Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Ago Agaj dhe "Lufta e Vlores"

    V. KARAKTER E PAK HISTORI

    Ne nje vend, ku natyra dhe elementet e saj shfaqen kaq dendur me nje fuqi shkaterruese, djallezore, ku jetesa eshte kaq e veshtire dhe e rrezikshme, si mund te jete karakteri i banoreve te tij, vecse i ashper, shperthenjes, dinamik, xhehnemlli, i perhedhur e mberthenjes i rasteve, qe i paraqiten, sado te rrezikshme qe te jete, trimeri agresive, por edhe dhelperi ne lufte, liridashes i shfrenuar, mosperules perpara asnje autoriteti, qofte dhe autoriteti i Kyrezotit, vete?

    Te vjeterit e vendosen xhehenemin, hyrjen e tij ose burgun e perendive dhe te heronjve te pabindur, ne kete vend, se nuk ka vend tjeter po me kete bukuri heroike, ne te cilien dhe pushtetet e natyres shfaqen me nje fuqi te jashtezakonshme e te denje per perendite dhe heronjte fatkeqe, por gjithenje kryelarte.

    Legjendat e Sizifit dhe e Tantalit jane simbolizimi dhe alegoria me e pershtatshme e jeteses dhe karakterit te banoreve te ketyre vendeve.

    Sizifi ishte denuar prej kryetarit te perendive te shtynte nje gur aq te rende sa s’e ngrinte dot dhe i duhej ta rrokulliste me te perpjete qe nga fusha gjer ne maje te malit dhe atehere i falej denimi. Mirepo afer majes se malit, kur ai mbase prehej pak nga lodhja e tepert dhe kur ai shihte me syte e tij, qe pothuajse shpetoi prej denimit te rende, po atehere e mu afer majes, guri i shpetonte duarsh dhe rrukullisej me te poshte gjer ne fushe, ne pikenisjen e mundimit te tij.

    Te varferit Sizif nuk i mbetej gje, vecse te rifillonte po ate pune duke e rrokullisur gurin perpjete dhe keshtu per te tere jeten.

    Edhe banoret e atij vendi punojne gjithe vitin me qé e shkojne pas bagetive dhe kur arrin koha qe te vjelin frutat e mundimit e te djerses se tyre dhe te sigurojne ushqimin vjetor te familjes, arrin nje fatkeqesi e nje rrebesh natyre qe ua rremben nga duart. Tantali, edhe ky hero i denuar nga Kryezoti, kish etje te madhe dhe uji te goja, po kur ulej te pinte, uji shteronte. Tantali kish uri te madhe dhe pemurinat me te mira i kish permbi krye, por kur zgjatej te merrte ndonje per te ngrene, ato largoheshin perpjete dhe aq lart sa i shihte me sy e pellcit me zemer, se nuk i arrinte dot. Pra dhe kjo legjende i pershtatet plotesisht jetes se labit, te cilit ia rremben fati mjetet e jeteses nga goja. Atehere c’do te benin keta njerez per t’u bere balle nevojave te domosdoshme e urdheruese te jetes? Hic tjeter, vec asaj qe beri Vunjotasi i Bregut te Detit.

    Ne fshatin Vuno te Bregut nje fshatari te atjeshem i erdhen papritur disa miq. E shoqja e tij e thirri menjane dhe i tha qe po te gatuante buke e gjelle per tere ata miq, per te nesermen nuk do t’i mbetej asnje grusht miell per femijet. I shoqi ju pergjigj me plot besim: Bena buke e mos u tremb, se neser do shkoj ne Otrent, do bie tri oke ergjent (Otranto te Italise).

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim...

    Puna e Otrentit eshte e djeshme dhe me perpara gjejme lebėrit nen komanden e Kapedaneve te Rilindjes Italiane duke luftuar ne vend te ndryshme te Italise si mercenare (shih Gobineau) ose ne Republiken e Doge-ve ne Vendetik (shih Casanova). Keta perbenin nje pakice, se te tjeret, qindra vjet me radhe kishin qene mercenare te shquar te Turqise e nuk kemi lene vend pa shkelur ne gjithe perandorine Turke dhe kjo nuk ishte e paket, se shtrihej qe nga Shqiperia gjer ne Oqeanin Indian dhe prej andej gjer ne Oqeanin Atlantik. Kam njohur vete nje fshatar nga Tatzati, qe kur bisedoja me te ne Teqen shqiptare te Misirit (Kairos), me tregonte se kishte sherbyer ne shkretetiren e Fezanit (Tripolitani), ne ate te Jemenit, ne Hexhas e ne Misir. Nje kenge mallengjyese e tregon Arabine si sheshin e tragjedise se nje labi te shkrete.

    Mbece more shoke mbece
    Pertej Ures se Qabese
    M’i beni selema nenese
    Te dy qet e zes t’i shese
    T’i jap nigjahun se rese.

    Dhe ne pyetet per mua
    I thoni qe u martua!
    E ne thente c’grua muar?
    Dy plumba ne kraharuar
    Nje ne kembe e dy ne duar.


    E me perpara? Sigurisht do te kete shkuar vullnetarisht me Leken gjer ne Hind, me Burrin (Piron) gjer ne Itali dhe keshtu me radhe gjate shekujve duke bredhur boten si mercenar. Mercenare? Sa fjale e keqe dhe fyese per kombin tone e nuk duhet permendur fare? Keshtu do te mendoje shumekush kur t’i kendoje keto radhe dhe do t’i mbetet qejfi. “Hateri e qejfi mos t’u mbetet” or zoterinj, se nuk eshte ashtu si ndofta mendoni ju. Mercenaria eshte nje gje e vjeter, aq e vjeter sa dhe historia vete, dhe ne parahistori nuk ka kush hyn, s’ka se si e ndricon. Leka i Madh gjen ne ushtrine e Dariut, Perandorit te Persise, nje armate te tere grekerish, ne Misir gjen te pakten njezete mije greker mercenare te Faraonit, qe luftuan kunder tij. Legjionet gjermane, mercenare dhe keto, shfaqen ne sherbim te Romes qe ne kohen e Qezareve dhe nje pjese e tyre hedhin zaret kush te fitoje mbulesen e kuqe te Krishtit, kur Ky jepte shpirt per shpetimin e njerezimit. Gjermane, zviceriane, suedeze dhe te tjere popuj evropiane e vashduan kete zanat gjer dje, kur i shpetoi industrializimi i vendeve te tyre. Kjo ishte mjeshtria e njerezve te varfer, qe nuk gjenin dot ne vendin e tyre ato qe deshironin: ushqim, para, fame dhe sigurisht dhe aventura. Vinin te gjithe prej vendeve te varfera, por rekutoheshin prej te gjitha klasave shoqerore duke filluar te djali i fshatarit me te varfer deri te baroni, konti dhe princi, agai, beu dhe pashai. Sado te ndryshem te ishin ne prejardhjen e tyre, kishin disa veti te perbashketa: trimerine, dashurine per armet dhe luften dhe kjo i lidhte fort me shoshoq. Ne, ne Shqiperi, ketij zanati i thoshim me nje fjale turce “me harxhe” dhe tingellonte shume me mire se sa fjala mercenar. Ne Shqiperi tone u zhduk, me sa di une, ky zanat vetem aty nga fundi i shekullit te shkuar kur, si te gjithe shtetet evropiane ashtu dhe Truqia filloi te organizonte ushtrine e saj ne nje menyre te re me anen e rekrutimit te detyrueshem. Nje kenge labce e asaj kohe thote:

    Tanzimati kur u shtrua,
    Celua me s’u degjua,
    Me gjithe taraf u shua…

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Keshtu Celo Picari, nje nga kapedanet me te famshem te Laberise, i cili dhe sot nuk eshte harruar ne ato vende ku ka jetuar e luftuar, duket te kete qene i fundit mercenar i Laberise, domethene aty nga mezi i shkeullit e shkuar, (edhe sot ne Greqi thone: mos je Celo Picari ti qe flet keshtu?). Per fat te mire per te varferit, pasi u mbyll kjo porte, u hap nje tjeter me e fitimshme dhe pa rrezik te perhershem: Amerika, domethene Shtetet e Bashkuara te saj. Keto ishin atehere ne zhvillimin e tyre me te madh, njerez per pune kerkoheshin shume dhe duke qene se anijet e vjetra me pelhure u zevendesuan prej atyre me avull, udhetimi u shkurtua shume, rreziku po ashtu e u pakesuan dhe shpenzimet e udhetimit. Te gjithe keto aresye bashke e benin te lehte vajtjen atje dhe shqipot filluan te mergoheshin perkohesisht e me qellim, pasi te kishin grumbulluar nje sasi te mjaftueshme te hollash, te ktheheshin prape ne atdhen e tyre te varfer.

    A thua se vetem “me harxhe” dhe grabitesa paskemi qene? Jo. Kemi qene dhe me te shquarit mbrojtes te Atdheut, te Kombit, te traditave dhe nganjehere dhe te fese. Por per kete do te flasim me vone. Tashti nje kthjellim tjeter. Persa u perket harxheve dhame shkoqitje, po do te bejme fjale per grabitjen, kur folem per fshatarin Vunjotas.

    Grabitja, lashte, kishte nje emer tjeter qe tingellonte me mire dhe me kuptimplote dhe quhej: pré. Preja ishte rrjedhimi i kushteve te keqia te jetes ekonomike, kur njerezit ishin trima e guximtare e te vendosur. Kush nuk ish trim, ai perzihej, ndiqej nga vendlindja e tij dhe futej ne qytete ose nen kemboren (mbrojtjen) e nje te pasuri ne fushe dhe u nenstrohej kushteve te reja te jetes, sado te papelqyera te ishin. Me duket se ne Mal te Tragjasit, i cili me vone u be i famshem ne Luften e Vlores, ka ngare nje nga prete me te fundit sic na thot kenga:

    Maje bigave ne Veja,
    O Thanas korrocepeja,
    S’e dije se te bij preja…e te tjera.

    Deri ne kohen e Thanasit, leberit mbanin leshtra te gjata si dhe gjermanet, frenjqte e te tjere per t’u dalluar nga sklleverit, qe ishin koke qethur. Cepe- quheshin leshtrat e gjata, (to be continued....)

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Korrocepe – leshrat disi te shkurtuara, po jo te prera fare. Nga kenga kuptohet adhurimi per te dy palet dhe aspak perbuzje. Veprimet e asaj kohe te ashper nuk duhet te gjykohen sipas kuptimeve morale te sotme, megjitheqe edhe sot ka te drejte i forti qe di t’ja arrije qellimit me cdo mjet dhe sidomos ne politiken ndermjet shteteve ose ne politiken e brendshme te shteteve komuniste.

    Ketu na duhet te pershkruajme dhe disa zakone te Laberise, te cilat nuk gjendeshin nder fiset e tjera shqiptare. Sa per melodine e vecante te kengeve te tyre do te flasim, dhe nje gjurme e zbehur, por gjithnje gjurme, na shpie te Pirua.

    Nje tjeter gjurme na shpie te LekaiI madh, por kjo eshte me e prekshme: leshrat e gjata. Thame se burrat, lashte, mbanin leshrat e gjate si shenje lirie dhe natyrisht qe grate i kane pasur gjithmone te gjate nder gjithe fiset shqiptare me perjashtim te Malesive te Veriut. Por dhe grate e vajzat ne Laberi gjer ne fund te shekullit te shkuar I prisnin leshrat ne rast te ndonje zie teper te rende si vdekja e djali te vetem apo e vellait te vetem. Te qarit “kuje” behej ne fillim me ulerime dhe me vone me vaj melodik e vjersha, po nga ana e grave. Per cudi dhe burrat qanin me ze te larte duke hedhur gunen ne koke.

    Kali i shales qe hipte i vdekuri shitej prej trashegimtareve ne nje qytet te larget qe te mos e shihnin me me sy, e nese kafsha e hipjes ishte pele, kesaj i pritej bishti, lelete e balluket dhe leshohej ne turme te pelave tjera (hergjele), qe nuk perdoreshin ne pune e mbaheshin vetem per mbare.

    Prej ketej rrjedh fjale “leshprera” per nje grua fatkeqe dhe “bishtkorra” per nje pele qe i ka vdekur i zoti.

    Leka i Madh, me rastin e vdekjes se shokut te pandare te tij, Ephestion-it, preu fare leshrat e gjata e te verdha si floriri te tij dhe kuajve u preu bisht e lele.

    Leberit kane pas veshur fustanin deri ne fund te shekullit te shkuar sic na thote dhe kenga:

    Gjonleka ne Shur te Kucė
    Mban fustan mbi gju hajducė…


    Dhe une vete ne foshnjerine time mbaj mend burra me fustan dhe me kemisha me menge te shkurtera gjer ne berryl, te gjera shume e me pala, mbajtur edhe ne luften e Vlores.

    Po te shikojme nje nga pikturat me te vjetra qe e paraqet Leken hipur ne kale e ne lufte me Dariun, do te shohim po keto menge te shkurtera e te gjera me pale dhe fustanin e shkurter.

    Dhe perfytyrimin e Lekes qe na jep “Laruosse illustre” I vitit 1946, shohim po ato menge te shkurtera e te gjera me pala sic i mbanin leberit.

    Kaq sa per gjurmat qe na shpien te Leka dhe kthehemi ne nje zakon tjeter.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne vendet tona perdorej shume fjala “zjamndezur” ose “zjarrndezur” per te cilesuar nje njeri te zotin e te afte dhe “zjarrshuar” per te cilesuar ate te paaftin. Dikur pyeta nje plak te mencur se c’do te thone keto fjale dhe nga rrjedhin dhe me tha se lashte, ne Laberi, vetem burrat me trima guxonin te ndiznin zjarr naten larg fshatit te tyre e ne udhetim, si fjala vjen ne udhetimin per ne Pazar te Vlores ose te Gjirokastres. Te tjereve, qe nuk ishin trima te njohur, ua shuanin zjarrin menjehere presit duke u marre c’kishn me vete. Me pak fjale ishte e njejta gjendje si ne gjithe Evropen ne kohem e mesme te “Raubritter-ve” ose “chevaliers brigands” te pershkruara ne vepra admirueshme prej Goethe-s, Schiller-it, V. Hugo-it, J. Wolf-it e te tjere; vecse ne nje kohe shume me te lashte nga e jona.

    Po kur keta leber paskan mbrojtur Atdheun, traditen dhe fene e tyre? Pergjigjia eshte fare e lehte dhe e thjeshte: kurdohere qe u ka rene rasti dhe ngjan qe te tilla raste ata t’i kene kerkuar me kembe e me pishe ne dore vete. Historia na tregon veprat e Zenebishes, te Dhimiter Korones dhte Arianit Komnen Kanines. Sipas Fan Nolit kjo familja e fundit dhe e famshme, emrin Komnen e kish pervetuar duke u mbeshtetur ne krushqine qe kishin bere te paret e tyre me shtepine perandorake qe mbante kete emer. Pra s’eshte i tij.

    Kanina ishte kryeqendra e kesaj familje dhe isha zakon t’i ngjitej emrit te familjes edhe ai i vendit ku sundonin. Psh Valois-te e quanin vehten “Fils de France” ose “Maison de Drance”, Habsburget quheshin “Haus Osterreich” (shtepia e Austrise), etj. Pra mbeten vetem emrat Arianit Golemi dhe ketu jemi ne zenefilljen e kesaj familjeje (shih: Fan Noli “Histori e Skenderbeut”), jemi ne Golem, ne fshatin gjeografikisht me te larte te Kurveleshit, te Laberise dhe te vendosur ne nje vend strategjikisht shume te forte.

    Dhimiter Korona, qe sundonte ne Berat ne kohen e Skenderbeut, ngjan te kete qene, po te gjykojme pas emrit te tij, prej fshatit te shkaterruar Korona prane Picarit te Kurveleshit, nga nje fshat, qe per shkak te pozites tij gjeografike, ishte kyci i Grykes se Tepelenes, qe te shpie ne Mallakaster, Vlore e Berat ne njeren ane dhe Gjirokaster, Delvine e Janine ne anen tjeter. Nje kenge e shekullit te shkuar thote:

    Ra ves’ e vesoi dhene,
    Ra Tafili Tepelene,
    Dergon me Celo Mehmene,
    N’eshte turk me Muhamene,
    Te me leshoje dervene,
    Se do shkoj te djek Morene
    Morene dhe Dymbeqene.


    Tafil Buzi, heroi i kryengritjes kunder Turqise, shume me pare kesaj ngjarje qe tregon kenga, vinte nga veriu dhe donte te shkonte neper Gryke te Tepelenes, po kycin e kesaj gryke e kish Celo Mehmeti nga Picari, pra i duhej Tafilit nje lloj leje kalimi. Kjo kenge tregon me pak fjale rendesine strategjike te Picarit dhe te Korones. Me i pari Princ Shqiptar, qe guxoi te perballte ushtrite turke ne Qafe te Krrabes ishte Topia dhe sipas Fan Nolit, “Historia e Skenderbeut”, si ky, si Moisiu i Dibres, ishin te familjes Golemi: pra leber. Te pakten njera, sa te vertetohet teza e pa dokumentuar, qe thote se dega veriore e kesaj familjeje, dmth Topia, ishte me e vjetra.

    I dyti, qe jo vetem guxoi po dhe i derrmoi ushtrite turke ne grukat e Laberise, aq sa komandanti i tyre mezi shpetoi duke u ndare nga ushtria e shumte e duke ikur anes se detit, qe po lab, Arianit Komnen Golemi. Ai qe njeh mire ato vende kupton nga formimi i frazes se Fan Nolit, se cilat gryka kane qene ato.

    Gryka e Borshit, e Kucit qe del ne Mesaplik e me tej ne Kanine e Vlore, nuk mund te kete qene, se atehere jo vetem pashai, po e gjithe ushtria s’kishin rruge tjeter prapsimi ose terheqje, vec anen e detit. Pra mbetet rruga klasike e Grykes se Tepelenes, qe sundohet prej Korones e Picarit. Pashai vete ka qendruar ne kalane e Kardhiqit si vendi me i sigurte per te ose ka dashur me nje pjese te ushtrise te ndiqte po ate rruge qe ndoqen grkerit me 1913 per t’u futur ne rrafshnalten e Kurvleshit, dmth rrugen Kardhiq-Kolonje-Golem. Por ndjekja e kesaj rruge ne ato kohera dhe pa udheheqes qe e njihte mire vendin, eshte gje qe nuk mund te besohet dhe duhet te pranojme qe pashai me shtabin e tij dhe truprojen ka pas ngritur qendren ne kalane e Kardhiqit. Pas betejes fatale shumica e ushtrise do te jete terhequr me rrembim te madh, te pakten gjer ne jug te lumit Kardhiqit, e ndjekur kemba kembes prej leberve dhe ne kete menyre ju pre pashait rruga per t’u bashkuar me ushtrine e shumte dhe u terhoq me ata qe pati me vete neper Zhulat, Qafe te Ckerfices dhe ra ne fushe te Delvines prane detit.

    Thame “fatale”, se ashtu qe, po fatale per shqiptaret dhe jo per turqit, se kjo fitore shqiptare provoi qe turqit mund t thyheshin dhe i dha nje shkelqim te pashoq ne tere Evropen emrit te Arianitit. Kjo fitore, kjo fame e zgjoi Skenderbeun, i cili, pas kesaj, nisi luften kunder Turqise, qe zgjati pa prere, njezetekater vjet rresht,gjer ne vdekjen e Heroit dhe pesembedhjete vjet pas vdekjes se tij. Keto luftera te paprera e qemtuan popullin tone, ja thithen plotesisht gjakun e ri, nuk lane te gjalle gjale te zotin per arme, e shkaterruan dhe e varferuan vendin si rralle here ne historine tone, nuk mbeti gur mbi gur, por mbeti nje fame e pashuar, e cila dalengadale pershkruante dhe sot detyrohen kokat me te vlefshme te vrasin mendjen, t’i mbledhin shenimet nje nga nje, tek e tuk, per te na shtruar perpara nje libreze me titullin “Historia e Skenderbeut”, pas nje mundimi prej sa e sa vitesh, pas kaq harxhimeve, sikur te kishte qene nje ngjarje parahistorike. Hej, hej, se sa do te ishte zmadhuar, zbukuruar, perhapur ne cdo kasolle dhe natyrisht ne tere boten kjo epope, sikur te kishte qene greke ose serbe, te cilet dhe drune qe hengren ne Fushen e Kosoves e kane pervetuar fare, lavderohen me te dhe s’ka femije fshatari ne Serbi qe te mos krenohet me kete gje.

    Po kush ishin keta ushtare te Skenderbeut, keta trima te pashoq e te mbytur ne fame, te adhuruar prej tere popujve te Evropes?

    Po te kendojme me kujdes Historine e Skenderbeut, del ne shesh se Shkodra me rrethe te saj si Leshi e Danja (Vau i Dejes), ishin te Venetikut, shume here te lidhur me Turqine e perhere kundershtare e Skenderbeut. Qe ne Veri te Matit, dmth Mirdite e gjer ne kufi te Malit te Zi, vendet sundoheshin prej Dukagjinit, i cili rralle here merrte pjese dhe atehere pjeserisht ne luftra kunder Turqise, se trembej per krahinen shume te vlefshme lindore te tij ne Kosove, ku kish per kryeqytet Vultianen, Lipianin e sotshem afer Prishtines. Gjirokastren dhe Beratin ja rrembyen shpejt, Durresi ishte i Venetikut, per krahinat e Korces nuk behet fare fjale, pra tere ato perpjekje vigane i beri me Kruje, Mat, pjese te Myzeqese dhe ne mbare Laberine e Dibren. (to be continued...)

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow vazhdim...

    Pesembedhjete vjet pas vdekjes se ketij Burri te Pashoq ne tere Evropen dhe Krishterimin e saj kohe, Shqiperia u pushtua prej armikut dhe asnje fis shqiptar nuk mendonte ta kundershtonte me me arme, po Laberia jo. Laberia mendonte ndryshe dhe I dergoi nje leter Papes duke ju lutur qe t’I jepte mundesi Gjonit, (“te birit te mbretit t’one te dashur”), te vinte ne Laberi per te nisur perseri luften. Pasi ne kete leter flitet kryesisht per Himaren, se atje ishte qendra fetare dhe atje u be mbledhja dhe u shkrua letra, duhet veme ne dukje se nder fshatrat qe kane nenshkruar, shume emra sot nuk gjenden, nuk identifikohen dhe nder te tjeret gjendet Terbac, Kallarat e gjer ne Dragot te Tepelenes, pertej Vjoses, pra krejt Laberia. Gjoni erdhi dhe lufta nisi perseri vetem e per vetem. Lufta vazhdoi shume vite me radhe, por ndihma e jashtme u pakesua, (para dhe arme), dhe perundoi natyrisht pa fitim dhe me humbje te medha. A nuk eshte kjo lufte nje prove e dinaizmes te pasundueshme te leberve? Natryisht mund te thuhet edhe se ka qene mungese realizmi, por e gjithe lufta e perpjekia e Skenderbeut ishte e tille.

    Per te kuptuar me mire fuqine e brendshme dhe te pamposhtme te labit, duhet te mos harrohet se po ne kete kohe te gjitha fuqite e medha te Evropes dridheshin perpara Turqise, qe kishte arritur perpara Vjenes dhe vete perandori I te Shenjtit Imper Romak I Kombit Gjerman, bridhte personalisht qytet me qytet ne perandorine e tij per te mbeldhur para kohe parate qe duhesh paguar harac Turqise se Sulltan Mehmetit te Dyte ne diten dhe oren e caktuar, perndryshe e pinte e zeza. Pas kesaj lufte te deshperuar dhe te pashprese te vendit tone, idea per te luftuar pushtuesin u pakesua shume, por jo per mungesen tone, por per meriten turke.

    Turqit ishin prijesat e myslimanizmes ne ate kohe dhe trashegimtaret e kultures e te qyteterimit arabo-mysliman, e cila ishte shume me e larte se ajo e tere popujve te Evropes ne ate kohe pa asnje perjashtim. Ne disa pjese te Evroes atehere sapo kishte filluar rilindja (Rinascimento) e kultures se vjeter greko-romake. Gjenite me te medhenj te asaj kohe rremihnin naten e nxirrnin ne shesh vjedhurazi monumente e dokumenta te kultures se vjeter dhe, po te kapeshin prej prifterinjve, u shkonte koka ose digjeshin te gjalle.

    Turqit, si popull qe sundohej prej sheriatit, dmth prej ligjit te caktuar ne Kuran, ne jeten politike e shoqerore nuk njihnin skllaverimin, dmth popujt qe ata pushtonin nuk shkllaveroheshin sic ngjante ne Evrope, ku dhe bashkekombasit e tyre te nje gjaku me ta ishin skllever te feudaleve ose te kishave. Kur te pushtuarit pranonin fene myslimane, ata mund te mberrinin ne graden me te larte te Imperit Osmanlli, sikurse shohim ne histrine tone Ballaban Pashen, Verzhezhen nga Skrapari qe qe komandant I Krujes dhe qe u vra me gjithe ushtrine e tij, kur Skenderbeu rrembeu kete qytet nga thonjte e turqve. Me tej shohim te famshmin Evrenoz Pasha, grek, princin Jakup te Nartes e te tjere njerez te bere myslimane perpara pushtimit turk, qe kishin arritur ne shkallet me te larta te asaj ushtrie. Me vone numri I shqiptareve, grekerve, bullgareve, hungarezeve, gjermaneve, kaukazianeve, kurdeve, arabeve, etj, qe arriten shkallet me te larta te ushtrise, administrates etj, eshte I pafund dhe nuk ka barazim me ate te turqve.

    Sundimi Osmanlli ishte I tmerrshem per kryetaret e pabindur te popujve te pushtuar, po popullit vete I jepte nje liri, e cila gjer atehere ne popujt evropiane ishte e panjohur. Voltair-I, ky shkrimtar dhe historian me fame dhe I pandikuar prej propagandes fetare, ne historin e Karlit XII te Suedise, e verteton plot admirim kete realitet dhe tregon se ushtria e Pjetrit te Madh te Rusise u shkaterrua ne Rumani, jo prej ushtrise se Baltaxhi Pashait, te cilin e mashtroi nje nate Katerina, e shoqja e Pjetrit te Madhe, pa dijen e ketij te fundit dhe I shpetoi Pjetrit jeten, kuroren dhe perandorine, por nga shkaku qe rumunet e krishtere preferonin sundimin turk dhe jo ate te ruseve, ku ishte I tere populli skllav I feudaleve gjer dje ne vitin 1861, plot 56 vjet perpara ardhjes ne fuqi te komunizmes.

    Rumunet vullnetarisht I bene nje sabotazh ushtrise se krishtere te Rusise sa u shkaterrua dhe u shpernda e tera ne te kater anet nga uria, pasi populli e fshihte ushqimin dhe nuk u shiste as me te voglen gje, keshtu qe Cari mbeti vetem me te shoqen dhe ca pak oficere e ushtare, I rrethuar nga te gjitha anet dhe vendosi te vriste veten dhe sigurisht, ky idealist I pashoq, ashtu do kish perfunduar, sikur te mos qe ndodhur e shoqja qe e shpetoj.

    Ne France skllaverimin e zhduku revolucioni I madh. Ne Gjermani u perpoq me kot perandori gjenial Jozefi I Dyte per ta zhdukur, por e luftonin feudalet dhe kleri, keta perfaqesues te idese se Krishtit, I cili per te shpetuar njerezine, per ta bere te njerezishme dha shpirtin e pashoqe I mberthyer ne kryq.

    Nen sundimin osmanlli ata qe mbeteshin te krishtere quheshin “raje”, dmth te ruajtur, te mbrojtur (protégé), sipas porosise se Kuranit dhe ishin krejt te lire ne ushtrimet fetare, tradicionale dhe te zanateve te tyre. Askush nuk I detyronte te ndryshonin fene e tyre te krishtere ose izraelite, dy fe keto qe ndjekin librat e tyre te shenjta dhe ne te cilat duhet te besoje dhe cdo mysliman I mire.

    Njehere te vetme guxoi nje sulltan, (nje nga me te zotet), Selimi I Dyte, te shkruante nje urdher se tere ata qe nuk pranonin myslimanizmen, duhet te largoheshin nga perandoria kolosale e tij e ne rast te kundert, te vriteshin. Atehere doli dhe e kundershtoi Sheh El Islami dhe I tha se urdhera te tilla nuk ishin dhene kurre gjate historise Islame dhe se jane krejt ne kundershtim me porosine e Kuranit. Selimit te Tmerrshem ju desh ta lepinte vulen e tij (shih Ekrem Bej Vlora ne “Shenjzat”). Pra eshte nje perralle e te paditurve pohimi se populli shqiptar eshte bere me pahir mysliman. Nuk mohoj qe mund te kete ngjare rralle e tek ne shkalle te vogel imponimi, po kurrsesi ne mase te gjere. Me shume here ka ngjare e kunderta, kur sunduesit myslimane kane dashur te ruhej ajo fe si privilegj dhe nuk e shihnin me sy te mire, kur ndokush behej musliman.

    Pouqeville-I tregon ne librin mbi udhetimet neper Greqi nje ngjarje tragjike e qesharake se si krahina Karamurat e Leskovikut u be myslimane: banoet, ne lufte me ushtrine truke prej shume kohesh, I kishin kerkuar Krishtit e Shenmerise ndihmen e tyre duke caktuar dhe diten se gjer kur ata do te prisnin kete ndihme. Burrerisht I njoftuan Krishtit me ane lutjesh ne kishe, se, po te mos u vinte ne ndihme deri ne kohen e caktuar, ata do te perqafonin myslimanizen, e cila indihmonte njerezit e saj. Dita erdhi dhe shkoi, po ndihma jo dhe ata, si burra te fjales, nderruan besimin.

    Po te mos kish qene feja myslimane tolerante, shume tolerante, nuk do te kishte ne vendet e sunduara prej myslimaneve, prej me teper se nje mije vjet, as te krishtere, as izraelite. E pra nuk ka vend mysliman qe te mos kete nje pakice te krishtere dhe izraelite dhe vete ne Arabine Saudite dhe ne Jemen, ne zemren e myslimanizmit, ka dh sot izraelite, fise nomadesh, sic e vertetojne te merguarit, qe vazhdojne te emigrojne ne Palestinen izraelite.

    Pra shkaku I pranimit te kesaj feje duhet te kerkohet ne karakterin e shqiptarit dhe ne sjelljen e pabese e paburreri te steteve te medha te krishtere kundrejt popullit tone. Ky popull kish luftuar vetem filli nje shekull me radhe si asnje popull tjeter kunder armikut te perbashket dhe ata kishin bere sehir dhe jo vetem, por I kishin ndihmuar drejtperdrejt e terthorazi Turqise per ta copetuar atdhen tone (shih Fan Noli “Hist. e Skenderbeut”). Kjo sjellje e keqe dhe e vashdueshme natyrisht ne shpirtin e popullit shqiptar e sidomos te atyre qe kishin luftuar parreshtur, kish krijuar nje meri te pashoqe kunder bashkefeterve te pabese dhe per refleks dhe kunder fese vete.

    Dikur kam degjuar me veshet e mi prej nje labi te zgjuar, te perhedhur dhe prej shtepie me fame, te thote pas nje deshperimi me bashkefetaret e tij myslimane keto fjale: “Per emer te Zotit keta do te me bejne te hidhem ne kade.” Kadja eshte nje voze e madhe, ne te cilen mendonte te futej per t’u pagezuar I krishtere ortodoks, se legeni I sermajte (argjende), qe perdoret ne keso rastesh per te vegjelit, kur pagezohen, ate nuk e nxinte me. Pra eshte krejt afer mendjes qe shume shqiptare te asaj kohe te kne ndjere posi ky labi im dhe te kene vepruar ne ate menyre. Nje shkak tjeter ka qene krenaria dhe deshira e pamposhtme e shqiptarit si pasardhes ilirian per te arritur lart e me lart, per te sunduar, per te komanduar, se I ndjente ne veten e tij te gjitha cilesite e duhura. Po te perqafonte kete fe, I kish te tera portat te hapura per t’ja arritur qellimeve te tij. Kete veti tonen e kane kuptuar dhe shume te huaj. Pouqeville-I thote se shqiptari do te komandoje dhe, kur nuk e pranojne shoket e vendit, ai iken ne mergim dhe atje shume here ja arrine qellimit. Ne raste te kundert kthehet ne vendin e tije me ato cika para qe ka mundur te mbledhe, blen dhen e dhi, te cilat I komandon sipas qejfit.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow vazhdim...

    Shume shkrimtare gjermane thone se shqiptaret jane nje popull zoterinjsh (Herrenvolk) dhe nje autor francez thote se ata jane aristokratet e Ballkanit. Pra te tilla karaktere me mire pranonin te nderronin fene se sa te hiqnin dore nga te tilla synime drejt te cilave I shtynte pareshtur ambicioni I tyre rrenjosur thelle ne shpirt.

    Edhe nje arsyetim tjeter. Perse banoret e malesive, ku kemba e turkut e mbase e asnje pushtonjesi nuk ka shkelur kurre, u bene muslimane dhe perse banoret e fushave si Myzeqea, Zadrima dhe te tjera, qe shkeleshin e pershkeleshin pa asnje mundim prej ushtrive otomane dhe ku autoriteti I sunduesit ishte me I forte se kudo, mbeten te krishtere? Po te ishte aplikuar islamizmi me pahir do te ishin keta, banoret e fushave, te paret qe do kishin nderrura fene, se s’kishin si te mbroheshin e as ku te fshiheshin, kurse malesoret I kishin te dy keto mundesi. Pergjigjia vjen vetiu: fusharaket nuk enderronin madheri e sundim dhe ambicioni I tyre ishte punimi I mire I arave te tyre, qe u jepnin buken e perditshme pa asnje rrezik, gjera qe malsoreve pothuajse u mungonin.

    Ketu hasim ne nje veti tonen te rrezikshme: etja per fame, etja te degjohet emri, te dale me cdo kusht I pari e ta “tunde bajrakun” per mire a per keq.

    Me kujtohet nje bisede ne mes te ziut Qazim Koculit dhe te nje komisari a kryetar cete atehere, por sot nje nga burrat me me rendesi te komunizmes ne vendin tone. Qazimi kish nje fare lidhje gjaku ose krushqie te vjeter me fisin e tij dhe e thirri ne shtepi t’I mbushte mendjen, se ish ne rruge te gabuar e po shkaterronin vendin.

    Ne mbarim te bisedimit te gjate I tha se cdo “izme”, ashtu dhe komunizma, neve na duhen vetem per te lulezuar e permiresuar vendin tone dhe jo per ta shkaterruar.

    Komisari ju pergjegj: “Po une me shoke kur do degjohem?”

    Qazimi: “Durim, se do t’u vije koha dhe juve te veproni e te degjoheni, por per te miren e jo per te keqen e popullit te varfer. Per kete te siguroj une, neqoftese do te me degjoni.”

    Komisari: “Pune e madhe nese do te zhduken nje milion qeroze shqiptare, kur te perparojne nje miliarde kineze.”

    Atehere Qazimi, qe kish kohe qe mezi po e mbante veten, shpertheu: “Ne xhehenem te vec ti dhe kinezet e tu dhe ngreu e del nga shtepia ime kete cast.”

    Dikur lashte, shume lashte, nje grek, per t’u degjuar dhe per te mos I humbur emri pas vdekjes, I vuri zjarrin nje faltoreje me nam dhe e beri shkrumb e hi.

    Per fat te keq njerez te tille ka shume nder neve ne te gjithe shtresat shoqerore dhe perbejne nje rrezik per shoqerine dhe mbare kombin. Njeriu I mire e I vlefshem duhet te perpiqet t’I sherbeje kombit per mire dhe atehere eshte I vlefshem per kombin dhe shoqerin e tij.

    Le te kthehemi prap ne arsyet qe vume ne lidhje me nderrimin e fese. Thame se u kthyen malesoret dhe jo fusharaket dhe dikush mund te pyese, se perse nuk u kthyen te tera malesite dhe pse mbeten malesi si Bregu I Detit ne Jug dhe Mirdita e te tjera malesi te veriut pa u kthyer dhe mbeten besnike te fese se vjeter. Edhe ketu pergjigja eshte e lehte: njerezit me gjalleri e guxim te tepert te Bregut u hipnin lundrave te tyre dhe shqetesonin detin Jonia, Adriatikun dhe detin Mesdhe ose shkonin ne republikat e ndryshme te Italise si “stratiote”, si ushtare te cmuar per guximin e tyre, ku shfrenin ne perpjekje dhe luftera te perditshme nergjine e tyre duke kerkuar fame e pasuri e duke gjetur me te shumten e hereve vdekjen si dhe vellezerit e tyre te bere myslimane ne ushtrine e osmanllinjve. Energjia e tepert e malesive te veriut shkeputej prej ketyre dhe shkonte ne Kosove, te cilen u rikolonizuan po keto malesi dhe atje, larg ndikimit e kishes katolike, perqafonin dhe ata fene muslimane. Dhe sot kosovaret ndahen sipas vendardhjes se veter te tyre: Shaliane si familja e degjuar e Boletineve, Shoshiane, Berishe, etj. Per ata qe s’I lane malet e tyre, nuk kishte asnje veoje morale ose ekonomike dhe asnje shterngim tjeter pe ta nderruar fene dhe mbeten sic qene me pare.

    Procesin e ndryshimit te fese e ka ndihmuar shume mungesa e fanatizmit fetar nder ne, qe kemi jetuar, me disa perjashtime te pakta ne qytete e sigurisht te shtytur prej te huajve, si vellezer me shoshoqe pa dallim feje. Lumi I Vlores mysliman dhe Bregu ortodoks kane ndihmuar njeri-tjetrin me arme ne dore, si psh ne raste hakmarrjeje myslimani I vinte ne ndihme ortodoksit dhe anasjelltas. Dhe ne Mat, Selite e Lure martoheshin vajza katolike me myslimane dhe anasjelltas pa asnje pengim moral, shoqeror dhe fetar si psh Abdurrahman Krosi nga Mati e kishte nenen e tij katolike: shtepia e Zef Docit ne Lure, qe konsiderohej shtepia e pare e vendit, perbehej prej muslimanesh e katolikesh.

    Pas luftes se fundit te Gjon Kastriotit, birit te Skenderbeut, ne Laberi shkuan me sy dy shekuj dhe leberit dukej sikur u pajtuan me fatin e tyre, pasi vendi sundohej prej shqiptaresh ne emer te sulltanit. Ne kete heshtje te ndjenjave kombetare na del Ali Pashe Tepelena, nje lab me mish e shpirt gjer ne palce, nje burre qe permblidhte te tera vetite e mire e te keqia te fisit tone: zgjim, trimeri, palodhshmeri, hakmarres I pameshirshem dhe plot dhelperi e te gjitha keto, shume me te forta, me te erqendruara se te populli I tij, aq sa, ne ishte e mundur, do te donte t zinte edhe qiellin me dore, aq e madhe ishte deshira per te arritur lart e me lart. Nje cilesi kish ai qe s’e ka psur lab as me perpara as me pas tij; aktivitetin e palodhur, te paprejtur as nate as dite, nje cilesi kjo qe dallon tere njerezit e medhenj, pa te cilen nuk ka njeri te madh as ne politike, as ne strategji, as ne shkence e as ne mjeshtri. Ky kolos u be nga hicja sundues I pjeses me te madhe te Shqiperise dhe me perjashtim te Attikes (Athina me rrethet) edhe I gjthe Greqise. Qellimi I tij qe krijimi I nje Shteti te pavarur dhe, sikur te mos kishte qene shpirtvogelia e Omer Vrionit dhe e djemve te tij, sigurisht do ja kish dale ne krye kesaj pune, pasi, pak vjet pas vrasjes se Aliut, e ftoi pavaresine e vet dhe Greqia.

    Nuk kemi ndermend te shkruajme historin e ketij Luani Fatkeq, vetem duhet vene ne dukje se historia e tij u shkrua prej armiqeve te tij dhe te kombit tone, armiq te papajtueshem si Pouqeville-I, Ibrahim Efendi Mansouri, nje ish oficer freng, qe sherbente me pahir ne ushtrine e Ali Pashait. Se c’mund te dale nga nje e tille histori e c’mund te thuhet ne te, merret me mend e s’do shume fjale. Aliu ishte I vetmi e I pari pasha ne Perandorine e Osmanllinjve, qe u dha te drejta te njejta te tere nenshtetasve te tij pa dallim feje dhe deri diku edhe kombesie dhe I vuri te gjithe ne nje shkalle me sundusit turq.

    Gjendeshin familje te krishtere ne Lunxheri dhe Zagori, te cilat dhe perpara 30 vjeteve e kujtonin Ali Pashane me admirim e mallengjim te madh sic kam pasur rast ta degjoj vete me veshet e mi prej gojes se tyre.

    Ai kish zakon te thosh: “Pas vdekjes time do te me kujtoni dhe do te me vajtoni, se atehere do t’u shtroje turku mire.” Dhe me te vertete ashtu ngjau. Aliu u vra me
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 13-11-2003 mė 11:33

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim...

    1822 dhe Laberia e padurim u ngrit prap rreth vitit 1835 kunder organizimit te ri te Sulltan Mahmudit dhe e vazhdoi kete lufte te pashprese vite me radhe.

    Ne fillim edhe Mallakastra e siperme mori pjese me guxim te madh ne perpjekje dhe kryengritesit, pas nje beteje te rrepte ne Qafe te Sinjes (Mallakaster), ku vrane dy bejlere Vrionas (Bij te Omer Vrionit?), arriten te rrethonin edhe Beratin. Ne mos gabon kenga e asaj kohe qe thote:

    Gjonleken vune te pare,
    Te dyjtin Rrapo Hekale,


    Kryekomandant ish Zenel Gjonleka Kuci dhe nenkomandant Rrapo Hekali (Mallakaster).

    Ngjan qe Qeveria Qendrore e Stambolli ta kete gjykuar gjendjen shume kritike, pasi prape, po t’ju mbeshtetemi kengeve te asaj kohe, ajo dergoi fuqi te shumta kunder kryengritesve.

    Kenga thote:…

    C’u ckule nga Manastiri
    Tre pshallare e mushiri
    Binbash Sulejman Tahiri
    Perposh Beratit I hyri…


    Perposh, ne kete rast, do te thot ne veri te Beratit, pasi lumi atje rrjedh prej jugut ne veri, ra ushtria ka ardhur nga Elbasani ose nga Korca, (Gur I Prere, Qfe e Dardhes), dhe fuqite e para kryengritese qe u perpoqen me te, kane qene, prape sipas kengeve te kohes, ato te Dukatit e Tragjasit te Vlores.

    Tek ura ne Konisbalte,
    O Dervish Ali ajani
    (Ajan – paresi e larte.)

    Ura e Konisbaltes ka qene afer e ne veri te Ures se Hasan Beut dhe nuk kalonte si kjo mbi lumin e Beratit.

    Rrapo Hekali, prijes I famshem I Mallakastres se Siperme, luftoi mire e me kembengulje, sipas kenges qe thote:

    Te ura nen Berat
    Luftojen Tragjas e Dukat
    Rrapua nuk hiqet prapa
    O Rrapo mustaqebardhi…


    (Eshte me rendesi fjala “mustaqebardhi”, se tregon qe Rrapua ne ate kohe paska qene plak e nuk kemi as nje shenim mbi datelindjen e tij.)

    Ky, ne terheqjen e fuqive kryengritese drejt maleve te Laberise, u zu I gjalle ne Kute te Mallakastres, u mbath me patkoj si kale dhe me vone, ne Berat u var.

    Pas kesaj fatkeqesie Mallakastra u shtrua dhe nuk mori me pjese ne beteja e mepastajshme.

    Tafil Buzi, nga Buzi I Tepelenes, dhe ky nje udheheqes luftarak me fame, nuk mundi t’I qendronte vrullit te ushtrise turke te rregullt ne vendlindjen e tij dhe u arratis ne Laberi te Vlores si na thote kenga popullore:

    Nga do ta shkojem Tafilne
    Mes per me Laberine,
    Ku e ka Canina shtepine
    Atje posht pembi Smokthine…

    (Cane Miftari nga Bashajt e Smokthines: nje prijes tjeter).

    Sic duket Tafili ka ardhur ne Bashaj nga ana e Lopesit dhe shoket e tij, te cileve u ish besuar, ishin ne shterngim e kujdes te madh per fatin e tij dhe s’dinin nga t’ja mbanin. Edhe sot labi, ne hall te madh nuk do te thote “c’do bejem”, por pyet: “Nga do ta shkojem Tafile?”

    Pasi u menjanuan nga lufta fuqite e Mallakastres e te Toskerise, ceshtja mori karakter thjeshte lab dhe kryesia I mbeti per shume vjet e pa kundershtim Zejnel Gjonlekes, nej luftari te palodhsem, plot zgjim e trimeri.

    Me emrin, “Toskeri” ne, leberit, quajme vetem nje krahine te Tepelenes, pertej Vjoses dhe nuk di sesi ky emer u pergjithesua per gjithe Shqiperine e Jugut. Aty nga gjysma e shkeullit te shkuar mori fund dhe kjo perpjekje e deshperuar dhe vendi “u paqesua”, sic thote historia, prej Marshallit, austriak ne origjine, por ne sherbim te Turqise dhe I kthyer musliman.

    Vertet Laberia u paqesua, po pasi u shuan burrat e zot te armeve dhe I ziu Hodo Ali e vazhdonte me djem te ri e te pastervitur ne lufte dhe per t’I trimeruar u bertiste:

    “O burra se s’vritemi,
    Me palle do pritemi…”


    I emeronte burra ata qe ishin hala foshnja dhe u tregonte pallen si te parrezikshme. Hodo Ali Nivica ish prijes I shquar dhe shok I pandare I Gjonlekes.

    Turqia, te cilen ishim mesuar ta quanim barbare sa kohe qe s’kishim pare mizorite e pashpirt te komunizmit, keta trima te kesaj levizjeje, qe I kishin shkaktuar pesembedhjete vjet me radhe kokecarje, harxhime dhe gjakderdhje, kur ju dorezuan, nuk I vrau, po I syrgjynosi ne…Stamboll. Atje qendruan pak vite dhe u emeruan me vone komandante ne luftera kunder Greqise, Malit te Zi e te tjere vende, ku u mbuluan rishtazi me fame.

    Zenel Gjonleka, kjo figura e shkelqyer, qe kendohet ne Laberi si asnje njeri tjeter, (kenget e tij te panumerta ndezin dhe sot zemrat luftarake te djaleris labe), u vra ne Mal te Zi, ne nje vend te quajtur Shkalla e Kristaqit. Ngjan qe ky njeri te kete qene udhehequr prej ideve me kuptim moral te larte, se eshte autentike porosia qe u jepte shokeve, (Hodos, Celos, Tafilit, etj.), duke u thene: “Mos u perpiqni te pashurohi dhe t’u lini djemve pasur se do te behen te pavlefshem, pertacer e pa guxim. Perpiquni t’I mesoni nder shkolla, t’I stervitni mire dhe t’u lini nje emer te mire pas vdekjes tuaj.”

    Ndryshimi I sjelljes se autoriteteve turke karshi Gjonlekes, Tafilit, Hodos e te tjereve ne barazim me fatin qe pesoi Rrapo Hekali, le te kuptohet se mbathja me patkoj dhe varja e tij qene me teper nje hakmarrje e Vrionasve, qe humben ne Sinje dy bejlere, se a nje mase e qeverise qendrore.

    Dhe me te vertete meria e shtepise se Hekalit Kunder Vrionasve ka vazhduar gjersa u asgjesuan qe te dyja prej komunizmit. (fundi i kapitullit V)

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    VI. Drejt Pavaresise

    Tridhjete vjet me radhe pas kesaj perpjekje te deshperuar vazhdon nje heshtje e madhe ne vendin tone. Qytetet fillojne ta perziejne gjuhen tone te vjeter me shume fjale turke, arabe e persiane, pjeserisht per shkak se mungonin fjalet shqip e me shume per snobizem, per t’u treguar njerez te kulturuar dhe askush nuk mendonte per pavaresi deri diten qe dolen tre vellezer, tre yje te shkelqyer ne qiellin e vendit tone: Abdyl, Naim e Sami Frasheri.

    Abdyli shkakton nje levizje te shkalles se madhe, te nje shkalle te pershtatshme gjenialitetit te tij. Kjo levizje ndjehet thelle ne Laberi, e cila merr pjese si dhe gjithe fiset shqiptare. Njihet ne historine tone me emrin “Lidhja e Prizrenit”.

    Eshte e para levizje panshqiptare me nje plan e program te caktuar, e drejtuar dhe koordinuar mire. Per fat te keq te kombit tone dhe per shkak te influences se madhe te Rusise, qe ishte kundra shqiptareve e ne te mire te serbeve e malazesve, edhe kete radhe nuk u arrit qellimi: Krijimi I nje Shteti Shqiptar.

    Gjithe fatkeqesite e medha qe ka vuajtur e po vuan edhe sot kombi yne jane rrjedhimi I ketij deshtimi.

    Sa per pjesemarrjen e Laberise ne kete levizje, kenga thote:

    Kurvelesh e Laberi
    C’u mblodhe ne Ergjeri, (Gjirokaster)
    I ziu Abdul Frasheri,
    C’u perpoq I varferi.
    U perpoqe, bej, per ne
    Me mend e me hazine
    Ta pat vendi me hile.


    Se c’ka dashur te thote vjershetori popullor me fjalet “Ta pat vendi me hile” nuk kuptohet, po nuk u kendua relacioni I H. Dostit, I cili hedh drite mbi nje faze historike me rendesi e mbi te cilen nuk di te jete botuar gje deri me sot.

    “Ne parlamentin e 1877 provinca e Gjirokastres ka qene e perfaqesuar prej Abdyl Frasherit dhe Mihal Haritos, te dy keta anetare te zgjedhur ne Mexhlisi Vilajet te Janines, (Keshilla e Guvernatorit).

    Gjate vazhdimit te luftes ruso-turke Abdyli qendron ne Stamboll…Ne 3 Mars nenshkruhet traktati I Shen Stefanit. Kushtet e renda te traktatit u mbajten per shume jave te fshehta, por Abdyli duket se u vu ne dijeni te gjerave prej nje Sadullah bej, I cili fort gjasesisht ish shqiptar, delegat I Turqise e nenshkrues I te dy dokumenteve: protokollit te armepushimit dhe traktatit te paqes.

    Abdyli vjen shpejt ne Janine dhe prej ketej ne Gjirokaster ne mars te ketij viti.

    Traktati I Sh. Stefanit nuk e prekte aspak Vilajetin e Janines…, por traktati parashikonte formimin e nje shteti te madh bullgar, autonom, ne juridiksionin e te cilit vinte te gjitha krahinat shqiptare ne veri e ne lindje te Sharit nga njera ane, provincen e Dibres prej nje pikes te Korabit drejt shtratit te lumit Veleshnje drejt Drinit te Zi ashtu dhe kazate Pogradec, Korce e Kolonje nga ana tjeter.

    Gjithashtu traktati vendoste zgjerime tokesore fort te rendesishme te Malit te Zi e te Serbise ne dem te Shqiperise.

    Abdyl Frasheri ne Gjirokaster nuk gjeti pritje te mire. Kadileret e Gjirokastres e te Libohoves, me fort pak perjashtime, mdis ketyre te pakteve shenohet edhe nje Shevki Kallajxhi, kadi I Prezeves, ndjeheshin shume te lidhur me interesa me perandorine e Sulltanit halife.

    Keta doktore ne teologji, te diplomuar nga fakulteti Muvab I Stambollit, si mesuan se Gjirokastra do te mbetej nen hijen e Taxhit (kurores) se Sulltanit e te Sarekut (callmes) se Sheul Islamit, nuk donin te dinin se c’ishte rreziku qe u kercenohej krahinave te tjera te Shqiperise. Ne kete pakujdesi te efendilerve te Gjirokastres e te Libohoves, qe perfaqesonin gati tere klasin intelektual te Jugut, shoqeroheshin edhe qarqet intelektuale te propagandes negative helenike.

    Ne fakt, ne Gjirokaster e Delvine, shume vjet perpara luftes ruso-turke, kane qene formuar Sylogo (Komitete) greke, te cilat ne lidhje me organizata te ndryshme analoge te Janines e te Korfuzit, zhvillonin veprimtari te gjalle ne favor te kauzes greke.

    Nga sa di une ortodokset e provinces se Gjirokastres, ceshtje te perbashket me Abdyl Frasherin ka bere vetem Mihal Haritua nga Sheperi I Zagories.

    Pra Abdyl Frasheri, I deshperuar nga sjellja e efendilerve te Gjirokastres, ben apel ne qarqet e bektashinjve. Shkon ne Frasher. Ketu provokon nji mbledhje te baballareve, dervisheve, muhibeve te Kurveleshit, Tepelenes e Permetit. Pas shume mundimeve Abdyli mundi te vere ne nje gjendje organike mbledhjen te pagezuar: Mbledhja e Frasherit. Mbledhja eshte mbajtur nen kryesine e nje Baba Alushit, (nuk di se te ciles teqeje). Ky Baba ka qene sigurisht bir I nje familjeje bejleresh te Frasherit, por nuk di I ciles dere. Si sekretar I mbledhjes ka funksionuar Gani bej Frasheri. Ky eshte vellai I madh I Mehdi bej Frasherit. Ka qene njeri shume I mesuar per ate kohe. Me te shumten e jetes e ka shkuar ne Turqi: ne Azine e vogel. Ka luajtur nje rol te madh ne levizjen e liberalizmit te Turqise. E kane nderuar shume edhe Jeune Turqit vete.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne mbledhjen e Frasherit, mbajtur ne Maj 1878 mbi proponimin e Abdylit e te pranuar prej kuvendit, eshte konsakruar parimi I nje Shqiperie ne truallin e te kater vilajeteve.

    Eshte ketu ne kete mbledhje qe jane hedhur themelet e Kongresit te Prizrenit…”

    Tashti I leme radhen Baba Rexhepit te Teqese se Detroitit e me pare I asaj te Zallit prane Gjirokastres:

    “…Thuajse Abdyl Bejne e beri te njohur me parine e Kosoves Baba Alushi duke derguar ne Teqen e Prizrenit si Baba dervishin e tij Haxhi Ademin*, I cili ka qene shume imesuar dhe ka luajtur rol te madhe jo vetem gjate e ne Lidhjen e Prizrenit, por edhe me vone ne levizjet kombetare derisa u formua Shteti Shqiptar dhe u be edhe anetar I Keshillit te Pergjithshem Islamik (Tirane). Baba Alushi ish nga Bejleret e Konices dhe erdhi ne Frasher si Babai I trete. I pari Baba I asaj Teqeje ka qene Nasibi Tahir Babaji nga Frasheri. I dyti baba ka qene Baba Jusufi edhe ky nga Frasheri dhe I treti Baba Alushi.

    Sami beu ne Enciklopedine e tij thote qe Nasibiu nderroi jete me 1835. Shkojne dhe tridhjete vjet te tjera sa te mbledhe fuqite e saj Laberia e te filloje me hapa te ngadalshme, te pasigurta, te shperndara e te paharmonizuara ne mes te tyre, prape levizjet kunder Imperit Osmanlli. Me perpara Cerciz Topulli ne Gjirokaster, pastaj paria e Laberise se Vlores** e cila pergatiti vendin dhe mendesine e vlonjateve per pavaresine e ardhme te Shtetit Shqiptar.

    Vit per vit perseriten kryengritjet, cetat kemisheverdha me nje shkabe dykrenore ne balle, shtohen dhe perpjekjet e pergjakshme me nizamet e perandorise, ne fillim me nxitjen e Namik bej Delvines e me vone edhe pa te.

    Shume nga paria e Vlores zihen ne 1910 e dergohen lidhur ne burgun e Kastamonise, gjykohen prej nje gjyqi te posacem dhe pas shume vuajtjeve shpetojne duke perfituar nga nje falje qe arriti me kohe, ne shtator 1911, per ata dhe per ardhmen tone se do te shohim me vone se c’rol kryesor, vendimtar e shpetimtar luajten keta burra ne fatin e Vlores, te Laberise e te kombit mbare.

    Keto ngjarje dhe keta burra e pergatiten mendesine e popullit te Vlores per pavaresine, e cila u shpall me 28 te Vjeshtes se Trete 1912, e mbeshtetur ne Kazane e Vlores, Laberine e Vlores, paresine e saj, e cila paresi dhe pas largimit dhe vdekjes se prijesit te tyre, Ismail Qemalit, e vazhdoi perpjekjen e saj patriotike, me sa mundi, dhe e kurorezoi me kryevepren e Historise Moderne Shqiptare, me nje veper te pashoqe, qe pas vdekjes se Skenderbeut e tehu, me ate akt heroizmi e vetmohimi ne vitin 1920, qe mori me vone emrin: Lufta e Vlores. Autoret dhe aktoret e kesaj vepre madheshtore si dhe vepra vete u harruan. S’u zune ne goje sikur te mos kishin jetuar e vepruar kurre, sikur te mos ishte derdhur aq mundim, gjak e lot, per te ngritur themelet e pavaresise dhe lirise se dyte te Atdheut tone, se ate te paren e uri ne vete Lufta e Pare Boterore dhe lakmite e fqinjeve tane te medhenj e te vegjel.

    Apo ka njeri me mend ne koke qe te kujtoje se nji Shqiperi pa Vloren dhe rrethet e saj, nje Shqiperi sipas traktatit Titoni-Venizelos, mund te jetonte ose mund te jetoje?

    Pra keta burra dhe vepren e tyre te harruar, “te hedhur ne hartalle, si I themi na laberit”, kam vendosur te perpiqem per t’I pershkruar.

    Ne kete nisiativen time, vajtoj me lot hiderimin sa nku kam vajtuar vdekjen e tyre, mungesen e talentit tim per te pershkruar ashtu sic duhet ata burra dhe vepren e tyre.

    E vajtoj po s’kam se c’bej, s’eshte faji im, eshte I natyres qe me krijoi keshtu. Dhe u lutem atyre, qe mbase do te marrin mundimin t’I kendojne keto pak radhe, qe te ma falin, neqoftese do t’u skaktoj merzi me gjuhen time te paafte, e me shume u kerkoj ndjese te vdekurve, qe s’jam I zoti ta ve vepren e tyre ne driten e merituar.

    Ne vitin 1910, kur e lashe Vloren per te mos u kthyer, vecse pas dhjete vjeteve, pamja e saj ish ajo e nje kajmekamlleku turk, te harruar ne fundin perendimor te nji imperi te madh, dikur me I perparuar se shtetet evropiane, por tani I shkaterruar, I prapambetur ne cdo pikepamje. Nje qytet plot rruge te ngushta ku mbyteshe ne balte ne dimer, se nuk kish asnje xhade. Per te ardhur ne dimer ne Vlore ishte nje pune me shume mundime. Duhej te shkoje neper perrenj e lumenj te fryre nga shirat e shume e me rrezik te madh mbytjeje, duhej te caje baltera, qe vetem kafeshet me te ushqyera kishin shprese te dilnin pellua prej tyre. Ne vere fshatari I ruhej ardhjes ne Vlore si “delja gesheres”, se thahej per uje e shqepej prej mushkonjave. Shkolla turke gjendeshin rralle e tek nder fshatra te medha e nder te voglat vetem kur shfaqej ndonje mecenat I pasur dhe bente te mundur jetesen e nje hoxhe, I cili hante dhe pinte te ay dhe gezonte, kur vdiste ndonje nga fshataret perqark se me rastin e ceremonise fetare te vdekjes fitonte ndonje mexhide***.

    Por dhe nxenesit gezonin, se largohej hoxha per nje gjysme ose nje dite te tere dhe me te largohej rreziku te aje ndonje shufer duarve ose, ne raste me te rendesishme, fallagane. Kjo e fundit perbehet prej nje derrase 5 a 6 cm e gjere, 50-60 cm e gjate, ne te dy fundet e pershkuar prej nje gjalmi te forte ose spango. Kur futeshin kembet e zbathura e kercinjte e zhveshur te nxenesit fajtor dhe dridhej derrasa, gjersa ana e saj e mrprehte te goditte kocken e kercirit dhe gjalmi ne anen e poshtme shtrengonte mire e fort pulpen, mbahej fallagaja me gjithe kembet e fajtorit perpjete prej dy nxenesve, I jepej hoxhes mundesia t’I rrihte shputat e kembeve me nje shufer te mire e te forte. Pelqeheshin prej hoxheve, jo prej nxenesve natyrisht, shufrat e nxjerra prej degeve te holla te thanes, pasi perkulen dhe nuk thyhen lehte.

    Gjuha qe mesohej ishte turqishtja, shqipja ishte rreptesisht e ndaluar, po te gjitha gjuhet e tjera si greqishtja, sllavishtja ishin te lira. Kujt I zihej nje abetare shqip, kish denim te madh. Me gjithe kete rrezik im ate me mesonte abetaren shqip, te cilen dhe ai vete e kish mesuar fshehurazi pak vite me pare. Rralle e tek I gjeje keta njerez te etur per te mesuar shqipen, por ata, te paktet, dinin permendesh vjersha pafund te Naim Frasherit dhe I recitonin pa u lodhur dhe pa lajthitur si myslimanet e pare, qe recitonin ajetet e Kuranit. Mes tyre kishte edhe gra.

    Pervec fillores 4-vjecare, kishte ne qytetin e Vlores dhe nje shkolle me te larte; Rushdije 4-klaseshe. Ky ishte I tere arsimi ne Vloren tone. Rruge, thame, nuk kishte fare dhe urat – shume te rralla. Mjeke? Mbase ndodhej ndonje ne qytet, po jashte ketij nuk delte nga frika e mundimit te madh dhe hajduteve. Keshtu neper fshatra vepronte xherahu Nino Simo nga Bregu I Detit. I cili bente synet djemte, operonte njerez dhe nganjehere edhe qen si grivon e t’im eti, qe e kish care derri I eger. Spitalit nuk I dhej as emri. Problemin e ujit te pijes dhe te te larit e zgjidhnin keq, shume keq, dy tre kroje ne tere qytetin dhe puset, te cilet ne vera te thata shterponin. Klima ne vere ish e padurueshme per shkak te vapes e te mushkonjave, qe silleshin verdalle si re, tek gjenin vende te peshtatshme per t’u shtuar e zhvilluar pa mase si ne qytet ashtu edhe ne colet prane qytetit.

    Qetesia? Ne qytet ish deri diku e mire dhe njerez te armatosur nuk shiheshin ne Pazar, se fshataret I linin armet e gjate si martina, dogra e kapakllinj dhe ndonje kobure karadagleshe disi teper e gjate me dorze argjendi e te renda, nder miqte e tyre ne te hyre te qytetit.

    Dhjete vjet me pas, kur u ktheva me shume shoke nga te gjitha viset e Shqiperise, na u desh te qendronim ne Brindizi te instaluar prej autoriteteve ushtarake italiane ne nje banese, qe I pergjante me teper nje qymezi pulash.

    Ketu qendruam disa dite, sa te nisej nje anije per ne Vlore, dhe aq pak kilometra larg vendlindjes time imagjinata mundohej te gjente ndryshimet, qe do te hasja ne njerez dhe ne qytetin vete pas kaq koheve e ngjarjeve te papritura dhe tronditese, ne castin qe do ta shihja perseri…

    Dhe me te vertete historia ne keto dhjete vjet kishte qene shume aktive, aq aktive sa s’e mbante mend, jo vetem njerezia, po as ajo vete. Fund I kapitullit VI


    ________________________
    *Gabriel Louis-Faray: L’Albanie inconnue “f. 84. flet me adhurim te madh per Baba Ademin, per kulturen e larte, moralin dheinfluencen e jashtezakonshme te tij ne Kosove dhe respektin e miqesine qe tregonin konsujt e huaj per te.
    **Flas per Laberine e Vlores, se te dy Kurveleshet per shkak intrigash te parise se tyre, nuk moren pjese.
    ***Mexhide – 20 grosh – 1/5 e napolones, 1 Napolone – 20 Fr. Ar spango.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 15-12-2003 mė 12:05

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Libri "LUFTA PA MASKA" i Gani Gecit
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 17:36
  2. "Lufta me tutorėt shqiptarė nė Londėr"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 06:43
  3. Patėr Kolė Berishaj - kangė epike
    Nga Michigan2005 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 21:35
  4. "Lufta e klasave" e zhvilluar ne shqiperi !!!
    Nga il_padrino nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 14:18
  5. Lufta e Madhe; nuk eshte larg
    Nga Kryeplaku nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •