Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 212
  1. #121
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    Citim Postuar më parë nga Highlander
    Kur ato ta kenë kuptuar që në këtë Europë aq na bën për besimin tuaj të brendshëm
    hec e thuaja aziatikeve kete se

  2. #122
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Evropa dhe Islami

    Islami nuk është i ri për Evropën. Viti 711 shpesh përmendet si vit kur muslimanët nga Afrika Veriore hynë në Spanjë; edhe pse pika e parë e kontaktit zyrtar me siguri ka qenë në vitin 628 kur Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dërgoi Dihya ibwn Halifa te Herakliusi. Menjëherë pas kësaj, në vitin 652 Mu’avije ibwn Ebi Sufjan dërgoi ushtarë në Sicili. Prej asaj kohe, muslimanët kanë bashkëpunuar me Evropën në një formë ose në tjetër. Madje do të ishte në rregull të thuhet se Islami ka qenë një fenomen evropian për pjesën më të madhe të historisë së tij – gati 800 vjet të civilizimit Islam në Spanjë, dhe më shumë se 250 vjet në Sicili.

    Së bashku me themelimin e Komuniteteve Muslimane evropiane kanë ekzistuar edhe momentet tjera të takimit (kontaktit) – prezenca e shkurtë në Francën jugore, konfliktet në Austri dhe, kuptohet, Kryqëzatat.

    Në një të kaluar të afërt, bota ka parë Evropën duke kapur dhe pushtuar pjesët tjera të botës gjatë kolonializmit dhe pas saj si dhe arritjen e emigrantëve muslimanë nëpër Evropë në kërkim të punës dhe jetës më të mirë. Që Islami dhe Evropa të mësojnë të pranojnë njëri-tjetrin, duhet të theksohet se historia e përbashkët e Islamit dhe Evropës nuk është vetëm një fotografi e përgjithshme e kësaj ose e asaj, por ajo përmban një numër të madh të bashkëveprimeve në arsim, zhvillim të përbashkët dhe përtneritet. Dijetarët evropian tani jetojnë nën rrethana ku janë të gatshëm të pranojnë ndikimin e jashtëzakonshëm të civilizimit Islam në formimin e Evropës; kontributi i Ibën Haldunit në shoqëri dhe histori, i Al-Razit dhe Ibën Sinas në mjeksi, i Al-Havarizmit në matematikë.

    Përdorimi i zakonshëm i fjalëve si alkool, alkimi dhe algjebër, rrjedh nga gjuha arabe. Udhëtimi i evropianëve deri në qendrat e mësimit në Kordoba, Toledo dhe Granada në Spanjën muslimane, është dëshmi e kontributit të Islamit në formimin e Evropës. Dituria e grekëve antikë është ruajtur dhe përvetësuar nga arabët. Shkrimet e Aristotelit, Euklidit, Galenit, Arkimedit dhe të tjerëve janë përkthyer në gjuhën arabe dhe më vonë edhe në gjuhën latine. Në fjalë, gjuha arabe mund të shihet si një nga gjuhët klasike të Evropës.

    Orientalisti Montgomery Watt ka thënë: “Nëpërmjet kontakteve tregtare dhe prezencës politike në Spanjë dhe Sicili, kultura superiore e arabëve gradualisht është zgjëruar edhe në Evropën Perëndimore. Edhe pse Evropa Perëndimore kontakt më të madh kishte më Perandorinë Bizantine, ajo nga arabët përfitoi më shumë se sa nga bizantinët. Nëse mundohemi të vërejmë intensitetin e plotë të eksperimentimit arab, mendimit arab, shkrimit arab, do të arrijmë të shohim se pa arabët, shkenca dhe filozofia evropiane nuk do të ishte zhvilluar siç është zhvilluar deri tani.”


    Evropa sot


    Sot, në fillim të mijëvjeçarit, është shumë e rëndësishme ta përkujtojmë partneritetin pozitiv historik të Islamit dhe Evropës. Sot në Evropën Perëndimore jetojnë rreth 10 milion muslimanë. Gjatë viteve të ’90-ta numri i muslimanëve që janë bërë të “dukshëm” është rritur në mënyrë drastike. Organizatat muslimane janë duke u përhapur me të madhe. Përveç kësaj, vërrehet një rritje e madhe e numrit të xhamive. Është interesante poashtu të shihet edhe numri i njerëzve që pranojnë Islamin. Islami është bërë një pikë e një debati të nxehtë: Cila do të jetë ardhmëria e këtyre muslimanëve në Evropë? A janë ata kolona e pestë? A janë ata burim i fundamentalizmit në një Evropë tolerante? A janë ata kërcënim që ka nevojë të përmbahet dhe asimilohet para se të rrezikojë stabilitetin e Evropës? Për fat të mirë, me këto pyetje nuk janë të preokupuar të gjitha këndet e Evropës.

    Është e vërtetë se një pjesë e madhe e mosbesimit ndaj Tjetrit triumfon lehtë, edhe në anën e disa muslimanëve edhe në anën e elementeve të caktuara brenda Evropës.

    Ministri i mbrojtjes franceze, François Leotard ka thënë: “Fundamentalizmi islamik është njëjtë i rrezikshëm sa ishte dikur nacizmi”. Teoritë e Huntingtonit, edhe pse të refuzuara me të madhe, vazhdojnë t’i kenë pasuesit e devotshëm. Nëpër gjithë Evropën shihet se islamofobia është në rritje. Në një shkallë edhe më të përgjithshme, qëndrimet e shefit të Partisë Konservative angleze Lord Tebbit janë të njohura mirë. Ai ka thënë: “Nuk mund ta kesh një grumbull të kulturave në një shoqëri; duhet të jetë një kulturë për një shoqëri… multikultura është një forcë ndarëse”.

    Edhe pse këto opinione nuk janë çdoherë kryesore, ata kanë efektin e tyre në komunitetet pakicë. Kjo mund të krijojë një mentalitet bllokues tek ata që tanimë mbajnë kujtimet e trashëguara të kolonializmit. Me një përjashtim të disa vendeve të caktuara, Islami ende nuk është zyrtarisht i njohur nga Evropa. Kuptohet, Islami është këtu, kjo është realitet, mirëpo njohja zyrtare ka ndikimin e saj në mënyrën se si shihet, në statusin, në finansimin dhe kështu me radhë. Në ballafaqimin me Islamin, Evropa ka zhvilluar disa modele të ndryshme. Austria, Spanja dhe Belgjika zyrtarisht njohin Islamin. Suedia është e gatshme të finansojë disa aktivitete për muslimanët përderisa ata përfaqësohen nga organizata që kanë një numër të caktuar të anëtarëve. Në Francë, zyrtarisht nuk njihet asnjë komunitet fetar. Mirëpo, këtu është e rëndësishme të theksohet se kryetari francez tradicionalisht varroset në Notre Dame, dhe se kapa e hebrenjve tolerohet - ku shihet një zbatim jo-formal dhe fleksibil i ligjit. Gjermania edhe më tej refuzon të pranojë se është një shtet i emigrantëve; dhe kështu emigrantët njihen si Gasterbeiter, ose punëtorë musafirë, madje edhe pas tri gjeneratave. Britania e Madhe, edhe pse nuk ka bërë njohjen zyrtare të muslimanëve, ajo ka akomoduar dhe pranuar lloj-llojshmërinë e pakicave të saja.


    Imazhi i Islamit


    Gjatë bashkëveprimeve të gjata ndërmjet Evropës dhe Islamit, janë ndërtuar shumë imazhe negative për Islamin, disa nga këto të motivuara politikisht, e disa të tjera nga dallimet fetare. Në mesjetë ka mbizotëruar një bindje se muslimanët ishin idhujtarë të cilët e adhuronin Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ose se vetë Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte magjistar, ose sipas disa kuptimeve tjera, djalli ose anti-krishti. Islami është paraqitur (portretizuar) si fe e gënjeshtrave, një shkelës i vazhdueshëm i të vërtetës. Islami shiheshte si fe e dhunës dhe që ishte përhapur nëpërmjet shpatës. Muslimanët shiheshin si njerëz të preokupuar me dëshira materiale dhe vetë-kënaqje; kurvëria dhe homoseksualizmi shiheshin si të lejuara nga feja. Shumë nga këto ide ishin si pretekst për të krijuar një aleancë të krishterëve për të luftuar në kryqëzatat, për të treguar se Tjetri ishte duke jetuar në errësirë, dhe kështu duke e arsyetuar nevojën e konvertimit ose luftimit të tyre. Është interesante të theksohet se edhe sot, disa nga ato ide, duke përfshirë edhe disa ide të reja, ende ekzistojnë.


    A është Islami kërcënim?


    Ta shqyrtojmë për një moment gjendjen e Islamit në botën moderne. Mund të shihet se muslimanët jetojnë në dy gjendje të ndryshme; njëra, si pakicë në Perëndim, dhe tjetra, në gjendje ku shumica janë muslimanë.

    Për situatën e parë është e nevojshme një imagjinatë jashtëzakonisht e madhe të përshkruhet kërcënimi që këto pakica muslimane e kanë për Evropën ose Perëndimin. Këto komunitete vetvetiu druajnë nga rrethi ku jetojnë. Ekziston një mundësi shumë e realtë që vlerat kulturore dhe fetare, normat etike të këtyrë pakicave të zbehen ose të zhduken deri në gjeneratën e dytë ose të tretë të tyre.

    Komunitetet e tilla nuk kanë gjasa të jenë kërcënim për rregullin e vendosur në të cilin ata jetojnë, për shkak se ata janë shumë të zënë duke u mbrojtur.

    Nëse e vështrojnë botën Islame, fuqia e politikës nuk ndryshon shumë. Ekzistojnë rreth 56 shtete muslimane, por pjesa më e madhe e muslimanëve kanë rezerva serioze kur bëhet fjalë për “islamin” e këtyre shteteve. Pjesa më e madhe e këtyre shteteve bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve në zhvillim, ose, deri paradokohe, në kategorinë e vendeve të Botës së Tretë. Ata zhyten në borxhe ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe ndaj botës së zhvilluar. Në aspekt të teknologjisë, ata çdoherë përpiqen ta pasojnë Perëndimin: ndikimi i mediave perëndimore dhe procesit të globalizimit, dominon mbi ato shtete.

    Disa nga ato shtete kanë minerale, ose burime bërthamore ose të naftës, por lidhjet politike janë të tilla sa është shumë e vështirë që këto të përdoren në çfarëdo mënyre kundër interesave perëndimore: Lufta e Gjirit ishte dëshmi e kësaj. Nëse gjith këtë situate e shohim nga një perspektivë tjetër, të shohim se shteti i Izraelit gjendet (ekziston) ndërmjet një deti të shteteve muslimane, që asnjëri nga ato nuk e dëshiron prezencën e tij, dhe nga ana tjetër asnjëri nga ato nuk është mjaft i fuqishëm ose mjaft i pavarur të ndryshojë situatën. Ngjarjet që ndodhën në Bosnjë, kishin një ndikim të thellë emocional tek muslimanët e gjithë botës, mirëpo Komuniteti Ndërkombëtar Musliman nuk kishte mundësi të ketë ndonjë ndikim serioz politik. Ndihmën e vetme që ata mund ta ofronin ishte mledhja e të hollave për organizata bamirëse. Atëherë si është e mundur që një komunitet i tillë ndërkombëtar të jetë rrezik për atë forcë Perëndimore?

    Muslimanët në Evropën e sotme


    Komuniteti musliman, që është një komunitet shumë i ri (në Mbretërinë e Bashkuar 75 për qind e komunitetit muslimanë vlerësohet se është nën moshën 35-vjeçare) ka problemet e veta. Një numër i madh i të rinjve ballafaqohet me krizë të identitetit, të ndarë ndërmjet kulturës së prindërve të tij dhe ambientit ku jetojnë. Ky është konteksti në kuadër të të cilit duhet të vendoset ringjallja e Islamit brenda Evropës. Deri tani muslimanët në Evropë kanë qenë të nënshtruar së paku tri valëve të vetë-kujdesit.

    Gjatë valës së parë, në fund të viteve të ’70-ta, Revolucioni Iranian kishte një ndikim të madh në botën muslimane, duke përfshirë edhe ata muslimanë që jetonin në Evropë, pavarësisht nga qëndrimet e tyre ndaj Revolucionit Iranian; kjo ishte një shenjë se Islami po ngritët.

    Vala e dytë, Vargjet Satanike të autorit Salman Rushdie në vitin 1989, shkaktuan që shumë muslimanë në Mbretërinë e Bashkuar, sidomos të rinjtë, të pyesin veten dhe të gjejnë rolin e tyre në një shoqëri që dukeshe se po nëpërkëmbë fenë dhe të drejtat e tyre. Çështja e hixhabit kishte një efekt të ngjashëm në shtetet tjera evropiane.

    E treta, Lufta e Gjirit, e Bosnjës dhe ngjarjet tjera politike kanë shkaktuar lëvizje të mëdha brenda komunitetit musliman. Qëllimet duket se po ndryshojnë. Kur Iraku ishte kundër Iranit, ishte e arsyeshme të armatoset Sadam Huseini, mirëpo kur ai e pushtoi Kuvajtin, ai duheshe të ndalet. Nga ana tjetër, serbët me të madhe u lejuan t’i masakrojnë boshnjakët. Zgjedhjet legjitime në Algjeri u ndërprenë në emër të mbrojtjes së demokracisë, ndërsa ushtria turke në mënyrë arrogante u fut në procesin demokratik dhe u lejua që t’i mbajë peng politikanët e vendit. Kur Sh.B.A.-të përkrahnin afganët kundër Rusisë, ata ishin luftëtarë lirie, ndërsa kur palestinezët luftojnë dhe vuajnë për pavarësi, ata janë terroristë. Imazhi i Islamit ende është një imazh i dhunës që buron nga xhihadi, edhe pse ndoshta të gjitha aktet e xhihadit gjatë 100 viteve të fundit, kanë qenë lufta mbrojtëse për liri dhe vetë-përcaktim. Kur një bombë shpërthen në Kajro, duket shumë e arsyeshme dhe e zakonshme që një gazetar të ndalë një musliman të ri në rrugë dhe ta pyet për mendimin e tij rreth shpërthimit, por nuk i shkon ndërmend të pyet njëjtë atë për konfliktin në Irlandën Veriore.

    Kjo, si rregull, ka krijuar një dëshpërim dhe ka kontribuar të krijohet një ndjenjë e ofendimit dhe refuzimit. Disa elemente të ringjalljes Islame kanë trajtuar tendencat e refuzimit dhe mllefit dhe kanë ofruar një rrugëdalje nëpërmjet një diskursi të dhunshëm të dënimit publik të Perëndimit dhe çdo gjëje që është perëndimore. Mirëpo, ringjallja e Islamit nuk është vetëm reagim negativ; ajo me të madhe është një udhëtim pozitiv i vetë-zbulimit dhe, në fjalë, për një numër në rritje të të rinjve, u ndihmon atyre të zbulojnë një alternativë për kulturën e prindërve të tyre – Kulturën Islame evropiane. Kjo sillet nëpërmjet një procesi të bartjes së bagazhit kulturor Aziatik ose Islam Arab, të kthimit në principet themelore dhe zbatimit të tyre në kontekst evropian. Ky proces mund të jetë një proces i shëndoshë për Evropën, sepse krijon njerëz që janë të sigurt për identitetin e tyre: ata janë muslimanë evropian. Ata dëshirojnë të kontribuojnë për ardhmërinë e saj, të ndërtojnë një Evropë më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre. Hurshid Ahmed ka thënë: “Do të ishte tragjedi, nëse bëhemi rob të së kaluarës”. Si të tillë, muslimanët duhet po ashtu të merren me disa çështje që ekzistojnë brenda lagjeve të tyre.

    Siç thonë muslimanët se Islami nuk është monolitik (njëbllokësh), ata duhet të kuptojnë se as Evropa nuk është monolitike. Ekzistojnë shumë njerëz në Evropë që janë të gatshëm t’i shohin problemet me të cilat muslimanët ballafaqohen, në mënyrë objektive, madje edhe dashamirëse. Po ashtu duhet të theksohet se luftërat e lëvizjeve Islamë nuk janë kundër Perëndimit ose Evropës; i gjithë ai është një proces i bashkimit dhe vetë-zhvillimit, siç ka thënë Hasan Al-Turabi: “Perëndimi nuk është preokupimi jonë. Ne merremi me rigjenerimin konstruktiv të shoqërive tona, duke i mobilizuar shpirtrat dhe mendjet tona, e jo me ‘luftimin e satanëve të mëdhenj’. Perëndimi nuk është armik për ne, përveç nëse ndonjë politikë është e drejtuar kundër Islamit”.

    Gjatë kontakteve me Evropën, muslimanët kanë arritur të mësojnë shumë gjëra: në fjalë, përderisa ekziston krenaria se evropianët kanë mësuar nga Al-Andalusia, nga ana e muslimanëve tani duhet të ketë vlerësim për mundësitë që i kanë për të studiuar në Universitetet Oxford, Cambridge, etj. të Britanisë.

    Shumë nga lëvizjet e ringjalljes, kanë absorbuar ide, metoda, madje edhe struktura nga modelet evropiane. Kontaktet me Evropën moderne kanë shkaktuar që muslimanët të përfshihen në debate të brendshme rreth çështjeve të ndryshme siç është demokracia, pluralizmi, roli dhe statusi i gruas, konceptet e dar al-harb, etj. Vërtetë, i gjithë botëkuptimi i muslimanëve është duke pësuar ndryshime. Në vitin 1992 në një seminar në Francë në temën “Muslimanët në Perëndim”, një grup i dijetarëve udhëheqës muslimanë, ka diskutuar rreth këtyre ideve. Një nga kundërshtimet që ata i kishin ndaj konceptit të dar al-harb dhe dar al-Islam ishte se karakteristika themelore e dar al-Islam ishte siguria, por si mund të quhet bota muslimane dar al-Islam kur ekziston aq shumë diktaturë dhe shtypje të madje edhe ndaj dijetarëve dhe aktivistëve muslimanë? Ngjashëm, si mund ta quajmë Perëndimin dar al-harb kur muslimanët e tillë shpesh lëshojnë vendet e tyre dhe kërkojnë strehim (azil) politik në Perëndim?


    Ardhmëria


    Rruga drejt mësimit të pranimit të njëri-tjetrit, dhe mundësia e jetës më njëri-tjetrin, nuk mund të jetë e lehtë. Është një proces i ndërlikuar, por nuk ka alternativë tjetër. Për këtë do të duhet të kalojë një kohë. Imazhi negativ është ndërtuar me shekuj, dhe ai nuk mund të ndryshohet brenda natës. Evropa dhe Islami duhet ta kuptojnë njëri-tjetrin më mirë, me qëllim të kuptimit më të mirë të njëri-tjetrit dhe me qëllim që nocionet për Veten dhe Tjetrin të kenë ndikim të ndërsjellë.

    Mendoj se përgjegjësia më e madhe bie mbi shumicën, komunitetin nikoqir, Evropën. Me pakicat mund të ballafaqohet në dy mënyra: (1) Dallimet kulturore mund të përshtaten, madje edhe festohen, gjë që do ta bënte pakicën të ndjehet e mirë se ardhur dhe kështu të gatshëm të përfshihet në shoqëri; ose (2) Dallimet mund të shqetësohen dhe të eliminohen nëpërmjet largimit, shtypjes ose asimilimit të dhunshëm. E para është rrugë e pluralizmit dhe duket se është qasja më e arsyeshme. Çfarëdo përpjekje për të eliminuar identitetin musliman do të shkaktojë probleme më të mëdha në një periudhë afatgjate. Duhet t’i shohim dallimet ndërmjet muslimanëve në Francë dhe në Britani që të shohim efektet e modeleve të ndryshme që janë zbatuar.

    Historia e Francës dhe Algjerisë vazhdon të jetë pengesë kryesore. Nocionet franceze të unitetit kulturor vetvetiu vendosin barrë të rëndë mbi komunitetin musliman. Ideja është të shmangen getot dhe zonat e ndara (të përjashtuara); ndërsa rezultati është një komunitet që vazhdimisht ndjehet i kërcënuar dhe gjendet në margina, aq shumë sa që, në përgjithësi, nuk është në gjendje ta paramendojë veten si francez.

    Sot, muslimanët mund të përfaqësojnë një kulturë tjetër, por duhet të mbajmë mënd se kulturat janë rezultat i një procesi eklektik (heterogjen); kulturat asnjëherë nuk janë statike. A nuk ishte dikur krishterimi një fenomen Lindor? Por, me kohë ai rrënjosi veten në shoqërinë Perëndimore. Mishi me erëza, qebapët, pica dhe burgerët tani janë elemente të kulturës britanike, edhe pse në të vërtetë ato nuk janë britanike.

    Shoqëritë muslimanë tradicionalisht kanë qenë pluraliste. Teologjia islame rikujton njerëzimin se dallimet janë një faktor natyror dhe pozitiv në jetë, rreth të cilave njerëzit duhet të bashkohen për të mësuar për njëri-tjetrin.

    “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (Huxhurat: 13)


    “…Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull…” (Maide: 48)


    Kështu, pluralizmi i ofron Evropës një rrugë të bëhet ë fortë, stabile dhe e qetë. Muslimanët duhet të bashkohen me njerëzit tjerë, pavarësisht nga feja, të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët, siç hyri Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në hilf al-fudul. Çfarëdo alternative tjetër përveç pluralizmit do të ishte pritje dhe përgatitje për ndonjë lloj të ndeshjes së civilizimeve ose eliminimit të njërit ose tjetrit, gjë që do të ishte një goditje e tmerrshme edhe për Evropën edhe për Islamin. Vërtetë do të ishte dëshpërim i madh për gjasat e humbura.


    Dilvar Hussain

    Marrë nga: islamonline.net



    Redaktoi:www.AlbIslam.Com

  3. #123
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ky Dilaveri qenka tolerant. Sic duket nuk qenka 'arsimuar' ne Arabine Vehabiste.
    Se sipas Arabise Vehabiste e vetma arsye pse Myslimani jeton mes qafirave (europiane ne kete raste) eshte ti ktheje keta te fundit ne din-in e Allahut. Per mu ai 10 milioneshi Musliman ne Europe eshte nje thike me dy presa ne gjirin e Europes shekullare. Sic thone shkollaret Arabe: Myslimanet nuk duhet te jetojne ne Dar-al-Harb (ne Dominionin e Luftes)

  4. #124
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Per mu ai 10 milioneshi Musliman ne Europe eshte nje thike me dy presa ne gjirin e Europes shekullare.
    Qafir,

    Të lutem më sqaro pak ku deshe të dalish me këtë?!

  5. #125
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Qafir,

    Të lutem më sqaro pak ku deshe të dalish me këtë?!
    Doja te thoja qe ne rast se nuk 'Europianizohet' Islami, atehere ata do te pesojne fatin e Cifuteve.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    Qafes se sorres

    Nuk kuptoj se ku e ke problemi ti Qafir. Ka dy mundesi : 1) Je teper injorant per sa i perket problemeve te Europes dhe Muslimaneve 2 ) Luan rolin e budallait

    Sa here qe flasim per muslimanet qafo ti na i hidhesh tek arabet. Sa driteshkurter qe je .... O qafiro po muslimana shqiptare nuk paska kshu ? Apo jane vetem arabe ...

    O qafir a e di se xhamia e pare e hapur ne KANADA e ka hapur komuniteti musliman shqiptar. Po ashtu ne Australi me sa kam degjuar kane qene shqiptaret te paret qe kane hapur xhamine e pare atje

    Muslimane jane edhe Shqiptaret , kshu qe kur te flasesh per bemat hitleriane mendoi mire llafet kur i nxjerr nga goja ....

    Ne Shqiperi, Amerike te Veriut , Europe apo kudo tjeter ka plot musliman shqiptar dhe qe jane te "Amerikanizuar" apo te "Europianizuar". Nuk do thote qe nje besimtar qofte i Krishtere apo Musliman eshte ndryshe nga nje shqiptar tjeter. Dhe mos mendo ti QAFIR se ti meqe nuk je fetar , je me shume atdhetar se besimtaret shqiptaret. Keto jane disa nga konceptet e gabuara qe ti Qafir ke rene me dy kembe brenda te cilat shkaktojne mungese respekti per komunitetet besimtare te Shqiperise.

    Per sa i perket temes ti Qafir ke qejf te luash pak muslimanet dhe shesesh ndonje cike mend ne forum. Dipllomat (degree-t) nuk te bejne te zgjuar qafir....Edhe tere jeten te jesh duke mesuar ti prape ne vend e numero do ngelesh....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Newhost : 26-04-2005 më 15:29

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Doja te thoja qe ne rast se nuk 'Europianizohet' Islami, atehere ata do te pesojne fatin e Cifuteve.
    EDHE UNE I LUTEM ZOTIT QE MUSLIMANET TE KENE FATIN E JAHUDIVE NE EVROPE. qafir une vete e kam pare se jahudit i kane te drejtat me te mdhaja ne evrope ata i kan shkollat me te mira sigurimin me te mire diamantat ,arin e pasuri te tjera te panumerueshme , standardet me te mira ata i kan , ata askush nuk i pyet se pse vishen ne menyren e tyre pse e mbajn fene e tyre , pse i bejne ne mes te evropes grate e tyre ti qethin te gjitha floket dhe te vejne peruka pastaj ti detyrojn ato qe te behen synet se simbas tyre gruaja nuk duhet te kete knaqesi trupore ajo eshte vetem per te lindur femije .Pse nuk ndodh qe te interesohen mediat per keto gjera,ato mediat e lira qe jane ne perendim?

  8. #128
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    "Only Truth" mos bier ne kundershtim me pseudonimin tuaj.

    Ju po flisni per Cifutet Orthodokse, te cilet jane nje numer i vogel i popullesise cifute. Tani, me duket se Qafiri e kishte fjalen per Holokost. Qe ta marr vesh une, ti kerkon qe te zhduken nga faqja e dheut nja 4-5 milione myslymane ne Europe, qe 50 vjet me vone te kene "privilegje?!!"

    PS: Persa i perket kush pyet ke, ne Europe, ne France te pakten, ligji i ri ndalon shpalosjen e besimit fetar personal jo vetem per myslymanet, por per te gjitha fete e tjera ne shkolla publike. Nje shoqja ime ne gjimnaz duhet ta fuste kryqin brenda, se nuk i lejohej ne shkolle.

  9. #129
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Newhost
    Sa here qe flasim per muslimanet qafo ti na i hidhesh tek arabet. Sa driteshkurter qe je .... O qafiro po muslimana shqiptare nuk paska kshu ? Apo jane vetem arabe ...

    ...

    I dashur, 10 milioneshi Musliman i KE-se eshte ose Arab (Algjerian/Maroken) ose Turk. S'kam si ti le Arabet jashte loje. Shqiptaret jane ne fakt jashte loje sepse ose nuk jane hic muslimane, ose jane aq pak sa numerohen me gishta, ose s'jane brenda kufijve te KE-se.

    Sipas studiesve 10-15% te Muslimaneve jane ekstremiste. Kjo do te thote qe 500,000 meshkuj klasifikohen si 'te rrezikshem' per stabilitetin e KEse, dhe keta i binden Virusit te Shkretetires.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    I dashur, 10 milioneshi Musliman i KE-se eshte ose Arab (Algjerian/Maroken) ose Turk. S'kam si ti le Arabet jashte loje. Shqiptaret jane ne fakt jashte loje sepse ose nuk jane hic muslimane, ose jane aq pak sa numerohen me gishta, ose s'jane brenda kufijve te KE-se.

    Sipas studiesve 10-15% te Muslimaneve jane ekstremiste. Kjo do te thote qe 500,000 meshkuj klasifikohen si 'te rrezikshem' per stabilitetin e KEse, dhe keta i binden Virusit te Shkretetires.
    Ah more matematicien........ Ti bie ne kontradikte me te dhenat e tua...

    Nqs 10 milion jane muslimane , ketu perfshihen gra dhe femije , pleq , handikapat et etj etj

    Le te themi qe 1 ne 6 vete (nga 10 milion) eshte mashkull (nga mosha 18-35). Atehere na del se jane rreth 1.66 milione meshkuj muslimane ne EU qe mund te kete te bejne me ekstremizem. Tani.... Sa i bie 15 % i 1.66 milionshit qafir ??
    Me siguri qe jo 500 000 !!!! Sa gjysma e ketyre qe ke postuar ti.

    Mark Twain ka thene : "There are lies, damned lies and statistics"
    Po ashtu Thomas Carlyle ka thene: " Statistics, are the greatest liars of them all"

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •