Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Nje irakian qe humb jeten ne Irak, e humb ate jete ne vendin e tij dhe per vendin e tij
    Mos harro se nuk ishte Iraku qe u ngrit ne kembe per te mbrojtur vendin e tij nganje pushtim..por ishte hyrja e Amerikes qe e beri ate mbrojtje per ato(gjasme)kshq kur vritesh nga ato njerez qe gjasme jane aty te sjellin paqe edhe qetesi eshte me keq sesa te vritesh nga armiku.'100.000 civile irakene te vrare' Edhe pse personalisht mendoj qe shifra eshte me e madhe!
    Por musika qe ato degjojne kur po marin shinjester ne ato civila irakian me te vertete tregon arsyjet e shumta (personale)qe ato Amerikane kane.

    Ne vend qe te falenderoni Ameriken per sakrificen e jashtezakonshme qe po ben
    Flm Amerika jone,qe te kemi sot se me qene do kishim mare fund si bote!
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  2. #32
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Njeherit ne Top Channel dje jepeshin edhe bastisjet nga ushtaret amerikane qe behen ne shtepite irakiene perkrah skandalit ne Abu Grhaib.
    Pamjet ishin te tmershme,dhe nuk do doja t`i komentoj.
    Nqs lufta shkon ne vijen Amerike-i tere Iraku dicka nuk eshte ne rregull.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Perpara kishim nje vend me nje diktator qe me ate ushtri qe i kishte mbetur ruante veten nga ndonje kryengritje duke shtyre ditet ne pushtet.
    Amerika erdhi me qellimet me te mira ndaj solli me vete 120.000 marinsa qe ta paqe-tojne mire kete vend.
    terroristet, fondamentalistet , kriminelet qe dolen nga burgjet kur shteti u shperbe, 100.000 te vraret, une ja faturoj vete nderhrjes amerikane.
    ....

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Lexojini te gjitha mesazhet tuaja ne kete teme qe ben fjale per vrasje dhe humbje jetesh te pafajshme, dhe me gjeni nje rresht ku njeri prej jush qe jeni te paret per tia faturuar te gjitha vrasjet amerikaneve, ka denuar qofte me nje rresht vrasjen makaber te ushtarareve irakiane me plumb pas koke, apo prerjet barbare te kokave te burrave dhe grave vetem se keta punonin ne Irak.

    Dhe pastaj nuk u vjen mire kur une ju bej te qarte te dukshmen, qe ju sulmoni Ameriken per ato vrasje qe ajo nuk i ka bere, pasi nuk keni kurajon te ngrini zerin tuaj kunder atyre qe nuk marrin vetem jete njerezish te pafajshem, por rrembejne dhe i hapin namin e keq edhe besimit qe ju mbani.

    Kush pret qe te dali e te denoncoje vrasjet dhe kriminelet qe vrasin njerez "ne emer te Allahut" sipas tyre, Albo apo amerikanet qe nuk jane muslimane?! Dhe kjo heshtje per mua eshte me fatale se 100 000 viktima qe mund te kene vdekur keto vitet e fundit pasi ju nuk arrini te shikoni se cfare fshihet pas heshtjes.

    Albo

  5. #35
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Hape temen mbi prerjen e kokes se Nick Bergen apo vrasjet e femijeve qe ndodhen ne ate shkollen ne Rusi dhe do shohesh reagimet tona mbi keto krime makaber..!
    Konkretisht e mbaj mend fare mire se si jam prenoncuar por s'po dua te perseris vehten ketu pasi kjo teme flet per tjeter krim...kesaj radhe nga ana e te mireve qe pak si zor ta besoni ju qe jeni te apasionuar mbas filmave me Chuck Norris !
    Sot lexova ne gazete mbi vrasjen e 17 punetorve irakene qe ishin duke shkuar ne pune nga 7 njerez te armatosur ! Heroizem nuk mund ti them pasi vrane disa njerez te pafajshem qe po shkonin te fitonin jetesen e tyre ! Atehere nese nuk eshte heroizem , i bie te jete krim qe u be nga disa kriminele !
    Ti Albo thjesht s'do te marresh vesh , ose ma mire nuk te pelqen te marresh vesh !Ta thashe edhe diku me lart :Krimi nuk ka ngjyre as fe !! Dikush qe vret njerez te pafajshem quhet kriminel dhe akti vete quhet krim...!
    Ti pse nuk i denon nji here te vetme , vrasjet e njerezve te pafajshem qe bejne amerkanet ne Irak ? Apo thu nuk ndodhin te tilla ? E imagjinon pak te jete tjetri me familjen e vet duke fjetur ne shpine e vet dhe ti vije bomba dhurate nga qielli dhe ta beje shkrumb e hi ate me gjithe sojin e vet ?! Si te duket kjo ty ? Heroizem ? Lufte kunder terroristave femije duke fjetur ?!
    Ndoshta te duken si kafshe dhe jo si njerez ato irakenet e pafajshem qe vdesin apo mjafton fakti qe jane muslimane qe ti ta quash te justifikueshme ?
    Fol nji here drejte si flitet se mjaft bere dredha duke ju shmangur argumentit per te cilen ben fjale tema ..!
    ...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Lexojini te gjitha mesazhet tuaja ne kete teme qe ben fjale per vrasje dhe humbje jetesh te pafajshme, dhe me gjeni nje rresht ku njeri prej jush qe jeni te paret per tia faturuar te gjitha vrasjet amerikaneve, ka denuar qofte me nje rresht vrasjen makaber te ushtarareve irakiane me plumb pas koke, apo prerjet barbare te kokave te burrave dhe grave vetem se keta punonin ne Irak.
    O Albo ti nuk paske lexu as titullin e temes.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Krimi nuk ka ngjyre as fe !! Dikush qe vret njerez te pafajshem quhet kriminel dhe akti vete quhet krim...!\
    Ajo qe shkruan ti vlen vetem atehere kur ata qe i kryejne keto krime nuk implikojne Zotin apo fene. Prerjet e kokave behen me fjalet "Allahu Ekber". Ata qe genjehen ne Palestine per te hedhur veten ne ere shtyhen nga mendimi se "marrja e jetes se armiqve te Islamit te shpie ne xhenet". Propaganda qe ben Bin laden e kompani per lufte e xhihad qe u drejtohet muslimaneve kudo ne bote implikojne direkt fene islame, pasi ai nuk u drejtohet nje shoqerie, nje grupimi politik, nje ethnie, u drejtohet "muslimaneve kudo ne bote".

    Zarqawi ne Irak u ben thirrje muslimaneve qe ta mbeshtesin ate se ai po lufton "per mbrojtjen e Islamit" dhe per "nderin e gjithe muslimaneve". Nuk duhet te kesh dyshimin me te vogel qe keta kriminele po implikojne fene qe ti beson.

    Albo

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Lexojini te gjitha mesazhet tuaja ne kete teme qe ben fjale per vrasje dhe humbje jetesh te pafajshme, dhe me gjeni nje rresht ku njeri prej jush qe jeni te paret per tia faturuar te gjitha vrasjet amerikaneve, ka denuar qofte me nje rresht vrasjen makaber te ushtarareve irakiane me plumb pas koke, apo prerjet barbare te kokave te burrave dhe grave vetem se keta punonin ne Irak.
    Dhe pastaj nuk u vjen mire kur une ju bej te qarte te dukshmen, qe ju sulmoni Ameriken per ato vrasje qe ajo nuk i ka bere, pasi nuk keni kurajon te ngrini zerin tuaj kunder atyre qe nuk marrin vetem jete njerezish te pafajshem
    Po pse cfare lloj lufte prisje ti se do te shihnim ne ne nje vend te botes se 3-te?
    Nodonje rezistence me sulme inteligjente me Kallash dhe dinamit.
    Ato vrasje i bejne kriminelet qe amerikanet kishin per detyre ti mbanin ne burgje kur pushtuan Irakun e kane pak lidheje me rezistencen apo fene
    Sigurisht qe eshte pergjegjese amerika per cdo gje qe ndodh ne Irak, vete e kame persiper berjen e luftes dhe paqes ose jam pergjegjes une me ata gjytyrymet me granatahedhes

  9. #39
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ajo qe shkruan ti vlen vetem atehere kur ata qe i kryejne keto krime nuk implikojne Zotin apo fene. Prerjet e kokave behen me fjalet "Allahu Ekber". Ata qe genjehen ne Palestine per te hedhur veten ne ere shtyhen nga mendimi se "marrja e jetes se armiqve te Islamit te shpie ne xhenet". Propaganda qe ben Bin laden e kompani per lufte e xhihad qe u drejtohet muslimaneve kudo ne bote implikojne direkt fene islame, pasi ai nuk u drejtohet nje shoqerie, nje grupimi politik, nje ethnie, u drejtohet "muslimaneve kudo ne bote".

    Zarqawi ne Irak u ben thirrje muslimaneve qe ta mbeshtesin ate se ai po lufton "per mbrojtjen e Islamit" dhe per "nderin e gjithe muslimaneve". Nuk duhet te kesh dyshimin me te vogel qe keta kriminele po implikojne fene qe ti beson.

    Albo
    Feja islame nuk ka nje "te pare" si ka feja kristiane Papen..! Prandaj propogandat qe bejne Bin Laden me shoke nuk jane propogada qe predikon feja islame ! Mos i ngaterro qellimisht terroristat dhe luften qe predikojne ato me rrugen qe predikon feja islame !
    Ne bote jane rreth 800 milione ( ndoshta me shume ndoshta me pak...nuk e di shifren e sakte ) muslimane , dhe nder keto sa eshte numri i terroristave qe mbjellin terror ? 10.000 ? 20.000 ? Me pak , me shume ?
    Si mund te pergjithesosh dhe te implikosh nje fe te tere me disa terrorista ?
    Amerika po lufton kunder fese islame apo kunder terroristave islamike ? SIgurisht qe kunde ketyre te fundit te cilet mundohen ta paraqesin kete lufte si lufte fetare duke bere thirrje per Jihad pasi del si nje ideal qe buron urrejtje te paster ndaj kundershtarit !
    Kujtojme ketu luften e Serbeve kunder Bosnjes si dhe kunder Kosoves , ajo ishte thjesht per arsye territoriale ndersa i dhane ngjyren e luftes fetare !
    Kete e shfrytezojne me se miri ato qe duan te prekin fanatizmin fetar te atyre qe jane gati te vdesin per te si dhe ne krahun tjeter , te atyre qe cdo njeri qe i perket nje feje apo tjetres , e cilesojne si terrorist qe duhet luftuar me cdo menyre !
    Sa muslimane ne bote duartrokasin krimet makabre qe bejne Zarqawi me shoke ?
    Sa u mobilizuan ne Jihad mbareboteror kunder te krishtereve duke ju pergjigjur thirrjes se ketij ? Asnje , pervec atyre qe jane te lindur per te bere terror !
    Terroristat islamike jane ekstremiste ! Ekstremizimi i cdo ideje , eshte i demshem dhe me pasoja per shoqerine ku jetojme..!
    ...

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    AgainstAllOdds, si mund ta mesojme se sa % mbeshtesin rrymen xhihadiste dhe sa % nuk e mbeshtesin ate, kur ekranet e televizioneve i zene mjekroshat qe bejne thirrje per shkaterrimin e popujve te tere? Si ta mesoje edhe amerikani i thjeshte qe Islamin e njeh vetem nga bemat e terroristeve neper ekrane, nese ata besimtaret e vertete muslimane qe kane paqen shpirterore nuk ngrejne zerin e tyre per te denuar vrasjet dhe ata qe i organizojne ato dhe i tregojne botes per ate Islamin e paqes, qe besojne miliona njerez? Ajo qe populli amerikan kerkon te degjoje eshte pikerisht se jo te gjithe muslimanet jane terroriste, por ka edhe muslimane te devotshem qe jane paqedashes dhe punetore si gjithe te tjere. Sa zera te tille ke degjuar neper radio e sa fytyra te tilla ke pare ne televizione ne Amerike?

    Prandaj une u them qe muslimanet e vertete po nuk kane se si te heshtin perpara akteve te tilla. Ne bote ka miliona muslimane por shume pak prej tyre jetojne ne liri ku kane te drejten e fjales, shumica jane ne shoqeri diktatoriale dhe te izoluara nga bote. Nuk futen ne Internet apo ne forume per te hedhur mendimet e tyre, nuk dalin neper ekrane televizionesh per te denoncuar terroriste, sepse po ta bejne kete gje, krahu ekstrem i sulmon e eleminon. Kete shtrese te muslimaneve nuk ke se si ta besh me faj te madh, pasi ata nuk e njohin lirine, nuk e kane ate ne jeten e tyre.

    Por me faj une bej te gjithe ata muslimane qe jetojne ne Perendim, kane te gjitha te drejtat per te thene fjalen e tyre dhe zgjedhin heshtjen. Ne kete grup hyni edhe ju qe keni te drejten per te shprehur mendimin tuaj ne kete forum. Dhe ju duhet ta mbroni Islamin duke denoncuar aktet e grupeve terroriste islamike jo 1 here, por 1 milion here, pasi ju flisni edhe per ata qindra miliona muslimane te tjere qe nuk e njohin lirine e fjales por njohin vetem shtypjen dhe tiranine.

    E perseris, Bin Laden i sotem dhe ata 100 Bin Ladena qe mund te lindin neser nga e njejta shoqeri, nuk jane dhe nuk kane per te qene ndonjehere nje rrezik i madh per Ameriken apo Boten e Lire, aq shume sa jane rrezik per Islamin dhe gjithe muslimanet ne bote, perfshi ketu edhe ata muslimane qe jetojne ne Perendim.

    Albo

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  4. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •