Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    flas me shpirtin tim te merzitur. e pyes c'do, por ah, sa keq-nuk di si te me pergjigjet. cdo qe nuk buzeqesh dot, c'ke qe nuk gezohesh me? je rritur ne nje djerrine ndoshta prandaj ke humbur aftesine per te dhene e marre dashuri. ah, ajo melodi qe ve ne sfond-c'e dua, per te me kujtuar paaftesine time per te dashuruar. c'ke qe asgje s'te mbetet perbrenda, por i perjeton gjerat sikur ti shihje nga jashte si nje vizitor qe asgje s'te perket. asgje s'le me gjurme te ti dhe asgje s'te mbush.
    thuame c'kerkon se keshtu s'te ndihmoj dot...
    si urthi qe kacavirret mureve pa rregull ashtu kacavirren mendimet e ndjesite trurit dhe shpirtit tim-prandaj tek rilexoj veten gjithcka me duket nje rrumuje gjethurinash te hedhura tutje nga era.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  2. #22
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Nje muzike tjeter sot, kam nderruar disk. kenge qe e bejne fytyren brune rrezellitese dhe trupin e vogel te levize harmonishem, por mbi te gjitha te kthejne deshiren per gjera te bukura. sycka qe shkelqenje nga ritmet melodioze dhe dhembet qe zbardhin nga notat ngazelluese. muzike qe me sjell detin prane dhe ndjesine e te qenurit mes miqsh qe lodrojne gezueshem.
    -sa do te doja te isha diku tjeter-
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #23
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Te arratisem dua, te cohem ne mengjes diku tjeter dhe ta kem papritur koken e lehte nga mendimet. te mos mendoj me per asgje, per asnje. kur arrihet qetesia, di valle kush te ma thote? dua te jetoj per te shijuar castet qe me kalojne, por fatkeqesisht nuk i perjetoj gjerat qe me ndodhin. rrezikoj te mos jetoj te tashmen me tere keto kokecarje per te ardhmen. c'na duhet c'vjen me pas nese e tashmja te shket. . .
    sa e lehte teoria, si i behet praktikes thomeni...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  4. #24
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    Te arratisem dua, te cohem ne mengjes diku tjeter dhe ta kem papritur koken e lehte nga mendimet. te mos mendoj me per asgje, per asnje. kur arrihet qetesia, di valle kush te ma thote? dua te jetoj per te shijuar castet qe me kalojne, por fatkeqesisht nuk i perjetoj gjerat qe me ndodhin. rrezikoj te mos jetoj te tashmen me tere keto kokecarje per te ardhmen. c'na duhet c'vjen me pas nese e tashmja te shket. . .
    sa e lehte teoria, si i behet praktikes thomeni...
    Nese do te rekomandoja qetesine ne vendet te cilat une praktikoj do bija ne kundershtim me fjaline tende te fundit (sa e lehte teoria, si i behet praktikes thomeni...)
    Persa i perket praktikes une them ilaci me i mire eshte te leshosh veten ne rrjedhen e jetes, pra merre si te vije jeten Flower pa kokecarje e mundime qe fundi fundit vetem na prishin pune. Shif plakun ti, edhe po s`ma mbushi goten ky kamerieri nuk them gje, shkoj me vrap ke klubi tjeter

    Hajde suksese se nuk vlen shume mundimi.

    Dito.

  5. #25
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    jam nje produkt i joti, pse me shan tani, pse nuk me do? c'duhet te bej me qe te jem ne standartet e tua. s'je kenaqur akoma duke jetuar jeten time. kerkon, kerkon, kerkon dhe vetem kerkon. kerkon shume nuk e kupton, kerkon perfeksionin. s'te ka thene kush qe nuk ekziston?! jam bere e keqe, kerkoj edhe une perfeksionin. por ku ta gjej ne kete bote imperfekte?! pse me mashtrove? me the qe sinqeriteti, ndershmeria, vlerat duhen pervetsuar se vleresohen....genjeshtra me e bukur qe me the kjo ishte. tani jam konfuze dhe vervitem e hutuar. e merzitur me tere boten qe funksionon ndryshe, ndryshe nga c'me kishe thene.

    pse s'me le ta zbuloja vete?!

    eshte me mire kur mesohesh vete, pak e nga pak, kur bie e ngrihesh serisht, e jo kur te ruajne mos biesh duke te futur tmerrin nga gjithcka e cila te ben te biesh.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  6. #26
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    e cuditshme qenia njerzore. nje moment i mbyten gjemite, nje tjeter ja tek i kthehet buzeqeshja. c'ndodh brenda nesh keshtu? si funksionon ky mekanizem?
    ja tek me hipi trishtimi perseri. ja tek do mi ngreje nervat serisht nje veprim apo nje fjale e thene. nje cast deshiron dicka e minuten tjeter te ka ikur deshira per te. c'duam me te vertete, c'kerkojme? pse asgje nuk ka ngop e kenaq? do e kuptojme ndonjehere se c'kerkon ne te vertete qenia njerzore per te qene e qete, per te arritur paqe? ka te beje me menyren se si jemi ndertuar apo menyren se si jemi rritur?

    ...vazhdon
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  7. #27
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Jeta eshte zhurme, qe nga momenti qe syte i hap ksaj bote, degjon veē zhurme. Shume njerez verdalle qe flasin, kot, flasin fjale qe si degjon askush, askujt nuk i interesojne, por prap flasin. GJerat si mban dot perbrenda, jane te renda, te lendojne, te lejn plage ne ēdo pjese te trupit, nuk duron me, fillon e flet mgjs e di qe nuk te degjojne. Shpesh krijon dhe nje bote, ku ti je TI, ku te tjeret jan ashtu siē i do ti, ku gjithshka eshte ashtu siē duhet, jeton, por prap, monotonia e ktyre ēasteve te ndihmojne te kuptosh se ēfare ke ne kte rremuje shurdhuese.Fjalet e tua nuk shkojne ne vesh te shurdhet. Jo te gjitha zhurmat jane te njejta, disa te vrasin veshin, te tjera te bejne te ndjesh gjakun qe rrjedh neper damar. Jemi njerez, nuk kemi lindur per te gjetur qetesine, mgjs mendojme qe prehja eshte ajo qe na shpeton, por kemi lindur per te gjetur vetveten ne kte zhurme te madhe, veten tone tek dikush tjeter.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  8. #28
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    ah, moj jete qe na je dhurate! dhurate?! keshtu thuhet per gjerat e bukura apo ka edhe dhurata te padurueshme, qe te rendojne? eshte jeta nje dhurate apo nje barre? ndoshta nje dhurate barre e mbeshtjelle me nje leter te bukur.

    sa reklame qe i bejne optimistet - kujdes kur e bleni ate per femijet tuaj! eshte e vetmja dhurate nga e cila s'do mund te clirohen duke e flakur ne kosh
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  9. #29
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    s'ishte ti ai, s'je ti ai.
    me kuptove pak, pak me kupton...s'me kupton fare. s'di te kuptosh nje femer! e tille jam, pak kapricoze, pak tekanjoze, kryenece, e komplikuar- nje femer. e tille dua te ndjehem e nese s'di te me besh te ndjehem e tille-s'je ti ai. siperfaqesore nese merzitem se nuk ve re qe kam lyer floket, qe kam nderruar ngjyren e manikyrit? jo, thjesht dua qe te kesh sy vetem per mua-po s'vure re detajet e mia do me duhet te mos i bej me-dmth te pushoj se qenuri nje femer?! mos nuk kerkon nje femer? ka te ngjare, me gjithe nenvleresimin qe ke per to.

    me kuptove pak, pak me kupton...s'me kupton fare. s'di te kuptosh nje femer! e tille jam qe kerkon te kete vemendjen tende, veshtrimet e tua, vleresimin tend ne nje dhome mbushur plot, te jem qendra ku rrotullohet interesi yt-nje femer.e tille dua te ndjehem e nese s'di te me besh te ndjehem e tille-s'je ti ai. egocentrike nese kerkoj te me japesh vendin e pare? aspak, eshte menyra ime per te kuptuar qe me do. nje femer kete gjuhe flet e te tilla gjera lexon! mos nuk me do? ka te ngjare, me gjithe urrejtjen qe ke per to.

    me kuptove pak, pak me kupton...s'me kupton fare. s'di te kuptosh nje femer! e tille jam qe ka nevoje te ndjehet e dashuruar deri ne poret me te vogla te lekures, deri ne dritherimen me te thelle te shpirtit, deri ne esencen me te sofistikuar te nuhatjes – nje femer. Atehere ajo eshte vetja, nje vete e rilindur per t’u bashkuar me ty. e tille dua te ndjehem e nese s'di te me besh te ndjehem e tille-s'je ti ai.

    mos te kam kerkuar shume-jo ishte thjesht menyra ime per te treguar rrugen drejt zemres se femres. Vlereso faktin qe jam perpjekur…ta tregoj edhe pse nuk e gjete. mos me ver faj mua, nje labirinth, e tille eshte nje femer.
    s'ishe ti ai, s'je ti ai
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLOWER : 15-10-2006 mė 18:51
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  10. #30
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    nje varrim! isha ne nje varrim sot. po po, mbaroi.
    lule? ah, po sillen lule. jo, nuk dua lule prej teje, me mire jo.
    s'i ke pasur mire marredhniet me lulet kurre me pare, mos fillo tani.
    ta pergjonim nje nate?! jo, s'qe e nevojshme, jemi te sigurt qe s'do cohet me. nese varroset me fjale s'cohet me.
    sa rendojne fjalet! sa nje rrase varri!
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  2. Meditime mbi te qenit
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 01:42
  3. Meditime mbi kuptimin e vdekjes
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 13:52
  4. Meditime te fatos lubonjes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 02:54
  5. Meditime pozitive...
    Nga KUKUMJAĒKA nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •