Trajneri i Milanit bėn tė ditur se nuk do tė kthehej mė kurrė te skuadra torineze 04-12-2004
Anēeloti: Jemi gati pėr Juventusin
Sokol Kondi
Karlo Anēeloti sot do tė pėrballet me Parmėn e tij tė "vjetėr", por mendja e tij qėndron te sfida pėr titull Juve Milan, qė do tė luhet pėrpara pauzės dimėrore prej dy javėsh. "Sot nė Parmė do tė mendojmė tė luajmė njė ndeshje tė bukur dhe tė vazhdojmė kėtė moment pozitiv. Skuadra ėshtė mirė si fizikisht, ashtu edhe mendėrisht. E gjithė skuadra ėshtė shumė mirė dhe kjo do tė na bėjė tė mundur tė mbėrrijmė nė kulmin e formės nė ndeshjen direkte ndaj Juves. Tani duam t'i japim vazhdimėsi kėtij pėrmirėsimi dhe besoj se jemi nė gjendje ta bėjmė kėtė. Shqetėsimet mua s'mi sjellin kundėrshtarėt, por skuadra qė drejtoj. Nė kėtė moment ndihem tepėr i qetė. Por ndoshta, sonte mbrėma, do tė jem i tensionuar..." Besoni se Juvja do tė bėjė ndonjė hap fals pėrpara ndeshjes direkte? "Jo, s'e besoj. Kampionati s'do tė vendoset kėtu. Unė besoj se titulli dhe Championsi do tė vendosen nė mars. Nuk mendoj pėr asnjė hap fals tė Juves. Juvja ka njė karizėm dhe histori tė madhe, ajo ka lojtarė dhe trajner tė mėsuar me trysni dhe tė qėndrojnė lart. Kapelo e tregoi kėtė edhe vjet te Roma." Meqė ra fjala pėr Kapelon, po ju, a mund tė ktheheni njė ditė sėrish te Juvja? "S'mund tė kthehem nė vendin e "krimit". Sigurisht, mė vjen keq qė u largova nga Juvja pa fituar ndonjė trofe tė rėndėsishėm. Por nuk ekzistojnė premisat qė tė rikthehem. Unė nuk do tė shkoja mė te Juvja, tani mund ta them me siguri kėtė, edhe pse e di se kėto pohime mund tė rezultojnė tė rėnda. Kėshtu qė mė mirė tė mos shkoj mė tej..." Sidoqoftė, mė parė e ka radhėn Parma. Si ndiheni kur i shihni verdheblutė kaq poshtė, si mik i qytetit qė jeni? "Do tė thosha se ėshtė njė situatė e vėshtirė, por e parashikuar, po tė kihen parasysh problemet qė pėrfshinė klubin. Madje do tė thosha se janė treguar tepėr tė zotė qė kanė arritur ta ringrenė nė kėmbė skuadrėn. Ata kanė ndryshuar shumė, pėrfshi edhe trajnerin. Por si njohės i mjedisit, jam i sigurt se do ta marrin shpejt veten. Sot do tė jenė shumė tė vendosur pėr tė dalė nga kjo periudhė e vėshtirė, kėshtu qė, pėr ne, vėshtirėsitė do tė jenė edhe mė tė mėdha. Mendoj se edhe mungesat qė kanė, do tė jenė njė stimul mė shumė pėr ata qė do tė luajnė, pasi do tė duan tė tregojnė se janė nė lartėsinė e titullarėve. Parma ka qenė njėra prej skuadrave qė ka pasur mė shumė lojtarė tė angazhuar nė lojėrat olimpike dhe besoj se ky fakt e ka kushtėzuar disi. Por do tė shihni se do t'i kapėrcejė vėshtirėsitė." Si janė Shevēenko dhe Krespo? "Sheva s'ka probleme, sot do tė luajė. Krespo ka pėsuar njė goditje, por jam i sigurt se edhe ai do tė jetė nė gjendje tė mirė sot." Por, a e ka fituar kėtė "Top tė Artė" Sheva? "Mua kanė 10 ditė qė ma thonė, nuk e di se kush, por ma kanė thėnė. Por lajmėrimi zyrtar do tė bėhet vetėm mė 13 dhjetor, ditėn e Shėn Luēisė. Tė them tė drejtėn, besoj se do ta fitojė ai, pasi s'shoh lojtarė tė tjerė nė "valle"." Barazimi qė arriti Interi ndaj Juves, ju bėn tė shpresoni pėr njė moment rėnieje tė kryesuesve? "Jo, s'e besoj, por mund tė ndodhė. Gjithsesi, fjalėt janė fjalė. Ėshtė e lehtė tė thuash se nė minutat e fundit ata nuk ishin nė nivelin e tyre, por s'besoj se do tė ndodhė gjithnjė kėshtu. Juvja ka lojtarė tė mėdhenj, mendoj vetėm se do t'u mjaftonte veprimi i njė kampioni pėr t'ia zgjidhur ndeshjen. Edhe ne na ka ndodhur e njėjta gjė ndaj Interit dy vjet mė parė nė Ligėn e Kampioneve, nė gjysmėfinale, kur ata na barazuan nė njė moment kur dukej se e kishim ndeshjen tė fituar. Mjaftoi njė gol i Martinsit dhe ne i pėrjetuam me panik tė madh 10 minutat e fundit tė lojės qė kishin mbetur."
Krijoni Kontakt