nga trepca net
-----------------------
29 apo 28? Pse jo 17?
---------------------------------------------------
30 nėntor 2003 / TN
Nga Genc POLLO*
Nė romanin e tij Rreth botės per 80 ditė francezi Zhyl Vern paraqet nė menyrė interesante kontrastin midis natyrės flegamtike e tė pėrmbajtur tė anglezėve dhe asaj sanguine-eruptive tė stėrnipėrve tė tyre tė lindur e rritur nė Botėn e Re. Kujtdo qė e ka lexuar kėtė roman aq popullor nė kohėn e adoleshencės time do ti ketė mbetur nė kujtesė habia deri ne mospėlqim qė Fileas Fogu, gjatė turit tė tij tė famshėm rreth globit, vrojtoi nė njė qytet tė bregut perėndimor tė Amerikės: dy turma tė mėdha fansash politikė qė marshonin nėpėr qytet duke brohoritur tė egėrsuar e duke tundur pankarta e diku edhe kėpucė tė zbathura nga kėmbėt dhe qė falė pėrpjekjeve tė mundimshme tė policisė nuk binin nė kacafytje.
Ishte prezantimi me nje garė pėr guvernatorin e shtetit; njė fushatė qė ishte shumė larg shijes sė vizitorit londinez dhe shumė e ndryshme nga tradita e debatit te sjellshėm tė vendit tė tij Komentet e Fogut pėr tė janė nga mė tė kripurat e gjithė romanit.
Do tė isha shume kurioz tė dija, madje do tė jepja shumė tė mesoja se cdo tė shkruante romancieri freng, cilin Fileas Fog do tė dergonte ai fiktivisht si vizitor nė Dheun e Shqipeve sikur tė ishte njohur me disputin rreth datės se clirimit tė Shqipėrisė nga Nazifashizmi. Qė njė disputė e tille, edhe ne sfondin e njė gare pėr njė ofiq te pushtetshėm si ai i guvernatorit tė njė shteti te SHBA, pėrbėn nje asortiment tė pėrsėritur nga panairi i kotėsive sė politikės shqiptare pėr kėtė do tė binte dakord cdo lexues i arsyeshėm me ose pa parti.
Por nė kėtė shkrim nuk do tė doja tė mjaftohesha me njė konstatim tė pėrsėritur pėr produktet e panairit nė fjalė dhe as tė thellohesha nė arsyet pse politika jonė rrallėherė del nga rrethi vicioz i debatit tė rremė. Njė ese rreth Ditės sė Clirimit dhe festimit dinjitoz tė saj do tė ishte mė e vlefshme.
Sė pari qė ta nisim nga tė mirat: duhet tė them se pėr fat tė mirė tė tėra autoritet e larta shtetėrore e tė gjitha forcat politike parlamentare ( pėrfshi edhe ato qė me apo pa tė drejtė jane akuzuar per kolaboracionizėm ) si dhe shoqatat e ndryshme tė veteranėve dhe tė ish tė pėrndjekurve politikė shprehin vlerėsim tė lartė pėr rezistencėn antifashiste e nderim per dėshmorėt e kėsaj lufte.
Debati historiografik me jehonė politike pėr rolin e Konferencės sė Pezės, prapaskenat e asaj tė Mukjes, shkallėn e kolaboracionizmit tė disave apo natyrėn dhe motivet e kuislingėve shqiptarė nuk e cėnojnė kėtė konsensus tė vyer. Por pėrse ėshtė debati? Lidhur me pėrcaktimin e datės kur ushtari i fundit i Wehrmachtit gjerman ėshtė larguar nga Shqipėria, datė e cila u dashka tė jetė edhe Dita e Clirimit. Regjimi i Enver Hoxhės e kishte pėrcaktuar kėtė datė pa shumė diskutime mė 29 nentor 1944.
Cdo vit kėtė ditė pėr 45 vjet u kremtua festa zyrtare mė e rendesishme e Shtetit; festė e cila qėllimshėm linte nė rang tė dytė Ditėn e Ngritjes sė Flamurit dhe Shpalljes sė Pavarėsisė qė festohej mė 28 nentor. Jepej qartazi kėshtu simptoma e parė e mentalitetit komunisto-revolucionar se historia fillon me ne.
Nė vitin 1992 pushteti i Partisė Demokratike nė vijim tė pėrpjekjeve tė drejta e tė nevojshme tė cmontimit tė simbolikės sė rregjimit tė vjetėr pėrcaktonte si datė tė Clirimit 28 nėntorin. Ketij vendimi parlamentar I parapriu njė studim nga historianė tė njohur qė afirmonin se ushtari I fundit gjeman kishte kaluar kufirin mė 28 nėntor por Enver Hoxha pėr ti pelqyer Beogradit e kishte spostuar mė 29 nėntor, datė e konferences se AVNOJ-it qė u shpall ditė e themelimit tė Jugosllavisė titiste dhe festė kryesore zyrtare e saj.
Partia Socialiste e kthyer me dufmė ne pushtet verėn e vitit 1997, nė perpjekjet e saj restauruese nuk guxoi tė shkonte aq larg sa Enver Hoxha pėr ta shpallur Ditėn e Clirimit si festė kryesore tė shtetit por sidoqoftė e spostoi pėrseri aty ku e kish pėrcaktuar Enveri, pra mė 29 nentor. Edhe kėsaj rradhe nuk munguan historianė tė tjerė qe rikonfirmonin saktėsine e datės 29 nėntor.
Qysh atėhere shqiptarėt shohin nė ekrane se si kjo datė festohet nė ditė tė ndryshme por tė njėpasnjeshme duke dhėnė modelin e njė dasie te panevojshme pasi divergjencat politike normale ne pluralizėm janė pėr ceshtje aktuale dhe shprehen ne parlament por gjithėsesi ato nuk I cenojnė ceremonitė solemne.
Por tė kthehemi tek debati pėr datėn 28 apo 29 nėntor. Autori i ketyre radhėvė i pėrket nga formimi zejes se historianėve, tė atyre tė gjalleve qe marin pėrsiper tė shkruajne bėmat e tė vdekurve. Si iI tillė me gjithė modestinė e duhur dhe respektin pėr kolegėt mė tė moshuar e tė profilizuar qė janė shprehur pėr njė nga kėto data, dua tė them se eshte ahistorike dhe joshkencore tė pėrpiqesh te verifikosh nė se te fundit fare ishin tre gjermanė nė tricikėl qė u panė tė martėn nė Koplik apo njė autoblindė me gjashtė syresh qė u vu re tė mėrkurėn nė Bajzė.
Pėr mė tepėr qė tėrheqja e njė ushtrie nė disfatė nuk ėshtė kurrė e rregullt si njė paradė trupash ne bulevard pėr tė cilėn mund tė thuhet me siguri e saktėsi se fillon tė djelėn nė orėn 12.00. Sa do dokumenta tė sjellesh ėshtė e veshtirė tė determinosh nje fakt tė tille. Para dy vjetėsh, valėn e ketij debati qe kaplon vendin cdo vjeshtė tė tretė, u publikua nje dokument i cili shėnonte 4 dhjetorin si ditė e tėrheqjes finale tė gjermanėve.
Po sikur nė tė ardhmen tė zbulohet se njė skuadėr postblloku e mbetur prapa korpusit tė saj ėshtė larguar nga Kukėsi drejt Prizrenit mė 7 dhjetor. A do ta quanim kėtė datė tė vlefshme pėr festė kombėtare? Apo do tė dėgjonim argumentimin se juridikisht nė atė kohė kufiri i Shqipėrisė nuk ndodhej nė Morinė por diku nė veri tė Mitrovicės duke dhėnė kėshtu njė shembull tė mirė se si akademikisht mund tė mbytesh nė njė pikė ujė.
Edhe vende si Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, apo edhe Franca qė ka njė kufi lumor tė qartė me Gjermaninė nuk i janė futur sprovės sė gjetjes sė datės sė largimit tė tė fundmit ushtar pushtues, pasi e kanė patur tė qartė se kjo ėshtė si tė kėrkosh gjilpėrėn nė kashtė. Vendet aleate njohėn si ditė tė fitores sė tyre 9 majin kur kapitulluan njėsitė e fundit rezistuese tė Wehrmacht-it. Ndėrsa vendet qė vuajtėn pushtimin si ditė simbol kane pėrzgjedhur atė tė clirimit tė kryeqytetit tė tyre. Pse tė mos jetė ky njė shembull i mirė pėr t“u ndjekur edhe nga ne?
Data 17 nėntor e clirimit tė Tiranės ėshtė jo vetėm e pakontestuar nga askush, por ku e ku historikisht mė e rėndėsishme sesa clirimi i fshatit Hot qė praktikisht shėnon 28 apo 29 nėntori. Askush ndėr ata qė me pasion mbron njėrėn apo tjetrėn datė tė fundnėntorit nuk do tė mbetej i fyer apo lėnduar nga njė ditė e tillė dhe simbolika e saj. Dhe publikut do t“i bėhej njė shėrbim i mirė pasi do t“i kursehej njė pseudotemė dhe njė ushtrim politik shterpė.
Ndėrsa objektit tė pėrkujtimit Luftės Nacionalclirimtare dhe tė rėnėve tė saj do t“i bėhej njė nderim mė i madh duke i dhėnė ceremonisė sė tyre njė hije dinjitoze. Por sinqerisht nuk shoh sesi njė propozim i tillė i inicuar nga njė forcė politike do tė mirėpritej nga tjetra. Druaj se jo vetėm qė PD e PS do tė kundėrshtonin (pa argumenta) njėra tjetrėn, por edhe sikur inisiativėn ta merrte PDR, nė opozitė me PS por e paangazhuar me PD, jam pothuajse i sigurt se paragjykimet politike do tė mbysnin arsyen e shėndoshė.
Besoj se do tė ishte roli par exellence i Presidentit tė Republikės si figurė mbi palėt dhe titullar i ceremonive solemne shtetėrore, lancimi dhe konkludimi i suksesshėm i njė inisiative tė tillė. Veprimi i tij nė njė kohė e mėnyrė qė e gjykon tė pėrshtatshme do tė ishte njė kontribut qė atij i takon tė japė. Duke vendosur kėshtu edhe njė precedent tjetėr pozitiv.
----------------------
Botuar nė gazetėn Panorama, 30 nėntor 2003
*Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokrate tė Re
gpollo@sanx.net
------------------------------------
Nard ndokes e nepermjet atij Genc pollos..
zotni Genc
Ti ke te drejte por me e rendesishmja qe duhej te kishte bere PD me ty ne Krye e me Tritanin e Meksin e kompani..se ju ishit ne fakt ne krye e Sala si Selim Myrtja i kishit len celsat e Kashtes..do kishte qene qe ato resurse qofte te pakta qe i kishte Shteti ne Kohen tuaj ti kishit perdorur per rehabilitimin e familjeve te shkaterruara te atyre personaliteteve te luftes anti-fashiste te cilet i poshteroi 45 vjet Enver Ramizi.
Asnji kujdes nuk treguat si QEVERI DEMOKRATIKE..per veteranet e luftes por i late atje ne vend internimet enveriste ku u kish mbetur ndonji barrake e nuk i kthyet me dinjitet ne TIRANE ku e kishin vendin..
Sa mire per te blere vetura luksoze te reja ju dhe Leks Meksi i gjetet parate e Dollaret megjithse kishit nja 120 vetura te mirmbajtura te Bllokmeneve dhe te parkut te delegacioneve..
Sa mire i dhate Shanc Koc Kokdhimave e Cac Angjeleve e Marsel Skendove e Gaz Demave e Lefter Kokve e sorrolopit te tyre te behen Biznesmena e miliardera nen hundet tuaja e duke ju a ledhatuar juve mullaqet ... e per qindra pleq veterane e mijra e mijra te burgosur politike te majt a te djathte ju nuk gjetet asnji kacidhe per tju a lehtesuar vuajtjet..
Juve si PPSH u muarret me simbole e jo me ate qe eshte kryesore..tu jepnit Buke atyre te mjereve dhe SHPIJA..
KURT KOLEs i dhate 5 shtepi e ai ju a futi pastaj me zan Caushin e Drito Agollat e sorollop..
Krijoni Kontakt