Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2004
    Postime
    2
    ketu ku jam une kercet kokaina or vella. si jane keta njerez nuk e kuptoj. duhet te ekzistoje nje "personalitet kokaine" ... keta njerez e shohin veten si te vecante ose te privilegjuar, si nozullues te Mbinjeriut Universal, qe e sheh shtrengesen e ligjit dhe rregullave apo sjelljes se duhur si kufizime ndaj te drejtes se tyre per te dhunuar parime morale themeltare. keta njerez, ose lojtare, e shohin veten shume lart per te ndenjur ne rradhe te paguajne kur kalojne ne expressway, keshtu qe do ta ngasin ca vaft ne ane makinen t'i dalin perpara "masave te gjera." te tille karaktere e shohin veten si te titulluar me te drejta thjesht sepse kane nervin te marrin ate qe duan kur e duan pavaresisht se ke demtojne.

    mu me duket se eshte nje personalitet qe lind prej modeleve sociale te shkolles se mesme, populluar nga artisti gojefarmaq, kopjaci ne provim, ose idiotet "cool" qe ikin si pervjedhurazi veshur me rroba si prej kurve ose xhaketa lekure. e tyrja eshte nje e shtirur prej moderni e te dituri, jo ardhur prej ndonje talenti te vertete (pervecse per te ofenduar njerezit) por pergjithesisht prej te fitumes se pares, me te cilen ata besojne se mund te bejne cdo gje. mund fare mire ta quash te tille karakter turist ose drejtues turneu, njerez patetike te klases se mesme ose me poshte qe kerkojne kufijte e shoqerise se civilizuar me shpresen qe nuk do zhyten duke rene nga buzet. krekosen si karre te tekur, duke kikirikosur rreth dijeve te tyre te supozuara, dhe mungeses se frikes perballe fatit. ndersa kategorite e aventurave te tyre variojne, disa prej tyre perpiqen te shtyjne limitet me droga dhe te dehur, e ca te tjere cajne udhen mes botes se biznesit, pothuaj cdo lloj do kete qejf te vije ne Amerike me idene e nje "te shetitme ashtu eger fare" dhe per t'u zhytur ne thekra te ndaluara prej jetes se perditshme.

    ndjenja e rendesise ju rritet sa me shume rreziqe qe marrin. qe kur kokaina krijon heronj duke me u nisur nga urithi, dhe krijon tek njerezit tamam kete pikepamje, te krijosh humbes patetike ngjan e rendesishme; eh, nje i tille karakter eshte etiketuar si "kokainik," edhe pse pak prej tyre mund te mos ta marrin kete droge ne te vertete. henry kissinger njehere verejti qe pushteti eshte nje afrodiziak shume i fuqishem. edhe nje personalitet kokaine krijon nje flluske artificiale pushteti ne koken e vet, duke i dhene vetes nje ndjenje rendesie qe atij ne fakt i mungon, duke e lejuar personin te hedhe hapin jashte vetes, per t'u rene persiper grave ose burrave, e per te hequr valle ne buze te gremines.

    ndersa jo ekzaktesisht sinonime, personalitetet kokaine fuqishmazi i ngjajne atyre luftetareve te klases punetore te weekend-eve. ne nje ambjent te klases punetore, keta jane njerez qe marshojne ne vorbullen e mullirit te jetes se perditshme pese dite ne jave, pastaj leshohen pa duar ne weekend. personalitet kokaine jane pergjithesisht njerez ne pozicione menaxhuese te nivelit-te-ulet ose te mesem, qe shpenzojne ditet e javes duke perllogaritur si te nxjerrin para, dhe pastaj ne weekend kerkojne menyra si t'i prishin ato duke u ndjere si qenie superiore duke bere keshtu. megjithese ka te ngjare ta gjesh nje te tille karakter ne cdo bar te modes, duket se ata mblidhen ne Amerike -- sikur ky institucion i marrjes-persiper-te-rrezikut te ish krijuar vetem per ta, nje Mecca per te pandjeshmin dhe te neveritshmin. ndersa jo kujtdo qe i bie udha kenej mund te marre hua limuzine, shumica e tyre vishen sikur jane te pasur ose anetare te krimit te organizuar. me qesharaket mes ketyre duajve jane ata qe i krehin leshrat e ndritshme nga xheli per prapa dhe vene syza dielli.

    mund te gjesh shume prej atyre me te varferuarve te kesaj kllase karakteresh te tufezuar ne restorantet ndane xhadese qe te sjell ne kasaba, nje kope poterremadhe kllaunesh qe sillen sikur t'e kishin arritur ne kazinote, me veshtrime te thellezuara nga vizionet e pasurive te medha qe prisnin te fitonin kur arriten aty. mund te shohesh po ashtu shume prej ketyre kur kthehen, kur i ngjasin me shume humbesve njehere qe efekti "cool" i droges u ka mbaruar dhe ju duhet te raportojne ne kubikun e punes te hene ne mengjez -- me jetet e tyre aq te orkestruara dhe ne kundershti sa edhe cdo perralle Viktoriane, plot me personalitete dualiste dhe ne kundervenie, me deshira per rendesi qe s'mund kurre t'a arrijne.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2004
    Postime
    3
    Kam degjuar qe Ekstazine ne Amerik e blejne per te pakten $20 nje tablete dhe ne raste te caktuara edhe per $30 - $40. Ca te tjera statistika qe po kerkoj ne kete dritaren tjeter pastaj thone qe LSD (kusherira me e moshuar e Ekstazise) shitet neper klube edhe $5 per hit nderkohe qe vete deri me $25 per hit kur shperndaresit abuzojne. Qe te mos permend kokainen e me rradhe qe po u ulet cmimi dhe po cojne gjithe e me teper njerez ne grope. Psh, te rinjte ne pune profesionale ne Angli duke patur pershtypjen qe kokaina nuk eshte edhe aq e rrezikshme kane perfituar nga ulja e cmimit dhe masivisht po e abuzojne. Nje gram kokaine -- me te cilin mund te besh deri ne 20 linja -- tanime kushton 40 pound Angleze krahasuar me 70 pound ca vjet me pare (ne Amerike kam degjuar zakonisht shitet per $80 - $100 megjithese ne varesi te pastertise mund t'a kapesh gramin per aq pak sa $50 dhe aq shume sa $150) Per te mos permend ketu 'crack' qe eshte fare i lire krahasuar me powder dhe qe sigurisht t'a leron shume me shpejt se pluhuri i bardhe -- gramin e 'crack'-ut zezaket ne getot e kane si buke me djathe jo vetem se e shesin vete po kushton fare pak, $30 e shumta deri ne $70. S'po e zgjas shume me cmimet se m'a merr mendja qe i dini (ose mund t'i gjeni fare lehte neper Internet, ja nje link


    Keni kujdes: Aq pak sa 20 mg kokaine -- shume me pak se nje linje e vetme -- e injektuar ne vene mund te jete vdekjeprurese, ndersa mes 500 mg dhe 1,400 mg marre nga hunda ose goja konsiderohet e rrezikshme. Kur e pini me alkohol bashke eshte edhe me e rrezikshme sepse prodhon nje substance toksike qe njihet si kokaetilen, qe demton zemren. Mund te te ndodhe fare mire hemorragji cerebrale ose infarkt. Mos ju rritet mendja se keni vite qe po perdorni kokaine dhe nuk jeni futur ne udhen e krimit apo adiktimit, per shembull, dhe te thoni qe s'keni per te pasur ndonje problem ndonjehere. Ose qe vetem 'crack' eshte menjehere adiktues dhe i rrezikshem, dhe e bardha qe thithet nga hunda ka me pak efekt se absorbimi ne gjak eshte shume me i pakte se ne rastin e 'crack'.

    Keni kujdes me speed (amfetaminat) po ashtu: kemi degjuar plot njerez te thone qe pjesa derrmuese e amfetamines te rruges eshte vetem 5-10% e paster, keshtu qe duke me qene shume e dobet nuk ka rrezik mbidozimi. O njerez, amfetaminat jane shume te forta. Po te shitej speed i paster, do ishte e tmerrshme, dhe do shkaktonte cmenduri Amfetaminike, marre parasysh menyren qe speed perdoret nga shumica e vallezuesve ne klube, dmth, 1,000 - 2,000 mg ne nate mes nje grupi te vogel, te themi, 3-5 njerezish. Nje doze mjekesore 5 mg dexedrine, eshte e krahasueshme me nje linje mesatare speed. Nje gram (1,000 mg) me pasterti 5-10% te jep 50-100 mg amfetamine, ose 5-10 Dexedrina. C'a do mo me? Ose me mire te them, Akoma Me Do?

    Dhe meqe e keni zene ne goje edhe me pare kete ,, nje tjeter mode qe ka dale vitet e fundit jane versionet e amfetamines, Adderall dhe Ritalin. Njerezit i marrin me shaka Adderall dhe methylphenidate (Ritalin). Kam degjuar per te rinj qe kane thithur 9 tableta te shtypura dhe bera pluhur (qe do te thote 90 mg Ritalin, ekuivalente me 45 mg Adderall, ekuivalente me 30 mg Dexedrine = 6 Dexedrina) qe as e cajne koken fare. Mos harroni ama qe kur Adderall/Ritalin thithet nga hunda ato kane efekte te ngjashme me te kokaines, dhe ne fakt ka te dhena qe kur drug dealers e kane kokainen me ket, perzjejne ca sode me ritalin te shtypur per te bere nje pluhur qe s'e dallon dot fare se eshte fallco.

  3. #53
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    edhe une e kam provuar po tani jo me kemi qene te vegjel atehere dhe benim budallaliqe po na erdhen mend e kokes heret dhe hoqem dore...

  4. #54
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Droga......................,aty ku pasionet e shpirtit,ngrihen mbi llogjiken,dhe trupi i derrmuarr nga " kenaqsia" momentale ka marre rruget qe te cojne drejt humneres se vdekjes.
    Fatkeqsisht kam njohur njerez te tille,qe ne parajsen e bardhe te droges,u treten me shiringa prane kokes.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2005
    Postime
    5
    ketu ku jam une kercet kokaina or vella. si jane keta njerez nuk e kuptoj. duhet te ekzistoje nje "personalitet kokaine" ... keta njerez e shohin veten si te vecante ose te privilegjuar, si nozullues te Mbinjeriut Universal, qe e sheh shtrengesen e ligjit dhe rregullave apo sjelljes se duhur si kufizime ndaj te drejtes se tyre per te dhunuar parime morale themeltare. keta njerez, ose lojtare, e shohin veten shume lart per te ndenjur ne rradhe te paguajne kur kalojne ne expressway, keshtu qe do ta ngasin ca vaft ne ane makinen t'i dalin perpara "masave te gjera." te tille karaktere e shohin veten si te titulluar me te drejta thjesht sepse kane nervin te marrin ate qe duan kur e duan pavaresisht se ke demtojne. mu me duket se eshte nje personalitet qe lind prej modeleve sociale te shkolles se mesme, populluar nga artisti gojefarmaq, kopjaci ne provim, ose idiotet "cool" qe ikin si pervjedhurazi veshur me rroba si prej kurve ose xhaketa lekure. e tyrja eshte nje e shtirur prej moderni e te dituri, jo ardhur prej ndonje talenti te vertete (pervecse per te ofenduar njerezit) por pergjithesisht prej te fitumes se pares, me te cilen ata besojne se mund te bejne cdo gje. mund fare mire ta quash te tille karakter turist ose drejtues turneu, njerez patetike te klases se mesme ose me poshte qe kerkojne kufijte e shoqerise se civilizuar me shpresen qe nuk do zhyten duke rene nga buzet. krekosen si karre te tekur, duke kikirikosur rreth dijeve te tyre te supozuara, dhe mungeses se frikes perballe fatit. ndersa kategorite e aventurave te tyre variojne, disa prej tyre perpiqen te shtyjne limitet me droga dhe te dehur, e ca te tjere cajne udhen mes botes se biznesit, pothuaj cdo lloj do kete qejf te vije ne Amerike me idene e nje "te shetitme ashtu eger fare" dhe per t'u zhytur ne thekra te ndaluara prej jetes se perditshme.

    ndjenja e rendesise ju rritet sa me shume rreziqe qe marrin. qe kur kokaina krijon heronj duke me u nisur nga urithi, dhe krijon tek njerezit tamam kete pikepamje, te krijosh humbes patetike ngjan e rendesishme; eh, nje i tille karakter eshte etiketuar si "kokainik," edhe pse pak prej tyre mund te mos ta marrin kete droge ne te vertete. henry kissinger njehere verejti qe pushteti eshte nje afrodiziak shume i fuqishem. edhe nje personalitet kokaine krijon nje flluske artificiale pushteti ne koken e vet, duke i dhene vetes nje ndjenje rendesie qe atij ne fakt i mungon, duke e lejuar personin te hedhe hapin jashte vetes, per t'u rene persiper grave ose burrave, e per te hequr valle ne buze te gremines.

    ndersa jo ekzaktesisht sinonime, personalitetet kokaine fuqishmazi i ngjajne atyre luftetareve te klases punetore te weekend-eve. ne nje ambjent te klases punetore, keta jane njerez qe marshojne ne vorbullen e mullirit te jetes se perditshme pese dite ne jave, pastaj leshohen pa duar ne weekend. personalitet kokaine jane pergjithesisht njerez ne pozicione menaxhuese te nivelit-te-ulet ose te mesem, qe shpenzojne ditet e javes duke perllogaritur si te nxjerrin para, dhe pastaj ne weekend kerkojne menyra si t'i prishin ato duke u ndjere si qenie superiore duke bere keshtu. megjithese ka te ngjare ta gjesh nje te tille karakter ne cdo bar te modes, duket se ata mblidhen ne Amerike -- sikur ky institucion i marrjes-persiper-te-rrezikut te ish krijuar vetem per ta, nje Mecca per te pandjeshmin dhe te neveritshmin. ndersa jo kujtdo qe i bie udha kenej mund te marre hua limuzine, shumica e tyre vishen sikur jane te pasur ose anetare te krimit te organizuar. me qesharaket mes ketyre duajve jane ata qe i krehin leshrat e ndritshme nga xheli per prapa dhe vene syza dielli.

    mund te gjesh shume prej atyre me te varferuarve te kesaj kllase karakteresh te tufezuar ne restorantet ndane xhadese qe te sjell ne kasaba, nje kope poterremadhe kllaunesh qe sillen sikur t'e kishin arritur ne kazinote, me veshtrime te thellezuara nga vizionet e pasurive te medha qe prisnin te fitonin kur arriten aty. mund te shohesh po ashtu shume prej ketyre kur kthehen, kur i ngjasin me shume humbesve njehere qe efekti "cool" i droges u ka mbaruar dhe ju duhet te raportojne ne kubikun e punes te hene ne mengjez -- me jetet e tyre aq te orkestruara dhe ne kundershti sa edhe cdo perralle Viktoriane, plot me personalitete dualiste dhe ne kundervenie, me deshira per rendesi qe s'mund kurre t'a arrijne.

    Perdorimi i kokaines nuk duhet te portretizohet si perforcues i sjelljes kompulsive sic eshte prezantuar nga perspektiva e patologjise. Ne kontrast me kete, duhet te besh vend per perspektiven e shumices se perdoruesve te kokaines tek te cilet ngjan se ajo eshte thjesht nje prej perberesve hedonistike te jetes se perditshme.

    Rendesia e te perftuarit kenaqesi prej droges si teme per kerkim mund te ilustrohet prej orvatjes serioze per te kuptuar perdorimin e mbajtur nen kontroll te droges. Per shembull, shumica e perdoruesve te kokaines nuk e humbin kontollin dhe te behen adikte. Dukshem ndonje "mekanizem kontrolli" ekziston dhe ato nuk kufizohen vetem tek kokaina por edhe te tjera droga. Ky konkluzion eshte nxjerre prej nje numri ne rritje hetuesish dhe kerkuesisk mbi drogat.

    Nje i kuptuar i plote i mekanizmave ende mungon sikurse edhe nje hetim i plote teorik i ketij koncepti vete. Por, duke supozuar vlefshmerine e nje te tille koncepti, nje prej regullatoreve te perdorimit te droges mund fare mire te jete nje ndryshim i lidhur me dozen gjate perdorimit te droges ne rast kur kjo doze kapercen kufij te caktuar.

    Nje studim per kokainen gjeti per shembull qe kur niveli i perdorimit prej 2,5 gramesh ne jave kapercehet, numri i efekteve negative te raportuara ngjitet keqas. Kjo mund te jete nje prej shpjegimeve se pse nivele mbi 2,5 gramesh per jave ruhet kaq rralle per periudha te gjata ne perdoruesit me pervoje te kokaines, edhe pse shume te anketuar ne ate studim ishin fare mire ne gjendje te mbeshtetnin financiarisht te tilla nivele perdorimi.

    Ne shume pikepamje psikologjike dhe sociologjike mbi perdorimin e droges edhe koncepti i kenaqesise se perftuar nga droga edhe ai i perdorimit te mbajtshem ne kontroll jane me pak ose aspak rendesi. Heroina dhe kokaina supozohet qe nuk mund te perdoren ne nje menyre te kontrolluar dhe qe te sjell kenaqesi sepse konceptet e kontrollit dhe kenaqesise konfliktojne me nocionet qe sot mbizoterojne -- qe humbja e kontrollit dhe mjerimi i skajshem eshte te cfare keto droga do t'a cojne perdoruesin e saj.

    Nese e kupton qe shume prej njohurise tone rreth perdorimit te kokaines vjen prej studimeve te bera nga klinicistet, do vish ne vete te kuptosh qe ekziston nje paragjykim ne zgjedhjen e mostres per studim qe klinicistet perdorin ne pergjithesimet e tyre.

    Kjo eshte njelloj me problemin qe do te kishe nese njohuria jone rreth perdorimit te alkohoolit do te rridhte vecse prej diturise se mbledhur prej klinicisteve qe punojne ne trajtimin e alkooholikeve. Perdoruesit e alkoolit qe nuk shihen prej mjekeve ekzistojne natyrisht dhe jane ne te vertete shumica derrmuese e tyre.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2005
    Postime
    3
    Ka plot evidence qe tregon qe njerezit qe kane qene te "adiktuar" ndaj heroines per nje kohe te gjate heqin dore prej heroines njehere qe mjediset e tyre ndryshojne. Veprimi dhe sjellja e perdorimit ose konsumimit te nje droge -- pavaresisht se cfare ajo eshte -- eshte nje zgjedhje, dhe njerezit angazhohen ne keto lloj sjelljesh per arsye. Nuk ka ndonje pushtet ne drogen vete ose ne fiziologjine e njerezve qe i ben ata t'a marrin drogen. Sepse me te njejten menyre te arsyetuari, nese njerezit bejne krime kur jane nen efektin e drogave, atehere duhet t'i shkarkojme prej fajit ata; do te duhej te thoshim qe ata nuk ishin te ndergjegjshem per sjelljen e tyre sepse ishin nen ndikimin e drogave, dhe kjo nuk eshte menyra qe ligji funksionon, apo jo?
    Njerezit kane investuar gjithnje energji ne fajesim-viktimizimin e ndonje grupi ose gjeje si menyre per te lehtesuar ankthin e tyre ekzistencial dhe si menyre per t'i dhene nje te shtyre lart konsiderates-per-vetveten e vet. Keshtu qe te persekutosh njerezit per perdorim te drogave te paligjshme eshte njelloj si te persekutosh kedo minoritet sepse ata fajesohen per problemet qe shumica perjeton. Njerezit e kane bere ate gjithnje; do ta bejne gjithnje. Ajo qe eshte ndryshe eshte qe, ne te kaluaren, njerezit kishin nje ide me te qarte qe po persekutonin minoritetet per problemet e tyre. Por sot, nen kete vell mashtrues shkence dhe mjekesie, ne "nuk" po fajesojme-viktimizojme perdoruesit e drogave dhe adiksionet per problemet tona -- po shtiem faren e shendetit publik.


    Tamam: Pretendimi apriori psikologjik ne diskutimet shkencore mbi adiktimin ndaj heroines, si edhe adiktimin ndaj substancave te tjera, perbehet nga dy supozime te vecanta:

    - qe t'u berit adikt pershkruhet me se miri si nje proces psikologjik brenda nje individi te caktuar, dhe qe nje i tille pershkrim mund po ashtu te sherbeje si baze per shpjegimin e adiksionit;

    - qe adiksioni eshte nje dukuri psikopatologjike brenda nje individi qe ben te domosdoshme ndryshimin dhe qe pershkrimi ne terma psikologjike sherben si baze per nje nderhyrje terapeutike.

    Logjikisht, dy te mesipermet nuk shkojne bashke. Por ne praktiken e perditshme ato jane te pandashme.

    Disa "teori" jane perdorur per te etiketuar adiksionet si nje crregullim patologjik. Do permend kater prej tyre, por pa dyshim qe me teper mund te gjenden ne literaturen e stermadhe mbi kete subjekt.

    A. Adiksioni eshte patologjik sepse sjellja adiktive reflekton nje crregullim te zhvillimit.

    Brenda psikoanalizes ky vizion eshte suprem. Adiksionet bazohen ose ne nje fiksim oral ose anal te libidos, ose edhe ne te dyja. Sipas ketij arsyetimi adiksioni eshte nje regresion (kthim ne nje gjendje te meparshme zhvillimi) qe duhet te perballosh duke e hequr regresionin. Kjo ide ka mbetur pothuaj e pasfiduar brenda psikoanalizes edhe pse ka qene e ditur per nje kohe te gjate qe adiksioni eshte ne menyre te skajshme i veshtire per t'u 'kuruar' permes metodave psikoanalitike.

    B. Adiksioni eshte patologjik "sepse karakterizohet prej nje intesiteti ne menyre anormale te larte te te kerkuarit te kenaqesise dhe prej nje ndjeshmerie dukshem te ulet per modifikim te asaj nevoje per ate kenaqesi."

    Kjo menyre e te pershkruarit te adiksionit e ben sasine sesa cilesine si baze te patologjise. Mund te veresh ketu, qe ky lloj pershkrimi mund te perfshije lehtazi shume sjellje qe ne nuk i konsiderojme patologjike (per shembull, ambicjen, seksin ose nevojen per shoqeri.)

    C. Adiksioni eshte patologjik per shkak te funksionit qe ai permbush brenda ndonje sindrome patologjike.

    Qe jo vetem problemet emocionale, por te tjera semundje po ashtu mund te cojne ne adiksion. Keshtu frenimet emocionale mund te sigurojne motivimin qe gjendet ne themel te adiksionit ndaj alkohoolit ose stimulanteve; depresioni ose gjendja e ulet shpirterore mund t'i jape shkas adiksionit ndaj alkohoolit ose opiateve; ankthi mund te coje ne adikstimin ndaj alkohoolit, opiateve ose hipnotikeve; dhe tensioni, depersonalizimi mund te rezultojne ne adiksion ndaj substancave qe kundershtojne keto gjendje. Depersonalizimi kronik dhe zbrazetia emocionale mund te cojne ne perdorim kronik te marijuanes. Ketu adiksioni eshte funksional brenda nje patologjie, dhe per rrjedhim behet patologjik vete. Eshte nje patologji dytesore. Per keto lloj autoresh adiktimi eshte nje simptom i pamundesise per te ngritur marredhenie te kenaqshme me nje objekt. Substanca adiktive zevendeson objektin njerezor, dhe marredhenia me substancen zevendeson marredhenien me nje objekt njerezor.

    D. Disa raste te adiksionit ndodhin sepse njerezit nuk kane strukture te mjaftueshme psikologjike per "te qetesuar veten ose per te rene ne gjume." Adikti kerkon drogen sepse droga ngjan te jete e afte per te kuruar defektin qendror ne veten e tij.

    Kjo ngjan si patologji ne kulm. Kjo pikepamje mund te perfshihej po ashtu nen piken (A), ne te cilen adiksioni shihet si nje crregullim i zhvillimit.

    Ky ekskursion i shkurter dhe sigurisht i paplote neper teorite qe perkufizojne adiksionin si nje sjellje patologjike mbi bazen e nje te kuptuari psikologjik te dukurise, na le me nje ndjesi te forte paqetesie. Nese jemi ketu per te besuar autoret e cituar, ka plot gjera qe jane keq me njerezit adikte. Por goxha ne menyre te cuditshme, mund te gjesh autore qe e pershkruajne adiksionin si patologjik pa e lidhur me karakteristika cilesore ose sasiore specifike. Keta autore permendin, persa i perket adiktimit ndaj alkohoolit, p.sh., qe per personin qe adiktohet nuk ka asnje tregues aspak te karakteristikave specifike te personalitetit. Kerkuesit amerikane e kane pasuruar literaturen me nje shqyrtim te plote te gjithe studimeve empirike te karakteristikave te personalitetit te vartesve nga heroina. Ata konkludojne qe ekziston patologji, por jo nje specifike, dhe qe karakteristika te vecanta te personalitetit ne vartesit nga heroina nuk mund te gjenden. Mund te tundohemi te reagojme ndaj tere kesaj me nje konkluzion shume modern. Sot na shitet pikepamja qe klimen e ketyre diteve, me preferencen e saj per shume-shkakesi, shume-funksionalitet dhe madje edhe kerkim shume-disiplinar duhet te pranojme qe disa teori mund te aplikohen kur analizojme ose trajtojme nje rast adiksioni. Ky eshte nje konkuzion, ama, qe nuk mund te mbeshtetet, sepse e le te mbuluar me vello apriorin psikologjik te permendur ne krye.

    Le t'i kthehemi per nje moment nje zone te ashtuquajtur problematike komplet te ndyshme. Sh.B. e kane kaluar pothuaj plotesisht periudhen kur e konsideronte homoseksualitetin te qe nje crregullim mendor, nje gjendje psikopatologjike (eh, te pakten teorikisht). Nje shumellojshmeri e madhe teorish dhe shkencetaresh ishin te preokupuar gjate kesaj periudhe me 'problemin' e homoseksualitetit, pa qene ndonjehere ne gjendje te arrinin ne nje pikepamje pak a shume te njejte rreth shkaqeve ose trajtimit te tij. Por megjithekete, homoseksualiteti shihej permes pranimit te perbashket si nje crregullim patologjik, qofte moral ose mendor, dhe per me shumti nga te dyja. Kjo pikepamje ka ndryshuar ne menyre te konsiderueshme. Ne fakt, ndersa homoseksualiteti ka arritur nje nivel pranimi dhe integrimi shoqeror, keshtu eshe ceshtja eshte lene menjane. Si rezultat, permbajtja e tij e meparshme problematike -- e perkthyer ne nje problem shkencor -- ka shterrur fare. Gjate periudhave te caktuara psikologet dhe psikiatrit duket se bejne vezhgime dhe shpikin teori rreth dukurive te supozuara patologjike, me te cilat s'bejne gje tjeter vecse japin justifikime shkencore per zakonet e shoqerise. Sa eshte gjasa e hipotezes qe teorizimi yne persa i perket adiksionit (ne vecanti adiktimit ndaj heroines) merr si pikenisje apriorin qe kemi pare ne rastin e homoseksualitetit?

    "E pamundur," -- do te verente nje terapist -- "gjate punes sime une kam pare adikte qe jane te cmendur sa me s'ka. Nuk mund t'i shoh te tille njerez si sajime te fantazive te mia as edhe ta shoh veten time si te jem duke perhapur paragjykime sociale te padukshme. Keta njerez klithin per ndihme. Keshtu qe kam nevoje per teori psikologjike adekuate mbi te cilat t'a bazoj terapine time."

    Terapisti yne imagjinar ka te drejte. Disa adikte tregojne patologji te padiskutueshme. Dy pyetje duhen bere ketu.

    - Sa shpesh ndodh kjo? Ose, me fjale te tjera, sa perfaqesues jane njerezit rende te turbulluar (psikotike ose para-psikotike) te popullates totale te vartesve nga droga?

    - A mund te gjejme nje teori, ndoshta edhe per perdoruesit psikotike te droges, por sigurisht per masen e perdoruesve a keqperdoruesve te droges, qe nuk e shpjegon perdorimin ose keqperdorimin e droges ne rradhe te pare ne termat e proceseve psikopatologjike?

    EPD. Ky akronim do te thote "Extra Problematic Drug-user." (Perdorues Ekstra Problematik i Droges.) Ne nje raport te fundme te papublikuar te Autoritetit Shendetesor madhesia e ketij grupi vleresohej te qe 120 njerez. Nje EPD karakterizohet prej crregullimit psikiatrik te rende dhe neglizhimit shoqeror. Mund te supozojme qe vartesit e tjere nga heroina (rreth 8000) nuk i perkasin grupit EPD. Ky supozim eshte ne perputhje me ate qe pranohet pergjithesisht ne literature rreth (games se) perpjestimit te njerezve rendshem te turbulluar mes vartesve nga droga. Por le ta zgjerojme per nje moment konceptin tone te vartesise patologjike per te perfshire gjithe njerezit qe i quajme drogamane. Ata jane me spikates mes perdoruesve te heroines ne krahasim me drogat e tjera, dhe ne studimin e mesiperm ata u vleresuan te qene 1200. Drogmenet karakterizohen prej perfshirjes se tyre kryekeput ne te gjeturit e droges se tyre te preferuar dhe nese ajo s'eshte e gatshme ne gjetjen e nje zevendesuese. Jo te gjithe ata duken keqas te neglizhuar, jo se per me se pakti shume hajdute dyqanesh, falsifikues ceqesh, dhe ne vecanti prostituta, s'mund te sigurojne parate per drogen.

    Per nje pergjigje ndaj pyetjes se dyte do t'i kthehem punes se Norman Zinberg, nje analisti dhe psikiatri amerikan. Zinberg perpiqet te na tregoje si e sajojme burimin psikik patoligjik dhe individual te sjelljes se drogamanit. Ai s'eshte i bute ne pershkrimin e tij te drogmeneve qe "duken goxha njelloj: zakonisht te holle, me rroba te zhubrosura dhe me veten e tyre disi te pambajtur. Bisedat fillestare zbulojne pothuaj preokupimin e tyre total me heroinen ose zevendesuesit e saj dhe stilin e jetes qe rrethon perdorimin e tij shtrengues." Per me teper ata demonstrojne nje identitet te qarte negativ, ne menyre naive besojne ne te gjitha llojet e proceseve magjike, jane paranoike dhe kalbezimi i funksioneve te mbiunit (super-egos) se tyre eshte dramatik. Nese dicka shkon keq, te tjeret e kane fajin. Nuk mund te arsyetojne logjikisht dhe e kane kujtesen te keqe. Kjo nuk eshte pak. Por Zinberg nuk ndalon. Ai shton qe "gjendja e tyre psikologjike e perditshme ngjan e krahasueshme me nje diagnoze skizofrenie 'borderline' ose me keq". Sipas Zinberg, rrjedh qe per nje psikolog ose psikiater eshte shume terheqese te perdore gjithe keto vezhgime per te krijuar shpjegime psikologjike te vartesise nga droga. Qe do te thote, shpjegime ne te cilat vartesia nga droga shihet si te jete me themele ne karakteristika psikike qe jane dukshem patologjike -- kjo eshte me rendesi -- qe ishin prezente ne personin e para-semure perpara se ai u be vartes nga droga. Por Zinberg nuk eshte bindur. Ai pyet cfare evidence kemi qe gjendja e personalitetit ne te cilen keta vartes nga droga na paraqiten ne, ka te beje me strukturen psikike te personit perpara restaurimit te vartesise se tij nga droga. Sipas tij nuk gjendet e tille evidence dhe ai e gjen te papranueshme te 'shpjegosh' karakteristikat mendore te vartesve nga heroina me ane te problemeve mendore te pazgjidhura te postuluara qe paraprine adiksionin. Ky eshte nje lloj shpjegimi qe ai e quan "falsifikim retrospektiv".

    Te tjere kerkues konkludojne ne shqyrtimin e tyre te literatures rreth karakteristikave te personalitetit te vartesve nga heroina me shume rekomandime nga kerkimi. Eshte e pamundur te marresh vesh nese tiparet e gjetura ne adiktet e heroines, e paraprine adiksionin apo ishin rezultati i tij -- duke i bere ata te rekomandojne studime longitudinale qe do t'i pergjigjen pyetjes. Stanley Einstein i ka fjalezuar dyshimet e tij rreth apriorit psikologjik qe po diskutojme ne menyren e meposhtme: "Cilat jane rrjedhojat e t'u lidhurit te nje personi jetues dinamik -- nje perdorues droge -- nga perspektiva teorike e nje stereotipi sistemi te mbyllur?" Me andej ai thote qe ne e shohim perdoruesin e droges si dike qe "ndryshon ne menyre domethenese prej nesh dhe te tjereve ne hapesiren tone te jetes ne nje drejtim negativ", nje pikepamje qe ai e quan dehumanizimi teorik i perdoruesit te droges.

    Situata sociale ne te cilen perdoruesit e heroines e gjejne veten pas nje periudhe perdorimi te rregullt krijon nje kondite qe ai e perkufizon si deprivimi-i-stimujve. Per shkak te mosaprovimit te ashper dhe ne shume rate refuzimit prej prinderve, familjes me te gjere dhe kontakteve sociale me te shtrira ne kohe, adiktet e heroines ne rritje i humbin burimet emocionale te stimujve. Jane pikerisht keta stimuj qe e mundesojne nje person te ruaje nje mase vazhdimesie dhe strukture si person. Autonomia e Unit ne marredhenie me Esin dhe mjedisin demtohet ose turbullohet prej ketij deprivimi te stimujve shoqerore. Prej kesaj kondite del procesi i 'drogmenizimit' te perdoruesve te heroines. Sjellja drogmene nuk shihet si te linde prej tiparesh patologjike brenda nje personi te para-semure por prej forcave te forta mjedisore qe i perjashtojne njerezit prej formave standarte te marredhenieve shoqerore duke i etiketuar ata si ne menyre ekstreme deviante ose edhe te rrezikshem. Kjo mund te krahasohet si syrgjynosje ne nje Siberi publike. Pak do te mbeteshin "normale" nen te tilla rrethana. Do te shtoja ketu qe nje shkalle me e larte "normaliteti" duhet te supozohet per te marre ne llogari ndjeshmerine ndaj deprivimit te stimujve.

    Le t'i hedhim nje veshtrim tani konstruktimit social te te ashtuquajturit problem te heroines qe adopton goxha prej teorise kriminologjike te stigmatizimit, ne te cilen nje dallim behet mes deviances paresore dhe sekondare. Ne rastin e perdorimit te heroines devianca paresore qendron ne te konsumuarit e nje substance qe shihet shoqerisht si ne menyre djallezore e rrezikshme. Megjithese eshte e mundur t'a perdoresh heroinen pa rene ne sy ne nje stil jete persosshmerisht te integruar, devianca paresore pothuaj gjithnje zhvillohet ne nje dytesore. Per nje takem arsyesh devianca paresore krijon reagime shoqerore ndrydhese ose refuzuese. Perjashtimi i perdoruesit te heroines dhe terheqja e tij sociale nxit procesin e deviances dytesore. Ne kete proces devianca behet "karakteristika gjithe perkufizuese e dikujt", "per veten ashtu sikurse edhe rrethinat e tij". Eshte refuzimi dhe mospranimi social qe jo vetem zvogelon diapazonin e sjelljes adaptuese por gjithashtu ngjan te jete nje percaktues i forte i permbajtjes se tij.

    Nuk eshte as substanca heroine, as edhe crregullimi psikologjik i supozuar brenda individeve qe shpjegojne sjelljen-e-drogmenit. Shpjegimi duhet te gjendet ne nje nderveprim kompleks mes nje personi dhe disa niveleve te mjedisit. Nje proces i plotesuar i drogmenizimit rezulton ne nje perdorues heroine qe jeton ne buzen e shoqerise, cuar aty prej miqve te tij, prinderve te tij, policise, ndihmes sociale ose cfaredo tjeter gjeje. Kultura e heroine-perdoruesve eshte i vetmi mjedis ne te cilin ai lejohet te funksionoje. Mospranimi shoqeror dhe ndrydhja (ligjore) jo vetem qe e debuan ate prej shoqerise 'normale', ato e denuan ate po ashtu te jetoje ne nje mjedis psikologjikisht shume shkaterrues.

    Permbledhur, kemi pare qe psikologjia ose psikiatria ofrojne shume shpjegime te adiksionit. Jane kaq shume saqe pothuaj cilado pjese e zhvillimit njerezor, emocioneve dhe patologjise qe atje mund te lidhet shkakesisht me lindjen e adiksionit. S'eshte per t'u habitur qe kerkimi empirik s'mund te mbeshtese supozimin qe tipare te vecanta te personalitetit mund te behen pergjegjese per te shpjeguar adiksionin ndaj heroines sic ishte rasti me adiksionin ndaj alkohoolit. Mund te marrim qetasi ne konsiderate si te gjases qe ne shume raste te adiksionit, psikologjise vete i mungon kompetenca per t'i shpjeguar ato. Mohimi i kesaj nenkupton ate qe quhet apriori psikologjik. Menyrave permes se cilave ky apriori ruhet zakonisht u eshte dhene emri i "falsifikimit retrospektiv." Natyrisht psikologjia duhet te luaje nje rol ne teorine e adiksionit dhe sjelljes adikte, dhe keshtu duhet te beje edhe psikopatologjia. Por asnje prej tyre s'mund te luaje me shume sesa nje rol shtojce brenda teorise me te gjere shkencore sociale te adiksioneve.

    Cfare konkluzionesh duhet te nxjerrin psikologet dhe psikiatrit prej ketyre argumenteve? Te dyja keto grupe profesionalesh jane funsionale ne ruajtjen e faktoreve shoqerore te rendesishem qe bashke shkaktojne mospranimin e skajshem te vartesise nga heroina. Vini re qe nuk po them qe keta profesionale krijojne kete realitet ose vartesit nga droga permes veprimeve te tyre te forta etiketuese. Kjo do te qe nje pikepamje naive dhe madje edhe e pakuptimte sepse faktoret shoqerore qe mbajne mospranimin e perdorimit te heroines jane shume. Pikepamja qe perdorimi i rregullt i heroines ose vartesia nga heroina eshte patologjike eshte nje prej ketyre faktoreve dhe mund te kete funksionin e te krijuarit te themelit ideologjik te nje statusi thuajse-shkencor. Megjithate, edhe pa kete themel mospranimi dhe refuzimi shoqeror do te ndodhte, ndoshta sepse ka funksione shoqerore shume te rendesishme.

    Mund te arsyetosh qe 'anormaliteti' i intesitetit qe hipotetizohet ne te pasurit nevoje per droga nuk ka domosdoshmerisht nje funksion shkaterrues ne zhvillimin shoqeror te nje personi. Kjo eshte keshtu edhe per vartesine nga heroina nen kushtet e tanishme te ilegalitetit te ashper. Intesiteti ne vetvete mund te qe pa pasoja sociale (dhe keshtu personale) nese perdoruesi i droges mund ta mbante perdorimin e droges sekret, ose ta ruante sekretin brenda nje rrethi te besuarish dhe nese perdoruesi do te ishte ne gjendje ta ndalonte ndergjegjen e vet prej te permbushurit e rolit te agjentit te jashtem refuzues. Por per shume perdorues te heroines keto parakushte nuk ekzistojne. Barra financiare e te gjeturit te substances ilegale i tradheton ata, dhe pasojat e te qenir shoqerisht i njohur si perdorues i substances se ndaluar rremben taksen e paevitueshme. Ne rrjedhim, pasojat farmaceutike dhe subkulturore te perdorimit te droges behen dominante ne nje te tille menyre saqe vartesia nga droga si adaptim normal s'duket gjekund. Kjo dominance behet "intesiteti anormal" i nevojes per kenaqesi.

    Nje problem shtese eshte qe gjykimi shoqeror i tanishem i perdorimit te heroines eshte i njejte me ate te shume perdoruesve te heroines vete, qe i perkasin te njejtit sistemi vlerash dominues. Dhembja e shoqerizuar me kete mospranim te vetes i shtohet intesitetit qe, sipas Mulder, eshte anormal. Kjo mund te shpjegoje shkallen me te larte se mesataren te vetevrasjes mes perdoruesve te heroines, sic ishte rasti me homoseksualet ne kulm te persekutimit te tyre. Kjo menyre te arsyetuari mund te aplikohet po ashtu ne vleresimin e teorise psikologjike qe e sheh adiksionin si mbrojtje ndaj ndjenjave shume intense ose mungeses se tyre. Depresioni, depersonalizimi, terbimi, apatia, zbrazetia: si adaptime ne shume fazat e nje karriere drejt nje te perjashtuari nga shoqeria nuk jane kaq te cuditshme. Dikush madje mund edhe te empatizoje me ta. Kjo vlen po ashtu per ndjenjen e raportuar te te mos qenit nje person, nje mungese te struktures psikike ose vetvetes. Nuk dua te keqkuptohem se kam pikepamjen se keto gjendje emocionale gjithnje zhvillohen pas restaurimit te perdorimit te droges. Duhet te jemi plotesisht te vetedijshem, megjithate, qe ajo cfare quajme emocione "patologjike" mund te kene etiologji parimisht te ndryshme. Kur i gjejme ato ne njerezit vartes nga heroina, shpeshtesia e ketyre gjendjeve emocionale vetem eshte e pamjaftueshme per t'a vene shkakun e tyre ne procese mendore qe ishin qe me pare se pasojat e perdorimit ilegal te heroines te beheshin operuese.

    Atje ku shpjegimi i sjelljes adikte duhet kerkuar nuk eshte individi ne te cilin ndonje proces patologjik ka ndodhur, por ne nje nderveprim shoqeror shumeformesh mes nje mjedisi mospranues dhe nje personi qe rastis ta pelqeje shume nje substance ilegale. Per njerezit normale eshte ky nderveprim qe eshte patogjenik dhe qe i jep jete problemit te adiksionit nga heroina sic e njohim sot. Cfare po them, ne thelb, eshte qe drogmeni i zakonshem ka disa karakteristika qe mund te pershkruhen si patologjike, por qe me mire mund te pershkruhen si adaptime emocionale te sforcuara te personave normale. Patologji psiqike e jashtezakonshme vertet qe ekziston ne disa vartes nga heroina, por t'a perdoresh kete panorame si pergjithesim per te tere perdoruesit e heroines ose adiktet eshte shkence shume e keqe.

    "T'u berit deviant" eshte nje teme kerkimi ne kriminologji. Matza e sheh madje edhe konceptin e patologjise ne kete kontekst. Ai qe eshte i nje rendesie qendrore ketu eshte koncepti i subkultures. Ndikimet subkulturore lehtesojne lindjen e sjelljes qe shihet si deviante ose edhe kriminale prej te tjeret jashte subkultures. Skena e droges i siguron pjesemarresve ne te nje vete-koncept te ndryshem, ideologji te ndryshme, menyra komunikimi mbrojtes, sisteme paralajmeruese kundrejt pushtimeve te sferes subkulturore, rituale, forma magjie dhe me ne fund por jo se paku, marredhenie te reja personale terheqese. Qartesisht lindja e subkulturave shpjegon shume preokupim se pse disa njerez behen adikte dhe te tjeret jo. Ceshtje si afrimiteti jane vitale ketu, dhe ndoshta rastesia luan nje rol po ashtu. Me e rendesishmja, lindja e subkulturave nuk eshte arbitrare. Subkulturat jane reagime specifike ndaj zhvillimeve te gjera shoqerore qe sensitizojne cilendo prej tyre -- ose nje subshtrese tjeter sociale per t'i krijuar ato ose te terhiqet prej tyre. Ne momentin e tanishem perdorimi i opiateve lidhet qartazi me subkultura te rinjsh, ne kontrast me perdorimin e opiateve te nja 60 vjeteve me pare kur u quajt semundja e klasave me te zena. Ngjashmeria ne deviancen paresore mes te tilla grupeve komplet te ndryshme eshte ne vetvete nje teme interesante. Por sfida per te shpjeguar pse disa njerez behen adikte dhe te tjeret jo, megjithese te tere i perkasin te njejtes shtrese sociale, mund te mos mbulohet komplet prej koncepteve te deviances dhe subkultures.

    Zakoni i psikologeve dhe psikiaterve per t'a lidhur perdorimin dhe keqperdorimin e drogave ne rradhe te pare proceseve psikopatologjike ne individet ndihmon ne ruajtjen e problemit te tanishem te heroines. Mund te jete e trishtueshme, por deshtimi i vazhdueshem i pjeses me te madhe te punes terapeutike me adiktet e drogave dhe historia e politikes sone ndaj drogave nuk le vend per tjeter konkluzion. Ndihma e vertete qe keto grupe profesionale mund t'u jepte vartesve nga heroina eshte te pushoje cdo nderhyrje qe e konfirmon adiktin ne rolin e tij si i debuar nga shoqeria dhe deshtim. Terapistet duhet te bejne nje kthim konceptual dhe ideologjik 180-gradesh duke pranuar vartesine nga droga te nje personi. Kjo ne fakt nenkupton te lenet prej tyre te ceshtjes-se-droges komplet. Por per sa kohe ata jane te perfshire ne ceshtjet e drogave, ata duhet t'i ndihmojne adiktet te funksionojne pavaresisht mospranimit shoqeror, duke i furnizuar ata me droga ne forme te paster, dhe duke inkurajuar lindjen e menyrave me mire te rregulluara per t'i konsumuar ato. Synimi nuk eshte abstinenca, por permiresimi i pozites shoqerore te adiktit sa me shume qe te jete e mundur. Nje pasoje e kesaj mund te jete qe nje trup rregullash pergjithesisht te pranuar te linde persa i perket opiateve, sic eshte aktualisht rasti me alkohoolin. Ndoshta do te jete eventualisht e mundur te kontribuohet kundrejt te ndryshuarit te marredhenies mes perdoruesve dhe jo-perdoruesve te opiateve keshtu qe nderveprimi patogjenik mes ketyre dy grupeve te behet me pak shtypes, dhe per rrjedhim me pak i rrezikshem per te dyja palet. Duhet kundershtuar energjikisht perdorimi i psikoterapise ne vellimin e rasteve te vartesise nga droga, edhe nese adikti vete e kerkon ate per shkak te adiksionit te tij. Sepse, a nuk eshte psikoterapia ketu trajtimi thuajse-shkencor i te vuajturit prej paragjykimit shoqeror, nje paragjykim qe adikti vete nuk ka qene ne gjendje t'i shpetoje, medet?

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2005
    Postime
    4
    Psh, thone qe Sigmund Freud, qe shpiku teorine e tij te psikoanalizes (qe sot konsiderohet e paplote, madje edhe e gabuar) nen efektin e kokaines,
    Eh, ka goxha interes nga njerezit rreth episodit te kokaines ne jeten e Frojdit. Ta merr mendja qe kjo ndodh sepse kokaina sot gjendet ne grupin e substancave te ndaluara dhe ngaterrestaret qe vdesin per sensacione fantazojne qe lidhja e Frojdit me kokainen mund te zbuloje sekrete te llahtarshme ne jeten e tij private!

    Personalitetiti i Frojdit vazhdon te ushtroje magjepsje deri ne keto dite, dhe edhe ne nje mase me te madhe kosovare sesa vete puna e tij, por interesi publik nuk eshte kaq i lidhur me nje deshire normale per te ditur sa me teper sesa me shpresen per te zbuluar ca elemente sensacionale ne biografine e figures se shquar. Njerezit fantazojne qe prezenca e nje episodi kokaine ne jeten e Frojdit mund te jete nje tregues i nje Frojdi drogaman. Nga ana tjeter, nevoja per te peshtyre mbi personalitetet e medha me ndikim te padiskutueshem ne kulturen perendimore duket te jete e parezistueshme. Qe kenej, ndjekja obsesive e detajeve biografike qe mund te sigurojne mbeshtetje per nevojen e semure te siperpermendur. Marredhenia e Frojdit me kokainen megjithekete nuk kenaq dot as ngaterrestaret e detajeve pikanete as pergojuesit e biografive.


    *

    E verteta eshte qe Frojdi ishte vertet perdorues i kokaines. Vetem se kokaina nuk ishte e ndaluar atehere, por leshohej me recete dhe perdorej si euforik. Ana e demshme e substances nuk ishte zbuluar ende. Fakti qe pije te famshme si Coca-Cola permbanin ekstract kokaine eshte goxha domethenes, apo jo? Adiktimi ndaj kokaines dhe efektet e saj te demshme u zbuluan vetem me pas. Frojdi per rrjedhim e perdori kokainen si stimulus, dicka qe e ndihmoi ate te mbante nen kontroll depresionin e tij, te arrinte nje gjendje mireqenieje, dhe relaksimi nen rrethana te tensionuara.

    Kokaina po ashtu kishte avantazhe mjekesore per Frojdin. Ai filloi kerkimin e tij ne kete fushe persa i perket impaktit te kokaines ne mjekesi, ne kirurgjine minore per te qene me te sakte. Ja se c'thote ai vete rreth kesaj:

    "Me 1884, nje interest anesor por i thelle" -- permend Frojdi ne biografine e tij -- "me beri te porosisja nga kompania Merck nje alkaloid pak te njohur ne ate kohe, per te studjuar efektet e tij fiziologjike. Ndersa i zhytur ne kete pune kerkimore, m'u dha mundesia te beja nje udhetim per te takuar te fejuaren time, qe s'e kisha pare per gati 2 vjet. Pastaj shpejt plotesova hetimin mbi kokainen, ne tekstin e shkurter qe publikova, dhe ne perfshiva aty verejtjen qe te tjera perdorime te substances do te zbulohen shpejt gjithashtu. Ne te njejten kohe, i bera nje rekomandim te ngulur mikut tim L. Konigstein, nje doktor sysh, te verifikonte masen ne te cilen cilesite mpirese te kokaines mund te perdoren po ashtu me syte e lenduar. Nga ana ime, gjeta qe nuk ishte ai por nje tjeter mik i imi, Carl Koller (tani ne New York), qe, pasi me degjoi mua te flisja per kokainen, kishte bere ne fakt eksperimente te forta ne syte e shtazeve dhe i kishte prezantuar gjetjet e veta ne Kongresin e Oftalmologjise ne Heidelberg. Kjo eshte arsyeja pse Koller ka qene konsideruar me te drejte si zbulonjesi i anestezise lokale kakoine-bazuar, qe eshte bere kaq e rendesishme ne kirurgjine minore..."

    Nje reviste Vieneze kishte publikuar ne te vertete artikullin teknik te Frojdit "Mbi Kokainen" me 1884. Detaji i Koller i t'u berit kaq me fame ne kete fushe ka lidhje me te meposhtmen rrethane: Frojdi kishte hasur nje kolegun e vet qe ankohej prej dhemjeve te zorreve dhe i kishe rekomanduar atij nje solucion 5% kokaine qe i shkaktoi "pacientit" nje ndjesi mpirjeje ne gjuhe dhe buze. Koller kishte qene deshmitar i kesaj ndodhie dhe Frojdi ishte i sigurt qe ishte atje ku Koller-it i ra ndermend rreth cilesive mpirese te droges.

    Fakti qe Frojdit i kishte rreshqitur per shalesh fama shkencore me publikimin e gjetjeve te tij rreth kokaines s'mund te fshehe prej te pamit nje ngjarje tragjike qe ai nuk e permend ne biografine e tij. Puna e tij kerkimore rreth efekteve te kokaines i detyrohet po ashtu nje arsyeje personale. Ai shpresoi qe kokaina mund ta ndihmonte mikun e tij von Fleischl-Marxow, qe ishte bere adikt morfine si pasoje e perpjekjeve te tij per te lehtesuar dhembjet e shkaktuara tij prej nje infeksioni. Megjithekete, recetat per kokaine te mikut te tij paten rezultat fatal. "Sikur t'ja kishte zbutur dhembjen," do te gerrthiste Frojdi me 1885. Perkundrazi, Fleischl-Marxow vdiq avash, plot dhembje, dhe ilaci i supozuar nga Frojdi nuk kishte bere gje tjeter vecse t'ja rriste dhembjen. Ai qe bere nje adikt kokaine, njelloj si ishte adikt morfine, dhe perfundoi qe perdorte sasi shume te medha qe andej e tutje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Ne asemblene e pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Toni Blair pyeti Presidentin e Kolumbise se cfare ndihme kerkon ai nga anetaret ne menyre qe te minimizohej prodhimi i droges dhe infiltrimi i saj ne shtete te tjera.

    Ai u pergjigj: "Pijeni me pak"

  9. #59
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    O njerez pini DROGE te qete se nuk ju gjen gje!
    Nje shembull une kam 6 vjet qe e pi dhe nuk me ka gjetur asgje
    Droga te shtone jeten se ne fund te fundit jeta eshte nje m.......t dhe ne fund vdes.
    Shijoheni jeten sa jeni te rinj se.!
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  10. #60
    arijeta shaqiri
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    10

    droga

    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja Lexo Postimin
    A ESHTE IDE E MIRE QE TA LEGALIZOJNE MARIJUANEN ?DHE SA NGA JU E KANE PROVUAR ATE ?PO JU LUTEM TE JINI TE SINQERTE PER KETE,UNE E KAM PIRE PER SHEMBULL DHE NDIHEM SHUME KEQ KUR E PI .
    mendoj qe nuk eshte ide e mire legalizimi i marihuanes ndoshta nga vet fakti se shtohet me shume kureshtja per ta provuar at ,,edhe te jem e sinqert se kam provuar asnjeher edhe nuk mendoj se do ta provoj ndonjehere,,

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •