Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    labja Maska e klaudia
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    66
    une them mos te legalizohet , edhe kur shkruajten ca shok para meje ata njerez qe jan te dobet pin marihuane,nuk e kuptoj pse marihuana te ben high, kur ke shume gjera te bukra per te bere te behesh high. por uroj qe ata qe e pin te ken jeten ,dhe mjer shqiperia cnjerez ka ne kete kohe..............


    miqesisht klaudia
    labe jam labe keni gje ju?

  2. #22
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304

    cdo njeri ka mendimin e tij

    ketej nga italia e legalizuar eshte

  3. #23
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304

    proto

    e di ti qe njerezit e dobet e perdorin?
    e di ti qe ka shume gjera te tjerate bukura qe te bejne high
    megjithate une te uroj qe te kesh jete
    dhe mjere shqiperia per ne qe na ka

  4. #24
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    Droga eshte vetem per te shkateruar veten dhe jeten e te tjerve qe ju duan.
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ma merr mendja se kjo duhet te jete vdekja e trete apo me teper per brenda nje muaj ketu ne kryeqytet e sa i perkete asaj cka na sygjerojne disa bashkkombas nga vendet e "demokracise se hvilluar"per legalizimin e droges kisha me i porositur qe ata le te merren me te e mos ti joshin rinin tone te pa prishur ne kete te keqe te madhe qe eka kapluar bten perendimore.Ne nuk kemi nevoje si shqipetar ti harrojme njereit tane,te afermit tan,te arriturat tona permes droges,te krijojm iluione per mes saj per nje jete te lumtur,per nje lumturi jetesore.
    Jo,jo ne nuk kemi nevoje ta rrejme vetveten me keto doza droge,ne kemi nevoje per nje realitet te pastere njereor,kemi nevoje pernjeri tjetrin e jo si ne perenedim.
    Ju lutem lexojeni kete me poshte!


    Gjendet i vdekur nga mbidoza 28 vjeçari nga Tirana

    TIRANE (3 Janar) - Trupi i pajetë i një të riu është gjetur dje pasdite tek ish Pallati i Pionierëve në Tiranë, pranë kinema "Milenium 2". 28 vjeçari Luan Avdiu mendohet se ka gjetur vdekjen pas përdorimit në mbidozë të lëndëve narkotike. ro/mr (BalkanWeb
    -------------------
    -----------------------
    Oj sharkie e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #26
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    nuk e kuptove qe ketu po diskutohet per legalizimin e drogave te lehta drogat e renda si eroina dhe kokaina jane droga qe duan nje teme me vete dhe qe per mendimin tim asnjeri nuk duhet ti perdore dhe te bjere ne gracken e tyre

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    61

    Droga Dhe Parandalimi I Saj

    Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA



    Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.

    Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.

    Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:

    - alkooli

    - opiatet

    - kanabinoidet

    - sedativet dhe hipnotikë

    - kokaina

    - kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor

    - halucinogjenët

    - duhani

    - tretësit që avullohen

    - adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

    Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.

    Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

    Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.

    1. Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash janë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.

    2. Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.

    3. Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

    Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.

    Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.

    Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.

    Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.

    Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.
    Cka eshte ne Tok eshte vetem Tok

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    I nderuar Eremal80 me vjen shume keq sepse une shume mire e kam kuptuar titullin e temes sepse ne kete teme eshte duke u trajtuar perdorimi i droges,e nese ka droga qe jane aso apo keso une nuk e di, por e di se ka vetem droge,kuptohet te lehte se pari e pasatj ajo kryesorja.Pra dmth se qenka ajo per cka une e dhashe komentin tim se bashku me artikullin e marre nga Ballkanweb ne te cilin behet fjale per nje te vdekur nga kjo e keqe qe po kaplon te rinjet tane.
    Per mendimin tim prap po them ju mendoni si te doni pasi disa veq siq vet deklaroni keni hyre ne ate valle,por a do marresh droge te lehte apo te forte ajo per mendimin tim eshte e njejte sepse neser do jesh i varun nga ajoi dhe do jeshe nje kriminel ordinar.Me vejn pakez veshtire nga ata qe jetojne ne pernedim e flasin keshtu kur cdo dite shohin skena jo njerzore nga keta njerez te ciletperdorin pa marre parasyshe doza te lehta apo te renda te droges e thone se duhet legalizuar edhe tek ne.
    -------------------
    ----------------------
    Oj sharkie lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  9. #29
    Edhe legalizimi i droges na mungon edhe TOP fare behemi...
    Jeni a s'jeni ne vehte mo njerez, c'u lindi ky mendim.
    Pa leje kete i duhet ta degjoje Nano, do e zgjoni nga gjumi dhe do cmende gjithe Shqiperine...

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    chicago
    Postime
    14

    Angry

    po pse sju mjafton shqipove votka, bira, rakia. po duan the drogen tju legalizohet. po u them une qe mja kemi votken ne the biren.

    se droga te sjell vdekjen neqoftese sta sjell kur e pij ta sjell kur mundohesh ta blesh

    DON'T DO DRUGS.

    PEACE OUT
    pershenditje te gjitheve

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •