Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572

    Meditime...mes vetes, pėr veten.

    Deshira per te ndare skutat e shpirtit me dike eshte e madhe. Per te shfaqur gjiithe miresine, dashurine, krenarine dhe kompleksitetin qe gjenden perbrenda. A ka valle njerez qe na kuptojne ne kete bote? Nje shpirt kompleks a mund valle te gjej prehje nje dite apo do endet gjithmone vetmitar ne perpjekje te kota per nje sintonizim ne kete bote boshe, kote, false... . Do jete thjesht nje pritje pasive per momentin final, nje mbajtje e barres jete thjesht per inerci se na u dha pa u pyetur apo nje perjetim i gezueshem i cka na eshte dhene per t'u jetuar me afat.
    Do shoqerohemi me njerez per kenaqesine e te berit keshtu apo thjesht nga paaftesia per te duruar vetmine dhe vetveten ne te. A do vije nje dite ajo cka duhet t'i jape kuptim kesaj jete...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  2. #2
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Pse nuk ka nje vend ku mund te gjejme prehje? Pse eshte nate ngado? Edhe pse sonte ne qiell ndrin hena verbuese si nje fener makine ne nje rruge te rrezikshme te nje udhetimi te gjate jete, asgje nuk ndricohet. Rrezet e saj te argjenda nuk mberrijne deri te mua...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #3
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Deri tani kam qene perpelitur ne krahet e merzise, pesimizmit, melankolise, por tani jo me; tani ndjej qe ato krahe me pushtojne fort. c'te bej, s'me ngelet vec te mbeshtes koken e te prehem ne to. fundja eshte me mire keshtu se mos kesh ku te mbeshtetesh fare...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  4. #4
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    sa pak i duhet nje njeriu per t'u ndjere mire. nje dite si e sotmja, me shume diell qe te duket sikur te qesh ne fytyre dhe s'ka si mos te te infektoje edhe ty me nje buzeqeshje vesh me vesh; pak muzike e gezueshme ne sfond dhe mendja jote qe te con ku te duash. kush meson te vleresoje gjerat e thjeshta ndjehet gjithmone mire...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    Deri tani kam qene perpelitur ne krahet e merzise, pesimizmit, melankolise, por tani jo me; tani ndjej qe ato krahe me pushtojne fort. c'te bej, s'me ngelet vec te mbeshtes koken e te prehem ne to. fundja eshte me mire keshtu se mos kesh ku te mbeshtetesh fare...
    Duke lexuar meditimet tuaja sec me vjen ndermendje persekutimi i vetvetes. Valle eshte i drejte?! Te mbeshtetesh rreth mendimeve tuaja nuk eshte shpetim kete jua siguroj une odeoni i mendimeve vetmimtare. Nejse eshte zgjedhja juaj! Lereni veten te eksploroje skutat e erreta te dashurise qe jo rralle here jane te sukseshme. Mendoni qe nje njeri do te miren tuaj pa ngarkuar veten me problemet e moralit apo te mireqenies. Eshte e drejta juaj flower te beni cka ashte e arsyeshme ne jeten tuaj por mendoni qe vitet kalojne dhe s`presin askend.

    Me respekt dhe perzemersisht Odeoni i heshtur.

  6. #6
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    sa te thjeshta duken gjerat pare nga kendveshtrimi i te tjereve e na japin keshilla, sa pak mund ta kuptojne ato se c'ngjet brenda nesh, sa here na prishet gjumi nga mendimet qe nuk pushojne se vervituri skutave te trurit qe vuan per pak qetesi. gabimi falet njehere por nese perseritet nuk falet me-nuk dua qe te shkoj aty ku isha per t'u kthyer serisht ketu ku jam. sepse ka te ngjare te ndodhe nje gje e tille kur nuk je e sigurt per ato qe ndjen apo qe ke deshire te ndjesh. nuk di kush me ndihmon me shume ne kthjellesine e ndjenjave te mia, indiferenca e objektit te shqetesimeve te mia apo interesimi i tij i fshehte. nje zot e di sa dua te gjej qetesine dhe te fal qetesi. nje zot e di sa dua ta bej te lumtur objektin e shqetesimeve te mia, por a mund ta bej kete ne kurriz te shume gjerave te tjera-ne kurriz te nje pjese te vete ndjenjave te mia?! jam mesuar mos genjej, nuk dua te genjej as veten e as te tjeret.
    kush i ka idete e qarta vuan me pak, ai qe nuk e di c'do, nuk e di c'kerkon dhe nuk e di c'ndjen e ka shume me shume te veshtire...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  7. #7
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    e ndodhur ne natyre perpara nje horizonti te pafund qe hapet para meje ndjej qe me pushton nje ndjenje e vecante. eshte dicka e pashpjegueshme, shpirti i mbushur plot me ndjesine e harmonise dhe pangopshmerise ngrihet peshe, ndjen te hapet e te thithe sa me shume jete cdo pore e trupit...
    ...keto jane te vetmet caste ne te cilat dhe per te cilat falenderoj zotin qe ekzistoj...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  8. #8
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Muzgu bie dalengadale dhe kredh ne gjysme-erresire natyren. syte e mi avash mjegullohen deri sa mundohen me kot te shquajne dicka ne terr. nje tis melankolie pushton shpirtin tim...s'do jemi me nje dite.

    dhe pastaj me kujtohet nje poezi e shkurter e Lorkes:

    Melankoli e vjeter

    Pejsazhi ka
    cerge shekujsh.
    Arkiv muzgu
    e netesh.

    - Federiko Gacia Lorka –
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  9. #9
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Dicka e panjohur me pret. po i hedh hapat drejt saj ashtu sic ben femija tek ngrihet perhere te pare ne kembe. do rrezohem thua, do mbahem fort pas mobiljeve e karrigeve qe mos bie? femija ecen me gezim edhe pse e di qe s'ka asnje shanc qe te ngihet ne kembe menjehere...
    ...sido qe te jete e rendesishme eshte qe te mesoje te ece...


    FLOWER
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  10. #10
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572

    Vetmi

    Degjoj jehonen e mendimeve te mia. zeri i brendshem eshte i vetmi qe me ben shoqeri. zhurma dhe vetem zhurma perreth meje, zhurma qe veshet e shpirtit tim nuk i degjojne. duan te me bejne shoqeri ne kete vetmi, duan te me gjejne shoqeri, por fizikja nuk e zevendeson dot shpirteroren. ka shpirtra qe enden gjithmone vetem edhe pse kane prane dike...
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  2. Meditime mbi te qenit
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 01:42
  3. Meditime mbi kuptimin e vdekjes
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 13:52
  4. Meditime te fatos lubonjes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 02:54
  5. Meditime pozitive...
    Nga KUKUMJAĒKA nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •