Close
Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 212
  1. #51
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Z. Kryeplak !
    T'i marrim me rradhe. Ju thoni qe Krishterimi mbron te pasurit dhe Islami mbron te varferit (sipas teje eshte prane socializmit). Megjithese nuk ke marre mundimin te shtjellosh ato çka thua, po mundohem qe te hulumtoj pak nga me afer. Me sa di une, socializmi eshte nje levizje per te barazuar te drejtat, duke patur per ekstrem komunizmin i cili eshte nje fe ne vete. Komunizmi shpall qe te gjithe do te jene te barabarte, qe do te kete nje paqe universale, ku nuk do te kete shtet, etj, etj, dmth ai premton lumturine, megjithese ne nje te ardhme te larget. Te mos harrojme qe edhe dy fete e tjera monoteiste premtojne lumturine por vetem ne boten e pertejme. Mirepo, çfare shohim ? Shohim qe ne Islam njerezit nuk jane te barabarte, qe ka ata qe pranojne Islamin dhe ata qe jane te pafe, te pabese, qafira. Dallim tjeter eshte ai midis burrave dhe grave. Fakti qe gjysma e shoqerise saudite nuk punon, kjo tregon diçka. Qe poligamia eshte nje fyerje e madhe ndaj femrave, kjo nuk i krijon probleme Islamit. Qe akoma sot zbatohen ligjet (nqs mund t'i quajme keshtu, sepse ligjet miratohen dhe nuk bien nga qielli) e vitit 600, as kjo nuk i krijon probleme Islamit. Por vetem ne dukje. Struci nuk ka shpetuar ngaqe e ka futur koken ne rere.
    Kuptohet qe fete jane ne thelb konservatore. Ato mundohen t'a respektojne deri ne fund traditen. Mirepo, ndryshimi me i madhe midis Kristianizmit dhe Islamit eshte qe koncepti ndryshim shikohet krejt ndryshe nga te dyja anet. Kristianizmi e pranon ne thelb kete koncept, kurse Islami nuk e parashikon fare ate. Zanafilla e kesaj eshte qe Bibla eshte shkruar nga disa apostuj dhe pas Krishtit, madje shume pas tij. Kurse Kurani (siç pretendojne arabet) ka rene nga qielli, dmth fjale e Allahut. Fjalet e njerezve mund te ndryshohen, por ato te Zotit jo. Qe te kete ndryshime duhet se pari qe te pranohet koncepti ndryshim. Pa kete, eshte e kote te vazhdohet me tutje.

    Ke permendur me lart disa revolucione arabe, por duhet te dish qe ato ishin dhe jane revolucione islamike. Eshte e qarte qe kreret e Islamit do te jene dakort me to, dhe jo sepse ato po perkrahin te varferit. Ai revolucioni per pavaresi i Palestines kam frike se eshte nje revolucion per Allah dhe jo çlirimi kombetar. Lufte per çlirim kombetar ishte lufta e popullit kosovar, z. Kryeplak.

    Ai shenimi qe ke bere me poshte eshte nje "argumentim" qe nuk ia vlen te merremi me te. Se sa te lira jane femrat ne vendet arabe myslimane, kete e dine te gjithe, bile dhe vete ato.
    Gjithashtu ke bere nje aluzion te vogel ndaj Xh. Bush, kur thua qe Kristianizmi ndjek pasuesit e tij. Amerika nuk ka shkuar ne Irak per te vrare myslimane. Mund te kete patur njeqind arsye te tjera, por kjo eshte krejt bajate.

    Une mendoj, z. Kryeplak, qe duhet pushuar se marruri persiper te gjitha mesimet e Islamit. Le t'i leme arabet te merren me kete. Ato nuk e shohin veten jashte mases. Individi atje nuk ekziston. Kurse shqiptari, çfaredo feje qofte, e ka te veshtire te shkrihet ne masen. Vete emri i shqipes tregon qe per te liria individuale eshte shume e shtrenjte.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Njerezit harrojne Fjalen e Perendise qe udheheq kombet dhe mbare boten pasi ajo Fjale krijoi gjithcka.



    Citim Postuar më parë nga Zbulesa 16
    Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
    2 Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
    3 Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
    4 Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
    5 Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m`u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".
    6 Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç`të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
    7 Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
    8 dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
    9 Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".
    10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t`i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
    11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
    12 ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij"
    .
    13 Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".
    14 Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
    15 Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.
    16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.

  3. #53
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Njerezit harrojne Fjalen e Perendise qe udheheq kombet dhe mbare boten pasi ajo Fjale krijoi gjithcka.

    Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
    2 Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
    3 Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
    4 Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.5 Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m`u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".
    6 Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç`të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
    7 Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
    8 dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
    9 Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".
    10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t`i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
    11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
    12 ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".
    13 Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".
    14 Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
    15 Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.
    16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.

    Ti do te shash Ismailin me kete verset dhe pasardhesit e tij.Gomere jane ato cifutet qe ti i do shume.
    62:5.
    Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.


    Lexo biblen mire.

    Qe bibla e ka nderuar Ismailin dhe pasardhesit e tij kjo eshte mese e qarte por profesori kete here sta ka treguar te verteten sepse nuk e ka ditur.Prandaj lexoje mire,

    Qe biblen e kane shkruar njerzit dhe iu eshte futur brenda saj nje dore cifute kjo ska dyshim vete bibla e pohon kete ne shume vende.

    ( jeremia 8-8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.

    Ate fjalen gomar e kane shtuar ato te mallkuarit cifutet per smiren qe kishin kunder pasardhesve te Ismailit muslimanet e sotem ne gjirin arab,

    6 Cuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,7i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit..[Galataseve-1 6-9]


    Ne te vertete une e kuptoj pse ke prure kete verset te bibles por kur ju flisni me bibel bini vete ne grope.

    (Gjeneza 21 :8-10): "Femija u rrit dhe diten qe ai u shkeput nga gjiri i se emes Abrahami organizoi nje feste te madhe. Por Sarah pa djalin, qe Hagari nga Egjipti kish lindur me Abrahamin duke u tallur me te birin dhe i tha Abrahamit: Largoje ate skllave me gjith birin e saj, pasi biri im Isak nuk do ta ndaje kurra trashegimine me femijan e asaj skllaveje."



    [B] Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.5 Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m`u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje.[/ B]

    ketu bibla bie ne kontradikte sepse sipas asaj pjese qe ke sjelle ti Abrahami e largon Hagarin sepse



    Por Sarah pa djalin, qe Hagari nga Egjipti kish lindur me Abrahamin duke u tallur me te birin dhe i tha Abrahamit: Largoje ate skllave me gjith birin e saj, pasi biri im Isak nuk do ta ndaje kurra trashegimine me femijan e asaj skllaveje

    Pra ne nje verset biblik thuhet qe e largoi per shkak te perbuzjes se femijes Ismail kunder Isakut kurse ne tjetren thuhet qe Hagari e pa me inat Saren.

    Gjenezes 16:16 kur Hagari lindi Ismailin, Abrahami ishte 86 vjeç ndersa Isaku lindi kur Abrahami qe 100 vjeç "Dhe kur Hagari lindi Ismailin, Abrahami ishte 86 vjeç." (Gjeneza 21 :5}:"Dhe Abrahami ishte 100 vjeç kur i lindi biri i tij Isak."

    Gjeneza 17:20:"1 degjova ate qe the per Ismailin. Une ate do ta bekoj dhe ai do te jete i begate e do te kete shume pasardhes. Ai do te linde 12 princer dhe prej tij do te dale nje populi i madh.

    Gjeneza 21 :13:"Biri i sherbyses tende do te jete babai i nje kombi pasi ai
    eshte biri yt."

    Gjeneza 21 :18:"Ngrije vogelushin,( ISMAILINj lart dhe shtrengoje fort ne duar, sepse prej tij do te rrjedhe nje populi i madh."
    Deuteronomi 21 ;15 17:"Nie burre ka dy gra. Prej tyre ai do vetem nieren, ndersa tjetren e urren . Me te dyja kane lindur femiiet e tii (djem), por djalin e pare e ka me gruan te cilen ai nuk e do. Kur te viie puna per te ndare pasurine te drejten e te parelindurit nuk duhet t'ia jape djalit te gruas qe do por atij qe i takon, dialit tjeter.


    Gjeneza 16:11):" Engjelli i derguari nga Perendia i tha: Ti tani je shtatzene me nje femije dhe ai do te jete djale. Perendia e ka degjuar vuajtjen tende ndaj, emri i tij do te jete "Ismail." Ismail do te thote "Zoti degjon."



    (Gjeneza 15:18):"... duke i thene Pasardhesve te tu: Une po i jap kete toke qe shtrihet nga lumi i Egjiptit deri tek lumi Eufrat."


    "Skeptri nuk do ti hiqet judes as bastumi i komandimit nga kembet e tij derisa te vije shilohu(paqja) dhe atij do ti binden njerzit. (Zanafilla 49-10)


    Sipas fjales qe u ka dhene bijve te izraelit duke shpallur Paqen (Islamin) me ane te Jezus krishtit qe eshte lord i te gjitheve.(veprat e apostujve 10-36)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 15-12-2004 më 17:56

  4. #54
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E ku eshte kontradikta aty? Apo meqe nuk merr vesh ti, e meqe ju ka zene semundja e kontradiktave, duhet patjeter te jete kontradikte?!


    Aty behet fjale per dy ngjarje ne dy data krejt te ndryshme, por qe perfshin te njejtet personazhe. Rasti i pare, kur Agari mbteti shtatzene. Ndersa i dyti, kur Isaku ishte i lindur.
    Mos valle, ti po na thua, se nje grindje midis dy personave nuk mund te ndodhe njera pas tjetres me motiv te njejte por me shkaqe te ndryshme?

  5. #55
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Islami mund te perhapet, por nuk ka per t'u bere ndonjehere pjese e civilizimit te botes, pasi nuk ndikon ne ndonje zhvillim.
    Mendimi im.
    Islami eshte tashme pjese e civilizimit boteror dhe do vazhdoje te jete perderisa njerezit qe e praktikojne ate i perkasin botes civilizuese dhe jo asaj shpellare e cila sundohet nga kanibalet dhe hipopotamet

    S'besoj qe eshte e nevojshme t'iu rikujtoj une ju se shumica e shqiptareve i perkasin fese myslimane , sado ata e praktikojne apo jo kete fe.
    Ti si ortodokse je minoritare.
    Dhe duke qene e tille duhet te tregosh respekt per maxhorancen e popullit tend.

  6. #56
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    O njerëz !
    Hiqni dorë nga universaliteti i fesë suaj, sepse nuk është ajo udha më e mirë. Për të shkuar tek Zoti ka aq mënyra sa ka njerëz. Udha juaj është vetëm njëra prej këtyre udhëve. Nqs ju keni frikë të ecni të vetëm në udhën tuaj, atëherë prisni kohën e duhur por mos thirrni t'ju shoqërojnë. Gjithkush e di vetë udhën e tij. Dhe endja kur humbet rrugën është më e mirë sesa kur të marrin përdore, sepse ç'bukuri do të kishte një rrugë e njohur më parë dhe pa të papritura ? Është në meditimin dhe heshtjen kjo që gjendet rruga dhe jo në çirrjet apo të bërtiturat që gjasmë unë kam gjetur rrugën.

  7. #57
    Nuk e kuptoj pse shkrimet nuk mund te pranohen dhe secili te jape mendimin e vet. Une ne shkrimin tim nuk kam kundershtuar njeri, nese s'jeni dakord eshte e drejta juaj, ashtu sic eshte dhe e drejta ime te shpreh c'ka une mendoj jo c'ka duan te tjeret. Gjithashtu nuk ka pse te frikesoheni nga mendimi qe dikush shkruan duke e bazuar mendimin mbi besimin e vet. Ne fund te fundit jemi njerez dhe keshtu i krijojme bindjet dhe flasim ne baze te tyre. Une nuk do te shkruaj ne baze te bindjeve te askujt, ju respektoj per mendimet tuaja dhe shpresoj qe i njejti respekt te drejtohet edhe ndaj mendimeve te mia, te cilat nuk ofendojne apo ulin poshte njeri, komunitet...etj.
    Manulaki
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  8. #58
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar më parë nga Highlander
    O njerëz !
    Hiqni dorë nga universaliteti i fesë suaj, sepse nuk është ajo udha më e mirë. Për të shkuar tek Zoti ka aq mënyra sa ka njerëz. Udha juaj është vetëm njëra prej këtyre udhëve. Nqs ju keni frikë të ecni të vetëm në udhën tuaj, atëherë prisni kohën e duhur por mos thirrni t'ju shoqërojnë. Gjithkush e di vetë udhën e tij. Dhe endja kur humbet rrugën është më e mirë sesa kur të marrin përdore, sepse ç'bukuri do të kishte një rrugë e njohur më parë dhe pa të papritura ? Është në meditimin dhe heshtjen kjo që gjendet rruga dhe jo në çirrjet apo të bërtiturat që gjasmë unë kam gjetur rrugën.
    Ti me duket se paske lind me deshire apo erdhe ne kete bote pa deshiren tende si qenie .Sa fe do dalin ashtu sikurse thua ti cdo njeri nje rruge.Feja i globalizon njerzit ne nje qellim dhe ne nje jete te shendoshe dhe pa strese dhe merzitje shpirterore.Nuk eshte rruge ajo qe cdo njeri zgjedh vete sepse atehere cdo te keqeje do ti jepnim viston ose miratimin sepse secili arsyeton se ka rrugen e vete qofte kjo dhe duke e qene e keqe.Prandaj kujdes ne rrugen qe ke zgjedh se po na behesh profet individual i pazgjedhur nga Zoti.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    islami nuk eshte fe e bardhe, gjithashtu ai e humbi rastin ka kohe (ne toledo) te behej europian. nuk e pati potencialin e duhur per ket mision.

    por duhet theksuar qe bota e zhvilluar eshte pagane, dmth kokat e saj. megjithese duhet shtuar qe feja e krishtere e ka humb rolin udheheqes, tallem ajo s'ka udheheq kurre, du me thone sot ate se marrin bota seriozisht.

    sidoqofte po te mundoheshim te krahasonim fete dhe ndikim e tyre mbi popujt, feja kristiane eshte me e perparuara, ngaqe njeriu qe e perqafoi ate eshte me i PERPARUAR GJENETIKISHT.
    feja kristiane (katolike) nuk pati forcen ose deshiren TA NDALONTE ARTIN PAGAN.

    dhe eshte arti forca e vetme zhvilluese e botes.

  10. #60
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Pas vrasjes te 2 hollandezve te famshem (Fortyn, Van Gogh) nga Myslimane te cartur, kryeministrat Franceze e Gjermane po bejne thirrje per nje studim te mundesise te nje Islami Europian qe:

    1) Pranon vlerat e Iluminizmit Europian

    2) Pranon rrespektimin e te drejtave te gruas.

    A bohet a s'bohet kjo gjo? Jepni meJtimin tuaj.
    Arnaut djali,ne cdo komunitet ka njerez te cartur,por eshte absolutisht gabim te mendosh qe keta njerez perfaqesojne nje bashkesi te tere.Nuk di shkaqet per cfare jane vrare te famshmit qe ke permendur,por dua te te them se frenoje njecike mllefin qe duket edhe ne menyren se si shkruan jo me cka mban ne shpirt.

    Qe thua ti,francezet dhe gjermanet duhet te na jene me te afte nga vete Zoti i botrave qe te moderojne islamin,(te pakten ne muslimanet e konsiderojme si fe prej Zotit) me te afte nga Ai nuk jane,prandaj duhet te rrine urte e te respektojne besimet e te tjereve ashtu sikur Islami e tregoi kur i kishte nen pushtim vendet e krishtera,tolerance qe as ne europen e krishtere nuk do ta gjenin.Nese ke njecik arsye te panjollosur nga vreri dhe urrejtja duhet ta kesh kuptuar qe pa bere pyetjen se cfare pergjigje do te merrje.Dihet se si eshte reagimi i atyre qe besojne ne origjinalitetin e nje feje kur u flet per ndryshime
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •