NE amerike existojne 2 lobe te forta AALC dhe NAAC.
AALC eshte formuar ne 1989 me DIOguardi
Kurse NAAC ne 1996.
Une dua te pyes shqiptaret qe jetojne ne amerike a bashkepunojne keto 2 organizata me njeri tjetrin?
NE amerike existojne 2 lobe te forta AALC dhe NAAC.
AALC eshte formuar ne 1989 me DIOguardi
Kurse NAAC ne 1996.
Une dua te pyes shqiptaret qe jetojne ne amerike a bashkepunojne keto 2 organizata me njeri tjetrin?
Albanian-American Civic League është krijuar në një takim që ka mbajtur komuniteti shqiptar i Amerikës (kryesisht nga trevat e Dardanisë) për problemin e Dardanisë, më 1989, kryesuar nga ish-kongresisti arbëresh i asaj kohe Xho Dioguardi, pas vizitës që ky bashkë me kongresistët Lantosh dhe një tjetër i bënë Prishtinës, në po atë vit. AACL ka bërë punë të madhe për të gjitha çështjet shqiptare por e gjithë kjo ka qenë më shumë punë individuale e Dioguardit dhe gruas së tij Shirlit. AACL përveç Dioguardit nuk ka arritur të inkorporoj shqiptaro-amerikanë tjerë me influencë dhe të suksesshëm. Bashkëpunimi i tyre me shoqatat tjera të vogla dhe lokale është shumë i pakët për të mos thënë hiç fare.
National Albanian-American Council është krijuar me bashkimin e disa shoqatave shqiptaro-amerikane me seli në Washington dhe New York. Deri më tani është organizimi më i madh i shqiptarëve të Amerikës dhe ka arritur të inkorporoj shqiptarët më me influencë dhe më të suksesshëm në Amerikë si Ferid Murati, Anthony Athanasi, Riçard Lluka, Martin Vula etj. etj. Veprimtaria e tyre është shumë më e organizuar, më institucionale, dhe vepron në Washington, aty ku merren vendimet kryesore. Bashkëpunimi i tyre me shoqatat tjera të vogla dhe lokale është më i madh, me aq sa kam informacion dhe di unë personalisht.
Deri tani, di që NAAC (sipas NAAC-ut) i ka ofruar bashkëpunim disa herë AACL-së por që nuk është marrë parasysh sa duhet nga AACL dhe Dioguardi. Veçanërisht për të ilustruar më mirë këtë, të jap shembullin e rezolutës për pavarësinë e Dardanisë. Kjo rezolutë është bërë dhe sponsorizuar nga dy kongresistë amerikanë, miq të Dioguardit, është hedhur njëherë për shqyrtim dhe pastaj votim por votimi është shtyrë për më vonë. Sipas NAAC-ut, NAAC i ka kërkuar Dioguardit që mos ta hedhin për shqyrtim e votim në Kongresin Amerikan para se ti sigurojnë votat e shumicës së kongesmenëve që kur të hidhet pastaj edhe të votohet për, por Dioguardi nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë dhe e ka hedhur menjëherë për shqyrtim dhe votim, gjë që rezultoi edhe në shtyrjen e votimit të saj për kohë tjera.
Unë mendoj se ne shqiptaro-amerikanët nuk kemi nevojë për shumë shoqata të tilla sikur kemi ne sot NAAC-un, AACL-në, Vatrën etj. etj. Këtu nuk e kam fjalën për shoqatat e gruas, shoqatat e biznesmenëve, shoqatat e studentëve, shoqatat fetare etj. të kësaj natyre sepse këto duhen patjetër por vetëm për ato politike që duhet të mbledhin gjithë këto shoqatat tjera dhe gjithë shqiptaro-amerikanët.
NAAC, AACL, Vatra dhe gjithë shoqatat politike të shqiptaro-amerikanëve duhet të shkrihen në një të vetme dhe pastaj të organizohemi sikur organizohen partitë politike me degët e tyre në çdo qytet amerikan ku ka shqiptarë. Psh. çdo 1000 shqiptaro-amerikanë zgjedhin nga një delegat për ti përfaqësuar ata në Shoqatën e vetme gjithëpërfshirëse të shqiptaro-amerikanëve, për të cilën unë jam duke bërë fjalë këtu. Pastaj, për çdo çështje, veprojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të institucionalizuar dhe organizuar. Kështu jo vetëm që kemi zërin më të fuqishëm, sepse shoqata ka më shumë anëtarë/njerëz të saj, por edhe jemi më të suksesshëm shikuar nga çfarëdo aspekti sepse kemi më shumë kuadro dhe mjete financiare për ti kanalizuar drejt çështjeve më të rëndësishme kombëtare.
Mendoj se kjo gjë, duhet të bëhet sa më parë, dhe jam i bindur që edhe do të bëhet shumë shpejt. Kështu duhet të bëhet edhe në gjithë vendet tjera ku kemi komunitete shqiptarësh. Për këtë edhe ambasadat shqiptare duhet të punojnë më shumë, dhe poashtu qeveria shqiptare duhet të krijoj ministrinë e shumërpërmendur të Shqiptarëve nëpër Botë sa më parë.
Përshëndetje
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-01-2005 më 22:05
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt