Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 212
  1. #161
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Ne ıslam nuk kas sipas Librit te Gjonit,Mojes Apo ku ta dije une se kush e ka shkruar ate fjael.....Spaku,kur flisni per Islamin te mendoni pak me mire,se çeshte Islami....?
    Kur nuk e di atehere mos fol.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Njerez 'superiore' si Muslimanet nuk mund te integrohen ne nje shoqeri 'inferiore' 'mekatare' si ajo e Europes. Atehere, le te ngrihen e te ikin vete me deshire.
    Muslimanet,nuk jan nje popull ate çka ta pshtyn ta lipn per se dyti....si dhe muslimanet nuk kan nevoj te integrohen ne nje evrıop shtazarake,nje evrope pa shihje te njerzimit,nje evrop qe nuk zbaton te drejta te njeriut,nje evrop qe i jepe liri te keqe,nje evrope qe i jepe raste te degjenerimit(shkatrrimit) te njerzimit,nje evrop qe lejon homoseksualeve perparesi,nje evrope e mboshur me homoseksuala......(evrope-teokraci)

    p.s.
    Nga kush u shpik,nga ata qe deshiroj qe te mire ta shendrrojne ne te keqe,qe nga vrasja e njerseve te pin gjakun e tyre..., fjala Terorrizem, e qe ju ve muslimaneve,kush jan Çifutet-e mallkuar....???
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Kur nuk e di atehere mos fol.
    kjo vlen per te krishteret,qe asnje fjale nuk mundesh me gjete te perbashkete....çdo kush i ka shkruar dhjatat si pas deshires se vete si dhe te pushtetit te asaj kohe....!!!
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    s

    “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pa*ndër*gjegj*shëm ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (El-Kur’an: El-Huxhurat, 6).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 04-05-2005 më 13:23
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Toleranca Fetare NË Islam

    O Qafir,lexo,meso.....te pakten nese nuk e ben per vete,mos u fute ne fushe te huaj....
    Qafir,me te vertet ke nevoje per ti shfalosur fjalet e Zotit,O njeri puno ashtu si te kam udhezuar....!!!

    TOLERANCA FETARE NË ISLAM



    “All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmeve, ndërsa ndalon imoralitetin, atë që është e neveritshme dhe dhunën. Ja, kështu Ai ju këshillon që të merrni mësim.” (En-Nahël, 90)

    Kusht për të komunikuarit e drejtë të njerëzve dhe të bëshkëjetesës së tyre, në përgjithësi, është raporti i drejtë dhe humaniteti, i cili bëhet bazë e ekzistencës së individit në vaçanti dhe e njerëzimit në përgjithësi. Për këtë parim të bashkëjetesës, që të realizohet atmosfera e lirisë dhe e dashurisë, shumë popuj të botës kanë bërë sakrificat më të mëdha.

    Parimi i drejtësisë kërkon përvetësimin e rrugës së mesme, mospërfilljen e skajshmërive dhe ekstremiteteve në cilëndo formë qofshin. Këtë duhet ta kenë parasysh nështuresit në raport ndaj të nënshtruarve, sepse në ëtë parim bazohet ekzistenca e botës.

    “Drejtësia mban qielin dhe tokën”, thoshte Muhammedi (s).

    Marrëdhëniet reciproke ndërmjet njerëzve janë pasqyrë dhe reflektim i cilësive shpirtërore e morale. Ajo që zihet e vlon në shpirtin e njeriut, doemos do të shfaqet në veprat dhe raportet ndërnjerëzore. “Njeriu është i mirë, nëse është i dobishëm për të tjerët, ndërsa njeri i keq është ai që është i dëmshem për të tjerët”. (Muhammedi (s).

    Pjesa më e madhe e etikës njerëzore, në të gjithë botën, i ëhstë kushtuar rregullimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Çdo religjin dhe çdo filozofikërkon urtësi, me anën e të cilës do të ngejë baza të shëndosha të morali vetjak. Sa më humane të jenë parimet morale dhe të me sa më shumë dahsuri, për t’i afruar njerëzit, aq më i shëndoshë dhe në baza po aq të sigurta do të jetë ai moral. Një normë morale, sa më të gjerë do ta ketë karakterin e filantropisë, aq më humane dhe më fisnike do të jetë. Etika njerëzore dhe humaniteti vazhdimisht kanë synuar për dominimin e parimeve dhe të normave të tilla morale të cilat ërjashtojnë çdo urrejtje dhe egoizëm të padrejtë.

    Synime dhe ide humane e fisnike janë vetëm ato, të cilat, për qëllim final, kanë mirëqenien dhe lumturinë e përbashkët të të gjithë njerëzve pa dallim race, kombësie e feje. Këto jnaë dallime të lindura bashkë me njeriun dhe në to nuk ka asgjë të keqe. Të jesh ndryshe nga të tjerët, nuk është e metë, mëkat as krim dhe askush nuk është përgjegjës për këtë. Urrejtja, e cila buron nga dallimet e tilla, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha të njerëzimit në histori, prej nga lindi dhe racizmi, nazizmi, shovinizmi etj.

    Njerëzit janë krijuar të ndryshëm për t’u njohur në mes vete, e jo për të treguar, e shprehur urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Këtë e theksoi Kur’ani që në fillim të shpalljes s ëtij:

    “O njerëz! Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli e një femre dhe ju kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri – tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai, i cili më shumë e ka frik Atë. All-llahu, me të vërtetë është shumë i ditur dhe i informuar mirë”. (Huxhurat, 13)

    Çështja e trajtimit të tolerancës ndërfetare dhe e bashkëjetesës ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme është temë themelore dhe e domosdoshme për njerëzit sikurse ajri dhe uji. Të flasësh për çështjen e tolerancës ndërfetare është sikurse të flasësh për jetën në teori dhe në praktikë.

    Toleranca e një feje është kriter i aftësisë së saj jetësore. Sa më fisnike të jenë dispozitat e një feje, aq më të mëdha do të jenë predispozitat e saj për t’u bërë fe universale, fe e gjinisë njerëore. Të bërit fe botërore përsëri është ideali i çdo feje, e cila synon t’i japë bashkësisë njerëzore ngushëllim e paqe në këtë botë dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër. Fjala e Zotit në Kur’an, që iu drejtua profetit Muhammed (s): “Ne të kemi dërguar si mëshirë për të gjithë njerëzit”, tregon qartë synimin final të Islamit.

    Kur’ani – Libri i All-lahut (xh. sh.) dhe Sunneti, - tradita e Pejgmaberit (s), janë burimet kryesore të fesë islame dhe që të dy me normat dhe rregullat e tyre e trajtojnë në mënyrë reale çështjen e tolerancës dhe të lirive fetare.

    Në fenë islame nuk mund të imagjinohet teoria pa praktikën në asnjë pikëpamje dhe meqë problematika që po trajtojmë është me rëndësi teorike dhe parktike, atëherë në vazhdim do të shohim tolerancën islame, si reflektim ideor dhe praktik.



    TOLERANCA NË KUR’AN



    Fillimisht do të citojmë një ajet kur’anor, që është parim themelor i besimit islam dhe dispozita më madhështore me të cilën theksohet liria e plotë e besimit:

    “Në fe nuk ka shtyrje me dhunë.” (El-Bekare, 256)

    Në një vend tjetër, Kur’ani theksoi qartë, se zgjidhja përfundimtare e besimit është çështje private, personale:

    “Thuaj: E Vërteta është nga Zoti juaj, prandaj kush do le të besojë, kush do le të mos besojë”. (El-Kehf, 29)

    Vargu i mëposhtëm kur’anor e bën edhe më të qartë parimin e lirisë së besimit apo të mosbesimit individual.

    “Thuaj: “O besimtarë. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni atë që adhuroj unë. Unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni. Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time”. (El-Kafirune, 1-6)

    Ky koncept i tolerancës ndaj besimeve të tjera shtirhet edhe më tej dhe Kur’ani përkufizon qartë rolin dhe kufijt e profetësisë

    Pastaj:

    “Thuaj: “O njerëz, ju ka ardhur e vërteta nga Zoti juaj, ai që shkon rrugës së drejtë e ka për vete, ndërsa kush shkon rrugës së shrembër edhe ai e ka për vete. Unë nuk jam tutori juaj”. (Junus, 108)

    Kur’ani i porosit muslamnaët të jenë tolerantë, zemërgjerë, të mëshirshëm dhe komunikus me pjestarët e feve të tjera:

    “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi, këshillime të mira dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë”. (En-Nahël, 125)

    Ose ajeti tjetër:

    “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. E përse atëherë t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë”. (Junus, 99)

    Kur’ani, nga muslimanët jo vetëm që kërkon tolerancë, mirëkuptim, sjellje e qëndrim korrekt ndaj pjesëtarëve të feve të tjera, por ai shkon edhe ë larg dhe nga toleranca kalon në shkallën e njohjes, që është shkalla më e lartë e tolerancës dhe garanci për bashkëjetesë. Hebreizmin dhe krishterimin i njeh si fe monoteiste, fe që kanë librat e tyre të shpallur nga Zoti xh. sh. dhe bashkë me Islamin, që te tre religjionet, i quan fe qiellore, ndërsa hebrenjtë dhe të krishterët, si “Ehlu’l-Kitab” – “Ithtarë të Librit”.

    Në një ajet i fton për bashkim me këto fjalë:

    “O ithtarë të Librit, ejani të bashkohemi rreth gjërave të përbashkëta edhe për ju, edhe për ne: të adhurojmë vetëm Pernëndinë e mos t’i bëjmë asnjë shok Atij dhe mos ta marrim njëri-tjetrin për Zot, në vend të Perëndisë”. (Ali Imran, 64)

    Në favor të asaj të asaj që Kur’ani i njeh popujt e tjerë shkon edhe njohja e profetëve të tyre. Kur’ani, në të vërtetë, nuk bën kurrfarë dallimi në mes të profetëve të Zotit (xh. sh.) duke filluar prej Ademit nëprëmjet Ibrahimit e Musait e deri te Muhammedi (s) Ndërsa për Isain (a. s.) (Jezusin) – të birin e Merjemes, vërtettues i Tevrattit, që e kanë para tyre – thotë:

    “Ne dërguam në gjurmët e profteëve – Isain (Jezusin). Dhe ne i dhamë atij Inxhilin (Ungjillin), në të cili ka udhëzim e dritë, vërtetues i Tevratit (dhiatës së vjetër), të cilin e kanë para vetes – udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druajnë Perëndisë”. (El-Maide, 46-47)

    Duke e përmbledhur atë që u tha më lartë, theksojmë se Kur’ani, me shprehjet më të shkëlqyera të mundshme, i bëri liritë fetare pjesë fundamentale të besimit islam. Ai thotë se roli i Profetit është të transmetojë porosinë e Perëndisë. Profeti nuk është kompetent ta detyrojë dikë, as nuk është përgjegjës për pranimin ose mospranimin e fsë që ai predikon.



    Tolernca në traditën profetike

    Profeti i fundit i Zotit – Muhammedi (s), si komentator legjitim i Kur’anit, i shpjegoi më gjerësisht parimet dhe idealet e larta kur’anore, për tolerancën dhe lirinë e besimit dhe me shembullin e vet, vuri në jetë dhe i bëri traditë praktike edhe për brezat e ardhshëm.

    Duke i quajtur hebrenjtë dhe të krishterët “Dhimijj” – “të mbrojturit”, d.m.th. ata që shteti islam e ka për detyrë t’i mbrojë, Profeti (s) tha:

    “Kush torturon një dhimijj, unë jam armik i tij dhe atë armiqësi do ta shfaq edhe në Ditëne Gjykimit”.

    Në një letër që ua dërgon hebrenjve dhe të krishterëve të Nexhranit, Profeti (s) thotë:

    “Nexhrani dhe fqinjësia e tij, nga All-llahu dhe profeti i Tij Muhammed e kanë të mbrojtur – pasurinë e tyre, kishat e tyre dhe gjithçka që kanë në pronësi”.

    Fjalimi i njohur lamtumirës i Muhammedit (s) i ka përmbledhur mësimet islame për veprimet e qarta e të drejta ndaj njerëzve, më vonë ajo do të bëhet një deklaratë e papresedencë për të drejtat e njeriut. Gjatë kohës së Haxhit (Pelegrinazit islam) të fundit dhe pak para se të vdiste Muhammedi (s) tha:

    “O njerëz, dëgjoni ç‘do t’ju them, sepse nuk e di se a do të takohemi në këtë vend pas këtij viti.

    Me të vërtetë, gjaku juaj, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta për ju derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë, në këtë muaj dhe në këtë vend. O ju njerëz, ju keni një Krijues dhe një të parë. Të gjithë jnei pasardhësit e Ademit, e Ademi është prej dheut. Nuk është i pranueshëm kurrfarë dallimi në mes jush. Nuk ka përparësi arabi ndaj jo-arabit, as joarabni ndaj arabit! I bardhi nuk është më i mirë se i ziu, as i ziu më i mirë se i bardhi. E vetmja gjë e rëndësishme është devotshmëria personale...

    Jini të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ju jeni vëllezër e motra në mes vete. Mbështeteni njëri-tjetrin sikusre tullat dhe ashtu mbajeni të fortë ndërtetsën e bashkësisë suaj.

    Bëhuni të drejtë dhe ruajeni shpirtin tuaj nga padrejtësia e dhuna.

    Mos mbillni urrejtje, veç dashuri...

    Nëse dikë e kam ofenduar, i lutem le të më thotë këtu, sepse dua të turperohem këtu, para juve, se sa në ditën e Gjykimit para All-llahut (xh. sh)...” .

    Këtu do të sjell dy shembuj të shpirtmadhësisë dhe tolerancës së Profetit (s).

    Shembulli i parë: “Në zenitin e fuqisë së tij, në kohën kur ushtarët e tij nadhënjimtarë hynë në Mekkë, në vednin ku ai dhe pasuesit e tij, njëzet vjet me radhë pësuan tortura dhe u detyruan të braktisin atë vend, Muhammei, ndonëse i fuqishëm si një prijes –me butësinë dhe mirësinë e tij, qëndroi pranë Qabesë. Me mijëra shpata të zhveshura ishin duke pritur hakmarrjeen mbi kurejshët (idhujtarët) dhe duke i shikuar armiqtë më të këqinj të isalmit, Ebu Sufjanin dhe gruan Hindin, të cilët masakruan trupin e Hamzës, axhës së Muhammedit (s) duke ia përtypur mëlçinë e tij, ishin duke shikuar Ikremen – të birin e Ebu Xhehlit dhe Safvanin dhe ... pikërisht atëherë Muhammedi (s) i pyeti: “O kurejshë! Ç’mendoni se do t’ju bëjmë juve sot?” Ata të gjithë e njihnin shembëlltyrën dydimensionale të Muahmedit, Isain (Jezusin) e mëshirshëm dhe hidhërimin e pezmatuar të Musait (Mojsiut), që të dyja si manifestime të Zotit në Tokë. Ata panë mëshirën në sytë e tij dhe iu përgjigjën: “Ti je vëllai ynë i madh”. Atëherë me një zë plotë falje dhe mirësi të ngrohtë ai u tha: “Shkoni! Të gjithë jeni të lirë!”

    Rasri i dytë është kur një delegacion i të krishterëve të Nexhranit kishte shkuar në Medine dhe atje kishte zhvilluar diskutime të gjata me Profetin (s) në xhami. Gjatë kohës së takimit të tyre, të krishterët këkruan pushim për kryerjen e riteve të tyre fetare, por nuk dinin se ku mund t’i kryenin ato. Muhammedi (s) e kuptoi shqetësimin e tyre dhe i ftoi të kryejnë shërbesën e tyre fetare në xhami – në njërin nga vendet më të shenjta të Islamit. Ky është një shembull i tolerancës, zemërgjerësisë dhe mirëkuptimit, i lëshimit të vendit të shenjtë për lutje, i cili në të ardhmen do të bëhet normë e sjelljes islame.

    Këtë praktikë të Muhammedit (s) do ta ndjekin më vonë edhe halifët dhe drejtuesit muslimanë pas vdekjes së tij, të cilët në pajtim me dispozitat e Sheriatit dhe porosive profetike do të japin shembuj të shumtë të tolerancës fetare.

    Ebu Bekri – halifi i parë në Islam, pason shembullin e Muhammedit (s) në fushën e tolerancës, marrëdhënieve ndërnjerëzore e humanitetit, madje edhe në kohën e luftës. Ai porositi Usame ibnu Zejdin, para se të nisej për Siri, të silej njerëzishëm me të nënshtruarit, t’i linte të qetë në kënaqësitë e begative të tyre.

    “Mos i shkilni zotimet tuaja, mos përdorni hipokrizitë, mos e teproni në të drejtat tuaja. Mos i gjymtoni kufomat, mos i digjni të mbjellat, mos flijoni as dash, as deve, që të ushqeheni ju. Nëse në rrugë tëakoni priftërinj, murgjë ose fetar që soditin, i lini të lirë dhe mos i shqetësoni”.

    Pas Ebu Bekrit në krye të shtetit islam do të vijë halifi Omer bin el-Hatab, i cili konsiderohet ndër udhëheqësit më të denjë në historinë islame dhe simbol izbatimit të drejtësisë dhe tolerancës.

    Në dokumentet që h. Omeri u kishte dhënë banorëve të qytetit të Jerusalemit, Elionit dhe qyteteve tjera, u kishte garantuar të drejtën e lirisë personale, paprekshmërinë e pronës, paprekshmërinë e kishave, të tempujve, të manastirëve etj.

    Ky prijës i madh edhe para se të vdiste nuk harroi ta këshillojë trashëgimtarin e vet për sjelljen e mirë ndaj jomuslimanëve, që jetojnë në shtetin islam. Në këtë testament ai kërkoi që me jomuslimanët të veprohet drejt dhe sipas dispozitave të së drejtës së Sheriatit, q stërvitjet ushtarake të zhvilloheshin larg zonave të banuar me jomuslimanë të jenë jashtë zonave ushtarake”.

    Kjo frymë e tolerancës do të vazhdojë gjatë gjithë historisë së kulturës dhe të civilizimit islam. Në të gjitha periudhat e zhvillimit të shtetit islam do të përsëritet shpirti tolerant i Profetit (s) dhe i halifëve të parë si në teori ashtu edhe në praktikë.

    Tetdhjetë vjet pas vdekjes së Muhamedit (s) muslimanët kishin ngritur një shtet të fuqishëm i cili shtrohej pandërprerje që nga kufiri indian, nëpër Azi dhe Afrikë, përgjatë brigjeve jugore të Medheut e deri në Oqeanin Atlantik në Andaluzi, shkruan shkrimtari Lion Fojhtvanger, në romanin e tij “Çifutja e Toledos”. Ai përsëri thekson:

    “Zotërinjtë e rinj me vete sollën një kulturë të pasur dhe e kthyen atë vend në më të bukurin, në më të rregulluarin dhe në më të popullarizuarin e Evropës.

    Muslimanët u treguan të butë ndaj të mundurve. Për të krishterët e tyre ata përkthyen Ungjillin arabisht. Çifutëve të shumtë... u dhanë barazi qytetare. Nën pushtetin e islamit çifutët në Spanjë bënin një jetë të lumtur e të kamur si kurrnjëherë më parë...”

    Islami, tani, nëpërmjet Spanjës, do të kalojë në Evropë. Këtë herë transmetimi i fjalës së Zotit dhe përhapja masive e fesë islame do t’i takojë Perandorisë Osmane, e cila, po ashtu, gjatë periudhës së sundimit të saj do të tregohet tolerante ndaj besimeve të tjera. Procesi i përhapjes së Islamit në Ballkan në përgjithësi dhe te shqiptarët në veçanti do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe shumë ngadalë, në bzë të vullnetit të lirë dhe pa presione e dhunë nga jashtë”.



    Në vend të përbylljes

    Populli shqiptar me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenë, është dhe duhet të jetë shembull i veçantë dhe simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit dhe më gjerë. Muslimanë, ortodoksë dhe katolikë, kanë jetuar në harmoni dhekanë bashkëjetuar pa konfrontime përçarëse në mes vete, përkundrazi ata kanë plotësuar njëri-tjetrin. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e vendit tonë. Edhe e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve do të jetë e lumtur, në qoftë se pjesëtarët e fesë islame, ortodokse e katolike do të përqafojnë secili fenë e vet me dije dhe vepër dhe të respektojnë fenë e tjetrit.

    Si vëllezër nga gjaku, por edhe si besimtarë muslimanë e të krishterë duhet të kuptojmë njëherë e përgjithmonë, se realiteti dhe fati, jo vetëm yni, por i gjithë botës, që nga fillimi deri në mbarim të saj, është larmi besimesh e bindjesh. Ky është vullneti i Zotit (xh. sh.) dhe cili musliman apo i krishterë do të mërrte guximin të ngritej kundër vullnetit të Zotit. Kur dihet se njeriu është vepër madhështore e Zotit (xh. sh.). Shqiptarët nuk do të kenë përçarje fetare përderisa të besojnë se fetë në Shqipëri janë pasuri e jo fatkeqesi dhe se Zoti i vetëm është për të gjithë i njëjtë, për muslimanë e të krishterë.

    Kur’ani e lavdëron njerëzimin e ngjyrave, gjuhëve dhe besimeve të ndryshme, i lavdëron ata që janë të ndryshëm, por që bëjnë gara për vepra të mira. Prandaj, lirisht mund të themi se ky Libër (Kur’ani) konfirmon se krijimi i Zotit është i mundshëm vetëm si krijim dallimesh! Sepse, Ai nuk dëshiron të jetë Zot vetëm për një periudhë, vetëm për një popull, vetëm për një vend! Fundamentalizmi nuk është veçori e Zotit (xh. sh.), të paktën jo ai me kuptimin negativ! Kur’ani pohon se Zoti është Zot edhe në Tokë edhe në Qiell. Shpërblimi i Zotit do t’i përfshijë të gjithë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Në këtë kuptim duhet të përkujtojmë gjithmonë vargun kur’anor, i cili thotë:

    “Me siguri ata që kanë besuar, por edhe ata që janë hebrenj, të krishterë dhe sabejë – që i kanë besuar Zotit dhe botës tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre, për ata nuk do të ketë as frikë, as pikëllim”. (El-Bekare, 62)

    Ardhmëria e njerëzimit është në maksimën: “Beso Zotin dhe bëj vepra të mira”. Qëllimi më i lartë i njeriut është që shpirtin e tij vazhdimisht ta furnizojë me mendime fisnike, me dashuri të thellë për çdo gjë që është e mirë dhe me synime dhe pasione të përhershme për vepra të dobishme. Përndryshe, do të humbasë qëllimi i lartë dhe kuptimi fisnik i jetës. Këtë e ka dëshmuar historia njerëzore, ndërsa e ka paraljmëruar vazhdimisht madhështia e fjalëve kur’anore:

    “Pasha kohën. Njeriu është dhe do të jetë në humbje të sigurt. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si dhe atyre që reciprokisht obligohen për drejtësi dhe durim”. (103: 1-3).
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Disa faktorë të armiqësisë ndaj islamit

    Populli i zgjedhur

    Rrafshi i parë ku duhet kërkuar shkakun e krijimit të botëkuptimeve paragjykuese e tendencioze të evroperëndimit ndaj Islamit, duhet kërkuar në vetë natyrën e Judeo-kristi*anizmit në Bibël. Bibla pranon qartë superioritetin e hebrenjve ndaj popujve tjerë. Tradita hebraike karakterizohet me teorinë racore mbi popullin e zgjedhur. Kjo ka ndikuar që edhe Kisha kristiane e ka konsideruar veten trashëgimtare të asaj zgjedhshmërie: “Ju jeni racë e zgjedhur ... popull i shenjtë” (Letra e parë e Pjetrit, II, 9).10 Superioritetin e tyre hebrenjtë e shohin edhe në atë se ata “ndalojnë kamatën ndërmjet të vetëve, por e lejojnë me të huajt, duke pretenduar se ata nuk kanë ndonjë obligim ndaj atij populli injorant.” Përkatësisht, hebraikët lejojnë skllavërimin e të tjerëve, por jo edhe skllavërimin e racës së vet.11 Ky superioritet i tyre zinte fill edhe në trashëgiminë e lashtë letrare, në krenarinë nacionale dhe kulturore të tyre. Si pasojë e gjithë kësaj, ata çdo paraqitje hyjnore, çdo in*tervenim hyjnor në botën fenomenale pas Tevratit (Torës) e konsideronin si falsifikim të traditës biblike, ndaj, edhe pse Isai (Jezusi) ishte i tyre, ata nuk e pranuan atë për të dërguar të Zotit pas Musait (Mojsiut).12 Ngjashëm ndodhi edhe me Muhammedin a. s., misionin pejgamberik të të cilit nuk e njohën as Hebraizmi as Kristianizmi13.

    Natyra militante e judeo-kristianizmit ka burim hyjnor

    Dalja e Islamit si forcë konkurruese në skenën botërore bëri që si në Judaizëm ashtu edhe Kristianizëm të vijë në shprehje natyra e tyre përçmuese dhe përjashtuese, ndonëse judeokristianët, si atëherë ashtu edhe tash, me bollëk proklamojnë mesazhet e dashurisë. Në Ungjillin e Llukës thuhet: “... E kush më pra*non mua, e pranon atë që më dërgoi mua...” (Luka, 9:48), ose: “... E kush më përbuzë mua, e përbuzë atë që më dërgoi mua”. (Luka, 10:16).14

    Ata që mbesin jashtë Kishës, ku bëjnë pjesë edhe muslimanët, nga dita në ditë do të ekspozohen para sprovave të intoler*ancës dhe dhunës, sepse Ungjillli thotë: “Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.” (Mateu, 12:30).15

    Në mbështetje të fjalëve biblike “... dhe detyroi të hy*jnë...” (Luka, 14:15-24), Kisha ka konkluduar se udhëzimi mund të imponohet me dhunë dhe se Kisha ka të drejtë të bëjë presion e ta terrorizojë shpirtin njerëzor, e ndaj atyre që refuzojnë, ata të ndëshkohen me ekskomunikim ose të digjen në zjarr.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Evropa dhe Islami

    Evropa dhe Islami

    Islami nuk është i ri për Evropën. Viti 711 shpesh përmendet si vit kur muslimanët nga Afrika Veriore hynë në Spanjë; edhe pse pika e parë e kontaktit zyrtar me siguri ka qenë në vitin 628 kur Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dërgoi Dihya ibwn Halifa te Herakliusi. Menjëherë pas kësaj, në vitin 652 Mu’avije ibwn Ebi Sufjan dërgoi ushtarë në Sicili. Prej asaj kohe, muslimanët kanë bashkëpunuar me Evropën në një formë ose në tjetër. Madje do të ishte në rregull të thuhet se Islami ka qenë një fenomen evropian për pjesën më të madhe të historisë së tij – gati 800 vjet të civilizimit Islam në Spanjë, dhe më shumë se 250 vjet në Sicili.

    Së bashku me themelimin e Komuniteteve Muslimane evropiane kanë ekzistuar edhe momentet tjera të takimit (kontaktit) – prezenca e shkurtë në Francën jugore, konfliktet në Austri dhe, kuptohet, Kryqëzatat.

    Në një të kaluar të afërt, bota ka parë Evropën duke kapur dhe pushtuar pjesët tjera të botës gjatë kolonializmit dhe pas saj si dhe arritjen e emigrantëve muslimanë nëpër Evropë në kërkim të punës dhe jetës më të mirë. Që Islami dhe Evropa të mësojnë të pranojnë njëri-tjetrin, duhet të theksohet se historia e përbashkët e Islamit dhe Evropës nuk është vetëm një fotografi e përgjithshme e kësaj ose e asaj, por ajo përmban një numër të madh të bashkëveprimeve në arsim, zhvillim të përbashkët dhe përtneritet. Dijetarët evropian tani jetojnë nën rrethana ku janë të gatshëm të pranojnë ndikimin e jashtëzakonshëm të civilizimit Islam në formimin e Evropës; kontributi i Ibën Haldunit në shoqëri dhe histori, i Al-Razit dhe Ibën Sinas në mjeksi, i Al-Havarizmit në matematikë.


    Përdorimi i zakonshëm i fjalëve si alkool, alkimi dhe algjebër, rrjedh nga gjuha arabe. Udhëtimi i evropianëve deri në qendrat e mësimit në Kordoba, Toledo dhe Granada në Spanjën muslimane, është dëshmi e kontributit të Islamit në formimin e Evropës. Dituria e grekëve antikë është ruajtur dhe përvetësuar nga arabët. Shkrimet e Aristotelit, Euklidit, Galenit, Arkimedit dhe të tjerëve janë përkthyer në gjuhën arabe dhe më vonë edhe në gjuhën latine. Në fjalë, gjuha arabe mund të shihet si një nga gjuhët klasike të Evropës.


    Orientalisti Montgomery Watt ka thënë: “Nëpërmjet kontakteve tregtare dhe prezencës politike në Spanjë dhe Sicili, kultura superiore e arabëve gradualisht është zgjëruar edhe në Evropën Perëndimore. Edhe pse Evropa Perëndimore kontakt më të madh kishte më Perandorinë Bizantine, ajo nga arabët përfitoi më shumë se sa nga bizantinët. Nëse mundohemi të vërejmë intensitetin e plotë të eksperimentimit arab, mendimit arab, shkrimit arab, do të arrijmë të shohim se pa arabët, shkenca dhe filozofia evropiane nuk do të ishte zhvilluar siç është zhvilluar deri tani.”

    Evropa sot

    Sot, në fillim të mijëvjeçarit, është shumë e rëndësishme ta përkujtojmë partneritetin pozitiv historik të Islamit dhe Evropës. Sot në Evropën Perëndimore jetojnë rreth 10 milion muslimanë. Gjatë viteve të ’90-ta numri i muslimanëve që janë bërë të “dukshëm” është rritur në mënyrë drastike. Organizatat muslimane janë duke u përhapur me të madhe. Përveç kësaj, vërrehet një rritje e madhe e numrit të xhamive. Është interesante poashtu të shihet edhe numri i njerëzve që pranojnë Islamin. Islami është bërë një pikë e një debati të nxehtë: Cila do të jetë ardhmëria e këtyre muslimanëve në Evropë? A janë ata kolona e pestë? A janë ata burim i fundamentalizmit në një Evropë tolerante? A janë ata kërcënim që ka nevojë të përmbahet dhe asimilohet para se të rrezikojë stabilitetin e Evropës? Për fat të mirë, me këto pyetje nuk janë të preokupuar të gjitha këndet e Evropës.


    Është e vërtetë se një pjesë e madhe e mosbesimit ndaj Tjetrit triumfon lehtë, edhe në anën e disa muslimanëve edhe në anën e elementeve të caktuara brenda Evropës.


    Ministri i mbrojtjes franceze, François Leotard ka thënë: “Fundamentalizmi islamik është njëjtë i rrezikshëm sa ishte dikur nacizmi”. Teoritë e Huntingtonit, edhe pse të refuzuara me të madhe, vazhdojnë t’i kenë pasuesit e devotshëm. Nëpër gjithë Evropën shihet se islamofobia është në rritje. Në një shkallë edhe më të përgjithshme, qëndrimet e shefit të Partisë Konservative angleze Lord Tebbit janë të njohura mirë. Ai ka thënë: “Nuk mund ta kesh një grumbull të kulturave në një shoqëri; duhet të jetë një kulturë për një shoqëri… multikultura është një forcë ndarëse”.


    Edhe pse këto opinione nuk janë çdoherë kryesore, ata kanë efektin e tyre në komunitetet pakicë. Kjo mund të krijojë një mentalitet bllokues tek ata që tanimë mbajnë kujtimet e trashëguara të kolonializmit. Me një përjashtim të disa vendeve të caktuara, Islami ende nuk është zyrtarisht i njohur nga Evropa. Kuptohet, Islami është këtu, kjo është realitet, mirëpo njohja zyrtare ka ndikimin e saj në mënyrën se si shihet, në statusin, në finansimin dhe kështu me radhë. Në ballafaqimin me Islamin, Evropa ka zhvilluar disa modele të ndryshme. Austria, Spanja dhe Belgjika zyrtarisht njohin Islamin. Suedia është e gatshme të finansojë disa aktivitete për muslimanët përderisa ata përfaqësohen nga organizata që kanë një numër të caktuar të anëtarëve. Në Francë, zyrtarisht nuk njihet asnjë komunitet fetar. Mirëpo, këtu është e rëndësishme të theksohet se kryetari francez tradicionalisht varroset në Notre Dame, dhe se kapa e hebrenjve tolerohet - ku shihet një zbatim jo-formal dhe fleksibil i ligjit. Gjermania edhe më tej refuzon të pranojë se është një shtet i emigrantëve; dhe kështu emigrantët njihen si Gasterbeiter, ose punëtorë musafirë, madje edhe pas tri gjeneratave. Britania e Madhe, edhe pse nuk ka bërë njohjen zyrtare të muslimanëve, ajo ka akomoduar dhe pranuar lloj-llojshmërinë e pakicave të saja.


    Imazhi i Islamit

    Gjatë bashkëveprimeve të gjata ndërmjet Evropës dhe Islamit, janë ndërtuar shumë imazhe negative për Islamin, disa nga këto të motivuara politikisht, e disa të tjera nga dallimet fetare. Në mesjetë ka mbizotëruar një bindje se muslimanët ishin idhujtarë të cilët e adhuronin Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ose se vetë Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte magjistar, ose sipas disa kuptimeve tjera, djalli ose anti-krishti. Islami është paraqitur (portretizuar) si fe e gënjeshtrave, një shkelës i vazhdueshëm i të vërtetës. Islami shiheshte si fe e dhunës dhe që ishte përhapur nëpërmjet shpatës. Muslimanët shiheshin si njerëz të preokupuar me dëshira materiale dhe vetë-kënaqje; kurvëria dhe homoseksualizmi shiheshin si të lejuara nga feja. Shumë nga këto ide ishin si pretekst për të krijuar një aleancë të krishterëve për të luftuar në kryqëzatat, për të treguar se Tjetri ishte duke jetuar në errësirë, dhe kështu duke e arsyetuar nevojën e konvertimit ose luftimit të tyre. Është interesante të theksohet se edhe sot, disa nga ato ide, duke përfshirë edhe disa ide të reja, ende ekzistojnë.


    A është Islami kërcënim?


    Ta shqyrtojmë për një moment gjendjen e Islamit në botën moderne. Mund të shihet se muslimanët jetojnë në dy gjendje të ndryshme; njëra, si pakicë në Perëndim, dhe tjetra, në gjendje ku shumica janë muslimanë.


    Për situatën e parë është e nevojshme një imagjinatë jashtëzakonisht e madhe të përshkruhet kërcënimi që këto pakica muslimane e kanë për Evropën ose Perëndimin. Këto komunitete vetvetiu druajnë nga rrethi ku jetojnë. Ekziston një mundësi shumë e realtë që vlerat kulturore dhe fetare, normat etike të këtyrë pakicave të zbehen ose të zhduken deri në gjeneratën e dytë ose të tretë të tyre.


    Komunitetet e tilla nuk kanë gjasa të jenë kërcënim për rregullin e vendosur në të cilin ata jetojnë, për shkak se ata janë shumë të zënë duke u mbrojtur.


    Nëse e vështrojnë botën Islame, fuqia e politikës nuk ndryshon shumë. Ekzistojnë rreth 56 shtete muslimane, por pjesa më e madhe e muslimanëve kanë rezerva serioze kur bëhet fjalë për “islamin” e këtyre shteteve. Pjesa më e madhe e këtyre shteteve bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve në zhvillim, ose, deri paradokohe, në kategorinë e vendeve të Botës së Tretë. Ata zhyten në borxhe ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe ndaj botës së zhvilluar. Në aspekt të teknologjisë, ata çdoherë përpiqen ta pasojnë Perëndimin: ndikimi i mediave perëndimore dhe procesit të globalizimit, dominon mbi ato shtete.


    Disa nga ato shtete kanë minerale, ose burime bërthamore ose të naftës, por lidhjet politike janë të tilla sa është shumë e vështirë që këto të përdoren në çfarëdo mënyre kundër interesave perëndimore: Lufta e Gjirit ishte dëshmi e kësaj. Nëse gjith këtë situate e shohim nga një perspektivë tjetër, të shohim se shteti i Izraelit gjendet (ekziston) ndërmjet një deti të shteteve muslimane, që asnjëri nga ato nuk e dëshiron prezencën e tij, dhe nga ana tjetër asnjëri nga ato nuk është mjaft i fuqishëm ose mjaft i pavarur të ndryshojë situatën. Ngjarjet që ndodhën në Bosnjë, kishin një ndikim të thellë emocional tek muslimanët e gjithë botës, mirëpo Komuniteti Ndërkombëtar Musliman nuk kishte mundësi të ketë ndonjë ndikim serioz politik. Ndihmën e vetme që ata mund ta ofronin ishte mledhja e të hollave për organizata bamirëse. Atëherë si është e mundur që një komunitet i tillë ndërkombëtar të jetë rrezik për atë forcë Perëndimore?


    Muslimanët në Evropën e sotme

    Komuniteti musliman, që është një komunitet shumë i ri (në Mbretërinë e Bashkuar 75 për qind e komunitetit muslimanë vlerësohet se është nën moshën 35-vjeçare) ka problemet e veta. Një numër i madh i të rinjve ballafaqohet me krizë të identitetit, të ndarë ndërmjet kulturës së prindërve të tij dhe ambientit ku jetojnë. Ky është konteksti në kuadër të të cilit duhet të vendoset ringjallja e Islamit brenda Evropës. Deri tani muslimanët në Evropë kanë qenë të nënshtruar së paku tri valëve të vetë-kujdesit.


    Gjatë valës së parë, në fund të viteve të ’70-ta, Revolucioni Iranian kishte një ndikim të madh në botën muslimane, duke përfshirë edhe ata muslimanë që jetonin në Evropë, pavarësisht nga qëndrimet e tyre ndaj Revolucionit Iranian; kjo ishte një shenjë se Islami po ngritët.


    Vala e dytë, Vargjet Satanike të autorit Salman Rushdie në vitin 1989, shkaktuan që shumë muslimanë në Mbretërinë e Bashkuar, sidomos të rinjtë, të pyesin veten dhe të gjejnë rolin e tyre në një shoqëri që dukeshe se po nëpërkëmbë fenë dhe të drejtat e tyre. Çështja e hixhabit kishte një efekt të ngjashëm në shtetet tjera evropiane.


    E treta, Lufta e Gjirit, e Bosnjës dhe ngjarjet tjera politike kanë shkaktuar lëvizje të mëdha brenda komunitetit musliman. Qëllimet duket se po ndryshojnë. Kur Iraku ishte kundër Iranit, ishte e arsyeshme të armatoset Sadam Huseini, mirëpo kur ai e pushtoi Kuvajtin, ai duheshe të ndalet. Nga ana tjetër, serbët me të madhe u lejuan t’i masakrojnë boshnjakët. Zgjedhjet legjitime në Algjeri u ndërprenë në emër të mbrojtjes së demokracisë, ndërsa ushtria turke në mënyrë arrogante u fut në procesin demokratik dhe u lejua që t’i mbajë peng politikanët e vendit. Kur Sh.B.A.-të përkrahnin afganët kundër Rusisë, ata ishin luftëtarë lirie, ndërsa kur palestinezët luftojnë dhe vuajnë për pavarësi, ata janë terroristë. Imazhi i Islamit ende është një imazh i dhunës që buron nga xhihadi, edhe pse ndoshta të gjitha aktet e xhihadit gjatë 100 viteve të fundit, kanë qenë lufta mbrojtëse për liri dhe vetë-përcaktim. Kur një bombë shpërthen në Kajro, duket shumë e arsyeshme dhe e zakonshme që një gazetar të ndalë një musliman të ri në rrugë dhe ta pyet për mendimin e tij rreth shpërthimit, por nuk i shkon ndërmend të pyet njëjtë atë për konfliktin në Irlandën Veriore.


    Kjo, si rregull, ka krijuar një dëshpërim dhe ka kontribuar të krijohet një ndjenjë e ofendimit dhe refuzimit. Disa elemente të ringjalljes Islame kanë trajtuar tendencat e refuzimit dhe mllefit dhe kanë ofruar një rrugëdalje nëpërmjet një diskursi të dhunshëm të dënimit publik të Perëndimit dhe çdo gjëje që është perëndimore. Mirëpo, ringjallja e Islamit nuk është vetëm reagim negativ; ajo me të madhe është një udhëtim pozitiv i vetë-zbulimit dhe, në fjalë, për një numër në rritje të të rinjve, u ndihmon atyre të zbulojnë një alternativë për kulturën e prindërve të tyre – Kulturën Islame evropiane. Kjo sillet nëpërmjet një procesi të bartjes së bagazhit kulturor Aziatik ose Islam Arab, të kthimit në principet themelore dhe zbatimit të tyre në kontekst evropian. Ky proces mund të jetë një proces i shëndoshë për Evropën, sepse krijon njerëz që janë të sigurt për identitetin e tyre: ata janë muslimanë evropian. Ata dëshirojnë të kontribuojnë për ardhmërinë e saj, të ndërtojnë një Evropë më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre. Hurshid Ahmed ka thënë: “Do të ishte tragjedi, nëse bëhemi rob të së kaluarës”. Si të tillë, muslimanët duhet po ashtu të merren me disa çështje që ekzistojnë brenda lagjeve të tyre.


    Siç thonë muslimanët se Islami nuk është monolitik (njëbllokësh), ata duhet të kuptojnë se as Evropa nuk është monolitike. Ekzistojnë shumë njerëz në Evropë që janë të gatshëm t’i shohin problemet me të cilat muslimanët ballafaqohen, në mënyrë objektive, madje edhe dashamirëse. Po ashtu duhet të theksohet se luftërat e lëvizjeve Islamë nuk janë kundër Perëndimit ose Evropës; i gjithë ai është një proces i bashkimit dhe vetë-zhvillimit, siç ka thënë Hasan Al-Turabi: “Perëndimi nuk është preokupimi jonë. Ne merremi me rigjenerimin konstruktiv të shoqërive tona, duke i mobilizuar shpirtrat dhe mendjet tona, e jo me ‘luftimin e satanëve të mëdhenj’. Perëndimi nuk është armik për ne, përveç nëse ndonjë politikë është e drejtuar kundër Islamit”.


    Gjatë kontakteve me Evropën, muslimanët kanë arritur të mësojnë shumë gjëra: në fjalë, përderisa ekziston krenaria se evropianët kanë mësuar nga Al-Andalusia, nga ana e muslimanëve tani duhet të ketë vlerësim për mundësitë që i kanë për të studiuar në Universitetet Oxford, Cambridge, etj. të Britanisë.


    Shumë nga lëvizjet e ringjalljes, kanë absorbuar ide, metoda, madje edhe struktura nga modelet evropiane. Kontaktet me Evropën moderne kanë shkaktuar që muslimanët të përfshihen në debate të brendshme rreth çështjeve të ndryshme siç është demokracia, pluralizmi, roli dhe statusi i gruas, konceptet e dar al-harb, etj. Vërtetë, i gjithë botëkuptimi i muslimanëve është duke pësuar ndryshime. Në vitin 1992 në një seminar në Francë në temën “Muslimanët në Perëndim”, një grup i dijetarëve udhëheqës muslimanë, ka diskutuar rreth këtyre ideve. Një nga kundërshtimet që ata i kishin ndaj konceptit të dar al-harb dhe dar al-Islam ishte se karakteristika themelore e dar al-Islam ishte siguria, por si mund të quhet bota muslimane dar al-Islam kur ekziston aq shumë diktaturë dhe shtypje të madje edhe ndaj dijetarëve dhe aktivistëve muslimanë? Ngjashëm, si mund ta quajmë Perëndimin dar al-harb kur muslimanët e tillë shpesh lëshojnë vendet e tyre dhe kërkojnë strehim (azil) politik në Perëndim?



    Ardhmëria

    Rruga drejt mësimit të pranimit të njëri-tjetrit, dhe mundësia e jetës më njëri-tjetrin, nuk mund të jetë e lehtë. Është një proces i ndërlikuar, por nuk ka alternativë tjetër. Për këtë do të duhet të kalojë një kohë. Imazhi negativ është ndërtuar me shekuj, dhe ai nuk mund të ndryshohet brenda natës. Evropa dhe Islami duhet ta kuptojnë njëri-tjetrin më mirë, me qëllim të kuptimit më të mirë të njëri-tjetrit dhe me qëllim që nocionet për Veten dhe Tjetrin të kenë ndikim të ndërsjellë.


    Mendoj se përgjegjësia më e madhe bie mbi shumicën, komunitetin nikoqir, Evropën. Me pakicat mund të ballafaqohet në dy mënyra: (1) Dallimet kulturore mund të përshtaten, madje edhe festohen, gjë që do ta bënte pakicën të ndjehet e mirë se ardhur dhe kështu të gatshëm të përfshihet në shoqëri; ose (2) Dallimet mund të shqetësohen dhe të eliminohen nëpërmjet largimit, shtypjes ose asimilimit të dhunshëm. E para është rrugë e pluralizmit dhe duket se është qasja më e arsyeshme. Çfarëdo përpjekje për të eliminuar identitetin musliman do të shkaktojë probleme më të mëdha në një periudhë afatgjate. Duhet t’i shohim dallimet ndërmjet muslimanëve në Francë dhe në Britani që të shohim efektet e modeleve të ndryshme që janë zbatuar.


    Historia e Francës dhe Algjerisë vazhdon të jetë pengesë kryesore. Nocionet franceze të unitetit kulturor vetvetiu vendosin barrë të rëndë mbi komunitetin musliman. Ideja është të shmangen getot dhe zonat e ndara (të përjashtuara); ndërsa rezultati është një komunitet që vazhdimisht ndjehet i kërcënuar dhe gjendet në margina, aq shumë sa që, në përgjithësi, nuk është në gjendje ta paramendojë veten si francez.


    Sot, muslimanët mund të përfaqësojnë një kulturë tjetër, por duhet të mbajmë mënd se kulturat janë rezultat i një procesi eklektik (heterogjen); kulturat asnjëherë nuk janë statike. A nuk ishte dikur krishterimi një fenomen Lindor? Por, me kohë ai rrënjosi veten në shoqërinë Perëndimore. Mishi me erëza, qebapët, pica dhe burgerët tani janë elemente të kulturës britanike, edhe pse në të vërtetë ato nuk janë britanike.

    Shoqëritë muslimanë tradicionalisht kanë qenë pluraliste. Teologjia islame rikujton njerëzimin se dallimet janë një faktor natyror dhe pozitiv në jetë, rreth të cilave njerëzit duhet të bashkohen për të mësuar për njëri-tjetrin.

    “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (Huxhurat: 13)


    “…Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull…” (Maide: 48)


    Kështu, pluralizmi i ofron Evropës një rrugë të bëhet ë fortë, stabile dhe e qetë. Muslimanët duhet të bashkohen me njerëzit tjerë, pavarësisht nga feja, të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët, siç hyri Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në hilf al-fudul. Çfarëdo alternative tjetër përveç pluralizmit do të ishte pritje dhe përgatitje për ndonjë lloj të ndeshjes së civilizimeve ose eliminimit të njërit ose tjetrit, gjë që do të ishte një goditje e tmerrshme edhe për Evropën edhe për Islamin. Vërtetë do të ishte dëshpërim i madh për gjasat e humbura.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Për Islamin në Sh.B.A.

    Kolapsi i komunizmit automatikisht ka krijuar një rend të ri botëror në të cilën Sh.B.A.-të janë paraqitur si superfuqia e vetme, dhe në të cilin të gjithë të brengosurit, duke përfshirë edhe vetë Sh.B.A.-të janë duke u përpjekur të gjejnë një rol të përshtatshëm.

    Një nga sfidat e mëdha që ky rend i ri botëror i ka paraqitur për Perëndimin, sidomos ShBA-të nga njëra anë, dhe botën muslimane dhe muslimanët që jetojnë në Perëndim nga ana tjetër, është relacioni ndërmjet Islamit dhe Perëndimit.

    Kjo ardhmëri kuptohet se varet nga mënyra se si secila palë e sheh veten dhe tjetrin në relacion me veten.

    Një këndvështrim i tillë e karakterizon Perëndimin si thelbësisht judeo-krishterë, sekular, kapitalist dhe demokratik; kështu që nuk mund të bashkëjetojë me njerëz, mënyra e jetës së të cilëve është Islame, qeveria e të cilës është teokratike dhe kështu jo-demokratike, dhe sistemi ekonomik i të cilit nuk është kapitalist, njerëz që kanë për qëllim shkatërrimin e civilizimit Perëndimor dhe ri-themelimit të Perandorisë Islame.

    Mirëpo kjo është, vazhdon argumentimi, e gjith ajo që janë fundamentalistët muslimanë, dhe pasi që lëvizja e tyre fundamentaliste është në rritje, ne duhet ta konsiderojmë Islamin si një e keqe, armiku i ri, dhe kështu ta përkrahim veten në paranadlimin e përparimit të mëtutjeshëm të tij, para se të hyjë në botën muslimane dhe t’i shpalos burimet e saj për ta shkatërruar civilizimin Perëndimor. Promovuesit e këtij këndvështrimi, bëjnë thirrje për jo-tolerance madje edhe për muslimanët që jetojnë në Perëndim.

    Thirrja për kthim në Islam, si një mënyrë e tërësishme e jetës, vazhdon të zgjërojë jehonë dhe të mbledh përkrahës, ndërsa përkrahësit e sekularizmit qartë janë duke luftuar një luftë të humbur (që do ta humbin).

    Dhe kështu, nëse kjo fotografi e Islamit dhe Perëndimit është e vërtetë, atëherë kjo do të ishte një shkak legjitim për alarmim në pjesën e Perëndimit. Por, për fat të keq, ajo nuk është e tillë.

    Sipas mendimit tim, një mirëkuptim i Islamit dhe Perëndimit është i lidhur për t’i promovuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyjave. Është detyrë e atyre muslimanëve dhe jo-muslimanëve që e kanë këtë mirëkuptim, të bashkëpunojnë në shpërndarjen e saj tek njerëzit në Perëndim si dhe në botën muslimane, në mënyrë që të bëhet pjesë e opinionit publik në këto dy pjesë të globit, dhe kështu të ketë mundësi të ndikojë në politikanët dhe udhëheqësit në ato rajone.

    Nuk ka mohim të fakteve se dallimet, madje edhe rreth çështjeve të principeve dhe çështjeve vitale, ekzistojnë ndërmjet përkrahësve të Islamit dhe përkrahësve të ideologjive tjera endemike të Perëndimit.

    Nëse Islami ka prejardhjen në të ashtuquajturën Lindja e Mesme, njëjtë edhe krishterizmi dhe judaizmi. Nëse Perëndimi nuk hasi në vështirësi në pranimin e dy të fundit, ai nuk duhet të ketë problem në pranimin e Islamit, sidomos në këndvështrimin e faktit se krishterizmi dhe judaizmi fillimisht kishin për qëllim të jenë religjione lokale, ndërsa Islami, që nga fillimi ishte deklaruar të jetë religjion universal.

    Çka është ajo që i bën krishterizmin ose judaizmin më Perëndimore? Pse Perëndimi duhet të pranojë një fe që thotë se Isa (a.s.) është djali i Zotit dhe të refuzojë atë që thotë se ai është Pejgamber i Zotit? Pse duhet që Perëndimi të ndjehet komfor me një religjion që pohon të jetë për një grup të posaçëm të njerëzve dhe të refuzojë atë që thotë se ajo është për gjith njerëzimin? A ka ndonjë gjë në Perëndim që e bën të domosdoshme këtë zgjedhje? Jo! Dhe ja pse numra në rritje të perëndimorëve janë duke ardhur në palë të Islamit pa e humbur identitetin e tyre Perëndimor, qofshin ata amerikanë, britanezë, franceze ose çfarëdo tjetri.


    Nëse ka krishterë dhe hebrenj në Lindje, pse të mos ketë muslimanë në Perëndim? Dhe pse Perëndimi duhet të identifikohet me sekularizmin? Sipas mendimit tim, ky identifikim nuk është fer për Perëndimin, qoftë nga muslimanët qoftë nga vetë perëndimorët. Për shkak se sekularizmi në formën më ekstreme, formën të cilën e mori në shtetet e dikurshme komuniste, ishet e refuzuar nga njerëzit në Evropën perëndimore dhe në Sh.B.A., dhe tani në përgjithësi kritikohet. Sekularizmi që është i shpërndarë në Perëndim, në shkallë të ndryshme, është një sekularizëm i moderuar, në të cilën ka vend për religjionin. Mirëpo, jo të gjithë në Perëndim, dhe sidomos në Sh.B.A., janë të kënaqur me formën e tij të moderuar. Ekzistojnë shumë njerëz që ndjejnë se sekularizmi, në vend se të jetë një shtet i neutralitetit ndëmjet religjioneve, vetvetiu me të madhe është duke u bërë një religjion në vete, edhe atë një religjion jo-tolerant. Ata i atribuojnë shumë shenja të rënies së moralit këtij roli të dështuar të religjionit.

    Barazia e sekularit me perëndimorin, është poashtu jo-fer për shkak se ka shumë gjëra në Perëndim që janë shumë më të rëndësishme dhe me vlera më universale se sa sekularizmi.


    Tani erdhëm tek çështja e demokracisë. Shtetet perëndimore padyshim janë demokratike. Mirëpo, a është Islami vërtetë jo-demokratik? Kjo varet nga ajo që një njeri e merr si karakteristikë më të rëndësishme të një shteti demokratik.

    Nëse me demokracinë nënkuptohet sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, zgjedhja e udhëheqësve, atëherë këto janë pjesë të pandara të fesë Islame. Asnjë ideologji, sekulare ose fetare, nuk vë theks më të madh në rëndësinë e pricipit të sundimit të ligjit se sa Islami. Drejtësia, na tregon Kur’ani, duhet të administrohet pa respekt të ndjenjave tona ndaj njerëzve, ”...duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit...” (En’Am: 152) dhe ”...dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë...” (Maide: 7).

    E njëjta vlen edhe për të drejtat e njeriut, të pronësisë, të shprehjes, të lëvizjes, etj., brenda Ligjit Islam. Zgjedhja e kreut të shtetit është theksuar në mënyrë eksplicite nga Omeri (r.a.) halifeja e dytë pas Pejgamberit, të jetë e drejtë e popullit.

    Pra, nëse këto principe janë ato që nënkuptojmë kur flasim për demokracinë, atëherë Islami përkrah demokracinë. Mirëpo, nëse me demokraci nënkuptojmë të gjitha institucionet demokratike që kanë ndodhur të jenë tani në Perëndim, ose nëse nënkuptohet se sistemi ligjor i cilitdo shtet që pohon se është demokratik, patjetër duhet të jetë kopje e atij amerikan ose britanez, apo sistemit ligjor francez, atëherë Islami me siguri nuk është demokratik.

    Jam i bindur se nëse Islami sqarohet si duhet në Perëndim, atëherë shumë prej tyre do të vijnë në palën e tij, dhe shumë të tjerë do të ndikoheshiin nga shumë mësime të tij, edhe nëse nuk do ta kishin pranuar.

    Për këtë shkak unë e konsideroj këtë si një obligim për muslimanët që jetojnë në këtë shtet, qofshin ata vendas ose emigrantë, të bëjnë çmos që ta prezentojnë Islamin bashkëvendasve të tyre amerikanë, duke vënë theks më të madh në bazat e fesë, dhe në vlerat morale. Asnjë libër nuk jep pasqyrë më të plotë dhe më të përsosur për Krijuesin dhe mënyrës së si duhet ti shërbehet Tij se sa Kur’ani. Fetë tjera janë përshkrime filozofike dhe ide për Krijuesin dhe marrëdhëniet e popujve me të, dhe nuk mund të krahasohen me pasqyrën e Kur’anit. Prandaj, jam optimist se shumë njerëz, pasi ta njohin atë, do ta pranojnë këtë pasqyrë të Kur’anit për Krijuesin.

    Poashtu është obligim për muslimanët në Perëndim të bashkëpunojnë me jo-muslimanët në promovimin e cilësdo formë të së mirës, dhe luftimit të cilësdo formë të së keqes, sidomos drogave. Duhet të mbajmë mend se qëllimi i fesë sonë, dhe vërtetë, qëllimi i të gjitha porosive autentike Hyjnore, është rritja e të mirës dhe zvogëlimi i të keqes në botë.

    U apeloj të mbani mend se qëllimi kryesor është të udhëzojmë dhe reformojmë, dhe jo të shkatërrojmë.

    Duke u apeluar muslimanëve të shpërndajnë fenë, Pejgamberi, alejhis-selam, ka thënë: ”Pasha All-llahun, nëse nëpërmjet ty (juve) All-llahu e udhëzon vetëm një njeri, atëherë ajo është më e mirë për ju se sa më të mirat e kësaj bote”
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    .....Qafir-njeri i humbur,nese don me dite me shume per Islamin,vetem ma cingerro telefonin......
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Qafir edhe nje infor. te rendesishem,pse evropa po bene shpikje per shkatrrimin e ýslamit.....

    Me 6 nëntor, George W. Bush lajmëroi që Amerika përmes ndërhyrjes së saj në Irak dhe Afganistan ishte duke udhëhequr një “revolucion global demokratik”. Që ai ta ketë thënë këtë me rastin e ditëlindjes së Leon Trockit, arkitektit të “revolucionit global socialist” me siguri ishte një rastësi. Megjithatë, ngjashmëritë e idesë së Trockit që socializmi duhet të përhapet me fuqinë e barutit dhe idenë që demokracia duhet t’i imponohet botës muslimane përmes pushtimeve të dhunshme dhe kërcënimit të pushtimit janë të dukshme.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •