Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 178
  1. #131
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Por cfare 1939 me thua o rrush.

    Po Ballistet e Zogistet nuk bashkpunuan me Gjermanin deri ne 1943, kur Gjermania ishte ne terheqje ne Lindje, dhe kur ajo i kishte shpallur lufte Anglise, Kanadase, Amerikes, Rusise, pa llogaritur ketu dhjetra shtete ne Europe qe ajo kishte pushtuar, dhe ku kishte filluar jo pak rezistence.

    Pastaj pse zotrote i justifikon nacionalistet duke thene se ajo ishte koha, dhe se ata u genjyen nga Nazizmi qe premtonte shume ne ate kohe, dhe nuk justifikon komunistet, teoria (komuniste) te cilen ata mbronin, teorikisht ishte parajsa vete.
    Pse mos te themi ne se kush mund ta parashikonte ne ate kohe, se komunizmi ishte rend i falimentuar ekonomikisht, apo se do degjeneronte ne nje diktature katilesh, gje qe nuk e parashikon ne teori?! Apo se i ke vene tape trurit ti dhe shikon vetem ate qe do.

    Shqiptaret nuk u bashkuan ne shtet gjate L2B, ata vetem sa u quajten te bashkuar ne shtet, per te te mbajtur ty te urte si dele, me ideale te bukura por pa asnje substance dhe pa asnje te ardhme. Ne ishim nje shqiperi e bashkuar qe nuk kishte asnje merite per bashkimin, sepse meriten e kishte Nazizmi, qe deshte qe ti te rrije urte, dhe se e kishte inat serbin.

    Greku dhe Serbi e ndau shqiperine mbas luftes se Pare Boterore, ku shqiperia nuk u angazhua fare. Dhe ne per fat te mire na shpetoi amerika.
    Imagjino cfare do benin ata mbas L2B, nqs shqiperia do ishte ne krahun humbes te asaj lufte, dhe aty mos te ishte ushtria e shteti i Hoxhes. Apo valle duhet te luanin kumar shqiptaret me fatet e veta dhe te "shpresonin" se greku nuk do ti vriste me, dhe se Amerika do na mbronte si dikur?

    Cilet 4000 kosovare ka shoqeruar Shefqet Peci ne Tivar o merhum? Ata Shqiptare i shoqeroi ne Mars te 1945 Mal Sadiku qe ishte Kosovar, dhe komunistet shqiptare as e kishin haberin se cfare ndodhte, pasi ishin ne Bosnjen Jugore akoma ne luftime.

    Sigurisht qe vetqeverisja e shqiptareve e cdo forme te jete, do ishte shume here me pozitive sesa cizmja e xhandarit te huaj, qofshin keta edhe Italiane apo Gjermane parallinj. Te gjithe kombet ne kete bote jane qeverisur nga nje despote apo diktatore katil si Hoxha ne Shqiperi, por asnje komb ne kete bote nuk e barazon ate me xhandarin e huaj, apo nuk uron qe ne vend te tij te ishte nje pushtues i huaj. Ndryshe ata nuk do ishin kombe por skllever.

    Shteti qe u formua nga ajo lufte, ushtria shqiptare qe doli prej ushtrise ANCL, perbenin kombin dhe shtetit me solid, me te qendrueshem dhe me te FUQISHEM shqiptar qe prej 500 viteve. SHtet qe fqinjet ia kishin friken dhe as qe guxonin ta preknin, apo kur guxuan si ne 1949, u vrane si minjte.

  2. #132
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    ...Pastaj pse zotrote i justifikon nacionalistet duke thene se ajo ishte koha, dhe se ata u genjyen nga Nazizmi qe premtonte shume ne ate kohe, dhe nuk justifikon komunistet, teoria (komuniste) te cilen ata mbronin, teorikisht ishte parajsa vete.
    Pse mos te themi ne se kush mund ta parashikonte ne ate kohe, se komunizmi ishte rend i falimentuar ekonomikisht, apo se do degjeneronte ne nje diktature katilesh, gje qe nuk e parashikon ne teori?! Apo se i ke vene tape trurit ti dhe shikon vetem ate qe do.
    Kush e parashikonte ne ate kohe???!!!!! Po pse Lenini dhe Stalini yt, pak kishin bere qe kishte zene lemeria Europen?? Shkencen e re te inxhinierise sociale, e shpiken lideret e tu shpirteror (me fal, harrova qe i yti eshte "shoku Shpati"), qe me 1918 dhe ne vazhdim pati me MILIONA TE VDEKUR si pasoje e vizionit hyjnor te Bolshevizmit tend..



    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Shqiptaret nuk u bashkuan ne shtet gjate L2B, ata vetem sa u quajten te bashkuar ne shtet, per te te mbajtur ty te urte si dele, me ideale te bukura por pa asnje substance dhe pa asnje te ardhme. Ne ishim nje shqiperi e bashkuar qe nuk kishte asnje merite per bashkimin, sepse meriten e kishte Nazizmi, qe deshte qe ti te rrije urte, dhe se e kishte inat serbin.

    Dhe kjo c'pune i prishte kombit shqiptar?? Pastaj si flet per te ardhme, kur dihet qe sistemi Nacional-Socialist ishte 100 here me efektiv se Marksizmi yt qe erdhi qe me 1945..??



    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Sigurisht qe vetqeverisja e shqiptareve e cdo forme te jete, do ishte shume here me pozitive sesa cizmja e xhandarit te huaj, qofshin keta edhe Italiane apo Gjermane parallinj.

    Kete e thua duke patur parasysh realitetin "Ta bejme Shqiperine republiken e 7 te Jugosllavise" apo ate tjetrin "Vellezerit tane kineze" ?? Apo nuk qeverisnin Jugosllavet, Sovjetiket dhe Kinezet, por veglat e tyre ketu (Koci Xoxe me shoket e tjere qe i shkuan pas atij) dhe Enveri yt vertet nuk dinte gje fare mbi komplotet qe kurdisnin ata ?? (ne fakt ai i dinte, por bente sikur.. te pakten keshtu thote te Titistet dhe Hrushovianet)
    Edhe populli nuk ka nevoje per nje qeverisje "E c'do forme te jete" se mbase i bie nje si e juaja, dhe i rrofte !!

    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Te gjithe kombet ne kete bote jane qeverisur nga nje despote apo diktatore katil si Hoxha ne Shqiperi, por asnje komb ne kete bote nuk e barazon ate me xhandarin e huaj, apo nuk uron qe ne vend te tij te ishte nje pushtues i huaj. Ndryshe ata nuk do ishin kombe por skllever.

    ??? edhe kete e thua ti??!!!!!! Te tema mbi Izraelin dhe Palestinen sikur thua komplet gjera te tjera (arabo-evgjitet, qente..)?? Apo nuk eshte pushtues Izraeli??? apo valle ka dy Leshatore?? Per kuriozitet, KUSH ESHTE MENDIMI YT PER LUFTEN NE IRAK (se do te ishte shume interesante pergjigjia ne kuader te fjaleve te tua)??

    (Per kuriozitet, a u priten me brohoritje trupat gjermane ne Ukraine dhe ne disa pjese te Rusise, si CLIRIMTARE )???




    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Shteti qe u formua nga ajo lufte, ushtria shqiptare qe doli prej ushtrise ANCL, perbenin kombin dhe shtetit me solid, me te qendrueshem dhe me te FUQISHEM shqiptar qe prej 500 viteve. SHtet qe fqinjet ia kishin friken dhe as qe guxonin ta preknin, apo kur guxuan si ne 1949, u vrane si minjte.


    C'nevoje kishin ta preknin ??!! Te sollen Miladin Popovicin, dhe fare kollaj te bene qe te rrenoheshe komplet.. Apo nuk eshte PARIMI ELEMENTAR "Shteti eshte ne sherbim te qytetareve te vet" dhe jo nje aparat shtypes kunder popullsise se vet..??

    Leshator, ne Arkipelagun Gulag mendoj se ti mund te kishe shpresa per tu ndrequr... nqs do te ishe akoma ky lloj bolsheviku, atehere direkt ne Buchenwald (vend i njohur me vlera kurative kunder murtajes se kuqe) !!
    (Cuditem si rri ne Amerike, sepse me kete edukim qe ke, familjaret e tu nuk besoj se do te kene lene te zeze pa thene kunder Amerikes... apo dridhe Like ?)
    Prektora

  3. #133
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anëtarësuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Postime
    57
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ne harten e botes Shqiperine nuk e vuri rregjimi komunist qe e izoloi nga gjithe bota, por e vuri rregjimi i Ahmet Zogut, ku pavaresia e shtetit shqiptar u njoh zyrtarisht nga te gjitha superfuqite e botes, qe nga Amerika, Anglia, Franca e me rradhe.ketu

    posi jo o vlla Ahmet Zogu na vuri ne harte ne 1925 kur erdhi me force nga Jugosllavia ne pushtet dhe Ahmet Zogu na hoqi ne 1939 kur iku si klysh naten.
    Po ka nje ndryshim,se Ahmet Zogu i fali nja 3000 km toke Jugosllavit duke filluar nga Shen Naumi,Ladorishti,Veleshnja etj...Ndersa Enver Hoxha ja coi frontin luftes deri ne Beograd dhe i tha Rusit edhe botes mbare "Qasu tani po deshe"
    Ne jug ja zuri bregun Anglezit dhe i tha dynjase: KETU JAM ZOT UNE DHE SKA TJETER.
    41 vjet ndenji Enver Hoxha ne krye dhe perballoi cdo sulm ekonomik,politik dhe provokacione ushtarake,po ama nuk u largua asnje minute nga vendi dhe ndenji si burre.Po ju siduket qe i dini maskaralleqet i keni mbajtur pishen!
    Sa per ato fuqite e medha qe na permende aty siper,qe na paskan njohur neve si shtet,une desha te kujtoj se jane po ato fuqi te medha qe na ndane ne vitin 1913 ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer dhe na bene nga 115 mije kilometra katror,ne 28 mije
    Smash The State

  4. #134
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga GJENERALI
    ..Ndersa Enver Hoxha ja coi frontin luftes deri ne Beograd dhe i tha Rusit edhe botes mbare "Qasu tani po deshe"
    Ne jug ja zuri bregun Anglezit dhe i tha dynjase: KETU JAM ZOT UNE DHE SKA TJETER.
    Tamam keshtu eshte....Dhe sot e kesaj dite i imagjinoj anglezet dhe ruset duke u permjere ne breke nga "paralajmerimet" e Dulles....Sikur ta kishte bere realitet kercenimin e vet sot ne Moske dhe ne Londer do flisnin shqip jo vetem prostitutat qe i komandojne ish sigurimsat , por dhe klientet e tyre!


    Citim Postuar më parë nga GJENERALI
    41 vjet ndenji Enver Hoxha ne krye dhe perballoi cdo sulm ekonomik,politik dhe provokacione ushtarake,po ama nuk u largua asnje minute nga vendi dhe ndenji si burre.
    Posi ore , ja pershembull ruset na sulmuan nga 1947 deri ne 1960 duke i paguar ushtrise shqiptare rrogat e oficerave, veshmbathjet, armatimin dhe ushqimin....Kinezet na sulmuan duke na shitur ne 1970 teknollogjine e viteve '40, duke na shitur ata MIG 19 e MIG 21....Sulme te furishme nuk e shikon.....
    "Who is John Galt?"

  5. #135
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anëtarësuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Postime
    57
    Toro te them te drejten,mendova se po shkruaja ne nje forum me shqiptare normal jo ne nje teme ky arsyeja ka arritur ne nivelin zero
    Se kuptoj ca do te thuash ti me ato metafora mesiper???
    Kush te tha ty qe na sulmoi Rusi apo Kinezi ushtarakisht?
    Kush te tha qe na sulmoi Anglezi?
    Une thashe: PROVOKACIONEVE USHTARAKE I BERI BALLE- dhe ti nqs e di mire historine e shqiperise,duhet ta dish se ne 1949 beme lufte me grekun dhe ka hyr ne histori me emrin "Provokacionet e Gushtit"
    Ti nqs e di mire historine e shqiperise,duhet ta dish se qe nga 1946 e deri ne 1982 SHBA,ITALIA,BRITANI dhe te tjeret,na sulmuan me diversante si Alush Leshnjaku,Hamit Matjani e duke mbaruar me Xhevdet Mustafen qe vrare njerez te pafajshem dhe bene sabotime neper fronte pune apo duke u munduar te fusnin agjentura dhe te krijonin organizata te armatosura anti-qeveritare dhe anti-popullore.
    Po ske nga ti dish ti keto vella,se kur vijne votimet,shkon edhe ve kryqin tek Dr.Rrumpalla apo Sulltan Kukudhi se "hodhen diktaturen" qe po na merrte meqafe !
    Ate diktature qe na la me zero leke borxh ndaj botes dhe me dinjitet aq te larte sa ishim krenare per veten tone dhe e mbanim koken siper kudo.Dhe me aq rrespekt sa lufta qe beri Shqiperia pasqyrohet edhe ne Mathausen te Gjermanise me vepra te medha nga skulptoret tane!Po ske nga ti dish ti keto vella se nuk do,jo se ske mundesi!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJENERALI : 12-12-2004 më 18:36
    Smash The State

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Gjeneral:

    Si bir i denje i enveristeve, nuk te shkon ky "nick' aspak, se partizanet dhe Enveri i hoqen gradat, prandaj zevendesoje kete me ndonje "shoku komisar" apo "shoku komandant", apo "Lej Fen" me mire.

    Tashti o vella i kinezeve, se cfare ishte lufta vellavrasese ne Shqiperi pa shume sterhollime e tregon fakti qe u themelua dhe u drejtua nga SERBET nga e cila kurre nuk na ka ardhe asnje e mire, vec neqoftese te duket ty e mire Enveri me Koçet e mehmetet, kriminele e gjakatare.

    Tashti pse shkuan partizanet ne Vishegrad (jo beograd) kjo ishte per servilizem dhe urdher nga padronet serbe. Mbasi e kishin provuar vete cdo te thote te luftosh me ushtrine gjermane (ku lane me nga 6.000 partizane jugosllave te vrare vetem ne nje beteje), thane le te cojme edhe ca nga te enverit, dhe keshtu iken per LESH nja 600 partozane shqiptare duke luftuar gjermanet per hater e servilizem te SERBEVE.

    vec kesaj ngaqe sja mbante te futeshin vete ne Kosove ku ishin forca nacionaliste te organizuara qysh me gjermanet, cuan partizanet shqiptare per ti percare dhe me pas porsa u qetesua situata, i prene ne bese duke ja mbathur tinezisht nga Kosova porsa u dha urdher Titoja e Tempoja.

    Mbas lufte gjithe populli shqiptar urdherohej te "pelliste" Tito_Enver ose shkoje ne burg, ose "Bij te Stalinit jemi ne", si kurre ndonjehere.
    me kinezet, filloi c'njerezimi i njerezve duke i detyruar te shkruanin fletrrufe, e te kritikonin "spiunonin" njeri tjetrin neper mbledhje, te shanin Zotin e shkaterronin kisha e xhamija.
    Kurre asnje pushtues nuk e ka perdhunuar keshtu shqiptarin.

    Tashti per krahasim:
    ne kohe te pushtimit italo-gjerman kishte bollek, pune e prona.
    Ne kohen e pushtimit komunist kishte uri kolektive, pune vullnetare, kampe pune, dhe c'pronesim.

    Ne kohen e Italo-gjermanise kishte gazeta te lira, klube e liri levizje.
    Ne kohen e kumunizmit kishte gazeta partiake, qepje goje, rethim me tela me gjemba.

    Pra o gjeneral pa spaleta na trego kur jetohej me mire... populli e jo Enveri me servilet e spiunet qe mbante rrotull.

  7. #137
    Perjashtuar Maska e direku
    Anëtarësuar
    06-11-2004
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga Labeat
    kur jetohej me mire...

    ne kohe te pushtimit italo-gjerman kishte bollek, pune e prona.
    Ne kohen e pushtimit komunist kishte uri kolektive, pune vullnetare, kampe pune, dhe c'pronesim.
    Pikes i ke rene ore Lalbeat. Qe ta vazhdoje edhe une: Kur jetohej me mire, ne kohe te pushtimit komunist, apo tani ne kushtet e lulezimit te tregetise Greqi-Shqiperi, ku kemi bollek e pune. Mund te kete edhe me shume mireqenje po ja qe keto mbeturinat komuniste, komuniste ngelen. Ekonomia e perbashket e ballkanite eshte celesi i suksesit, le te perqafohemi te gjithe dhe te kerkojeme vetem prosperitete. Flamuri jone eshte Euro dhe vetem Euro. kete e di edhe bullgaria!

  8. #138
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anëtarësuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Postime
    57
    Citim Postuar më parë nga direku
    Pikes i ke rene ore Lalbeat. Qe ta vazhdoje edhe une: Kur jetohej me mire, ne kohe te pushtimit komunist, apo tani ne kushtet e lulezimit te tregetise Greqi-Shqiperi, ku kemi bollek e pune. Mund te kete edhe me shume mireqenje po ja qe keto mbeturinat komuniste, komuniste ngelen. Ekonomia e perbashket e ballkanite eshte celesi i suksesit, le te perqafohemi te gjithe dhe te kerkojeme vetem prosperitete. Flamuri jone eshte Euro dhe vetem Euro. kete e di edhe bullgaria!
    e pra ke te drejte.
    Kur kishim me shume mireqenie,atehere ku ti siguronte shteti te gjitha duke filluar nga arsimi,shtepia,puna dhe shendeti apo sot qe ke frike te dalesh ne rruge.
    Le te bashkohemi te gjithe drejt prosperitetit pluralist dhe te kerkojme legalizimin e prostitucionit,droges,dhe kontrabandes!
    Rrofte Sulltan Kukudhi
    Rrofte Xhandari Nderkombetar SHBA dhe forca ushtarake e padiskutueshme NATO qe mendon per te miren e Shqiperise.
    Rrofte fqinji yne i denje grek sic e tha edhe zoteria jote mesiper: "ne kushtet e lulezimit te tregetise Greqi-Shqiperi"

    MASKARENJ DHE ANTI SHQIPTARE JENI E GJITHE JU QE LLOMOTISNI KETU!
    Smash The State

  9. #139
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    [QUOTE=GJENERALI]Toro te them te drejten,mendova se po shkruaja ne nje forum me shqiptare normal jo ne nje teme ky arsyeja ka arritur ne nivelin zero
    Se kuptoj ca do te thuash ti me ato metafora mesiper???
    Kush te tha ty qe na sulmoi Rusi apo Kinezi ushtarakisht?
    Kush te tha qe na sulmoi Anglezi? [quote/]
    Lexo cke shkruar me siper pastaj ver fleterrufene!
    Une thashe: PROVOKACIONEVE USHTARAKE I BERI BALLE- dhe ti nqs e di mire historine e shqiperise,duhet ta dish se ne 1949 beme lufte me grekun dhe ka hyr ne histori me emrin "Provokacionet e Gushtit"
    Ti dhe Enveri yt lufte me grekun nuk ke bere ....Ato provokacionet vertet ishin te gushtit, por ishte E.Hoxha qe i provokoi duke bombarduar forcat qeveritare greke nga territori shqiptar, per tu ardhur ne ndihme EAMiteve qe po shpartalloheshin! Ne se ti quan lufte lojen si macja me miun qe luajti Enveri ne kurriz te interesave shqiptare ( shume mire sa kohe Greqia e Veriut ishte nen kontrollin e komunisteve greke ai mund te kishte kthyer camet ne shtepite e tyre!!!) per hir te "internacionalizmit" komunist, atehere ti nuk ke haber se cfare do te thote LUFTE!

    Ti nqs e di mire historine e shqiperise,duhet ta dish se qe nga 1946 e deri ne 1982 SHBA,ITALIA,BRITANI dhe te tjeret,na sulmuan me diversante si Alush Leshnjaku,Hamit Matjani e duke mbaruar me Xhevdet Mustafen qe vrare njerez te pafajshem dhe bene sabotime neper fronte pune apo duke u munduar te fusnin agjentura dhe te krijonin organizata te armatosura anti-qeveritare dhe anti-popullore.
    Ata diversantet qe thua ti ishin te gjithe SHQIPTARE, as amerikane, as italiane, as britanike. Ti nese do ta quash luften civile , lufte kunder fuqive te medha, quaje, e drejta jote....Por jo ketu.....Keto dengla shiti ku te duash , por jo ne forum.
    Ata diversantet vertet trajnoheshin dhe pajiseshin me arme ne Perendim ( ashtu si oficeret e Dulles trajnoheshin dhe armatoseshin nga Jugosllavia e BS), por nuk kishin as uniforma te ushtrise amerikane, italiane etj, as komandoheshin nga qeverite perkatese!

    Po ske nga ti dish ti keto vella,se kur vijne votimet,shkon edhe ve kryqin tek Dr.Rrumpalla apo Sulltan Kukudhi se "hodhen diktaturen" qe po na merrte meqafe !
    Ate diktature qe na la me zero leke borxh ndaj botes dhe me dinjitet aq te larte sa ishim krenare per veten tone dhe e mbanim koken siper kudo.Dhe me aq rrespekt sa lufta qe beri Shqiperia pasqyrohet edhe ne Mathausen te Gjermanise me vepra te medha nga skulptoret tane!Po ske nga ti dish ti keto vella se nuk do,jo se ske mundesi!
    Diturine e historise jua u kemi lene juve te kuqve....Qe te na e thoni Historine e Shqiperise sipas vakteve....Ashtu sic thoni dhe historine e PPSh qe eshte shkruar deri tani 4 here ( dhe perseri nuk eshte e sakte!)....

    Sa per zero leket borxh , mos e hap ate muhabet se diktatura na la ne 1991 me 340 milione dollare borxh!!!!
    "Who is John Galt?"

  10. #140
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Tashti per krahasim:
    ne kohe te pushtimit italo-gjerman kishte bollek, pune e prona.
    ............
    Ne kohen e Italo-gjermanise kishte gazeta te lira, klube e liri levizje.
    Pikerisht. Tani fole tamam si nacionalist shqiptar. Ne thelb kjo do te thote se nacionalistet shqiptare shiten, apo nderruan panvaresine kombetare per te mira materiale. Leje Grekun sot zotrote te hyje ne Shqiperi me ushtare, e ta shikosh se si do te ta beje Jugun ekonomikisht. Te gjitha kombet ne kete bote ne fazat fillestare te ekzistences se tyre synojne te kene pike se pari identitet dhe integritet kombetar dhe pastaj ate ekonomik. Kombet i mbijetojne te keqes ekonomike, dhe ekonomia eshte dicka relative, qe sot eshte keq e neser rregullohet, por kjo nuk aplikon per identitetin dhe sovranitetin kombetar.

    Cfare nacionalistet bejne, ashtu sic kane bere, eshte ne esence perverte dhe e felliqur. Sipas tyre vetem vizioni i tyre politik eshte ai qe siguron komb apo identitet kombetar. Pra kombi per ta nuk quhet, nqs ai nuk eshte politikisht sic e duan ata. Keta denglaxhinje, duan te na mbushin mendjen se nje komb pa pluralizem apo pa demokraci te brendshme nuk quhet i pavarur, apo sovran, kur historia ka vertetuar se ABSOLUTISHT asnje komb nuk eshte formuar apo nuk e ka formuar identitetim e vet duke zbatuar keto norma, por VETEM dhe VETEM nga pushtete, apo forma qeverisese diktatoriale, despotike dhe teper katile.

    Vlerat e tyre perverte kerkojne te na i shesin si "the ultimate values" edhe pse keto vlera as vete nuk e dine se c'jane dhe nuk jane aspak te qendrueshme. Nacionalistet spurdhiake shqiptare, jane "patriote" te shquar, qe duan te luftojne, por edhe nuk duan ta luftojne xhandarin e huaj, qe duan identiteti kombetar dhe sovranitet por edhe jane te gatshem ta shesin ate per nje shume te hollash, ata bejne thirrje per lufte, por edhe jane te paret qe ia mbathin per ne Greqi. Ata jane si ngjyrat e ylberit, te te gjitha llojrave, qe nga bajraktare mesjetare qe therrin femra per kanun, apo krijojne "Republika Mirdite" nen protektoratin serb, duke vazhduar me mbreter feudale qe vijne ne pushtet me ushtri serbe dhe shesin toka shqiptare per pushtet, e mbarojne me kuislinge qe kthehen ne lavire te cdo ushtari te huaj ne Shqiperi. Hmm se mos harroj kete xhahilin e sotem qe na integroi ne Arabi dhe na solli ne shqiperi gjithe evgjitet e Buharase.

    Hoxha na dilka se e paska dashur shqiperine "Republike te SHtate" te Jugosllavise, edhe pse e vetmja ndihme qe mori ai nga Jugosllavia gjate luftes ishte ajo ideologjike dhe organizative e dy emisareve Jugosllave, asnje armatim, municione apo ndihme tjeter ushtarake. Edhe pse ai mori 3 here rresht konfirmim zyrtar nga Jugosllavet per panvaresine e Kosoves, edhe pse asnje ushtar serb nuk shkeli ne token tone, perkundrazi shqiptaret shkelen ne Jugosllavi, edhe pse ai u prish me Jugosllavet brenda 3 viteve dhe vrau cdo individ pro-jugosllav ne partine e tij e zhduku cdo simbol apo gjurme Jugosllave ne Shqiperi.

    Zogu na del super-patriot, edhe pse ai erdhi ne pushtet pas nje traktati me jugosllavet (traktati Zog-Pavic) qe ne thelb e shiste shqiperine tek Jugosllavia. Edhe pse ai i shperbleu Jugosllavet me toka shqiptare (imagjinoni sikur ta kishte bere kete Hoxha). Edhe pse Zogu erdhi ne pushtet me ushtri serbe, edhe pse ai ia mbathi nga syte kembet duke e lene kombin ne meshire te fatit kur kombi kerkonte lidera dhe organizim per tu mbrojtur.

    Kur vjen per te gjetur nder ne histori, nacionalistet shqiptare jane te zhytur me m** deri ne gryke. Asgje nuk kane se cfare ti tregojne brezave keta, vecse fjaleve te bukura per komb e vatan dhe justifikimeve per cdo gje. Jo po ne e deshem shume Kosoven, jo po ne nuk luftuam se kishim frike nga reprezaljet e Gjermanit, jo po nuk e luftuam Italianin se ai pruri shume investime ne shqiperi, jo po Zogu iku qe te shpetoje shqiptaret e gomarlleqe te tilla. Asgje shembull sakrifice, asnje vetmohim, perkushtim pa kushte asgje, asgje, asgje. Nuk gjen ne historine e L2B asnje shembull vetmohimi te nacionalisteve shqiptare. Te vetmen gje per te cilen ata ndihen krenar, eshte qenia viktime e Hoxhes. Historia e tyre eshte ne thelb nje histori VIKTIMASH.
    Hoxha na e futi ne Mukje, Hoxha na angazhoi ne lufte civile, Hoxha ishte arsyeja qe ne bashkpunuam me Gjermanin, Hoxha na futi ne burg, etj etj.

    Asnje vlere nuk kane keta ti tregojne brezave qe eshte vlere ne vetvete e pavarur nga veprimet e Hoxhes. Dhe ja, sot cdo sakrifice qe beri UNCL nuk vlen se nuk i sherbeu ketyre eunukeve shqiptare. Papritur edhe per luften e 1949 na del fajtor Hoxha, edhe pse ishte Greku qe na sulmoi ne pa asnjelloj provokimi, ashtu sic ka bere tere jeten. Nuk e di si do ndiheshin nacionalistet shqiptare, nqs i thua se serbet mund ta justifikojne persekutimin ndaj Kosovareve mbas luftes duke e konsideruar ate si pergjigje per raprezaljet e divizionit SS Skanderbeg kunder popullsise civile Serbe ne Kosove. Ja pra a nuk jane keta nacionaliste qe kur u intereson ketyre per pushtet jane te gatshem ti japin te drejte edhe grekut, vetem e vetem qe te mos vleresojne kundershtarin e tyre politik shqiptar. C'pyet anadollake hesapi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 14-12-2004 më 01:38

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •