Once upon a time .....Ai kishte mardhenie me nje grua te martuar nga Maqedonia. Ajo kthehet ne maqedoni pas mbarimit te Univ. Ai per 1 muaj meson gjithe fjalet e duhura ne Maqedonisht tip (srce moja, ljubavi moja, pichku mater etjetj) Pas 1 muaji mer avjonin e pare dhe niset per ne Shkup, ku nuk njeh njeri, dhe nuk i di asnje informacion te saj pervec emer mbiemrit. Harxhon 1 dite ne
www.whitepages.com.mk per te gjetur numrin e tel te saj. Duke qene se Petrovska eshte mbiemri me i perhapur ne Maqedoni (si Shehu ne Shqiperi apo Smith) mer gjysmen e qytetit ne tel. Si perfundim e gjen, ajo refuzon ta takoje, ai e kercenonm se do i thote burrit te saj, ajo nuk e prish terezine. Ne darke ai mer ne telefon burrin e saj. Burri i saj eshte Oficer madhor ne ministrine e mbrojtjes. Ai i kerkon ta takoje burrin e saj "se ka dicka per te rendesishsme per ti thene". Qellimi ishte ti linte vend takim, mos e takonte, por ta ndiqte kur kthehej ne shtepi per ti mesuar adresen. Pas 30 minutash ne telefon me burrin e saj e pas shume kercenimesh qe i ben atij, ai shef se burri i saj nuk haka muhabet. Ul receptorin dhe e kupton se kjo ""rruge s'ka dalje"
Vendos te kthehet, kur po del nga hoteli shef ate qe e priste tek dera. I cuditur po i lumtur e takon. Ajo i thote se nuk mund te dilte nga Maqedonia per nje jave. Pas "aventures" te djeshme qe Ai kishte bere me burrin e saj, ajo ishte detyruar ti trillonte e ti thoshte se telefonuesi ishte nje "i marre Shqiptar qe i ishte qepur asaj keq ne Angli e nuk po i ndahej". Keshtu burri i saj kish kaluar emrin e tij tek gjithe doganat dhe aeroportet e Maqedonise. Ai buzeqesh, femra fut shejtanin ne shishe e jo me Shqiptarin ne burg- mendon me vete. I kerkon asja te ulen diku per kafe, ajo thote se nxiton e i duhet te largohet. Ai e shef tek ajo i kthen kurrizin e niset nxitimthi drejt taksise.
Pas 8 ditesh ai pret bileten e re, per tu nisur me avjonin e ores 5. Ne oren 2:30 rri i ulur tek bari i aroportit qe ngjason me teper me nje Mengjezore te kohes se diktatures. Ashtu duke shfletur pa interes gazeten, ngre per pak caste koken dhe shef nje siluete qe po afrohej drejt tij. Ishte ajo. Ashtu e gjate, interesante dhe teper terheqese. Shume here pyeste veten se cfare bente ajo me te..... I qendron mbi koke dhe ashtu me ate fytyren e vrazhde, sic e kishte gjithmone, i thote te levizin tek nje stol pak me larg. Ai terheq valixhen duke u perpjekur akoma te kuptoje se perse ka ardhur ajo. Pergjigja erdhi pa e pyetur, Nuk doja te te shkonte udhetimi dem- foli ajo. 10 minutat e para ishin pa interes, koha, djali, puna.... si dy te huaj. Me pas ajo e nderpret dhe i kujton perseri se cfare "rrote palle" eshte dhe "aventurat e tij jane te te njejtit rang me ato te baronit Mathausen". Ai buzeqesh. Ajo vazhdon ti tregoje per poziten e disfavorshme ne te cilen e ka vendosur. Ai degjon kokeulur dhe kupton se kjo mardhenie nuk ka me kuptim, eshte i lodhur dhe gati te largohet nga ky vend pa te ardhme. -As, nje pije nuk me bleve. Zeri i saj e solli perseri tek situata ku ishte, ne aroport. U ngrit ngadale dhe porositi nje Pepsi. U ul ne stol. "Nga e dije qe do ikja sot"- e pyeti ai. "Kam 3 dite qe mar ne telefon linjat me rradhe"- pergjigjet ajo. Ai buzeqesh perseri, vendos doren mbi doren e saj, e puthi, ajo vendosi koken tek supi i tij dhe nuk folen me, deri sa pas nje ore spikeri njofton se avjoni i ores 5 eshte gati. Cohen te dy, ajo e shoqeron tek dogana, e cila sipas informatave te saj, u kalua pa problem....Pertej xhamit te doganes e shef tek ajo pershendet me dore "lamtumire" dhe ai i buzeqesh per here te fundit.
Krijoni Kontakt