojne edhe ne Perendim ne lidhje me realitetin lindor. Qendrimi i kryeqyteteve kryesore evropiane eshte qe demokracia eshte nje lluks qe shoqerite arabe nuk e njohin, nuk e vleresojne pasi jane nje rrace inferiore karshi races se bardhe evropiane. Kete evropianet e faktojne edhe me fushatat e tyre kolonizatore per te "civilizuar" ate pjese te botes, por pa sukses. Evropianet, ndryshe nga amerikanet nuk ndjekin nje politike pro-aktive ndaj demokratizimit te rajonit, por mjaftohen me izolimin dhe ruajtjen e status-quo aktuale. E thene ndryshe, nuk u intereson se cfare politike ndjekin diktatoret e rajonit, per aq kohe sa mbajne pushtetin dhe ofrojne sigurine e duhur per tregtine e naftes midis tyre.

    Amerikanet nga ana e tyre, qe per 30 vjetet e fundit kane ndjekur pak a shume politiken alla-evropiane ndaj rajonit, nuk e shohin me kete politike si efikase. Pas 11 shtatorit, amerikanet kuptuan se nuk mund ta injorojne me kete rajon qe eshte i vetmi rajon ne bote qe nuk ka perqafuar me deshire sistemin demokratik, sic kane bere edhe evropa lindore ish-komuniste, edhe shume vende te varfera afrikane. Llogjika amerikane eshte e thjeshte, per aq kohe sa keto shoqeri do te jene te shtupura dhe te varfera, per aq kohe sa do te kete ne fuqi nje klike e vogel qe ka uzurpuar 90% te gjithe pasurise kombetare, ai rajon nuk ka per te njohur asnjehere zhvillim e stabilitet, por analfabetizem dhe varferi. Analfabetizmi + varferia + shtypja krijojne pakenaqesi te medha ne shoqeri, qe ne pamundesi per tiu shkrehur rregjimeve sadiste ne pushtet, do te kanalizohen ndaj SHBA apo Izraelit. Nese keto shoqeri nuk jane ne gjendje qe te sjellin vete nje ndryshim te brendshem, atehere ndryshimi do tu imponohet me force nga jashte. Iraku eshte testimi i pare i kesaj politike.

    Vemendja e gjithe botes arabe eshte ne Irak pasi pas 1 muaji atje do te behet histori. Iraku do te jete vendi i pare arab ne histori qe do te mbaje zgjedhje demokratike. Nese keto zgjedhje jane te suksesshme dhe i hapin udhen reformave demokratike ne vend, keto do te jene nje precedent i rrezikshem per te ardhmen e rregjimeve diktatoriale ne mbare boten arabe. Por jo vetem per keto rregjime. Nese keto zgjedhje jane te suksesshme, ato jane goditja me e forte qe u jepet edhe perpjekjeve te organizatave terroriste si Al-Qaeda per te ngritur Kalifatin e dikurshem arab, ku ligjin nuk e bejne njerezit e lire me vote. Ne kete pike, si rregjimet edhe organizatat terroriste qe veprojne ne Irak kane nje objektiv afatshkurter te perbashket: deshtimin e zgjedhjeve demokratike ne Irak, minimin e perpjekjeve amerikane per te ndertuar nje rregjim demokratik ne vend. Prandaj keto forca po bejne te pamunduren per te devijuar me cdo kusht rrugen e demokratizimit te Irakut.

    Nese evropianet besojne se amerikanet po bejne nje investim te kote ne Irak, amerikanet besojne se investimi kolosal qe ata po bejne ne Irak eshte e vetmia rruge per te shkulur me rrenje terrorizmin. Terroristet jane te gjithe produkte te ketyre shoqerive te shtypura arabe dhe per aq kohe sa keto shoqeri do te vazhdojne ne kete gjendje, edhe nese Amerika eleminon kokat e terrorizmit islamik, koka te tjera do te dalin nga po e njejta shoqeri, ashtu edhe sic kane dale.

    Izolimi hermetik i asaj pjese te botes nuk eshte aspak opsion per nje ekonomi dhe rend boteror global.

    Albo

  5. #75
    Europa ka ne bazen e saje kristianizmin e ebraizmin.
    Islamistet shohin dhe kujtojne se EUROPA eshte nje keshtjelle qe duhet pushtuar.
    Kjo do te thote qe nqs flitet per nje Islam Europian ai duhet te ndryshoje shume qe ti pershtatet kultures se Europes dhe Europes si nocion.Qe te kete nji islam europian (gja qe me duket e shume e veshtire te arrihet ) duhet qe vete muslimanet ne bote te dine se kush te jete mbizotrues, Islami Arab,Islami Magrebin,islami Aziatik ne menyre qe te flitet per ate europian.....

    Puna eshte se nuk ekziston nje qender udheheqje nderkombetare Islamike para se ciles te gjithe Islamiket boterore te ulin koken me rrespket.Nuk ekziston nje kryesi e cila te perpunoje nje strategji te tille per nje Islam Europian.Ndoshta te ashtuquajtunit Vellezerit Muslimane....kane drejtojne pjesen me te madhe te xhamive ne Europe po ai eshte islam shume fondimentalist dhe nuk mund te jete baza e nje Islami Europian.
    Nqs Islamizni nga ana sociologjike nuk moderoehet e modernizohet nuk zhvillohet nuk kalon fazen adoleshenciale te tij nuk piqet si besim ne cdo fushe te jetes se njerezve nuk mund te zere kurre rrenje ne Europe dhe te arrihet edhe te flitet per Islam Europian.
    Sigurisht qe mund te gjeje shume e shume njerez ne Europe te cilet jane te tehequr me shume nga kultura islame sesa nga besimi Islam po smund te flietet per Islamizem ne Europe

  6. #76
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mendoj se islami europian ekziston tashmë. Të vetmit myslimanë europianë autoktonë janë një pjesë e shqiptarëve, boshnjakët dhe disa pakica në Greqi dhe Bullgari. Por këtu ngatërrojmë islamin e përfaqësuar nga popullsitë jo-europiane të Magrebit, Afrikës subsahariane dhe disa popullsive të Azisë. Këta popullsi kanë komplekse të mëdha në lidhje me rishikimin e librit të tyre të shenjtë, Kuranit. Sepse Kurani, në ndryshim nga Bibla, konsiderohet si vetë fjala e Zotit e zbritur nga goja e profetit Muhamet. Dhe Zoti, dihet kjo, nuk mund të gabojë. Pra, me një të tillë trashëgimi, këto popullsi do t'a kenë shumë të vështirë të integrohen plotësisht siç e bëjnë këtë shqiptarët apo boshnjakët. Pa një thyerje të tabuve në lidhje me hyjnitetin e Kuranit, mendoj se nuk do të ketë ndonjë përmirësim të gjendjes së islamit në Europë.

  7. #77
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    E di pse u shkatarrua krishterimi
    Sepse e moderuan prifetrinjte qe ne konsillin e Nikeas duke futur ne kete fe metoda dhe praktika qe bibla si pranon duke perzier kulturen pagane greke me ate te fese dhe ideologjise se bibles.Po keshtu modernizimi i bibles duke i pranuar njerzit vetem si emra dhe kallupe te krishtere dhe aspak si qenie te bindur ne koncepte, standarte , parime hyjnore ose duke zbatuar rregullat hyjnore dhe ligjet e Zotit,, pikerisht largimi i njerzve nga kjo fe i solli qe prifterinjte te bejne leshime ne ligjet biblike dhe duke i ua pershtatur fene njerzve, pavarsisht se brenda kesaj pershtatje kishte dhe te mira dhe te keqia.Ia pershtaten fene degjenerimit, duke lene homoseksualet te martohen ne emer te Zotit neper kisha, duke lejuar faljen lakuriq ne kishe etj koncepte te gabuara.Pikerisht qene vete prifterinjte krishtere te cilet te pafuqishem ne shekullin e iluminizmit u dorezuan laikeve dhe pranuan se ato jane vetem nje pjese e shoqerise dhe se forcen duhet ta zoteroje laiku dhe fetari duhet ta kete fene vetem per vete dhe i mbeshteten ato duke u profilizuar ne servilizem ateist me thenien e bibles Jepi mbretit ate qe i takon mbretit dhe jepi Zotit ate qe i takon Zotit keshtu ua lane pushtetin dhe fene ne duart e atyre reformisteve qe e bene fene si deshen dhe pastaj linden 70 e disa grupe kristiane.Mirepo me islamin po e shikojne se ka nje rigjallerim te tradites fetare te burimit dhe nga kjo rigjallerim tradite ka dobi per njerzimin sepse e ndalojne te keqen dhe e perhapin te miren.E lane krishteret fene e tyre dhe pranuan per fe laicitetin dhe demokracine dhe tani duan qe dhe muslimanet ta lene fene e tyre hyjnore dhe ti kthehen fese njerzore (demokracise) te mbushur me kurveri, degjenerim ,homoseksualizem , kaos, vetvrasje, strese, perdhunime, krime , njerez narkotike dhe te alkolizuar, dhe se pushtetin e njeriut e ka rembyer materia dhe shpirtat jane bere skllever te saj , personalitetet jane thyer nen ndricimin e parase dhe pasimit te saj, epshi njerzor ka kaluar natyrshmerine njerzore dhe ka arritur ne graden e e kafsherise, bixhozi eshte kenaqesia e te pasurve dhe puna eshte kenaqesia e te varferve, jane bere te gjithe rober te materies, karakteri dhe burreria shume pak gjendet tek ato, mburren me shkencen kur me shume e shfrytezojne per te bere keq njerzimit se sa per te bere mire , dhe te gjitha keto vijne nga ushqimet dhe ideologjite e tyre "Omgj" qe ua kane skalitur ne tru injorancen dhe ua kane larguar llogjiken per shijimin e jetes me te mirat e saj dhe largimit te keqijave te saj.Sherbejne si te verber mbas pasioneve dhe emocionit duke e perbuzur llogjiken dhe argumentin, e konsiderojne nderin, prapambetje, dhe prostuticionin, moral ,dhe profesionalizem, grate kujtojne se kane arritur shkallen me te larte te lirise por harrojne se ne cdo aspekt jane reklamat e epshit dhe e produkteve mashkullore.Duan qe islamin ta reformojne dhe kush , njerzit te cilet jane shume te paafte te zgjedhin per veten e tyre te miren dhe jo me te japin nje rrugezgjidhje per miliona njerez.Jane bere si kuajt me parapeta tek syte prane televizoreve dhe asgje pervec asaj qe jep televizori nuk besojne.Tamam kompjutera dhe robote te telekomanduar me telekomanda kabllore ose satelitore ne distance. .I kane ngritur aq shume materializmin saqe me shume rendesi per to kane ankandet per te blere breket e Madones dhe Marlin Monrose sesa bukuria trupore e femres pastaj qajne hallin se shamite e muslimanes iu prishin laicizmin makaber te shpirtit te tyre.Miliano dollare hudhen per breket e Elvis Preslit ose per luftra pushtuese me deklarata te shtremberuara dhe te falsifikuara dhe miliona njerez vdesin nga uria ne vendet e tyre dhe neper bote.I bejne reklame aq te madhe prezervativeve saqe thua se secili prej tyre eshte produkt i pafajsise se babait dhe i mbylljes se farmacise nga taksat e larta, merren me qendra edukimi, rehabilitimi , burgje, spitale por harrojne qe te keqen e kane ne origjinen e mendimeve dhe principeve qe ato kane per jeten.E konsiderojne veten qenie rastesore te udhehequra nga furtuna e fatit duke u perplapsur sa nga e mira sa nga e keqa.

    Atehere islami gjithmone ka ofruar dhe do ofroje per njeriun zgjidhjen hyjnore per nje jete te qete dhe te lumtur dhe kush nuk e ndjek kuranin padyshim se jeta e tij eshte e futur ne kafazin e trupit dhe do jetojne i roberuar ne kete bote ndaj pasioneve dhe epsheve te keqia qe do ta cojne drejt nje vdekje te sigurte dhe te llahtarshme.Shpirtat e tyre do reflektojne stres, pasiguri per jeten , merzitje dhe coroditje nga problemet ee kesaj jete, roberi ndaj njeriut ose krijesave , mjerim vuajtje , megithese i shikon te veshur bukur dhe me kollare dhe kemisha te bardha brenda tyre gjendet cmira dhe zilia , erresira e mosbesimit te tyre , dyftyresia dhe hipokrizia, tradhtia, keqdashja, urrejtja dhe kopracia,Te gjitha keto sepse ato e kane humbur driten hyjnore qe ndricon zemren dhe e shperndan ate ne gjithe trupin dhe mendimet e njeriut.
    Le ti kthehemi Zotit dhe kuranit dhe atehere do ta kuptojme se kush eshte forca e besimit e mendimit dhe e shpirtit te lire qe vezullon driten e besimit dhe ska nevoje per erresirat te cilat mundohen ta terheqin me kthetrat e tyre ne varret e mbushurame kufoma per shkak te ideologjive te tyre demsjellese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 28-12-2004 më 17:03

  8. #78
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte e vertete as ndonje gje nga keto qe thua ti.


    - Nqs vendet e Europes perendimore qenkan keshtu sic ti i pershkruan, perse emigron (lexo: dyndet me padenjitet) Lindja e mesme ne perendim si refugjate politiko-socialo (religjioz)-ekonomik, e madje ata qe kane lindur ne perendim hiqen si pjesa e qyteterume prapa ne vendet nga kane ardhe. Nuk do shume mend te kuptosh ndryshimin e nje palestinezi te lindur ne Amerike me ate te Palestines?


    - Ne keshillin e Nicese, ose flit me shembuj konkrete, ose shprehjet e tua nuk jane vecse ushqime te papertypura mire shfryrjesh fondamentaliste, nuk eshte rinovuar asgje, por eshte konfirmuar besa qe ka qene qe nga fillimi. Nuk ka asnje kishe qe te kete miratuar martesat e humoseksualeve, ne mos, ti kerkon qe cakerdisjet e seketeve te shumta islamike tja veshim gjithe islamit, sikurse kerkon ti te besh me ato te krishterimit. Nuk ka asnje dege kryesore te krishterimit qe te njohe homoseksualitetin si ne fenomen psikomatik normal.


    Gershetimi i pushtetit laik me fene ka qene edhe mbetet nje problem i veshtire per tu zgjidhur, edhe sic jane shprehur disa, nuk ka per tu zgjidhur kurre perfeksionalisht!
    Vete Kalifatet tuaja kane qene nje gjakderdhje e llahtarshme ne emer te Islamit edhe Allahut midis vete islamikeve.
    Femijet e sulltaneve po ashtu kane bere te gjithe intrigat e krimet qe kane bere te tjeret per te marre pushtetin e fronin.



    Zgjidhja perendimore, ndoshta, eshte me e mira, qe, si laik, shteti duhet tu garantoje te drejtat, e njohura si te tilla nga logjika me e shendoshe njerezore edhe eksperienca e shekujve te gjate, te njeriut, pavaresisht nga bindja fetare, politike, apo perkatesia racore.
    Megjithate, laicizimi edhe laiciteti europian, nuk duhet te thote mohim apo hedhje poshte te traditave shekullore Europiane, e as qe te behet nje pre badjava e turmave te egra e te etura per realizmin e pushtimit apo konvertimit me cfaredo menyre te perendimit - sic enderrojne islamiket!
    Keshtu qe per Europen e europianet do te kete gjithnje nje sfide ekuilibri midis asaj se deri ku duhet ruajtur feja e tradita, e deri ku duhet mbajtur laiciteti.



    Islami, nga ana tjeter, nuk eshte fe Europiane, e as qe eshte e lidhur me shpirtin europian, as historikisht, as psikologjikisht, kulturalisht, apo politikisht. Perkundrazi Islami ka qene kanosesi disa shekullor i tij.

    Islami ka fuqi qe ta ktheje Europen ne nje Diktature kontinentale, ose ne nje kontinent te percare segmentesh te pavarura e shthurrrura islamike, por asesi ne nje rigjallerim vlerash shpirterore.



    Problemi ketu eshte se Shqiptaret vete duhet te jene ata qe duhet ta kuptojne, me liri te plote vetevendosese, se ka ardhur koha qe feja e te pareve duhet te zere vendin e vet qe ka patur gjithnje, e qe gradualisht te fitojne fytyren e vete ne familjen europiane, ashtu sikurse do ta kishte krijuar ate tradita Kastriotiane, po ti kish mbijetuar terrorit gjysmehene!

  9. #79
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Seminarist hudhi nje sy kesaj teme

    KËNDVËSHTRIME MBI NJËDIMENSIONALITETIN E QYTETËRIMIT PERËNDIMOR

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=43923

    Per temen

    Në islam, përsiatjet shpirtërore, qëndrojnë mbi të gjitha dhe e përbëjnë përmbajtjen e të gjithave. Nëse krahasojmë këtë qëndrim, me atë në civilizimin perëndimor, na impresionon dallimi shumë i madh në konceptet mbi botën.

    Perëndimi bashkëkohës, në aktivitetet dhe orvatjet e veta, është i udhëhequr thuase ekskluzivisht me përsiatjet mbi dobinë praktike dhe zhvillimin dinamik. Caku i tij inherent është eksperimentimi me mundësitë e jetës duke mos i përshkruar atij ndonjë vërtetësi morale.Për Evropianin apo Amerikanin bashkëkohës, qështja e kuptimit dhe qëllimit të jetesës që moti ka humbur çdo rëndësi praktike.Me rëndësi i është vetëm qështja, se çfarë forme mund ta marr jeta dhe se a përparon raca njerzore kah ngadhnjimi përfundimtar mbi Natyrën. Në këtë pyetjen e fundit, Perëndimori bashkëkohës përgjigjet pozitivisht; mirëpo, muslimani - besimtar nuk bënë kështu. Në Kur'an Zoti thotë për Ademin a.s. dhe racën e tij:

    "Kujdes, pikërisht në Tokë do të vendosi dikënd i cili do ta trashëgoj atë." (2:30)3

    Kjo qartë do të thotë, se njeriu është i përcaktuar që të sundoj në Tokë dhe të përparojë. Por, ekziston dallimi i madh ndërmjet pikëpamjes islame e asaj perëndimore në aspektin e kvalitetit të progresit njerëzor. Perëndimi bashkëkohës beson në mundësinë e përmirësimit progresiv moral e shoqëror të njerëzimit, në kuptimin e tij kolektiv, me ndihmën e të arriturave praktike dhe krahas me zhivillimin e mendimit shkencor. Ndërkaq, pikëpamja islame është diametralisht e kundërt këtij koncepcioni perëndimor, materialisto - dinamik të njerëzimit.

    Islami i konsideron mundësitë shpirtërore të qenies kolektive të "njerëzimit" madhësi statike: si diç, që përfundimisht është e mbjellur në vet strukturën e natyrës njerëzore si e tillë. Islami kurrë nuk e ka marrë për të sigurtë, siç e bënë këtë perëndimi,se natyra njerëzore - në kuptimin e vet supraindividual - i është nënshtruar procesit progresiv të ndryshimeve e përmirsimeve ngjashëm pemës në rritje e sipër: thjesht për shkak se Islami bazohet në premisën, se themeli i asaj natyre - shpirti njerëzor, nuk është madhësi biologjike. Gabimi fundamental i idesë perëndimore bashkëkohëse, që të konsideroj rritjen e diturisë materiale dhe komoditetit identik, me përmirësimin moral të njerëzimit, rrjedh nga gabimi i njejt fundamental i përdorimit të peshojave biologjike në fakte jobiologjike. Në rrënjën e kësaj qëndron mosbesimi perëndimor bashkëkohës, në ekzistimin e asaj që e nënkuptojmë me nocionin shpirt. Islami, meqenëse është i themeluar në konceptime metafizike, shpirtin e konsideron realitet jashtë çdo dyshimi. Edhepse nuk i kundërvëhen njëri-tjetrit, progresi material dhe progresi shpritëror nuk janë të njejtë, ndonëse kanë të bëjnë me dy aspekte qartë të ndryshme edhepse plotësonjëse - të jetës njerëzore; e këto dy forma të progresit nuk varen detyrimisht nga njëra-tjetra. Ato munden, por nuk është gjithherë e domosdoshme, që të zhvillohen njëkohësisht.

    Derisa qartë e pranon mundësinë dhe fuqishëm qëndron në dëshirimin e progresit të jashtëm, d.m.th. material të njerëzimit si trupi kolektiv, Islami theksueshëm e mohon mundësinë e përmirësimit shpirtëror të njerzimit si tërësi, me ndihmën e të arriturave të tij kolektive. Elementi dinamik i përmirësimit shpirtëror është i kufizuar në qenien individuale, ndërsa e vetmja shfaqje e mundëshme e zhvillimit shpirtëror e moral është ajo, ndërmjet lindjes e vdekjes së çdo individ të veçantë. Ne kurrsesi nuk mund të shkojmë kah e përkryera si trup kolektiv.اdonjëri (pra veç e veç) duhet të synoj kah caku shpirtëror si indivd dhe çdonjëri duhet të filloj e të përfundoj me vetveten.

    Kjo pikpamje e vendosur individualiste në fatin shpirtëror të njeriut, ka kundërpeshën e konfirmuar vetëm tërthorazi në të kuptuarit rigoroz islam të shoqërisë dhe bashkpunimit shoqëror. Obligim i shoqërisë, është që ta rregulloj jetën e jashtme në mënyrë të tillë, që secili ndivid të gjejë sa më pak pengesa që është e mundur , e sa më shumë që është e mundur nxitje në përpjekjet e veta shpirtërore. Kjo është arsyeja pse jurisprudenca islame, sheriati mirret me jetën njerëzore si nga ana e tij shpirtërore, poashtu edhe nga ajo materiale, dhe atë në aspektet e saja individuale e sociale.

    Koncepcioni i tillë, siç kam thënë më parë, është i mundur vetëm në bazë të besimit pozitiv në të ekzistuarit e shpirtit njerëzor, dhe sipas kësaj, në qëllimin e mbinatyrshëm të karakterit të jetës njerëzore.

    Për perëndimorin bashkëkohës me gjysmëmohimin mospërfillës të ekzistimit të shpirtit, qështja e qëllimit në jetën njerëzore, më nuk ka kurrfarë rëndësie praktike.Ai i ka braktisur të gjitha spekuimet mbinatyrore dhe përsiatjet.

    Ate që e quajnë qëndrim relegjioz, gjithmonë bazohet në besimin se ekziston ligji i gjithmbarshëm moral mbinatyror, dhe se ne, qenjet njerëzore, jemi të obliguar t'i nënshtrohemi urdhëresave të tia. Mirëpo civilizimi bashkëkohës perëndimor nuk pranon domosdoshmërinë e të nënshtruarit njerëzor kujdo qoftë, përveç kërkesave ekonomike, sociale apo nacionale. Hyjnia e tij e vërtetë nuk është e llojit shpirtëror: ajo është Komoditeti. Ndërsa filozofia e gjallë e tij e njëmendtë është e shprehur në Dëshirën për Fuqi, për shkak të vet fuqisë. Që të dyjat janë trashëguar nga civilizimi i vjetër romak.

    Të përmendurit e civilizimit romak si përgjegjës gjenetik (të pakten në masë të caktuar) për materializmin e Perëndimit bashkëkohës, mund t’iu duket e quditshme atyre, të cilët kanë ndëgjuar krahasimin e shpeshtë të Perandorisë Romake me Perandorinë e vjetër islame. Atëherë, si mundet të jetë aq i theksuar dallimi ndërmjet koncepcioneve themelore të islamit dhe Perëndimit bashkëkohës, nëse në të kaluarën, shprehjet politike të të dyjave kanë qenë të afërta? Përgjegjja është e tjeshtë, se ato vërtetë nuk kanë qenë të afërta. Ky krahasim i popullarizuar shpesh i cituar, është njëra nga frazat banale të shumta historike, me të cilat dija gjysmake sipërfaqësore i ushqen shpirtërat e brezit të tanishëm perëndimor. Nuk ka asgjë të përbashkët ndërmjet Perandorisë islame e Perandorisë Romake, përveç faktit se që të dyjat janë shtrirë nëpër territore shumë të mëdha dhe nëpër popuj heterogjen - sepse gjatë kohës së ekzistimit të plotë të tyre, këto dy perandori kanë qenë të shtyra me fuqi plotësisht të ndryshme të brendshme motivuese dhe është dashur - ashtu të themi - t’i realizojnë qëllimet e ndryshme historike. Madje edhe në aspektin morfologjik vërejmë dallime shumë të mëdha ndërmjet Perandorisë Islame dhe asaj Romake. Perandorisë Romake iu është dashur gati njëmijë vjet, që ta arrij shtrirjen e saj të plotë gjeografike dhe pjekurinë politike, derisa Perandoria Islame lindi shpejt dhe gjerë te madhësia e vete u rrit në periudhë të shkurtër - prej gjithësej tetëdhjetë vitësh. Sa i përketë rënjeve të tyre përkatëse, dallimi është madje edhe më instruktiv. Rënia e Perandorisë Romake, përfundimisht është vulosur me shpërnguljet e Hunëve dhe Gotëve dhe ka ndodhur gjatë kohës së një shekulli të vetëm, e është kryer në mënyrë aq të plotë sa që nga ajo asgjë nuk ka mbetur, përveç veprave letrare e arkitektonike. Perandoria Bizantine, për të cilën zakonisht supozohet se ka qenë trashëguese e drejtpërdrejtë e Romës, ka qenë trashiguese e saj, vetëm aq sa që ka vazhduar të sundoj mbi disa territore, të cilat dikur e kanë përbërë një pjesë të kësaj të fundit. Struktura e saj shoqërore dhe organizimi politik, mezi kanë pasur diç të përbashkët me koncepcionet e sistemit shtetëror romak. Nga ana tjetër, Perandoria Islame, e personifikuar në Hilafet, padyshim se gjatë ekzistimit të gjatë ka qenë e nënshtruar deformimeve të shumta dhe ndryshimeve dinastike, por struktura e saj në esencë ka mbetur e njejtë. Sa i përket sulmeve të jashtme, madje as vërshimi i Mongolëve, i cili ka qenë më i ashpër nga çdo gjë që Perandoria Romake ndonjëherë ka përjetuar nga dora e Hunëve dhe Gotëve - nuk qe në gjendje që ta tund organizimin shoqëror dhe qenien e pathyeshme politike të Perandorisë Islame, edhe pse invazioni i cekur, pa dyshim i ka kontribuar dekadencës ekonomike e intelektuale të mëvonshme. Përkundrazi një shekulli, i cili ka qenë i duhur që të rrënohet Perandoria Romake, Perandorisë Islame të hilafetit iu është dashur përafërsisht një mijë vite të rrënimit të ngadalshëm, derisa thyerja e saj përfundimtare politike, e shprehur me shuarjen e hilafetit Otoman nuk u bë fakt pas të cilit pasuan shenjat e shkapërderdhjes shoqërore, të cilës sot i jemi dëshmitar.

    E gjithë kjo na imponon konkluzionin, se fuqia e brendshme dhe qëndrueshmëria shoqërore e botës islame, kanë qenë mbi të gjitha çka njerëzimi gjer atëherë kishte përjetuar. Madje as civilizimi kinez, i cili padyshim ka treguar aftësitë e ngjajshme rezistuese gjatë shumë shekujve, nuk mund të shërbehet për krahasim. Kina shtrihet në skaj të kontinentit, e deri para gjysmë shekulli - dmth. deri te ngritja e Japonisë moderne - ka qenë jashtë rrezikut të cilësdo fuqi kundërshtare; luftërat me Mongolët dhe koha e Xhingis Kanit dhe trashëgimtarëve të tij, mezi që kanë goditur diç më tepër se skajin e Perandorisë Kineze. Mirëpo, Perandoria Islame është shtrirë përtej tri kontinenteve dhe tërë kohën ka qenë e rrethuar nga forcat armiqësore të fuqisë dhe vitalitetit të konsiderueshëm. Që nga agimi i historisë, e ashtuquajtura Lindje e Afërt dhe e Mesme, kanë qenë qendër vullkanike e energjive të kundërshtuara rasore e kulturore; por rezictenca e organizimit shoqëror islam ka qenë, të paktën deri vonë, e pamposhtur. Nuk duhet larg të kërkohet shpjegimi i kësaj shfaqjeje të çuditshme, mësimi religjioz Kur'anor ka qenë ai, i cili ka dhënë bazë solide, ndërsa shembulli i Pejgamberit Muhammedit a.s. ka qenë ai, i cili ka përbërë hallkën e çeliktë rreth asaj strukture madhështore shoqërore. Perandoria Romake nuk ka patur element të tillë shpirtëror për ta mbajtur unike dhe prandaj është shpartalluar shumë shpejt.

    Por, ekziston edhe një dallim ndërmjet këtyre dy Perandorive. Derisa në Perandorinë Islame nuk ka patur kurrfarë kombi të privilegjuar, ndërsa fuqia e saj ka qenë e nënshtruar përhapjes së një ideje të cilën pishtarët e saj e konsideronin të vërtetë të lartësuar religjioze, në bazën e Perandorisë Romake ka qenë ideja e pushtimit të fuqisë dhe eksploatimit të popujve tjerë, vetëm në dobi të vendlindjes. Për ta mbajtur jetën më të mirë për bashkësinë e privilegjuar, për Romakët asnjë tirani nuk ka qenë e ashpër, asnjë padrejtësi e neveritshme. "Drejtësia e famshme romake “ ka qenë drejtësi vetëm për romakët.

    ثshtë e qartë se qëndrimi i tillë ka qenë i mundshëm vetëm në bazë të koncepcionit plotësisht materialist të jetës e civilizimit - materializëm, padyshim i rafinuar me shije intelektuale e estetike, por megjithatë i huaj ndaj të gjitha vlerave shpirtërore. Romakët në të vërtetë, kurrë nuk kanë ardhur gjer te njohja e religjionit. Zotrat e tyre tradicional kanë qenë imitim i zbehtë i mitologjisë greke, shpirta të thjeshtë të pashprehje, të pranuar heshtazi për shkak të konventës shoqërore. Në asnjë mënyrë atyre zotërave nuk u ka qenë e lejuar që të përzihen në jetën "reale". Kur i "konslutonin", ata jepnin profeci nëpërmjet priftërinjve të vet; por nga ata kurrë nuk është pritur që njerëzve t'u imponojnë ligjet morale e as t'i orientojnë aktivitetet e tyre.

    Ky ka qenë tereni nga i cili ka lindur civilizimi bashkëkohor i perëndimit. Ai padyshim ka pranuar shumë ndikime tjera gjatë zhvillimit të vet dhe natyrisht se ka ndryshuar dhe e ka modifikuar trashëgiminë kulturore të Romës, në shumë aspekte. Por mbetet fakti se në tërë atë që sot është reale në etikën perëndimore dhe në pikëpamjet për botën, mund t'i gjindet gjurma në civilizimin e vjetër romak. Siç ka qenë atmosfera intelektuale e shoqërore e Romës së vjetër, plotësisht utilitariste e antireligjioze - ndonëse jo në mënyrë të hapët - e tillë është atmosfera edhe e Perëndimit bashkëkohës. Duke mos patur dëshmi kundër religjionit transcendental, madje duke mos e pranuar as nevojën e dëshmisë së tillë, ideja bashkëkohëse perëndimore, edhepse toleron e ndonjëherë edhe e thekson religjionin si konventë shoqërore, përgjithsisht etikën transcendentale e lë jashtë kufinjve të shqyrtimit praktik. Civilizimi perëndimor, nuk e mohon Zotin kategorikisht, por thjesht nuk ka vend e as aplikim për te në përbërjen e tij të sotme intelektuale. Ai vështirsinë intelektuale të njeriut - paaftësinë e tij për ta kuptuar totalitetin e jetës e ka bërë virtyt. Prandaj, Perëndimori bashkëkohës, me gjasë, rëndësinë praktike do t'ua përshkruan vetëm atyre ideve të cilat janë brenda fushës së njohurive empirike, që së paku mund të pritet që të ndikojnë në marrëdhëniet shoqërore të njerëzve, në mënyrë të prekshme. E meqë çështjet e ekzistimit të Zotit primafacie (në shikim të parë), nuk i takojnë asnjërës nga këto dy kategori, shpirti perëndimor parimisht, është i prirur për ta përjashtuar Zotin nga sfera e përsiatjes praktike.

    Parashtrohet pyetja se si është i pajtueshëm qëndrimi i tillë me mënyrën krishtere të të menduarit? A nuk bazohet krishterizmi, për të cilin supozohet se është burim shpirtëror i civilizimit perëndimor, në etikën transcendetale? Gjithsesi. Mirëpo, nuk mund të ketë gabim më të madh, sesa të konsiderohet se civilizimi perëndimor është pasojë e krishterizmit. Bazat e vërteta intelektuale të Perëndimit bashkëkohës duhet kërkuar, siç është cekur më parë, në të konceptuarit e vjetër romak të jetës si ndërmarrje thjeshtë utilitare, pa kurrfarë shqyrtimesh të mbinatyrshme. Kjo mund të shprehet kështu: "Pasi që nuk dimë asgjë të caktuar, dmth. të vërtetuar me eksperimente shkencore, apo me llogaritje mbi zanafillën e jetës njerëzore dhe fatin e tij pas vdekjes trupore, më mirë është që t'i koncentrojmë të gjitha energjitë tona në zhvillimin e mundësive tona materiale e intelektuale, duke mos lejuar që të jemi të sjellur në kokëçarje me etikën transcendetale dhe postulatet morale të themeluara në supozime, të cilat janë në kundërshtim me dëshmitë shkencore". Nuk ka dyshim se qëndrimi i tillë, aq karakteristik për civilizimin bashkëkohës perëndimor, është i papranueshëm për krishterizmin, siç nuk është i pranueshëm as për islamin, por as për cilindo religjion tjetër, për shkak se ai është joreligjioz në vet qenien e tij.Prandaj, është deri në fund qesharake t'i përshkruhen të arriturat praktike të civilizimit bashkëkohor perëndimor, efikasitetit të pandehur të mësimeve krishtere. Krishterizmi shumë pak i ka kontribuar zhvillimit të fuqishëm shkencor e material, në të cilën civilizimi i sotëm i Perëndimit i tejkalon gjithë të tjerët.4Përkundrazi, ato të arritura rrjedhin nga lufta e gjatë kundër kishës krishtere dhe pikëpamjes së saj në jetë.

    Gjatë shekujve të gjatë, shpirti i Evropës ka qenë nën presionin e sistemit religjioz, i cili ka personifikuar përbuzjen ndaj natyrës njerëzore. Ngjyra e asketizmit, e cila përshkon Ungjillin prej skaji në skaj, kërkesa që në mënyrë pasive të durohet e Keqja e bërë dhe që të kthehet edhe "faqja tjetër e fytyrës", nënçmimi i seksit, si diç e themeluar në rënjen e Adamit e Evës dhe dëbimit të tyre nga parajsa, "mëkati i parë" dhe shpagimi i tyre përmes kryqëzimit të Krishtit-e gjithë kjo shpie kah shpjegimi i jetës njerëzore si shkallë jo pozitive, por gati si e keqe e detyrueshme - si pengesë "edukative" në rrugën e progresit shpirtëror. ثshtë e qartë se besimi i tillë nuk i jep përparësi përpjekjeve të vendosura, të cilat i përkasin njohurive të kësaj bote dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në te. Dhe, vërtetë një kohë të gjatë intelekti i Evropës ka qenë i shtypur me atë pikpamje të zymtë të ekzistencës njerëzore. Gjatë kohës së Mesjetës, kur Kisha ishte e plotfuqishme, Evropa nuk kishte vitalitet e as kurrfarë roli në fushën e hulumtimit shkencor. Ajo, madje kishte humbur çdo lidhje reale me të arriturat filozofike të Romës dhe Greqisë, nga të cilat dikur kishte rrjedhur kultura evropiane. Arsyeja e njeriut, disa herë ka protestuar, por Kisha gjithmonë rishtazi e frenonte. Historia e Mesjetës është e mbushur me luftëra të hidhura ndërmjet gjenive të Evropës dhe shpirtit të Kishës.

    اlirimi i mendjes evropiane nga robërimi intelektual, në të cilin e kishte nënshtruar kisha Krishtere, ka ndodhur në kohën e Renesancës, e në masë të madhe ka qenë pasojë e impulseve kulturore dhe ideve, të cilat gjatë disa shekujve Arabët i kanë transmetuar në Perëndim.

    Tërë atë, që ishte më e mira në kulturën e Greqisë së lashtë dhe periudhën e mëvonshme të helenizmit, Arabët sërish e ringjallën në mësimet e veta dhe e përparuan në shekujt pas vendosjes së Perandorisë së hershme islame. Unë nuk them, se të përvetësuarit e mendimit helenistik ka qenë prej dobisë së pakontestueshme Arabëve dhe muslimanëve përgjithsisht, pasi që kjo as që ka qenë. Por , përkundër të gjithave vështirësive, të cilat ajo kulturë e ringjallur helenistike ka mundur t'ua shkaktoj muslimanëve me të futurit e nocioneve aristotelike dhe neoplatonike në teologjinë islame dhe në jurisprudencë, ajo përmes Arabëve ka ndikuar si stimulim i madh mendimit evropian. Mesjeta kishte shkretuar fuqitë prodhuese evropiane. Shkencat kishin stagnuar, mbretëronin bestytnitë, jeta shkencore ishte primitive dhe e pagdhendur, deri në atë masë sa që sot është vështirë për ta marrë me mend. Në atë kohë ndikimi kulturor i botës islame - së pari nëpërmjet avanturës së luftrave të kryqëzatave në lindje dhe të arriturave të shkëlqyeshme intelektuale të Spanjës muslimane dhe Sicilisë në perëndim, e më vonë nëpërmjet marrëdhënive komerciale në rritje, të cilat i kishin vendosur republikat Gjenova dhe Venediku me lindjen e Afërt - filloi të troket në dyert e mbyllura të civilizimit evropian. Para syve të verbëruar të dijetarëve e mendimtarëve evropian u paraçit një civilizim tjetër - i rafinuar, progresiv plot gjallëri dhe në posedim të pasurive kulturore, të cilat Evropa që moti i kishte harruar.Ate që e kanë bërë Arabët, ka qenë shumë më tepër se ringjallja e sërishme e shkencave të lashta greke. Ata kanë krijuar botë të vete personale, shkencore, plotësisht të re dhe kanë hapur rrugë gjer atëherë të panjohura të hulumtimit dhe filozofisë. Tërë këtë ata ia kanë komunikuar botës perëndimore me kanale të ndryshme, nuk është aspak e tepruar të thuhet se koha bashkëkohëse shkencore, në të cilën tani jetojmë, nuk është inaguruar në qyetetet e Evropës krishtere, por në qendrat islame siç janë p.sh: Damasku, Bagdadi, Kajroja, Kordoba, Nishapuri, Samarkandi.

    Efekti i atyre ndikimeve në Evropë ka qenë kolosal. Me arritjen e civilizimit islam, në nënqiellin e Përendimit është paraqitur dritë e re intelektuale, e cila përshkoi me jetë të freskët dhe me etje për përparim. Pikërisht, duke e çmuar vlerën e tij, historianët evropian e quajnë atë periudhë të ringjalljes me Renesansë - d. m. th."me lindje të sërishme". Ajo, vërtetë, si e tillë ishte lindje e sërishme e Evropës.

    Rrymimet përtrirëse, të cilat kanë gufuar nga kultura islame, i mundësuan mendjeve më të mira evropiane që me forca të reja, të luftojnë kundër epërsisë shkatërruese të Kishës krishtere. Në fillim kjo luftë ka patur dukje të lëvizjeve reformatike, të cilat gati njëkohësisht, janë shfaqur në vendet e ndryshme evropiane, me qëllim të përshtatjes së mënyrës së të menduarit krishter kërkesave të reja jetësore. Këto lëvizje kanë qenë të shëndosha në mënyrën e tyre dhe sikur të hasnin në sukses të vërtetë shpirtëror, ato kanë mundur të sjellin gjer te pajtimi i shkencës me idenë religjioze në Evropë. Por, siç ndodhi, dëmi të cilën e shkaktoi Kisha mesjetare, ishte shtrirë përtej mase që të mund të përmirësohej me reformë të thjeshtë, e cila aq më tepër, shpejt u degjenerua në luftra politike ndërmjet grupeve të interesuara. Në vend që të jetë njëmend i reformuar, krishetizmi vet qe i shtyrë në qëndrim defanziv dhe gradualisht ishte i detyruar që ta përvetësojë tonin apologjetik. Kisha - si ajo katolike, ashtu edhe ajo protestante - nuk hoqi vërtetë dorë, nga asnjëra prej akrobacioneve të veta mentale, dogmave të veta të pakuptueshme, nga përbuzja e kësaj bote, nga përkrahja e paskrupullt e pushtetit në llogari të masave të shtypura të njerëzimit; ajo vetëm është përpjekur që t'i zvogëloj këto dobësi të mëdha dhe t'i shpjegojë me ndihmën e pohimeve boshe. Prandaj nuk është kurrfarë çudie që fuqia e idesë religjioze, gjatë decenieve e shekujve, të jetë bërë gjithnjë e më e dobët në Evropë, gjithnjë derisa në shekullin e tetëmbëdhjetë dominimi i Kishës nuk qe përfundimisht i shuar me revolucionin Francez dhe pasojave të tia shoqërore-politike në vendet e tjera.

    Në atë kohë, edhe një herë, është dukur se civilizimi i ri i përtërirë, i çliruar nga dora e vdekur e teologjisë skolastike të mesjetës, sikur pati rastin e rritjes në Evropë. Në të vërtetë, në fund të shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 19, hasim disa nga personalitetet më të mira dhe shpirtërisht më të forta evropiane në fushën e filozofisë, artit, literaturës dhe shkencave. Por, kjo pikëpamje shpirtërore, njëmend religjioze e jetës ka qenë dhe ka mbetur e përkufizuar vetëm në disa individ. Masat e mëdha evropiane, pasi që ishin të mbyllura shumë kohe të gjatë në dogmat religjioze, e të cilat nuk kanë patur kurrfarë lidhje me synimet natyrore të njeriut, kur më në fund u këputën ata zingjirë, nuk kanë mundur ta gjejnë, dhe nuk e gjetën rrugën e tyre kah orientimi i vërtetë religjioz.

    Ndoshta faktori më i rëndësishëm intelektual, i cili e ka penguar ringjalljen religjioze të Evropës, ka qenë koncepti i Isus Krishtit si “Djalë i Zotit”. Natyrisht, krishterët e disponuar filozofikisht, kurrë nuk e morën në kuptimin bukval idenë mbi “të birin e Zotit”; ata me këtë kanë nënkuptuar manifestimin e mëshirës së Zotit në formën e njeriut. Por, fatkeqësisht, nuk ka çdonjëri shpirt me prirje filozofike. Për pjesën më të madhe të krishterëve, shprehja bir i Zotit ka patur dhe ka kuptim plotësisht të drejtëpërdrejtë, edhe pse kësaj gjithmonë i ka qenë bashkangjitur njëfarë theksi mistik. Për ta ideja " Krishti - Biri i Zotit" plotësisht natyrshëm ka shpier kah ideja antropomorfike e Vet Zotit, i cili mori formën e plakut shpirtmirë me mjekërr të bardhë e të dendur; e ajo formë, e përjetuar me piktura të panumërta të vlerës së lartë artistike, ka mbetur e ngulitur në shpirtin e nënvetdijshëm të Evropës. Në kohën kur dominonte ajo dogmë kishtare, në Evropë nuk kishte prirje, që të vihet në dyshim ai koncept i çuditshëm. Por, kur njëherë kornizat intelektuale të Mesjetës qenë të thyera, njerëzit mendimtarë në mesin e evropianëve nuk kanë mundur që të pajtohen me Zotin - Babën e humanizuar; nga ana tjetër, ai antropomorfizëm u bë faktor i parrënueshëm në konceptin popullarizues mbi Zotin. Pas periudhës së arsimimit, mendimtarët evropian instiktivisht janë tërhequr pranë të kuptuarit të Zotit siç ishte i paraqitur në mësimet e Kishës; e pasiqë ai koncept ishte i vetmi, në të cilin ishin mësuar, ata filluan që ta refuzojnë edhe vet idenë mbi Zotin, e me këtë, edhe vetë religjionin.

    Krahas kësaj, magjepsja e përparimit të jashtëzakonshëm material filloi që t'i orientoi njerëzit kah mësimet e reja, ashtu që kjo i kontriboi vakumit pasues religjioz të Perëndimit. Në atë vakum zhvillimi i civilizimit perëndimor mori kthesë tragjike - tragjike nga pikëpamja e secilit që e konsideron religjionin si realitet më të fuqishëm në jetën njerëzore. I liruar prej robërimit të vet të mëhershëm krishterizmit trinitaristik, shpirti bashkëkohës perëndimor i tejkaloi të gjithë kufijtë dhe gradualisht u fortifikua në antagonizëm të vendosur ndaj cilësdo formë të kërkesave shpirtërore në raport me njeriun. Nga frika e nënvetëdijshme që të mos jetë përsëri e mposhtur nga forcat, të cilat paraqesin të drejtën në autoritet shpirtëror, Evropa u bë kampion i çdo gjëje antireligjioze edhe në parim edhe në aksion. Ashtu ajo iu kthye trashëgimisë së saj të vjetër romake.

    Nuk mund të na akuzojnë për pohimin se "superioteti" potencial i fesë krishtere ndaj besimeve tjera nuk ka qenë ajo që i mundësoi Perëndimit që t'i realizon të arriturat e veta shkëlqyese materiale; ngase ato të arritura të shkëlqyeshme janë të pa përftyrueshme pa luftën historike të forcave intelektuale evropiane kundër vet parimeve të kishës krishtere: pikëpamja e saj e tanishme materialiste e jetës, hakmarrja e Evropës “shpirtërore” krishtere, e cila ishte larguar prej të vërtetave të natyrshme të jetës.

    Nuk është në suaza të qëllimit tonë që të hyjmë më thellësisht në marrëdhëniet ndërmjet krishterizmit e civilizimit bashkëkohës perëndimor. Vetëm jam përpjekur t'i paraqes tri shkaqe, ndoshta shkaqet kryesore, përse ai civilizim është ashtu parimisht antireligjioz, në pikëpamjet dhe metodat e veta: i pari është trashëgimi i civilizimit romak me qëndrimin e tij plotësisht materialistik në aspektin e jetës njerëzore dhe vlerës së tij inherente; i dyti është, kryengritja e natyrës njerëzore kundër përbuzjes krishtere të kësj bote dhe mbrapsjes së nxitjeve natyrore dhe synimeve legjitime të njeriut (në kundërshtim me aleancën tradicionale të Kishës me bartësit e fuqisë politike e ekonomike dhe saksionimin të gjakftohtë të tij çdo eksploatimi, të cilën bartësit e fuqisë kanë mundur ta marrin me mend); dhe i fundit, të konceptuarit antropomorfik të Zotit. Ajo kryengritje kundër religjionit ka qenë plotësisht e suksesshme - aq e suksesshme sa që sektet e ndryshme krishtere dhe kishat kanë qenë të detyruara, që gradualisht t'i përshtasin disa dogma të veta kushteve të ndryshuara shoqërore e intelektuale të Evropës. Në vend që të ndikoj në jetën shoqërore të pjesëtarëve të vet dhe që ta modeloj ate, çka edhe është obligim natyror i religjionit, krishterizmi u pajtua me rolin e konventës toleruese dhe mbulesës së ndërmarrjeve politike. Për masat ai tani ka vetëm kuptim formal, siç ka qenë rasti me zotërat e Romës së vjetër, të cilëve nuk u është lejuar e as që është pandehur të kenë çfarëdo ndikimi real në shoqëri. Padyshim, ka ende shumë individ në Perëndim të cilët ndjejnë dhe mendojnë në mënyrë njëmend religjioze dhe bëjnë përpjekje të pashpresa për t'i pajtuar besimet e veta me shpirtin e civilizimit të vet; por ato janë vetëm raste të veçanta. Perëndimori mesatar - qoftë ai demokrat apo fashist, kapitalist apo komunist, punëtor fizik apo intelektual - dinë vetëm për një "religjion" pozitiv, e ai është të adhuruarit e përparimit material, besimi se nuk ka cak tjetër në jetë, përveç që pikërisht kjo jetë të bëhet vazhdimisht më e lehtë, apo siç zakonisht thuhet, "e Pavarur nga Natyra". Tempujt e atij "religjioni" janë fabrikat gjigante, kinot, laboratoret kimike, sallat e vallëzimit, hidroelektranat; ndërsa priftërinjët e tij janë bankierët, inxhinierët, yjet e filmit, magnatët industrial, sportistët kulminantë. Rezultat i pashmangshëm i asaj lakmie për fuqie e dëfrime,është krijimi i grupeve armiqësore të armatosura gjer në dhëmbë dhe të gatshëm që ta shkatërrojnë njëra tjetrën sa herë që të kundërshtohen interesat e tyre. Në anën kulturore, si rezultat është krijimi i tipit njerëzor, moraliteti i të cilit është i kufizuar, vetëm në çështjet e dobisë praktie, e kriteriumi më i lartë i të mirës, e i së keqes i është suksesi material. Në transformimin e thellë gjatë të cilit tani kalon jeta shoqërore e Perëndimit, ai moral i ri utilitarist bëhet gjithnjë e më shumë i dukshëm. Të gjitha vlerat të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në mirëqenien materiale të shoqërisë - si p.sh. efikasiteti teknik, patriotizmi, ndjenja e përkatësisë nacionale etj., lartësohen dhe shpesh në mënyrë absurde përdoren tek vlerësimi i njerëzve; derisa virtytet, të cilat deri vonë kanë qenë të vlerësuara nga pikëpamja thjeshtë etike, p.sh. dashuria birërore apo besnikëria seksuale, shpejt e humbin rëndësinë e vet për shkak se ato nuk i sjellin shoqërisë dobinë e prekshme, materiale. Shekullin në të cilin, të insistuarit në lidhjet e forta familjare ka qenë vendimtar për mirëqenien e bashkësisë apo farefisnisë, në Perëndimin bashkëkohës, e mbrapsë shekulli i organizimit kolektiv në suaza plotësishtë më të gjëra. E në shoqërinë, e cila qenësisht është teknologjike dhe e cila organizohet me hapa të shpejtuar në linja thjeshtë mekanike, sjellja e djalit ndaj babës nuk është prej rëndësisë së madhe shoqërore, gjithnjë derisa sjellja e atyre personave të jetë në kufijtë e mirësjelljes së përgjithshme, të cilën e imponon shoqëria ndërmjet anëtarëve të vet. Prandaj, babai perëndimor gjithnjë e më shumë e humb autoritetin në raport me djalin e vet, dhe logjikisht, djali humb respektin ndaj babait. Marrëdhëniet e tyre reciproke dalëngadalë mbizotërohen, bëhen postullate të vjetëruara, të shoqërisë së mekanizuar, e cila ka tendenca që të heq të gjitha privilegjionet e një individi në raport me tjetrin dhe - në zhvillimin logjik të asaj ideje - poashtu privilegjionet brenda marrëdhënieve familjare.

    Paralelisht me këtë shkon edhe hudhja progresive e moralit "të vjetër" seksual. Besnikëria seksuale dhe disciplina, shpejt bëhen çështje e të kaluarës së Perëndimit bashkëkohës, sepse ato kryesisht kanë qenë të motivuara me etikë; ndërsa përsiatjet etike nuk kanë kurrëfarë ndikimi të prekshëm, të drejtëpërdrejtë në mirëqenien materiale të shoqërisë. Dhe kështu, disciplina në marrëdhëniet seksuale shpejt humb rëndësinë e vet dhe zëvendësohet me moralitet "të ri", i cili proklamon lirinë e pakufizuar individuale të trupit njerëzor. Në të ardhmen e afërt kufizimi i vetëm seksual do të jetë, në rastin më të mirë, i nxjerrur nga shqyrtimet demografike e eugjenike.

    Nuk është pa interes të vështrohet, se si evolucioni i skicuar antropologjik është sjellur deri te kulminimi i vet logjik në Rusinë Sovjetike, e cila në planin kulturor nuk paraqet zhvillim qenësisht të ndryshëm nga pjesa tjetër e botës perëndimore. Përkundrazi, duket se eksperimenti komunist është vetëm kulminacion dhe përmbushje e atyre tendencave pa dyshim antireligjioze, dhe përfundimisht antishpirtërore të civilizimit bashkëkohës perëndimor. Madje mund të jetë që antagonizmi i tanishëm ndërmjet Perëndimit kapitalist e komunizmit, në rrënjen e vet, mund t'i përshkruhet vetëm hapave të ndryshëm, me të cilat këto lëvizje, qenësisht paralele, përparojnë kah caku i përbashkët. Ngjajshmëria e tyre e brendshme, pa dyshim, do të bëhet gjithnjë e më shumë e theksuar në ardhmëri: por madje edhe tani kjo është e dukshme në tendencën themelore si të kapitalizmit perëndimorë, ashtu edhe të komunizmit, që të nënshtroj individualitetin shpirtëror të njeriut dhe etikën e tij, kërkesave thjesht materiale të makinerisë së quajtur "shoqëri", në të cilën individi është vetëm dhëmbëz në rrotë.

    Përfundimi i vetëm i mundshëm është, se civilizimi i këtij lloji, duhet të jetë helm vdekjeprues për cilëndo kulturë të bazuar në vlerat religjioze. Në pyetjen tonë burimore, se a është e mundshme që mënyra islame e të menduarit dhe të jetuarit t’i përshtatet kërkesave të civilizimit perëndimor, dhe vice versa, duhet marrur përgjigjje negative. Në islam, qëllimi i parë dhe kryesor është zhvillimi moral i qenies njerëzore; dhe sipas kësaj përsiatja etike e shtynë atë thjesht, utilitaren. Në civilizimin bashkëkohës perëndimor, pozita është pikërisht e anasjelltë. Të shqyrtuarit e dobisë materiale dominon mbi të gjitha manifestacionet e aktivitetit njerëzor, ndërsa etika dëbohet në prapavijën e errët dhe dënohet në ekzistim të thjesht teorik, pa fuqi që së pakti të ndikoj në bashkësi. Në rrethana të tilla, të flasësh mbi etikën, nuk është larg nga hipokrizia; prandaj mendimtarët intelektualisht të ndershëm bashkëkohës perëndimorë, subjektivishtë janë të arsyetuar, nëse në meditimet e veta mbi civilizimin perëndimor e menjanojnë çdo aluzion në etikën mbinatyrore.Tek më pak të ndershmit - si dhe tek ata, të cilët nuk janë plotësisht të qëndrueshëm në qëndrimet e veta morale-konceptin e etikës mbinatyrale e përjetojnë si ndonjë faktor iracional të meditimit, ngjajshëm siç është matematicienti i detyruar të operoj me numrat e caktuar "iracional", të cilët vetvetiu nuk paraqesin asgjë të prekshme, por megjithatë janë të nevojshëm për tejkalimin e zbraztirës së imagjinatës, pranë përkufizimeve strukturore të shpirtit njerëzor.

    Qëndrimi i tillë i papërcaktuar ndaj etikës, gjithsesi është i papajtueshëm me orientimin religjioz dhe sipas kësaj, baza morale e civilizimit bashkëkohës perëndimor është e papajtueshme me islamin.

    E tërë kjo asesi nuk përjashton mundësinë që muslimanët të pranojnë nga Perëndimi impulse të caktuara në fushën e shkencave ekzakte e aplikative; por marrëdhëniet e tyre kulturore duhet të fillojnë e të përfundojnë në atë pikë. Të shkohet tutje e të imitohet civilizimi perëndimor në shpirtin e tij, në mënyrën e tij të jetës dhe organizimit të tij shoqëror është e pamundur, e që të mos i ipet goditje fatale vet ekzistimit të islamit si ndërmarrje ideologjike.

  10. #80
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mediat lajmeruane se keto dite ne Holland u formua nje parti politike e quajtur PARTIA DEMOKRATIKE MUSLIMANE. Presim te shofim se si shkojne keto te dyja se bashku?
    Vertete me gezon demokratizimi i ketyre njerzeve por me frigon puna e kundershtreve te tyre.
    Nese kan ardhur ne Europe atehere duhet te jen europian.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •