Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 178
  1. #81
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Leshator, duhet ta dish se Abaz Ermenji ishte nje nga themeluesit e Ballit Kombetar, dhe Balli dhe Legaliteti nuk eshte se kane shkuar dakort, sepse ishin ne kundershtim per formen e regjimit ne Shqiperi...

    Tani, mqs ke vene gjithe keto citime dhe mqs duhet te supozojme se jane 100% te verteta, ke harruar disa gjera (sepse nuk fitohen parate kaq kollaj, apo jo? )..

    Ne te gjithe keto paragrafe qe ke cituar (marre nga "Historia e Shqiperise"), nuk ka asnje rresht qe tregon per lufte partizane !!! bile, e vetmja lufte qe permendet kunder pushtuesit eshte ajo e Hysni Lepenices.. ne disa postime te meparshme kam bere nje pyetje ne lidhje me "tradhetine" e Lepenices.. nuk mora asnje pergjigje !!


    Balli Kombëtar nuk la çast e rast pa iu bërë thirrje, duke hedhur pas shpine çdo shkak përçarjeje, duke i lutur me tërë vullnesën e atij që ndodhet në të keq. Nuk i erdhi në ndihmë as e ashtuquajtura "Lëvizje e Legalitetit", e cila u formua nën kryesinë e Abaz Kupit në Nëntor 1943, pasi ishte ndezur lufta civile dhe komunistët ndodhëshin të kapërthyer me Ballin Kombëtar.


    kete pra po them.. LUFTA CIVILE !!! ti e quan lufte kunder pushtuesit !!!



    kurse ato perrallat ne lidhje me "paanesine" e Hoxhes me jugosllavet, tregoja gjysheve, se vetem ata, ngaqe i thone vete, kane qejf ti besojne
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 04-12-2004 më 22:20
    Prektora

  2. #82
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    E shoh se nostalgjiket e shamive te kuqe,dhe yllit me pese cepa ,akoma rrojne ne verberine dhe paranoizmin e kinematografise shqiptare -Enveriste.Aty mes "Dimrit te fundit",ku gjermanet ndiqnin ne mal Liza Lasken me shoqe qe po u conte buke dhe corape leshi djemve te nacional-Clirimtares.
    Medet!
    Nje lufte vitale,nga ku dolem cuditerisht me 28.000 deshmore sipas komandantit qe thurte plane dhe detajonte clirimin andej nga kasollet e Galigatit.
    Pushke u hodhen dhe trima u vrane,por vec medaljeve te luftes neper xhaketa mos kerkoni edhe medalje clirimtaresh.
    Komunistet jo vetem nuk meritojne elegji per bemat ne lufte kunder italianeve dhe gjermaneve,por mallkim qe provokuan lufte civile.
    Dhe nese trumpetoni akoma dhe valvisni flamujt e Ce Guevares,i bukur clirim,qe e shendrroi Shqiperine ne bunkere,Space,Burrel,varre,dhe shami nenash te zeza.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Ishte njehere nje grua e bukur qe ishte divorcuar 3-4 here. Martesen e pare e kish bere me nje burre qe e kish emrin Monark. Ky iku dhe e la se gruan ia rrembeu nje burre italian me emrin Fashizem. Mirepo edhe fashizmi nuk e pati te gjate se i pelqente te luante bixhoz dhe i humbi te gjitha leket dhe ia dha gruan e vete nje mikut te tij gjerman me emrin Nazizem. Nazizmi e perkedheli duke i blere fustane e rroba te shtrenjta gruan, u hakemorr ndaj te gjithe atyre qe e ngacmonin ate. Por nuk zgjati shume dhe Nazizmi vdiq dhe na e la gruan ne mes te kater udheve. Pas 3 divorcesh, 3 burra te tjere u vune ne garre qe ti dilnin zot asaj. Njeri e kish emrin Komunizem, tjetri e kish emer Legalitet, kurse i treti e kish emrin Nacionalizem. Gruas se bukur i doli zot Komunizmi vetem pasi vrau 2 pretendentet e tjere. Shume femije linden nga martesat e njepasnjeshme por gruaja asnjehere nuk ishte e lumtur.

    Femijet iu bene burra por Komunizmi dhe gruaja nuk u kishin rrefyer gje per 3 divorcet e meparshme te saj me 3 burra te ndryshem. Komunizmi i mori te gjitha masat qe veshet e femijeve te mos e njihnin te verteten e hidhur dhe syte te mos lexonin librat e historise se shkruar, vetem ate histori qe Komunizmit i vinte per shtat. Vjen nje dite qe Komunizmin na e vrasin ne mes te Tiranes dhe gruaja plake tashme ngelet e ve. Femijet degjojne nga njerezit zera per burrat e saj te pare dhe njeri prej tyre vete dhe e pyet:

    - O Nene, a jane te verteta ato qe thone njerezit se ti ke qene e martuar dikur?
    - Po biri im, - i pergjigjet nena.
    - Po perse na i ke mbajtur sekret keto gjera per kaq vite?
    - Sepse nuk doja qe e shkuara ime te behej pengese per te ardhmen tuaj.
    - Po si munde te jetosh kaq vite me keto sekrete ne zemren tende?
    - Ato kujtime jane te dhimbshme biri im, jam perpjekur ti varros me kohe brenda shpirtit tim gjate gjithe jetes time.
    - A mendon se mund te jesh ne gjendje te na rrefesh te verteten nje dite?
    - Mos e lendo zemren e nje gruaje te ve plake qe te flasi per fatkeqesite e jetes se saj.
    - Atehere ne ngelemi ne mes te kater udheve si bastarde qe nuk njohin as baballaret e tyre!
    - Biri im, ju keni gjithcka qe i mungoi jetes sime. Ju keni lirine. Asgje ne jeten time, as martesat e njepasnjeshme, as divorcet me burrat qe asnjehere nuk i desha, nuk me kane bere mua te lumtur ne jete. Ju jeni arsyeja e vetme qe me mban ende gjalle dhe krenaria e vetme jetes sime. Nuk ka kenaqesi me te madhe per mua qe tu shoh ju te lumtur duke ndertuar jeten tuaj ne paqe dhe liri pasi tek ju gjej ate qe nuk gjeta ne jeten time. Asnjehere mos e ktheni koken mbrapa dhe asnjehere mos e humbni shpresen per dite me te mira. Vetem ne kete menyre edhe vuajtjet e mia ne jete do te kene nje kuptim.

  4. #84
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Bernd Fisher ne librin e tij "Shqiperia ne lufte 1939-1944.

    "Elisabeth Barker, who during war was attached to British Ministry of Economic Warfare, suggests that Germans lost between 6000 and 7000 killed and 500 captured. Post socialist Albanian sources suggest that the figure for German dead is closer to 3600, with some 2400 identified."

    Keto shifra jane vetem per Gjermanet. Italianet nuk jane perfshire. Besoj se nuk ka ndonje ketu qe pretendon se keta Gjermane vdiqen nga kushte natyrale, apo i vrane Ballistet. Megjithate VINI RE fjaline e dyte ne citimin e mesiperm. Ndoshta jemi i vetmi komb ne kete bote qe i modifikojme statistikat ne disfavorin tone, per inat te njeri tjetrit. Bota thote qe ne kemi bere sakrifica dhe kemi derdhur gjak, ne per hir te politikes evgjito-PD iste, e mohojme. Mendjet tona injorante i ngacmon filmat me partizane e me heroizma te ekzagjeruar, qe ne fund te fundit jane filma qe ne, ashtu si cdo komb tjeter ia bejme krenarise sone. Imagjinoni sot, amerikanet te bejne gallate me Rambon apo Chuck Norrisin, dhe karakteret e tyre kinematografike te heronjte amerikane te luftes, duke i perdorur ata per tu tallur me ushtaret e tyre ne Vietman e duke i mohuar atyre sakrificen dhe heroizmin. Nuk ka me mentalitet evgjit se ky.

    Nejse edhe disa te tjera statistika.


    "The economic effect of the war on Albania was profound. Albania as a whole was, of course, an economic disaster area in 1944. Although the Germans were in Albania for only a little more than one year, they were responsible for by far the most the most economic damage. The Italians build and spent, whereas the Germans extracted and destroyed as they withdrew. Roads were damaged, one third of ALbanian's houses were destroyed, and Albanian's gold reserves, which might have helped in recovery, were in Berlin later to be transfered to the Bank of England. ........

    The agent reported that in the areas he visited - particularly in the villages, many houses had been burned. Pilur, a village of 60 houses, was complitely burned. Kuc, a village of 250 to 300 houses was also complitely burned."

    Me siguri edhe keto shtepite i dogjen fshataret nga ngazellimi i madh per Gjermanin. Hej medet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 05-12-2004 më 07:18

  5. #85
    Historianë shqiptarë

    Për respekt ndaj atij gjaku shqiptar të derdhur nga të dy luftërat botërore , mblidhuni dhe jepni përfundime të sakta që ne , brezat që pasuam të mos ndihemi mes një lëmshi pa krye, por të paktën të dimë të vlerësojmë atë gjak shqiptar që u derdh me apo pa të drejtë.

    Që fëmijëve tanë të dimë t'u tregojmë diçka të saktë nga historia e Shqipërisë.

    Që të mos zihemi brez pas brezi e lagu me të drejtë apo me të padrejtë gjaku shqiptar tokën mëmë.

    Që emrat e atyre që dhanë jetën për atdheun të mos shuhen nga historia , thjesht sepse leberia mori pushtetin më pas.

    Ata nuk kishin faj. Luftuan për idealin e tyre: LIRINË paçka se ç'ndodhi më pas.

    Vini respektin e tyre në vend , ju lutem juve historianëve tanë.


    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 05-12-2004 më 08:42

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    leshator te dhenat e tua jane TE PASAKTA, e me teper demagogjike. te dhenat e sakta mund ti gjesh vetem neper arshivat gjermane.

    ndersa ti elna, s'ka pse i nxin shkrimet, ne s'jemi qorra.

  7. #87
    Citim Postuar më parë nga pagan
    ndersa ti elna, s'ka pse i nxin shkrimet, ne s'jemi qorra.

    Më fal pagan, por shkrimi im s'të drejtohej ty e as postuesve të tjerë, por historianëve.
    Dhe e nxira e shkrimit për mua do të thotë:
    Revoltë ndaj historianëve tanë që na kanë lënë në mes udhe me një histori të paqartësuar.

    Elna.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    kam pershtypjen se ti i meshon gjuhes perpara mendjes. e para ku e di ti qe une s'jam historian, e dyta, mos valle mendon se protesta jote (ose jona) ndaj historianeve e ndihmon te verteten historike. ti kerkon pra qe rregullimi i historise te behet me presion (proteste, shkronja te theksuara, poshterim te historiane te çfaredollojit qofte, etj)

    pastaj si mendon ti se me te vertet shqiperia pati 28 000 deshmore ?

  9. #89
    Citim Postuar më parë nga pagan

    pastaj si mendon ti se me te vertet shqiperia pati 28 000 deshmore ?
    Pikërisht për këtë arsye u bëj rrithje historianëve.


    [QUOTE][QUOTE=pagan]e para ku e di ti qe une s'jam historian, e dyta, mos valle mendon se protesta jote (ose jona) ndaj historianeve e ndihmon te verteten historike. ti kerkon pra qe rregullimi i historise te behet me presion (proteste, shkronja te theksuara, poshterim te historiane te çfaredollojit qofte, etj)Unë kërkoj me mënyrën time pasqyrimin e historisë.

    Me çfarë kam shprehur më lart, nuk poshtëroj aspak historianët.
    Lexoji mirë fjalitë me ato çfarë shprehin në to e jo me ato çfarë në ty mëndja ti lexon kalimthi, e rri në vend e mos kërce si gjel , kur nuk të cënon apo citon askush.

    Mirë apo keq kam të drejtën e mendimit tim.



    [QUOTE][QUOTE=pagan]kam pershtypjen se ti i meshon gjuhes perpara mendjes.
    Kur të drejtohem ty,për gjykim nga personit tim e reagimeve të mia, ti jep mendimin tënd ndaj personit tim, por momentalisht nuk të jam drejtuar ndaj; trusu , mos u ndi, se arroganca vlerat i ka të dobëta.

    Kur diskutohet histori , diskuto histori e jo personalizëm anëtarësh.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 05-12-2004 më 09:22

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    gruje ti e ben kot litar diskutimin, ajo per te cilen tu drejtova eshte vetem "nxirja e tekstit". s'ka nevoje pse i meshon tekstit, vetem kjo mjafton qe te ulesh mendimet e tjera duke forcuar tendin, qofte kjo proteste.

    zakonisht per kete gje (kur perdor gras ose hipertekst), ne forumet e huaja te terheqin vemendjen.
    ket bera dhe une.

    pastaj ty ka fillu e te pelqen vetja, ndryshe nuk do prezantoheshe me foton tende ketu. e ket se kam verejtje por konstatim.

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •