Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
perpara se te fyesh te tjeret, o "banor i Olimpit", gjej ndonje motiv..
farewell commie![]()
Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
perpara se te fyesh te tjeret, o "banor i Olimpit", gjej ndonje motiv..
farewell commie![]()
Prektora
Postuar më parë nga darwin
Citim
Postuar më parë nga darwin
Ketu je treguar deri i pacipe !!! Kujt i tregon ti dinjitet kombetar ??
Kjo nuk ta mbushi syrin ty, apo e shkruajte firifiu si gjithnjë??!!!!!!!!
Nuk kam ngera të korigjoj lajthitjet e tua.
Herë tjetër mos harro të mbash mend se çfarë TI fyen, që mos kesh të tilla përgjigje.
me vjen keq qe po rri akoma dhe po te replikoj, por qe te jesh disi me i qarte lexoje vete me mire:
Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
pergjigjes qe te kam dhene, nuk i leviz asgje..Postuar më parë nga darwin
tani, mos me cito me, se nuk kam qejf te merremi me njeri tjetrin asnjehere (mqs ke dhe steme flamuri zotrote)
Prektora
Doemos qe do beje parada Nano perderisa betoi ta mbante pushtetin edhe 50 vjet tjera...do bejm qef tashi, ishalla mbyllen edhe kufinjte se po ben ftohte nga jashte.
Cilesi psikologjike e shqiptareve kjo qe nuk arrijne dot te eksperiencojne "deja vu"....perjashto ktu filmat e luftes te realitetit socialist...aty i vershojne deja vu-te...aty dalin Miladin Popovicat atdhetare ndersa Frasherllinjte tradhetare...
Ne Dhjetor te 1944 KryeCetniku Draza Mihailovic dhe Greket, u takuan ne Sebrenice dhe planifikuan ti takojne ushtrite e tyre ne SHkumbin. Vetem pak jave me pas ushtria e Hoxhes, kishte arritur disa dhjetra kilometra afer vendit ku u mbajt ky takim. Mesazhi ishte i qarte.
Ushtria Nacional Clirimtare shqiptare, pervec luftes qe beri dhe qe i njifet nga te gjithe aleatet, per mua ka nje tjeter rendesi hitorike te dores se pare. Per here te pare mbas 500 vitesh, qysh prej Skenderbeut, shqiptaret arriten te krijonin nje ushtri kaq te madhe, te mireorganizuar dhe relativisht moderne sidomos per nga menyra e luftes dhe strategjia luftarake. Nje ushtri ku morren pjese shqiptare nga e gjithe shqiperia, geg, toske, myslimane, e te krishtere, fshatare qytetare, intelektuale, e cdo shtrese tjeter e popullsise perfshi edhe mijera femra, nje ushtri me moshe mesatare 24 vjec, nje ushtri kaq te emanacipuar dhe te interguar, te displinuar dhe teper efektive kur konsideron qe ne kishim 500 vjet pa nje ushtri kombetare. Kjo ushtri pra qe i solli shqiptaret te bashkohen si kurre ndonjehere. Ata lane menjane diferencat krahinore, fetare, mentalitetin e fisit dhe krahines dhe u integruan e u disiplinuan ne nje njesi kombetare, duke perfaqesuar nje komb dhe jo nje bashkesi fisesh. Ishte padyshim arritja me e madhe kombetare e shqiptareve ne shekullin e kaluar, persa i perket shtet dhe komb-formimit.
Nderkohe sikur mbi kete ushtri, dhe kete organizim qe solli kjo ushtri te triumfonte mentaliteti fisnor i organizatave apo me mire, fraksioneve te ashtuquajtura nacionaliste, por qe ne fakt nuk ishin te gatshem te sakrifikonin asgje per ate vend dhe bene aleance me cdo xhandar te huaj qe e shkeli ate.......... sikur pra keta te triumfonin shqiperia e kishte te garantuar renditjen e saj ne kampin humbes te asaj lufte, dhe padyshim aneksimi i saj nga Greku dhe Serbi ishte nje fakt i kryer. Kjo ndodhi ekzaktesisht ne Luften e Pare boterore por qe per fatin tone te mire na shpetoi amerika.
Edhe dicka per ata qe u duket IRONI, parada ushtarake e pak diteve me pare. Thone mire qe kur shikon gjithmone mbrapa fillon e mendon mbrapsht. Asgje tjeter nuk perfaqeson kjo parade per disa njerez vecse Hoxhen dhe Komunizmin. Nje dite e gezuar, qe gjeneron pak energji dhe vrull per shqiptaret, duhet nxire, mohuar dhe injoruar patjeter duke bere referenca tek komunizmi. Cdo gje per disa eshte e lidhur apo e referuar me komunizmin. Prej tij keta nuk shkeputen dot.
Por Shqiperia kishte shume nevoje per kete parade, sepse ai demostrim se bashku me paraden ushtarake, solli edhe demostrimin e prezences se nje shteti solid dhe te qendrueshem. Memorja e paradave te tilla, sjell me vete edhe kujtimin e nje shteti teper te forte dhe te fuqishem, per te cilin ne kemi kaq shume nevoje, sjell edhe nje lloj angazhimi publik dhe celebrimi per nje arritje civlizuese tonen si komb, pra shtetin dhe qendrueshmerine e tij. Ne kete parade parakaloi nje ushtri qe eshte e te gjitheve ne, dhe qe perfaqeson shtetin dhe kombin e jo PS. Parakaloi nje formacion ushtarak qe kerkon pershendetjen e te gjitheve ne dhe jo motivi per sherr politik kaq te peshtire dhe pervert. Nje shoqeri qe vetem 7 vjet me pare perjetoi dezertimin e plote te ushtrise dhe shtetit per vetem 48 ore ka shume nevoje per te pare dhe per tu bindur se shtetit te tyre tashme i jane fryre pak musktujt dhe ai eshte prezent.
Por sigurisht, keta tipa jane kaq te etur per ta krahasuar ate aktivitet me Rusine, Korene apo Kuben, ky eshte vizioni apo horizonti i tyre dhe kaq pak te gatshem jane keta per te gjetur qofte edhe dicka te vogel pozitive dhe shqiptare ne te. Dicka qe nuk i ndan por qe i bashkon shqiptaret, ashtu sic beri gjate luftes se dyte boterore.
Dhe se fundi nuk eshte aspak e vertet qe kjo dite do vdesi me vdekjen e veteraneve. Sa here qe bota do kujtoje ate lufte dhe sakrificat apo herozimin ne te, edhe shqiptaret do kerkojne nje reference te tyren. Edhe ne do pyesim veten se cili ishte roli dhe aktivizimi yne ne ate periudhe. Kjo reference eshte tashme nje dite e kthyer ne tradite per shqiptaret, ashtu si 28 Nentori i 1912. Per aq kohe sa L2B te kete nje ekzistence ne memorien e shqiptareve edhe lavdia e UNCL, dhe 29 Nentori do jete patjeter prezent. Kjo eshte pjese e asj c'kakombet trashegojne nder breza, ndryshe kombet do zhduken.
Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 02-12-2004 më 03:08
Bolerrima pas sygjerimit tend e bera perseri gabimin. Harxhova pese minuta nga koha ime per Fevziun. Edhe ne kete artikull Fevziu luan te njejtin rol, te shkruan gjera qe ti i di me mire se ai per te te mallengjyer. Kur vjen puna te shkruaj gjera qe ti dhe une nuk i dime atehere te hedh vetem disa ide (aty kur ke pranuar te vertetat qe njeh) qe nuk gjejne pergjigje. Fevziu foli per humbje ekonomike nga parakalimi, por do doja ta pyes se per ke humbje e kishte fjalen : per benxinen nga Zallheri deri tek Universiteti (2 km.) apo per blerjen e ndonje bombe atomike vetem per paraden? Po a e mendon ndonjehere Fevziu qe vet parakalimet dhe cdo lloje festimi vetem levizje lekesh sjellin (qe nga kokoshkat qe blejne per femijet mijera qytetare edhe deri tek flamuri qe blen per ta ngritur me gezim).Postuar më parë nga Bokerrima
Persa i perket te tjerave une te lus ty edhe pjesemarresit e tjere te na sillni fakte qe te mesojme edhe ne te tjeret. Me filozofi edhe psikologji jemi ngopur, mos u beni edhe ju si ata demagoget komuniste qe kaq shume urreni!
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 02-12-2004 më 06:45
... me duket se edhe Franca ben parade ushtarake per festen e saj kombtare 14 korrikun dhe me sa di une, te me falin historianet, ne France asnjehere nuk ka pasur nje qeveri stalinist-komuniste qe te mund te ndikonte ne traditen e Frances. Se nuk ben USA parade ushtarake nuk eshte e thene qe te mos beje dhe Franca qe nuk ia ndjen hiç fare per USA ...
... Francezet pas çlirimit i gjykuan bashkepuntoret e pushtuesve te çdo sfere shoqerore qenë ato dhe nuk pyeten fare femijet e kujt ishin pasi kishin bere mekatin e madh, kishin tradhtuar Francen ...
... Kete gje duhet te kishte bere dhe Shqiperia, te gjykonte bashkepuntoret e pushtuesve ( italianet dhe gjermanet ishin pushtues pasi ushtrite e tyre nuk i ftoi njeri ne Shqiperi), sepse kishin tradhtuar Shqiprine, dhe toka shqiptare nuk i duron dot çibanet e huaj zoti Tradhtar i kujtdo force politike qofsh ti ...
... Nqs partizanet (te Dulles apo jo) nuk do te ishin rreshtuar kunder ushtrive te boshtit (luftuan apo nuk luftuan, kete e kane vertetuar misionet aleate te atashuara prane tyre) atehere Shqiperia do te ishte ndare mes grekeve dhe sllaveve megjithe deshiren e mire qe do te mund te kishte perseri qeveria amerikane (jo qeveria britanike) per te pasur nje shtet shqiptar ne ballkan ...
... Dita e çlirimit te Shqiperise nga ushtrite nazi-fashiste kurre nuk do te gjeje prehje deri sa ata qe bene luften nuk e dine as vete ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Une vertet nuk e kuptoj se c'pune ka politika me kete ngjarje?! E me tej pse duhet njehesuar kjo me te keqijat e komunizmit? UNCL beri luften me te madhe dhe me te sukseshme qe shqiptaret kane bere ndonjehere qysh prej Skenderbeut, dhe ne duhet ta qelbim me politike. Politika, apo sistemet politike ndryshojne vazhdimisht per nje shoqeri, kjo s'do tethote qe historia te ndryshoje sa here qe ndryshojne pikepamjet apo sistemet politike.
Komunizmi nuk ishte produkt i kesaj lufte, me shume sesa ishte produkt i kohes dhe i kushteve historike. Dhe sot ne emer te politikes se qelbur shqiptare, ne duhet te mohojme cdo ideal kombetar, patriot, cdo sakrifice te paster e te ndershme te gjysherve tane. Askush nuk i pengoi nacionalistet shqiptare te sakrifikonin per ate komb gjate asaj lufte, dhe askush nuk i pengoi ata ta udhehiqnin kete lufte dhe te viheshin ne krye te asaj ushtrie, pervecse vizioni i tyre i gabuar. Enver Hoxhes apo komunisteve askush nuk ua fali pushtetin apo popullaritetin. Mijera te rinj shqiptare, pjestare te UNCL u ngriten e luftuan per shqiperine dhe jo per komunizmin, qe nuk e dinin cfare ishte. Nacionalistet e kishin ne dore ta shfrytezonin kete vrull dhe energji per te dale ne krye dhe per te marre ne dore frenat e pushtetit. Por ata preferuar rehatin dhe pasivitetin, ata preferuan bashkpunimin dhe kolaboracionizmin, ata nuk ishin te gatshem te sakrifikonin asgje per ate vend, dhe sot duan te mohojne dhe zerojne gjithcka, apo ti barazojne te gjithe me veten.
Mqn ata nuk kane per cfare te jene krenare per ate kohe, kerkojne qe te gjithe shqiptaret te ndihen po ashtu. SI mundet valle qe keta te kerkojne nga nipi apo mbesa e nje ish-veterani qe sakrifikoi cdo gje dhe vuri koken ne rrezik ne ate lufte, pa hile apo interes, ti thote gjyshit apo gjyses se vet se lufta dhe sakrifica jote nuk vlen? DHe cfare ngelet tjeter? A mos duhet te ngrihemi ne sot, dhe te mohojme revolucionin demokratik te 90, Arben Brocin me shoke, duke thene se sakrifica e tyre solli ne pushtet nje qeverisje qe na degjeneroi ne konflikt civil ku humben jeten 2500 shqiptare dhe mijera u mjeruan ekonomikisht po aq keq sa ne komunizem? Pse na qenka sakrifica e heronjve te demokracise te mbas 90, qe ishin ne thelb POLITIKE, me e madhe se ajo e UNCL, sakrifica e te ciles ishte KOMBETARE, pasi lufta ishte kunder xhandarit te huaj dhe jo sistemit politik ne shqiperi. Pra ku ndalon kjo lloj llogjike idiote?
Cili eshte mesazhi qe marrin brezat e nje kombi nga ky xhahilllek. Mos lufto e mos sakrifiko, sepse politika nje dite mund te ti mohoje te gjitha?
![]()
Leshator, je i pandreqshem...
e ke perdorur termin NACIONAL CLIRIMTAR (qe nuk duhet te harrosh qe perkthehet nga "historia jote" si clirim nga roberia dhe prapambetja, pra jo vetem nga te huajt) te pakten nja 10 here...
Dhe mjaft me ato veteranet, se me shume se gjysma e tyre ishin spiune te Partise, dhe kane marre shume veta ne qafe.. U bene rondele perfekte ne mekanizmin gjigand shtypes te Partise (se Punes, se mos harrosh!).
Tipa te tille nuk kane qejf te hapen dosjet (qe ta dine niperit dhe mbesat e tyre)..
Urimi im per ta,![]()
Prektora
Ajo qe une gjithashtu dua te shtoj eshte se rralle here historia e Shqiperise dhe Shqiptareve eshte trajtuar ne menyre te drejte nga te huajt dhe kjo per arsyet e shumta "real estate" te vendit tone. Nese mbeshtetim historine e vendit mbi mendimin e te huajve, Skenderbeu do te ishte Serb, Argjiroja do te ishte greke (ndonese mit), Shqiperia jugore do te ishte greke, gjithashtu, dhe pjesa veriore serbe, dhe nuk do te egzistonim me si popull, por thjesht se cigane.
Pershendetje gjithe atyre qe hedhin poshte luften dhe gjakun e mijerave.
Edhe nje fakt tjeter, ishin 16 batalione, dhe jo 6. Gjyshi im ishte ne te 3-tin, dhe gjyshja ne te 15-tin. Ndersa gjyshi (nga ana e babait) ne kohen e luftes ishte ne Serbi, student, ku therriste neper demonstrata Duce-kuce qe do te thote Duce-qen, sepse Italia nuk kaloi miqesisht vetem ne Shqiperi, por ne gjithe Ballkanin, dhe te gjithe popujt luftuan, mirepo per cudi, disa Shqiptareve ju duket sikur Shqiptaret luftonin njeri-tjetrin
Gjyshja (nga ana e babait) shperndante trakte (per disa mund te jete fantazi) kurse per te ishte rrezik per jeten!
Pershendetje edhe nje here
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Krijoni Kontakt