Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125

    A kemi mė vlera si popull?

    E hap kete teme per te pare reagimin e te gjithe bashkeatdhetareve te mi se c'fare mendoni mbi kete teme!

    Ka ardhur nje kohe ku ne Shqiperi korrupsioni mbizoteron c'do fushe: nga qeveria deri tek punonjesi me i thjeshte ne administrate. Trafiku njerezor dhe narkotik eshte ne kulm. Vrasjet ne familje jane lajm ditor. Tashme dhe ne Europe dhe ne Amerike kemi marre tituj si mafioze; nderkohe qe kur njerezit pasurohen ne keto menyra te gjithe me nje ze themi "i lumte atij qe vodhi ose shiti droge dhe u pasrua" ose e pranojme qe i korruptuari eshte thjeshte "peshku i madh" ne rrugen e evolucionit dhe ashtu duhet te vazhdoje.

    Vetem dua te di nese ketu ka rene morali Shqiptar, apo jo. Dhe nese kjo eshte pika ku ka rene morali dhe vlerat Shqiptare, c'fare duhet te bejme ne qe nuk pajtohemi?

  2. #2
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Atehere vlerat tona si popoull nuk bien vetem se peshq te medhenj"" merren me pislluqe e ti ulin vlerat popullit shqiptar.Perkundrazi duhet te marrim shembull nga vendet e tjera e te rrisim zhvillim tone kombetar e te rrisim vlerat tona si popull ne te paret.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese do te besoja se shqiptaret si popull nuk kane vlera te admirueshme edhe nga popujt e tjere, do te ishte njesoj sikur te thosha qe Shqiperia nuk ka te ardhme. Pse? Sepse nje popull pa vlera, do te thote se eshte nje popull kriminel, hajdut, trafikant, i korruptuar. Pra do te thote te besosh se te gjithe shqiptaret jane te tille.

    Por a jane te gjithe shqiptaret hajdute, kriminele, trafikante?

    Sigurisht qe nuk jane. Keta jane ata qe kane uzurpuar kryet e shtetit shqiptar, por nuk jane gjithe shqiptaret te tille. Ky eshte konflikti me i madh ne Shqiperi, dhe nuk eshte nje konflikt politik, eshte nje konflikt shume here me i madh se ai politik, eshte nje konflikt vlerash, nje konflikt moral. Kriza shqiptare e ka kaluar dimensionin ekonomik, dimensionin politik, shoqeror dhe tani eshte kthyer ne shkallen me te larte te mundhshme, krize morali.

    E rendesishme eshte vetem nje gje: Qe ata shqiptare qe ende mbrojne vlerat e verteta te shqiptarit jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte saj te ngrejne zerin e tyre. Llumi ka dale ne krye dhe ka pushtuar kryet e shtetit dhe opinionit publik shqiptar, pasi ajo shumica e heshtur e shqiptareve te ndershem ka zgjedhur qe te heshti.

    Duhet qe shqiptaret te mesojne te vrasin heshtjen pasi nuk jane pakice, jane shumice e heshtur.

    Albo

  4. #4
    DoNt Hate Me4 BeIn HoNeSt Maska e Tironse_Girl_69
    Anėtarėsuar
    10-12-2004
    Vendndodhja
    ohio, usa
    Postime
    64
    uaaaaaaaaaaaaaa ca pytje eshte ajo si te vje dhe ne mendje te pyesesh, ne jemi popull shume i mire kudo qe shkojme ca na duan e na martojne ca na kan inat po prape se prapi ne nuk i humbim vlerat jemi gjithe ky popull dhe skemi asnje arsye ta mendojme kete gje.
    Guys r Players... and thats a fact... Dont fall n love... just play 'em back!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    A kemi vlera si popull? As qe diskutohet qe po. Kemi, patjeter.
    Kjo eshte nje pyetje qe nuk ia vlen ta besh. Mbase do ishte me sakte te thuhej se ē'po behet me vlerat e popullit tone.
    A po i humb populli shqiptar vlerat qe i ka trasheguar nder breza?

  6. #6
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Vlerat nuk ua prura une , i gjeta ketu midis jush

    Cdo komb ka vlera , ashtu sic kemi dhe ne..

    korrupsioni nuk eshte rrjedhoje e vlerave por njerezve ne pushtet .....

  7. #7

    A kemi vlera si popull?

    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    E hap kete teme per te pare reagimin e te gjithe bashkeatdhetareve te mi se c'fare mendoni mbi kete teme!

    Ka ardhur nje kohe ku ne Shqiperi korrupsioni mbizoteron c'do fushe: nga qeveria deri tek punonjesi me i thjeshte ne administrate. Trafiku njerezor dhe narkotik eshte ne kulm. Vrasjet ne familje jane lajm ditor. Tashme dhe ne Europe dhe ne Amerike kemi marre tituj si mafioze; nderkohe qe kur njerezit pasurohen ne keto menyra te gjithe me nje ze themi "i lumte atij qe vodhi ose shiti droge dhe u pasrua" ose e pranojme qe i korruptuari eshte thjeshte "peshku i madh" ne rrugen e evolucionit dhe ashtu duhet te vazhdoje.

    Vetem dua te di nese ketu ka rene morali Shqiptar, apo jo. Dhe nese kjo eshte pika ku ka rene morali dhe vlerat Shqiptare, c'fare duhet te bejme ne qe nuk pajtohemi?

    Mbyll sytė tė rigjej vlerat e popullit tim: dikur thurur himn, sot pėrhumbur mes krimit, vrasjeve, braktisjeve dhe shpėrnguljeve.
    I kėrkoj nė sėndukėt e kujtesės kohėrat kur respekti njerėzor grafikonte shumė mė lart se sot, kur sytė ktheheshin nga e mira respektuese, por shpejt , shumė shpejt has respekt superfaqėsor, ose e kundėrta; s'has respekt fare. Mllefi, zilia, dhe pangopja e kanė fshirė nga tė ekzistuarit kėtė virtyt tė vyeshėm.

    Kapelja i hiqet atij qė mundi tė mbizotėronte mė sė mirti ligjin e xhunglės.
    Admirimi i jepet atij qė qe mė i zoti udhėve tė miellit tė bardhė.
    Zėri i ulet nė maksimum tregtuesit tė mishit tė gjallė njerėzor .

    Minorėt shqiptarė shtrijnė duart e mpita rrugėve tė botės.
    Femrat tona herė me hir, herė me pahir ngrejnė shifrat e tė ardhurave tė tregtisė sė seksit. Kriminelėt tanė hedhin copėra gjymtyrėsh qyteteve botėrore.
    Tė pashpirtėt lenė foshnjat tė mbyten ujrave tė Italisė.
    Qeveritarėt as qė bezdisen nga jetėt e njerėzve flijuar ujrave tė Adriatikut.

    Gazetat mbushen me lajme tė llahtarshme, e ajo pjesė e padukshme qė mundohet tė ruajė vlerat njerėzore dhe shoqėrore tė popullit tonė ,ėshtė miniskylė pėr tu parė nė mikroskop para "bėmave" vulosėse tė katranėve tanė.

    Kėta njerėz tė padukshėm skuqen , zverdhen , nxihen , dhimbosen , vajtojnė, por zėri ējerrės nuk ka tingujt e kėngeve tė tyre , se ndryshe s'do quhej trishtim helmimi por kėmbanė gėzimi.

    Diku kjo kėmbanė ekziston, por tingulli i saj ėshtė i dobėt, mjaft i dobėt.
    Ti bashkangjitesh ėshtė gjėja mė e mirė. Tė kontribosh ti ndihet tingulli gazmor ėshtė krenari, por ėshtė vėshtirė shumė vėshtirė tė mund tė kapėrcehen mbresat shijehidhura tė kėtyre 10-15 viteve tė fundit.

    Energjitė dobėsohen dhe trupi ndjen lodhjen nga trishtimi ta pushtojė.
    Shikon si mjerojnė intelektualėt e vendit tė tyre punėve tė rondomta botės. Shikon si janė thyer idealet njerėzore tė ēdonjėrit nga zhgėnjim i jetės dhe zėri tė humb forcėn e kėmbimit, syri tė zė rrathėt e lotimit.
    Gjithēka rėndohet. E megjithatė, ia vlen bashkangjitja, sado e dobėt, kėmbanės sė gėzimit qė tė gjithė tė mund tė ngremė kryet nga paturpėsia e llumit e tė mbushemi frymė nga krenaria e kristalit.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-12-2004 mė 16:53

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    15
    Elna, ti e ben gjendje ne Shqiperi shume makaber. E vertete qe ne s'kemi kushtet qe kane vendet e zhvilluara, po me ato zverdhjet dhe dhimbjet qe pershkruan, duket sikur po pershkruan ato pjese te ferrit qe ka harruar ti permendi Aligeri. Une ta kuptoj dhimbjen por mos e ekzagjero kaq shume. Po ti futesh te pershkruash vetem te anet e zeza te dickaje s'do mend qe rezultati do dali sterre.

    Kur shtrohet pyetja per vlerat, cfare nenkuptojme ne me vlera? Mbase pyetja qe duhet shtruar eshte a kemi ne moral? A do vazhdojme te shthurremi edhe me apo ky eshte kufiri maksimal i degjenerimit?
    O sa mirė qė nuk ka dhėmbė!

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga GezoDjali
    Elna, ti e ben gjendje ne Shqiperi shume makaber?
    Nė fakt ka diēka qė e ke kuptuar keqasi: Nuk ceka fare gjėndjen nė Shqipėri. E kisha me ē'ka ndodh jashtė Shqipėrisė. Mė saktė drejtohet ndaj krimit tė organizuar apo jo qė bėjnė " bėma" udhėve tė botės.

    Dhe skuqjet a zverdhjet nėse ty nuk tė pushtojnė, mua mė mbulojnė veshėt nga e keqja qė bėjnė llumi i njerėzve tė gjakut tim.
    Harron diēka mė duket dhė mė kryesoren: Kjo e keqe nuk bie mbi shkrepa malesh, por bie mbi jetė njerėzish, qofshin ata shqiptar ajo.

    Sa herė ndodh diēka, mė duhet tė rifilloj tezat e mbrojtjes sė vendlindjes pėrpara njė ekipi 35 personash qė nuk shteren sė pyeturi, ca nga dhimbja pėr njė popull tė tillė viktimė e fatit dhe politikės, e ca nga injoranca apo mungesa e tolerancės.


    Elna qė do vazhdojė tė skuqet a zverdhet deri sa tė vazhdojnė krime tė tilla e deri sa do ti duhet tė gjejė maksimumin e energjive pėr tė mbrojtur emrin e mirė tokės ku i ishte shkruar fati tė lindte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-12-2004 mė 18:06

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Vete titulli i temes ketu nuk sjell reagim pozitiv por kontradikte dhe irritim.
    Nuk denjoj ti pergjigjem pyetjes se ngritur pasi edhe te diskutosh kete pyetje te ngritur pa takt eshte ofeze per c`do komb.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 02:11
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  5. Izraeli dhe Serbia nėnshkruajnė marėveshje mirėkuptimi
    Nga shoku_sar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 11:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •