Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    "Guri i Elazarit"

    Tek ungjilli pas Gjonit, ne mesojme per nje ngjarje teper te mrekullueshme, ku Jezusi ringjall mikun e tij Elazar. Eshte e vertete se, historite dhe ngjarjet ne bibel jane gjithmone te njejta dhe te pandryshueshme, por mesazhet dhe mesimet qe Fryma e Perendise na tregon, jane te pakufijshme. Prandaj i krishteri e lexon biblen pergjate gjithe jetes se tij, dhe asnjehere nuk mendon se e ka mbaruar ate plotesisht. Ky fakt e vecon biblen nga te gjitha librat e tjere, sepse ne te eshte Fjala dhe Mesimi i Perendise te plotfuqishem dhe te pakufijshem. Amin.
    Le te ndalemi shkurtimisht tek ngjarja e Elazarit.
    Motrat e Elazarit, Marta dhe Maria, i dergojne fjale JEzusit duke i thene se, vellai i tyra Elazar, ishte shume i semure. Por Jezusi kur digjoi kete lajm tha: Kjo semundje nuk eshte per vdekje, por per lavdine e Perendise, qe nepermjet saj te lavderohet Biri i Perendise."
    Shpesh here njeriu i trembet semundjes, dhe kjo ndodh per shkak te vdekjes. Por ne shembullin konkret JEzusi na zbulon se, semundja e Elazarit nuk eshte per te vdekurit e tij, por per lavdine e Perendise, pikerisht per perlevdimin e Birit te Perendise. Misioni i Krishtit nuk ishte thejsht te sheronte dhe te bente mrekulli. Te gjitha keto ishin pjese e misonit te tij, por kryesisht misoni i Krishtit ishte, te PAGUANTE BORXHIN tone para Perendise. Kjo ishte e vetmja menyre permes se ciles ne do te mund te mernim pafajsine dhe keshtu te vinim perseri ne paqe me Perendine. Pra kendveshtrimi im ne kete ngjarje te Elazarit , ka te beje konkretisht me VEPREN SHPETUESE qe Krishti beri ne kryq per te gjithe ne mekataret.
    Jezusi pasi e mori kete lajm ndenji edhe dy dite ne vendin ku ishte, dhe me pas ju tha apsotujve te tij: Te kthehemi ne Jude, pasi miku yne Elazar po FLE. Apsotujt kur e digjuan kete mbeten te cuditur dhe nuk ishin plotesisht ne gjendje qe te kuptonin ata cfare Jezusi ju tregoi. Dishepujt i thane Jezusit se, ne Jude njerzit kerkonin te te vrisnin me gure, dhe ne mendojme qe te mos kthehemi atje. Por JEzusi ju tha: A nuk ka valle dita 12ore? Ne ecte ndonjeri diten nuk pengohet, sepse sheh driten e kesaj bote. Por nese ecen ndonjeri naten, pengohet, sepse nuk ka drite ne te.
    NEse krahason mendimin e dishepujve me pergjigjen e JEzusit, ne pamje te pare te duket sikur pergjigja e JEzusit nuk ka te beje me fjalet e apostujve, te cilet i thane JEzusit te mos kethehej ne Jude sepse do ta vrisnin me gure. Cfare ka parasysh Jezusi me 12oret e dites? Dishepujt duhet te digjonin dhe te zbatonin fjalet e JEzusit. Dishepujt tek kthimi ne Jude shikonin katastrofe. Perse? Sepse ata bazoheshin ne llogjiken e tyre, dhe si prove kishin faktin qe judenjte kerkonin te vrisnin Jezusin me gure. Por Jezusi permes nje shembulli ju tregon se, 12oret e dites jane oret ne te cilen duhet te ece njeriu, pasi ne to ka drite per te pare udhen. Pikerisht Jezusi permes ketij shembulli ju tha dishepujve se, Une jam DRITA ne te cilen ju duhet te ecni. Pra ju duhet te zbatoni ate qe une them, ne menyre qe te shihni lavdine e Perendise. Apostujt nuk dinin se cfare mrekulli do te ndodhte, pra ata duke u mbeshtetur ne mendimin e tyre, pa dashur ishin duke menjanuar nje mrekulli, ku permes se ciles do te perlevdohej Biri i Perendsie. Ndodh shpeshhere qe ne, duke u bazuar ne aftesite tona, nuk i japim mundesi vetes tone si te krishtere, qe te shohim lavdine e Perendise. Por mos haroni per asnje cast se, Jezusi eshte DRITA ,dhe kush ecen ne te do te shohe lavdine e Perendise.
    (vazhdon)

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi
    Tek ungjilli pas Gjonit, ne mesojme per nje ngjarje teper te mrekullueshme, ku Jezusi ringjall mikun e tij Elazar.
    Ajo qe eshte me shume e mrekullueshme eshte se kete 'ngjarje' nuk e ka asnje nga ungjijt e tjere.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Qafir, megjithe respektin qe kam per ju, perpiqu te jesh me serioz. E di qe je i lire te mendosh si te duash dhe nje dite do te korresh prej lirise tende. Perpara se te flasesh ne kete faqe, ki parasysh dy gjera: Ata qe jane besimtare ne Krishtin pranojne biblen si te vetemen fjale qe Perendia i dha njeriut. Pra ti nese deshrion te flasesh me ne, duhet ti permbahesh ketij fakti. Faleminderit.
    Ps. mos haro se ka vetem nje UNGJILL te shkrojtur nga kater persona deshmitare, te cilet japin te plote Jezusin.

    Me pas Jezusi ju tha dishepujve te tij se, miku yne Elazar ka vdekur.Une , vazhdon Jezusi, ja u thashe kete qe ju te besoni. Une kam nje pyetje: A Kishin besim dishepujt tek Jezusi? Mbase kjo duket si nje pyete e pakuptimte, por eshte shume themeltare per cdo te krishter. Besimi yne tek Krishti ka nevoje per FAKT dhe VEPER. Nese do te shohim dishepujt e Jezusit, ata e ndiqnin Jezusin dhe shihnin konkretisht te gjtha mrekullite e tij. Ata pane konkretisht vdekjen dhe ringjalljen e tij nga kryqi, pra Besimi kerkon gjithmone FAKT te VERTETE.
    Perse besimi i krishtere eshte krejt i ndryshem nga cdo lloj besimi tjeter mbi dhe? Kjo, sepse besimi yne qendron mbi jne FAKT ( Krishtin) dhe VEPER te kryer ( prej Krishtit). Le ta shohim kete gje permes dishepujve te KRishtit. Shkrimet, Ligji dhe Profetet kishin parathen gjithshka ne lidhje me Krishti, duke refyer menyren e lindjes, prejardhjen breznore te tij, mrektullite qe ai do te bente, Vdekjen dhe ringjalljen, si dhe permbushjen e plote qe ai do ti beje Ligjit, shkrimit dhe profecive. Pra njohja e Krishtit dhe besa ne te, eshte ploteisht e vendosr mbi kete FAKt dhe te VERTETE. Jezusi ju tha dishepujve te tij se, Elazari ka vdekur. Pyetja eshte: Kush ja tha dhe nga e mori vesh ai kete gje? Por bibla na meson se Perendia di gjithshka , dhe asgje nuk mund ti fshihet syrit te tij. Pikerisht dishepujt kishin nevoje per nje BESE te vertete, por BESA e VERTETE kerkon FAKT te VERTETE. Kur dishepujt vajten ne fshatin ne te cilin banonte Elazari, ata vertetuan plotesisht deshmine e JEzusit, i cili ju tha se Elazari ka vdekur. Pra besimi i tyre ne KRishtin kishte nevoje te mbeshtetej mbi te VERTETEN. Shpeshhere ne perpiqemi ti bejme njerzit besimtare, duke mos u nisur nga FAKTI dhe VEPRA qe Krishti beri ne kryq. NE fillojme te shpallim religjiononin tone dhe nje ser regullash fetare, dhe keshtu kenaqemi kur ai pranon te behet fjalavjen Protestant apo dicka tjeter. Cfare kemi bere ne ne te vertete? A kemi shpetuar nje shpirt nga Gehena?
    Kam nje sere faktesh, te cilat sa here qe i kujtoj me deshperojne. Ne Greqine fqinje ka plot shqiptare te cilet per kushte te ndryshme te jetes atje, jane detyruar te "pagezohen", ne menyre qe te behen orthodhokse, pasi kjo eshte e vetmja menyre per te jetuar atje. Mos haroni se Zoti na ka dhene "Tallanten" e Tij, ne menyre qe ne te punojme per Te dhe jo per vete. Lum ai qe punon dhe ben vullnetin e Zotit, permes Tallantes qe Zoti i ka dhene. Por mjere ai i cili e GRPOS Tallntane e Zotit, pasi ka mbledhur per vete nje denim te rende. Nese detyroni dike, (permes interesash) qe te pranoje religjionion tuaj dhe jo Krishtin, dijeni se kini humbur nje shprit dhe kini mbyllur nje dere per ne parajse. Po keshtu kini ecur kunder vullnetit te Zotit, dhe kini humbur veten tuaj ( shikoni sherbyesin qe groposi tallnten).
    Le te kthehemi perseri tek ngjarja e Elazarit.
    Ashtu sic thashe edhe me siper, dishepujt e Krishtit kishin nevoje per Besen e vertete ne Krisht, prandaj dhe Zoti i ftoi ata qe te shkonin se bashku ne fshatin e Elazarit , pasi atje ata do te shihni perlevdimin e Birit te Perendise. Qe te shohesh Perlevdimin e Krishtit, detyrimisht ajo shkon permes mrekullise se Perendise. Jeszusi kreu shume mrekulli ku si qellim kishte Perlevdimin e Perendise. Ne jeten tone nevoitet mrekullia e Perendise, e cila na jep plotesisht mundesine ta perlevdojme Ate. Mbase dikush nuk e ka te qarte kete gje, dhe mendon se qe te perlevdosh Perendine, duhet me patjeter qe te shohesh nje mrekulli si sherimi i nje te semuri, ngjallja e nje te vdekuri e plot te tjera si keto. Une pranoj se cdo i krishter duhet te shohe me patjeter mrekulline qe Krishti ka bere personalisht ne vete jeten e tij. Kjo mrekulli e Perendise, eshte nje deshmi e gjalle, ku permes se ciles ne perlevdojme Perendine. A ka mrekulli me te madhe se sa te ringjallesh nga vdekja e perjetshme, dhe te maresh Jeten e Perjetshme? E kush mund te beje mrekulli te tille, pervecse Perendise se Izraelit? Nese ti si i krishtere nuk je bere pjese e nje mrekullie te tille, dhe duke mos e perjetuar ate personalisht ne vete jeten tende, atehere, nuk mund te kesh nje besim te gjalle, si dhe nuk mund te perlevdosh Perendine e Izraelit.
    Ne bibel kemi plot raste, ku JEzusi beri plot mrekulli. Por si u priten ato prej kombit te Izraelit? Ata qe pranuan Jezusin ( dishepujt) dhe e ndoqen ate duke besaur ne te, u bene pjese e ketyre mrekullive. Keto mrekulli per ta ishin nje FAKT i ardhjes prezente te Perendise ne toke( me ane te Jezusit), si dhe Fuqise se tij. Pra ata pranuan se Perendia erdhi ne mish te njeriut( Jezusi njeri), per te vizituar popullin e tij, si dhe per ta shpetuar ate dhe mbare njerzimin nga mekati dhe vdekja e perjetshme. Po per udheheqsat fetare te Izraelit dhe gjithe ndjekesit e tyre, cfare ishin keto mrekulli? Ata nuk munden te behen pjese e tyre, si dhe nuk munden te shohin fuqine e Perendise dhe miresine plot hir qe ai dhe per kombin e tij dhe per gjithe boten mbare. Perse pati nje ndryshim kaq te madh midis ketyre dy grupimeve? Pikerisht e gjithe kjo vjen per shkak te BESES ne Krishtin, dhe mosbesimit ne te. Ne do ta shohim me poshte kete fatk edhe tek kjo ngjarje e Elazarit.
    (Vazhdon).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 27-11-2004 mė 21:12

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Marta, motra e Elazarit, kur mori vesh se Jezusi u afrua afer fshatit, rendi dhe i doli perpara. Ajo i tha Jezusit: nese ti mesues do te ishe ketu vellai im nuk do te kishte vdekur, por e di se cfardogje qe ti i kerkon Perendise, Perendia ta jep. Jezusi pasi e digjoi me vemendje i tha Martes: Vellai yt do te ringjallet. Dhe Marta i tha: E di se do te ringjallet ne diten e fundit.
    Marta konkretisht ishte fokusuar tek problemi i vellajt te saj, Elazari. Ajo ende nuk dinte se cili ishte plani i Jezusit ne lidhje me kete vdekje. Fakti qe kemi perpara na tregon se, Marta besonte plotesisht se per JEzusin gjithshka ishte e mundur, pasi gjithshka qe Ai ti kerkonte Perendise, Perendia do ja jepte. Por a u mjaftua JEzusi me kete deshmi te Martes? Ai i tha Martes: Une jam ringjallja, dhe ai qe beson ne mua edhe sikur te vdese do te jetoje , dhe ai qe jeton e beson tek une, nuk ka per te vdekur kurre per jete. A e beson kete?
    Do te kisha deshire qe gjithsecili te vendoste veten e tij ne vend te Martes, dhe keshtu te ballafaqohej me kete deshmi te Jezusit. Cfare ishte kjo deshmi e Jezusit per Marten? Cfare eshte aktualisht kjo deshmi per besimtarin e Krishtere?
    Ne te gjithe deshmine e JEzusit gjeja qe Ai kerkon ndaj nesh eshte, Besimi. Por cili besim? Mos valle thjesht, vetem besimi se Jezusi mund te sheroje te afemrin tone? Shikoni Marten. Ajo besonte se Perendia do ti jepte Jezusit gjithshka qe ai ti kerkonte. Pra ajo ne nje fare menyre pranonte dhe besonte se JEzusi do te bente DICKA, por nuk kishte idene se cfare. Qellimi i Jezusit nuk ishte thjesht te ngjallte Elazarin, dhe keshtu te kenaqte Marten dhe te afermit e saj. Jezusi i tregoi Martes qellimin e tij te FINAL. Une Jam Ringjallja dhe Jeta, i tha Jezusi asaj. " UNE JAM" eshte emri i Perendise, te cilin Mojsiu ja shpalli kombit te Izraelit . Pra Jezusi i tregoi perfundimisht Martes se, Ai eshte Zoti Perendi, i ardhur ne mish te njeriut. Dhe qellimi i tij ishte, SHPETIMI i njeriut nga mekati dhe vdekja. Jezusi permes deshmise qe i dha Martes, na zbulon konkretisht Personin e tij, qellimin dhe misonin e ardhjes se tij. NE deshmine e tij, JEzusi ndalet fondamentalisht ne nje gje, dhe ky eshte: BESIMI ne te. Edhe nese vdes, thote Jezusi, do te jetosh. Pare ne llogjiken njerezore, nje deshmi e tille duket kontradiktore, pasi mishi nuk njeh perjetesine dhe nuk pranon fuqine e Perendise. Per njeriun nen mekat, fjala: "vdekje", nenkupton gjithmone mosekzistence. Njeriu mishor, sic e quan bibla njeriun pa Perendi, e ka te pamundur te pronoje kete deshmi te Krishtit. Pali ju thote korinthasve se, njeriu i mishte( dmth pa Perendi) nuk i rrok gjerat e Frymes. Pra qe te kuptosh dhe te pranosh thenien e Krishtit drejtuar Martes, duhet te vish ne mardhenie te plote me Perendine, qe do te thote: te dalesh nga kufizimet e njeriut mishor. JEzusi thote: ai qe Beson tek une, edhe nese vdes do te jetoje. Pra Besa jone ne Krishtin, se pari na shpie ne mardhenie te plote me Perendine. Se dyti: na heq kufizimet mishore duke na dhene mundesi permes Fjales dhe Frymes se Shenjte te njohim dhe te pranojme mendimin e mesimin e Perendsie. Jo se ne te krishteret, jemi me te zgjuar apo me te ndryshem nga njerezit e tjere te kesaj bote. Vetem fakti qe ne besojme tek Krishti, na jep mundesine qe te mos kufizohemi me nga llogjika e njeriut nen mekat, te cilin Jezusi e quan "verberi". Pra ne permes beses ne Krisht, i japim mundesi vetes tone, qe Perendia te na tregoje MEKATIN, pasojne e tij qe eshte VDEKJA e PERJETSHME, si dhe SHPETIMIN tone qe ai pregatiti me ane te Krishtit, duke na dhene JETEN E PPEREJTSHME. Pra kur JEzusi deshmon dhe thote: ai qe beson tek une edhe nese vdes do te jetoje, me fjalen vdekje ka parasysh vdekjen fizike, dhe jo ate shpirterore. Vdekja e njeriut mbi toke, nuk eshte fundi i tij. Pikerisht qysh ne ate cast per te fillon perjetesia. Ai ne perejtesi do te GEZOJE frutin e perzgjedhjes se tij, mundesine e se ciles e kishte VETEM ndersa ishte ne bote. Kete fakt nuk mud ta pranoje ai qe jeton nen dituri te mishit.
    Me pas Jezusi i deshmon Martes perfudnimisht se, Besa ne Krisht eshte fondamentalish jeta e Perjetshme. Ai i tha Martes se, ai qe jeton dhe beson tek une , nuk do te vdese kurre perjete. Cfare do te thote: Vdekje e perjetshme? Per Perendine VDEKJE do te thote: te qenit perjetesisht i ndare prej Perendsie. Dhe kjo perjetesi kalohet ne Gehena, liqeni i zjarrit ku perjetesisht ka vetem djegie pa mbarim. Pra kete VDEKJE nuk do ta provojne ata qe besojne tek Krishti.
    Pas deshmise se JEzusit, radha per te perzgjedhur i mbetet njeriut. Pasi Jezui i deshmoi Martes nje fakt te tille mbi shpetimin e perjetshem, tani gjithshka varej nga perzgjedhja e Martes. Vereni me kujdes se cfare JEzuis thote Martes ne fund te deshmise se tij. Ai i tha: Marte, a e beson kete? Dhe Marta i tha: Po Zot une besoj se ti je Krishti Biri i Perendise se gjalle.
    Pa bere nje pranim te tille, nuk ka bashkim me Krishtin, nuk ka jete te perjetshme.
    (Vazhdon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 28-11-2004 mė 19:48

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Le te vijme tani ne nje pyetje. Perse Marta i tha Jezusit: une besoj Zot se ti je Krishti, Biri i Perendise qe duhej te vinte ne bote? Pergjigja dhe deshmia e Martes, ishte nje deshmi e gjalle, e cila vinte prej zbuleses se vete Atit Perendi. Nuk ka bese ne Krishtin, nese vete Perendia nuk te jep nje zbulese te tille. Ka plot fetare, ne besen e te cileve mungon nje zbulese dhe deshmi e tille. Por cfare rrezik sjell mospasja e kesaj deshmie tek i krishteri? Nese tek ne mungon kjo zbulese e Atit Perendi, atehere ne nuk njohim konkretisht Krishtin e vertete. Pra i gjithe besimi yne eshte i mbeshtetur ne nje sere rregullash, zakonesh dhe traditash. Kujtoni si i tha Jezusi Pjetrit, kur Pjetri deshmoi se Jezusi eshte Biri i Perendise se Gjalle. Ai i tha: kete nuk ta zbuloi as mishi e as gjaku, por ta zbuloi Ati im qe eshte ne qiej.
    Pasi ne marim nje zbulese te tille ne zemren tone, Jezusi permes Frymes dhe Fjales se tij, flet personalisht ne zemren tone, ashtu sic foli me Marten. Ai deshmon persoanlisht ne zmeren tone, se Ai eshte Ringjallja dhe Jeta e Perjetshme. Nuk mund te besosh nje gje te tille nese nuk ke takuar dhe pranuar personalisht Zotin Krisht. Palit ju desh te takonte dhe te pranonte Jezusin, rruges per ne Damask, ku ai ishte nisur per te persekutuar konkretisht Trupin e Krishtit, kishen. E gjithe jeta jone mbi dhe, i ngjan nje udhetimi neper "Damask", ku Jezusi na theret fuqishem per nje shpetim kaq te madh, te cilin ai e kreu ne kryq. Por perse njerzit jane kaq te pavemendshem dhe kundershtare ndaj nje dhurate kaq te madhe? Kete do ta shohim me poshte, permes ndodhise se Elazarit.
    Pasi Marta i deshmoi Jezusit se, Ai eshte Krishti Biri i Perendise se gjalle, ajo shkoi fshehurazi te therrase motren e saj Marien. Tashme zemra e Martes ishte e dorezuar plotesisht ne doren e Krishtit. Pas kesaj deshmije, zemra e saj ishte e pergatitur per te pare mrekulline e Perendise. Por cfare rendesi fondamentale do te kishte kjo mrekulli per Marten? Cfare tha JEzusi per kete? Ai tha se: kjo semundje( e Elazarit) nuk eshte per vdekje, por per LAVDINE e PERENDISE, ku nepermjet se ciles te perlevdohet Biri i Perendise. Pra Marta tani, kishte plotesisht mundesine te shihte LAVDINE e PERENDISE dhe perlevdimin e Birit te Perendise Zotit Krisht. Shume njerez nuk arrijne te SHOHIN lavdine e Perendise, per faktin se nuk BESOJNE qe Krishti eshte Biri i Perendise se gjalle. Kete po e ilustroj permes nje shembulli konkret. Ne Amerike eshte nje Pastor i cili quhet Benny Him. Perendia po e perdor kete te krishtere ne shume vende te botes, per shpalljen e lajmit te mire. Po keshtu Perendia e ka paisur Benny Him, me dhuntine e sherimit, dhe permes tij Perendia po ben shume mrekulli. Por gjithmone duhet te mbajme ne qender te vemendjes fjalet e Jezusit i cili tha se, qellimi mrekullise se Perendise eshte, te LAVDEROHET Perendia dhe te perlevdohet Biri i Perendise Zoti Krisht.
    Ja se cfare ndodhi nje nate ne nje takim te Benny Him. Zakonisht ai i kryen sherbesat ne prani te rreth 10 mije njerzve. Nje nate nje grua rreth te 40tave, filloi te ece dhe te vrapoje ne mes te podiumit. Ate e kishte sjelle nje cift i krishtere, te cilet ishin miqte e saj. Ajo kishte rreth 20vjet qe ecte me karoce, pasi kishte pesuar nje paralize. Por cfare ndodhi me ciftin qe e solli kete vajze te paralizuar? Ata kur pane se vajza filloi te rende dhe te hidhet perpejte nga gezimi, filluan te gelthasin aq fort se pastori Benn u cudit se tepermi. Dhe pasi ju afrua cifti i pyeti: Gruaja qe kini sjelle eshte i afermi juaj? Jo. I thane ata. Ajo eshte nje komshija jone, dhe per ne eshte e pabesueshme qe e shohim ate te ece dhe te rende kaq lirshem. Atehere njeri prej bashkshorteve i tha Bennit: Le tju them opinjonin tim rreth kesaj sherbese qe ju beni. Sa here qe e shihja kete sherbese ne televizor, mendoja se ishte thjesht nje show dmth nje truk. Por sot po shoh me syte e mij kete mrekulli te Perendise. Dhe ju them te gjithe atyre qe ndjekin kete sherbese kudo qe jane, se, kjo eshte e VERTETE dhe aspak show.
    Ky cift ishte nje cift i krishtere, por kur vinte puna perballe mrekullise se Perendise, ata nuk mund te shihnin lavdine e Perendise. Sa here ata shihnin keto mrekulli te Perendise, i quanin thjesht truke dhe show televizive. Satani punon shume lehte ne nje zemer te tille te lekundur. Ai perpiqet me cdo kusht te largoje vemendjen dhe pranine tende nga mrekullia e Perendise. Keshtu ti si i krishtere nuk je ne gjendje qe te shohesh mrekulline e Perendise, duke mos i dhen lavdi emrit te Tij te plotfuqishem. Le te vazhdojme me tij me ndodhine e Elazarit.
    Marta, e cila deshmoi se Krishti eshte Biri i Perendise te Plotfuqishem, u nis menjehere fshehurazi qe te lajmeroje motren e saj, Marien. Ajo deshironte me cdo kusht, qe te bente pjestare dhe motren e saj, para mrekullise se Perendise. Ajo nuk dinte apsolutisht se cfare Jezusi do te bente, por ishte e bindur dhe e patundur ne dy gjera:
    - E para: Ai ishte Krishti Biri i Perendise se gjalle.
    - E dyta: Cfaredo qe Jezusi ti kerkonte Perendise, Perendia do ja jepte.
    Nje bese e tille, plot njohuri dhe te vertete, duhet te jete gjithmone prezente ne jeten tone te krishtere. Ne lutemi dhe kerkojme prej Perendise, por permes beses ne Krishti le te presim ate mrekulli qe Zoti ka bere gati per ne. Shikoni Marten. Ajo ishte ne pritje per te pare mrekulline e Zotit Krisht. A jeni ju gati per nje gje te tille?
    (Vazhdon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 29-11-2004 mė 22:31

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Perpara se te vijme tek ringjallja e Llazarit, mendoj te ndalem tek nje ceshtje tjeter. Le te shohim me tej kete histori.
    Pasi Marta motra e Llazarit u nda nga Jezusi, shkoi fshehtas ne shtepi dhe i tha motres Mari se, Jezusi eshte duke ardhur. Maria me te mare vesh kete lajm u nis me vrap drejt Jezusit. Shume judenj kur pane se MAria iku me vrap, e ndoqen sepse menduan se ajo do te shkonte te qante tek varri i Lazarit. Kur Maria pa Jezusin u gjunjezua para kembeve te tij dhe i tha: Zot po te ishte ti ketu, vellai im nuk do te kishte vdekur. Por cfare ndodhi me pas me Jezusin? Fjalet e Maries drejtuar Jezsit duken si te parendesishme, por Jezusi kur i digjoi keto fjale PSHERETIU ne shpirt dhe u TRONDIT. Bile pasi ai pa se te gjithe Judenjte po qanin per Lazarin e vdekur , ai derdhi LOT. Perse Jezusi derdhi "LOT"? Mbase dikush mund te thote se, Jezusi qau per Lazarin sepse Lazari kishte vdekur. Po keshtu mund te thote se, loti erdhi si rezultat i gjendjes emocionale, ashtu si te gjithe ne qe prekemi ne varrimin e te afermit tone. Une besoj se pshertima, tronditja dhe loti i Jezusit nuk kishin te benin thjesht me vdekjen e Lazarit. Jo se tek ai nuk vepronin gjerat, ashtu sic veprojne tek gjithe njerzit, pasi ai ishte plotesisht njeri, ashtu si ti dhe mua. Une mendoj se, Jezusi nuk kishte se perse te qante per Lazarin e vdekur, kjo, sepse ai pas pak minutash do ta ringjallte ate nga vdekja. Po keshtu mendoj se, Jezusi psheretiu, u trondit dhe derdhi lot, per faktin se "SYTE" e judenjve nuk ishin ne gjendje te shihnin Birin e Perendise, vete Zotin Perendi. Maria e shikonte mosvdekjen e Lazarit, vetem nese Jezusi do te ishte prezent FIZIKISHT ne shtepi te tyre. Por a e pa centruoni romak sherimin e sherbetorit te tij, duke u mbeshtetur ne ardhjen FIZIKISHT te Jezusit ne shtepine e tij? Ai nuk i tha Jezusit, nese ti Jezus vjen FIZIKISHT ne shtepine time, atehere sherbetori im do te sherohet. Fakti qe kemi perpara na tregon se, centruoni ju lut Jezusit qe ti sheronte sherbetorin e tij, pasi sherbetori i tij ishte i semure per vdekje. Nga ana tjeter, kur Jezusi e digjoi kete centruon i tha, se do te vinte dhe ta sheronte sherbetorin e tij. Por centruoni i tha: Zot nuk jam i denje qe ti te hysh ne strehen time, por vetem thuaj nje FJALE dhe ai do te sherohet. Sepse edhe une kam ushtare nen urdhera, dhe po ti them njerit ajde ketu, ai vjen. Po keshtu po ti them tjetrit shko, ai shkon. Ose, beje kete, dhe ai e ben. Kur Jezusi digjoi kete deshmi te tille i mrekulluar tha: Nuk kam gjetur ne Izrael nje besim te tille. Mos harojme se ne Izrael benin pjese dhe apsotujt e tij, te cilet rinin se bashku me te. Perse Jezusi dha nje deshmi te tille per kete centruon romak? Cfare desh Ai tju tregoje judenjve dhe vete ketij centruoni romak? Pikerisht Jezusi ju tregon atyre se, Perendia eshte i kudondodhshem dhe i pakufijshem, edhe pse Ai pranoi te "VESHE" njeriun e kufizuar. Vetem nje fjale e dale nga goja e Tij, ka autoritet dhe pushtet per te bere gjithshka. Centruoni romak e pranoi plotesisht kete fakt, prandaj ai e shihte Jezusin plotesisht Zot e Perendi, dhe besonte plotesisht se, vetem nje urdher i dale nga goja e Jezusit, do te bente qe sherbetori i te sherohej. Pra ky sherimi nuk varej aspak nga vendi ku Jezusi ndodhej fizikisht, por varej nga pushteti dhe autoriteti i vete Zotit Perendi, i cili erdhi ne mish te njeirut, jo per te kufizuar Perendine, por per ta sjelle njeriun prane Perendise, duke i hequr atij kufizimin dhe duke e bere ate te perjetshem, ashtu sic Ai vete eshte i perejtshem. Pra centruoni romak nuk mendoi si Maria, dhe te thoshte se sherbetori i tij mund te sherohej vetem nese Jezusi do te ishte personalisht FIZIKISHT ne shtepine e tij.
    Maria besonte tek Jzusi, dhe ishte pikerisht ajo qe vajosi Jezusin dhe derdhi lot mbi kembet e tij , duke ja fshire ato me floket e saj. Prandaj dhe Jezusi kur pa kete veprim te Maries i tha: Mekatet e tua te jane falur. Pra une nuk them se MAria nuk kishte nje besim shpetues. Por nese i krahasojme fjalet e Maries drejtuar Jezsusit tek varri i Lazarit, me fjalet e centruonit romak, midis tyra ka nje dallim. Centuroni besonte se, cdo urdher i dale nga goja e Jezusit, ishte urdher i dale nga vete goja e Perendise. Pra ky fakt tregon se Jezusi eshte vete Zoti Perendi ne toke, i cili erdhi ne misherim te njeriut, per te mundur MEKATIN, i cili qendron ne mish te njeriut. Ky fakt eshte fondamental ne besimin e krishtere. Nisur nga ky kendveshtrim Jezusi i tha Stefanit, i cili kerkonte te shihte Atin Perendi, se, kush me ka pare MUA, ka pare Atin. Dhe qysh tani e njihni dhe e kini pare.
    Edhe Marta i tha Jezusit te njetat fjale, ashtu si Maria, por ndryshimi midis tyre ishte se, Marta pranoi dhe deshmoi se Jezusi eshte Biri i Perendise. Biri i Perendise do te thote: Perendi. Kjo, sepse nga Perendia mund te dale vetem Perendi, ashtu si nga njeriu mund te dale vetem njeri (kuptoni sensin llogjik te shembullit qe jam duke mare). Prandaj dhe Jezusi tha: nga Perendia dola dhe tek Perendia po kthehem. Para kesaj deshmije te Jezusit, shembet i gjithe besimi i deshmitareve te Jehoves, te cilet mohojne te qenit e Jezusit Perendi. Po keshtu edhe te gjitha besimet e tjera, kur vijne perballe ketij fakti, shkermoqen duke vertetuar se jane besime te reme dhe aspak besim ne Perendine e Vertete, Zotin Krisht. Prandaj per ne te krishteret, besim ne Krishti do te thote, Besim ne Perendine e Vertete, ne Perendine e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
    Jezusi kur vajti tek varri i Lazarit, pa se judenjte po qanin per vdekjen e Lazarit. Ata ishin perqendruar ne kete vdekje te mikut dhe te afermit te tyre Lazar, dhe nuk ishin ne gjendje te shihnin se Vete Zoti Perendi ishte perballe tyre, dhe keshtu ti drejoheshin atij, ashtu si veproi centuroni romak per sherbetorin e tij. Pikerisht kjo e trondikti Jezusin ne fryme dhe ai qau per kete mosbesim qe gjeti ne Izrael.
    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 06-12-2004 mė 01:26

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Fillimisht me falni se po shkruaj pak me vonese, por e kam patur kumpjuterin me difekt. Le te vazhdojme me pjesen me poshte.
    Pasi Jezusi erdhi perballe varrit tha: " HIQENI GURIN". Por Marta i tha: Zot ai QELBET ERE, pasi ka kater dite qe ka vdekur. Ndersa Jezusi i pergjigjet Martes: "A nuk te thashe so po te BESOSH do te shohesh LAVDINE e Perendise?"
    Me pas ata hoqen gurin dhe Jezusi thiri me ze te larter: LAZAR DIL JASHTE". Atehere i VDEKURI DOLI JASHTE, me DUAR e KEMBE te LIDHURA, dhe fytyren te mbeshtejelle me rize. Me pas Jezusi ju tha: ZGJIDHENI dhe lereni te shkoje. Atehere shume nga judenjte qe kishin ardhur tek Maria besuan ne te.
    Ketu perfundon dhe historia e ringjalljes se Lazarit. Por cfare kerkon Fryma e Perendise te na tregoje permes kesaj mrekullie te Jezusit? Cili eshte mesimi dhe zbulesa qe ne marim?
    Le te shohim permes historise se Lazarit, konkretisht jeten e njeriut mekatar ne kete bote. Permes "Lazarit te vdekur", ne simbolizim ne shohim NJERIUN e kesaj bote, te vdekur nen mekat. Po keshtu "Varri" dhe erresira e tij, eshte bota mekatare ne te cilen jeton njeriu i vdekur nen mekat. Le te ndjekim me kujdesdhe hap pas hapi te gjitha fjalet qe Jezusi tha tek Varri i Elazarit.
    Pasi Jezusi shkoi perballe varrit te Lazarit, tha: "HIQNI GURIIN". Cfare mesim na japin keto fjale te Jezusit ne te krishtereve? "Gurri", eshte PENGESA qe qendron ne zemer te njerut nen mekat. Dhe Jezusi na urdheron pikerisht ne te krishtereve, qe te HEQIM KETE GUR nga zemrat e njerzve. Vereni me kujdes fjalet e JEzusit para varrit te Lazarit. Ai urdheroi pikerisht te afermit e Lazarit , qe te HIQNIN gurin e varrit. Ne si te krishtere e heqim kete "GUR" prej zemres se njeriut nen mekat, pikerisht permes dhenies dhe shpalljes se Ungjillit te shpetmit. Jezusi na ka caktuar ne te krishtereve, qe ta bejme kete veper sot ne bote.
    Cfare ndodhi me pas , pasi Jezusi urdheroi qe te hiqnin gurin prej varrit? Marta motra e Lazarit tha: Zot, QELBET ERRE, sepse ka kater dite qe ka vdekur. Por Jezusi i tha: A nuk te thashe se, po te besosh do te shohesh lavdine e Perendise?
    Marta i deshmon Jezusit se, ne "Varr" qelbet erre e keqe, pasi Lazari ka kater dite qe ka vdekur. "Varri" dhe "Era e keqe", ne simbol na deshmojne BOTEN ERRET( pa Perendi), dhe PISLLEKUN e njeriut mekatar. Nese shohim Marten ne biseden e saj me Jezusin, ajo eshte e fokusuar ne arsyetimin e njeriut. Nje fakt i tille, ndodh shpesh here edhe me ne te krishteret. Ndodh qe ne disa raste ne hezitojme ti heqim "GURIN" dikujt, duke u mbeshtetur ne arsyetimin tone. Marta me te drejte tha se, brenda ne varr qelbet ere e keqe. Por nese do te ecim pas llogjikes se Martes, atehere: a do te mund te shihnim mrekulline e Jezusit permes rigjalljes se Lazarit?
    Ja dhe fjalet qe Jezusi i tha Martes:" A nuk te thashe se po te besosh do te shohesh lavdine e Perendise?"
    Fjalet e Jezusit jane realitet i i vertete, ne te cilen duhet te qedroje i krishteri. Shpeshere ndodh qe, llogjika dhe arsyetimi yne behen nje pengese serioze per ne, duke na penguar qe te shohim lavdine e Perendise. Por Fakti ku duhet te qendrojme fuqishem, eshte pikerisht vetem BESA ne KRISHT. Vetem keshtu do te jemi plotesisht ne gjendje, qe te shohim lavdine e Perendise. Shikoni Marten. Ajo ju bind urdherit te Jezusit, edhe pse ishte kunder llogjikes se saj. Ajo se bashku me te tjeret, shkuan dhe HOQEN GURIN e Varrit ku prehej Lazari. Tani ka erdhur casti i mrekullise. Judenjte presin te shohin se cfare do te ndodhe. Askujt nuk do ti shkonte mendja se Jezusi do ta ringjallte Lazarin, sepse asnje here nuk kishte ndodhur nje gje e tille.
    Shpeshere ne si te krishtere, na qellon te jemi perballe dikujt, dhe Jezusi na urdheron te HEQIM GURIN prej tij, permes shpalljes se ungillit. Por ka raste kur ne hezitojme te bejme nje gje te tille, dhe ky hezitim vjen per fakitn se ne jemi duke u mbeshtetur ne llogjiken tone dhe jo ne fjalen e Perendise, prandaj dhe themi: Ky njeri eshte shume mekatar (QELBET ERRE) , dhe keshtu eshte e kote qe ti flasesh per Ungjillin e shpetimit. Nje mendim te tille pati dhe Jona, i cili nuk shkoi ti flase popullit te Nineves, tek i cili Perendia e dergoi. Por iku ne Tarshish larg pranise se Zotit. Por e megjithse Jona iku larg pranise se Perendise ( ne Tarshish dhe jo Ninive), atij ju desh te kalonte permes shume peripecish, dhe me ne fund te kthehej te populli i Ninives, dhe keshtu ti shpallte atij fjalen e Perendsie, dhe keshtu populli i Ninives te shpetohej nga shkatrimi.
    - Mbeshtetja ne falen e Krishtit, eshte Besa e vertete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 16-12-2004 mė 01:43

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Pasi judenjte hoqen gurin prej varrit te Elazarit, Jezusi ngriti syte lart dhe tha: "Te faleminderit o Ate qe me ke digjuar, une e dija mire se ti gjithnje me digjon, por i kam then keto per turmen qe eshte perreth, qe te besojne se ti me ke derguar."
    I gjithe qellimi i Jezusit shpaloset pikerisht permes kesaj lutje, drejtuar Atit Perendi. Pra Jezusi na tregon se, MREKULLIA e Perendise ka ne qender pikerisht Krishtin, dhe besen ne te. Ketu marin kuptim te plote fjalet qe Jezusi i drejtoi Martes, i cili i tha: " A nuk te thashe so po te besosh do te shohesh lavdine e Perendise?" Pra ringjallja e Lazarit per qellim kishte, mundesine permes se ciles judenjte te shihnin dhe te pranonin Jezus Krishtin Zot e Perendi.
    Jezusi ndalet ne nje deshmi teper te qarte, duke i treguar njeriut se, cdo gje fillon prej BESES ne Krisht. Nese ndalemi dhe hedhim nje veshtrim tek turma qe ndodhej prezent para varrit te Elazarit, arijme ne perfudnimin se, atje kishte nga ata qe besonin se Krishti ishte Biri i Perendise se gjalle, qe mendonin se Krishti ishte nje nder mesuesit e Izraelit, qe mendonin se Jezusi ishte nje jude i cili kundershtonte parine prifterore fariseike e tjera. Pra ne kete TUREME kishte nje pejsmareje njerzish me mendime dhe besime te kunderta, persa i perket personit Jezus Krisht. Pyetja eshte: Cfare i rekumandon Jezusi njeriut, perpara se njeriu te kerkoje te njohe dhe te vije tek Perendia? Mendoj se kjo pyetje eshte nje peytje fondamentale, per te gjithe ata qe kerkojne te njohin dhe te vijne tek Perendia i Gjalle dhe i Vertete Jehovah. Myslimanet e vendosin besen mbi Allahun, dhe keshtu mendojne se njohin Perendine e Gjithpushtetshem, Perendine e Abrahamit, Isakut dhe Jokobit. Por Jezusi na deshmon se, vetem BESA ne Te, eshte mundesia e vetme per te njohur dhe pranuar Perendine e vertete. Perse? Kete pergjigje e marim te plote, duke pare ate qe ndodh tek varri i Elazarit. Le ta ndjekim me kujdes kete ndodhi.
    Kemi arritu ne momentin me kulmor te kesaj ngjarje. Jezusi, judenjte dhe Elazari i vdekur ne varr. Pasi Jezusi (permes lutjes) ju shpalli judenjve se, Ai eshte i DERGUAR prej Atit Perendi, atehere me pushtet te plote te Perendise thirri: "ELAZAR DIL JASHTE". Cfare ndodhi? I vdekuri DOLI JASHTE, i lidhur duar e kembe. Ai kercente pupthi, pasi e kishte te veshtire te curit e tij per shkak te lidhjes me rripa pelhure dhe fytyren te mbshtjelle me rize. Mrekullia u krye. I vdekuri u ringjall. Cfare na zbulon Fryma e Perendise permes kesaj ngjarje te rignjalljes se Elazarit? Pikerisht permes vdekjes dhe ringjalljes se Elazarit, ne simbol cdo i krishtere sheh njeriun mekatar, i cili eshte i vdekur per Perendine. I cili eshte i pafuqishem qe te mposhte mekatin dhe te clirohet nga prangat e vdekjes. Qe Lazari te ringjallej, duhej fjala plot pushtet e Perendise, i cili thirri: LAZAR DIL JASHTE. Kur ne besojme tek Krishti dhe vijme plot pendese tek kembet e tij, Ai na therret te DALIM JASHTE KESAJ BOTE TE NDYRE DHE MEKATARE ( eklisia). Permes Lazarit ne jemi ne gjendje qe te shohim konkretisht njeriun qe ringjallet ne Krishtin JEzus. Shikoni Lazarin. Ai sapo DIGJOI urdherin e Jezusit ,DOLI prej VARRIT i LIDHUR KEMBE E DUAR. Cfare na tregon ne simbol kjo gje? Ky eshte njeriu mekatar, i cili eshte i LIDHUR KEMBE E DUAR prej MEKATIT. Shikoni Elazarin. Ai edhe pse u ringjall prej vdekjes, e kishte te veshtire te ECTE LIRSHEM, sepse ishte i LIDHUR. Pra ne morim ringjalljen me ane te sakrifices qe Jezusi beri ne kryq, por me pas ne kemi nevoje te ecim te cliruar drejt Krishtit, duke u bashkuar me te perejte. Por qe ne te vijme deri ketu na duhet qe te KEPUTIM KETO "RRIPA TE PLEHURTA" DHE TE HEQIM "RRIZEN" PREJ SYVE TANE, ne menyre qe te shohim Driten, Krishtin, dhe te ECIM ne rrugen e tij. Pikerisht kjo e "LIDHUR" tek ne eshte MEKATI, ai nuk na le te ECIM drejt Krishtit dhe te SHOHIM rrugen e Tij.
    Cfare tha Jezusi, pasi Elazari doli kembe e duar i lidhur prej varrit? Ai i urdheroi judenjte duke ju thene: "ZGJIDHENI DHE LERENI TE SHKOJE."
    Ky eshte urdheri i dyte, qe Jezusi ju drejton judenjve per te bere. Fjalet e Jezusit nuk jane thjesht fjale te nje mesuesi, ato jane jane fjale qe dalin nga goja e Perendise. Pra ato jane nje Urdher i Perendise per cdo besimtar te Krishtere.
    Ashtu si Jezusi kerkon prej nesh te krishterve qe te "HEQIM GURIN" prej zemres se atyre qe kerkojne Krishtin, po keshtu ai na tregon se sherbesa jone duhet te vazhdoje edhe me tej. Ne jemi ata, qe Perendia na urdheron te heqim jo vetem "GURIN" prej zemres se njerzve, por te vazhdojme sherbesen tone ne Krisht, duke "ZGJIDHUR" prej tyre "RRIPAT E PELHURTA", si dhe duke HEQUR "RIZEN" PREJ SYVE te tyre, ne menyre qe ata te ECIN te lirshem ne Krishtin Jezus. Pra eshte pikerisht FJALA e Perendise, permes predikimit te se ciles ne heqim cdo pengese dhe thyjme cdo prange qe na mban te lidhur nen mekat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 19-12-2004 mė 19:16

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Mendoj se kemi arritur ne fund te kesaj ngjarje. Por le te shohim se cili eshte konkluzioni plot frytshmeri i mesimt, permes se ciles Fryma e Perendise na zbuloi?
    Permes ngjarjes se Elazarit, pame ne nje shembellese te dukshme veten tone dhe Krishtin. Pame se si Ai na ringjalli nga vdekja e perjetshme, duke na nxjere nga kjo bote mekatare dhe duke na pajtuar perjete me Atin tone Perendi. Gjithashtu permes ngjarjes se Elazarit, Jezusi na tregon mbi sherbesen e besimtarit te krishtere, i cili permes predikimit te fjales profetike, eshte ne gjendje qe te levize prej zmerave te njerzve GURIN e PENGESES, dhe keshtu cdo kush te mund te digjoje FAJLEN dhe URDHERINE e Perendise per Shpetim dhe Clirim nga mekati dhe vdekja. Por mesimi me i mrekullueshem dhe me i rendesishem i gjithe ngjarjes se Elazarit, eshte, mrekullia e Perendise, ku permes BESES ne Krisht, i krishteri sheh lavdine e Perendise. Prandaj dhe Jezusi thote: Po te BESOSH do te shohesh lavdine e Perendise.
    Le te ndalemi ne pjesen e fundit te ngjarejs se Elazarit, pasi Jezusi e ringjalli ate prej se vdekurish. Ashtu sic kam thene edhe ne fillim te ketij shkrimi, qellimi i ardhjes se Jezusit ne toke, nuk ishte thjesht berja e mrekullive te ndryshme. Ato ishin pjese e misionit te tij, ne menyre qe judenjte te shihin lavdine e Perendise. Qellimi kryesor i ardhjes se Jezusit ishte: PERENDIA SHPETON. Pra vetem ai qe do te besoje tek Jezusi, ka plotesisht mundesine te mare shpetimin dhe jeten e perjetshme.
    Le te ndalemi shkuritmisht tek fundi i kesaj historie dhe te shohim se cfare ndodhi me judenjte, te cilet ishin prezent ne mrekulline qe Jezusi beri ne ringjalljen e Elazarit.
    Bibla na tregon se, shume prej judenjve qe kishin erdhur tek Maria dhe kishin pare gjithshka qe Jezusi kishte bere, BESUAN ne Jezusin. Ja pra , mrekullia e Perendise eshte mundesi qe te sjall drejt paqes me Perendine, por kjo eshte vetem per te gjithe ata qe duan te besojne tek Krishti. Po tek ata qe nuk duan ta besojne Jezusin, cfare rezultat sjell mrekullia e Perendise?
    Syte dhe zemra e tyre qendron e mbyllur, keshtu ata e largojne vete mundesine per te pare lavdine e Perendise. Prandaj dhe Jeuzsi cdo gje e fillon piksepari prej BESES ne te. Jezusi fondamentalisht deshmon dhe thote se, VETEM NESE BESON DO TE SHOHESH LAVDINE E PERENDISE. Kete fakt cdo i krishtere eshte ne gjendje qe ta vertetoje pergjate jetes se tij. Po sjell nje moment nga jeta ime e parakrishter dhe e paskrishtere. Ashtu si cdo i ri edhe une ecja pas deshirave te mishit, duke bere nje jete ne plangprishje. Gjithmone preokupohesha per sjelljen time te jashtme, dhe deshiroja qe njerezit te kishin nje opinjon sa me te mire per mua. Perpiqesha me cdo kusht qe te ngrija kredon dhe egoizmin tim, duke shpenzuar te gjitha aftesite e mija. Perpiqesha gjithmone qe te kisha nje emer te digjuar nder njerez. Pra kjo ishte "keshtjella" ne te cilen mendoja se do te isha i sigurte. Por nje dite nje ze thirri ne zemren time dhe tha: Eja tek UNE, sepse UNE JAM ai qe vdiqa per ty ne kryq. Nuk e di por zemra ime u THYE ne cast, dhe e gjithe "keshtjella" ime, per te cilen isha munduar gjate gjithe viteve te mia te rinise, u shemb para kembeve te mija. Atehere munda te shoh plotesisht veten time, dhe te pranoj deshtimin tim. Perhere te pare ne jete, pashe se isha pikerisht une ai qe kisha punuar me te keqen ndaj vete jetes sime. Une deshmoj dhe them se, eshte e pamundur qe njeriu te shohe ate te keqe, qe ai eshte duke i bere vetevetes dhe jetes se tij. Lavdi Krishtit, qe pati meshire per mua mekatarin dhe me thiri, dhe me pastroi, dhe me shpetoi. Amin. Por si me shikonin mua miqte dhe te afermit e mij? Pikerisht ketu eshte dhe qellimi ne te cilin une dua te ndalem. Po tregoj vetem nje episod te shkurter. Kur une erdha ne Amerike se bashku me familjen time, takova nje shok me te cilin kisha punuar por dhe qe ishim rritur se bashku. Ai kishte disa vjet qe nuk me kishte pare, pasi ai kishte ardhur me pare ne Amerike. Keshtu ne u regulluam se bashku ne nje pune, dhe akoma punoje se bashku. Qysh ne momentet e para, ai filloi te ndjeje nje ndryshim rrenjesor ne personin tim. Bisedat e tij ishin pothuajse te njetat me ato te parat, ku qellimi ishte vullneti dhe egoizmi i njeriut. Por shume shpejt ai pa se une jo vetem qe nuk interesohesha dhe ta pyesja per gjera te tilla, por njekohesisht isha nje kundershtar i tyre. Dhe nje dite me tha: Un te kam njohur qysh me perpara dhe e di se, eshte e kote te me hiqesh mua kaq i ndershem. Por pasi kaluan shume kohe ai pa se une mbetesha nje kundershtar i rruges mekatare. Por pyetja ime eshte: Perse ai e kishte kaq te pamundur qe te shihte MREKULLINE qe Krishti kishte bere ne jeten dhe familjen time? Kjo vinte pikerisht per shkak te MOSBESIMIT ne Krishtin. Prandja Jezusi tha: Vetem nese BESONI do te mund te shihni lavdine e Perendise. Fakteqesisht miku im nuk beson, prandaj dhe e ka te veshtire qe te shohe mrekulline e Krishtit tek une. E njejta gje ndodhi edhe me judenjte qe nuk besuan tek Krishti. Ata pasi pane mrekulline e Krishtit, Elazarin e ringjallur, shkuan tek Farisenjte dhe ju treguan atyre ate cka Krishti kishte bere. Atehere kreret e prifterinjve mblodhen sinedrin dhe vendosen ta vrasin Jezusin. Ja pra MREKULLINE e Perendsie e pane te gjithe, por disa BESUAN tek Jezusi dhe moren shpetim, ndersa disa nuk besuan, prandaj dhe vendosen te vrasin Krishtin. Njeru qe nuk beson tek Krishti nuk mund te shohe lavdine e Perendise, pasi ai me zemer te vet ne natyre te mekatit perpiqet te vrase Krishtin, Kryet e Jetes. Nje njeri i tille ka vendosur vete fatin e jetes, duke i cuar kembet e tij drejt ferrit te perejtshme.
    Zoti ju bekofte. Deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 20-12-2004 mė 22:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •