Vrasesi
Kam kohe qe nuk dal nga shtepia.
Dua te rrefej se eshte dikush qe po kerkon te me vrase. Mos me pyesni se nga e di kete, sepse do te ishte teper e veshtire tua shpjegoja, e rendesishme eshte se atje ne rrugen e madhe, pikerisht ne trutuarin perballe nderteses ku une banjo, per ore te tera qendron nje meso burre, i veshur me nje pardesy bezhe e cila jo pa qellim eshte e mbyllur gjithmone deri ne fyt. Eshte ai vrasesi im. Poshte pardesyse ka nje sakice (sqepar), me te cilen kerkon te me hape koken ne dysh. Bota eshte e mbushur me manjaker, me te semure psiqike, shpirt trazuar, e une tani jam nje njeri qe perndiqet ne cdo hap nga nje marre. Dje psh , ai mori te njejtin autobus me timin, dhe u ul ne nje pozicion nga I cili mund te kontrollonte te gjitha levizjet e mija. Mbante syze te errata per te mos u kuptuar, qe me kishte ngulur ate veshtrimin e tij te yndyrshem, dhe bente gjate gjithe kohes sikur shfletonte nje gazete sportive. Udhetimi zgjati 25 minuta e gjate gjithe kesaj kohe ai nuk e ndryshoi asnjehere fleten e gazetes, e kjo me ben te mendoj se ai nuk po lexonte asgje, por thjeshte po perpiqej te me hidhte hi syve mua. Zbriti ne stacionin tim, e me ndoqi nga pas me nje te ecur te permbajtur, dhe kur une ju afrova hyrjes se pallatit ai u mbeshtet ne murin perballe.Kushedi se cfare mendonte ne ato caste. Mbase imagjononte se si ngrinte sepaten e tij mbi mua e me godiste pambarimisht duke kqyrur gjakun tim.
Rrenqethem kur mendoj se ai vazhdon te jete poshte dritares sime.
..
Ka dite qe nuk shkoj ne pune, ne fakt nuk dale fare nga shtepia. Burri me pardesyne bezhe, sillet si hiene rreth pallatit tim, e nuk ben gje tjeter vec hedh veshtrime te shpeshta nga dritarja ime, pa e ditur se une jam mbrapa perdeve duke e vrojtuar. Eshte shume I durueshem, dhe pret qe une te dal jashte per te vene ne jete planin e tij te cmendur. Eshte kaq i vendosur sa duket se asgje nuk ka per ta ndalur ate. Edhe per te ngrene ha ne nje fast food ketu perballe shtepise sime. Kur behet nate, edhe pse une nuk mund te shikoj qoshen e tij, perseri e di se ai eshte diku ne erresire, i shkrire ne te, e nganjehere mendimi ma sjell rrufeshem prapa deres time, ku ai gjysem i djersitur shtrengon bishtin e sqeparit, ngre doren e behet gati te trokase.
Mbase ai nuk e di qe une jam duke e pritur, jam ketu i pergatitur per ardhjen e tij. Mendon se do ta kete te lehte me mua, por nuk e di se mbas deres e pres une, bashke me makthin tim, duke perjetuar frikshem te gjitha levizjet qe behen ne korridor.
.
Kane kaluar jave nga hera e fundit kur dola ne rruge.
Sot mora nje telefonate nga agjensia per te cilen punoj dhe mesova se me kishin pushuar. Nuk kisha asnje arsye per tu justifikuar, ndaj nuk bera gje tjeter vec ula receptorin, dhe pranova ne heshtje vendimin e marre tashme nga bosi im. E ndjeja se pas humbjes se punes do te me duhej te perballesha me probleme edhe me te medha, por gjithesesi, ishte e pa-mend te dilja nga shtepia pasi ai vazhdonte te me priste, aty ne qoshen e tij, te me priste per te me ekzekutuar. Shpesh me kishte shkuar nder mend te telefonoja policine e ti thosha se eshte dikush, nje i marre, i paemer, nje manjak qe ka nje sopate poshte pardesyse se tij bezhe, e qe nuk pret qe tjeter vec te dal nga shtepia per te me hapur koken si kungull.
Ata do te me pyesnin se kush ishte ky person, si e kishte emrin, ku ndodhej, a mund ta shikoja une sepaten e tij, e shume te tjera si keto, per te cilat une nuk kisha asnje pergjigje.
Kjo eshte tragjike.
Po sikur te mos me besonin e te me merrnin per te marre. Do te me mbyllnin ne nje nga ato spitalet psiqiatrike.
Kjo do te ishte edhe me e pashprese.
Ai mund te prezantohej si ndonje i afermi im i larget dhete vinte ne spital per te me viztituar, e shume qetesisht mund te me ekzekutonte aty, ne dhomen time, duke me mbytur me duart e tij te fuqishme, a duke ma perplasur koken mbas cimentos. Pastaj do te justifikohej se une e kisha sulumuar i pari, e ai e kishte bere per tu vetembrojtur.
Pune m-uti.
Ecejak ne dhomen time, kerkoj nje rrugedalje, nderkohe qe e ndiej se si koha dobeson durimin tim. Ka dite qe gjume-prishur ngrihem naten i mbytur ne thirrje nga enderra te frikshme, nga enderra makabre, ku une qendroj i shtrire ne kembet e tij, e ai eshte duke me goditur me sqeparin e tij.
Ndjej dhimbje ne kafke.
Po cmendem.
Ka kaluar me shume se nje muaj qe nuk dal nga shtepia.
Nuk e di se cdite eshte, e as e kam idene se sa eshte data.
Tani ndihem si nje kavie qe e mbyllur ne nje kafaz te madh, e me te cilen jane duke eksperimentuar. Eksperimentojne me durimin tim, me friken time, me pritjen time.
Ai vazhdon te qendroje i heshtur perballe pallatit tim, duke ndezur e fikur nje nga nje cigaret , duke hedhur veshtrime anonime mbi dritaren time.
Forcat po me shterin, e bashke me te duket se po shter edhe pritja ime ne kete hapesire te lodhur, ku une marr fryme shpejte, ku pulsi im kercen nje koreografi frike, ku ne gjak kam aq adrenaline sa mund te kisha bere edhe nje elefant ti dridheshin gjunjet, kur bebezat i kam te shqyera aq shume sa e bardha syve nuk mund te vihet re, e qimet e gjithe trupit i kam te ngritura perpjete si te me kete goditur rrufeja.
Me nje fjale jam duke perjetuar ankthin me te tmerrshem, e cdo sekonde lus zotin qe kjo te marre fund, por duket se ai eshte mese i vendosur per te me ekzekutuar.
U bene me shume se dy muaj qe nuk dal nga shtepia.
Me kane prere energjine elektrike, ujin, dhe gazin.
Nuk kam se me se te gatuaj, nuk kam se me se te lahem, nuk kam se me se te ngrohem.
Shtratin e kam afruar prane deres, te cilen e kam siguruar mjaft mire. Poshte jastekut mbaj nje thike te stermadhe, dhe gjithe diten rri shtrire i mbuluar me kuverta. Kam filluar te vi ere te ndyre dhe kam zene parasite.
Ka dite qe dal vetem kaps nga ushqimet e thata qe konsumoj, ndersa trupi me eshte mbushur me pulla te kuqe, dhe me pucrra plot qelb.
Floket me kane rene pothuaj plotesisht, ndersa dje teksa shikoja shperfytyrimin tim ne pasqyre, arrita te heq nje nga dhembet e mi me dore. Kishte dite qe me levzite, dhe mjaftoi vetem nje terheqje e lehte qe ai te dilte nga nofulla ime e poshtme.
Tani jam shnderruar ne nje qenie tjeter, te pashprese, qe kalon diten perpara dritares, duke vrojtuar vrasesin me pardesyne bezhe i cili ben ecejake, hedh veshtrime nga dritarja ime, ushqehet me sanduiche, pi cigare te shtrenjta, e kohe pas kohe rregullon sqeparin qe fsheh poshte pardesyse.
Ka momente qe ndihem i ndricuar nga arsyeja.
Ne momente te tilla une di gjithcka, gjithcka eshte kaq e qarte per mua, kaq e kuptueshme, kaq e prekshme. Ne momente te tilla nuk ka enigma, nuk ka te fshehta a sekrete qe mund ti shpetojne trurit tim. Eshte dhurata e vetme e ketij meditimi dy mujor, ne te cilin truri funksionon me kapacitet te plote per te parashikuar levizjet e vrasesit tim.
Sot nuk kam vene gjume ne sy.
E gdhiva.
Pata nje nga ato momentet ku gjithcka mu ndricua, dhe gjerat mu duken kaq te qarta.
Nuk kam rrugedalje tjeter vec ta vrase ate. Ai nuk mund ta mendoje se une pikerisht, i strukuri, i tremburi, une qe me ka hyre tmerri prej tij, te zbrese ne rruge per ta hequr vete i pari qafe. Ai nuk mund ta imagjoinoj kete. Tani ai nuk eshte aty. Ka hyre ne Fast foodin e tij per tu ushqyer, e pikerisht ky eshte momenti me perfekt. Do te pres sa te dale nga fast foodi. Do ta terheq drejt ndonje rrugice e aty, do ta vras, ose se paku do perleshem me te.
Rrembeva thiken nga poshte jastekut, e fsheha mbas shpine, dhe zbrita rrufeshem shkallet. U mbeshteta ne murin perballe fast foodit, dhe ndeza nje cigare te cilen ja kerkova dikujt. Pastaj ja ngula syte hyrjes, ne pritje qe ai te dilte duke u mbllacitur. Ai nuk po dilte. Ne fakt kishin kaluar vetem 40 minuta, e une duhet te prisja me teper.
Bleva nje pakete cigare, e fillova te tymos nervoz, me syte e ngulur ne hyrjen e fast foodit, e duke rregulluar here mbas here thiken qe tashme e kasha vendosur poshte xhaketes sime, te cilen jo pa qellim e kasha mberthyer deri ne fyt.
Pas dy oresh e vura re te kalonte shkujdesur perpara meje, duke u hequr se nuk me kishte vene re. Ai nuk kishte shkuar per te ngrene, por .. nje dreq e di se ku kishte shkuar. Nuk mi hodhi syte, por vazhdoi te eci I qete. E ndoqa nga pas. Isha shume I sigurte qe ai e dinte se po e ndiqja, Jo pa qellim ai po drejtohej nga nje rrugice e vetmuar, e boshatisur. Sic duket edhe ai e kishte ndare mendjen qe te perlesheshim.
Sa me thelle hynim ne rrugice, aq me e vetmuar behej ajo, aq me bosh.
Tani degjoheshin vetem hapat tona.
I shpejtova ato, e tani isha vetem 2 metra larg tij. Mund tja ndjeja edhe frymarrjen. E arrita, nxorra thiken nga breda xhaketes, e cika mbi sup, dhe ja ai u kthye.
Me pa i habitur, nuk me kishte pandehur kaq te guximshem sic duket, prandaj edhe habitej.
Hapi gojen te thoshte dicka, po nuk kishte kohe, thika ime e mprehte depertoi kraharorin e tij, e ai u plandos ne kembet e mija, ndersa gjaku i tij i ngrohte, me njomi duart. Mjaft i qete, pastrova thiken nga gjurmet e mija, dhe e hodha ne nje pusete aty afrer. Pastaj pasi u sigurova qe askush nuk me kishte pare, me hap ate qete dola nga rrugica, duke lene shakull ate qe donte te me vriste e bashke me te makthin tim. Ndjehesha i cliruar, i qete, i plote.
Ndihesha serish njeri, nje njeri tjeter.
Dy ore me pas, pasi shkrydha gjunjet ne xhiro te gjata, e mbusha mushkrite me ajrin e paster te parqeve, bleva nje pica dhe u drejtova per ne banesen time e cila ka nevoje per nje pastrim serioz. Qe neser do te gjej nje pune te re, qe neser do ti kthehem normalitetit. Hap dritaren e baneses sime per te lene ajrin e fresket te janarit te prek te mbushi dhomen time qe qelbet era kalbesire.
Rruga ime tashme eshte plotesisht bosh, e une per te fundit here hedh veshtrimin nga vendi ku me pare rrinte ai, dhe u ndjehem mire kur ve re se ai nuk eshte aty.
Ai tani mbase ndodhej ne morg, a ndoshta vazhdon te qendroje akoma I shtrire ne kalldremin e asaj rrugice qorre.
Qyteti ka rene ne gjume.
Gjithcka eshte zhytur ne terrin e thelle te dimrit. Te gjithe flene te qete, te
gjitha dritat jane te fikura.
Te gjitha??
Ne fakt jo te gjitha.
Ne pallatin perballe, ne katin e trete nje drite eshte akoma e ndezur e aty nje grua rreth te 50-ve po me shikon ngultaz. Pse me shikon ajo. Cfare ishte kaq interesante tek une.
Me sa me kujtohet ajo ka qene ne dritare edhe dje, bile edhe para nje jave.
Po po, gjate gjithe kesaj kohe qe une kam qene ne vrojtim te vrasesit tim, ajo ka qene ne vrojtimin tim. Pra ajo e di qe une ruhesha nga burri me pardesyne bezhe, e kur te mesoje per vdekjen e tij, ajo me siguri do te lajmeroje policine e do ti vere ne dukje dyshimet e saja.
Pra ja kush na paska qene arsyeja e qendrimit te saj ne dritare, ajo me paska pergjuar mua.
Po po jam shume i sigurte, qe ajo e di.
Ajo me ka pergjuar.
E poshtra, do te me fuse ne burg, cmakth, cankth, cstres.
Duhet te shpetoj perj saj.
Te iki?
Te braktis shtepine, gjithcka e te largohem.
Cte bej?
Nuk mund te braktise gjithcka kam vetem sepse nje ndyresire kerkon te me fuse ne burg.
Nuk mund te hedh ne hic gjithe jeten time, vetem e vetem se nje qelbesire nuk do te rri pa folur.
Duhet te gjej nje zgjidhje, patjeter te bej dicka per te dale nga kjo situate.
Mbase me mire do te ishte sikur ta hiqja qafe ate.
Po po keshtu do te bej.
Da ta vrase ate.
Krijoni Kontakt